Quantcast
Channel: Mjeksia Islame
Viewing all 11558 articles
Browse latest View live

Bima mjekësore -EHINACEA-(Ehinacea purpureae)

$
0
0

Bima mjekësore -EHINACEA-(Ehinacea purpureae)

DOBITË: Forcon sistemin imunitarë. Shëron infeksionet e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes. Përmban sasi të larta të vitaminës C. Efektive gjatë periudhave të gripit dhe ftohjes, efektive ndaj infeksioneve të psoriasës, ekzemës dhe sëmundjeve tjera të lëkurës. Përdoret në trajtimin e akneve, parandalon kancerin, parandalon përhapjen e mikroorganizmave në inde dhe mbron sistemin limfatik. Duke rritur numrin e qelizave të bardha të gjakut ndihmonë në shkatërrimin e bakterieve dhe viruseve.

PËRGATITJA DHE PËRDORIMI: 1 lugë e mesme (2-3 gr) ose 1-2 lule të thara hidhet në një enë ku i shtohet 1 gotë 200ml ujë të vluar, ena mbyllet me kapak dhe lihet të qëndrojë 10-15 minuta, pastaj kullohet dhe mund të pihen 2-3 gota të tilla gjatë ditës para ose pas buke. Përdorimi nga jashtë bëhet në formë kompresi me ujin e përgatitur si çaj ose si llapë duke e lënë të zihet një sasi e bimës së tharë në pak ujë, (Një lugë gjelle në gjysëm gote çaji) dhe lihet të vlojë 1-3 minuta në temperaturë të ulët, dhe bima e mbetur lyhet mbi pjesët e sëmura të lëkurës, mbulohet me ndonjë leckë të pastër dhe mbahet së paku 2 orë.

KUNDËREFEKTET: Nuk duhet të përdoret më shumë sedoza e rekomanduar. Nëse përdoret rregullisht, nuk duhet të përdoret më gjatë se 6 javë dhe pas 6 jave duhet të bëhet një ndërprerje 1 ose 2 javëshe.


Është koha ti kthehemi vlerave natyrore …

$
0
0

Është koha ti kthehemi vlerave natyrore

– Fitoterapia është po aq e vjetër sa vetë jeta, “qeniet e para njerëzore kanë jetuar në harmoni me natyrën duke qëndruar të shëndeteshëm, dhe kjo është harmonia që natyra synon të rivendosë për ne.”

“Naturopatia është një sistem i mjekësisë tradicionale në të cilën me anë të Fitoterapisë dhe me metoda të ndryshme natyrore administrohet për të promovuar shëndetin dhe për të arritur shërimin, duke e stimuluar forcën vitale të trupit”.

“Ai që në shpirtin e tij mbart etjen për të përshkruar gjatë jetës gjithë horizontin e vlerave, ka të nevojshme vetëm një gjë: shëndetin e mirë që vazhdimisht fitohet dhe duhet fituar”.

Pastë dhëmbësh naturale!

$
0
0

1.Përgatitja: 6 lugë sodë bikarboni, 1/4 lugë peroksid hidrogjeni, 2 lugë vaj kokosi e shkrijmë në avull dhe ia shtojmë 10 pika vaj eterik nga bima Menthae piperitae, ( nëse jeni alergjik në mentë atëher ju mund ti shtoni 10 pika vaj eterik citrusi ose portokalli ), i përziejmë mirë përbërësit.
Tashmë kemi fituar pastë dhëmbësh natyrale pa substanca kimike kancerogjene, pa ngjyrë dhe aromatizues artificialë.

Reqeta tjetër shërben për qetësimin e mishërave te dhëmbëve;

2.Përgatitja: 1 luge sod bikarboni, ia hedhim pak nga pak 10 pika peroksid hidrogjeni ( vepron si antiseptik ) dhe 1 lugë të vogël qaji vaj kokosi të shkrirë e përziejme derisa të bëhet një pastë. E vëndosim mbi furçën e dhëmbëve dhe i fërkojmë mishërat e dhëmbëve me të. Pastaj e shpërlajmë gojën.

REÇETA PËR TRETJEN E MIRË TË USHQIMIT

$
0
0

REÇETA PËR TRETJEN E MIRË TË USHQIMIT

Tretja apo procesi biokimiko – mekanik fillon në gojë, nga goja vazhdon në stomak e në zorrë. Këtu merr pjesë edhe mëlçia, që prodhon kripërat e tëmthit aq të nevojshme për shkrirjen e dhjamit. Pankreasi ka një funksion jashtëtahitës (ekzokrin) apo tretës dhe një funksion brendatahitës apo hormonal. D.m.th. pankreasi i çliron enzimat e nevojshme për të sulmuar proteinat. Me një fjalë, tretja është një makineri komplekse. Çdo ushqim duhet të konsumohet në një dozë të caktuar. Pra, është e rëndësishme jo vetëm se çfarë hamë por si dhe kur duhet të hamë. Ja disa reçeta për tretjen e mirë te ushqimit qe ju të ndjeheni sa më rehat.

-1. Merren 3-4 mollë pastrohen mirë, por nuk qërohen. Ndahen në rriska dhe piqen në pak vaj ( në furrë) derisa marrin ngjyrë të gështenjës. Vendosen në vend të terur. Kur përdoren qiten disa rriska në enë, lagen me ujë të vakët dhe përzihen 5 minuta. Embëlsohen me mjatë. Sipas deshires pak kanelle. Doza: 2-3 filxhana në ditë.

-2. Merrini 2 gota rrush të terur, 2 gota kumbulla të terura, 2 l ujë të ftohtë, 1 gotë lëng rrushi, 2 limona të qëruar (rriska) dhe pak mjaltë.

Rrushi dhe kumbullat e terura qiten në ujë dhe lihen gjatë natës.
Pastaj përzihen mirë gjatë zierjes. Në masën e zier qitet lëngu I rrushit dhe I limonit. Embëlsohet pak me mjaltë dhe pihet sipas nevojës.

Nganjëher ndjeni lodhje dhe mungesë energjie gjatë ditës!

$
0
0

A jeni te gatëshëm ti largoni helmet e akumuluara dimërore?
Duke bërë detoksikimin ju do të ndjeheni plote energji, të shëndetëshëm dhe të gëzuar.
Filloni nga sot, ndiqni këshillat Fitoterapeutike për t’u pastruar nga materiet e dëmshme të akumuluara.
Ky eliminim i toksinave në organizmin tonë bëhet përmes mëlçisë, veshkave, sistemit limfatik, mushkërive dhe lëkurës.
Një deri shtatë ditë detoksikimi, do të ju ndihmojë shumë ne procesin natyral të pastrimit të organizmit me anë të ushqimit.
Lëngu i bimes Aloe Vera rrit qëndrueshmërinë e organizmit dhe pastron organizmin
Një gotë ujë të vakët ose lenge frutash me 60 ml Aloe Vera gel ( 100% natyral) pihet në esëll.
Lëngu i karotës rrit poashtu qëndrueshmërinë e organizmit
Nitratet e pranishme në karotë, çojnë deri te ulja e harxhimit të oksigjenit në kuadër të angazhimit fizik dhe kështu janë të lidhura me lodhjen më të paktë gjatë ushtrimeve.
Një lëng i freskët natyral i karotës e pergatitni te fresket ne mixerin tuaj, 1 deri 2 gota ne dite te kombinuar me molle ose limon dhe sheqer nga bima Stevia officinalis.
Perime të ziera siç janë brokoli, lulelakra, karota, pergatitni sallate nga domatet, tranguj,sallate te gjelbert, qepë, spec i kuq, rrepa e kuqe, magdanoz me pak vaj ulliri dhe lëng limoni sipas deshires pak huder dhe Kurkumin mëlmesë.
Te githa perimet e lartepermendura përmbajnë antioksidantë që stimulojnë gluthationin, njërin prej molekulave përgjegjëse për ta kryer procesin e pastrimit.
Pini sa më shumë ujë natyral, lëngje natyrale të frutave dhe perimeve, çaje të gjelbert pa sheqer prej 8 deri në 10 gota ne dite.
Reqet per detoksikim me te shpejte:
◦250 g spinaq
◦1 limon
◦1 portokall
◦2gr xhenxhefil
◦1 banane ose boronica te ngrira
◦200 ml qumësht kokosi
◦disa kubëza me akull
Pemët i qëroni,boronicat, bananen dhe xhenxhefilin i preni në rriska dhe të gjitha i vendosni në blender Mix. Së pari shtoni qumështin e spinaqin e më pas pjesën tjetër të artikujve. Blenderin e lëshoni në shpejtësi jo të shpejtë, në mënyrë që së pari të përzihen qumështi dhe spinaqi. Pas pak shtoni shpejtësinë, prisni edhe disa momente për t’u bindur se spinaqi dhe xhenxhefili janë bluar. Përzieni derisa ta fitoni një masë homogjene, pini sasin gjate dites. Preferohet 3 deri 7 dite Detox tretman

Aktivitet fizik te pakten 30 minuta ne dite.

Sauna për shëndet të mirë

$
0
0

Efektet e mira detoksikante të saunës janë të njohura tashmë, sidomos në kombinim me vajrat eterik të bimëve do të keni rezultate mahnitëse.
Sauna që sot po praktikohet gjithmonë e më shumë bën të mundur eliminimin e toksinave, pastron lëkuren, relakson si dhe bën te mundur djegien e dhjamërave.
Duke qenë se temperaturat arrijnë 70-90°C edhe trupi ynë kur ndodhet në saun e ndryshon temperaturën. Ajo mund të shkoj edhe deri ne 40°C. Ne këtë moment sekretohet shume ujë në trup, frymëmarrja bëhet më e thellë dhe qarkullimi i gjakut me i shpejtë. Falë këtyre reagimeve të menjëhershme, të cilat vëjnë në punë sistemin kardiovaskular dhe atë endokrin, kjo praktik këshillohet më shumë për moshat e reja nga 20-50 vjet sesa për moshat mbi 60 vjet. Sipas disa studimeve shkencore, praktika e rregullt e saj nuk sjell probleme shëndetësore. Përkundrazi ajo shërben për te luftuar stresin, ftohjet dhe infeksionet, e ndihmon sistemin e qarkullimit te gjakut dhe tonifikon lëkurën.
Disa studime klinike tregojnë se sauna mund te përmirësoje edhe probleme te tjera:
· Kontrollon tensionin, sidomos tek ata persona qe kane kaluar infarkt (ndryshe nga c’mendohet).
· Përmirëson frymëmarrjen. Mund te sjelle edhe shume te mira tek pacientet qe vuajnë nga asma apo bronkiti akut dhe kronik.
· Përmirëson reumatizmin (artrozën, poliartritin reumatoid), dhimbjet e kyçeve dhe tensionin muskulor, ftofjet e ndryshme.
· Përmirëson disa probleme dermatologjike siç është psoriaza (sauna nuk e than lëkurën).
Preferohet qe startin ta filloni me 15 min. 2x ne dite, pastaj nga 20 min. 2-3x ne dite, e rritni çdo her kohën në temperaturë 70-90°C. Rekomandohet të pini ujë ose qaj të gjelbërt deri në 3 gota pas tretmanit të saunës.

BARI I BLETËS (Melissa officinalis)

$
0
0

-Është bimë mjekësore shumë vjeqare, rritet deri në 80cm. Mblidhen fletët dhe lulet për efekte të mira.
Caji nga gjethet e barit te bletës përgatitet në këtë mënyrë: Një lugë gjethe te barit të bletës refuz 2 gr përvelohet me 2 dl ujë, përgatitet infuzjon. Ky caj është i mirë kundër dhembjes se kokës, nervave, neurozës, barkqitjes, zbut gërqet dhe problemet ezemrës, te lukthit dhe të dhëmbëve ndikon mirë kundër sëmundjeve të mushkërive, pagjakësisë, pastron gjakun, këndell; shëron zhurmën e veshëve, krijon disponim të këndshëm, forcon organizmin, sidomos u preferohet grave shtatëzëna dhe fëmijëve të vegjël nga një gotë e vogël qaj kur iu dhemb barku. Thënje e vjetër për bimën “Nëse shtatëzëna pin këtë qaj do te këte dobi të madhe, nuk do te lind fëmijë të shëmtuar, siq ndodh me preparate kimike që konsumohen në përditëshmëri pa kontroll”.

Rigjenerues për flokë nga vaji i ullirit

$
0
0

Rigjenerues për flokë nga vaji i ullirit

Hidhni një sasi të vogël të vajit të ullirit në dorë, pastaj fërkoni duart ashtu që të shpërndahet njësoj. Vendoseni në pjesët e flokëve ku është më së shumti e nevojshme, p.sh. në maja.
Pjesën e mbetur shpërndajeni nëpër pjesët tjera të flokëve, por shmangni rrënjët e flokëve. Lëreni dhjetë minuta, ashtu që flokët të thithin aq sa kanë nevojë. Pastaj krihni dhe krijoni një model flokësh. Flokët do të thithin vajin, gjë që do të definojë dredhat dhe do t’u japë peshë flokëve.
Flokët shumë të thata masazhojini me dy lugë të vogla me vaj ulliri, nga rrënjët e deri te majat. Zhyteni peshqirin në ujë shumë të nxehtë, shtrydheni dhe lidheni në kokë, dhe lëreni ashtu për 30 minuta.
Pas gjysmë ore, lani flokët me shampon si zakonisht dhe krijoni stilin tuaj të flokëve. Kjo do të rigjenerojë flokët tuaja që nga thellësia dhe do t’u japë njomësi dhe shkëlqim.


E Çuditshme!

$
0
0

E Çuditshme!

Profeti Nuh a.s e kishte fëmijën pabesimtarë…nuk e vrau.
Profeti Ibrahim a.s e kishte babain pabesimtarë…nuk e vrau.
Profeti Lut a.s e kishte bashkëshorten pabesimtare…nuk e vrau.
Profeti Muhammed a.s fali gjithë Mekën pabesimtare kur e çliroi edhe pse ata kishin mbi 22 vjet që e luftonin…nuk i vrau, por i fali.

Nga dolën sot këto mendje që mendojnë se në parajsë shkohet duke vrarë myslimanët?
Enklid Pelari

“10 fjalë që shkatërrojnë fëmijën tënd”

$
0
0

 

Dr. Psikoterapeut: Xhasim El-Mutava

 

Vërtet, shumë nga nënat dhe baballarët, përgjatë prindërimit të tyre, ndaj fëmijëve të cilët u kanë ardhur në jetë përdorin një stad jo të avancuar të mirësjelljes komunikative dhe bashkëvepruese me ta. U drejtojnë fëmijëve fjalë, të cilat, fare nuk u kushtojnë rëndësi dhe nuk i vënë në llogari se ç’janë e ç’cilësi përbëjnë ato në esencën e tyre. E kështu, ata nuk e arrijnë dot synimin e natyrshëm edukues e të shëndetshëm të fëmijëve të tyre.

Fjala është thelbësorja dhe esenca e edukatës, e si rrjedhojë e kësaj, ne gjithmonë iu drejtohemi fëmijëve tanë me fjalë, i vëmë në llogari me fjalë, i ulim në bankën e të pyeturit dhe komunikojmë me ta me fjalë; po ashtu ne i nxisim, i aspirojmë, i entuziazojmë ata me fjalë, i lavdërojmë dhe i hidhërojmë, gjithashtu me fjalë.

Po, me siguri, të dhënurit edukatë fëmijëve, ndodh ose nëpërmjet fjalëve, ose nëpërmjet veprimeve. Ndërsa fjala është edukatëdhënie dialoguese, kurse veprimi edukatëdhënës është jodialogues, jo i fjalshëm, e jo tingëllor.

Nga eksperienca ime me njerëz të kategorive të ndryshme, me të cilët kam ecur në procesin e zgjidhjes së problemeve të edukimit të fëmijëve, kam zbuluar se më së shumti ajo që kontribuon në angështi dhe prapambeturinë e edukimit, është cilësia e ulët e dialogimit dhe e trajtimit të fëmijës, në aspektin e bashkëveprimit të fjalshëm!

Para dy ditësh pata një seancë me një djalë të ri, i cili kishte ikur nga shtëpia. Duke e dëgjuar rreth problemit që e mundonte dhe pas një sinteze të të gjithë situatës që më shpjegoi, e gjeta se strumbullari qëndronte tek fjala jo e matur e prindërve, fjalë që hidheshin në drejtim të tij.

Po ashtu, dua të përmend edhe rastin e një vajzeje të re, e cila ankohej për moskënaqësinë në vetvete, ku si arsye për këtë, ajo akuzonte trajtimin e keq të prindërve të saj; madje ajo edhe dëshironte që të hakmerrej ndaj prindërve të saj, pikërisht për fjalët e këqija të cilat e gjora i dëgjonte nga ata, nga babai dhe nëna.

Ndaj dhe unë, në shkrimin tim “10 fjalë që shkatërrojnë fëmijën tënd”, vendosa që t’i tubojë të gjitha ato fjalë që prishin disponimin dhe cilësinë e jetës tek fëmijët tanë dhe që janë investuese për keq në devijimin e tyre.

1.Ofendimi i fëmijës duke e përshkruar atë dhe duke i ngjitur paturpësisht karakteristikat e kafshëve. Si p.sh.: “O lopë, o kalë, o qen, o dem, o gomar, o hajvan..”  Ose vazhdon në ekstremin tjetër dhe e ofendon aq rëndë duke ia mallkuar bile edhe ditën në të cilën ai është lindur.

2. Fyerja e fëmijës përgjatë synimit të heqjes nga ai të cilësive negative, si p.sh.: “Ti je hajdut, gënjeshtar, i shëmtuar, i trashë, bezdisës, harambashë” Etj..

3.Krahasimi! Kjo e shkatërron personalitetin e fëmijës; pra të krahasohet ai me një fëmijë tjetër. Sepse çdo fëmijë në unin e tij ka aftësitë, avantazhet dhe talentet e tij; sigurisht, të ndryshme nga fëmija tjetër. Krahasimi, pa mëdyshje që do ta bëjë fëmijën tënd të ndjejë të meta apo disavantazhe ose nëksanllëk në veten e tij. Veç këtye, ai e vret edhe vetëbesimin me këtë pesimizëm që e merr dhuratë nga prindërit e tij, nga njëri ose nga të dy, dhe fillon që të ndjejë urrejtje, inat dhe mëri ndaj fëmijës, me të cilën është krahasuar nga ana e prindërve!

Një shkrim tjetër i dobishëm  Mendo dhe Falëndero

4.Dashuria e kushtëzuar. Kushtëzimi i fëmijës me kthim të dashurisë, duke ia imponuar një vepër të caktuar, si p.sh.: “Unë nuk do të të dua për shkak se e bën këtë vepër, por në qoftë se e bën këtë do të të dua, apo nëse do të korrësh sukses!”.  Kjo është e papranueshme, ngase dashuria e kushtëzuar e bën fëmijën që të ndjejë se ai është i padashur dhe i padëshiruar, dhe kur të rritet ai do të ndjejë pakujdesje prej familjes, për shkak se gjersa ishte i vogël, ai ishte i padëshiruar për ta, ndaj dhe fëmijët dashurojnë dhe dashurojnë shumë, për shkak se dashuria e tyre është e pakushtëzuar.

5.Informacioni i gabuar. Është fjala për ato raste kur i thuhet fëmijës: “Nuk qanë burri”,“Mos qaj”, “Mos bëj kështu”, “Foshnjërin e ke lën pas”,  “Ore ti je i çmendur”!  Kështu atij i ndrydhen emocionet dhe nuk i lihet që të çlirohen e të shfaqen ato. 

6. Zhgënjimi. Prindi e zhgënjen fëmijën, duke ia mohuar të drejtën të mendojë, si p.sh.: “Mjaft ore”, “Ti s’kupton gjë”,  “S’ka dobi nga ti” etj..

7.Kërcënim i gabueshëm dhe joracional. P.sh.: “Do të ta thyej kokën”, “do të të therr”, “do të të pij gjakun” etj..

8.Ndalesa e përsëritshme e cila është jobindëse. P.sh. përsëritja e fjalës dhe refrenit: “Jo, Jo, Jo”. Pra, në të shumtën e rasteve ne ua refuzojmë dhe ua hedhim poshtë kërkesat fëmijëve tanë, pa asnjë qartësi dhe shkak. Dhe kështu fëmija mbetet i papërmbushur dhe i ç’rëndësishëm!

9.Lutja kundër tij. P.sh.: “Allahu të marrtë”, “Allahu ta marrtë shpirtin”,  “O i mallkuar”.

10.Skandali. Të zbuluarit e fshehtësirave të fëmijës përpara të tjerëve.

Të dashur lexues! Le të jemi të kujdesshëm se çfarë fjalë themi e flasim në shtëpitë tona, sepse fjala ka ndikim jashtëzakonisht të madh tek ne. Ndaj dhe Zoti i Madhërishëm, vendosi që neve të na flet nëpërmjet fjalës, kështu dhe na zbriti fjalën e Tij, Kur`anin. Pastaj njeriu hyn dhe del nga Islami nëpërmjet fjalës. Po ashtu edhe beqari me fjalën transferohet nga jeta e tij e beqarisë në jetën bashkëshortore. Pra të mos e nënvlerësojmë e nënçmojmë fjalën; të kujdesemi për fjalën përballë fëmijëve tanë, me të cilën ne ua ndërtojmë personalitetin dhe investojmë në zhvillimin e tyre. Me fjalë të mira dhe të matura, ne bëjmë që fëmijët tanë të jenë të plotësuar nga të gjitha këndet njerëzore.

Shqipëroi nga arabishtja: Agron Islami

Ti duhet t’i kesh këto libra në jetën tënde

$
0
0

Erdhën në jetë edhe librat më të rinjë. Faleminderit atyre që më ndihmuan dhe motivuan. Ti duhet t’i kesh këto libra në jetën tënde. Besojë që në vazhdimësi do të të ofrojmë libra dhe punime interesante, dobidhënëse dhe tepër të nevojshme. Projekte që ngrisin shpirtin, lulëzojnë vetëdijen dhe mbjellin optimizmin. “Një udhëtim me urtarët” – përbëhet nga 250 faqe, është përmbledhje përkthimesh siç shihet në foto më poshtë, tirazhi: 1000 copë. “Falënderoji ziliqarët e tu” – nga dr. Aid el-Karni përbëhet nga 120 faqe, tirazhi: 1000 copë dhe libri i tretë: “Çelësi i suksesit” – nga dr. Aid el-Karni përbëhet nga 100 faqe, tirazhi poashtu: 1000 copë.
Shtypshkronja: Aj Graff Matba – Shkup.

Shembull praktik!

$
0
0

Shembull praktik!

Imami i xhamisë së Selitës Ahmed Numanaj
bashkë me këshillin e xhamisë së tij
ndihmuan një familje katolike njëkohësisht fqinje e xhamisë Selitë, ku bënë të mundur paisjen me libra dhe mjete mësimore për djalin e asaj familje që këtë vit hedh hapat e parë
në bankat e shkollës.
Imami Numanaj duke i uruar një vit të mbarë
i premtoi që do të jetë në kontakt të mëtejshëm
për hallet e kësaj familje.

Cilat jane virtytet me te cmuara qe i jepen njeriut?

$
0
0

 

Iben Mubarekun e pyeten: Cilat jane virtytet me te cmuara qe i jepen njeriut?
Tha: “Mendja e kthjellet.”
Thane: Po ne qofte se nuk e ka ate?
Tha: “Edukata e mire, e cila e ben te pranueshem tek njerezit”
Thane: Po ne qofte se nuk e ka ate?
Tha: “Nje vella apo shok i urte qe e keshillon.”
Thane: Po ne qofte se nuk e ka ate?
Tha: “Heshtja e cila ia mbulon te metat.” Thane: Po ne qofte se nuk e ka as kete?
Tha: “Vdekja ta marre nje ore e me pare!”
E transmeton Iben Hibani ne librin “El Ukalau” faqja: 17

Si ti shëroni vet fëmijët tuaj nga mësyshi?

$
0
0

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Shumë fëmijë sëmuren nga mësyshi dhe familja e tyre as që kan njohuri për shërimin e kësaj sëmundjeje, dhe për këtë shkojn nëpër sihërbas apo njerz të cilët shkrijn plumb dhe me këto veprime i bëjn shirk Allahut të Madhëruar duke mos e ditur se çfar po bëjn.Për këtë shkak do ti ceki metodat se si mundet njeriu vet ta shëroj fëmiun nga mësyshi.Për të ja larguar fëmijës mësyshin jan disa metoda:

1. Metoda e parë: Nëse e din se kush i ka ra mësysh, atëherë ai person le të merr abdes në një kofe, legen apo diç tjetër ku mbetet uji, dhe me atë ujë e lan fëmiun duke ja derdhur ujin nga koka dhe përmas shpinës.

2. Metoda e dytë, nëse nuk e din se kush i ka ra mësysh apo nëse e din mirëpo nuk ke mundësi që ti thuash që të marr abdes që ta lash me ujë të abdesit të tij atëherë e afron fëmiun afër vetes dhe i lexon suren El Fatiha, Ajetul Kursin këto i lexon nga një her, ndërsa suren Ihlas, Felek dhe Nas i lexon tre her, dhe leximi tre her bëhet duke i lexuar të trijat. Pasi që ti lexon këto sure i fryn fëmiut në fytyr.

3. Metoda e tretë, e merr një shishe me ujë dhe i lexon suren El Fatiha, Ajetul Kursin këto i lexon nga një her, ndërsa suren Ihlas, Felek dhe Nas i lexon tre her, dhe leximi tre her bëhet duke i lexuar të trijat. Pasi që ti lexon këto sure i pështyn ujit (pështym pa pështym). Dhe me këtë ujë e pastron fëmiun 4-5 ditë. Edhe pse që në ditën e parë insha Allah do ti largohet mirëpo më mirë është që të përsëritet pastrami i fëmiut 4-5 dit.Kur dëshiron ta pastrosh, mbush një enë me ujë të nxehtë dhe në atë ujë zbrazë gjysmën e shishes së ujit të kënduar, e përzien dhe lahesh me të. Ujin në shishe nuk e lejonë të hargjohet, sa herë që hargjohet gjysma e ujit i shton prapë.

Eroll Nesimi

Maskë kundër rënies së flokëve

$
0
0

Përbërësit:
4 lugë (supe) vaj ulliri ektra i virgjër
1 lugë (supe) mjaltë
1 lugë (e mesme) kanellë pluhur

Përgatitja:
Në një gotë hidhni 4 lugë (supe) vaj ulliri dhe ngroheni në mikrovale për disa sekonda. Më pas vendoseni vajin e ngrohur në një enë të vogël porcelani (në të cilën lehtësisht mund të bëni përzierjen), dhe aty shtoni mjaltin dhe kanellën pluhur. Përzieni mirë të gjithë ingredientët derisa të përftohet një masë kremoze dhe aplikojeni në flokë. Lëreni të qëndrojë 15-20 min, e më pas shpëlajeni mirë kokën.

Për të patur rezultat më të shpejtë dhe më të kënaqshëm, ju rekomandojmë të përdorni shampo hudhre, vaj esencial rozmarine dhe perzierjen bimore kunder renies se flokeve.


Mos hani asnjë lloj qofte

$
0
0

Mos hani asnjë lloj qofte (që nuk e prodhojnë familjarët tuaj) dhe asnjë lloj sallami, por vetëm mish.
Derisa kilja e mishit është 5-8mijë dhe qofteve apo sallamit me 1-2mijë, kuptohet që këto nuk mbushen me mish, por me dhjamra, mbetje, patate të prishura dhe çdo lloj kërme.
Mos e bëj trupin tënd kosh mbeturinash./shendeti/

A e ke ditur?

$
0
0

Ibën Tejmije rahimehullah ka thënë se: Xhinët shndërrohen në pamje të njerëzve dhe kafshëve,shndërrohen në pamjen e gjarpërinjëve,akrepave,deveve ,lopëve,deleve,kuajve,gomarëve,si dhe në pamje tjera.

Ekzistojnë botëra të cilat janë të panjohura për njeriun,dhe njeriu nuk mund të arrijë ti njoh ato përveç se përmes kuranit,siç janë bota e melaikëve dhe exhinëve.

Konsulta per sherim sa me te shpejte

$
0
0

Prej metodologjive me te avancuara dhe ndihmuese ne kohen tone eshte konsulta per problemet psiko-shpirterore me mjekun dhe hoxhen i cili ben rukje sipas dispozitave te islamit.

Konsultimi i tille ben qe personat te cilet kane probleme psiko-shpirterore te arrijne te nje sherim i shpejte me lejen e Allahut subhanehu we teala.

NAMAZI, POROSIA E ALLAHUT PËR PEJGAMBERËT E TIJ!!

$
0
0

NAMAZI, POROSIA E ALLAHUT PËR PEJGAMBERËT E TIJ!!

– Allahu e porositi Isën, alejhi selam, me namaz, edhe atë qysh duke qenë në djep! Paramendoni një fëmijë në djep i cili flet dhe thotë: “Ai më ka porositur që të falem”. Merjem 31.

Porosia e Allahut për Isën, alejhi selam, ishte falja e namazit!

– Kur Shuajbi, alejhi selam, e ndaloi popullin e tij nga shirku dhe nga kaosi ekonomik, i thanë: “Ata thanë: “O Shuajb, a mos vallë namazi yt urdhëron që ne t’i lëmë ato që i kanë adhuruar të parët tanë”. Hud 83.

A e vërejtët se me çfarë cilësie dallohen të ndershmit?! Dhe kë e madhështojnë ata?! Ai është namazi!

– Ibrahimi, alejhi selam, familjen e tij e la në shkretinë të shkretë, dhe pastaj tha: “O Zoti ynë, unë kam vendosur disa nga pasardhësit e mi, në një luginë që nuk mbillet, afër Shtëpisë Tënde të Shenjtë, që të falin namazin”. Ibrahim 37.

Porosia ishte namazi!

– Musai, alejhi selam, u porosit nga Allahu me dy porosi, e njëra ndër to ishte namazi: “Me të vërtetë, Unë jam Allahu, s’ka zot tjetër përveç Meje, prandaj, vetëm Mua më adhuro dhe kryej faljen për të më kujtuar Mua” Taha 14.

– Ku u përgëzua Zekerija, alejhi selam, me fëmijë, pasi që e arriti pleqërinë?!

Allahu tha: “E ndërsa lutej në këmbë, në faltore, engjëjt e thirrën (Zekerijan): “Allahu të jep lajmin e mirë për Jahjain”. Ali Imran 39.

Zekerija, alejhi selam, u përgëzua duke qenë në namaz!

– Jobesimtarët e preokupuan të Dërguarin e Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, nga namazi i ikindisë, dhe e bëri një dua të frikshme kundër tyre: “Allahu i mbuloftë me zjarr varret dhe shtëpitë e tyre, ashtu si na preokupuan nga namazi”!.

– Në Kuran nuk është krahasuar asnjë adhurim tjetër si namazi me adhurime tjera. Ajo vjen paralele me zeqatin, me sabrin, me ritet, me xhihadin, etj.

Porosia e fundit e Muhamedit, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ishte namazi dhe namazi!

Pra, porosia e Allahut për Pejgamberët e Tij ishte namazi, edhe atë faljen e tij në rehati dhe në vështirësi!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Larja me gjak për të shëruar sëmundjet

$
0
0

Pyetje: Nëna ime është e sëmurë dhe megjithëse ka shkuar në disa spitale, nuk ka gjetur ilaç për sëmundjen saj. Për këtë shkak, ajo shkoi tek një magjistar, i cili kërkoi prej saj që të lahej me gjak dhie. Nëna ime, duke mos e ditur vendimin e Islamit për një gjë të tillë, veproi siç tha ai. A është e lejueshme kjo gjë ? Nëse jo. ç’duhet të bëjë ajo për të shlyer atë që ka bërë ?

Përgjigja: Shkuarja tek falltorët dhe magjistarët per sherimin e semundjeve , apo besimi I fjalëve të tyre është një gjë e ndaluar , madje kjo vepër konsiderohet prej gjynaheve më të mëdha Profeti (paqja qoftë mbi të) ka thënë:

“Kush shkon tek një falltorë dhe e pyet për diçka , nuk i pranohet namazi dyzetë ditë. “ {Transmeton Muslimi}

“Kush shkon tek një falltorë apo magjistar dhe i beson fjalët e tij , ka mohuar atë që I ka zbritur Muhammedit.” {Transmeton Tirimidhiu , Hadithi është i saktë}

“Nuk është prej nesh ajë që bën magji dhe ai që kërkon t’I bëhet magji; nuk është prej nesh ai që hedh fall dhe ai që sheh fall… Kush shkon tek një magjistar dhe u beson fjalëve të tij , ka mohuar atë që i është zbritur Muhammedit. “ {Transmeton. Bezzari. Zingjiri I transmetimit është I mire}

Larja me gjak është papastërti dhe e papëlqyeshme , ndaj nuk lejohet shërimi me një gjë të tillë. Profeti (paqja qoftë mbi të) ka thënë:

“Allahu ka krijuar për çdo sëmundje ilaçin e saj , ndaj përdorini ato për t’u kuruar , por mos u kuroni me diçka që eshtë haram”

“Allahu nuk e ka bërë shërimin tuaj në ato gjëra që I ka bë haram” {Transmeton Bejhekiu}

Gruaja në fjalë duhet të pendohet sinqerisht dhe të mos e përsëris me këtë gjë. Allahu I madhëruar thotë:

“Pendohuni tek Allahu , të gjithë ju o besimtarë , nëse doni të shpëtoni.” {24.31}

ibn Bazi

Hoxhë Musli Zymberi

Viewing all 11558 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>