![nature blue]()
Gjërat që nuk e prishin Agjërimin Nga: Abdul Aziz bin Abdullah bin Baz dhe Muhammed bin Uthejmin ( Allahu i mëshiroftë ) I gjithë falendërimi i takon vetëm Allahut, Zotit të botërave. Ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi Pejgamberin tonë Muhammedin sal-lallahu alejhi ve sel-lem, mbi familjen dhe shokët e tij. Me ardhjen e çdo Ramazani, shtohen pyetjet rreth disa çështjeve të cilat i ndodhin muslimanit në jetën e tij të përditshme e të cilat – shyqyr Zotit – nuk e prishin agjërimin. Para teje vëlla musliman janë këto fetva të shejh Abdullah bin Baz dhe Muhammed bin Uthejmin ( Allahu i mëshiroftë ).
Pyetje: Nëse agjëruesi gjatë ditës së Ramazanit duke qënë fjetur bëhet xhunubë, a prishet agjërimi i tij, si dhe a obligohet që të pastrohet sa më shpejt? Përgjigje: Kjo formë e xhunubllakut nuk e prishë agjërimin ngase kjo është jashtë vullnetit të agjëruesit. Ai duhet të pastrohet ashtu sikur pastrohet prej xhunubllakut nëse e vëren daljen e spermës. Nëse kjo i ndodhë pas namazit të sabahut dhe nuk pastrohet deri në kohën e drekës, nuk ka bërë ndonjë shkelje fetare.E njejta gjë është edhe nëse kryen mardhënie me gruan e tij gjatë natës e nuk pastrohet deri pas agimit. Është transmetuar se Pejgamberin sal-lallahu alejhi ve sel-lem e zinte mëngjesi duke qënë xhunubë nga mardhëniet intime, pastaj pastrohej dhe agjëronte. E njejta gjë vlen edhe për gruan me menstruacione dhe lehona. Nëse atyre u kalon ajo gjëndje gjatë natës dhe nuk pastrohen deri pas agimit, agjërimi i tyre është në rregullë. Mirëpo, nuk u lejohet atyre dyjave e as xhunubit që ta shtyjnë pastrimin deri pas lindjes së diellit. Janë të obliguar që të pastrohen sa më shpejtë para lindjes së diellit në mënyrë që ta falin namazin në kohën e tij. Burri duhet të pastrohet prej xhunubllakut para namazit të sabahut, që të mund ta falë namazin me xhematë. Allahu është dhurues i suksesit.
Pyetje: Kam qënë agjërues dhe fjeta në xhami, kur u zgjova pashë se isha xhunubë. A ndikon kjo diçka në agjërim duke ditur se unë nuk jam pastruar dhe e fala namazin pa u pastruar? Njëherë tjetër një gurë më goditi në kokë dhe filloi të rrjedhë gjakë, a duhet ta prishë agjërimin për shkak të gjakut? Sa i përket vjelljës, a e prishë agjërimin a jo? Përgjigje: Xhunubllaku nuk e prishë agjërimin pasiqë ai është pa vullnetin e robit. Ai obligohet të merr gusl (pastrim nga xhunubllaku) nëse ka dalë diç prej tij. Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem kur u pyet për këtë, u përgjigjë se xhunubi obligohet me gusl nëse sheh spermën. Namazin që e ke falur pa u pastruar, kjo është një gabim i madh prej teje dhe një e keqe e madhe, prandaj, namazin e falur duhet ta falësh përsëri me nje pendim tek Allahu i Lartësuar.Guri i cili të ka goditë në kokë e pastaj ka rrjedhë gjakë, nuk e prishë agjërimin. Vjellja që del pa dëshirën tende nuk e prishë agjërimin, duke u mbështetur nl fjalën e Pejgmaberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “Kënd e kaplon vjellja ai nuk duhet të kompenzojë, ndërsa kush vjellë me vetëdëshirë ai duhet ta kompenzojë” trans. Ahmedi dhe autorët e Suneneve me isnad sahih.
Pyetje: A e prishë agjërimin dalja e el-Medhju nga cilido shkakë qoftë? (el-Medhju: lëng pa ngjyrë i dalur nga organi gjenital i cili i paraprinë spermës) Përgjigje: Me daljen e tij agjërimi nuk prishet, ky mendim është njëri prej mendimeve më të sakta të ulemave.
Pyetje: Çfarë është hukmi i marrjes së gjilpëres e cila mirret përmes vrimës anale në rast nevoje për agjëruesin? Përgjigje: Hukmi i saj është: nuk ka problem nëse i sëmuri ka nevojë për të, ky është mendimi më i saktë i ulemave. Këtë mendim e ka zgjedh edhe shejhul islami Ibën Tejmije rahimehullah dhe një grupë i madh i dijetarëve duke konstatuar se kjo nuk është si haja dhe pija.
Pyetje: Çfarë është hukmi i përdorimit të gjilpëres në damarë dhe në muskulë dhe cili është dallimi mes tyre sa i përket agjëruesit? Përgjigje: Bismilah vel Hamdulilah. E vërteta është se ato nuk janë prishëse të agjërimit, ajo që e prishë agjërimin është gjilpëra ushqyese. Poashtu marrja e gjakut për analiza nuk e prishë agjërimin sepse marrja e gjakut nuk është sikur Hixhameja. Ai i cili i bën dikujt Hixhame dhe atij që i është bërë Hixhameja të dytë e kanë të prishur agjërimin, sipas mendimit më ta saktë të ulemave duke u bazuar në fjalën e Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “E prishi agjërimin ai që ia bëri hixhamen dhe ai që iu bë hixhameja”.
Pyetje: Nëse njeriu ka dhembje të dhëmbit dhe shkon te mjeku, e ky ia pastron dhëmbin, apo ia mbushë ndonjërin, apo ia nxjerrë ndonjë, a ndikon kjo diçka në agjërimin e tij? Poashtu, nëse mjeku ia jep një gjilpërë për mpirjen e dhëmbit, a ka ndikim kjo në agjërim? Përgjigje: Ajo që u përmend në pyetje nuk ka ndonjë ndikim që agjërimi të mos jetë në rregull, kjo i falet atij. Mirëpo duhet patur kujdesë të mos përbijë diç nga ilaçet apo gjaku. Njashtu, edhe gjilpëra e lartëpërmendur nuk ka ndonjë ndikim në agjërim për shkak se ajo nuk e ka kuptimin e hajës dhe pijës. Esencialisht, agjërimi është në rregull.
Pyetje: A i lejohet agjëruesit ta përdorë pastën e dhëmbëve gjatë ditës së Ramazanit? Përgjigje: Nuk ka ndonjë të keqe, vetëmse duhet kujdesur të mos përbihet diç nga kjo. Lejohet për agjëruesin poashtu, përdorimi i misvakut në fillim të ditës dhe në mbarim të saj. Disa prej ulemave mendojnë se përdorimi i misvakut pas zevalit është mekruh. Ky mendim është jo i saktë, e vërteta është se kjo nuk është mekruh duke pasë parasyshë thënien e Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “Misvaku është pastrim për gojën, i dashurë tek Allahu” trans. Nesaiu me isnad sahih nga Aisheja radijallahu anha. Gjithëashtu hadithi tjetër: “Sikur të mos e rëndojsha ummetin tim, di t’i urdhëroja me misvak për çdo namaz” trans. Buhariu dhe Muslimi. Ky hadith përfshinë namazin e drekës dhe të ikindisë e të dyja janë pas zevalit. Allahu është dhurues i suksesit.
Pyetje: Përdorimi i pikave të syrit gjatë ditës së Ramazanit a e prishë agjërimin a jo? Përgjigje: Mendimi i saktë është se pikat e syrit nuk e prishin agjërimin, edhepse ka mospajtime mes dijetarëve ku disa thonë: nëse shija e pikave arrin në fyt, agjërimi është i prishur. E vërteta është se pikat e syrit nuk e prishin agjërimin në asnjë mënyrë ngase syri nuk është vrimë hyrëse. Mirëpo, ai i cili e heton shijën e pikave në fyt, dhe e kompenzon atë ditë për të qënë më i sigurtë dhe për t’iu shmangur mospajtimit të ulemave një gjë e tillë është e lejuar. Përndryshe, pikat e përdorura si në sy, ashtu edhe në vesh, nuk e prishin agjërimin.
Pyetje: Unë jam një burrë që kam sëmundjen e astmës. Mjeku më ka porositur ta përdor ilaçin i cili është në formë të spreit përmes gojës. Çfarë është hukmi i këtij ilaçi gjatë agjërimit të Ramazanit? Përgjigje: Bismilah vel Hamdulilah. Hukmi i tij: është i lejuar nëse ti je i detyruar ta përdorësh. Allahu subhanehu ve teala thotë: “E ai iu sqaroi juve se çka është e ndaluar për ju, përveç kur jeni të detyruar (atëherë edhe harami është hallall)” el-En’amë 119. Mund të thuhet edhe ajo se ky ilaç nuk i përngjanë hajës dhe pijës prandaj, konsiderohet sikur marrja e gjakut për analiza, apo gjilpëra jo ushqyese.
Pyetje: Nëper farmaci gjindet një aromatizues special për gojën në formë të spreit. A lejohet përdorimi i tij gjatë ditës së Ramazanit pët ta larguar erën e keqe nga goja? Përgjigje: Nuk dimë diçka të keqe në përdorimin e gjërave që e largojnë erën e keqe nga goja, kjo vlen për agjëruesin dhe për jo agjëruesin, me kusht qe të jetë e pastër, e lejuar (hallall).
Pyetje: Çfarë është hukmi i përdorimit të Kuhlit (zbukurues i syve) dhe disa paisjeve tjera zbukuruese për gratë gjatë ditës së Ramazanit, dhe a e prishë kjo agjërimin apo jo? Përgjigje: Kuhli në asnjë mënyrë nuk ia prishë agjërimin as grave e as burrave, ky është mendimi më i saktë u ulemave. Mirëpo, për agjëruesin më mirë është që këtë ta bëj gjatë natës. Poashtu, gjërat me të cilat bëhet zbukurimi i fytyrës, si: sapuni, dhe yndyrat tjera të cilat janë të lidhura me pjesën e jashtme të lëkurës, e kanë të njejtin hukm. Në këtë mund të llogaritet edhe kamfuri, mikjazhi dhe të ngjashme, duke pasë parasysh se nuk duhet përdorur mikjazhi nëse ai dëmton fytyrën. Allahu dhuron suksesin.
Pyetje: Të vjellurit a e prishë agjërimin? Përgjigje: Agjëruesit shpeshë i ndodhin gjëra që nuk i bën me qëllim, si: plagë, gjakë nga hundët, të vjellur, shkuarja e ujit në fyt pa dëshirën e tij. Të gjitha këto nuk e prishin agjërimin, sipas fjalës së Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “Kënd e kaplon vjellja ai nuk duhet të kompenzojë, ndërsa kush vjellë me vetëdëshirë ai duhet ta kompenzojë”.
Pyetje: Çfarë është hukmi i përbirjës së pështymës nga agjëruesi? Përgjigje: Nuk ka ndonjë ndalesë në përbirjën e pështymës dhe nuk di ndonjë mospajtim mes ulemave për shkak të vështirësisë dhe pamundësisë se ruajtjes nga kjo. Kurse jargët dhe këlbazi duhet nxjerr nga goja nëse arrijnë në gojë. Nuk i lejohet agjëruesit t’i përbijë ato për shkak se ruajtja nga kjo është e mundshme dhe ato nuk janë sikur pështyma. Allahu dhuron suksesin.
Pyetje: Një person duke qënë agjërues pastrohet dhe për shkak të shtypjes së madhe të ujit, uji kalon brenda në trupin e tij, kuptohet, pa dëshirën e tij. A duhet ky person ta kompenzojë këtë ditë? Përgjigje: Nuk duhet ta kompenzojë për shkak se ai nuk e ka bërë këtë me qëllim, andaj ai konsiderohet sikur i detyruari dhe harruesi.
Pyetje: Përgojimi (gibeti) gjatë Ramazanit a e prishë agjërimin? Përgjigje: Përgojimi nuk e prishë agjërimin. Përgojim apo gibet don të thotë: ta përmend njeriu vëllanë e tij me diç që ai e urren, kjo vepër është gjynah. Thotë Allahu azze ve xhel-le: “Dhe mos përgojoni njëri-tjetrin” (el-Huxhuratë 12). Po kështu, bartja e fjalëve (nemime), fyerja, sharja, gënjeshtra, nuk e prishin agjërimin, vetëmse ato janë gjynahe prej të cilave duhet patur kujdes dhe duhet larguar prej tyre si agjëruesi ashtu edhe të tjerët. Këto vepra e cungojnë agjërimin dhe e zvogëlojnë shpërblimin. Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush nuk i braktisë fjalët e këqija, punën me to dhe xhehlin, Allahu nuk ka nevojë që ky të mos hajë e të mos pijë” trans. Imam Buhariu në Sahihun e tij. Gjithëashtu, Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Agjërimi është mburojë, kur dikush nga ju është agjërues, mos të flet fjalë të këqija e as mos të bërtasë, e nëse dikush e fyen apo e lufton, le të thotë: unë jam agjërues” trans. Buhariu dhe Muslimi. Hadithet në këtë kontekst janë të shumta.
Pyetje: Çfarë është hukmi nëse nga agjëruesi del gjakë, si p.sh: gjaku nga hunda e të ngjashme, si dhe a lejohet dhurimi i gjakut apo marrja e tij për analiza? Përgjigje: Dalja e gjakut nga agjëruesi si: gjaku nga hundët, istihada dhe të ngjashme nuk e prishë agjërimin. Gjaku i cili e prishë agjërimin është gjaku i menstruacioneve, i lehonisë dhe hixhameja. Sa i përket gjakut për analiza, nëse një gjë e tillë është e nevojshme nuk ka ndalesë dhe agjërimi nuk prishet. Ndërsa dhurimi i gjakut më së miri është të shtyhet deri pas iftarit, ngase zakonishtë dhurimi i gjakut bëhet në sasi të madhe kështuqë i përngjanë hixhames. Allahu dhuron suksesin. Mexhmuatul Fetava, shejh Bin Baz rahimehullah
Pyetje: Çfarë është hukmi i atij që hanë dhe pinë me harresë, dhe çfarë është obligimi i atij që e sheh? Përgjigje: Kush hanë dhe pinë me harresë duke qënë agjërues, agjërimi i tij është i saktë. Mirëpo, kur ti bie ndërmend se është agjërues duhet ta braktisë, edhe nëse kafshata apo ujë është në gojën e tij, ai obligohet që ta hedhë. Argument se agjërimi është tamam kemi fjalën e Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem të cilin e transmeton Ebu Hurejre radijAllahu anhu: “Kush harron se është agjërues pastaj hanë dhe pinë le ta vazhdonë agjërimin, ngase Allahu atij i ka jap të hajë dhe të pijë”. Poashtu njeriu nuk dënohet për shkak të harreses nëse ka vepru ndonjë vepër të ndaluar duke u mbështetur në fjalën e Allahut subhanehu ve teala: “ Zoti ynë, mos na dëno nëse harrojmë ose gabojmë” (el-Bekare 286), atëherë Allahu i Lartësuar tha: “Iu përgjigja”. Ndërsa ai i cili e sheh, duhet ta përkujtoi sepse kjo konsiderohet prej ndryshimit të së keqës. Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush prej jush e sheh ndonjë të keqe, le ta ndryshojë me dorën e tij, e nëse nuk mundet, atëherë me gjuhën e tij, e nëse nuk mundet as me këtë, atëherë me zemrën e tij”. Ska dyshim se haja dhe pirja e njeriut duke qënë agjërues është vepër e keqe, veçse i falet në rast harrese ngase harresa është arsye për mosdënim. Kurse ai i cili e sheh, nuk ka arsye që të mos e qortojë.
Pyetje: Çfarë është hukmi i përdorimit të misvakut dhe parfumit nga agjëruesi? Përgjigje: Mendimi i qëlluar është se misvaku është sunet të përdoret në fillim të ditës dhe në mbarim të saj, kjo duke pasë parasysh fjalën e Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “Misvaku është pastrim për gojën, i dashur tek Allah”. Poashtu hadithi tjetër: “Sikur të mos i rëndojsha ummetin tim, do t’i urdhëroja me misvak për çdo namaz”. Parfumi është i lejuar në fillim të ditës dhe në mbarim të saj, pa marrë parasyshë se a është parfumi në formë të avulltë apo i lëngtë. Vetëmse duhet patur kujdes ngase nuk lejohet që parfumi në formë të avulltë të thithet me hundë për shkak se ai përmban disa pjesë të dukshme të cilat nëse i thithë me hundë, ato kalojnë brenda hundës e pastaj deri në lukth. Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem i tha Lekit bin Sabre: “Bëje futjen e ujit në hundë sa më shumë pos nëse je agjërues”.
Pyetje: Dalja e gjakut nga mishi i dhëmbeve a e prishë agjërimin? Përgjigje: Gjaku i cili del nga dhëmbet nuk ndikon aspak në agjërim, mirëpo duhet patur kujdes sa të mundet të mos e përbijë atë. E njejta gjë është edhe nëse i del gjakë nga hundët. Për këtë ai nuk ka nevojë të bëjë kompenzim.
Pyetje: Nëse gruas që ka menstruacione i kalon ajo gjëndje para agimit dhe pastrohet pas agimit, çfarë është hukmi i agjërimit të saj? Përgjigje: Agjërimi i saj është i saktë nëse ajo është e sigurtë se i ka kaluar menstruecioni. Pra, me rëndësi është që të jetë e sigurtë se i ka kaluar menstruacioni ngase disa gra mendojnë se menstruacionet janë larguar e në realitet nuk është ashtu. Për këtë, gratë shkonin tek Aisheja radijallahu anha me pambukë dhe i tregonin asaj shenjën e largimit të menstruacioneve e ajo u thoshte: “Mos e bëni këtë derisa ta shihni të bardhën”. Femra duhet të sigurohet derisa të sigurohet se menstruacionet janë larguar plotësishtë, e nëse vërtetohet kjo, ajo bën nijet agjërimin edhe nëse nuk pastrohet deri pas agimit. Ajo duhet të kujdesët për namaz kështuqë duhet të nxitojë që të pastrohet për ta falë namazin në kohën e tij. Kam dëgjuar se disa gra lirohen nga menstruacionet pas agimit apo edhe para tij mirëpo, ajo e vonon pastrimin deri pas agimit me arsyetimin se ajo dëshiron një pastrim më të plotë. Një veprim i tillë është gabim si në Ramazan ashtu edhe jashtë tij. Ngase obligim (vaxhib) për të është të shpejtojë e të pastrohet për ta falë namazin në kohën e tij. Ajo obligohet njëherë të pastrohet vetëm sa për ta kryer namazin e nëse dëshiron që të pastrohet me tepër, këtë mund ta bëj pas lindjes së diellit. Ngjashëm me gruan me menstruacione është edhe gruaja me xhunubllakë. Nëse ajo nuk pastrohet deri pas agimit, agjërimi i saj është i saktë dhe nuk ka ndonjë ndalesë. Pokështu edhe burri i cili është xhunubë dhe nuk pastrohet deri pas agimit, agjërimi i tij është në rregullë. Është transmetuar se Pejgamberin sal-lallahu alejhi ve sel-lem e zinte agimi duke qënë xhunubë nga mardhënia intime, ai agjëronte dhe pastrohej pas agimit. Allahu e di më së miri.
Pyetje: Çfarë është hukmi i freskimit me ujë për agjëruesin? Përgjigje: Freskimi me ujë për agjëruesin është i lejuar dhe nuk ka ndonjë ndalesë. Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem i hidhte ujë kokës së tij nga nxehtësia apo etja duke qënë agjërues. Ibni Umeri e lagte petkun e tij me ujë duke qënë agjërues për ta zvogëluar nxehtësinë e madhe apo etjen. Lagështia nuk ndikon në agjërim sepse ajo nuk është ujë që kalon në lukth.
Pyetje: A prishet agjërimi me shijimin e ushqimit? Përgjigje: Agjërimi nuk prishet me shijimin e ushqimit nëse nuk përbihet. Mirëpo, këtë sduhet ta bëj, vetëm në rast nevoje, në këtë rast nëse kalon diç prej ushqimit në barkun tënd pa qëllim, agjërimi yt nuk prishet.
Fetava Erkanul islam, shejh Ibn Uthejmin – Allahu e mëshiroftë!