Quantcast
Channel: Mjeksia Islame
Viewing all articles
Browse latest Browse all 11558

Shirku dhe dënimi

$
0
0

stop

Pyetje:Ç’mund të themi për ata muslimanë të cilët falen dhe agjërojnë, mirëpo në të njëjtën kohë mund të bëjnë lloje të ndryshme shirku9, si p.sh. besimi se varret e njerëzve të mirë mund t’i sjellin dobi njeriut?10
A mund të themi se ata janë jobesimtarë dhe si të tillë do të mbesin përgjithmonë në zjarr të Xhehenemit?

Përgjigjje:

All-llahu subhanehu ve teala thotë:
“Ne nuk dënojmë askënd pa dërguar (më parë) një të dërguar (që t’u sqarojë të vërtetën)”. (En-Nahl:25)

Andaj, nëse te këta njerëz vjen e vërteta e Islamit, ashtu siç ka zbritur nga All-llahu subhanehu ve teala dhe ata nuk e pranojnë atë, atëherë ata janë jobesimtarë.
Mirëpo, nëse thirrja islame nuk arrin tek ata e qartë dhe e pastër, siç ka zbritur në zemrën e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, atëherë, në Ditën e Kijametit, ata do të trajtohen ashtu siç do të trajtohen dhe ata njerëz, të cilët, kur ka ardhur Islami kanë qenë në moshë të madhe dhe nuk kanë qenë në gjendje ta kuptonin atë. All-llahu subhanehu ve teala nuk do t’i fusë në zjarr, por do të dërgojë tek ta një të dërguar.
Ata që do t’i binden atij, do të hyjnë në Xhenet, ndërsa ata që nuk do t’i binden do të hyjnë në Zjarr.
Pra, nuk lejohet që t’i quajmë këta persona jobesimtarë, derisa të sigurohemi plotësisht se ata e kanë kuptuar thirrjen e saktë islame mirëpo nuk duan ta pranojnë.

Albani

9 Ne kete pyetje pyetesi ka parasysh shirkun e madh, i cili e nxjerr njeriun nga Islami.

10 Kjo dukuri eshte sbume e perhapur ne vendin tone.

Te gjithe jemi deshmitare te asaj qe ndodh neper teqet dhe tyrbet e perhapura ne te kater anet e vendit: me qindra njerez shkojne te varret qe gjenden ne to dhe kerkojne prej tyre gjerat te cilat jane ne kompetencen e Aill-llahut, subhanehu ve teala, si sherimin e sernundjeve,largimin e magjive,lindjen e femijeve etj.
Kjo gje eshte e ndaluar kategorikisht, pasi keta njerez rrezikojne te mbesin pergjithmone ne zjarrin e Xhehenemit.
Nga ana tjeter, All-llahu, subhanehu ve teala, eshte Bujar dhe pelqen qe njerezit t’i luten e t’i kerkojne Atij cdo gje: “Zoti juaj ka thene: lutmuni qe t’ju pergjigjem.” (Gafir:60).
Detyra e cdo muslimani eshte qe t’u shpjegoje te tjereve kotesine dhe rrezikun,e shkuarjes te varret e njerezve te mire, sepse nese do te kishte nje varr qe do ta meritonte kete gje, ai do te ishte varri i Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i cili ka thene pese dite para se te vdiste:
“Mallkuar qofshin cifutet dhe kristianet te cilet i shnderruan varret e pejqambereve te tyre ne vende faljeje e lutjeje”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 11558


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>