Quantcast
Channel: Mjeksia Islame
Viewing all articles
Browse latest Browse all 11558

Dispozita e lidhjes së hajmalive

$
0
0

Hajmali-e1446419357823

Thuaj: “A mendoni ju se ata që i thirrni (adhuroni) në vend të Allahut, nëse Allahu do t’u bëj ndonjë dëm, a mund ta largojnë dëmin, ose nëse ai do të na mëshirojë, a do të munden ta pengojnë mëshirën e Tij? Thuaj: Mua më mjafton Allahu, tek Ai kanë mbështetjen ata që kërkojnë mbështetje.” (1)
Transmeton Ukbe b Amir, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili ka thënë: Ka thënë i dërguari i Allahut: ”Ai i cili lidhë një hajmali, Allahu kurrë mos ia plotësoftë synimin (që ka përmes asaj hajamlie). (2)
Në një transmetin tjetër: ”Kush mbanë një hajmali ka bërë shirk”. (3)
Transmeton Abdullah b Ukajmi Allahu qoftë i kënaqur prej ti, i cili ka thënë: Ka thënë i dërguari i Allahut: ”Ai i cili lidhë një gjë, lihet nën kujdesin e asaj gjëje”. (4)
Transmeton Abdullah b Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili ka thënë: Kam dëgjuar të dërguarin e Allahut duke thënë: ”Të fryerit (rukja jo me Kur’an), hajmalitë dhe varja e tyre janë shirk”. (5)
Tiveleh: është diçka që e bëjnë magjistarët, pretendojnë se ajo e bën të dashur gruan tek burri i saj, quhet edhe lidhëse.

Komenti:

Hajamli është ajo që lidhet tek njeriu për të larguar mësyshin e të ngjashme, qoftë rruzë, asht (koc) e të ngjashme, quhet edhe hijeshi dhe bukuri, kush lidhë diçka nga këto duke e lidhur zemrën për atë, i dërguari i Allahut është lutur kundër tij që mos t’i përmbushet ajo e mirë që ka dashtë t’i vijë dhe ajo e keqe që ka dashtë t’i largohet dhe lidhja e tyre është shirk.

Dobitë:

1. Kush lidhë një hajmali duke besuar se ajo bën dëm ose dobi në veten e saj, ka bërë shirk të madh (që e nxjerr njeriun nga feja), për shkak bindjes së tij që e keqja dhe e mira janë jo nga Allahu, e nëse mendon se ajo është vetëm shkak, atëherë është shirk i vogël.
2. Nuk lejohet varja e hajmalive edhe nëse janë me shkrime nga Kur’ani, sepse shokët e Muhamedit alejhi selam nuk e kanë vepruar këtë dhe se kjo është mjet për varjen e hajmalive tjera dhe e përbuzjes së Kur’anit.
3. Në këtë hyn edhe varja e leckave dhe të ngjashme në makina apo vendosja e Kur’anit për largimin e mësyshit.

Fusnota:

1) Zumer: 38
2) Ahmed b Hambel hadithi nr 17372, iben Hiban 1413 (mevarid), shiko Ed-durrun-nedid lil-Usajmi fq 41.
3) Hadithin e ka saktësuar shejh Albani në Sahihah 492.
4) Transmeton Tirmidhiu 2072, Ahmed b Hambel 18736 hadithin e ka bere hasen shejh Abdulkadir Arnauti ne Xhamiul-usul 7/575.
5) Ebu Davudi 3883, Ahmed b Hambel 3614 , hadithin e ka saktësuar Hakimi dhe Dhehebiu ka rënë dakord.

Përktheu: Hoxhë Valdet Kamberi

image_pdf

Viewing all articles
Browse latest Browse all 11558

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>