Quantcast
Channel: Mjeksia Islame
Viewing all articles
Browse latest Browse all 11558

Nëse nuk është e mundshme përdorimi i ujit, me çfarë mund ta arrijmë pastërtinë?

$
0
0

dheu

Përgjigje: Nëse nuk është e mundshme përdorimi i ujit, për shkak të mosgjetjes së tij apo për shkak të dëmtimit nëse përdoret, atëherë përdorim tejemmumim, duke prekur me dy duart dheun e pastër, pastaj me to fërkon fytyrën dhe duart mes tyre. Por, kjo është e përveçme për abdestin dhe pastrimin nga xhunubllëku.
E sa i përket pastrimit nga fëlliqësitë, për to nuk ka tejemmum. Pa marrë parasysh a është ajo në trup, rroba apo vend. Sepse qëllimi i pastrimit nga fëlliqësitë është menjanimi konkret i asaj fëlliqësie dhe nuk është kusht që të bëhet nijet adhurimi.
Pikërisht për këtë, nëse kjo fëlliqësi largohet rastësisht, atëherë ai vend është i pastërt.
Sikur të bjeri shi mbi ndonjë vend të fëlliqur, apo rroba të fëlliqura dhe të largohet fëlliqësia nga shiu, atëherë ai vend dhe ato rroba konsiderohen të pastra, edhe nëse njeriu nuk e di se ka ndodhur kjo. Gjë, që nuk është tek abdesti dhe guslli, ato janë adhurime me të cilat njeriu afrohet tek Allahu, azze ue xhel-le, dhe te këto dyja është kusht nijeti.

___________________________________________________________________________________
Shkëputur nga libri „Kushtet e fesë (pyetje dhe përgjigje mbi shtyllat e Islamit)”
Autor Muhammed el-Uthejmint (Allahu e mëshiroftë)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 11558

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>