Quantcast
Channel: Mjeksia Islame
Viewing all articles
Browse latest Browse all 11558

Askush nuk ka folur që në djep përveç tre vetëve

$
0
0

femijet

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi , sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Askush nuk ka folur që në djep përveç tre vetëve:
1. Isai alejhi selam.
2. Ka qenë një njeri nga Beni Israilët, i quajtur Xhurejxh. Një herë, teksa po falej, i erdhi e ëma dhe e thirri. Tha (me vete): “T’i përgjigjem asaj apo të vazhdoj faljen?” (Nuk iu përgjigj së ëmës dhe vazhdoi faljen). Nëna e tij tha: “O Allah! Mos e lër të vdesë derisa të shohë fytyrat e lavireve! Kështu, kur ishte në qelinë e vet, aty shkoi një grua dhe u mundua ta joshte e ta kandiste, por ai nuk pranoi. Atëherë ajo shkoi te një bari dhe fjeti me të. Më vonë ajo lindi një fëmijë dhe nxori fjalë se ai ishte fëmija i Xhurejxhit. Njerëzit atëherë shkuan tek ai, ia shkatërruan qelinë e adhurimit, e përzunë prej saj dhe e poshtëruan shumë. Xhurejxhi mori avdes dhe u fal, pastaj iu afrua fëmijës dhe i tha: “O foshnjë! Kush është babai yt? Fëmija u përgjigj: “Bariu” (Pasi e dëgjuan këtë), njerëzit i thanë: “Do të ta bëjmë qelinë prej ari, por ai u tha: “Jo, me asgjë tjetër, përveç baltës”.
3. Një grua nga Beni Israilët, ishte duke i dhënë gji fëmijës, kur aty pranë kaloi një kalorës, një djalosh i pashëm. Ajo u lut: “O Allah! Ma bëj fëmijën si ky! Atëherë fëmija e la gjirin e nënës dhe tha: “O Zot! Mos më bëj si ai!”, pastaj vazhdoi të thithte gjirin. (Ebu Hurejra shtoi: “Sikur e shoh edhe tani Pejgamberin sal-lallahu alejhi ve sel-lem, duke thithur gishtin e tij, si për ta treguar me të vërtetë). “Pas pak, aty pranë kaluan disa njerëz me një vashë robinë, ndërsa gruaja i pa dhe u lut: “O Zot! Mos ma bëj fëmijën si kjo!” Ndërkaq fëmija e la gjirin e së ëmës dhe tha: “O Allah! Më bëj edhe mua si ajo!” Kur e ëma e pyeti pse kështu, fëmija iu përgjigj: “Kalorësi është njeri gjakatar e shtypës, ndërsa kjo skllave fajësohet pa të drejtë se ka vjedhur dhe se ka bërë imoralitet.”

Buhariu me nr. 3436


Viewing all articles
Browse latest Browse all 11558


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>