Quantcast
Channel: Mjeksia Islame
Viewing all articles
Browse latest Browse all 11558

O Allah më bëj nga pakica

$
0
0

AllahËshtë një histori me Omerin r.a. kur e dëgjoi një person duke bërë një lutje paksa të veçantë, ai lutej kështu: “O Allah më bëj nga pakica!”

Omeri r.a. më pas mori përgjigjen me fjalën e Allahut të Lartësuar: “Megjithatë pak nga robërit e Mi, janë falënderues” (Sebe, 13)

Pakica dhe shumica përdoret në numërim, ndërsa vogëlsia dhe madhësia përdoren në trupa. “Pakica” përdoret për lavdi dhe dinjitet si më lartë në fjalën e Allahut të Lartësuar, gjithashtu edhe në disa raste të tjera:

“Por ata (besimtarët) janë pak”. (Sad, 24)

“përveç disave prej tyre që i shpëtuam Ne.” (Hud, 116)

“Por shumë të paktë ishin ata që i kishin besuar atij.” (Hud, 40)

Poeti thotë:

– Vërtetë burrat bujarë janë të bollshëm edhe kur janë në numër të vogël;

– Po sikur të tjerët edhe kur janë shumicë janë të parëndësishëm.

Të kujtojmë se shumica (kallaballëku) nuk janë argument për të gjykuar si të vërtetë, por në të shumtën e rasteve janë më afër të pavërtetës (batilit). Po i përfundoj këto pak fjalë me lutjen:
O Allah më bën edhe mua nga pakica.

image_pdf

Viewing all articles
Browse latest Browse all 11558

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>