Pejgamberët dhe dijetarët janë bukuria e kësaj toke, dhe nëpërmjet tyre njerëzimi udhëzohet nëpër errësirë mu ashtu siç udhëzohen me anë të dritës së yjeve, Diellit dhe Hënës. Për më shumë, pasi burimi i kësaj drite është nëna dhe babai i tij, është shumë e përshtatshme që Hëna dhe Dielli të simbolizojnë prindërit e tij, ngase nga ata buron drita më e madhe nga e cila ai dhe vëllezërit e tij janë lindur. Kështu, Dielli, që është emër femëror [në Arabisht] simbolizon nënën e tij ndërsa Hëna, që është emër mashkullor [në Arabisht] simbolizon babanë e tij dhe yjet simbolizojnë vëllezërit e tij.
Shkëputur nga mësimet e Jusufit alejhi selam