Quantcast
Channel: Mjeksia Islame
Viewing all articles
Browse latest Browse all 11558

Puna vullnetare

$
0
0

volunteer1

Për shumë individ mirëqenia e tjetrit është shumë e rëndësishme prandaj ata zakonisht zgjedhin punën vullnetare për ta dhënë kontributin e tyre në shoqëri.

Të bësh punë vullnetare nuk do të thotë të humbasësh kohën kot sepse në shumtën e rasteve puna vullnetare të mëson shumë gjëra.

Puna vullnetare të ndihmon shumë të zhvillosh dhe të mësosh shkathtësi që ndoshta nuk jeni të vetëdishëm që i posedoni por ne një mënyrë të ndihmon të fitosh më tepër vetbesim por edhe të krijosh kontakte të reja me njerëz me të cilët mund të shkëmbeni informacione të ndryshme për interesa të përbashkëta.

Përparësi tjetër është edhe fakti që munësitë për të gjetur një punë me orar te regullt dhe punë që realisht paguhet janë shumë më të medha se sa ne rastet kur nuk keni asnjë lloj eksperience.

Zhvillimi i aftësisë për ambientim dhe bashkpunim është një proces shumë i rëndësishëm për zhvillimin e mëtutjeshëm të karrierës tuaj prandaj puna vullnetare ta mundëson që ta zhvilloni këtë aftësi.

Të bësh punë vullnetare të ndihmon ta njohësh veten më mirë dhe ti njohësh aftësitë që ty të dallojnë dhe të bëjnë të vecant.

Zakonisht puna vullnetare të ndihmon ti shohësh gjërat në një këndvështrim tjetër dhe te bënë të ndihesh mirë pasiqë është realisht je duke kontribuar për të mirë të të tjerëve aq më tepër kur e dini që ajo punë po vlersohet nga të tjerët.

Dihet se zakonisht punë vullnetare bëjnë të rinjët te cilët janë të etur për eksperienca të reja. Preferohet që cdo student gjatë periudhës së studimeve të merret me aktivitete vullnetare pasiqë me ndihmën e tyre do të arrijnë që së pari të krijojnë dhe zhvillojnë shrehin e punës e më pastaj edhe krijimin e kontakteve të reja me njerëz të fushave të ndryshme.

Pavarsisht se punët e tilla nuk paguhen me pagë ato të mësojnë gjëra që një ditë do ti përdorësh dhe do të të hyjnë shumë në punë prandaj mos hezitoni të merrni pjesë në projekte vullnetare sepse nuk do të pendoheni. Më mirë është ta kalosh kohën në një punë sido që të jetë ajo se sa ta kalosh kohen duke u endur pa bërë gjë./ofertapune/

image_pdf

Viewing all articles
Browse latest Browse all 11558

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>