Quantcast
Channel: Mjeksia Islame
Viewing all 11558 articles
Browse latest View live

Telbina- nje ushqim i dobishem, i panjohur sot

$
0
0

telbina

Telbina- nje ushqim i dobishem, i panjohur sot

Trasmetohet nga Aishe radiAllahu anhe se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thene: “Telbijnah i ben dobi te semurit. Ajo largon edhe merzine”
Trasmeton Bukhariu nr.5101, Muslimi nr.2216.

Disa nga dobi e telbines:
Largimi i merzise, pikellimit, hidherimit.
Perdoret si ilac i mire natyror per te semuret me zemer, tension gjaku, kolesterol ne gjak. Parandalon kancerin e kolones.

Perdoret:
Per te gjithe. Femije, pleq, gra shtatzena, gra me nifas te paslindjes, gjidhenie etj

Perberesit e nevojshem per pergatitjen e saj:
(per dy persona)

1 gote uje(250 ml)
1 gote qumesht(250 ml)
2-3 luge gjelle miell gruri
1 luge gjelle mjalte

Pergatitja:
Hidhet uji dhe mielli ne nje ene e perzihen mire e lihen ne zjarr (duke vazhduar te perzihet) derisa te trashet perzierja. I shtohet qumeshti me mjaltin dhe lihet ne zjarr(duke vazhduar te perzihet) derisa te behet si supe e trashe. Hiqet nga zjarri. Lihet pak te ftohet dhe konsumohet. Kjo eshte Telbijna. Nese me vone, per estetike, i shtohet siper kanelle apo pane apo fruta te thata, nuk e humbet vleren e saj. Sic u verejt eshte krejtesisht natyrale dhe nuk ka asnje efekt anesor.


Gazeta më e madhe dhe më e njohur Gjermane ”Die Welt”, pranon botërisht fjalët e të Dërguarit të fundit të Allahut

$
0
0

fara e zeze

Gazeta më e madhe dhe më e njohur Gjermane ”Die Welt”, pranon botërisht fjalët e të Dërguarit të fundit të Allahut – Muhammedit alejhis-selaam

Vaji i farës se zezë kundër kancerit

Shkencëtarët e laboratorit të njohur botërisht “Hilton Head Island” në South Carolina (SHBA) rinominuar për kërkim të shërimit të kancerit, kanë kuptuar para pak ditësh thënien e Muhammedit alejhis-selam në një mënyrë të pabesueshme.
Muhammedi alejhis-selaam kishte thënë para më shumë se një mijë vjetësh (më saktsisht para 1400 vjetësh): ‘Fara e zezë, përmban në vete ilaç për çdo sëmundje, përveç vdekjes.’

(Shkruan gazetari; Hans Wagner)

die welt

“Babadimrat” grabisin qendrën tregtare (Video)

$
0
0

Katër persona të maskuar me veshjen e Babadimrit të Vitit të Ri kanë grabitur me armë një argjendari në Qendrën Tregtare TEG në periferi të Tiranës.

 

babadimri

Mësohet se katër personat, duke përfituar nga veshja festive, kanë hyrë të armatosur pa u vënë re nga siguria dhe më pas kanë goditur objektivin e tyre.

 

Ata kanë mbajtur për disa minuta peng punonjësit e argjendarisë, ndërkohë që menjëherë pas grabitjes janë larguar nga vendi i ngjarjes duke shfrytëzuar maskimin, pa u vënë re nga askush.

 

Menjëherë pas marrjes së informacionit forca të shumta të policisë kanë mbërritur në qendrën tregtare dhe kanë nisur hetimet. Fillimisht u morën në pyetje dëshmitarët okularë dhe po vëzhgohen kamerat e sigurisë për të siguruar të dhëna që do të çonin në identifikimin dhe më pas kapjen e autorëve, transmeton TCH.

 

Pikërisht gjatë kësaj kohe në afërsi të fshatit Lanabregas një patrullë policie raportoi për shkëmbim zjarri me disa persona. Sipas informacioneve paraprake dyshohet se personat që kanë qëlluar ndaj patrullës janë të dyshuarit për grabitjen e argjendarisë.

 

Ata kanë braktisur dhe djegur automjetin me të cilin po udhëtonin duke vazhduar arratisjen në këmbë.

 

 

 

Pavarësisht djegies, policia ka mundur të shquajë targat e mjetit dhe po punon për identifikimin e pronësisë së tij dhe për të mësuar nëse ai ishte i vjedhur.

Në vendin e grabitjes ka mbërritur edhe Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Artan Didi, ndërsa kërkimet për kapjen e autorëve janë zgjeruar në zonat përreth fshatrave Lanabregas dhe Surrel. /Telegrafi/

 

 

Kush është Mesihu-Dexhall?

$
0
0

syri dexhalli

Historia e Mesihut Dexhal, zbritjes së Isës alejhi selam dhe vrasja e Dexhalit, siç e ka transmetuar Ebu Umameh duke shtuar dhe transmetimet e sahabëve te tjerë.

1. O njerëz, nuk ka pasur në faqen e dheut që kur krijoi Allahu pasardhësit e Ademit e as nuk ka për të pasur deri sa te bëhet Kijameti fitne më të madhe se fitneja e dexhalit. Çdo kush që shpëton prej (fitneve) që janë para saj do shpëtojë prej saj. Ajo (fitne) nuk i bën dëm muslimanit.

2. Çdo profet që ka dërguar Allahu e ka paralajmëruar umetin e tij për (ardhjen) e dexhalit që shikon vetem me njërin sy. E une po ju paralajmeroj!

3. Unë jam profeti i fundit dhe ju jeni umeti i fundit.

4. Ai do dalë tek ju patjetër. Ai është i vërtetë dhe është afër. Sepse çdo gjë që do te vijë është afër. Do të dalë ngaqë do të zemërohet (prej njerezve). Nuk ka për të dalë deri sa (të vijë koha) që të mos ndahet trashëgimia dhe të mos gëzohen (njerezit për) plaçkën e luftës.

5. Nëse del kur të jem unë ndërmjet jush, unë do djalogoj (me të e do t’a mposht) për çdo musliman. Nëse del pas meje atëherë çdo musliman të djalogojë (me të e të perpiqet ta mposhtë per veten e tij, nëse i del perpara). Allahu është Ai që do t’a ruajë çdo musliman pas meje (dmth pas vdekjes time). Në hadithin e Umi Selemes thuhet: Nëse del pasi të vdes unë do t’ju mbrojë Allahu prej tij me anë te njerezve te mirë.

6. Ai do dalë nga një tokë që është nga lindja i thonë: Hurasan me një grup çifutësh nga Asbahani (thuhet në hadithin që e transmeton Muslimi: E ndjekin atë 70.000 çifutë nga Asbahani). Fytyrat e tyre janë si mburojat e veshura me lëkurë nga jashtë (dmth kanë fytyra të shtrira të rrubullakëta dhe me tipare të trasha e me shumë mish në fytyrë). Do dalë prej një vendi (që u permend më lart i cili ndodhet) ndërmjet Shamit dhe Irakut. Do përhapë shkatërrim djathas dhe majtas (dmth kudo). O robërit e Allahut qëndroni të fortë. (E tha këtë gjë) tri herë.

7. Unë do t’ua pershkruaj atë me një përshkrim të tillë që se ka treguar asnjë profet para meje. Në hadithin e Ubades thuhet: Unë ju kam folur aq shumë për dexhalin aq sa kam frikë se nuk do më kuptoni.

8. Ai në fillim thotë: unë jam profet. Por profet pas meje nuk ka.

9. Më pas thotë: unë jam zoti juaj. Por ju nuk keni për t’a parë Zotin tuaj deri sa të vdisni.

10. Ai shikon (vetem) me njërin sy. Syrin e majtë e ka të rrafshët (të futur) të mbuluar me një cipë të trashë jeshile sikur të ishte një yll që ndriçon shumë. Ndërsa syri i djathtë sikur të ishte nje kokërr rrushi (më) e dalë (se të tjerat). Nuk është (shumë) i dalë e as (shumë) i futur. Flokët i ka të shumta. Edhe nëse nuk dini për të gjithçka, tani nuk duhet të harroni që Zoti juaj nuk është me një sy. [Edhe nese nuk dini për të çdo gjë nuk duhet të harron që Zoti juaj nuk është me një sy] (e tha këtë) [tri herë] [dhe bëri me shenjë tek dy sytë e tij]. [Nuk keni për t’a parë Zotin tuaj deri sa të vdisni].

11. Ai ecën në tokë e toka dhe qielli janë të Allahut.

12. Ai është djalë i ri me flokë me shumë rrica dhe unë e përngjasoj atë me Abdul uza ibn Katan. Është i shkurtër me këmbë të shtrembëta me sy të shumë zinj i bardhë (në lëkurë).

13. Është ezmer (me sipër thuhet që eshtë i bardhë qëllimi është që nuk është i zi por as shumë i bardhë). Flokët i ka me rrica dhe të shpupuritura.

14. Është e shkruar në ballin e tij “kafir” (mosbesimtar). E lexon atë çdo kush që e urren punën e tij ose e lexon çdo besimtar që di të lexojë apo jo.

15. Prej fitnes së tij është se ai ka një xhenet dhe një zjarr [një lumë dhe ujë] [dhe një mal me bukë]. [Ka me vete si xheneti dhe xhehenemi (dmth te ngjashme me to)]. Por zjarri i tij (në të vërtetë) është xhenet dhe xheneti i tij (në të vërtetë) është zjarr.

[E ka pyetur Mugira ibn Shu’be për të (profetin salallahu alejhi ue selem) duke i thënë: Ata thonë se ai ka me vete male prej buke, mishi dhe një lumë? Tha (Profeti, salallahu alejhi ue selem) : Ai është më i pa vlerë tek Allahu se aq. (dmth ai është aq i pa vlerë tek Allahu i Madheruar sa që Allahu nuk i ka bërë ato që i ka dhënë mrekulli për të por ia ka dhënë si sprovë për ata që e kanë dyshimin në zemër. Ndërsa besimtarëve u shtohet me shumë siguria tek e vërteta). Në një hadith tjetër (thuhet): [Ai ka me vete dy lumenj, njeri prej tyre ujë i bardhë në shikimin e syrit dhe tjetri zjarr i ndezur në shikimin e syrit]. [Kush e arrin atë prej jush dhe dëshiron të pijë ujë le të pijë prej (lumit) që i duket se është zjarr], të mbyllë sytë dhe të ulë kokën se ka për t’a gjetur ujë të ftohtë të ëmbël të mirë prandaj mos i shkatërroni (vetet tuaja duke shkuar pas tij). Në një transmetim (thuhet): Kush hyn në lumin e tij i fshihet shpërblimi dhe i bëhet i detyrueshëm gjynahu dhe kush hyn në zjarrin e tij bëhet i detyrueshëm shperblimi për të dhe i fshihet gjynahu.

16. Kush sprovohet me zjarrin e tij le të kërkojë ndihmë prej Allahut dhe t’i lexojë atij ajetet e para të sures Kehf sepse ato do t’u ruajnë ju nga fitneja e tij.

17. Një prej fitneve të tij (ndër të tjera) është se do t’i thotë fshatarit: Po sikur të ta ringjall babain dhe nënën a do dëshmosh se unë jam zoti yt? Thotë: Po. Atëherë i vijnë dy shejtanë në formën e babait dhe nënës së tij dhe i thonë: O djali jonë ndiqe atë se ai është zoti yt.

18. Gjithashtu një prej fitneve të tij është se do ketë mundësi që të vrasë një njeri duke e prerë atë me sharrë aq sa e ndan në dy pjesë.

19. Një prej fitneve të tij është se do kalojë në ndonjë lagje do t’i ftojë (që t’a besojnë) por ata e përgënjeshtrojnë. E kur largohet prej tyre u ngordhin të gjitha bagëtitë.

20. Një prej fitneve të tij është se do kalojë në ndonjë lagje do t’i ftojë (që t’a besojnë) e ata do t’a besojnë dhe do t’i përgjigjen ftesës së tij. Atëherë urdhëron qiellin që t’a lëshojë shiun dhe (me të vërtetë) bie shi dhe (urdhëron) tokën që t’i nxjerrë të mbjellat dhe (me të vërtetë) mbijnë (bimët). Aq sa, që atë ditë bëhen bagëtitë e tyre më të shëndosha, më të mëdha, më të ngopura dhe me më shumë qumësht.

21. Kalon në ndonjë vend të rrënuar dhe i thotë (tokës): Nzirri thesaret e tua dhe e ndjekin atë (thesaret) siç e ndjekin bletët mbretëreshën e tyre.

Ai ka për të dalë në një kohë kur njerëzit të jenë në kontradikta (ndërmjet njëri tjetrit), të përçarë, në urrejnë me njëri tjetrin, të dobët nga feja dhe kur të mos shkojnë mirë me njëri tjetrin. Ka për të kaluar në çdo burim (dmth në çdo vend). I paloset atij toka siç paloset lëkura e deles.

22. Ai nuk ka për të dalë deri sa të arrijnë romakët në A’mak ose në Dabik (dy vende në afërsi të Halebit të Sirisë). Mbledhin kundër muslimanëve (ushtri të mëdha) dhe mbledhin muslimanët (ushtri) kundër tyre. Shkon për tek ata një ushtri nga Medina (të cilët janë) nga njerëzit më të mirë në tokë në atë kohë. Mbasi radhiten thonë romakët: na lini të luftojmë ata që kanë marrë prej nesh robër, thonë muslimanët: jo pasha Allahun nuk ju lemë të (bëni gjë) me vëllezërit tanë dhe i luftojnë ata. Do jetë një luftë shumë e ashpër, veçojnë muslimanët një grup që japin besën të vdesin ose të kthehen fitimtarë. Luftojnë deri sa i ndalon (prej luftës) nata dhe kthehen këta dhe ata pa fitore. (Të nesërmen përsëri) veçojnë muslimanët një grup që japin besën të vdesin ose të kthehen fitimtarë. Luftojnë deri sa i ndalon (prej luftës) nata dhe kthehen këta dhe ata pa fitore. (Të nesërmen përsëri) veçojnë muslimanët një grup që japin besën të vdesin ose të kthehen fitimtarë. Luftojnë deri sa i ndalon (prej luftës) nata dhe kthehen këta dhe ata pa fitore. Kur vjen dita e katërt ngrihen muslimanët të gjithë (dhe luftojne kundër tyre). Një e treta (ia mbathin). Këtyre nuk ua mundeson Allahu të pendohen kurrë. Një e treta vriten e këta janë dëshmorët më të mirë tek Allahu dhe fitojnë një e treta të cilët nuk i dëmtojnë fitnet kurrë. E Allahu e vendos humbjen mbi ta (dmth mbi romakët). Bëjnë një luftë që nuk është parë ndonjëherë ose tha nuk ka për tu parë ndonjëherë aq sa dhe zogu mbi ta dhe bie i ngordhur pa i kaluar ata. Numurojnë fëmijët e një babai të cilët kanë qënë një qind dhe nuk gjejnë prej tyre veç një. Prandaj me ç’plaçkë lufte të gëzohen apo ç’trashegimi të ndahet (kur kane vdekur gjithë këta)? Deri sa arrijnë në Kostandinopojë dhe e çlirojnë atë. [Në një transmetim (thuhet): A keni dëgjuar për një qytet që njëra anë e tij është nga toka dhe ana tjetër nga deti? Thanë: Po, o i Derguari i Allahut. Tha: Nuk ka për tu bërë Kijameti deri sa ta luftojnë atë 70.000 (njerëz) prej (pasardhësve) të fëmijëve të Is’hakut. Kur të shkojnë atje nuk kanë për të luftuar me shpata dhe as nuk kanë për të goditur me shtiza. (Por) do thonë: La ilahe il-lallah, Allahu ekber dhe bie njëra anë (e mureve të qytetit) e cila është nga deti. Thonë për herë të dytë: La ilahe il-lallah, Allahu ekber dhe bie ana tjetër. Thonë për herë të tretë: La ilahe il-lallah, Allahu ekber dhe iu hapet (qyteti). Hyjnë në të dhe fitojnë plaçkë lufte. Ndërkohë që ata do jenë duke ndarë plaçkën e luftës dhe kanë varur shpatat e tyre në pemët e ullirit u thërret shejtani (e u thotë): Mesihud-dexhal ka shkuar tek familjet tuaja. I hedhin ç'ka kishin nëpër duar dhe dalin, por ajo nuk është e vërtetë. Dërgojnë dhjetë veta përpara tyre.

Thotë Profeti salallahu alejhi ue selem: Unë i di emrat e tyre, të baballarëve të tyre dhe ngjyrat e kuajve të tyre. Ata janë kalorësit më të mirë mbi faqen e dheut atë ditë. Kur të vijnë në Sham del (dexhali).

24. Nuk le tokë pa shkelur dhe pa e futur në pushtet veç katër xhami: Xhaminë e Mekës, xhaminë e Medines, (malin) Tur dhe Xhaminë Aksa.

25. Ditët e (jetes së) tij janë dyzet. Një ditë është sa një vit, një ditë është sa një muaj, një ditë është sa një javë dhe ditët e tjera janë si ditët tuaja. I thanë: Po ditën që do jetë sa një vit a n’a mjafton ne në të namazi i një dite? Tha: Jo, por përcaktoni (sa është dita dhe faluni). I thanë: Me ç’shpejtësi do lëvizë ai në tokë ? Tha: Si retë që i shtyn nga mbrapa era.

26. Para ardhjes së dexhalit do ketë tre vjet të vështira, do t’u bjerë njerëzve në to uri shumë e madhe. Urdhëron Allahu qiellin në vitin e parë që të ndalojë një të tretën e shiut dhe urdhëron tokën që të ndalojë një të tretën e bimësisë. Më pas urdhëron Allahu vitin e dytë qiellin që të ndalojë dy të tretat e shiut dhe urdheron tokën që të ndalojë dy të tretat e bimësisë. Më pas urdhëron Allahu vitin e tretë qiellin që t’a ndalojë të gjithë shiun aq sa nuk bie as një pikë shiu dhe urdhëron tokën që të ndalojë të gjithë bimësinë dhe nuk mbin asgjë e gjelbër e ngordhin të gjithë thundërakët (kafshët që kanë thundra) përveç atyre që do Allahu. I thanë: Si mund të jetojnë njerëzit në atë kohë? Tha: tehlili (fjala La ilahe il-lallah), tekbiri (fjala Allahu ekber), tesbihu (fjala subhanallah), dhe tahmidi (fjala elhamdu lilahi) u zëvendëson atyre ushqimin.

27. Në çdo portë të Mekës dhe Medinës që shkon e presin atë melaiket me shpata të zhveshura.

28. Në çdo vend do hyjë frika prej dexhalit përveç Medines. Atë ditë ajo do të ketë shtatë hyrje, në çdo hyrje rrijnë dy melekë e mbrojnë atë nga mesihu-dexhal.

29. Më pas shkon në një tokë të kripur që nuk mbin (në të bimë pothuajse fare) mbas (malit të) Uhudit dhe vendos çadrën e tij atje.

30. Më pas dridhet Medina tre here. Nuk ngelet asnjë munafik ose munafike pa dalë tek ai. Kështu e largon (Medina) pisllikun prej saj, siç e largon kaceku pisllikun e hekurit (kur futet në zjarr). Ajo ditë quhet "dita e shpëtimit". Më të shumtit që dalin tek ai janë gra.

31. Drejtohet për tek ai një prej besimtarëve i ri (në moshë), ai atë ditë është njeriu më i mirë ose nga më të mirët. E takojnë atë ushtarët të armatosur – usharët e dexhalit – e i thonë: Për ku je nisur? Thotë: Për tek ky që ka dalë (tek njerëzit dhe u thotë unë jam zot). I thonë: A nuk beson tek zoti jonë? Thotë: Zoti ynë nuk është i pa njohur (për ne). Atëherë thonë: Vriteni. Thotë njëri prej tyre: A nuk ju ka ndaluar zoti juaj të vrisni njeri pa çuar tek ai. Atëherë e çojnë atë tek dexhali. Kur e shikon atë besimtari thotë: O njerëz dëshmoj se ky është dexhali për të cilin na ka folur Profeti, salallahu alejhi ue selem. Atëherë urdhëron dexhali që ta shtrijnë, u thotë: Merreni dhe shtrijeni. E rrahin shumë në bark e kurriz dhe më pas i thotë: A nuk beson tek unë? Thotë: Ti je mesihu gënjeshtar. Thotë dexhali: Po nëse e vras dhe e ringjall përsëri a do dyshoni në këtë çështje (dmth që unë jam zoti juaj)? I thonë: Jo. Atëherë urdhëron (disa njerez) dhe e presin me sharrë që nga koka deri tek këmbët [kështu e vret]. Ecën dexhali ndërmjet dy pjesëve dhe më pas i thotë ngrihu dhe ai ngrihet në këmbë. E thërret atë, atij i shkëlqente fytyra nga e qeshura. I thotë: a beson tek unë ? i thotë (djali): pasha Allahun m’u shtua më shumë siguri tek ti (dmth që ti je dexhali). Më pas u thotë njerëzve (djali): O njerëz ai nuk ka mundësi t’i bëjë gjë njeriu pas meje. Atëherë e merr dexhali për ta therur por atij i bëhet qafa prej bakri dhe nuk ka mundesi t’i bëjë gjë. Atëherë e kap atë prej duarsh dhe këmbësh dhe e hedh, njerëzit mendojnë se e hodhi në zjarr por u hodh në xhenet (sepse dexhali e hodhi në zjarrin e tij i cili në të vërtetë është xheneti ndërsa xheneti i tij është zjarri i vërtetë). Thotë profeti salallahu alejhi ue selem: Ky është dëshmori më i madh tek Zoti i botërave.

32. Më pas e drejtojnë atë melaiket drejt Shamit (dmth dexhalin) deri sa shkon në malin Ilija dhe rrethon një grup muslimanësh. Hasin muslimanët shumë vështirësi. Njerëzit ikin prej dexhalit nëpër male. Thotë Umu Sherik bintu Ebil Aker: O i Dërguari i Allahut, ku jane arabët atë ditë? Tha: Ata atë ditë do jenë pak. Drejtuesi i tyre do jetë nje njeri i mirë (ai është Mehdi). Thotë Profeti, salallahu alejhi ue selem: Mehdi është prej familjes time prej fëmijëve te Fatimes do t’a rregullojë atë Allahu për një natë. Emri tij përputhet me emrin tim dhe emri i babait të tij me emrin e babait tim. Nuk ka flokë në fillim të kokës hundën e ka të gjatë e të hollë. Do t’a mbushi tokën me drejtësi siç u mbush me padrejtësi. Do sundojë shtatë vjet.

Thotë profeti salallahu alejhi ue selem: Dy grupe prej umetit tim i ka ruajtur Allahu prej zjarrit. Një grup që do luftojë Indinë dhe grupi tjetër është grupi që do jetë me Isën, birin e Merjemes, alejhi selam.

Kush prej jush e takon atë le t’i japë prej meje selam.

34. Ndërkohë që imami i tyre kishte dalë për të falur namazin e sabahut zbret Isa ibnu Merjem prej qielli tek minarja e bardhë në lindje të Damaskut i veshur me dy rrobe të ngjyrosura me uers (një lloj bime që rritet vetëm në Jemen) dhe za’feran ka vendosur duart e tij mbi krahët e dy melekëve kur e ul kokën dhe e ngre i kullojnë djersë sikut te jenë gurë të çmuar. Nuk mundet për një mosbesimtar që t’a arrijë fryma e tij dhe të mos vdesë. Fryma e tij arrin sa arrin shikimi i tij.

35. Thotë Profeti, salallahu alejhi ue selem: Nuk ka ndërmjet meje dhe atij asnjë profet. Ai do të zbresë, prandaj njiheni atë (nga këto shenja): Nuk është as shumë i gjatë dhe as i shkurtër, i bardhë në të kuqe, me dy rroba me ngjyrë të verdhë, shumë të lehtë. Koka e tij duket sikur kullon mgjth se nuk është e lagur. I lufton njerëzit për Islamin (dmth qe të bëhen muslimanë), thyen kryqin, vret derrin dhe heq xhizjen (një shumëparash që e e merr shteti Islam prej itharëve të librit që jetojnë në të dhe nuk duan të bëhen muslimanë). I shkatërron Allahu në kohën e tij të gjitha fetë veç Islamit. Si do jetë gjendja juaj kur te zbresë tek ju i biri i Merjemes dhe drejtuesi juaj do jetë prej jush [në një transmetim thuhet] dhe ju drejton ju prej jush. I thotë Ibnu Ebi Dhi’b (atij që e transmeton këtë hadith): A e di ç’domethënë kjo? I thashë: Ma thuaj. Tha: Ju drejton ju me librin e Zotit tuaj dhe me sunetin e Profetit tuaj, salallahu alejhi ue selem.

36. Kthehet imami mbrash që të dalë Isa alejhi selam imam dhe i thotë: falu ti para nesh. Isa alejhi selam vendos dorën e tij mes shpatullave të tij dhe i thotë: Jo, ju jeni të parë për njëri – tjetrin si nderim prej Allahut për këtë umet, prandaj dil falu ti dhe falet për ta imam ai që ishte.

37. Më pas shkon dexhali në malin Ilija dhe rrethon në të një grup muslimanësh.Thonë ata që drejtonin (muslimanët): Çfarë prisni prej këtij taguti? Luftojeni deri sa të shkoni tek Allahu (deri sa të vdisni) ose të fitoni dhe vendosin t’a luftojnë kur të vijë agimi.

38. Ndërkohë që ishin duke u pregatitur për luftë, po pregatisnin rreshtat, u thirr ikameti dhe vjen Isa ibnu Merjem del imam. Kur e ngre kokën nga rukuja thotë: E dëgjon Allahu atë që e falenderon, e vraftë Allahu mesihun dexhal dhe i ndihmoftë muslimanët. Kur mbaron thotë: Hapni portën dhe e hapin. Mbas tyre është dexhali me shtatëdhjetë mijë çifutë të gjithë kanë shpata dhe janë veshur rroba jeshile. E kërkon atë Isa alejhi salatu ue selam.

39. Shkon Isa me heshtën e tij drejt dexhalit dhe kur e shikon atë dexhali shkrihet siç shkrihet kripa në ujë e nëse do t’a linte do shkrihej deri sa të vdiste por e vret Allahu me dorën e tij (e Isës) dhe ia mundëson të shikojë gjakun e tij (dexhalit) në heshtën e tij. E arrin atë në portën lindore të Lud-dit dhe e vret atë (në një transmetim thuhet) e vdes atë Allahu në Akabetu Ufejk (që ndodhet në Jordani).

40. I mund Allahu çifutët duke i lehtësuar muslimanëve t’i luftojnë e t’i mundin ata. Aq sa nuk ngelet asgjë që e ka krijuar Allahu pas së cilës fshihen çifutët pa e bërë Allahu të flasë qoftë gur, dru, mur dhe kafshë – veç pemës garkad sepse ajo është prej pemëve të tyre – do thotë: o rob i Allahut o musliman këtu pas meje është një çifut prandaj eja dhe vrite.

41. Jetojnë njerëzit pas tij (dmth vdekjes së dexhalit) shtatë vjet pa pasur ndërmjet tyre armiqësi.

42. Do jetë Isa alejhi salatu ue selam vërtetues i Muhamedit për umetin e tij gjykues i drejtë për ta, drejtues i udhëzuar dhe i drejtë. I lufton njerëzit për Islamin (që të pranojnë Islamin), thyen kryqin dhe ther derrin shfuqizon xhizjen nuk e merr sadakanë qoftë edhe dele ose deve. Largohet urrejtja hasedi. Thërrasin (njerezit): Kush e pranon pasurinë (për sadaka)? Por s’e pranon askush. Aq sa do jetë një sexhde më e mire se gjithë bota dhe ç’ka brenda saj. E do jetë lutja vetëm për Zotin e botërave. Pasha Atë në dorë të të cilit është shpirti im, do bëjë telbije (nijeti për haxh ose umre dhe thënia me gojë: lebejke Allahume lebejk…) i biri i Merjemes në rrugën e Reuhas (një vend ndërmjet Mekës dhe Medines) për haxh ose umre ose për të dyja.

43. Më pas vijnë tek Isa i biri i Merjemes disa njerëz që i ka mbrojtur Allahu prej tij (dmth dexhalit). U fshin fytyrat dhe u tregon atyre gradat që kanë në xhenet. Kur ndërkohë i shpall Allahu Isës (dhe i thotë) se Unë kam nxjerrë një grup (të madh) njerëzish që nuk ka mundësi askush t’i luftojë ata. Prandaj mbroji robërit e Mi në (malin) Tur. Kështu dërgon Allahu Je’xhuxhët dhe Ma’xhuxhët. Ata vijnë nga të gjitha anët (dmth që janë shumë). Kalojnë të parët e tyre pranë liqenit Taberije (i cili ndodhet në Jordani) dhe e pijnë të gjithë ujin. Kalojnë të fundit dhe thonë: Këtu ka pasur ujë dikur dhe ecin deri sa shkojnë tek mali i hamrit – i cili është mali i xhamisë së Kudsit – dhe thonë: Vramë ç’ka kishte në tokë ejani të vrasim çka është në qiell. Qëllojnë me shigjetat e tyre nga qielli dhe Allahu ua kthen ato të përlyera me gjak.

Rrethohet i Dërguari i Allahut Isa alejhi selam dhe shokët e tij, aq sa koka e demit do jetë për ndonjërin prej tyre më e mirë se një qind dinar (ari) për ndonjërin prej jush sot. I lutet Allahut i Dërguari i Allahut Isa alejhi selam dhe shokët e tij (që ti shpëtojë prej tyre) dhe u dërgon Allahu atyre negafin (një lloj krimbi) në qafat e tyre dhe vdesin të gjithë sikur të ishte një njeri i vetëm. Më pas zbret i Dërguari i Allahut Isa dhe shokët e tij në tokë dhe venë re se nuk ka ngelur pëllëmbë vendi pa e mbushur ata me kalbësinë e tupave te tyre dhe erën e tyre të keqe. I lutet Allahut i Dërguari i Allahut Isa alejhi selam dhe shokët e tij (që ti largojë trupat e tyre) dhe dërgon Allahu ca zogj si qafat e deveve që i marrin trupat e tyre dhe i hedhin ku të dëshirojë Allahu.

Më pas dërgon Allahu një shi që nuk le pa lagur shtëpi prej balte e as prej lecke. E lan tokën dhe e bën si pasqyrë. Më pas i thuhet tokës: Nxirri frytet e tua dhe ktheje begatinë tënde. Atë ditë mund të hajë një grup (njerëzish) prej një (kokrre) shege dhe mund të strehohen nën hijen e saj. I jepet begati qumështit aq sa deveja që sa ka pjellë mjafton për (shumë) grupe njerëzish (dmth qumështi i saj). Lopa që sa po ka pjellë mjafton për një fis (të tërë) dhe delja që sapo ka pjellë mjafton për një grup prej njerëzish. (Thotë Profeti salallahu alejhi ue selem): Do jetë demi me kaq e kaq para (dmth shumë shtrenjtë) dhe do shitet kali për pak dirhemë (dmth shumë i lirë).

Ka thënë Profeti, salallahu alejhi ue selem: Jetë e mirë do jetë pas (ardhjes së) Mesihut, jetë e mirë do jetë pas (ardhjes së) Mesihut. I jepet leje qiellit të lëshojë shiun dhe tokës që nxjerrë bimët e sikur ta mbjellësh farën në shkëmb do mbinte. Nuk do ketë kopraci smirë dhe as urrjetje.

44. Do hiqet helmi i atyre kafshëve që kanë helm dhe do bjerë paqja në tokë. Aq sa luanët rrijnë me devetë, tigrat me lopët dhe ujqit me delet. Fëmijët luajnë me gjarpërinjtë dhe nuk u bëjnë atyre dëm. Aq sa fëmija fut dorën tek gjarpëri dhe nuk i bën asgjë dhe e resht luanin që të largohet dhe nuk i bën asgjë. Ujku do jetë për delet si të ishte qeni i tyre. Do mbushet toka me paqe siç mbushet ena me ujë. Fjala do jetë një dhe nuk do adhurohet askush veç Allahut. Nuk do ketë luftë. Kurejshëve do t’u merret pushteti dhe thuhet që do jetë toka si një enë prej argjendi do ta nxjerrë bimësinë si në kohën e Ademit.

45. Qëndron Isa alejhi salatu ues selam në tokë dyzet vjet më pas vdes dhe i falin xhenazen muslimanët.

46. Ndërkohë dërgon Allahu një erë të ftohtë nga Shami u hyn atyre nën sqetulla dhe i merr shpirtin çdo besimtari dhe çdo muslimani (në hadithin e Ibn Amrit thuhet: Nuk ngelet në faqen e dheut asnjë (njeri) që ka qoftë dhe një thërrmijë besimi pa ia marrë shpirtin edhe sikur ndonjëri prej tyre të jetë në brendësi të malit. Ngelen vetëm njerëzit e këqinj (të cilët shpejtojnë për tek epshet dhe dëshirat e tyre) si shpendët. (Do jenë në padrejtësi) si egërsirat. Nuk e njohin të mirën e as nuk e kundërshtojnë të keqen. U vjen atyre shejtani e u thotë: A nuk po më bindeni? I urdhëron të adhurojnë idhujt e i adhurojnë. Mgjth këtë, rrizkun e kanë të shumtë dhe jetesën të mirë Bëjnë marrëdhënie si gomerët. Mbi këta njerëz do bëhet Kijameti.

47. I fryhet Surit. Çdo kush që e dëgjon (ngre kokën) ul njërën anë të qafës dhe ngre tjetrën. I pari që e dëgjon është një burrë që është duke rregulluar kasollen e deveve të tij. Vdes dhe vdesin njerëzit (të gjithë).

Më pas dërgon Allahu – ose tha: hedh Allahu një shi sikur të ishin pika vese dhe mbijnë prej tij trupat e njerëzve. “Me pas fryhet përsëri dhe kur ja ata janë ne këmbë dhe shikojne” [Zumer 68] më pas u thuhet (melaikeve) nxirrni grupin e zjarrit (që do hyjë zjarr) thuhet sa? U thuhet: Nga çdo një mijë nëntëqind e nëntëdhjet e nëntë. Kjo është dita “që do thinjen fëmijët” [El Muzzemil 17] Kjo është “dita që do të zbulohet parakëmba” [Kalem 42].

[Këto ishin fjalët e fundit që ka shkruar shejhu i nderuar Muhamed Nasirudin El Albani prej këtij libri me vlerë. Allahu e mëshiroftë me mëshirën e Tij të gjerë dhe ia shtoftë shpërblimin] botuesi.

Si ta shtosh besimin tënd?

$
0
0

 

besimi

Ja tetë mënyra të rritjes së imanit.

Ibni Kajjim ka thënë: “Nëse në zemër mbillet pema e dashurisë dhe vaditet me ujin e sinqeritetit dhe me pasimin e zotëriut të njerëzve do t’i japë të gjitha llojet e fruteve në çdo kohë në emër të Allahut, rrënjët e saj janë thellë në zemër të besimtarit, ndërsa degët e saj janë të lidhura me Sidretul Munteha”.

Kur njeriu i dëshmon dy dëshmitë dhe e njëhson Allahun ka mbjellur farën e imanit ose do të kujdeset për të, e të bëhet pemë e madhe ose do ta lë të vyshket e të prishet.

Gjëja ndër më të rëndësishmet për të arritur te akidja e ehli sunneh ëe xhemaah, është të kuptuarit e domethënies së imanit (besimit) se iman është të besuarit me zemër, të shqiptuarit me gojë dhe të vepruarit me gjymtyrë, imani shtohet me bindjen ndaj Allahut dhe dobësohet me kundërshtimin e Tij.

1- Njohja e Allahut të Lartësuar.

Njohja e Allahut të Lartësuar është mënyra e parë për rritjen e imanit (besimit). Nuk është njohje e tij vetëm njëhsimi me gjuhë, por a e ke njohur Allahun e Lartësuar me emrat, lartësinë, madhështinë dhe cilësit e Tij të përsosura, që të mbushet zemra me dashuri dhe frikë sëbashku e më pas ta adhurosh Atë me këto cilësi.

Kur njeriu e njeh Zotin e Tij dhe beson në Të shpërthejnë burimet e hajrit në zemër dhe shpërndahen nëpër gjymtyrët e tij në bazë të dijes dhe forcës së imanit (besimit) për aq sa e njeh ky njeri Zotin e tij dhe e adhuron Atë.
Dija është rruga e njohjes së Allahut.

Më i ditur te Allahu është ai njeri i cili i frikësohet Atij më së shumti. Allahu i Lartësuar thotë: “… po Allahut i kanë frikën nga robërit e Tij vetëm dijetarët …” (El Fatir: 28)

Cdo musliman duhet ta forcojë themelin e fesë së tij duke studiuar akiden (besimin) e saktë dhe duke iu ruajtur besimit të prishur.

2- Të medituarit mbi domethënien e Kuranit.

Në kohën e sotme shumë prej muslimanëve e lexojnë Kuranin por rëndësia e tyre është që të bëjnë hatmen (leximin e të gjithë Kuranit) pa medituar në domethënien e tij dhe pa i kuptuar shprehjet. Të medituarit në domthënien e Kuranit është ndër shkaqet më të rëndësishme për rritjen e imanit. Allahu i Lartësuar për cilësitë e besimtarëve të sinqertë thotë: “E besimtar të vërtetë janë vetëm ata, të cilët kur përmendet Allahu u rrënqethen zemrat e tyre, të cilëve kur u lexohen ajetet e Tij u shtohet besimi, dhe që janë të mbështetur vetëm te Zoti i tyre.” (El Enfal: 2)

Allahu i Lartësuar na ka urdhëruar që të meditojmë në domethënien e Kuranit ku thotë: “(Ky është) libër i begatshëm. Ne ta shpallëm ty këtë, që t’i studiojnë argumentet e tij që të marrin mësim prej tij ata që kanë mend.” (Sad: 29)
Ndërsa ai i cili vetëm e lexon dhe nuk mediton në domethënien e ajeteve, për të thotë i Lartësuari: “A nuk e studiojnë me vëmendje Kur’anin? Por jo, ata janë zemra që kanë drynat e vet.” (Muhammed: 24)

Ibni Kajjim ka thënë: Nëse dëshiron që të përfitosh prej Kuranit bëje që zemra jote të jetë prezent gjatë leximit dhe dëgjimit të tij, lëshoje dëgjimin tënd dhe koncentrohu kur dikush të drejtohet me të, sepse ky është fjalim i Allahut për ty me gjuhën e të Dërguarit të Tij. Allahu i Lartësuar thotë: “Në të gjitha këto, për atë që ka mendje të shëndoshë dhe që i ka vënë veshin me vëmendje, ka argumente.” (Kaf: 37)

3- Njohja e të Dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të.

Njohja e të Dërguarit, sires (autobiografisë), mrrekullive të tij, me këtë rritet imani dhe beson jobesimtari.
Nuk plotësohet imani i besimtarit derisa të jetë i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, për të më i dashur se vetvetja e tij.

Allahu i Lartësuar thotë: “Thuaj: Nëse e doni Allahun, atëherë ejani pas meje që Allahu t’ju dojë…” (Ali Imaran: 31)
Cdo musliman duhet ta lexojë sirën e të Dërguarit të Allahut, të njohë karakterin e tij mrekullitë tij, ta marrë atë për shembull dhe ta pasojë në të gjitha punët e tij.

4- Të medituarit në krijimet e Allahut.

Të medituarit në ato cfarë i ka krijuar Allahu i Lartësuar, është ndër ibadetet më madhështore. Këtë shumica e muslimanëve e kanë harruar tani. Kjo është mënyra më e rëndësishme për arritjen e të vërtetës dhe largimi nga dyshimet, si dhe rritjen e imanit.

Kur ka zbritur thënia e Allahut të Lartësuar: “Në krijimin e qiejve e të tokës, në ndryshimin e natës dhe të ditës, ka argumente të qarta për ata që kanë arsye dhe intelekt.” (Ali Imran:190) I Dëguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, ka thënë: Mjer për atë që e lexon e nuk mediton në të.

Shiko përreth teje, në qiell dhe tokë, kodra dhe pemë, si dhe shiko në cdo fryt që e han, përkundrazi shiko në veten tënde sepse të shikuarit në vetveten të mjafton. Allahu i Lartësuar thotë: “Edhe në tokë ka argumente për ata të bindurit. Po edhe në veten tuaj. A nuk jeni ka e shihni.” (Edh Dharijat: 20-21)

5- Të vepruarit e sa më shumë nafileve pas farzit.

Të shpeshtuarit e nafileve sjellën dashurinë e Allahut ndaj teje, prandaj fal nafile pas farzit, si namaz nate, agjëro të hënën dhe të enjtën, jep sadeka. Cdo punë e mirë shkakton rritjen e imanit në zemër. Sepse është rruga e cila sjellë dashurinë e Allahut. Në hadith kudsij thuhet: “Nuk më afrohet robi im me asgjë më të dashur te Unë sesa me atë që ia kam bërë farz (obligim). Robi do të më afrohet pandërprerë përderisa të mos e dua. E kur ta dua, do të bëhem ndëgjimi i tij me të cilin ndëgjon, të pamurit e tij me të cilin shikon, duart e tij të cilat i shtrin, dhe këmbët e tij me të cilat ec, e mbrotje nga Unë, Unë do ta mbroj. Nëse më lutet do t’i përgjigjem e nëse më kërkon do t’i jap.” (Sahihul Buhari)

6- Të afruarit nga veprat e mira.

Të afruarit nga ambientet e hajrit ta rrisin imanin, ndërsa të afruarit nga gjërat e ndalura ta dobësojnë imanin.
Largoje zemrën tënde nga filmat dhe telenovelat, nga këngët, nga lakmia e të shikuarit e haramit, dhe largimi nga shoqëria e keqe dhe shoqërohu me besimtarë. I Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të ka thnë: “Shembulli i shoqëruesit të mirë është si shembulli i bartësit të miskut. Nëse nuk arrin të marrësh prej tij atëherë bile të arrinë era e tij. Shembulli i shoqëruesit të keq është si shembulli i farkatarit, nëse nuk ndytesh me katranin e tij do të arrijë tymi.” (Muttefekun Alejhi) dhe thotë: “Njeriu është në fenë e shokut të vet, cdonjëri prej jush le të shikojë se cilin e shoqëron.” (Ebu Davudi)

7- Dhikri (të përmendurit e Allahut të Lartësuar)

I Dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të ka thënë: “Dallimi ndërmjet atij që e kujton Allahun dhe atij që nuk e kujton, është si i gjalli me të vdekurin.” (Buhariu)

I Dërguari i Allahut ka thënë: Fjalët më të mira pas Kur’anit janë katër, e ato janë nga Kurani, Subhanall llahi wel hamdulil lahi we la ilahe il lall llahu wall llahu ekber…” (Muslimi)

8- Thirrja në rrugë të Allahut.

Allahu i Lartësuar thotë: “Nga ju le të jetë një grup që thërret në atë që është e dobishme, urdhëron për punë të mbara dhe ndalon nga e keqja.” (Ali Imran: 104) dhe thotë: “Kush është në rrugë më të mirë se ai që thërret në rrugën e Allahut, që bën vepra të mira, dhe që thotë unë: Unë jam prej muslimanëve” (Fussilet: 33)

I Dërguari i Allahut ka thënë: “Feja është këshillë, thamë: Për kë o i Dërguari i Allahut? Tha: Për Allahun, librin e Tij, për imamët e muslimanëve, dhe njerëzit e rëndomtë prej tyre.” (Muslimi)./arhiva e faqeve Islame

Muslimanët në Amerikë para Kristofor Kolombos!

$
0
0

marinar

Muslimanët në Amerikë para Kristofor Kolombos!

Amerikën nuk e zbuloi Kristofor Kollombo, e as Amerigo Vespuçi, por grupe marinarësh muslimanë nga Spanja.

Ekzistojnë një varg dëshmishë që argumentojnë praninë e muslimanëve në Amerikë, edhe atë të paktën pesë shekuj para Kristofor Kollombos. Ata në Botën e re kishin shkuar nga Spanja dhe Afrika Perëndimore.

Dokumentet historike qartë tregojnë se kah mesi i shekullit X, gjatë kohës së halifit emevit Abdurr-Rrahmanit III (929-961), disa muslimanë të Afrikës ishin nisur nga limani spanjoll Delbes (Palos) të cilët lundruan në drejtim të perëndimit – drejtë Oqeanit të errësirës dhe mjegullës. Ata u kthyen pas një kohe të gjatë dhe me mbrresa mahnitëse nga një “tokë e çuditshme dhe enigmatike.”

Gjithashtu është e qartë që muslimanët e kanë shoqëruar Kollombon dhe detarët tjerë në udhëtimet e tyre për në Botën e Re.

Fortesa e fundit muslimane ne Spanjë, Granada, në duart e kristianeve ra në vitin 1492. Kjo ishte një kohë shumë pak para fillimit të inkuizicionit spanjoll. Për t`i shpëtuar persekutimit, shumë jokrishterë u larguan (nga Andaluzia) apo me dhunë kaluan në katolicizëm. Të paktën dy dokumente vërtetojnë prezencën e muslimanëve në Amerikën Spanjolle para vitit 1550.
Mbreti i Spanjës Çarlsi V, në vitin 1539 kishte urdhëruar që një numër u madh muslimanë të dënohen me djegije në stekën e drujve, të cilët kishin dëshiruar të emigronin në Indinë Perëndimore. Ky dokument u ratifikua përsëri në vitin 1543 dhe kështu urdhëri për largimin e të gjithë muslimanëve nga zonat spanjolle përsëri erdhi në fuqi.

Ekzistojnë dëshmi të shumëta për vajtjen e muslimanëve në Amerikë. Ato përmblidhen në shënimet që vijojnë:

Dokumente Historike

1. Historiani dhe gjeografi musliman Abul-Hasan Ali El-Masudi, në librin e tij ‘Muruxh Edh-dheheb ve Ma’adin el-Xheuhar’ (Kërkimet për Flori dhe Gurë të Çmuar) ka shkruar se gjatë kohës së halifit musliman të Spanjës, Abdullah Ibn Muhamed (888-912), një lundërtar musliman i quajtur Hashhash Ibn Saed Ibn Asuad nga Kordova (Spanjë), në vitin 889 lundroi nga Delba (Palos). Ai kaloi Atlantikun, dhe arriti në një tokë të panjohur (Erd Mexh’huula) dhe u kthye që andej më thesare të shumëta. Në hartën e botës të El-Masudit është edhe një zonë e gjërë në ‘Oqeanin e errësires dhe mjegulles’ (Oqeani Atlantik) e cila konsiderohet si tokë e panjohur (Amerika).

2. Historiani musliman Abu Bakr Ibn Umar El-Gutij, përshkruan udhëtimin e Ibn Farukut (nga Granada) i cili në shkurt të vitit 999 prej Kadeshit lundroi nëpër Atlantik. Umar el-Gutij tregon se këtë lundrim Ibn Faruku e kishte bërë gjatë halifatit të Hishamit II (976-1009). Ai kishte arritë në Gando (Ishujt Kanare) ku kishte vizituar mbretin Guanariga. Ai më pas kishte vazhduar nëpër Atlantik në drejtim të perëndimit, ku kishte zbulua dy ishuj, të cilët i emërtoi; Kapraria dhe Pluitana. Ibn Faruku në Spanjë ishte kthyer në Maj të vitit 999.

3. Kristofor Kollombo lundroi nga Palosi (Delba), Spanjë. Ai u nis për në Gomera (Ishujt Kanare) – Gomera është një fjalë Arabe që do të thotë ‘urë e vogël e zjarrtë’. Ai atje ishte dashurua me Beatriz Bobadillen, e bija e kapitenit të parë të ishullit (mbiemri i saj Bobadilla rrjedh nga emri arab Islamik Abu-Abdilla). Sidoqoftë, klani i Bobadillave nuk mund të injorohej lehtë. Një tjetër Bobadilla (Françisko), i cili më von u bë këshilltar mbretëror, arrestoi Kollombon dhe atë e transferoi nga Santo Domingoja mbrapa në Spanjë (Nëntor, 1500). Familja Bobadilla kishte lidhje fisnore me dinastinë Abbadid të Seviljes (1031-1091).

Më 12 Tetor të viti 1492, Kolombo zbriti në një ishull të vogël në Bahama që nga banoret e tij quhej Guanahani. Këtë ishull Kollombo e quajti San Salvador.

Megjithatë, fjala Guanahani e ka origjinën e saj nga Mandinka dhe fjala arabe Guana (Ihuana) do të thotë ‘vëllezërit’ dhe Hani është një emër arab. Pra, emri origjinal i ishullit ka qenë ‘vëllezërit Hani’.
Ferdinand Kollombo nga i ati i tij (Kristofor Kollombos), për zezakët e parë në Honduras kishte shkruar: ‘Njerëzit që jetojnë në lindje të Pointe Kavinasit, deri në Kepin e Shpresës së Mirë, janë të zinjë.” Në të njëjtën kohë në këtë zonë jetonte një fis musliman të njohur me emrin Almami. Në mandinka dhe në gjuhën arabe, almami do të thotë “El-Imam” apo “El-Imamu” personi që drejton faljen, apo në disa raste, kryetari i komunitetit apo dhe anëtar i komunitetit musliman (Imami).

4. Një historian tjetër i mirënjohur Amerikan, i quajtur Leo Viner i Universitetit të Harvardit, në librin e tij “Afrika dhe Zbulimi i Amerikës” (v. 1920) shkroi se Kollombo kishte ditur për Mandinket (muslimanë) në Botën e Re, dhe se muslimanët Afrikano-Perëndimorë ishin përhapur përgjatë gjithë Karaibeve qëndrore, në territoret Amerikano-Jugore dhe ato Veriore, duke përfshi këtu edhe Kanadanë. Ata bënin tregëti dhe vazhdimisht jetonin të përzier me ta; duke u martuar me indianët Irokuis dhe Algonkuine.

Eksplorimet Gjeografike

1. Gjeografi i madh musliman El-Sharif El-Idrisi (1099-1166) në librin e tij të famshëm ‘Nuz’hat el-Mushtahak fi-Ikhtirak el-Afak’ (Ekskursioni i gjatë në kërkim të fundit të horizonteve) kishte shkruar se një grup lundërtarësh nga Lisbona (Portugali) lundroi në Detin e Errësirës dhe Mjegulles (Oqeani Atlantik), në mënyrë që të zbulonin se çfarë ndodhej në të dhe deri ku ishin kufijtë e tij. Më në fund ata arritën në një ishull i cili kishte njerëz dhe begati…. në ditën e katërt, një përkthyes iu drejtua atyre në gjuhën arabe.

2. Librat e historianëve muslimanë – lidhje me këto çështje – përmendin një përshkrim të mirë të dokumentuar të një udhëtimi përmes Detit të Erësirës dhe Mjegullës nga Shejh Zejnudin Ali bin Fad’hel El-Mazandarani. Udhëtimi i tij filloi nga Tarafi (Maroku i Jugut) gjatë kohës së mbretit Abu-Jakup Sidi Jusuf (1286-1307) i gjashtë i dinastisë Marinid, për në Ishullin e gjelbërt në detin e Karaibeve në vitin 1291 (690 h.) Detajet e udhëtimit të tij nëpër oqean përmenden në referencat islamike, dhe një numër i madh i shkollarëve muslimanë janë në dijeni të kësaj ngjarjeje historike.

3. Historiani musliman Shihabud-din Abul-Abbas Ahmed bin Fad’hl El-Umari (1300-1384/700-786 h.), në librin e tij të famshëm “Masa’alik el-absaar fi Mama’alik el-amsaar” (Shtigjet e Drites ne Provincat e Mbretërive), në detaje i përshkuran eksplorimet gjeografike përtej detit të errësirës dhe mjegullës.

4. Sulltan Mansa Kankan Musa (1312-1337), gjatë udhëtimit të tij për në haxh në vitin 1324 i informoi ulematë e oborrit mbretëror të Mamluk Bahri Sulltanit (an-Nasir-eddin Muhamed III 1309-1340 në Kairo, se vëllai i tij Sulltan Abu Bekri I (1285-1312) kishte ndërmarrë dy ekspedita në Oqeanin Atlantik. Kur – pas udhëtimit të dytë në vitin 1311 – sulltani nuk u kthye më në Timbuktu, atëherë sulltan i perandorisë u bë i vëllai Mansa Musa.

5. Kristofor Kolombo dhe shoqëruesit e tij marinarë, spanjollë dhe portugezë, kishin fatin të udhëtonin nëpër Atlantik, edhe atë në një largësi detare prej 24.000 kilometra. Gjithë kjo u realizua vetëm duke iu falënderuar të dhënave gjeografike të muslimanëve, në veçanti hartave të përgatitura nga tregtarët muslimanë. Këtu është me rëndësi të theksojmë hartën e El-Masudit (871-957) që figuron në librin e tij ‘Akhbar ez-Zaman’ (Historia e Botës) i cili bazohet në materiale të mbledhura në Afrikë dhe Azi.

Është e njohur se gjatë udhëtimit të tij të parë transatlantik, Kristofor Kolombo kishte edhe dy kapitenë me origjinë muslimane. Ata ishin: Martin Alonso Pinzo – i cili ishte kapiteni i anijes Pinta, dhe vëllai i tij Vicente Janeks Pinzo – cili ishte kapiteni i anijes Nina. Ata ishin shumë të pasur dhe ekspertë në përgatitjet e anijeve. Këta mjaft mirë e riparuan edhe anijen flamurmbajtëse Santa Maria.

Këta ofruan kontribut të madh në organizimin e ekspeditës së Kolombos. Ata i bënë të gjitha këto me shpenzimet e tyre për qëllime tregtie dhe politike. Familja Pinzon kishte lidhje gjaku me Abuzejan Muhamed III (1362-1366), sulltani Marokien i dinastisë Marinid 1196-1456.

Mbishkrime Islamike

1. Antropologët kanë vërtetuar se Mandinkat, nën këshillat e Mansa Musës, kishin banuar shumë pjesë të Amerikes Veriore përreth Missisipit dhe lumenjve të tjerë. Në Katër Këndet të Arizonës, shkrimet tregojnë se ata në ketë zonë madje kishin sjellë dhe elefante nga Afrika.

2. Kolombo në shënimet e tij pranon se ditën e hënë më 21 tetor të vitit 1492 – gjatë lundrimit përreth Gibaras, në veri-lindje të Kubës – në majë të një kodre të bukur, ai kishte vërejtë një xhami. Rrenoja xhamish dhe minaresh me mbishkrime nga Kur’ani jane zbuluar ne Kubë, Meksikë, Teksas dhe Nevadë.

3. Në vitin 1498, gjatë udhëtimit të tij të tretë për në Botën e Re, Kolombo zbarkoi në Trinidad. Më vonë ai vërrejti edhe kontinentin e Amerikes se Jugut, ku disa pjestarë te ekuipazhit të tij zbriten në breg dhe u takuan me disa vendasë. Gratë e atyhit në koka mbanin shami shumëngjyrëshe të punuara nga pambuku.

Kolombo vërejti edhe dallimin, se këto shami ishin të ngjajshme me ato që i mbanin gratë e Guinesë. Kollombo ato i quajti Almajzars. Almajzar është fjalë arabe e cila do të thotë ‘mbulesë’ dhe ishte një nga veshjet e maureve (spanjollëve muslimanë). Ky lloj i shamive përdorej në Afrikën Perëndimore (Guinea), në Marokë, Spanjë dhe Portugali.

Gjatë udhëtimit nëpër këto vise, Kristofor Kollombo kishte shprehë habinë e tij për modestinë e këtyre muslimaneve.

Një nga mbretërit spanjollë Hernando Kortez, fustanet e grave indiane i kishte përshkruar si vello të gjata, ndërsa veshjet e burrave si pantallona të shkurtra me një model të ngjajshëm me atë të maureve. Këto lloj të veshmbathjeve (të banorëve të Amerikës së Mesme), Ferdinand Kolombo i konsideroi si ‘veshje të të njëjtit model dhe rrobe sikur shallët që mbanin gratë maure të Granadës”. Ngjajshmëri e njëjtë ekzistonte edhe në varrezat e fëmijëve. Ato iu përngjanin varrezave të muslimanëve të Afrikës Veriore.

5. Dr. Berri Fell nga Universiteti i Harvardit, në librin e tij Saga America – të publikuar në vitin 1980, prezenton disa argumente historiko-shkencore të cilat dëshmojnë mbërritjen e muslimanëve në Botën e Re (në Amerikë). Ai tregon se marinarët muslimanë udhëtimin e tyre për në Amerikë e kishin filluar nga veriu dhe perëndimi i Afrikës, edhe atë shekuj para Kristofor Kollombos. Poashtu, dr. Fell, zbuloi se aty, më saktësisht në ‘Luginën e Zjarrtë’ ekzistuan edhe shkolla muslimane. Shkolla fetare islame kishin ekzistuar edhe në; Alan Springs, Logomarsino, Kejhol Kanion, Uashu dhe Hikison Summit Pass (Nevada), Mesa Verde (Kolorado), Mimbres Vallej (Meksika e Re) dhe Tipper Canoe (Indiana), të cilat kanë ekzistuar që në vitet 700-800. Nëpër disa shkëmbinj të Amerikës Perëndimore dr. Fell kishte gjetur mjaft tekste, diagrame dhe skema të gdhendura të cilat ishin fragmentet e fundit të një sistemi shkollor.

Gjuha e mesimdhënies ishte arabishtja afrikano-veriore, e shkruar me skriptin e vjetër të arabishtes së Kufes. Nëpër ato shkolla kishin mësuar shkrim-lexim, aritmetikë, besim, histori, gjeografi, matematikë, astronomi dhe mjeshtrinë e lundrimit.
Gjenerata që rrodhi nga vizitorët musliman të Amerikës Veriore janë anëtarë të popujve vendas; Irokuis, Algonkuin, Anasazi, Hohokam dhe Olmek.

6. Sot në kontinentin e Amerikës Veriore ekzistojnë 565 toponime vendesh (fshatra, qytete, male, liqene, lumenj, etj.), të cilat kanë rrënjë nga gjuha arabe dhe kultura islame.
Prej tyre 484 janë në SH.B.A. dhe 81 në Kanada. Natyrisht, këto emërtime ekzistuan disa shekuj para Kollombos, sipas së cilave i quanin vet vendasit.
Disa nga këto emra kishin kuptime të shenjta siç ishin:
Meka (në Indiana) me 720 banorë, Tribu Indian Mekah (Uashington), Medina (Idaho) me 2100 banorë, Medina (NY) me 8500 banorë, Medina dhe Hazen (Dakota e Veriut) me 1100 dhe 5000 banorë, Medina (Ohio) me 12.000 banorë, Medina (Tenesi) me 1.100 banorë, Medina (Teksas) me 26.000 banorë, Medina (Ontario) me 1.200 banorë, Mahomet (Illinois) me 3.200 banorë, Mona (Utah) me 1.100 banorë, Arva (Ontario) me 700 banorë, dhe shumë vende tjera.

Një studim i kujdesshëm i emrave të fiseve indiane vendase ka nxjerrë në dritë se shumë emra e kanë prejardhjen e tyre nga arabishtja dhe emërtimet muslimane, p.sh. Anasazi, Apache, Arauak, Arikana, Chavin, Cheroke, Cree, Hohokam, Hupa, Hopi, Meka, Mahigan, Nazca, Zulu, Zuni, etj.

* * *

Duke u bazuar në argumentet historike, të cilat disa nga ato i theksuam më lartë, disa institucione dhe qarqe muslimane të Sh.B.A.-së dhe më gjërë, kishin bërë një thirrje të përgjithshme për të festuar mileniumin e arritjes së muslimanëve në kontinentin e Amerikës (996-1996). Pra, këtu bëhet fjalë për një zbulim pesë shekullor që i parapriu Kollombos.

Pasthënie
Behxhet Jashari

Pas të gjitha këtyre argumenteve konkludojmë se:
- Amerikën nuk e zbuloi Kristofor Kollombo, e as Amerigo Vespuçi, por grupe marinarësh muslimanë nga Spanja. Ndër ata ishte edhe Ibn Faruku nga Kadeshi i cili në shkurt të vitit 999 me anije kishte vazhduar nëpër Atlantik, në drejtim të perëndimit, ku kishte zbulua dy ishuj të cilët i emërtoi; Kapraria dhe Pluitana. Pra, 493 vite para Kollombos.
- Një ndër ata që para Kollombos mbërriti në Amerikë ishte edhe Ibn Asuadi nga Kordoba (Spanjë), i cili në këto vise mbërriti në vitin 889. Ky kishte arritur 603 vite para Kollombos.
- Gjatë udhëtimit të tij të parë transatlantik, Kristofor Kollombo kishte edhe dy kapitenë me origjinë muslimane, të cilët i kishin ndihmuar gjatë orientimit.
- Udhëtimin e tij në vitin 1492, Kristofor Kolombo e realizoi duke iu falënderuar të dhënave gjeografike të muslimanëve, në veçanti hartave të përgatitura nga tregtarët dhe ekspertët detarë muslimanë, siç ishte harta e El-Masudit (871-957), e cila figuron në librin e tij Akhbar ez-Zaman (Historia e Botës). Pra, harta e el-Mesudit ishte përpiluar rreth 580 vite para se Kristofor Kollombo të shkojë në Amerikë.

- Argumentet e dr. Berri Fell nga Universiteti i Harvardit janë bindëse. Ai në librin e tij Saga America të publikuar në vitin 1980, prezenton disa argumente historiko-shkencore të cilat dëshmojnë për mbërritjen e muslimanëve në Botën e Re, pra në Amerikë. Ai argumenton se marinarët muslimanë, udhëtimin e tyre për në Amerikë e kishin filluar nga veriu dhe perëndimi i Afrikës, edhe atë disa shekuj para Kristofor Kollombos.

(Sot, bota ende merret me gjëra të pavërteta, dhe pa kurrfarë mëshire trillon historinë dhe të vërtetat historiografike. Pa kurrfarë turpi nuk kemi guxim të themi se Amerikën nuk e zbuloi Kristofor Kollombo, e as Amerigo Vespuçi, por Amerikën Veriore, të mesmen dhe Amerikën Jugore, e zbuluan muslimanët e Afrikës perëndimore dhe ata të Spanjës. E vërteta është se mjaftë të dhëna historike që gjenden në librat shkollore janë trillime, e një nga ato është edhe zbulimi, gjoja i Kristofor Kollombos).

Haradinaj: “Nuk i respektoj flliqanat me mjekra”

$
0
0

Ramush Haradinaj ka akuzuar Shërbimin Informativ të Kadri Veselit se është ende aktiv kundër AAK’së. Ai ka thënë se edhe SHIK’at tjerë të paritive kanë ndikuar në humbjen e AAK’së në zgjedhjet lokale. Haradinaj ka folur edhe për njerëzit me mjekërra, të cilët i ka quajtur flliqtana. Veç kësaj, Lideri i AAK’së ka thënë se minoritetet duhet të kenë edhe një mandat vendet e rezervuara me një Parlament 140 anëtarësh.

ramushi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se SHIK’u i Kadri Veselit është ende aktiv kundër tij.

Sipas tij, jo vetëm SHIK’u i PDK’së, por edhe Shërbimet Informative të partive tjera kanë ndikuar që të mos ketë rezultate të mira AAK’ja.

“Ish-SHIK’u i PDK’së ka qenë akvit. Edhe SHIK’at e partive tjera kanë qenë aktive”, ka thënë Haradinaj në RTK.

Sipas tij, fushata e egër e partive kundërshtare ka ndikuar në masë të madhe ka ndikuar te qytetarët të kenë frikë nga AAK’ja.

Ai ka paralajmëruar se do t’i ballafaqojë të gjithë ata që kanë lëshuar akuza në drejtim të AAK’së për haraç, fajde dhe krim.

Për fenë: 

Në këtë intervistë, Haradinaj ka folur edhe për fenë, pasi ishte nxjerrë një video, kohë më parë, ku ai thoshte se nuk e di pse është muslimanë.

Sidoqoftë, Haradinaj ka thënë i respkton të gjitha fetë, edhe fenë islame, por jo edhe njerëzit e ndytë.

“Nuk i respektoj flliqtanat me mjekrra”, ka thënë Haradinaj.

Për minoritetet : 

Ndërkohë, Haradinaj ka folur edhe për vendet e rezervuara për minoritetet në Kuvendin e Kosovës.

Sipas tij, minoritetet duhet të kenë edhe një mandat vendet e rezervuara dhe 140 ulëse në Parlament.

“Edhe një mandat me iu ofrue si opsion vendet e rezervuara për minoritetet. Jemi të interesuar me e rrit numrin e deputetëve në Parlament, poashtu në këtë mandat në 140 deputetë”, ka shtuar ai.

Ndryshe, Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj ka thënë se partia e tij nuk do t’ia mundësojë Qeverisë së Kosovës shumicën në Kuvendin e Kosovës.

“Kemi dëshirë mos me praktiku largimin nga senaca. Nuk mundemi me ndejt në seancë në rast se prezenca jonë e ndihmon kurorumin e Qeverisë”, ka thënë ai.

“Ata duhet të kenë shumicën në Kuvend”, ka shtuar ai.

Ai ka konfirmuar se vota e AAK’së do të jetë kundër buxhetit.

“Kjo votë do të jete negative”, ka shtuar ai.

Për buxhetin: 
Ai ka dhënë edhe disa aryse se pse do të votojnë kundër buxhetit të vitit të ardhshëm.

“Buxheti nuk premton zhvillim ekonomi. Është një buxhet i një vazhdimësie dhe kolegët tonë deputetë kanë shumë vërejtje”, ka thënë Haradinaj.

Për VV-në:

Haradinaj ka folur edhe për Vetëvendosjen e Albin Kurtit.

Sipas tij, njerëzit e Vetëvendosjes janë hipokritë dhe të paftyrë për shkak se ndryshe veprojnë e ndryshe flasin.

“Paftyrësia e Vetëvendosjes s’ka kufi”, ka shtuar ai

Efektet e ujit ne trupin e njeriut

$
0
0

njeriu

Nëse do të pinit ujë sapo të zgjoheni në mëngjes trupi juaj do t’ju “falënderonte”, pasi ai i sjell atij një sërë të mirash të paçmueshme. Filloni ta praktikoni sa më shpejt këtë gjë…

Shëndeti

Cila është gjëja e parë që duhet të bëni sapo të zgjoheni? Përveçse duhet të fikni zilen e zgjimit, pa asnjë dyshim duhet të pini edhe ujë. Këtë gjë e kanë pohuar unanimisht të gjithë ekspertët, që kanë shpjeguar të gjitha mënyrat dhe përfitimet e prirjes së H2O si aktin e parë të ditës. Po cilat janë këto? Ja…

Hidraton qelizat

Pas një nate pushimi zgjoheni të dehidratuar. Kështu që pirja e ujit në mëngjes është e rëndësishme, sepse shpejtësia, me të cilën prodhohen qelizat muskulore, rritet. Një trup i hidratuar lejon një rrjedhje të shëndetshme të oksigjenit, duke u lejuar juve që të qëndroni vigjilentë dhe plot energji.

Detoksifikon trupin

Uji, e sidomos uji me limon është një detoksifikant natyral. Nëse pini ujë që në mëngjes, ai do t’ju pastrojë nga toksina dhe nga papastërtitë. Uji në veçanti pastron zorrën e trashë, duke i lejuar kështu thithjen e duhur të ushqyesve. Shtimi i limonit në ujë rrit normën e urinimit, duke maksimizuar funksionin enzimatik dhe stimulon mëlçinë për t’u detoksifikuar.

Ju ndihmon që të dobësoheni

Pirja e ujit me barkun bosh në mëngjes rrit metabolizmin. Hulumtimet e fundit kanë treguar se një rritje e konsumit të ujit çon në një rritje të shpejtësisë së djegieve të kalorive, si të thuash ju do të ndiheni të ngopur dhe jo të uritur.

Parandalon sëmundjet

Sëmurja e shpeshtë mund të varet edhe nga fakti se nuk pini mjaftueshëm ujë. Uji luan një rol vendimtar në ruajtjen e një sistemi të shëndoshë limfatik. Kur ky sistem është në ekuilibër, trupi mund të luftojë infeksionet në mënyrën e duhur. Disa studime kanë treguar gjithashtu se dehidrimi çon në nivele të larta të kortizolit, i cili është ekuivalenti me stresin dhe sëmundjet.

Pastron lëkurën

Pirja e ujit që në orët e para të mëngjesit ndihmon për të pastruar lëkurën. Shumë argumentojnë se hidratimi adekuat i ofron ngjyrën më të mirë lëkurës tonë.

Kontribuon në shëndetin e zemrës

Fillimi i mbarë është gjysma e punës: pini një gotë uji të mirë sapo të zgjoheni dhe zemra juaj do t’ju falënderojë. Një studim i publikuar disa vite më parë kishte treguar se njerëzit të cilët pinin së paku pesë gota uji në ditë, pas zgjimit, kishin 41% më pak të ngjarë të vuanin nga një sulm në zemër sesa ata që pinin më pak se 2 gota.

Metodat e trajtimit

Pirja e ujit në barkun bosh ndihmon për trajtimin e dhembjes së kokës, dhembjeve në trup, artritit, rrahjeve të shpejta të zemrës, yndyrës në gjakut, tensionit të lartë, epilepsisë, bronkitit, astmës, tuberkulozit, meningjitit, veshkave, organeve urinare, të vjellave, gastritit, diarresë, hemorroideve, diabetit, kapsllëkut, të gjitha sëmundjeve të syrit, kancerit, çrregullimeve menstruale, sëmundjeve të veshit, hundës dhe fytit.

1. Sapo të zgjoheni në mëngjes, para se të pastroni dhëmbët, pini 4 gota x 160 ml (640 ml) ujë të vakët ose jo shumë të ftohtë.

2. Pastroni dhëmbët dhe zgavrën e gojës dhe mos hani as pini për 45 minuta.

3. Pas 45 min. mund të hani dhe pini

4. Pas 15 minutash (sa ka zgjatur mëngjesi/dreka/darka) mos hani as pini për 2 orë.

5. Të moshuarit dhe të sëmurët që nuk mund të pinë 4 gota menjëherë në mëngjes nuk adaptohen) mund të fillojnë të pinë aq sa munden dhe pastaj çdo ditë të rrisin sasinë e ujit derisa të arrijnë 4 gota të ujit.

6. Kjo metodë do t’i shërojë të sëmurët, ndërsa të shëndetshmit do të gëzojnë një shëndet më të mirë.


4 Mrekullitë e Kuranit për heshtjen

$
0
0

 

heshtja

1 – Allahu thotë në Kuran që ta adhurojmë Atë me zë përulës, sidomos në namaz. Kuptimi me zë të ulët, përulës është qetësia, meditimi në kuptimet e ajeteve kuranore dhe lehtësimi i leximit të tekstit në mënyrë sa më të saktë. Allahu i Madhëruar thotë:

“Kur të lexohet Kurani, dëgjojeni dhe heshtni, në mënyrë që të mëshiroheni.” (El-araf: 204)

2 – Gjithashtu Zoti në Kuran urdhëroi sahabët që t’i ulin zërat e tyre kur janë me Profetin (salallahu alejhi ue selem), duke u mësuar atyre në këtë mënyrë edukatën e sjelljes me të Dërguarin (salallahu alejhi ue selem) dhe duke u dhënë dobi nga mosngritja e zërit. Allahu i Madhëruar thotë:

“O ju që keni besuar! Mos e ngrini zërin tuaj mbi zërin e Profetit dhe mos i flisni atij me zë të lartë, sic bëni me njëri-tjetrin, në mënyrë që të mos ju humbin veprat tuaja pa e kuptuar fare.”
(El-huxhurat: 2)

3 – Në ajete të tjera kuranore besimtarët ndalohen nga bisedat me zëra të lartë, Allahu i Madhëruar thotë:

“Ec me kujdes e i përmbajtur dhe fol me zë të ulët; se zëri më i vrazhdë është zëri i gomarit!”
(Lukman: 19)

4 – Allahu zërin e lartë e ka bërë edhe mënyrë dënimi për shkatërrimin e popujve dhe ajo është britma e tmerrshme dhe e lartë. Shkenctarët thonë se frekuentimi i shpeshtë i zonave me intesitet të lartë zanor është vrasës.

“E, me të drejtë i kaploi ata një zë i tmerrshëm dhe Ne i bëmë si gjethe të fishkura. Larg qoftë (nga mëshira e Allahut) populli keqbërës!” ( El- mu’minunë: 41)

Kështu, shkencëtarët paralajmërojnë nga ndotja akustike dhe këshillojnë për nevojën e të jetuarit në zona me sa më pak zhurmë për të ruajtur shëndetin e zemrës.

Kurani e konfirmoi këtë fakt, kur ai paralajmëroi për rrezikun e ngritjes së zërit “…dhe fol me zë të ulët… “

Gruaja e mirë

$
0
0

All-llahu, subhanehu ve teala, ka lavdëruar gratë e mira, ato që janë dakord me pozitën që ua ka caktuar All-llahu, subhanehu ve teala. All-llahu, tebareke ve teala, thotë: “… Prandaj, me atë që All-llahu i bëri të ruajtura, gratë e mira janë respektuese, janë besnike ndaj të fshehtës…”. (En-Nisa: 34).

gruaja e mire
E kanë pyetur Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: Cila grua është më e mira?
Është përgjigjur: Ajo që të gëzon kur ta shohish, të respekton kur ta urdhërosh dhe nuk i kundërshtohet atij (burrit) në gjërat që ai i urren në vehten dhe pasurinë”.
Pra, këto janë cilësit e grave të mira dhe të lavdëruara me burrat e tyre:
- Të mira duke vepruar vepra të mira dhe bamirësi drejt burrave të tyre
- I respektojnë burrat e tyre në gjëra që nuk e hidhërojnë All-llahun.
- Kujdesen për veten në mungesë të burrave të tyre.
- Kujdesen për pasurinë e burrit që ua ka lënë emanet.
- Burrave të tyre u shfaqin vetëm gjërat që i gëzojnë, siç është buzëqeshja, pamja e mirë dhe argëtimi i burrit.
Nëse ndonjë grua është e tillë le të mer sihariq fitimin e faljes së All-llahut dhe xhennetin e Tij, sepse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:
“Gratë e juaja banore të xhennetit janë të dashurat, që lindin dhe që u ndihmojnë burrave të tyre, ajo e cila kur hidhërohet, vjen dhe e kap burrin për dore e thotë: nuk më kaplon gjumi derisa të jesh i kënaqur me mua”.
Le të kujdeset gruaja fetare që të ketë këto cilësi që të fiton xhennetin…

Jetegjatesia ne kete bote

$
0
0

Allahu i Madheruar ka thene:“Ai thote:”E sa vjet keni kaluar ne toke?”Ata thone:”kemi qendruar nje dite ose nje pjese te dites,pyeti ata qe dine numerimin!” (Mu`minun)

jetegjatesia

Nuhu a.s. ka jetuar gati nje mije vjet dhe eshte pyetur per jetegjatesine e kesaj bote.
“Pasha Allahun, e kam pare se jeta ne kete bote eshte sikurse nje shtepi e cila i ka dy dyer,ne njeren dere kam hyre dhe ndersa ne tjetren kam dal.”

Muavije ibn Ebi Sufjan r.a ka jetuar me shume se tetedhjete vjete.Ai ka thene:”Jam veshur me gjithcka dhe me rroba te lloj llojshme dhe ne fund kam pare se rrobat me te mira jane devotshmeria.Kam shijuar lloj e lloj gjerash por nuk kam pare se dicka mund te krahasohet me sabrin.Jam sprovuar me gjithcka,por me e keqja qe mund ti ndodhe nje njeriu eshte te jete ne pameshiren e njerezve.E vetmja kenaqesi qe me ka mbetur ne kete bote eshte qe te jeme ne shoqerine e njeriut i cili do te me nxiste ti afrohem Allahut,ndersa ndermjet meje dhe atij nuk ka kurrfare interesi pervec perkrahjes ne fe.”

“Ate dite shoket e ngushte do te jene armiq te njeri-tjetrit,pervec atyre qe ishin te sinqerte ne miqesi.” (Zuhruf)

Fakte të reja se si janë ndërtuar piramidat

$
0
0

piramidat

Shkencëtarët kanë zbuluar se piramidat janë ndërtuar nga përpunimi i baltës. Kjo vërtetohet në një ajet të Kuranit te Madhërishëm.

Shkencëtarët amerikanë dhe francezë konfirmojnë se gurët e mëdhenjë që faraonët kanë përdorur për të ndërtuar piramidat ishin të përbërë nga “balta” e cila përbëhej nga gëlqerorë që janë përpunuar në temperatura të larta. Një përshkrim i saktë mundë të gjendet në Kuranin e Madhërishëm:

“Dhe Faraoni tha: “O pari! Unë nuk di që për ju ka tjetër zot përveç meje! O Haman, më ndez një zjarr për të pjekur qerpiçë dhe më ndërto një kullë të lartë që të ngjitem te Zoti i Musait.Jam i bindur se ai (Musai) gënjen!” El Kasas: 38

Zbulimi është konfirmuar nga shkencëtarët të famshëm në Shtetet e Bashkuara dhe Franca. Imazhet mikroskopike te blloqeve piramidale jane shikuar dhe vrojtuar, dhe rezultatet tregojnë se pallatet e ngritura lart janë të përbërë nga balta, pikërisht ashtu siç është përmendur në Librin e Allahut në ajetin e përmendur më parë.

Lloji i materialit te Piramidave ështe ndërtuar që faraonët ta mbajnë sekret, por Allahu, i Gjithëdijshmi, na tha këtë sekret në Librin e Tij të vërtetë.

Abduldaem Al-Kaheel

Prejardhja e Babadimrit

$
0
0

babadimri
Mexhid YVEJSI, Gjakovë
PREJARDHJA E BABADIMRIT

Kush është Babadimri?

Babadimri, i cili iu jep dhurata fëmijëve, është në të vërtetë Shën Nikolla. Shën Nikolla është një figurë e lashtë, antike, e thurrur me legjenda, prralla, mite…

Kulti i Babadimrit është i përhapur të gjithë hemisferën perëndimore, por ndër shekuj ka përjetuar ndryshime rrënjësore, deri sa erdhi në formën e sotme bashkohore…

Imazhin e Babadimrit në kohën moderne ia ka dhënë dy shkrimtar amerikanë, të cilët janë: Thomas Nast dhe Clement Clarke Moore Thomas Nast.

Thomas Nast (1840-1902), shkrimtar amerikan, me prejardhje gjermane, i njohur si “babai i karikaturës” amerikane, është i pari që e vizatoi si karikaturë pamjen e Babadimrit, me të cilën e përhapi imazhin e tij.

Clement Clarke Moore (1779-1863), profesor i Letërsisë Orientale dhe Greke në Kolexhin Kolumbia, që më vonë u shdrrue në Universitet, që sot njihet me emrin Columbia University, ka shkrue poemën “Një vizitë nga Shën Nikolla” e cila u botue në Troy, New York me 23 dhjetor 1823.

Me kalim kohe, imazhi i Babadimrit, nën ndikimin e këtyre shkrimtarëve, u përpapë përmes këngëve, radios, televizionit, filmave dhe sot me shpejtësi, për rreth planetit, po përhapet përmes internetit…

Kush ishte Shën Nikolla?

Sipas librit The Catholic Encyclopedia (Enciclopedia Katolike) nuk ka dëshmi historike rreth Shën Nikollës, përveç që ishte Peshkop në Mira, sot quhet Demre, në Azi të Vogël, ku sot është Turqia. Ka ndrrue jetë me 6 Dhjetor 345 ose 352…

Ka arsye të dyshohet, shkruen Enciklopedia Katolike, se Shën Nikolla ka qenë i pranishëm në Koncilin e Nikeas, për derisa emri i tij nuk figuron në listat e pjesëmarrësve të peshkopëve që ishin në atë koncil….

Me gjithë këto zbrazëti, rreth jetës së tij, kulti i Shën Nikollës është shumë i popullarizuem në Greqi, Rusi, Bullgari, Sërbi si edhe në vendet perëndimore, në veçanti në Itali, Gjermani etj.

Emrat e Shën Nikollës

Sot, në gjithë hemisferën perëndimore, Shën Nikolla njihet me emrat të ndryshëm: Në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada si Santa Clous, në Gjermani si Weihnachtsmann ose Christind, në Gjermaninë jugore, në Itali si Babbo Natale, që me një emër të përbashkët ka kuptimin “Babai i Krishtlindjes”…

Në gjuhën shqipe, nën ndikimin e sllavëve, Shën Nikolla quhet me emrin Babadimri, siç quhet tek serbët Deda Mraz, nga rusët Ded Moroz apo nga bullgarët Dado Mraz….

Kundërthënie rreth babadimrit

Një pjesë e të krishterëve e përkrahin Babadimrin, për shkaqe fetare, meqë ka një traditë shekullore, iu duket se ka lidhshmëri me vlera shpirtërore….

Ndërsa, një pjesë tjetër e të krishterëve e kritikojnë Babadimrin për shumë arsye, por më kryesoret janë: Kulti i Babadimrit është me prejardhje pagane, nuk ka themele kristiane dhe në veçanti, rreth Bababadimrit, çdo gjë është biznis, fitim, tregti.

Babadimri, nga besimi tek fitimi

Shkrimtari, studiuesi, hulumtuesi Jeremy Seal, në librin e tij: “Nicholas: The Epic Journey from Saint to Santa Clous” e përshkruen me hollësi se si Babadimri është komercializue, është bërë tregti, veç për të fitue…

Që nga fiti 1800, deri tani në vitin 2010, periudhë e gjatë kohore, Babadimri është bërë tregti fitimpruese, në përmasa botërore….

Me pak fjalë, kjo është historia e Shën Nikollës, Baba Dimrit, që është përhapur tek shumë popuj, jo për çështje besimi, frymëzimi, por për çështje përfitimi…

Ne, shqiptarët, siç thoshte Hegeli, nga historia e popujve duhet të mësojm, se popujt nga historia nuk kanë mësuar sa duhet. Nëse nuk mësojm, atëherë, do të pësojmë….

Mexhid YVEJSI, Gjakovë

Britani: Muslimani drejtues autobusi shpëton jetën e një gruaje britanike shtatzënë

$
0
0

muslimani

Gazetat britanike në titujt e tyre kanë nxjerrë emrin e Sajjad Shariff, shofer autobusi musliman britanik, pasi shpëtoi jetën e një gruaje britanike shtatzënë në Londër në momentin e lindjes së foshnjës së saj në autobus natën.

Shoferi i autobusit evakuoi pasagjerët dhe thirri një ambulancë, por për shkak të mungesës së ambulancës në dispozicion, u vonua për tridhjetë minuta, shoferi e mori gruan duke e shoqëruar deri në spital për të lindur në gjendje të mirë shëndetësore. /krenaria/

Washington Post: Islami feja e dytë më e populluar në SHBA

$
0
0

islami shba

Sipas të dhënave nga viti 2010, Islami është feja më e populluar nga të gjitha fetë jokrishtere në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në bazë të të dhënave të fituara pas kryerjes së “Regjistrimit fetar: Regjistrimit të bashkësive fetare dhe studimit për anëtarësim”, e cila kryhet çdo dhjetë vjet, Islami është feja më e populluar nga të gjitha fetë jokrishtere në tokën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Islami është feja më e populluar jokrishtere në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në 20 shtete të SHBA-ve, kryesisht në Jug dhe Perëndim, muslimanët përbëjnë shumicën e numrit të përgjithshëm të popullsisë jokrishtere. Në Perëndim të SHBA-ve, në 15 shtete, shumicë janë budistët, ndërsa në Verilindje çifutët”, shkruan Washington Post.

Megjithatë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kuptimin fetar janë jashtëzakonisht të ndryshme, çka do të thotë se komunitet fetare janë shumë të përziera, sidomos në perëndim të vendit.


Kurti: Qarqet qeveritare në vend të armikut shekullorë, synojnë ta gjejnë një armik tjetër

$
0
0

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje në vazhdën e intervistës së tij në emisionin “Debat” në RTK, ka folur edhe për ekstremizmin fetarë.

“Së pari ata nuk shkruajnë nëpër faqe të VV-së por nëpër mediat e Kosovës kanë hapësirë. Është e drejtë e tyre të shprehen për ne, por është çështje tjetër se si reagojmë ne. Ne jemi kundër cdo ekstremizmi fetarë, jo vetëm islamik”, ka thëna ai.

Por, ky ekstremizëm fetarë, sipas tij, është duke u përhapur nga qarqet qeveritare, sepse në vend që të flitet për dialogun më Serbinë ajo po synon ta shpik një armik tjetër nga Lindja.

“Ne jemi për lirinë e fesë, sepse këtë popull e ka karakterizuar bashkëjetesa dhe toleranca fetare. Ka qarqe qeveritare që në vend që të koncentrohemi në armikun tonë shekullore dhe debatin më ta, synojnë ta gjejnë një armik tjetër”.

Kurti: LDK dhe AAK, vagonë të PDK-së

Albin Kurti ka thënë në një intervistë për emisionin Debat se ai ka tentuar që të formojë një bllok opozitar për rrëzimin e qeverisjes së PDK-së, por ata në vend të kësaj, ata zgjodhën që të bëhen vagonë të PDK.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë së ai i ka quajtur tradhtarë liderët e partive të tjerë për shkak se të gjithë deri në këtë kohë janë shkëputur nga populli.

Kurti ka folur edhe për krijimin e bllokut opozitar në Kuvendin e Kosovës duke thënë se ai është penguar pas ratifikimit të marrëveshjes Kosovë – Serbi në Kuvend më 19 prill.

“Nuk mund të kem respekt për qëndrimet politike sidomos për marrëveshjen Kosovë-Serbi të partive opozitare. Ata u bënë vagonë të PDK-së”, ka thënë Kurti.

Tutje, Kurti ka thënë se liderët e tjerë kanë thënë se ata e kanë akuzuar për të pabazuara.

“Lëvizja VV ka thënë disa herë për disa raste të disa militantëve të AAK-së për haraç kurse ata e kanë përsëritur 30 herë. Kurse djali i Isa Mustafës vet thotë në video që është personi i dytë në parti”, tha Kurti.

albin kurti

Ai ka folur edhe për prokurorinë por së pari duhet që të rrëzohet prokuroria.

“Ka nevojë që edhe nga mërgata e jonë të vinë këtu dhe të bëhen prokuror sepse me këta që i kemi e kemi parë se nuk kemi sukses. Nuk kemi parë që kjo prokurori është efektive”.

Lideri i VV-së ka thënë viktima në këtë rast janë bizneset dhe të cilat gjëra janë parë edhe gjatë raportit të progresit të BE-së.

Ai ka thënë se gjendja pas 14 viteve është shumë e keq, madje më e keqe se në vitet e ish Jugosllavisë, përderisa edhe pse ishte vendi me më të burgosur politik.

I pyetur për përafrimet me partitë politike Kurti ka thënë më përjashtim të deputetëve më të cilët ai bashkëpunon, me partitë tjerë nuk janë parti të njëjta.

“Me udhëheqjen e këtyre partive nuk kemi mundur të kemi bashkëpunim sidomos pas ratifikimit të marrëveshjes. Ata po afrohen edhe nga pozicioni sidomos në aspektin ekonomik”, tha Kurti.

Por, ai ka thënë se LDK ka bërë gabim sepse është dashur të merr pjesë në bisedime dhe mandej mos ta pranojë atë sesa ta pranojë atë pa marrë pjesë.

“Ne nuk jemi të kënaqur me rezultatin e arritur. Ne do të jemi të kënaqur deri atëherë kur të fitojmë, nuk do të jemi kënaqur deri sa të mund të bëjmë qeverisjen në Kosovë”.

Për fitoren e Shpend Ahmetit në Prishtinë Kurti e ka quajtur një fitore brilante dhe se ai që nga nesër (e premte) do të fillojë përgatitjet për konsolidimin e ekipit për qeverisje.

Kurti ka thënë se deputeti Florin Krasniqi është keqkuptuar në disa deklarata dhënë një televizioni.

Ai i ka quajtur spekulime ndarjet në VV, edhe pse kjo nuk është duke ndodhur në këtë Lëvizje pasi qe çarjet janë më të mëdha PDK.

Duke folur për marrëdhënie e VV me ambasadën amerikane ai ka thënë se i falënderohet ambasadores që nuk e ka ftuar në takimet me partitë e tjera.

Ndërkaq, për fitoren e nëntë komunave nga minitoriteti serb në zgjedhje lokale, Kurti e ka quajtur fitore të çetnikëve në Kosovë.

“Gjithçka po bëhet që serbët të mos mbesin pa pjesë. Korniza e dialogut në Bruksel është që serbët të mos jenë pakicë në këtë vend. Derisa Serbia është e pakënaqur, gjithëherë do të këtë dialog dhe do të këtë koncesione”.

Krejt këtë e mundësoi Thaci që është bileta e Serbisë për integrime europiane, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se është vështirë që të liberalizohen vizat për Kosovë është i vështirë por kjo është për shkak të kushteve të këqija ekonomike të kosovarëve.

“Ne duhet ta bëjmë Europën në Kosovë sepse vetëm kështu mund të shkojmë në Europë”, tha ai./expresKy artikull është marrë nga www.kohaislame.com.

LISBA: Haradinaj të mësojë historinë dhe kush janë mjekroshat

$
0
0

Përplasjet me fjalë mes Partisë së Ramush Haradinajt dhe LISBA’s së Fuad Ramiqit kanë vazhduar. Tash, LISBA ka reaguar pas deklaratave të Haradinajt se nuk i respekton flliqtanat me mjekërra. Sipas kësaj lëvizje, me këto deklarata Ramush Haradinaj dhe AAK po shkojnë drejt humnerës shkruan gazeta Ekspres.

lisba

Lëvizja Bashkohu ka reaguar pas deklaratave të Ramush Haradinajt, i cili një natë më parë tha se nuk i respekton flliqtanat me mjekrra, të cilët po e keqpërdorin fenë.

Në këmbim të kësaj, LISBA i ka ofruar Ramush Haradinajt shkollim pa pagesë për të mësuar për mjekërroshat e kombit.

LISBA, krahasoi mjekërroshat me njerëzit që kanë themeluar Shqipërinë, përfshirë edhe Ismail Qemalin.

“Por prapë se prapë LISBA do të tregohet e mëshirshme ndaj Haradinjajt dhe ti ofroj atij një shkollim pa pagës nga mësues të nivelit të lartë që ta mësoj historinë e popullit të tij dhe mjekroshat e historisë shqiptare, e që karakterizoheshin me dije ,urtësi, fisnikëri,trimëri ,atdhedashuri, burrëri e që të gjithë sakrifikues për shoqëri e ardhmëri, që në të ardhmen profili i tij që mendon të udhëheq me Kosovën të mos i shaj mjekroshat, sepse duhet të di që mjekroshat janë pjesë e identitetit të popullit tonë”, thuhet në reagimin e LISBA’s.

“Për më tepër LISBA shpreh mëshirën e saj dhe i dhimbset Haradinaj dhe partia e tij duke ia rikujtuar se ne i kemi tërhequr vërejtjen e rënies së partisë së tij në deklaratat e fundit, ku i kemi thënë se nëse Haradinaj e partia e tij vazhdojnë ti sulmojnë muslimanet dhe ta luftojnë islamin në Kosovë do te shkoje ne fund të humnerës. Po ashtu, duhet t’ia kujtojmë Haradinajt, mjekroshat musliman që kishte nën komandën e tij, e që ishin ushtar musliman që kishin hyr në luftë vetëm e vetëm për kënaqësinë e Zotit dhe në shërbim të atdheut, e jo për përfitime siç bëri vet Haradainaj. Tani profili i tyre është si qytetar i thjeshtë dhe jo si profiter duke kërkuar poste kryeministrash”.

Kuptimi i dietes se shendoshe dhe rregullat praktike te ngrenies dhe pirjes

$
0
0

dieta

KUPTIMI I DIETËS SË SHËNDOSHË DHE RREGULLAT PRAKTIKE TË NGRËNIES DHE PIRJES

Në Musned, si edhe në vepra të tjera, është shënuar se i Dërguari i All-llahut , s.a.v.s., ka thënë: “Njeriu nuk ka mbushur asnjëherë enë më të keqe sesa lukthin e vet. Për këtë arsye është e mjaftueshme që bijtë e Ademit ta shuajnë urinë me disa kafshata sa për ta kthyer forcën. Nëse duhet ngrënë për t’u ngopur, atëherë duhet rezervuar një të tretën e lukthit për ushqim, një të tretën për ujë dhe një të tretën për frymëmarrje normale”.6

Ekzistojnë dy lloj sëmundjesh: e zemrës dhe sëmundja fizike, e cila është pasojë e hyrjes së substancës, veprimi i së cilës dëmton funksionet natyrore dhe ekuilibrin e trupit, gjë që është një lloj i sëmundjes së përgjithshme që godet shumicën e njerëzve. Kjo lloj sëmundje shkaktohet kryesisht: me ushqim të tepërt, ngrënia e ushqimit tjetër para se të ketë përfunduar tretja e ushqimit të mëparshëm, ngrënia e ushqimit që ka përbërës deficitar; ngrënia e ushqimit që tretet ngadalë, përzierja e disa lloje ushqimesh të kundërta; të ngrënit e ëmbëlsirave që përgatiten për të njëjtën shujtë. Kur trupi mësohet me këtë dietë, ai do të trashëgojë sëmundje të ndryshme. Disa prej tyre mund të tejkalohen më shpejt, e disa më ngadalë. Prandaj themi se maturia është rruga e shëndetit të mirë, ndërsa trupi ka dobi nga maturia dhe e zbërthen gjellën më shumë se që mund ta bëjë kur njeriu fut shumë lloje ushqimesh dhe shtojca të ndryshme në lukth.

Trupi mund të mësohet me tri shkallë të kënaqjes me ushqim:
ushqimi i nevojshëm,
ushqimi i mjaftueshëm,
dhe ushqimi plotësues.

I Dërguari i All-llahut , s.a.v.s., lidhur me dietën e nevojshme “të mjaftueshme” ka thënë: “…disa kafshata sa për të rimarrë fuqi” dhe ky trajtim mbron trupin dhe nuk do të lejojë të dobësohet ose të humbas fuqinë. Nëse dikush është vënë në sprovë dhe është i detyruar ta tejkalojë atë shkallë elementare të mbrojtjes shëndetësore, atëherë duhet: “…të rezervojë një të tretën për ushqim, një të tretën për ujë dhe një të tretën për frymëmarrje normale”, dhe kjo është dieta më e mirë nga të gjitha dietat. Në të vërtetë kur njeriu e ka mbushur lukthin me ushqime, ai nuk është në gjendje të pranojë ujin, ndërsa kur ushqimi dhe uji e tejkalojnë shkallën e përshkruar (këshilluar), mund të vuajë nga çrregullimi i mushkërive dhe e gjithë kjo paraqitet me stres dhe rraskapitje, ndërsa mushkëritë nuk janë në gjendje ta përcjellin lehtësisht gjakun e oksiduar. Njeriu do të ndiejë, në mes të tjerash, edhe vështirësi në trup, në zemër, dhe shpirti do të ndjehet i rraskapitur dhe i plogështë, ndërsa gjymtyrët nuk do të jenë në gjendje të kryejnë detyrat themelore fetare. Një pozitë e tillë do të përshpejtojë disa epshe të shpirtit. Pra, lukthi i stërmbushur dëmton trupin, zemrën dhe shpirtin. Ky rast është i dhembshëm kur bëhet zakon, diçka e rëndomtë, qoftë edhe nëse përkohësisht njeriu e kënaq veten me ushqime të shumta e kalorike.
Në një hadith është thënë që Ebu Hurejre (All-llahu qoftë i kënaqur me të!) kishte pirë qumësht derisa ishte ngopur, nga një enë të cilën ia kishte ofruar i Dërguari i All-llahut , s.a.v.s., pastaj kishte bërtitur: “Betohem në Atë i cili të dërgojë me mesazhin e vërtetë që nuk mund të pijë më asnjë pikë!”7 Tradita rrëfen se kohë pas kohe edhe ashabët e tjerë kanë ngrënë derisa u ka pëlcitur veshi, prandaj, siç kemi thënë më herët, ushqimi i tepërt do të shkaktojë plogështimin dhe rraskapitjen e trupit, qoftë vetëm duke i përshpejtuar ato. Sidoqoftë, shëndeti dhe fuqia e trupit vijnë nga ushqimi i cili përthithet (resorbohet) e jo nga sasia e ngrënë dhe, duke qenë se qenia njerëzore është e përbërë nga tri elemente: dheu, uji dhe ajri, i Dërguari i All-llahut , s.a.v.s., e ka ndarë në përpjesëtime të barabarta dietën e tij në këto tri kategori.
Çështja e strukturës së trupit të njeriut dhe a është zjarri njëri prej elementeve?
A është zjarri njëri prej elementeve strukturore të trupit të njeriut? Tani, nëse dikush pyet për pjesëmarrjen e zjarrit, i cili nuk ndodhet në pjesët e ndara të porosive të mësipërme të të Dërguarit, përgjigjja e jonë është që të qartësojmë se disa mjekë kanë thënë që zjarri është njëri prej elementeve, mirëpo disa mjekë të ditur dhe shkencëtarë e kanë mohuar këtë teori dhe e kanë argumentuar me dy fakte: zjarri është prodhuar nga eteri (mbitokësor) e më pastaj është lëshuar dhe përzier me ujin dhe dheun, ose zjarri është prodhuar nga elementet e tjera pa asnjë trup tjetër.

Teoria e parë është absurde për dy shkaqe: i pari është se zjarri është element i ndritshëm, dhe para së gjithash materie hyrëse, prandaj materia dalëse implikon ekzistimin e kuazielementit i cili vepron si neutralizues dhe e detyron zjarrin të ketë karakteristika rënëse, gjë që është e papranueshme. Nga ana tjetër, në urdhrin që zjarri të zbresë poshtë në tokë, ai ka qenë i detyruar të kalojë nëpër atmosferë jashtëzakonisht të ftohtë (zamharir) dhe ne mund të vërejmë lehtë në ndërhyrjen tonë të drejtpërdrejtë se edhe zjarri tepër i madh mund të fiket me një sasi të vogël lëngu. Prej këtej, edhe sikur pjesë të vogla të zjarrit të kalonin papritmas vetëm për një minutë nëpër këtë atmosferë të ngrirë, ato me siguri do të shuheshin.
Në disa kaptina të Kur’anit, All-llahu i gjithëfuqishëm ka njoftuar për krijimin e qenies njerëzore. Ai e ka përshkruar këtë krijim në të cilin thotë se është krijuar prej ujit, ndërsa në vendet (versetet) e tjera Ai e ka përshkruar se krijimi i njeriut është bërë prej dheut, ose nga kombinimi i ujit dhe dheut, të quajtur argjilë (tin), e cila është lënë në mjedis të hapur dhe është lënë të thahet si një shtambë (fahhar) për shkak të përzierjes me ajër dhe me nxehtësinë e diellit. Në të vërtetë në asnjë kaptinë (sure) të Kur’anit All-llahu i madhërishëm nuk ka thënë se njeriun e ka krijuar nga zjarri, por elementin e zjarrit ia ka përshkruar një lloji tjetër të krijesave, të quajtur exhin. Në mesin e tyre janë Iblisi, Shejtani i mallkuar.

Në Sahihun e Muslimit është shënuar që i Dërguari i All-llahut , s.a.v.s., ka thënë: “Meleqtë janë të krijuar nga drita (nuri), dhe nga zjarri flakërues, ndërsa Ademi është krijuar në formën e cila u është dhënë edhe juve”.8 Kjo paraqitje (hadith) e Pejgamberit është e qartë edhe sa i përket elementeve nga të cilët është krijuar Ademi, ndërsa në asnjë pjesë të Kur’anit Zoti dhe Krijuesi ynë nuk e ka përmendur përzierjen e zjarrit në strukturën e trupit të Ademit. Sidoqoftë, në përgjigje të këtyre hipotezave, të gjithë pajtohemi që trupi i njeriut me të vërtetë ka temperaturë e cila është krijuar nga faktorë të llojllojshëm e jo nga zjarri. Prandaj shumica e shkencëtarëve sot pajtohen me teorinë e ndryshimeve të lëndëve të njëjta. Ne, për këtë, nxjerrim përfundimin në pajtim me thënien e Kur’anit të shenjtë, ku All-llahu i gjithëfuqishëm thotë:
“Ne i krijuam ata prej një balte që ngjitet”. (Es Safatë, 11) Ky verset tregon se elementet primordiale mbeten të pandryshueshme. Vërtet, All-llahu është Ai i cili furnizon me njohuri dhe me sukses.

MJEKËSIA E PEJGAMBERIT MUHAMMED nga Ibn Kajimi

Harta e rrugës për në Xhennet

$
0
0


rruga per xhenet

Duhet që rregullisht kohë pas kohe të kontrolloni karakteristikat mbrojtëse të veturës suaj duke lexuar udhëzuesin e veturës suaj – Kur’anin e Shenjtë.

Ecni nëpër bulevardin “Ademi dhe Hava” deri sa të arrini në udhëkryqin e udhës së Habilit dhe të Kabilit. Ktheni në të djathtë në Habil dhe vazhdoni 32 kilometrat e ardhshme deri sa të arrini te “Anija e Nuhut”.

Hypni në anije dhe lundroni deri sa të arrini në “Tokën e sigurtë”. Injoroni shumicën e drejtimeve që ua japin Agjencitë turistike dhe arrini në Superautostradën e Ibrahimit po ashtu e njohur si autostrada “Vetëm Një Zot” (1).

Përcjellni Ibrahimin, por largohuni daljeve për në qytezat e Sodomës dhe Gomorrës deri sa të arrini në Rrugën e Isaut (dhe Mëshirës). Këtu do të ballafaqoheni me shumë huti: rrugët nuk janë mirë të shënuara dhe shumë shitës përgjatë rrugës shpërndajnë harta me drejtime kundërta. Romakët e kanë riemërtuar “Sokakun e Paganëve” si “Rruga e Isaut” (dhe Mëshirës).

Në qoftë se nuk jeni të sigurtë për autenticitetin e “Rrugës së Isaut” (dhe Mëshirës), kontrolloni hartën tuaj dhe shihni se a është Rruga e Isaut (dhe Mëshirës) në vazhdim të Superautostradës së Ibrahimit. Në qoftë se është vazhdim i saj atëherë jeni në rregull por, përsëri vazhdoni me kujdes. Në qoftë se jeni larguar, atëherë bëni një U kthyerje prapa dhe kthehuni në autostradën e Ibrahimit dhe përpiquni sërish prej aty.

Vazhdoni në Rrugën e Vërtetë të Isaut. Në qoftë se nuk i shihni shenjat vijuese përgjatë rrugës, duhet të ndaleni dhe ta kontrolloni hartën përsëri. Hartat për këtë drejtim janë ndërruar, andaj e rekomandojmë botimin e Barnabës të Hartave Rrugore për të arritur në tubimin e “Njëshmërisë së Zotit”, “Këndin e Shtatzënisë së Pastër”, dhe qendrën shoqërore “Duajeni fqiun tuaj”.

Shmanguni që t’ja tregoni policisë romake të trafikut hartën tuaj të Barnabës se është e ndaluar. Ata do ta konfiskojnë dhe do të jeni të detyruar ta përdorni versionin e vetëm të autorizuar të hartës rrugore, atë të Palit e cila ka qenë e përpiluar që ti drejtojë udhëtarët për në Romë. Për këtë shkak, ka shumë trafik në këtë rrugë. Në anën tjetër, Rruga e vërtetë e Isaut gjindet në hartën rrugore të Barnabës, por vetëm disa njerëz kanë mundësi për ta parë këtë hartë.

Përmbajuni Rrugës së Isaut (dhe Mëshirës) derisa ta gjeni ekspres rrugën e Sunnetit të Muhammedit (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem). Qëndroni në këtë ekspres rrugë dhe mos lejoni të josheni në zonat e pushimit përgjatë ekspres rrugës. Keni kujdes prej plaçkitësve (shejtanit) në autostradë, duke e siguruar veturën tuaj me sistemet e sigurimit “Dhikër” (përmendja e All-llahut). Të gjitha veturat e siguruara me sistemin e sigurimit “Dhikër” do të jenë të siguruara prej sulmeve të plaçkitësve.

Duhet të jeni të sigurtë se keni lëndë djegëse në sasi të mjaftueshme. Lënda djegëse e shkallës më të lartë për këtë udhëtim të gjatë dhe lodhës është ajo e shkallës Takva. Pa dyshim kërkoni vetëm prej këtij lloji kur të ndaleni për mbushje. Lehtësoni barrën e veturës suaj dhe mbani vetëm gjërat më të nevojshme për këtë udhëtim: dy metra të materialit të bardhë dhe veprat e mira dhe lutjet e fëmijëve tuaj janë e tëra që ju nevojitet. Lejohet më tepër bagazh vetëm nëse është prej të lartëpërmendurës. Gjërat tjera vetëm do t’ju ngadalësojnë ose do t’ua mjegullojnë destinacionin tuaj për ku jeni nisur, dhe me këtë po ashtu rrezikoni të humbni mbulesën e sistemeve siguruese “Dhikër”. Si rezultat i kësaj bëheni cak i lehtë për plaçkitësit.

Duhet që rregullisht kohë pas kohe të kontrolloni karakteristikat mbrojtëse të veturës suaj duke lexuar udhëzuesin e veturës suaj – Kur’anin e Shenjtë. Drejtuesin e veturës suaj duhet ta kalibroni me metodën e Sunnetit për kalibrim, akumulatorët duhet të mbushen me Iman, motori duhet të akordohet me Ihlas kurse rrotat tuaja duhet të jenë të fryera me Ihsan. Më me rëndësi prej të gjitha këtyre gjërave është se duhet ta testoni veturën tuaj me listën kontrolluese të Tevhidit.

Nuk është me rëndësi në qoftë se shumica e pjesëve në veturën tuaj funksionojnë si duhet, po nëse vetëm një pjesë në veturën e juaj nuk funksionon në përputhshmëri me kushtet e Tevhidit, vetura e juaj do të prishet dhe përsëri plaçkitësit do t’ua marrin atë që ka mbetur. Mirëqenia e veturës suaj varet prej punës së pjesës më të dobët në veturën tuaj, ashtu që në mënyrë rutinore kontrolloni këto pika të dobëta, përndryshe mund të jenë të dëmshme për udhëtimin tuaj.

Ka mjaft “gurë kilometrazhi” në rrugën e Muhammedit, të cilët do t’u bindin se jeni në rrugë të drejtë. Mos t’ju brengosë ajo se nuk ka shumë njerëz në këtë rrugë. Fakti se jeni vetëm në këtë rrugë mos t’ju shtyej të mendoni se jeni duke udhëtuar në drejtim të gabuar në një rrugë njëkahëshe. Dashuria ndaj All-llahut më shumë se ndaj çdo gjëje tjetër, dashuria ndaj Muhammedit (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) dhe Sahabëve (bashkëshokëve të tij), të cilët e përkrahën kur ishte i shtypur, duke i përcjellur të gjithat mësimet e tij, duke iu përgjigjur me durim dhe pranim të mungesës së të mirave të kësaj bote (urisë dhe humbjes së anëtarëve të familjes) janë vetëm disa prej gurëve të kilometrazhit dhe lajmeve të mira që jeni në rrugën e drejtë.

Kjo rrugë është po ashtu e shtruar me dhimbje, punë të rëndë, ndeshje me vetveten, me të tjerët dhe me Iblisin, plaçkitësin dhe të gjitha gjërat të cilat nuk janë tërheqëse për shpirtin. Asnjëherë mos u tregoni i shkujdesur, por qëndroni syhapur, ky udhëtim nuk mbaron derisa me të vërtetë mbaron.

Mbajeni Dhikrin si rojë tuajën. Gjithashtu edhe veprat e mira dhe gjuhën tuaj dhe mos e humbni cakun e asaj për ku jeni nisur, me qëllim që ta përballoni dhimbjen e këtij udhëtimi. Në mbarim do të arrini në dyert e destinacionit tuaj El-Xhennah, do ta harroni tërë dhimbjen./albislam/

Konstrukti i veshit të njeriut qartë tregon në Konstruktorin

$
0
0

veshi
Konstrukti i veshit të njeriut qartë tregon në Konstruktorin

Ai është vepër unikale e inxhinierisë, antena më e përsosur e cila pranon dhe dallon 400.000 tone!
Përgjegjësia jonë themelore është shfrytëzimi i shqisave dhe trurit tonë për të njohur Zotin dhe për të kuptuar që ky është qëllimi i jetës.

Obligimi ynë është të hulumtojmë dhe njohim universin e pafund dhe ligjet natyrore në te të cilat i krijoi Allahu i madhërishëm:

“Ai është që ua krijoi të dëgjuarit, të pamurit dhe të kuptuarit e juaj; sa pak jeni mirënjohës.” (El – Mu’minun, 78)

Por mos harrojmë:

“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.” (El – Isra, 36)

Viewing all 11558 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>