Quantcast
Channel: Mjeksia Islame
Viewing all articles
Browse latest Browse all 11558

PD-ja e fuqishme, si asnjëherë më parë

$
0
0

pd-ja

Partia e Drejtësisë ka prezantuar tre kandidatët për kryetar të komunave për zgjedhjet që do të mbahen më 3 nëntor. Kjo parti, kandidat për kryetar të Komunës së Vushtrrisë ka nominuar Abdullah Klinakun, për Kryetar të Komunës së Suharekës, Bajram Tërshanën dhe për Kryetar në Komunën e Kaçanikut, Avni Tafilaj. Me këtë rast, kryetari i PD-së Ferid Agani shprehu bindjen e tij se kandidatët e nominuar nga ai janë të denjë për të udhëhequr me qytetarët e komunave nga vijnë.

Kandidati i nominuar nga PD-ja për kryetar të Komunës së Kaçanikut, Avni Tafilaj, ka pohuar se si qëllim kryesor gjatë mandatit të tij katër vjeçar, do të ketë rritjen e përgjegjësisë së qytetarit, duke u përballur me sfidat që do t’i hasin gjatë punës.

Një prej synimeve tona, të cilat sigurisht që përputhen dhe janë me harmoni me kërkesat tona si parti, si statut, si parti, është rritja e përgjegjësisë tek qytetarët. Ne mund të angazhohemi, të lëvizim dhe t’i flasim njerëzve, por ne nuk po arrijmë vetëm nëpërmjet pendës që ta rrisim këtë përgjegjësi të qytetarëve, e cila nënkupton jo vetëm dalje në rrugë, por kërkon një ballafaqim nëpërmjet arsyes, dhe kuptimit të drejt të sfidave”, ka pohuar ai.

Abdullah Klinaku, kandidat për kryetar të Komunës së Vushtrrisë, ka pohuar se është kënaqësi për të që të vazhdojë kontributin e tij në Partinë e Drejtësisë dhe njëkohësisht t’u shërbejë atyre të cilët sipas tij, i besojnë, programin dhe vlerave të PD-së.

Ky rrugëtim i yni që fillon sot, deri në ditën e tre nëntorit, sigurisht që do të jetë një fushat dhe strategji e jona e punës, që çdo ditë e më shumë do ta paraqesim para qytetarëve gatishmërinë tonë dhe programin tonë dhe sistemi tonë të vlerave që do të jetë për ta alternativa më dinjitoze dhe më e përgatitura për këto zgjedhje komunale”, ka pohuar ai.

Bajram Tërrshana, kandidat për kryetar të Suharekës, ka pohuar se do të angazhohet që të prezantojë platformën e PD-së në mënyrë të dinjitetshme dhe do të jap më të mirën për qytetarët e kësaj komune.

Ndërsa, kryetari i PD-së, i cili njëherit është edhe ministër i Shëndetësisë, Ferid Agani, ka lavdëruar kandidatët e dominuar për tri Komunat e Kosovës, duke thënë se të tillët janë të denjë për të udhëhequr me qytetarët e vendeve prej nga vijnë.

Ai ka shprehur bindjen e tij se PD-ja në zgjedhjet e tre nëntorit, do të shënon ngritje të dukshme, duke mos përjashtuar edhe fitoren në disa komuna.

PD-ja definitivisht, si asnjëherë nuk ka qenë më e fuqishme para një procesi zgjedhor dhe më unike dhe e pasuruar me vlera të mirëfillta intelektuale, profesionale. E kam një shpresë se në këto zgjedhje do të gjejmë rrugën deri tek qytetarët e vendit dhe të përcjellim një mesazh, cili në pajtim me emërtimin e partisë sonë nënkupton jo drejtësi totale dhe absolute se është e pamundur në këtë botë, por pak më shumë drejtësi në këtë shoqëri. Dhe një përkushtim i cili mbështetët në një besim të paluhatshëm në Krijuesin tonë të madhërishëm”, ka pohuar ai.

Agani, po ashtu ka thënë se PD-ja, do të garojë në këto zgjedhje në tetë komuna me kandidatë për kryetar, ndërsa në 26 të tjera me deputetë komunal.

Partia e Drejtësisë ka prezantuar tre kandidatët për kryetar të komunave për zgjedhjet që do të mbahen më 3 nëntor.

PD kandidat për kryetar të Komunës së Vushtrrisë ka nominuar Avdullah Klinakun, për Kryetar të Komunës së Suharekës Bajram Tërshanën dhe për Kryetar në Komunën e Kaçanikut Avni Tafilaj.

Me këtë rast, kryetari i PD-së Ferid Agani shprehu bindjen e tij se kandidatët e nominuar nga ai janë të denjë për të udhëhequr me qytetarët e komunave nga vijnë./Kosovapress/


Viewing all articles
Browse latest Browse all 11558

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>