Quantcast
Channel: Mjeksia Islame
Viewing all 11558 articles
Browse latest View live

SUKSESI – Fejsal Omer

$
0
0

SUKSESI – Fejsal Omer

Nuk ka rëndësi se sa vjeç jeni, apo nga jeni, të gjithë kemi një gjë të përbashkët, dëshira e të qenurit i suksesshëm. Të gjithë ne duam për të arritur sukses në mënyrë që të mund të jetojmë një jetë të rehatshme, të jemi të pavarur nga ana financiare, të kemi një makinë të mirë, dhe të jetojmë në një shtëpi të bukur. Megjithëse, suksesi mund të arrihet, nuk është diçka që vjen lehtë.Ka shumë këshilla dhe strategji rreth asaj se si të bëhemi të suksesshëm në jetë, mirëpo mënyra më e mirë për të pasur sukses është ti ndjekim hapat e atyre që janë të tillë.


Lutje qe kemi nevoje sot shume

$
0
0

O Allah, na jep femije te hajrit.

O Allah na i permiso bashkshorti(e)n.

O Allah, na shto dije te dobishme.

O Allah, na mundeso me i la borxhet.

O Allah, na furnizo me furnizim te gjere.

O Allah, na shero nga cdo mesysh,hased apo magji e semundje qe jemi te goditur.

O Allah,na udhezo ne rruge te drejte.

O Allah,na jep rehati ne familjet tona.

O Allah, na i fal gjunahet te medha dhe te vogla.

O Allah, na jep Xhenetin.

Çdo natë shpirti ynë del nga trupi

$
0
0

“Çdo natë shpirti ynë del nga trupi, dhe çdo natë Engjëlli i vdekjes pyet Allahun: “O Allah çka të bëjë me këtë (shpirtin e njeriut)?”

A dëshiron që të ia kthej atij përsëri? Apo ta mbajmë Ruh­in (shpirtin e tij)? Dhe çdo natë Allahu i jep leje Engjëllit të vdekjes që të na lejojë të jetojmë edhe një ditë tjetër.” Ndërsa ka prej atyre që nuk i lejohet t’i kthehet shpirti!

Dhe çdo natë Allahu i jep leje Engjëllit të vdekjes që të na lejojë të jetojmë edhe një ditë tjetër.” Ndërsa ka prej atyre që nuk i lejohet t’i kthehet shpirti! “Allahu ua merr shpirtrat atyre që u ka ardhur çasti i vdekjes dhe atyre që nuk kanë vdekur, por që janë në gjumë. Pastaj Ai ndal shpirtin e atij që i është caktuar vdekja, ndërsa të tjerëve ua lë deri në një kohë të caktuar. Me të vërtetë, këto janë shenja për njerëzit që mendojnë.”

Kënaja e dobishme për dhimbjet , këshille profetike

$
0
0

Imam Ibn Maxhe e ka cituar hadithin në të cilin i Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, kishte vënë këna në kokë, sepse i dhembte shumë koka, dhe tha: “Me vullnetin e All-llahut, kjo do të ndihmojë” ( Ibn Maxhe,3502; në versione të ngjashme e transmetojnë edhe Ahmedi, 6/462; Ebu Davudi,3858)

Një ndër kurat më efikase është dhe përdorimi i kënasë. Në rastin në fjale ajo mund të vihet gjithashtu si kompresë e nxehtë që bëhet nga pluhuri i saj i përzier me uthull. Kjo bën që të hiqet dhimbja dhe të qetësohen nervat. Kjo kurë është e dobishme edhe për dhimbje të tjera.
Imam Tirmidhiu ka shënuar në përmbledhjen e vet të haditheve se Selma ummu Rafi kishte thënë: “ Kurdo që i Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ankohej në lëndim ose në dhembje koke, i vendosja këna mbi vendin e sëmurë.” (Tirmidhi, 2055; Ibn Maxhe,3502.)

Recetë natyrale për shërimin e reumatizmës

$
0
0

Reumatizma është një sëmundje shumë e përhapur, sidomos te mosha e tretë. Përveç se e dhimbshme, shpesh është dhe e bezdisshme.

Studiuesit thonë që edhe duke përdorur produkte bimore mund të arrihet një rezultat i pabesueshëm.
Për ata që vuajnë nga reumatizma sugjerohet kjo recetë që shëron plotësisht këtë sëmundje:
Përbërësit:
2 kg mjaltë livadhesh,
1 litër ujë të distiluar,
250 g të jonxhës së tharë.
Përgatitja:
Jonxhën duhet ta zieni rreth një orë në zjarr të qetë. Kur të zihet, atë duhet ta kulloni, e më pas ta përzieni me mjaltin. Të përzihet mirë dhe të lihet që të ftohet.
Për një rezultat sa më të mirë, hani nga 2 lugë çdo ditë pas buke, tri herë në ditë.

Recete natyrale per kurimin e hemorroideve

$
0
0

Përbërësit:

1 lugë gjelle mjaltë
10 gr propolis
50 ml vaj luledielli
50 gr dyllë blete
Përgatitja:
1.Përzieni mjaltin me propolisin fort derisa të krijohet një masë homogjene. Vendoseni në një kavanoz qelqi dhe mbajeni në frigorifer derisa të bëhet e fortë.
2.Merrni një enë tjetër dhe në të hidhni vajin e lulediellit dhe dyllin e bletës. Lërini në temperaturë të ulët derisa të ziejë. Më pas, hiqeni enën dhe lëreni të ftohet pak.
3.Kur kjo përzierje të arrijë 60-70 gradë celsius, shtojini përzierjen e parë (mjaltin dhe propolisin) dhe përziejini bashkë.
4.Futeni përzierjen në frigorifer në një kavanoz qelqi.
Përdorimi:
Formoni me përzierjen suposto, të cilat duhet t’i mbani në ngrirje të thellë në frigorifer. Çdo natë lani zonën me ujë të ftohtë dhe më pas vendosni një supost të tillë. Bëjeni këtë çdo natë, derisa hemorroidet tuaja të shërohen.

Lutjet e shumta

$
0
0

Lutjet e shumta

Lutja e shumtë dhe insistimi në te kur ke ngushticë, ose brengë, ti ngresh duart e përkuljes para Allahut, ti shpalosësh ankesat dhe mërzitë tuaja Atij, të lotosh para Tij, duke e ditur se Ai, Allahu është më i mëshirshëm ndaj teje se sa që është i mëshirshëm nëna dhe babai yt, se gruaja dhe fëmijët tuaj është element shumë i rëndësishëm në largimin e brengës dhe ngushticës.

Omeri -radijAllahu anhu- tregon:

قدم على النبي سبيٌ، فإذا امرأه من السبي تحلب ثديها تسقي، إذا وجدت صبياً في السبي أخذته فألصقته ببطنها وأرضعته، فقال النبي : {أترون هذه طارحةً ولدها في النار؟} قلنا: لا، وهي تقدر على أن لا تطرحه. فقال : { الله أرحم بعباده من هذه بولدها } [أخرجه البخاري[

Erdhën para Pejgamberit -salAllahu alejhi ue selem- disa robër. Një grua e cila ishte gji dhënëse, kur e gjeti foshnjën e vet, e mori, e ngjiti për barku dhe i dha gji. Atëherë Pejgamberi -salAllahu alejhi ue selem- tha: A ka mundësi që kjo grua ta hedh foshnjën e saj në zjarr? I tham: jo, nëse ka mundësi mos ta hedhë. Pejgamberi -salAllahu alejhi ue selem- tha: “Allahu është edhe më i mëshirshëm me robërit e Tij se sa kjo ndaj foshnjës së saj”. (Buhariu).

Xheneti dhe të mirat e tij!

$
0
0

Xheneti dhe të mirat e tij!

Allahu, xhele ue ala, ka thënë;
وَيَطُوفُ عَلَيْهِمْ وِلْدَانٌ مُخَلَّدُونَ إِذَا رَأَيْتَهُمْ حَسِبْتَهُمْ لُؤْلُؤًا مَنْثُورًا
” Dhe atyre u sillen për shërbim djelmosha që përherë janë të tillë sa që kur t’i kundrosh të duken si margairtarë të dërdhur.”
(Insan; 19).

Medito këtë porosi Kuranore, shiko çështjen e atyre që janë shërbëtor të Xhenetlive, por paramendoje se si do jenë vetë Xhenetlitë!
Nuk ka dyshim se gjendja e banorëve të Xhenetit është më madhore dhe më e lartë se gjendja e shërbëtorëve të Xhenetit!
Allahu më bëftë mua dhe ty prej ithtarëve të këtyre begative dhe mirësive.

Përkthim


Kur ndonjëri nga ju dëshiron t’i afrohet gruas së tij për të bërë marrëdhënie intime, le të thotë

$
0
0

Një ndër qëllimet më fisnike të marrëdhënieve seksuale është sjellja në jetë e një pasardhësi të drejtë.Prandaj, është me rëndësi që bashkëshortët t’i luten Allahut që ta largojë shejtanin nga pasardhësi i tyre.
Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmeton se i Dërguari i Allahut alejhi selam ka thënë:
“Kur ndonjëri nga ju dëshiron t’i afrohet gruas së tij për të bërë marrëdhënie intime, le të thotë:
“Bismilah, Allahume xhennibnesh-shejtan, ve xhennibish-shejtane ma rezaktena!”
(Me emrin e Allahut, o Allah, na e largo djallin prej nesh dhe prej atij që do të na furnizosh me të!)
Nëse nga ajo marrëdhënie është e caktuar që të kenë fëmijë, shejtani kurrë nuk do ta dëmtojë atë. ”
Buhariu dhe Muslimi

NGA FJALËT E URTA TË VJETRA  ARABE PËR FEMRËN

$
0
0

NGA FJALËT E URTA TË VJETRA
ARABE PËR FEMRËN

Tri gjëra e bëjnë femrën mbretëreshë:
1. Kur ajo posedon pasuri me bollëk
2. Kur e lind fëminë e parë dhe bëhet.
nënë
3. Kur e vesh fustanin e bardhë të
nusërisë.

Tri gjëra e shtyejnë femrën të qajë
1. Fjala e rëndë që e lëndon
2. Kur e humb atë që e dashuron
3. Kujtimet dhe çastet e lumtura që kanë
humbur tani.

Tri gjëra e godasin ashpër femrën
1. Nëse e vlerëson një grua tjetër para
saj
2. Kur dëmtohet e ardhmja e saj
3. Humbja (vdekja) e fëmisë ose
prindërve.

Tri gjëra e bëjnë femrën ta largon një person përfundimisht nga jeta e saj
1. Tradhtia
2. Zhgënjimi dhe goditja e rëndë nga
ndonjë fjalë ose vepër
3. Kur nuk ndihet e sigurtë tek ai person.

KUJDESUNI PËR KËTO PIKA NË FAMILJET TUAJA QË TË JETONI TË LUMTUR ..!!

Hoxhë Ragmi Destani

Pastrohuni pas urinimit, sepse shumica e atyre që dënohen në varre janë nga kjo

$
0
0

Hadith.
Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. Ku thotë: Ka thënë Pejgamberi Muhamedi a.s.
“Pastrohuni pas urinimit, sepse shumica e atyre që dënohen në varre janë nga kjo.”

Kuptimi: Pastrohuni pas urinës, me ujë ose diçka tjetër, dhe ruanu që pikat të mos prekin trupin dhe veshjen tuaj.
Kjo vlen për të dy gjinitë.

I zgjuari e ndan ditën në katër pjesë

$
0
0

I zgjuari e ndan ditën në katër pjesë:
1- Pjesën e ditës që i lutet Krijuesit të Tij.
2- Pjesën e ditës që merr në llogari vetveten.
3- Pjesën e ditës për të mësuar për dynjanë dhe për ahiretin.
4- Pjesën e ditës që i len vetes së tij për t’u kënaqur në hallall.

 Dhikri i mëngjesit dhe mbrëmjes

$
0
0

Dhikri i mëngjesit dhe mbrëmjes

Të jesh i rregullt në dhikrin e mëngjesit dhe mbrëmjes, në dhikrin e gjumit dhe dhikret tjera që janë gjatë ditës dhe natës, pa dyshim se e ruajnë muslimanin me ndihmën e Allahut nga e keqja e shejtanëve xhin dhe njerëz, ia shtojnë njeriut forcën fizike dhe shpirtërore, nëse i thotë duke e përjetuar domethënien e tyre, duke qenë i bindur në frytet dhe rezultatet e tyre. Kujdesu, Allahu të pastë në Kujdesin e Vet, për këto dhikre, sidomos ato që duhet thënë gjatë vështirësive dhe brengave.

Transmeton Buhariu dhe Muslimi nga Abdullah ibën abasi -radijAllahu anhu- se Pejgamberi -salAllahu alejhi ue selem- gjatë vështirësive thoshe:

(لا إله إلا الله العظيم الحليم، لا إله إلا الله رب العرش العظيم، لا إله إلا الله رب السماوات ورب الأرض ورب العرش الكريم)

La Ilahe il-lAllahul-’Adhimul-Halim, la Ilahe il-lAllahu Rabbul-’Arshil-’Adhim, la Ilahe il-lAllahu Rabbus-semavati ve Rabbul-erdi ve Rabbul-’Arshil-kerim.

“S’ka të adhuruar tjetër përveç Allahut të Madhëruar e të Urtë. S’ka të adhuruar tjetër përveç Allahut, Zotit të Arshit të lartësuar. S’ka të adhuruar tjetër përveç Allahut, Zotit të qiejve dhe të tokës dhe Zotit të Arshit Fisnik”.

Ose lutja të cilën e transmeton Buhariu nga Enesi -radijAllahu anhu- se Pejgamberi -salAllahu alejhi ue selem- shpesh luteshe duke thënë:

اللَّهُمَّ إِنِّي أَعُوْذُ بِكَ مِنَ الْهَمِّ وَالْحُزْنِ، وَالْعَجْزِ وَالْكَسَلِ وَالْبُخْلِ وَالْجُبْنِ ، وَضَلْعِ الدَّيْنِ وَغَلَبَةِ الرِّجَالِ.

Allahumme inni e’udhu bike minel-hemmi vel-hazeni, vel-’axhzi vel-keseli, vel-buhli vel-xhubni, ve dale’id-dejni ve galebetir-rixhali.

“O Zoti im, kërkoj mbrojtjen Tënde nga brengat dhe dëshpërimi, nga paaftësia dhe dembelia, nga koprracia dhe frika, si dhe nga zhytja në borxhe dhe mundjet e njerëzve”.

Abdullah ibën Mesudi -radijAllahu anhu- thotë se Pejgamberit -salAllahu alejhi ue selem- kur i binte ndonjë brengë ose vështirësi thoshte:

)يا حي يا قيوم برحمتك أستغيث( [أخرجه الحاكم[

“O Ti që je i Gjallë dhe që je Kujdestar kërkojmë ndihmë në mëshirën Tënde”. (sahih, Hakimi).

Ebu Bekrete -radijAllahu anhu- thotë se Pejgamberi -salAllahu alejhi ue selem- ka thënë: lutja e atij që është në vështirësi është:

اللَّهُمَّ رَحْمَتَكَ أَرْجُو فَلا تَكِلْنِي إِلَى نَفْسِي طَرْفَةَ عَيْنٍ وَأَصْلِحْ لِي شَأْنِي كَلَّهُ ، لاَ إِلَهَ إِلاَّ أَنْتَ.

Allahumme rahmeteke erxhu fe la tekilni ila nefsi tarfet ‘ajnin ve aslih li she`ni kul-lehu. La ilahe il-la Ente.

“O Zoti im, në mëshirën Tënde shpresoj, mos më le të mbështetem në vetvete, as sa një lëvizje e syrit dhe ma përmirëso gjendjen time. S`ka të adhuruar tjetër përveç Teje”. (sahih, Ebu Davudi).

Abdullah ibën Mesudi -radijAllahu anhu- tregon se Pejgamberi -salAllahu alejhi ue selem- ka thënë:

“Nëse një musliman e kaplon brengë ose pikëllim le të thotë:

اللَّهُمَّ إِنِّي عَبْدُكَ وَابْنُ عَبْدِكَ وَابْنُ أَمَتِكَ نَاصِيَتِي بِيَدِكَ مَاضٍ فِيَّ حُكْمُكَ عَدْلٌ فِيَّ قَضَاؤُكَ أَسْأَلُكَ بِكُلِّ اسْمٍ هُوَ لَكَ سَمَّيْتَ بِهِ نَفْسَكَ أَوْ عَلَّمْتَهُ أَحَدًا مِنْ خَلْقِكَ أَوْ أَنْزَلْتَهُ فِي كِتَابِكَ أَوِ اسْتَأْثَرْتَ بِهِ فِي عِلْمِ الْغَيْبِ عِنْدَكَ أَنْ تَجْعَلَ الْقُرْآنَ رَبِيعَ قَلْبِي وَنُورَ صَدْرِي وَجِلاءَ حُزْنِي وَذَهَابَ هَمِّي

Allahume inni ‘abdike ve ibënu ‘abduke ve ibënu emmetuke, nasijeti bijedike, madin fijje hukmuke, ‘adlun fijje kadauke, es`eluke bi kul-li ismin huve lek semmejte bihi nefsek ev enzeltehu fi kitabik ev ‘al-lemtehu ehaden min halkik, ev iste`therte bihi fi ‘ilmil-gajbi ‘indek, en texh’ale El-Kur`ane rebi’a kalbi ve nure sadri ve xhelae huzni ve dhihabe hemmi”.

“O Zoti im, unë jam robi Yt e biri i robit Tënd dhe i robëreshës Sate, balli im është në dorën Tënde. Dispozitat Tuaja mbi mua i pranoj, i drejtë është gjykimi Yt mbi mua. Të lutem me çdo emër me të cilin e ke emëruar Veten Tënde ose që e ke zbritur në librin Tënd, apo ia ke mësuar dikujt prej krijesave Tua, apo që e ke mbajtur të fshehur në diturinë Tënde, bëre Kuranin pranverë të zemrës sime dhe dritë të gjoksit tim, shndritje për pikëllimin dhe largim për dëshpërimin”. (sahih, Ahmedi).

E shumë lutje tjera që kanë të bëjnë me këtë temë.

Edhe më në fund e bëjmë këtë lutje:

اللهم إنا عبيدك بنو عبيدك بنو إمائك، نواصينا بيدك، ماضٍ فينا حكمك، عدل فينا قضاؤك، نسألك بكل اسم هو لك، سمّيت به نفسك، أو أنزلته في كتابك، أو علمته أحداً من خلقك أو استأثرت به في علم الغيب عندك، أن تجعل القرآن ربيع قلوبنا، ونور صدورنا ويسر أمورنا، وهيء لنا من أمرنا رشداً.

“O Zoti jonë, ne jemi robërit Tu, e bijtë e robërve Tu dhe i robëreshave Tuaja, balli ynë është në dorën Tënde. Dispozitat Tuaja mbi ne i pranojmë, i drejtë është gjykimi Yt mbi ne. Të lutemi me çdo emër me të cilin e ke emëruar Veten Tënde ose që e ke zbritur në librin Tënd, apo ia ke mësuar dikujt prej krijesave Tua, apo që e ke mbajtur të fshehur në diturinë Tënde, bëre Kuranin pranverë të zemrës sonë dhe dritë të gjoksit tonë, na i lehtëso punët tona dhe na lehtëso udhëzimin në veprimet tona…

 

Hajr InshaAllah

$
0
0

Cila është domethënia dhe vlera e kësaj thënie që muslimani shumë shpesh e zë në gojë?

Kishte qenë një mbret dhe për shërbëtor të afërt kishte zgjedhur një musliman. Besnikëria dhe morali i këtij muslimani e kishin bindur mbretin qe ta merrte afër vetes dhe ta bënte shërbëtor, mirëpo mbretin e neveriste një thënie e këtij muslimani “Hajr Inshallah” dhe shpesh tentonte që ta përqeshte për këtë thënie vazhdimisht.

Një ditë mbreti shkon deri te kuzhina dhe provon që të përgatis diçka për vete, merr thikën për të prerë diçka dhe duke u munduar që t’i shërbente vetes diçka nga kuzhina, i rrëshqet dora dhe pren gishtin, madje e këput tërësisht…

Muslimani kur e sheh që po i gjakos gishti i prerë, reagon dhe thotë:

– Hajr insha-Allah !!!

Mbreti ia kthen me nervozizëm:

– Si more po thua hajr, po çfarë hajri ka këtu, ku e shkurtova gishtin, ti po tallesh me mua a??!! Prej sot, për këtë tallje që bëre ndaj meje, do të futesh në burg.

Muslimani, kur u futën ne burg, tha:

Hajr insha-Allah!!

Mbreti çuditët me këtë thënie të shpeshtë që e thoshte dhe disi e injoronte këtë dhe e la në burg dhe iku.

Pas një kohe, mbreti del për gjueti me zagarin (qenin) e tij, duke bërë gjueti, gabimisht kalojnë kufirin e territorit ku e kontrollonte dhe i takonte mbretërisë së tij, dhe kalon në territorin e një mbretërie tjetër kundërshtare, ku populli i këtij vendi dhe kësaj mbretërie ishin paganë dhe idhujtarë të devotshëm, d.m.th. besonin në idhuj.

Me kalimin e kufirit, mbreti u zu rob. Ushtarët e kapen zhagazi dhe e dërguan tek mbreti idhujtar. Mbreti në atë kohe po festonte një feste për hir të idhullit të tij dhe kërkoi që për idhullin e tij, në të cilin besonte për zot, ta therte për kurban një njeri dhe ky njeri qëlloi të ishte ky mbret i cili u kap rob.

Ata e vendosen mbretin e zënë rob para publikut për ta flijuar. Para momentit të heqjes së kokës, mbreti idhujtar ndërhyn dhe ndalon kurbanin e mbretit të zënë rob sepse e vëren se ky mbret nuk e ka një gisht dhe thotë:

– zoti (idhulli) nuk pranon një kurban të gjymtuar apo sakat dhe urdhëron ta lirojnë këtë njeri dhe të kërkojnë një njeri tjetër për kurban.

Mbreti u lirua, i lumtur dhe i gëzuar hyn në mendime dhe i kujtohet fjala “Hajr insha-Allah” e muslimanit në momentin kur iu kishte prerë gishti dhe çuditet se si muslimani kishte të drejtë dhe se fjala “hajr insha-Allah” ishte me vend dhe se ndikoi që unë të shpëtoj jetën, mirëpo ky mbreti fillon të mendoj, mendon e mendon dhe thotë ne vete: – Kur shkurtova gishtin dhe tha “Hajr inshallah”, u vërejt rezultati i asaj thënie sepse shpëtova prej idhujtarëve, por tash çfarë do të thotë me rastin e hyrjes në burg kur tha “hajr insha-Allah” muslimani.

Mbreti shkon deri te burgu ku ishte i burgosur muslimani dhe me kureshtje e pyet muslimanin:
– Para ca kohësh dola për gjueti dhe kalova kufirin dhe më kapën armiqtë, me nxorën në shesh për të më ekzekutuar si kurban për një idhull te mbretit, por gishti që e kisha të shkurtuar më shpëtoi jetën dhe se atëherë kur pate thënë “hajr insha-Allah” kishe pasur të drejt, sepse shpëtova jetën time… Por, jam kurreshtar të të pyes për rastin e hyrjes në burg që ti patë thënë të njëjtën fjalë “hajr insha-Allah”. Pse e pate thënë këtë dhe ku qëndron mirësia në këtë rast??

Muslimani i përgjigjet:
– Kur hyra në burg thash “hajr insha-Allah” sepse hyrja në burg ndikoi që unë të shpëtoj jetën time, sepse po të mos hyja në burg ti do të më merrje me veti në gjueti dhe kur do të na kishin zënë rob idhujtarët, atëherë unë do të ekzekutohesha për kurban të mbretit idhujtar sepse unë nuk isha i gjymtuar apo i sakatosur apo nuk kisha ndonjë gisht të shkurtuar sikur ti dhe mbreti idhujtar do të më kishte zgjedhur mua për kurban dhe jo ty dhe kështu që të do kishe shpëtuar, ndërsa unë jo…

Mbreti i ngazëllyer me këtë mrekulli dhe po aq i ndikuar nga rasti në fjalë bindet dhe pranon Islamin dhe bëhet musliman.

 

Sherimi i spondiliatrozes-Keto jane pikat e vendosjes se kupave per semundjen e spondiliatrozes

$
0
0

Sherimi i spondiliatrozes

Keto jane pikat e vendosjes se kupave per semundjen e spondiliatrozes. Ajo eshte nje semundje e vertebrave te cervikales C3 C7 dhe shtangosjes se muskujve te qafes si dhe te vertebrave L4 L5.Eshte nje semundje e cila kurohet me kete metode si dhe me ferkim te lehte me vaj ulliri dhe spec djeges, Kjo duhet te perseritet dhe inshallah ka rezultate te shkelqyera qe nuk arrihen me asnje mjekim tjeter. Jane kuruar shume paciente me kete metode dhe kane dale te kenaqur. Ne te ardhmen kete flete do ta kokretizojme me fotografi te pacienteve te semure duke ju bere hixhamen ne keto pika.

 


Abetarja kuranore – Mësimi 6

Allahu është më i mëshirshëm me mua se sa që je ti nëna ime

$
0
0

I erdhi momenti i vdekjes një të riut dhe nëna e tij filloi të qan, kurse djali i tha: Nëna ime, nëse llogaria ime është në duart e tua, çfarë ke për të vepruar?!

Do të mëshiroja – u përgjigj nëna.

Allahu është më i mëshirshëm me mua se sa që je ti nëna ime – ia kthehu djali!

(Sa i bukur që është mendimi i mirë për Allahun)

Kur dikush ju xhelozon

$
0
0

Kur dikush ju xhelozon:

Eshte i prirur te jete sfidues, qofte ne menyre te hapur dhe arrogante apo me metoda te fshehura dhe strategjike, sepse deshiron te jete ne superioritet .
Do te beje te pamunduren qe te behet sikur ti deri ne ate pike qe do te te imitoje, sepse imitimi eshte forma me argumentuese e lajkatimit, edhepse shumicen e herave eshte mjaft acaruese kur te vjedhin idete .

– Psikolog Melani Grinberg
– Perkthim: MSc. bioch. Vildane Limani

Rukje kunder depresionit,merzise,ankthit,frikes,trishtimit,frike dhe panik

$
0
0

Rukje kunder depresionit,merzise,ankthit,frikes,trishtimit,frike dhe panik
Degjoje cdo dite mengjes dhe mbremje (per ata qe dine Kuran le ti recitojne suret e njejta)
Per me tepr kontaktoni ndonje musliman apo hoxhe qe merret me rukej dhe merrni keshilla me te detajuara per gjendjen tuaj.
Allahu ju sherofte.

A qëndrojnë qiejt mbi shtylla?

$
0
0

A qëndrojnë qiejt mbi shtylla?

Thotë Allahu: “Allahu është Ai që qiejt i ka ngritur pa shtylla; ju i shihni ato…” 13:2

Allahu i Lartësuar tregon për fuqinë e Tij të përsosur dhe se si Ai me lejen dhe urdhrin e Tij ka ngritur qiejt pa shtylla. Ai e ka bërë këtë me lejen, urdhrin dhe lehtësimin e Tij. Ai i ka ngritur ata aq lartë nga toka në mënyrë të pa kuptimtë për ne. Qielli më i ulët mbulon plotësisht tërë tokën dhe gjithçka që e rrethon atë nga uji dhe ajri.
– Qielli i parë është shumë lartë mbi tokën dhe e mbulon atë nga të gjitha anët. Ndërmjet saj dhe Tokës është një distancë prej pesëqind vitesh udhëtim. Qielli i dytë mbulon qiellin më të ulët dhe gjithçka që ajo mbulon. Ndërmjet atyre të dyve është një distancë prej pesëqind vitesh. E njëjta gjë vlen edhe me të tretin, të katërtin, të pestin, të gjashtin dhe me qiellin e shtatë.
“…pa shtylla; ju i shihni ato…” – Është transmetuar nga Ibn Abbasi radijallahu anhu, Muxhahidi, el-Hasan, Katade dhe të tjerët të cilët kanë thënë: “Qiejt kanë mbështetje, por njerëzit nuk mund t’i shohin ato.”

Ijas bin Mu’avija ka thënë: “Qielli mbi tokë është si një kupolë për të (tokën).”

Do të thotë pa shtylla. E njëjta gjë është transmetuar edhe nga Katade. Kjo i përshtatet më mirë kontekstit të ajetit të parë, gjithashtu domethënies së qartë që nxirret nga fjalët e Allahut:
“Është Ai që e mban qiellin që të mos bjerë në tokë.” 22:65
Bazuar në këtë, fjala “… ju i shihni ato…” është konfirmim i mëtejshëm për këtë gjë. Kjo do të thotë se qiejt janë ngritur pa mbështetje, ashtu siç po i shihni ato. Kjo dëshmon fuqinë e përsosur të Allahut.

Ibn Kethiri në Tefsirul-Kuranil-‘Adhiim (2/648-649)

 

Viewing all 11558 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>