Pse leh qeni në momentin kur thërritet ezani?
Përgjigje: I Dërguari i Allahut (alejhi salatu ues selam) na ka urdhëruar që të kërkojmë mbrojtje tek Allahu nga shejtani i mallkuar, në momentin kur dëgjojmë të lehurën e qenit, sepse ai sheh atë që ne nuk e shohim.
Muslimani, duhet të veprojë atë që i është lejuar, ndërsa e lehura e qenit kur dëgjon ezanin, mund të themi se nuk është e përhershme dhe e pandryshueshme dhe për faktin se shumë qenë të tjerë nuk ndodh që të lehin kur e dëgjojnë ezanin.
E m.gj.th, është saktësuar nga Profeti (alejhi selam) se shejtani largohet me të shpejtë kur dëgjon ezanin, madje lëshon edhe zhurma.
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) tregon se Profeti (alejhi selam) ka thënë: Kur bëhet thirrja për namaz, shejtani largohet dhe lëshon zhurmë që mos të dëgjojë ezanin dhe kur përfundon ezani, ai kthehet me qëllim që të hutojë njeriun në mendime, duke i thënë: Kujto këtë gjë, kujto atë gjë, gjëra të cilat nuk i mendonte, derisa harron sa namaz ka falur. [Buhariu dhe Muslimi].
Atëherë, e lehura e tij mund të jetë për shkak se ai shikon shejtanët dukë u larguar, por mund të jetë dhe vetë qeni që leh shejtan, sepse është fakt se shejtanët marrin forma të ndryshme krijesash.
Sido që të jetë, sa herë që qeni leh, gjatë ezanit apo në raste të tjera, sepse ai shikon atë që ne nuk e shohim siç thamë më lart, në këtë rast kërkohet nga ne që të kërkojmë mbrojtje tek Allahu nga shejtani i mallkuar. Pra duke thënë: Eudhu bil-lahi minesh shejtani rraxhim. Allahu e di më së miri!
Përktheu Fatjon Isufi
Pse leh qeni në momentin kur thërritet ezani?
A e dini pse jemi kaq shumë muslimanë në botë?
Sekretari i Ligës së Botës Islame me studentë në Prishtinë: a e dini pse jemi kaq shumë muslimanë në botë?
Sekretari i përgjithshëm i Ligës së Botës Islame, Abdul-Kerim al-Isa i cili po qëndron në një vizitë zyrtare në Kosovë, në një ligjeratë që mbajti sot para studentëve të Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë, u bëri thirrje të rinjve që të lënë anash emocionet kur flitet për çështje fetare, duke i këshilluar ata të reagojnë me butësi e urtësi.
Sekretari al-Isa u tha studentëve se feja islame është fe e lëhtësimit e butësisë ndaj njerëzve, përhap vetëm mirëkuptim, respekt, vlerat e tij të larta dhe mëshirën e tij në mbarë botën, dhe këtë e shprehin edhe thëniet e të dërguarit të Zotit.
“Myslimanët janë më shumë se 1 miliardë e gjashtë qind milionë. Po të ishte feja Islame ajo e cila përhap urrejtje, nuk do të kishte këtë numër të madh”, tha ai.
Mesazhi më i fortë që dha sekretari al-Isa është se “nuk ka dhunë në fe”, duke cituar kështu Kur’anin.
Porosia tjetër e dhënë nga ai ështe se duhet respektuar mendimi ndryshe, dhe për këtë kërkoi nga studentët të studiojnë në thelb Islamin.
“E keni një përgjegjësi të madhe të mësoni në thelb shkencat islame. Është shumë i rëndësishëm sinqeriteti dhe kuptimi i mendimit ndryshe. Para se të akuzoni mendimet e të tjerëve, akuzoni mendimin tuaj. Ju sugjeroj të jeni të hapur edhe me shkencat tjera. Dallimi në mendime dhe llojllojshmëria e mendimeve është një nga ligjet e Krijuesit. Nuk mund t’i detyrojmë të gjithë të kenë të njëjtin mendim”, tha al-Isa.
Ai shtoi më tej se shkencat islame janë vetëdijësim i njeriut për rrugën e tij, duke theksuar se ka mungesë të informatave për studimet islame.
“Kur jemi të vetëdijshëm dhe të kuptojmë drejt synimet e Islamit, mund të sjellim argumente ndaj atyre që e sulmojnë”, tha ai.
Zyrtari i lartë gjatë kësaj ligjërate foli edhe për ekstremizmin dhe radikalizmin duke e cekur se për luftimin e tyre, Arabia Saudite ka dhënë kontribut të madh, duke thënë se një nga shkaktarët është moskuptimi i mirëfilltë i Sheriatit.
Sipas tij, terrorizmi nuk ka mundësi të zhduket nëse nuk zhduket ideologjia e tillë.
Al-Isa tha se Arbaia Saudite është luftuesi më i madh i terrorizimit dhe këtë sipas tij e tregon mbështetja që mori Aleanca Ushtarake si nga vendet islame ashtu dhe joislame, si dhe nga themelimi i qendrës për lufimin e terrorizimit në nivel global.
“Terrorizmi i frikësohet luftimit ideologjik e jo ushtarak, andaj lufta ideologjike do ta mund atë dhe do ta kthen në binarë Islamin e vërtetë”, tha al-Isa.
Më tej, dekani i Fakultetit të Studimeve Islame, Fahrush Rexhepi, sekretarin al-Isa e cilësoi figurë të rrallë për çka tha se ështe nder për fakultetin që ai t’i drejtohet stafit dhe studentëve, duke thënë se shquhet për kontributin e tij në rrafshin e Islamit.
Rexhepi theksoi se duhet çmuar deklartat që ka dhënë al-Isa për pavarësinë e Kosovës dhe Islamin e pastër.
Blendi Gashi – /tesheshi.com/
Buke per nevojtaret
Projekti i radhes – Buke per nevojtaret…
(Ndihmo me 10 euro ne muaj nga paga yte – Sh.H.Agimi I Bamiresise – Tetove)
Projekti “Miell per nevojtaret” ka per qellim qe te mbuloi rreth 300 familje nevojtare me nga nje thes miell (ne 2-3 muaj nga nje), pasi qe eshte nga ushqimet baze e cila eshte mese e qelluar si ndihme ketyre familjeve…
(100 these ne muaj per 100 familje)…
Pasi qe vec eshte bere mareveshje qe nje thes miell te meret me cmim maximum te lire 600 den – 25 kg miell…
Ky projekt do kete sukses dhe bereqet inshAllah duke u bere dhurues mujore nga paga jone nga 10 euro – 600 den, duke e bere me nje parakontrate mujore qe leket te kalojne direkt ne zhirollogarine e shoqates me pershkrim per projektin “Miell per nevojtaret”…
E lusim Allahun dhe shpresojme qe ky projekt te mbuloj si fillim 120 familje vec te registruar dhe nga starti kemi afer 25-30 donator mujore qe kane shpreh deshire te na ndihmojne me shprese se numri I tyre do shtohet…Duke u bere pjese me kete ndihme me hadithin I cili thote:
“Sadaka ja me e dashur te Allahut eshte ajo e vazhdueshme qofte ajo edhe pak “…
O Zot na jep sinqeritet dhe bereqet ne kete projekt qe tu jemi ne ndihme nevojtareve tane sadopak…
Nr.kontakti : +389 71 535 133
Dexhalli dhe përshkrimi i tij
Dexhalli dhe përshkrimi i tij
En-Nevas ibën Sem’an (radiallahu anhu) thotë: “Një ditë paradite, i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) përmendi Dexhalin dhe gjatë fjalës, ai e ngrinte zërin dhe e ulte atë, sa që menduam se ai ishte pas pyllit të palmave. Kur shkuan tek ai mbasdite, ai e vëreu që ishim të frikësuar dhe na tha: “Çfarë keni?” Ne i thamë: “Përmende Dexhalin sot paradite dhe herë e ngrije zërin e herë e ulje, sa që0 menduam se ai është pas pyllit të palmave!” Ai (salallahu alejhi ue selem) tha: “Diçka tjetër përveç Dexhalit ia kam frikën për ju, sepse nëse ai del sa jam unë në mesin tuaj, unë do përballem me të dhe jo ju, por nëse ai del kur unë të mos jem më, atëherë çdokush të ruhet vetë, e Allahu është Trashëguesi im për çdo musliman; Dexhali është një burrë i ri me flokë kaçurrela dhe njëri sy i tij pluskon. Unë mund ta krahasoj atë me AbdulUza ibën Kutn. Kush e ndesh atë prej jush, të lexojë ajetet e para të sures El Kehf. Ai do të dalë në një rrugë mes Levantit (Sirisë) dhe Irakut, dhe do të bëjë shkatërrime të mëdha djathtas e majtas. O robër të Allahut! Bëhuni të qëndrueshëm në fenë tuaj!” Ne i thamë: “O i Dërguari i Allahut! Sa do të qëndrojë ai në Tokë?” Ai tha: “Dyzet ditë; një ditë sa një vit, një ditë sa një muaj dhe një ditë sa një javë, kurse ditët e tjera njësoj si ditët tuaja.” I thamë: “O i Dërguari i Allahut! Atë ditë që do të jetë sa një vit, a do të na mjaftojë namazi i një dite?” Ai (salallahu alejhi ue selem) tha: “Jo! Por përcaktojeni vetë aq sa i takon.” I thamë: “O i Dërguari i Allahut! Me çfarë shpejtësie do të lëvizë ai në Tokë?” Ai tha: “Si shiu i ndjekur nga furtuna. Në çdo vend që shkon, do i ftojë njerëzit që ta besojnë atë dhe ata do i besojnë dhe do i përgjigjen; ai do të urdhërojë qiellin të zbresë shi dhe do të bierë shi, toka do të mbijë bimët, bagëtitë e tyre do të kthehen në mbrëmje nga kullota me gunga më të larta, me gji më të mbushura, me ije më të fryra (nga ngopja); pastaj do të shkojë te një popull dhe do i ftojë që t’i besojnë atij, por ata do ia kthejnë fjalën; atëherë ai do të largohet prej tyre, dhe në mëngjes ata do të gdhihen të skamur, nuk do të zotërojnë asgjë. Pastaj, ai do të kalojë pranë një rrënoje dhe do i thotë: “Nxirri thesaret e tua!” Dhe thesaret e saj do dalin dhe do e ndjekin atë sikur të ishin bletë që mblidhen rreth bletës mashkull. Pastaj do thërrasë një djalë të ri në moshë, do e godasë me shpatë dhe do e ndajë në dy pjesë mes të cilave kalon shpata, pastaj do e thërrasë dhe ai do ecë, do të thotë “La ilahe il-la Allah” dhe do të qeshë. Ndërkaq, Allahu do të dërgojë Mesihun, birin e Merjemes (alejhi selam), i cili do të zbresë te Minarja e Bardhë në lindje të Damaskut, i veshur me dy rrobe të ngjyrosura me shafran, me duart të vendosura mbi krahët e dy engjëjve; kur tund kokën, ajo i kullon (ujë) dhe kur e ngre atë, prej saj zbresin kokrra uji si perla. Çdo mohues (jomusliman) që e ndjen aromën e frymës së tij, vdes në vend; e fryma e tij arrin atje ku i arrin shikimi. Ai do të ndjekë Dexhalin deri sa ta arrijë te porta e “Luddit” (fshat mes Palestinës dhe Jordanisë) dhe do e vrasë atë. Pastaj, Isa ibën Merjem do të shkojë te një grup njerëzish të cilët Allahu i ruajti nga Dexhali, do iu fshijë fytyrat dhe do iu tregojë gradat e tyre në Xhenet. Ndërkaq, Allahu do i shpallë Isait, birit të Merjemes: “Unë kam nxjerrë disa robër të Mi, të cilëve nuk mund t’i dalë askush para që t’i luftojë, prandaj ruaji robët e Mi prej tyre te mali i Turit. Atëherë Allahu dërgon Jexhuxhët dhe Maxhuxhët, të cilët dalin nga çdo kodër; të parët e tyre do të kalojnë te liqeni i Tabarijas (Deti i Galileut në Palestinë) dhe do të pijnë prej tij, pastaj kalojnë të fundit dhe thonë: “Dikur këtu ka pasur ujë!” Profeti i Allahut, Isai dhe shokët e tij do të rrethohen prej tyre, sa që koka e viçit do të jetë më e mirë për ta se 100 dinar ari (nga uria dhe gjendja e vështirë), atëherë Profeti i Allahut, Isai dhe shokët e tij do i drejtohen Allahut, dhe Allahu do të dërgojë krimba në qafat e tyre e ata do të vdesin të gjithë njëherësh sikur të ishin një trup i vetëm. Pastaj Allahu do e zbresi profetin e Tij, Isën dhe shokët e tij në tokë (zbresin nga mali i Turit), por ata nuk do të gjejnë asnjë pëllëmb vend pa u mbushur me kufomat dhe kërmat e tyre, kështu që profeti i Allahut Isai dhe shokët e tij i drejtohen Allahut (me lutje), pastaj Allahu dërgon një shi që nuk e ndalon asnjë shtëpi prej guri apo balte (hyn në çdo vend) dhe e lan Tokën duke e lënë atë si pasqyrë që shkëlqen. Pastaj do i thuhet Tokës: “Mbij frytet e tua dhe ktheje bereqetin tënd. Atë ditë një grup njerëzisht do të mjaftohen me një kokërr shege dhe do të bëjnë hije me lëkurat e saj. Do i jepet bereqet qumështit, sa që kulloshtra e një deveje që sapo ka lindur, i mjafton një grupi të madh njerëzisht, kurse kulloshtra e lopës do i mjaftojë një fisi dhe ajo e deles do i mjaftojë një familje. Ndërkaq, Allahu dërgon një aroma të mirë, e cila i prek ata poshtë sqetullave të tyre dhe i merr shpirtin çdo besimtari dhe muslimani. Atëherë do të mbesin në Tokë njerëzit më të këqinj të cilët kryejnë marrëdhënie seksuale në publik ashtu si bëjnë gomarët; mbi ta do të bëhet Kiameti.” [Transmeton Muslimi].
E kujt është përgjegjësia e sigurisë së atdheut?
Kushdo që jeton mbi dheun e vendit të tij, që shijon të mirat dhe dobitë e tij është përgjegjës për sigurinë e tij. Siguria e atdheut është detyrë e shenjtë dhe një mesazh i lartë dhe detyrim fetar sepse kjo siguri në radhë të parë është në dobinë tënde pasi të bën të ndihesh i sigurt për veten tënde, për nderin, pasurinë, për shoqërinë, për arritjet dhe lavdinë tënde. Siguria është një nga mirësitë më të mëdha që na i ka përmendur Allahu xh.sh. duke thënë: “Ai i cili i furnizoi me ushqim dhe i siguroi nga çdo frikë”. (Surja El Kurejsh).
Nuk mund të ketë jetë pa siguri sepse siguria është një nga shtyllat e lumturisë dhe suksesit. Pikërisht për këtë Profeti a.s. ka thënë: “Kush e gdhin ditën duke qenë i sigurt në familjen dhe pasurinë e tij, gëzon shëndet të plotë dhe e ka të siguruar ushqimin e asaj dite është njësoj sikur ti jenë dhënë të mirat e gjithë dynjasë”. Vetë Ibrahimi a.s. i është lutur Allahut xh.sh. që ti japë siguri vendit të tij: “O Zoti im, bëje këtë vend të sigurt”.
Çdonjëri prej nesh është përgjegjës për sigurinë. Drejtuesi i vendit ka për detyrë ruajtjen dhe mbrojtjen e atdheut, garantimin e sigurisë për qytetarët e vendit të tij, mbajtjen e drejtësisë mes njerëzve ashtu siç i tha Hurmuzani Omerit r.a. kur e pa të flinte gjumë nën hijen e një peme pa caktuar roje për ta ruajtur: “Ke gjykuar me drejtësi, ndihesh i sigurt dhe prandaj të ka zënë gjumi”.
Siguria është përgjegjësi edhe e dijetarit të fesë, ftuesit, profesorit, intelektualit, shkrimtarit dhe poetit. Të gjithë duhet që ti druhen Zotit secili në fushën e vet duke ecur në rrugën e të mesmes. Tek ne nuk ka vend për idetë e devijuara ateiste, as për devijimet dhe risitë ne fe sepse Allahu xh.sh. na ka urdhëruar që ti përmbahemi të mesmes në çdo çështje dhe pa e tepruar por edhe pa lënë gjë mangët. Allahu xh.sh. thotë: “E kështu ju kemi bërë umet të mesëm”.
Po ashtu edhe media ka përgjegjësinë e saj, qoftë ajo e shkruar, e dëgjuar apo e shikuar. Ajo duhet që të përcjellë idetë e ndritura dhe mendimet e sakta duke pasur për qëllimin bashkimin dhe unitetin e umetit duke mbrojtur shenjtërinë e mesazhit të përjetshëm, sigurinë e atdheut, afrimin e zemrave.
Përgjegjësia e sigurisë bien mbi çdo individ të shoqërisë, qoftë ai nëpunës shtetëror, tregtar, doktor, inxhinier, ushtar, bujk, apo çdo lloj profesioni tjetër sepse Profeti a.s. e ka përshkruar shoqërinë duke e krahasuar me një anije në të cilën kanë hipur të gjithë dhe të gjithë janë përgjegjës për sigurinë e saj. Nëse lejojmë ndonjë mendjelehtë që ta shpojë atë atëherë anija do të mbytet dhe bashkë me të do të mbytemi të gjithë.
Ne kemi një projekt islam qytetërues rinovues dhe duhet që ta ruajmë dhe të pastrojmë atë sepse para projektit të njësimit të Zotit dhe unitetit ne kemi qenë fise të përçara dhe në armiqësi me njëri-tjetrin dhe nuk duam që të kthehemi edhe një herë aty ku kemi qenë. Allahu xh.sh. thotë: “Dhe mos u bëni si ata që u përçanë pasi u kishin ardhur argumentet e qarta, ata do të kenë dënim të dhembshëm”
Detyra e parë e shtetit është që të mbrojë fenë e vërtetë larg ekstremeve sepse në preambulën e shpalljes së shtetit tonë thuhet se ai është shtet mysliman që ndjek librin e Allahut dhe traditën e profetit të Tij. Prandaj duhet ta respektojmë të gjithë këtë besëlidhje të shenjtë dhe të fortë sepse islami është zgjedhja e Zotit për ne k, është mesazhi dhe krenaria jonë mes gjithë popujve të botës dhe ne do ta vadisim atë edhe gjak sa herë që të jetë nevoja. S’kemi zgjedhje tjetër përveç nderit që na ka bërë Allahu xh.sh. duke na zgjedhur si vendin ku zbriti shpallja dhe mesazhi i Tij, na bëri kible për gjithë botën, pikënisja e dritës dhe tokën e Muhamedit a.s.
Atëherë nuk na ngelet gjë tjetër veçse të jetojmë sipas rregullave që ka vendosur për ne Allahu xh.sh.
Çdo qytetar i këtij vendi ka të drejta dhe detyrime. E drejtë e tij është që të bëjë një jetë të mirë dhe të jetë i sigurt ku ti garantohet jetesa dhe të jetojë i sigurt dhe i stabilizuar. Atij duhet ti hapen dyert e punësimit, të novacionit dhe prodhimit dhe të pjesëmarrjes aktive dhe të dobishme. Por ai ka për detyrë që të këshillojë të tjerët, ti largohet përçarjes dhe të përpiqet të kontribuojë për unitetin, të mbrojë atdheun dhe të ndihmojë në ndërtimin dhe zhvillimin e tij.
Vetëm me anë të sigurisë bëhet i mundur zhvillimi, përparimi i shkencës, ndërtimi dhe lulëzimi, prodhimi dhe puna serioze dhe frytdhënëse. E nëse humbasim sigurinë atëherë mbaron edhe jeta e mirë dhe shoqëria .
Prandaj le të kontribuojmë të gjithë për një jetë të sigurt dhe të qëndrueshme që ngrihet mbi dashurinë, vëllazërinë dhe respektin e ndërsjellë, mbi drejtësi, mbi dhënien të drejtave dhe kryerjen e detyrave duke u bërë ortakë si në suksese ashtu edhe kur dështojmë: “E përkujtojeni mirësinë e Allahut që pasi ishit armiq i afroi zemrat tuaja dhe me mirësinë e Tij u bëtë vëllezër”.
Duke menduar për ajetet e Kuranit !
Kurani është libri i fundit, që Allahu ka dërguar për të gjithë njerëzit. Çdo njeri, që jeton në tokë, ka përgjegjësi për të mësuar Kuranin dhe për të plotësuar udhëzimet e përcjella nga ai. Megjithatë, shumica e njerëzve nuk e lexojnë atë dhe nuk i përmbushin udhëzimet e Allahut, edhe pse ata e pranojnë atë si një libër hyjnor. Kjo është pasojë e të mosmenduarit rreth Kuranit dhe e njohjes së tij të përciptë, nga të dhënat e marra andej-këtej. Nga ana tjetër, për një njeri që mediton, rëndësia e Kuranit dhe vendi i tij në jetën e njeriut janë shumë të mëdha.
Para së gjithash, ai që “mediton”, dëshiron të njohë Krijuesin, që e krijoi, i dha jetë dhe i dhuroi atij mirësi të panumërta. Një njeri i tillë dëshiron të mësojë, se me ç’sjellje Allahu do të jetë i kënaqur me të.
Kurani, të cilin Allahu e dërgoi me anë të të Dërguarit të Tij, Muhamedit (paqja qoftë mbi të), është një udhëzues, që u përgjigjet çështjeve të mësipërme. Për këtë arsye, njeriu duhet të njohë librin, që Allahu u ka shpallur njerëzve si udhëzues dhe, në të cilin Ai dalloi të mirën nga e keqja. Njeriu duhet të mendojë për çdo ajet kuranor dhe të përmbushë atë që urdhëron Allahu në mënyrën e duhur.
Allahu thekson qëllimin, për të cilin iu shpall Kurani njerëzve:
“(Ky është një) Libër i begatshëm, të cilin Ne ta shpallëm ty, me qëllim që njerëzit me mendje të shëndoshë të mendojnë rreth argumenteve të tij dhe të marrin mësim prej tij.”(Sad 29)
“Jo! Kurani është këshillë e lartë. E kush do, merr mësim prej tij. Po ata nuk mund të marrin mësim prej tij, vetëm nëse dëshiron Allahu. Ai është i denjë për t’iu ruajtur dhe i denjë për falje mëkatesh!” (El-Mudethir 54-56)
Shumë njerëz e lexojnë Kuranin, por gjëja e rëndësishme është të ndalesh në çdo varg të tij, të nxjerrësh mësime dhe të përmirësosh sjelljen në përputhje me këto mësime.
Ai që lexon ajetin: ”
Pa dyshim, pas vështirësisë vjen lehtësimi. Vërtet, pas vështirësisë vjen lehtësimi.” (El-Inshirah 5-6), fillon të mendojë rreth këtij ajeti. Ai e kupton, se Allahu krijon lehtësim pas çdo vështirësie dhe, si rrjedhim, e vetmja gjë që ai duhet të bëjë kur has vështirësi, është të ketë besim te Allahu dhe të gjejë lehësimin që ndodhet në të. Duke e ditur premtimin e Allahut, ne vëmë re se humbja e shpresës apo paniku që ndiejmë në çaste vështirësie, është shenjë e dobësisë së besimit tonë. Pasi lexojmë këtë ajet dhe mendojmë për të, sjellja jonë do të përshtatet me ajetin gjatë gjithë jetës sonë. Në Kuran, Allahu tregon histori nga jeta e profetëve dhe të dërguarve të Tij në të kaluarën, në mënyrë që njerëzit të mësojnë, përmes shembujve konkretë, se si duhet të jetë sjellja, biseda dhe jeta e një njeriu, me të cilin Allahu është i kënaqur. Allahu shprehet në disa nga ajetet e Kuranit, se njerëzit duhet të mendojnë për këto histori e të nxjerrin mësime prej tyre:
“Në tregimet e tyre (Jusufit dhe vëllezërve të tij) kamësime e argumente për njerëzit me mendje të shëndoshë…” (Jusuf 111)
“… Ne i shpëtuam ata, ndërsa atë ngjarje e bëmë argument për tërë botën.” (El-Ankebut 15)
Në Kuran janë përmendur disa nga cilësitë e popujve të hershëm, si dhe sjelljet apo fatkeqësitë, që u ndodhën atyre. Do të ishte një keqkuptim i madh, t’i lexojmë këto vargje thjesht si rrëfim ngjarjesh historike, që kanë lidhje me disa popuj të kohëve të shkuara, sepse Allahu i ka shpallur këto vargje me qëllim që ne të mendojmë rreth tyre dhe të përmirësojmë sjelljen tonë, duke nxjerrë mësime nga ngjarjet, që u ndodhën atyre:
“Ne i shkatërruam ata që ishin si ju. A ka ndonjë që merr mësim? (El-Kamer 51)
“Ne e bartëm Nuhun në anijen e ndërtuar me dërrasa e gozhdë, e cila lundronte nën mbikqyrjen Tonë. Ne i fundosëm jobesimtarët si ndëshkim për mohimin që i bënë Nuhut. Atë ngjarje Ne e lamë për kujtim, por a ka ndonjë që merr mësim? E si ishte atëherë ndëshkimi dhe kërcënimi Im..?! Ne e bëmë Kuranin të lehtë për t’u mësuar, por a ka ndonjë që merr mësim?” (El-Kamer 13-17)
Allahu e ka shpallur Kuranin si një udhëzim për të gjithë njerëzit. Prandaj, të menduarit për çdo varg të Kuranit, të jetuarit në përputhje me të dhe nxjerrja e mësimeve prej tij, përbëjnë të vetmen mënyrë për të fituar pëlqimin, mëshirën dhe shpërblimin e Allahut.
Për çfarë u bën thirrje Allahu jerëzve, që të mendojnë për Kuranin?
“… Ty ta zbritëm Kuranin, që t’u shpjegosh njerëzve atë që u është shpallur atyre, me shpresë se do të mendojnë.” (En-Nahl 44)
Ashtu si në këtë varg të sures “En Nahl”, edhe në shumë vargje të tjera, Allahu u bën thirrje njerëzve të mendojnë. Të mendosh rreth gjërave që ka krijuar Allahu, do të thotë të adhurosh Allahun. Çdo çështje, mbi të cilën ne mendojmë, na ndihmon të kuptojmë dhe të vlerësojmë plotfuqishmërinë, mençurinë, diturinë, mjeshtrinë dhe cilësitë e tjera të Allahut.
Allahu i bën thirrje njeriut të mendojë rreth krijimit të vet
“E njeriu thotë: “Si ka mundësi që pas vdekjes do të ringjallem..?!” Po, a nuk mendon njeriu, se Ne e krijuam atë më parë, kur ai nuk ishte asgjë?” (Merjem 66-67)
Allahu i bën thirrje njeriut të mendojë rreth krijimit të universit
“Me të vërtetë, në krijimin e qiejve e të tokës, në ndërrimin e natës e të ditës, në anijen që lundron në det e u sjell dobi njerëzve, në shiun që lëshon Allahu prej së larti, me të cilin ngjall tokën pas vdekjes dhe përhap në të prej të gjitha gjallesave, në qarkullimin e erërave dhe reve të nënshtruara mes qiellit e tokës, (në të gjitha këto) ka argumente për njerëzit që mendojnë.” (El-Bekare 164)
Allahu u bën thirrje njerëzve, të mendojnë për natyrën e përkohshme të jetës së kësaj bote
“Shembulli i jetës së kësaj bote është si shembulli i shiut që kemi zbritur nga qielli, me anën e të cilit harlisen bimët e tokës. Njerëzit dhe kafshët hanë prej këtyre bimëve, deri sa toka të jetë stolisur e zbukuruar (me pemë e lule) dhe banorët e saj të mendojnë se janë në gjendje të vjelin frutat e saj, atëherë vjen dënimi ynë, natën ose ditën. Sikur të mos ekzistonte më parë. Kështu ua sqarojmë faktet njerëzve, që mendojnë.” (Junus 24)
Allahu u bën thirrje njerëzve të mendojë për faktin, se i gjithë universi është krijuar për njeriun
“Ai nënshtroi për ju gjithçka që gjendet në qiej dhe në tokë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë thellë.” (El-Xhathije 13)
“Nëpërmjet shiut Ai bën që të mbijnë për ju të lashtat, ullinjtë, hurmat, vreshtat dhe nga të gjitha llojet e frutave. Në gjithë këto mirësi ka argumente për njerëzit që mendojnë.
Ai nënshtroi për ju ç’ka krijoi në tokë (prej bagëtive, bimëve, pemëve, mineraleve, etj), me të vërtetë që në këtë ka fakte për një popull që di të marrë mësim.
Allahu është Ai që nënshtroi detin, që të hani mish të freskët prej tij dhe të nxirrni stolitë që ju i mbani… … që të shfrytëzoni begatitë e Tij dhe, kështu, të falenderoni (Allahun).
Ai vuri në tokë male të forta, me qëllim që ajo të mos lëkundet bashkë me ju. Ai krijoi lumenj e rrugë, që të mund të orientoheni.
Ai vuri edhe shenja të tjera (për t’u orientuar ditën) ndërsa (natën) njerëzit orientohen me anën e yjeve.
Atëherë pra, a është Ai që krijon i barabartë me atë që nuk krijon? A nuk po mendoni?” (En-Nahl 11-17)
Allahu u bën thirrje njerëzve të mendojnë për Kuranin
“A nuk reflektojnë rreth Kuranit? Sikur të ishte prej dikujt tjetër, përveç Allahut, ata do të gjenin në të shumë kundërthënie.” (En-Nisa 82)
“A nuk menduan thellë rreth Kuranit, apo mos u erdhi atyre diçka, që nuk u kishte ardhur të parëve të tyre.” (El-Mu’minun 68)
“(Ky është) Libër i begatshëm, të cilin Ne ta shpallëm ty, me qëllim që njerëzit me mendje të shëndoshë të mendojnë rreth argumenteve të tij dhe të marrin mësim prej tij.” (Sad 29)
“Ne ua bëmë të lehtë Kuranin në gjuhën tënde, kështu që ata të marrin mësim.” (Ed-Duhan 58)
Të dërguarit e Allahut u bëjnë thirrje njerëzve të reflektojnë
“Thuaj (o Muhamed): “Unë nuk u them juve se i kam në dorë depot e furnizmit të Allahut, as nuk pretendoj se e di Dijen e Fshehtë e as nuk ju them se jam engjëll. Unë ndjek vetëm atë që më shpallet mua. Thuaj: “A janë të barabartë i verbri dhe ai që sheh?” A nuk mendoni?” (El-En’am 50)
Allahut u bën thirrje njerëzve, t’u rezistojnë provokimeve të shejtanit
“Kur të vijnë ngacmimet e Shejtanit, kërko mbrojtje nga Allahu, sepse, vërtet, Ai dëgjon e di gjithçka. Me të vërtetë, ata që janë të devotshëm dhe ruhen nga gjynahet, kur i prek ndonjë ngacmim djallit, përkujtojnë Allahun dhe atëherë shohin (të vërtetën).” (El-A’raf 200-201)
Allahu e nxit njeriun, të cilit i është komunikuar Kurani, të mendojë thellë
Duke iu drejtuar Musait dhe Harunit, Allahu thotë në
Kuran:
“Shko me argumentet e Mia bashkë me vëllain tënd dhe mos reshtni duke përmendur e përkujtuar emrin Tim. Shkoni që të dy te faraoni, se ai vërtet i ka kaluar kufijtë. Thojini Atij fjalë të mira, ndoshta ai mendohet apo frikësohet.” (Ta Ha 42-44)
Marre nga libri ”Te mendosh thelle”
Sa jemi nga banorët e xhenetit?
Sa jemi nga banorët e xhenetit?
Burejde b Hasib el-Eslemij, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, ka thënë: ‘Ka thënë i dërguari i Allahut: banorët e xhenetit janë njëqind e njëzet rreshta. Tetëdhjetë prej tyre janë nga ky umet, ndërsa katërdhjetë nga umetet tjera.’
Transmeton Tirmidhiu (2546), hadithin e ka saktësuar shejh Albani.
Përkthim :Hoxhë Valdet Kamberi
Si ta përdorni soden bikarbon për tretje dhe për pastrim të organizmit?
Si ta përdorni soden bikarbon për tretje dhe për pastrim të organizmit?
Një nga përdorimet tipike të sodës bikarbon është ai i favorizimit të tretjes së ushqimit. Në këto raste është më mirë që të tretet në ujë, ose lëng portokalli apo limoni.
Në një gotë me ujë, shtohet një luge e vogël sodë bikarbon, ku mund të shtohen disa pika lëng limoni.
Durimi dhe Sprova
Durimi dhe Sprova
“O ju besimtarë, bëni durim, bëhuni të qëndrueshëm kundër armikut, rrini të përgaditur dhe, që të shpëtoni, ruajuni dënimit të All-llahut.” (Ali Imran, 200.)
| Durimi
…
Allahu i Madhërishëm na shpalli që: njeriu është vazhdueshëm me sprovën në këtë botë, kjo sprovë e cila u caktua në pafillimsi.
Ballafaqimi i njeriut me sprovën është një nga dhuratat të Zotit. Njeriu nëse e tejkalon këto sprova, të çfarë do llojit qoftë; pasurisë, jetës, familjes, punës etj…, fiton ngritjen shpirtërore tek Zoti.
| E tani Sprova:
“Ai është që ka krijuar vdekjen dhe jetën që t`u sprovojë se cili prej jush është më vepërmirë.” (Mulk, 2).
Sprovat janë aq shumë sa që mundemi të themi; sa udhëtime tek Zoti kemi, aq edhe sprova të ndryshme kemi.
Sikurse thotë, Paulo Coelho, në Manul i Luftëtarit të Dritës: “Luftëtari, duhet të piqet në furrën e sprovës, që të mund të bëhet – i Dritës.”
Emir Shabani
Duaja per mbrojtjen e femijeve nga syri i keq,hasedi apo ngacmimet e shejtaneve
Thuaje kete ne prezence te femijeve minimumi 3 here dhe fryej ne fytyre apo thuaje kete duke vendosur doren ne gjoks apo ne koke.
“Eudhu bi kelimatil-lahi et-taammeh min kul-li shejtanin we haammeh we min kul-li ajnin laammeh.” (Kërkoj mbrojtje me fjalët e Allahut të plota, nga secili shejtan, nga secila sëmundje dhe nga secili sy i keq).
Transmetohet se Uthmani [radijAllahu anhu] kur shihte fëmijë të bukur në rrugë ua pluhuroste pak fytyrën nga frika se mos i kaploj mësyshi.
Thuaje kete dua ne mengjes kur te zgjohen apo kur te bien ne shtrat per te fjetur.
Ke parasysh tetë gjëra që të bëjnë të lumtur në jetë:
Ke parasysh tetë gjëra që të bëjnë të lumtur në jetë:
adhurimi i Zotit tënd,
respektimi i prindërve,
afërsia e fëmijëve dhe gruas,
mbajtja e lidhjeve me të afërmit dhe fqinjët, nijeti i mirë dhe puna me atë,
leximi,
menaxhimi i kohës,
orari i ushqimit dhe ecja.
Përkthim :Hoxhë Valdet Kamberi
Nje keshille nga Muhamedi alejhi selam dhe nje nga Omeri radijAllahu anhu
“Shtate vitet e para luaj me femijen tend, shtate vitet e dyta edukoje ate ndersa shtate vitet e treta vellazerohu me te mandej lere litarin te lire”.
Omeri, radijAllahu anhu
I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thotë: “Në ditën e Kiametit Allahu thërret: “Ku janë fqinjët e Mi? Ku janë fqinjët e Mi?” Engjëjt thonë: “O Zoti ynë! E kush është ai që i takon të jetë fqinj i Yti?” Allahu thotë: “Ku janë ata që i mbushnin xhamitë?”
Es-Sahiha, 2728.
Mos u dëshpëro edhe nëse të shtohen akuza
Mos u dëshpëro edhe nëse të shtohen akuzat, edhe nëse të ngushtojnë fatkeqësitë, edhe nëse të mbyllet jeta për ty, se Allahu nuk e të lë nën qiellin e Tij të humbur e me dhimbje.
“E mos u dobësoni (fizikisht) dhe as mos u dëshpëroni (shpirtërisht), sepse ju jeni më të lartit, nëse jeni besimtarë të sinqertë.” (Ali Imran: 139)
Përktheu: Qendra Kur’anore
Progeria
Progeria është një sëmundje e lindur, pra një difekt apo dëm i fetusit. Të prekurit nga kjo sëmundje vdekjeprurëse kanë një pamje rrënqethëse, si pasojë e plakjes së parakohshme dhe zakonisht vdesin në moshën 13-vjeçare.
Vonesa e thellë e rritjes fillon që në periudhën 9 ose 24 mujore dhe çon drejt zhvillimeve anormale të fytyrës si për shembull një fytyrë e vogël joproporcionale, fryrje, sy të dalë dhe nofull të pazhvilluar. Deri në moshën 2-vjeçare bien të gjithë flokët, vetullat dhe qerpikët.
Organizata Kombëtare e Çrregullimeve të Rralla (NORD) e Shteteve të Bashkuara raporton se, të sëmurët humbasin të gjithë shtresën yndyrore poshtë lëkurës dhe me kalimin e kohës elasticiteton në muret arteriale, duke shkuar kështu drejt atakut kardiak apo infarktit që në moshë shumë të vogël në 90 përqind të rasteve. Simptomat e kësaj sëmundjeje janë të njëjtat me ato të plakjes që në njerëzit normal vjen gradualisht dhe për një kohë shumë të gjatë. Fëmijët me progeria zakonisht vuajnë nga sëmundje që prekin moshat e mëdha dhe që shkaktojnë vdekje në të gjithë botën siç janë ato kardiovaskularet. Në shumicën e rasteve ata vuajnë nga hipertensioni, ataket kardiake, zemër e zmadhuar etj., të cilat janë raste që lidhen ngushtë me plakjen.
Shkencëtarët kanë shpresë se, farnesyltransferase inhibitors (FTI), kurë e përdorur aktualisht për të trajtuar të sëmurët me kancer, mund të ndryshojë disa çrregullime të strukturës nukleare që besohet se shkaktojnë Progerian. Studimet e kryera tek minjtë që shfaqin shenja të njëjta me ato të kësaj sëmundje kanë treguar, se FTI mund të japë disa rezultate të kënaqshme ose të paktën përmirësime. Në 13 minjtë e trajtuar me FTI, vetëm njëri prej tyre vdiq në 20 javë studimi të UCLS. Dr Leslie Gordon, drejtues i Fondacionit të kërkimeve mbi Progerian tha: “Ky studim na jep disa informacione thelbësore për kërkimet tona klinike drejt përmirësimit të gjendjes shëndetësore të fëmijëve të sëmurë me progeria”.
Konsumoni këto ushqime para gjumit
E ky do të jetë një sekret pothuajse që për të cilin do të ndiheni falënderues
Këto ushqime janë :
Banane – Ato janë praktikisht një pilulë gjumi në një lëvozhgë. Përveç se përmban qetësues ato përmbajnë magnez, një relaksues i muskujve.
Çaji kamomil – Kamomil është një element kryesor që ju vë në gjumë duke qetësuar mendjen dhem organet.
Qumështi i ngrohtë – Ky nuk është një mit. Qumështi ka disa triptofanit, një aminoacid që ka efekt qetësues si dhe kalcium.
Mjalti – Hidhni një lugë mjaltë në qumështin tuaj të ngrohtë ose tek çaji. Ai do të ulë nivelin e vigjilencës duke ju dhënë një gjendje përgjumjeje.
Tërshëra– Ato janë burimi një ndjenje gjumi.
Bajamet – Një grusht me bajame do t’iu bëjë të bëni një gjumë të qetë duke qenë se ato përmbajnë triptofan dhe magnez për relaksimin e muskujve.
22 veprime për ta bërë jetën të lumtur
Kushtoja nga koha jote 10 deri 30 minuta për të ecur.
Kushtoja nga koha jote për çdo ditë nga 6 orë për gjumë.
Kushtoja një kohë për ushqime shpirtërore (namaz-tesbih- istigfare).
Kaloje një pjesë të kohës me njerëz që janë të moshës 70 vjeçare, dhe me disa qe janë nën moshën 6 vjeçare.
Konsumo më shumë ushqime natyrale dhe përmbaju sa ke mundësi nga ato artificiale.
Pi një sasi të konsiderueshme të ujit.
Mos e kalo kohën tënde të shtrenjtë në thashetheme.
Harroj rastet dhe gabimet e kaluara, e mos ia kujto shoqëruesit tënd të jetës.
Dije se jeta është shkollë, ndërsa ti je nxënës në të dhe problemet i ngjajnë detyrave matematikore që kanë zgjidhje.
Haje mëngjesin tënd sikurse mbreti, drekën si një princ dhe darkën si i varfëri.
Jeta është shumë e shkurtë, mos e shpenzo duke urryer të tjerët.
Nuk është patjetër të fitosh në të gjithë dialogët dhe debatet.
Mos e krahaso jetën tënde me jetën e të tjerëve, e as shokun e jetës me të tjerët.
I vetmi person përgjegjës për veten tënde je ti.
Fali të gjithë pa dallim.
Mendo mirë për Allahun e Lartëmadhëruar.
Sado që gjendja të jetë e mirë apo e keqe, beso se ajo do të ndryshoj.
Zilia është humbje kohe, ti i posedon të gjitha gjërat e nevojshme.
Telefono pa ndërprerë prindërit e tu.
Ruaji kufijtë e tu.
Kur zgjohesh i gjallë në mëngjes, falënderoje Allahu e Lartëmadhëruar.
Dërgoja këtë atyre që i do.
- Përktheu: Valdet Kamberi
Stresi kronik ndikon në shtimin e peshës
Stresi kronik ndikon në shtimin e peshës
Të gjitha arsyet pse duhet të konsumoni lakrën e kuqe
Kanceri- Një nga funksionet më të rëndësishme të lakrës së kuqe është se parandalon kancerin, pasi antioksidantët që përmban janë në gjendje që të neutralizojnë radikalet e lira. Këto të fundit janë përgjegjëse për sëmundje të ndryshme, mes tyre kancerin dhe sëmundjet kardiovaskulare.
Kockat- Përqendrimi i lartë i disa mineraleve të rëndësishme e bënë lakrën e kuqe një nga ushqimet më të mira për t’u ngrënë pasi luan rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e kockave. Ngrënia e saj ndihmon nga sëmundje si osteoporoza, artriti dhe inflamacione të tjera.
Sytë- Niveli i lartë i vitaminës A që gjendet te lakra e kuqe është e mirë për lëkurën, por kryesisht për sytë pasi garanton shikim të mirë si dhe parandalon formimin e kataraktit. Vitamina A mund të konvertohet në beta-karotenë e cila është shumë e rëndësishme për të ruajtur shëndetin e syve.
Ulçera- Lakra e kuqe përmban një sasi të madhe aminoacidi specifik, i quajtur glutamina. Ky aminoacid është shumë i rëndësishëm për të qetësuar dhimbjet e ulçerës dhe për trajtimin e kësaj sëmundjeje, shkruan noa.al.
Skleroza- Lakra e kuqe është konfirmuar nga studime të ndryshme si shumë e rëndësishme për mbrojtjen e kujtesës. Këshillohet të përdoret kryesisht nga personat që vuajnë nga skleroza.
Plakja e parakohshme– Antioksidantët që gjenden te lakra e kuqe luftojnë radikalet e lira dhe mbajnë larg plakjen e parakohshme. Ato mbajnë lëkurën e freskët, duke reduktuar rrudhat dhe shenjat e moshës.
Humbja e peshës– Lakra e kuqe ka shumë pak kalori, por është e pasur me fibra dhe vitamina të shumta. Mund të përdoret pa problem nga personat që duan të humbin peshë, pa u stepur nga sasia që konsumojnë./tesheshi.com/
5 mënyra për të parandaluar diabetin e tipit 2
Ndiqni më poshtë 5 ndryshime të cilat do të ju ndihmojnë të shmangni tipin 2 të diabetit.
- Ushtrimet
Një mënyrë e mirë për të ulur sheqerin në gjak janë ushtrimet e përditshme sepse ndihmojnë në përmirësimin e insulinës për 24 orë deri në 48 orë. Tentoni të bëni ushtrime 30 minuta në ditë, në shumicën e ditëve të javës.
2 . Humbisni peshë
Gjasat për të marrë diabet janë 40 herë më të mëdha nëse jeni obezë ose mbipeshë. Synoni të humbisni peshë 5 deri në 10% dhe do të largoni rrezikun për të marrë diabet, shkruan Time.
- Hani një dietë të shëndetshme
Konsumimi i pijeve të gazuara ndikon në rritjen e rrezikut të diabetit. Hiqni kaloritë, pini ujë, hani fruta, perime, ushqime më pak proteina, kripë dhe yndyrë.
- Hani më shumë ushqime që përmbajnë fibra
Fibrat mund të ngadalësojnë tretjen dhe të zvogëlojnë krijimin e sheqerit në gjak. Femrat duhet të marrin për rreth 25 gramë në ditë, ndërsa meshkujt 38 gramë në ditë, transmeton KP.
- Testoni sheqerin në gjak
Rreth 8 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara kanë diabet dhe rreth 77 milionë të tjerë kanë para-diabet dhe nuk e dinë një gjë të tillë, prandaj këshillohet konsultimi me doktorin për të testuar sheqerin e gjakut në mënyrë që të kuptohet a jeni në rrezik apo jo./tesheshi.com/
All-llahumme sal-li ala Muhammedin ue ala ali Muhammedin
“Vërtet, Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për atë. O besimtarë, lutuni për atë dhe përshëndeteni me “selam”!” Surja el-Ahzab 56.
All-llahumme sal-li ala Muhammedin ue ala ali Muhammedin kema sal-lejte ala Ibrahime ue ala ali Ibrahime inneke hamidun mexhid.
Ue barik ala Muhammedin ue ala ali Muhammedin kema barekte ala Ibrahime ue ala ali Ibrahime inneke hamidun mexhid.