Quantcast
Channel: Mjeksia Islame
Viewing all articles
Browse latest Browse all 11558

Ruaju nga këto gjëra shume te rrezikshme

$
0
0

rrezikshme

1- Ruaju nga Shirku dhe Kufri (t’i shoqërosh Allahut shok në adhurim, apo të mohosh të mirat dhe ekzistimin e Tij).

2- Dije se armiqtë e njeriut janë tre: Nefsi i tij, dunjaja dhe shejtani.

3- Ruaju nga mëkatet (gjynahet) e mëdha për të cilat Allahu ka premtuar hidhërim,mallkim dhe dënim.

4- Mos vazhdo në mëkate të vogla sepse ato tubohen dhe të shkatërrojnë.

5- Largohu nga falltarët, parashikuesit e fatit, lexuesit e dorës,shikuesit e filxhanit, plumbtoret, horoskopi, pesimizmi dhe “hoxhallarët”mashtruesit ,matrapazet e rrejshëm të cilët në emër të islamit i mashtrojnë njerëzit, e të cilët janë të shumtë në këtë kohë. Ata edhe Kur’anin e bartin me vete që t’i mashtrojnë njerëzit se kinse janë të mire.

6- Ruaju nga xhelozia, mendjemadhësia, lakmia, ngutësia, hidhërimi i tepërt, gëzimi i madh, epshet e larta, hutia (gafleti), shpresimi i tepruar, koprracia për fenë e Allahut, e sëmundje të ngjashme të zemrës sepse ato i ndihmojnë shejtanit të triumfojnë ndaj teje.

7- Kujdes! Kujdes se kjo kohë është koha e çrregullimeve, lufterave,problemeve ,koha e trazirave të mëdha dhe koha para kiametit ,ku mundë të shpëtojë vetëm ai që i lutet Allahut të Madhëruar .

8- Ruaju nga shoqëria e keqe ,sepse edhe nëse je i mirë ata dal ngadalë do të fundosin në humnerën e tyre.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 11558

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>