MASKE NATYRALE PER PASTRIM DHE SHKELQIM
Perberesit:
– 1/4 lugë çaji pluhur shafran i Indisë
– 1 lugë gjelle avokado
– 1 lugë çaji kos
Receta dhe pergatitja:
Shtypim avokadon me pjesën e prapme të një pirun ose një blender deri sa të perfitojme një paste.
Me pas shtojme pluhurin e shafranit te indise dhe kosin duke perzier perberjen derisa te formohet nje paste homogjene.
Aplikojme masken ne fytyre te paster, e lem te veproje per 5 minuta.
Me pas lajme fytyren me uje te ftohte.