Mos u brengos ndaj një gjëje që s’ia vlen aspak
Vërtetë,nëse dëshiron të jesh i lumtur përgjithmonë e të ushqesh gëzim për tënd, atëherë i llogarit veprat që s’kanë peshë.
Pra,dertet dhe të këqijat e kësaj bote sado të mëdha e të vështira të jenë, prapë, përball asja Dite të madhe të shkatërrimit total mbeten të vogla e të lehta.
Më thuaj pra,ç’dert i kësaj jete? Shqetësimi për punë apo pozitë?! Për ar dhe argjend?! Për fëmijë dhe pasuri?! Për emër dhe për pallate?! Asgjë,s’është asgjë! Shikon si i përshkruan Allahu i Madhëruar dyftyrëshit:
“….kurse një grup e kishte preokupuar vetëm çështja e vetvetes. Ata formuan bindje të padrejtë ndaj All-llahut, bindje injorante,….“(Ali – Imran,154)
Pra,angazhimet dhe qëllimet e tyre ishin vetëm vetja,barqet dhe kënaqësitë e tyre,e s’iu shkonte mendja aspak për qëllime më të larta.
Me të vërtetë këto mendime të kota dhe të lira i mbartin vetëm ata të pavlerët dhe të lirët, kurse ata të qëllimeve të rëndësishme dëshirojnë të jenë lëduar tek Zoti,të jetë Zoti i kënaqur ndaj tyre edhe ata të kënaqur prej Tij.