Quantcast
Channel: Mjeksia Islame
Viewing all articles
Browse latest Browse all 11558

INFORMACIONET HISTORIKE NË KURAN FJALA “HAMAN” NË KURAN

$
0
0

INFORMACIONET HISTORIKE NË KURAN FJALA “HAMAN” NË KURAN

Informacioni i dhënë në Kuran rreth Egjiptit të lashtë nxori në dritë shumë fakte historike, të cilat ishin të pakonfirmuara deri kohët e fundit. Këto fakte na bëjnë të qartë se çdo fjalë në Kuran është shpallur nga një Ekzistencë Inteligjente me Urtësi të përkryer.

Hamani është një person, emri i të cilit përmendet në Kuran së bashku me Faraonin. Ai është përmendur në gjashtë vende të ndryshme në Kuran si një prej njerëzve më të afërt të Faraonit.

Çuditërisht, emri i Hamanit nuk përmendet fare në Teurat (Tora), megjithëse në të historia e Musait (Moisiut) është dhënë shumë e detajuar. Megjithatë, emrin Haman e gjejmë të përmendur te kapitujt e fundit të Testamentit të Vjetër, ku identifikohet si një prej ndihmësve të mbretit të Babilonisë, i cili u shkaktoi mjaft mizori izraelitëve, afërsisht 1100 vjet mbas vdekjes së Moisiut.

Disa jomuslimanë deklarojnë se Profeti Muhamed e shkroi vetë Kuranin, duke kopjuar Biblën, mirëpo gjatë këtij procesi ai deformoi disa nga ngjarjet e shpallura në Bibël.

Absurditeti i këtyre deklaratave u vërtetua përfundimisht pas deshifrimit të alfabetit hieroglif egjiptian, rreth 200 vjet më parë dhe në shkrimet e lashta u gjend emri “Haman”. Më parë, shkrimet dhe dorëshkrimet e Egjiptit të lashtë nuk mund të kuptoheshin. Shkrimi i Egjiptit të lashtë ishte hieroglifik, i cili mbijetoi ndër vite me radhë. Sidoqoftë, me shtrirjen e krishterizmit dhe ndikimit të kulturave të tjera në shekujt II dhe III e.s., Egjipti e braktisi besimin e tij të hershëm bashkë me shkrimin hieroglif. Ekzemplari i fundit i njohur, në të cilin ishte përdorur shkrimi i hieroglifeve është një dorëshkrim i vitit 394 e.s. Më pas, ajo gjuhë u harrua dhe askush nuk mund ta lexonte apo kuptonte atë. Kjo gjendje vazhdoi deri 200 vjet më parë…

Misteri i gjuhës së lashtë së hieroglifeve egjiptiane u zgjidh më 1799, pas zbulimit të pllakës Rosetta Stone, e cila i përkiste vitit 196 p.e.s. Rëndësia e këtij dorëshkrimi qëndron në faktin se ai ishte shkruar në tri forma të ndryshme: hieroglife, demotike (një formë e thjeshtuar e shkrimit të priftërijve në Egjiptin e lashtë) dhe greke. Me ndihmën e dorëshkrimit grek u deshifruan shkrimet e lashta egjiptiane. Përkthimi i dorëshkrimit u bë nga francezi Jean-Françoise Champollion. Kështu, një gjuhë e harruar dhe shumë ngjarje të lidhura me të dolën në dritë. Në këtë mënyrë, u përftuan mjaft njohuri mbi qytetërimin, fenë dhe jetën sociale të Egjiptit të lashtë.

Nëpërmjet deshifrimit të hieroglifeve u zbuluan njohuri mjaft të rëndësishme. Një prej tyre ishte përmendja e emrit “Haman” në dorëshkrimet egjiptiane. Ky emër gjendet në monumentin e muzeut Hof Museum, në Vjenë.22

Në fjalorin “Njerëzit në mbretërinë e re”, i cili u përgatit duke u bazuar mbi tërë përmbledhjet e dorëshkrimeve, përmendet se Hamani ka qenë “përgjegjës i punëtorëve të cilët nxirrnin shkëmbinj”.23

Rezultati nxori në pah një të vërtetë mjaft të rëndësishme. Ndryshe nga pohimet false të kundërshtarëve të Kuranit, Hamani ka jetuar në Egjipt në kohën e Musait, si njeri i afërt me Faraonin dhe ka marrë pjesë në ndërtimet e kryera, siç thuhet edhe në Kuran.

Për më tepër, ajeti kuranor përshkruan ngjarjen ku Faraoni i kërkoi Hamanit të ndërtonte një kullë të lartë.

“Faraoni tha: “O ju krerët e popullit! Unë nuk di të keni ndonjë zot tjetër përveç meje, ndaj ti o Haman, prodho për mua tulla, duke pjekur baltën dhe ndërtomë një kullë të lartë, ndoshta do të arrij të shoh zotin e Musait, megjithëse unë mendoj se në të vërtetë ai është gënjeshtar.” (El Kasas 38)

Emri “Haman” nuk njihej derisa u deshifrua gjuha hieroglife egjiptiane në fillim të shekullit XIX. Kur kjo gjuhë u dëshifrua, u bë i njohur fakti se Hamani ishte ndihmësi i afërt i Faraonit dhe ishte “përgjegjës i atyre të cilët nxirrnin shkëmbinj”. (Lart tregohen ndërtuesit e lashtë egjiptianë). Në Kuran, Hamani është përmendur si personi që drejtonte punët ndërtuese nën komandën e Faraonit. Kjo nënkupton se ky lajm nuk mund të njihej nga askush në kohën kur u shpall Kurani, aq më tepër që edhe vetë Bibla, megjithëse ajo është shumë më e detajuar se Kurani në përshkrimin e ngjarjeve, nuk e përmend një gjë të tillë.

Si përfundim, ekzistenca e emrit të Hamanit në dorëshkrimet e Egjiptit të lashtë, jo vetëm që i bëri të pavlera thëniet e fabrikuara të mohuesve të Kuranit, por gjithashtu konfirmoi edhe një herë faktin se Kura’ni është fjala e Zotit, Zotit të botëve.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 11558


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>