Dr. Tedd Koren – E vërteta rreth vaksinimit (Pjesa 3)
Le të flasim për diç ngaqë e di se është shumë emocionale për shumë prindër. Dhe kjo është tema e vdekjes në djep ose SIDS (sindromi i vdekjes së papritur të foshnjës).
A shkaktojnë ose a mund vaksinat të shkaktojnë SIDS apo vdekje në djep?
E vërtetë, madje kjo tanimë është e njohur një kohë të gjatë, që vaksinat vrasin fëmijët.
Në fakt, më 1930 filluan të paraqiten raporte të ndryshme, menjëherë pas lëshimit të vaksinës kundër kollës së mirë … … se shkaktohej vdekje e fëmijëve prej saj dhe kanë fituar dëmtim në tru.
Shumë vite më vonë në Japoni ndryshuan moshën e vaksinimit.
Më parë i kanë vaksinuar fëmijët sipas orarit amerikan, në dy muaj, katër, gjashtë etj.
E pra, ata e ndryshuan atë, pasiqë 35 fëmijë vdiqën pas marrjes së DPT-së ose vaksinës DTP për kollën e mirë.
E ndryshuan ligjin në mënyrë që asnjë fëmijë më i vogël se dyvjeç nuk duhet të vaksinohet.
Kur ndodhi kjo, vdekja në djep apo SIDS u zhduk në Japoni.
– E pabesueshme! – U zhduk ose u reduktua në një pjesë.
Ca vite më vonë, përshkak se mjekët nuk kanë dëshirë që të tjerët t’ju tregojnë se çfarë të bëjnë … e bënë që vaksinimi i hershëm të jetë vullnetar, e jo i detyrueshëm, e mund ta vaksinoje fëmijën madje që më herët.
Dhe jam i sigurt se nuk ka pasur prindër që kanë marshuar për të kërkuar
që fëmijët e tyre të vaksinohen më parë. Gjithë këtë e kanë bërë mjekët.
Kështu filluan që të vaksinojnë fëmijët më herët,
sepse mjekët e dëshironin një gjë të tillë.
Dhe vdekja në djep katërfishohet!
Dhe më pas në SHBA kishin atë lëvizjen “Back to Sleep” (shpinas në fjetje) që pretendonte se ka shumë më pak vdekje në djep, sepse fëmijët nuk vendosen barkas.
Sipas tyre, në qoftë se e vendosni fëmijën barkas, kjo shkakton vdekjen në djep.
Por, për mijëra vjet nënat kanë vendosur fëmijët barkas dhe nuk kemi pasur vdekje në djep!
Vdekja në djep nuk është përmendur në literaturën mjekësore apo në revista mjekësore, para 1950-s.
Vetëm kur kemi filluar me vaksinimin masiv të ekzagjeruar, vërejtëm vdekjen në djep, madje sapo filloi të shfaqet.
Pra, për mijëra vite nënat kanë vendosur fëmijët barkas dhe nuk kishte vdekje në djep.
Dhe tani papritmas vënia e fëmijëve barkas shkakton vdekjen në djep.
Në rregull, kishim lëvizjen “Back to Sleep” (shpinas për fjetje) dhe detyroheshim që të vendosim fëmijën në shpinë.
Interesante, Wall Street Journal botoi një artikull që tregonte se tani kemi fëmijë me zverk të sheshtë, përshkak se nuk janë lejuar që të rrotullohen dhe të lëvizin.
Dhe çfarë ishte përgjigja e mjekësisë për të? Operacioni.
Operacioni i kafkës që kafka të rrumbullakoset.
Qesharake, por megjithatë tragjike. Komedi tragjike është historia mjekësore.
Kështu, studimi i kohëve të fundit në revistën “Pediatrics” tregon se lëvizja “Back to sleep” (shpinas për fjetje) ishte një dështim total.
Numri i vdekjeve në djep nuk ka ndryshuar.
Ata vetëm kanë ndryshuar diagnozën. Ata do të thoshin se vdekja është për shkak të diçkaje tjetër, por numri i vdekjeve nuk ka ndryshuar.
Dhe më vonë u tha se e tëra ajo lëvizje “Back to Sleep” (shpinas për fjetje) ishte një farsë (dramë) e vërtetë.
– Më lejoni të kontribuoj në të. Kur unë bëja kërkimet e mia, unë e thirrja mjekun ligjorë të qarkut që ka bërë autopsinë e fëmijës i cili gjoja se ka vdekur nga SIDS.
E kur i pyesje për të të treguar dallimin diagnostik në mes një fëmije që ka vdekur nga SIDS dhe një fëmije i cili ka vdekur nga dëmtimi i vaksinës.
Dhe asnjëherë nuk më treguan ndonjë diagnozë, përshkak se ata nuk mund të bëjnë dallimin… kështu që rrjedh pyetja: “Sa prej këtyre fëmijëve kanë marrë një diagnozë SIDS, si shkak i vdekjes, kur në fakt duhej të ishte dëmtim nga vaksina?”
– A i pyete për të?
– Po, por padyshim që s’dinte t’më japë përgjigje.
– SIDS është një sëmundje shumë interesante.
Meqë ra fjala, SIDS do të thotë “sindrom i vdekjes së papritur të foshnjës” nga shkaqe të panjohura.
Dhe mjekët thonë: “Nuk e shkaktojnë atë vaksinat!”.
Por, vet emri flet se nuk i dimë shkaqet.
Kështu që po bëhet një lojë.
Por, nëqoftëse ju shikoni statistikat se kur ndodh SIDS, ka kërcyerje në moshat dy, katër dhe gjashtë muajshe.
E “rastësisht” vaksina DTP jepet në muajin e dytë, katër e të gjashtë.
Dhe kur u thuhet mjekëve për këtë, ata thonë: “Çfarë rastësie apo jo?!”
Dhe mjekësia është e tillë. Me të vërtetë duhet të ketë shfaqje elevizive dedikuar asaj se, sa mjekësia moderne është bërë e rrezikshme.
E mendoj se Bayer nuk duhet ta sponsorizojë. E kur jemi tek ajo, madje as Merck. Dhe ndoshta ky është problemi!
– Ja edhe një tjetër pyetje themelore:
“A janë vaksinat, në atë mënyrë siç janë aplikuar në këtë vend, ato që kanë eliminuar sëmundjet e fëmijëve të cilat për ndryshe do t’i merrnin?”
– E pra, kjo është një pyetje e mirë. Nëse shikoni statistikat, kur është fjala për pertusisin apo kollën e mirë, rënia e vdekshmërisë ishte 99% para se të ketë filluar vaksinimi.
99% rënie në vdekshmëri. Rubeola pati një rënie 70% në vdekshmëri para vaksinimit.
Ju shikoni atë gjatë gjithë kohës… në fakt një nga sëmundjet e mia të preferua (për trajtim) është fruthi i keq.
Jo se unë vërtet e dëshiroj, por shërben si një shembull i mirë.
Nëse ju shikoni fruthin e keq dhe kollën e mirë shihni se ata ishin vrasës të mëdhenj. Ne kemi një linjë të tillë bazë, një numër të panjohur të fëmijëve që vdesin, prej tyre mbi 100 000.
Pastaj vdekshmëria filloi të bjerë, pothuajse në zero.
Por ajo interesantja ishte se nuk kishte vaksinë për fruthin e keq dhe u zhduk.
Për kollën e mirë ekzistonte vaksina, por ajo prapëseprapë u zhduk.
Pra, nuk ka prova se vaksinat shpëtojnë jetën. Asnjë të paktën!
Por, nëqoftëse ju shikoni statistikat në lidhje me p.sh. polion (paralizën e fëmijëve), polio u dyfishua pas futjes së vaksinës: u dyfishua!
Por ata ndryshuan diagnozën dhe emrin e sëmundjes në paraliza akute flakcide, meningjit… pra, ne ende kemi mjaft polio… – Por nuk e quajmë ashtu?! – Po, saktë!
Si mund të jetë polio kur ekziston vaksina?!
Një fëmijë nuk mund të ketë poliomielitin, por ka meningjitin?!
Duket si poliomieliti, por nuk është…!
– Statistika për poliomielitin ka rënë, a ndërsa për meningjitin është rritur!
Ashtu është! Vetëm se e thërrasin me emër tjetër!
Qarku i Los Anxhelosit ka një studim mbi të, dhe në atë referencë, nëse ju shikoni aty në epidemiologjinë e saj do shihni se, më nuk quhet “poliomielit”, por quhet “meningjit”.
Pas vaksinimit, poliomieliti ra tmerrësisht, a ndërsa meningjiti arriti majën! – Është e njëjta sëmundje!
– E pra, rezulton se meningjiti apo encefaliti, i cili është inflamacion i bazës së trurit të jetë shkaktuar nga vaksinat.
Dhe kjo është në literaturën e saj mjekësore.
Dhe konsiderohet se është një nga shkaqet kryesore të autizmit, meningjitit subklinik
apo encefalitit i cili e ndez trurin dhe dëmton nervat.
Kjo mund të jetë një nga shkaqet e vdekjes në djep, ku nervi vagus ka ndezje, a ndërsa nervi vagus kontrollon frymëmarrjen.
Prandaj, nëqoftëse ky nerv është i dëmtuar disi, fëmija thjesht ndalon frymëmarrjen.
– Atëherë le të shkojmë në pyetjen tjetër:
“Çfarë është sipas tyre vaksinimi dhe çfarë duhet të arrijë ai?”
– Pra, ideja është që vaksina t’ju përcjellë pak sëmundje dhe me këtë arsye ju të fitoni imunitet, por kjo është një supozim shumë naiv…
sepse vaksina nuk ka vetëm mikrobe apo baktere apo pjesë të materialit gjenetik apo toksina nga sëmundja, por gjithashtu ka edhe alumin, merkur, formaldehid dhe shumë substanca të tjera… një “përzierje toksike”, siç e quajti një shkencëtar.
Këto të gjitha janë kancerogjene.
Të gjitha mund të shkaktojnë kancer. Dhe në të vërtetë, në qoftë se ju shikoni studimet nëse vaksina mund të shkaktojë kancer … asnjë vaksinë nuk është studiuar (në këtë drejtim). Asnjë së paku!
Kurrë nuk kanë bërë ndonjë hulumtim, madje edhe në kafshët, për të zbuluar nëse vaksina mund të shkaktojë kancerin.
Kjo është interesante, përshkak se shamponët duhet të kalojnë një test të tillë, por jo edhe vaksinat të cilat i injektojmë te fëmijët tanë.
Dhe cila është sëmundja që vret më shumë fëmijë sot? Ajo është kanceri!
– Dhe kështu ne kthehemi në atë që ju thatë më parë.
Ndoshta ata kanë kryer studime, por kurrë nuk i kanë publikuar. –
Absolutisht po!
– Është e qartë se nëqoftëse studimet tregojnë se vaksinat shkaktojnë kancer, atë nuk do ta përhapin përshkak se nuk iu shërben qëllimit të tyre për të shitur sa më shumë vaksina.
Pra ju kujtohet ai citati i vjetër i Mark Twain:
“Shifrat nuk gënjejnë, por gënjeshtarët luajnë me shifrat.”
Dhe në qoftë se ju shikoni në disa studime… disa prej tyre publikohen, por i përpunojnë në atë mënyrë të çuditshme që të duket se vaksinat janë të sigurta.
Për shembull, ne kemi një studim të kohëve të fundit mbi autizmin të Institutit Kombëtar të Shëndetit … … i cili tregon se fëmijëve të cilëve u injektohet vaksina, sidomos ato
me merkur (zhivë) apo thiomersal, kanë 20 ose 25 herë më shumë çrregullime neurologjike se fëmijët të cilët kanë marrë vaksinën pa merkur.
Fëmijët të cilët kanë marrë vaksina pa merkur, gjithashtu kanë çrregullime neurologjike, sepse nuk është merkuri i vetmi shkaktar, por nëqoftëse merkuri i është shtuar vaksinës, kemi më shumë se 20 herë probleme neurologjike, çrregullime në të mësuar dhe gjëra të ngjashme.
Qeveria ka dalë me këtë studim dhe kjo i ka bërë të gjithë shumë nervoz.
Prandaj, ata organizuan një takim të fshehtë në Simpson, Gjeorgji, disa vite më parë, përfaqësuesit e qeverisë dhe kompanitë farmaceutike…
dhe thanë se duhet t’i përpunojnë këto të dhëna.
Katër herë kanë përpunuar studimin.
Filluan të fshijnë numra dhe të shtojnë numra, duke ndryshuar emëruesin, e kështu me radhë.
E në fund një version dëshmoi vaksinat me merkur, ndërsa mesa dihet merkuri dëmton nervat dhe trurin …
Aq thellësisht kanë përpunuar numrat… e di që ata janë të shkathtë në këtë drejtim…
… saqë kanë fituar një studim që dëshmon se zhiva i bën fëmijët të shëndetshëm dhe se është e mirë për trurin e tyre.
Dhe pastaj e shikuan pakëz dhe thanë: “Jo, prit. E kemi tepruar shumë”.
Kështu ata u kthyen në versionin që tregonte vetëm se vaksinat janë të mira.
Por, ata u zbuluan. Dhe përmes ligjit për “lirinë e informacionit”
u publikua se, ç’kishin diskutuar mes vete, ngase kishin qenë të inçizuar.