Quantcast
Channel: Mjeksia Islame
Viewing all 11558 articles
Browse latest View live

Njeriu më i bukur

$
0
0

E tërë surja Jusuf është lavdërim për moralin e Jusufit (alejhis-selam)! Aty përmendet se ai ishte: njeri i ditur, shumë i urtë, bamirës, i sinqertë, durimtar, i frikohej Allahut, etj.
Në asnjë ajet të sures nuk lavdërohet bukuria e tij, edhe pse ishte njeriu më i bukur.

Çfarë të bën dobi bukuria, nëse veprat nuk i ke të mira?!

H.Hasan Baftijari


Lutjet

$
0
0

Zoti ynë mos na bë neve me mizorët!” 7:47- Zoti ynë, na dhuro durim dhe na bën të vdesim muslimanë!” 7:126- “O Zoti ynë, na dhuro nga ana Jote mëshirë dhe na përgatit udhëzim të drejtë në tërë çështjen tonë

Zoti ynë, ne Të kemi besuar, na regjistro me dëshmitarët”. (El-Maide: 83)- “O Zot, unë jam i nevojshëm për çdo të mirë që ma zbret”. (El-Kasas: 24)- “Zoti ynë na jep të mira në këtë jetë, të mira edhe në botën tjetër, dhe na ruaj prej dënimit me zjarr!

O Zot, më mundëso që Të të falënderoj për të mirën Tënde që ma dhurove mua dhe prindërve të mi, që të bëj vepra të mira që i pëlqen Ti dhe m’i bën të mirë pasardhësit e mi. Unë pendohem te Ti dhe unë jam prej muslimanëve”.
Zoti ynë, Ty të besuam; na i fal mëkatet tona dhe na mëshiro, ngase Ti je Mëshirues më i mirë”. (El-Mu’minun: 109)- “Zoti ynë, largoje prej neve dënimin e Xhehennemit, se dënimi i tij është gjëja më e rëndë. Ai, vërtet, është vendqëndrim dhe vendbanim i keq”. (El-Furkan: 65
Dëgjuam dhe respektuam, dhe prej Teje kërkojmë falje o Zoti ynë, ngase te Ti është përfundimi”. (El-Bekare: 285)- “Zoti ynë, mos na i lako zemrat tona pasi na udhëzove, na dhuro nga ana Jote mëshirë, se vetëm Ti je Dhurues i madh”. (Ali Imran: 8)-

Zoti ynë, këtë nuk e krijove kot, i Lartësuar qofsh, ruana prej dënimit të zjarrit! Zoti ynë, atë që Ti e fut në zjarr, atë e ke poshtëruar; për zullumqarët nuk ka ndihmëtarë! Zoti ynë, ne dëgjuam një thirrës që ftonte për besim (e thosht…e): Besoni Zotin tuaj! E ne besuam! Zoti ynë, na i fal mëkatet tona, na i shlyej gabimet tona dhe pas vdekjes na bashko me të mirët! Zoti ynë, jepna atë që nëpërmjet Të dërguarve T’u na e premtove dhe në Ditën e Kijametit mos na turpëro; vërtet, Ti je Ai që nuk e shkel premtimin”. (Ali Imran: 191-194)

“O Zot, më mundëso që Të të falënderoj për të mirat Tuaja që na i dhurove mua dhe prindërve të mi dhe që të bëj vepra të mira që Ti i pëlqen, e me mëshirën Tënde më fut në mesin e robërve Tuaj të mirë”. (En-Neml: 19)- “O Zot, mos na bën sprovë për zullumqarët dhe na shpëto me mëshirën Tënde nga jobesimtarët”. (Junus: 85)

Zoti ynë, më fal mua, prindërit e mi dhe të gjithë besimtarët Ditën e llogarisë”. (Ibrahim: 41)- “Zoti im, më dhuro (dituri për) pushtet dhe më bashko me të mirët, më le përkujtim të mirë ndër ata që vijnë pas, më bën prej trashëguesve të Xhennetit të begatshëm”. (Esh-Shuara: 83-85)- “Zoti ynë, mos na bëjë sprovë për …ata që mohojnë dhe na fal neve, Ti je Ngadhënjyesi, I Urti”. (El-Mumtehine: 5)

Zoti ynë, pranoi prej neve (veprat tona), se me të vërtetë Ti je Dëgjues, i Ditur”. (El-Bekare: 127)- “dhe na i prano pendimet tona, se Ti me të vërtetë je Pranues i pendimeve dhe i Mëshirshëm”. (El-Bekare: 128)- “O Zot më bën falës të namazit dhe prej pasardhësve të mi bën të tillë, dhe, o Zot, pranoje lutjen”. (Ibrahim: 40)

Muhammedit alejhisselam lutej:”Zoti ynë, kërkoj strehim te Ti nga frika, kërkoj strehim te Ti nga koprracia, kërkoj strehim te Ti që të kthehem në moshë të shtyrë dhe kërkoj strehim te Ti nga sprovimet e kësaj bote dhe dënimi i varrit”.- “Zoti ynë, unë i kam bërë padrejtësi të madhe vetes sime,askush si fal mekatet perpos teje dhe me meshiro sepse ti je fales.

All-llahu im, m’i fal gabimet e mia, injorancën time, lëshimet në punën time dhe atë që Ti e di më mirë se unë. All-llahu im, më fal seriozitetin tim dhe shakanë time, gabimin që e bëj pa qëllim dhe me qëllim, ngase të gjitha këto i posedon… All-llahu im, më fal, më mëshiro, më udhëzo dhe më furnizo”.- “All-llahu im, Ty të jam dorëzuar, Ty të kam besuar, vetëm në Ty jam mbështetur, Ty të pendohem, për Ty armiqësoj. All-llahu im, kërkoj strehim në Krenarinë Tënde, që s’ka Zot tjetër përveç Teje, prej lakimit nga rruga e vërtetë.

Zoti ynë, kërkoj strehim te Ti nga sprova dhe dënimi i zjarrit, nga sprova dhe dënimi i varrit, nga sherri i sprovës së pasurisë dhe sherri i sprovës së varfërisë. Zoti ynë, kërkoj strehim te Ti nga sherri i sprovës së Dexhxhallit. Zoti ynë, laje zemrën time me ujë të borës dhe breshërit, pastroje zemrën time prej mëkateve ashtu sikur që ke pastruar rrobat e bardha prej ndytësirave dhe më largo prej mëkateve ashtu sikurse ke larguar Lindjen prej Perëndimit. Zoti ynë, kërkoj strehim te Ti nga përtacia, mëkati dhe borxhi”.-dua profetike e Muhammedit alejhisselam

O Allah zgjidhma nyjen e gjuhes time, zgjeroma gjoksin time e bejma te lehte te te adhuroj sa me shume e me denjesi e dinjitet me te lartin gjate gjithe jetes, e merrem te Ty me vlere shehidi e pa llogari. O Allah me fal e me meshiro ngaqe …meshira Yte ka kapluar cdo gje e mos me bej qe te me poshtroj llogaria. O Allah me bej ne fqinjesi me te Derguarin Muhammed alejhisselam, me bej nga ato qe jane nen hijen e Arshit Tend ne Diten e Llogaridhenijes e me fresko me uje nga burimi i te Derguarit Muhammed alejhisselam. O Allah me ndero qe ta shoh Nurin Tende ne xhennetin Firdeus ja Rabiiii.Amiiiiin
O Allah benaj Kuranin pranvere te zemres e kushtetute te jetes sone. Nderona e ndricona me te ne te dyja botet e bena qe te na udheheqe ne jeten tone ne cdo kohe, moment e gjendje. Amin!

Hoxhë Musli Zymberi

Lejueshmëria e Rukjes

$
0
0
Nga Aishja r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. kur shkonte të flejë në duar duke lexuar kaptinat el ihlas, el Felek dhe en Nas,mandej fërkonte fytyrën dhe gjithë trupin aq sa mund të arrinte (prekte).Sahihul Buhari,hadithi nr.5735 dhe sahihul Muslim,hadithi nr.2192.

Transmetohet nga Enesi r.a. se Pejgamberi a.s. e ka lejuar rukjen prej mësysh,helmimit dhe plagëve.Sahihul Muslim,Hadithi nr:2196.

Imam Neveviu thotë: Nuk donë të thotë: ’’ se Pejgamberi a.s.e ka kufizuar rrukjen vetëm nga këto tre sende,por Pejgamberi a.s. është pyetur edhe për sende tjera do ta lejonte’’.Sherh Neveviu ala sahihin Muslim,14/85.

Kurse Ebu Seidi r.a. i bëri rukje një njeriut të helmuar ,Pejgamberi a.s nuk e kundërshtoi këtë veprim të tij.Sahihul Buhari,hadithi nr.5737 dhe sahihul Muslim,hadithi nr.2201.

Dijetarët thonë: ‘’ Lejohet rukja prej të prekurit, mësysh.çmenduria si dhe sende të tjera për arsye se të gjitha këto mund të vinë si rezultat i prekjes.Shiko Fethul Bari.10/206 dhe Nejlul Eutar,8/214.

Në fetvanë nr.8016 e datës 22.01.1405 h. Të asamblesë së përhershme për studime shkencore dhe fetva në mbretërinë e Arabisë Saudite e udhëhequr nga dijetari Ibn Baz thuhet : ‘’ Lejohet rukja e Kur’anit dhikër dhe lutje me të cilat është lutur Pejgamberi a.s. për mbrojtjen dhe largimin e sëmundjeve të cilat mund ta godasin njeriun.’’.

KUSHTET E RUKJES

Dijetarët janë të mendimit se rukja lejohet nëse i plotëson këto tre kushte:

1. Rukja të jetë me fjalët e Allahut,emrat dhe cilësitë e Tij.

2. Rukja të jetë në gjuhën arabe apo në ndonjë gjuhë tjetër e cila kuptohet nga njerëzit.

3. Të mos besohet se rukja ndikon vetvetiu por ai që ndikon është Allahu xh.sh.

Hoxhë Musli Zymberi

Sherimi kur’anor patjeter duhet te jete

$
0
0

Sherimi kur’anor patjeter duhet te jete:

Me ajete të Kur’anit, për të cilin Allahu subnahehu ue teala, thotë:
Ne të shpallim Kur’anin që është shërim dhe mëshirë për besimtarët. El Isra-82.

Atehere,nese kerkon sherim jashte kur’anit ,natyrisht se do bredhesh tere jeten duke kerkuar sherim.

Kerkim sherimi i vertete eshte, kur robi i Allahut nuk ka dyshim se vetem Allahu eshte sherues dhe askush perpos Atij.

Disa keshilla lidhur me personin e semure të cilit i bëhet rukje(Sherim me Kuran)

$
0
0

 

Disa keshilla lidhur me personin e semure të cilit i bëhet rukje(sherim me kuran)

Të jetë i bindur se shërimi vjen prej Allahut, subhanehu ue teala, ndërkohë që rukja, ai që bën rukje, mjeku dhe barnat janë vetëm shkaqe të shërimit.
Të jetë i vetëdijshëm për vlerën e madhe të Kur’anit i cili, me lejen e Allahut, është shërim për çdo sëmundje.
Të mos i ngarkojë ata që bëjnë mjekim me rukje me fallxhorët dhe magjistarët.
T’i drejtohet sinqerisht Allhut, subhanehu ue teala, dhe t’i mbështetet vetëm atij duke qenë i bindurnë vërtetsinë e ajetit: “Dhe kur të sëmurem Ai më shëron.”
Pendimi nga mëkatet dhe pranimi i gabimeve të bëra.
Lutje të shumta dhe të përpikta në kërkim të shërimit.
Vazhdimësia në rukje dhe në leximin e lutjeve (dhikrit) të mëngjesit dhe mbrëmjes.
Sadakaja e shpeshtë.

A e ke ditur?

$
0
0

Muhammedi alejhisselam ka thënë:

Shërohuni o robërit e Allahut por,asesi mos u shëroni me atë qe e ka ndaluar Allahu.

Ajetul Kursija(surja el bekare-255)ka karakteristika mahnitëse në shërimin e të sëmurve nga bota e magjisë apo sëmundjeve shpirtërore në përgjithësi.

Kur shqetsohesh gjatë natës,ke frikë apo edhe dëshiron të mbrohesh nga shejtani thuaje këtë:

Kërkoj mbrojtje tek Allahu me fjalët e Tij të përsosura,nga zëmrimi dhe dënimi i Tij dhe të ligat qe vijnë nga robërit e Tij dhe nga prezantimi apo ngacmimi i shejtanëve.

Një lutje profetike për zemra të pikëlluara

$
0
0

 

Një lutje profetike për zemra të pikëlluara

Allahumme la sehla ila ma xhealtehu sehla, we ente texhalul hazne idha shi’te sehla.

 

O Zoti im nuk ka të lehtë veçse  ajo që e ke bërë Ti të lehtë. Dhe Ti e bënë të vështirën kur të duash të lehtë.

 

Përsëritne shpesh me zemër,bindje dhe gjuhë.

Mjalti i farave të zeza

$
0
0

Mjalti i farave të zeza është mjaltë natyral dhe organikë ku aroma dhe shija e farave të zeza mund të zbulohen qartë. Mjalti prodhohet nga bletët prej nektarit (luleve) të farave të bimës Nigella Sativa, pa e përzier me pluhurin e saj.

Mjalti i pastër natyral ekstraktohet prej bletëve nga lulja e qimnonit të zi, i pastër nga pluhuri i saj. Ai përmban të gjitha cilësitë e mira të qimnonit të zi.
Dobitë nga Mjalti i farës së zezë:
• Problemet e kollitjes;
• Forcon zemrën;
• Pastron gjakun;
• Stimulon mëlçinë;
• Pastron e traktin urinar;
• Vepron si diuretik;
• Sidomos shumë i dobishëm për largimin e gurëve nga fshikëza e urinës;
• Rregullon tensionin e gjakut;
• Hollon gjakun;
• Forcon imunitetin brenda 3 ditëve;
• Liron edhe pastron zorrët;
• Kuron në mënyrë perfekte zorrën e trashë;
• Shton potencën;
• Forcon organet;
• Forcon dhëmbët dhe kuron gingivat;
• Parandalon rënien e flokëve;
• I jep ndriçim fytyrës;
• Rrit rezistencën ndaj viruseve të ndryshëm gjatë katër stinëve;
• Largon djersitjen e tepërt;
• Ruan freskinë e trurit;
• Zhvillon funksionimin e sistemit nervor;
• I pa zëvendësueshëm për astmën;
• Largon gëlbazën;
• Pastron edhe forcon mushkëritë;
• Rregullon rrahjet e zemrës;
• Forcon muskujt e zemrës;
• Parandalon dhimbjet e trupit sidomos të eshtrave etj…
Mjalti i luleve nga fara e zezë sipas shumë mjekëve është bombë për gjakun dhe sistemin imunitare të njeriut. Gjithashtu ka efekte shumë pozitivë për potencë tek meshkujt dhe shumë dobi tjera…

Mënyra e përdorimit:
Një lugë e tretur në një gotë e gjysmë me ujë të vakët ose qumësht. Një orë para ushqimit ose tre orë pas


MASKE NATYRALE PER PASTRIM DHE SHKELQIM

$
0
0

MASKE NATYRALE PER PASTRIM DHE SHKELQIM

Perberesit:

– 1/4 lugë çaji pluhur shafran i Indisë
– 1 lugë gjelle avokado
– 1 lugë çaji kos

Receta dhe pergatitja:
Shtypim avokadon me pjesën e prapme të një pirun ose një blender deri sa të perfitojme një paste.
Me pas shtojme pluhurin e shafranit te indise dhe kosin duke perzier perberjen derisa te formohet nje paste homogjene.
Aplikojme masken ne fytyre te paster, e lem te veproje per 5 minuta.

Me pas lajme fytyren me uje te ftohte.

Falu…edhe pse…

$
0
0

Falu…edhe pse mëkatet të kanë mbuluar…
Falu…edhe pse pija e droga të kanë shkatërruar…e
Falu…edhe pse ke vrarë e masakruar…
Falu…edhe pse ke vjedhur e dhunuar…
Falu…edhe pse dikur ke mohuar…
Falu…edhe pse për pak nga imani je larguar…
Falu…edhe pse çdo gjë të është rënduar…
Falu…edhe pse djalli çdo të keqe të ka hijeshuar…
Falu…edhe pse për këtë farefisi të kanë përulur e nënçmuar…
Falu…se më lartë se ta do jesh para Allahut të Lartësuar…
Falu…edhe pse të kanë fyer apo lënduar…
Falu…edhe pse ndihesh i vetmuar…ti prapë…
Falu…se Allahu pendimin ka për ta pranuar…
Falu…se në krah do kesh gjithmonë…Allahun e Madhëuar…
Falu… edhe nëse ke pas një jetë të helmuar,
Falu… se ato janë sprova që Allahu të ka sprovuar,
Falu… dhe pendohu e kërko mëshirë,
Falu… se ket e deshiron Allahu nga robi i Vet i mirë,
Falu… se namazi është shpëtimi yt,
Falu… edhe nese ke pas gjynahe deri në fyt,
Falu….Se namazi te pastron,
Falu… se nga zjarri i Xhehnnemit ai te shpëton…!

Duaja për fëmijët

$
0
0

Duaja për fëmijët

O Allah më begato mua në fëmijët e mi!
Bëji ata të përulur ndaj Teje!
O Allah! Furnizoji pasardhësit e mi me shoqërimin e njerëzve më të zgjedhur,
me cilësitë më bujare e fisnike!
O Allah, ma mundëso ta shoh në ta realizimin e shpresave të mia!
O Allah, më kënaq më mirësjelljen dhe bamirësinë e tyre ndaj meje gjatë jetës në këtë botë!
Dhe më bëj të lumtur me lutjet e tyre pas vdekjes sime!

Përktheu: Sabri Bajgora

Hedhja e ujit të nxehtë në tualet

$
0
0

Pyetje: A ka ndonjë hadith që ndalon të derdhet uji i nxehtë në tualet? Dhe a lejohet të thuhet “bismilah” për këtë?

Përgjigje: Lavdërimi i takon vetëm Allahut!
Derdhja e ujit të nxehtë në tualet apo në ndonjë vend tjetër, mund të dëmtojë ndonjë xhind. Kjo është diçka e njohur dhe e përhapur, ndaj duhet të ruhemi prej kësaj.

Shejhu Islam Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “Xhindi depërton tek njeriu për tri arsye:

1- Ndodh që xhindi ta dojë personin ndaj dhe depërton në trupin e tij, në mënyrë që të kënaqet me të. Ky lloj ndikimi është më i lehti dhe më i buti nga të tjerët.

2- Ndodh që njeriu ta lëndojë xhindin, kur urinon mbi të apo kur hedh ujë të nxehtë, apo kur vret ndokënd prej tyre, apo ndonjë lëndim tjetër veç këtyre. Kjo është më e rënda që xhindi mund t’i bëj njeriut dhe në shumicën e rasteve arrin deri në vrasjen e të sëmurit (të prekurit).

3- Ndonjëherë mund të ndodhë në formë loje dhe talljeje siç tallen njerëzit zakonisht me ata që kanë mbetur në rrugë” [Mexhmu Fetava: 13/82].

Në një vend tjetër Ibn Tejmije ka thënë: “Mund të ndodhë – depërtimi i xhindit në trup-  nga inati që mund të kenë ndaj të sëmurit dhe kjo është më e shpeshta që ndodh; si psh: nëse i cënojnë disa njerëz, apo kur xhindët mendojnë se njerëzit i cënojnë qëllimisht, duke urinuar mbi disa prej tyre, apo duke u hedhur ujë të nxehtë, apo kur vrasin ndonjërin prej tyre. Në këtë rast, edhe pse njeriu nuk e di se është duke i cënuar (lënduar), ata kanë për ta lënduar, sepse tek xhindët dominon injoranca dhe padrejtësia dhe mund ta lëndojnë me më shumë se sa ai e meriton.” [Mexhmu Fetava: 19/40].

E kanë pyetur shejh Abdurrahman Berak (Allahu e ruajtë): A është transmetuar se duhet të përmendet emri i Allahut kur njeriu derdh ujë të nxehtë, apo kur rrëzohet fëmija apo diçka tjetër?
Përgjigja: Nuk më kujtohet që të jetë transmetuar pëlqyeshmëri në përmendjen e Allahut në gjërat që u përmendën.
Por duhet ditur se përmendja e Allahut, është prej shkaqeve (sipas transmetimeve dhe argumenteve që na kanë ardhë) që e largojnë shejtanin dhe i privojnë atë nga dëmi që mund të sjellë.
Siç është transmetuar përmendja e Allahut kur shtrihemi për të flejtur, kur hyjmë në shtëpi dhe kur dalim prej saj, apo kur hyjmë në xhami dhe kur dalim prej saj, apo edhe kur hyjmë në banjo.

Ndaj, shpresoj që të jetë gjë e mirë çka veprojnë njerëzit në këto raste siç u përmend edhe në pyetje, sepse derdhja e ujit të nxehtë e sidomos në disa vende që mund të jenë vendbanim për xhindët, është frikë që të ketë pasojë hakmarrjen.

Nëse njeriu e përmend emrin e Allahut dhe thotë: Bismilah (me emrin e Allahut) kjo do të jetë shkak që ai të jetë larg çdo të keqe që mund të vijnë prej shejtanëve.
Gjithashtu, nëse rrëzohet një i rritur apo fëmijë dhe përmend emrin e Allahut shpresohet që kjo të jetë shkak që të shpëtojë shëndosh e mirë nga lëndimi i shejtanëve.

Në mbyllje themi se përmendja e Allahut është gjë e mirë dhe është prej shkaqeve më të mëdha që mund të ruhemi nga e keqja e fshehtë apo e dukshme.” [Mexhmu fetava shejh Berak: faqe: 1].

Shejh AbdulAziz Sed’han ka thënë: “Kam qenë prezent në një ndenje ku po i lexohej Kuran një të sëmuri me xhind. Ai që po lexonte i tha xhindit që ndodhej në trupin e këtij njeriu: Pse ke hyrë në trupin e tij? Xhindi i tha: Ka derdhur ujë të nxehtë mbi njërin prej fëmijve të mi dhe e ka mbytur. Ai i tha: Porse ky nuk e dinte se në atë vend ndodhej fëmija yt! Xhindi i tha: Pse nuk e përmendi Allahun në mënyrë që të largohej ai? [Marrë nga shpjegimi i librit: “Thirrja në rrugën e Allahut dhe morali i thirrësit”].

Përktheu Ylli Rama

Jasemini

$
0
0

Jasemini (Jasminum spp) është një bimë shumë aromatike dhe përdoret për prodhimin e parfumeve të cilat janë shumë sensuale.

Veprimi

Lulet afrodiziake, vazokonstriktore, relakuesese e nervave, analgjezik i lehtë, nxit prodhimin e qumështit. Vaj antidepresant, antispazmodik, afrodiziak, tonik i mitrës, qetësues

Pjesët

Lulet përdoren për të fuqizuar sistemin imunitar, për të ulur temperaturën dhe për femrat është afrodizik. Vaji esencial i jaseminit duhet të përdoret vetëm për qëllime mjekësore. Çaj përdoret për të qetësuar dhimbjet e periodeve, depresionit, impotencës, ngurtësisë, ul dhimbjet e lindjes ndërkohë që nxit lindjen. Mund të masazhohet mbi gjoks dhe të përdoret për kollën dhe shqetësimet e frymëmarrjes.

Përdorimi

Çaji merret për temperaturën ose infeksionet urinare. Mund të kombinohet me bar blete për të bërë një çaj qetësues, pihet në darkë nëse jeni me stres. Ky çaj përdoret për shpëlarjen e plagëve dhe për të ndaluar gjakrrjedhjen e saj. Kompresa vendoset në kokë ose në qafë, një kompresë e njomë me çajin e luleve përdoret për të qetësuar dhimbjet e kokës nga goditjet e diellit ose shqetësimet emocional

3 bimë që duhet t’i keni patjetër në banesat tuaja

$
0
0

Bimët shtëpiake nuk janë të nevojshme vetëm për oksigjen por ato kanë aftësi të pastrojnë ajrin nga myku dhe toksinat. Sipas një studimi të bërë nga NASA, janë gjetur se disa lloje bimësh kanë “pushtet” për të filtruar ajrin më shumë se disa të tjera. Njihuni me to dhe kujdesuni të mbani në shtëpi të paktën një prej tyre.

aloeAloe Vera – Kjo është një bimë që konsiderohet si një nga bimët më të mira për përmirësimin e ajrit, sepse prodhon oksigjen gjatë natës. Niveli i lartë i oksigjenit ndihmon në uljen e pagjumësisë dhe siguron gjumë më të mirë natën.

bimaBima Jaseminë – Është një bimë ekzotike që është provuar se ka një aromë të mirë dhe që ndihmon ata që vuajnë nga pagjumësia, ndihmon në përmirësimin e produktivitetit dhe vigjilencës.

flow

Çmimi i lirisë

$
0
0

By: Dr Selman Aude

Çmimi i lirisë

Nuk kam ndërmend të flas për lëvizjet për liri kombëtare, por dua të flas për lirinë psikologjike, çlirimin nga pushteti i ideve dhe mendimeve negative që kanë lëshuar rrënjë brenda vetes. Dua të flas për çlirimin nga pushteti i ndikimit dhe presioneve të jashtme, të cilat e ndajnë njeriun nga vetja, e varrosin për së gjalli.

Besoj se kushdo që pretendon se gëzon liri të plotë, është iluzionar, pasi ekzistojnë mure dhe barriera të dukshme dhe të padukshme, të cilat e kufizojnë lirinë e njeriut, herë me dëshirën e tij dhe herë të tjera pa dëshirën e tij. Ka njerëz që janë të ndërgjegjshëm për këto barriera dhe i trajtojnë ato me zgjuarsi, ndërkohë që ka të tjerë që janë indiferentë ndaj tyre, ose hiqen si të tillë.

Liria është diçka relative dhe ka dallim thelbësor mes atyre që rendin për ta arritur atë, duke u shprehur për veten në qëndrimet, fjalët dhe mendimet e tyre, jo duke u shprehur për të tjerët dhe mes atyre që kryejnë një rol të projektuar për ta ose ndjekin një rrugë të shtuar para vetes, pa e marrë mundimin të pyesin: A ai është folësi, apo është një shpirt tjetër që e ka pushtuar dhe që flet me gjuhën e tij.

Ka njerëz që i dashurojnë barrierat dhe u dorëzohen atyre, madje u thurin dhe këngë. Fjalori i tyre gjuhësor i pasur, nuk përton ta shëmtojë gjithçka të bukur dhe ta zbukurojë gjithçka të shëmtuar.

Barrierat e marrëdhënieve, farefisit, miqësive, interesave, kujtimeve, shpresave dhe ambicieve, pasurisë, profesionit, pushtetit, nevojës etj…

Ato janë qarqe që e rrethojnë njeriun në jetën e tij, ia ngushtojnë hapësirën e lëvizjes dhe i imponojnë më shumë konformizëm.

Ata që janë çliruar tërësisht nga këta presione, janë ata që janë larguar përfundimisht nga kjo botë, ndërsa të gjallët…

Në një moment, pa që i kishte humbur të gjitha marrëdhëniet nga lart dhe nga poshtë, marrëdhënie të cilat mund të përbënin një shans të vyer për tu zhvilluar dhe rritur, për veten dhe për të tjerët.

Humbi shumë nga shanset e vyera të cilat mund të ishin shndërruar në një projekt pozitiv frytdhënës, apo si mbështetje për një projekt të tillë.

Megjithatë, në fund të fundit, ai duket i kënaqur me këtë humbje, pasi sheh se nga ana tjetër, ka fituar shumë, ka fituar hapësira më të mëdha me veten e vet.

Ai nuk pretendon se fitoi realisht veten, por zgjeroi rrethin e hapësirës së lirë tek vetja, ku duroi gjatë duke dëbuar dhe përndjekur mbetjet e shokëve, dashamirësve, mbështetësve dhe motivuesve. Ai e pastronte këtë hapësirë herë pas here, duke dashur të dëgjojë zërin e vetes!

Ishte mësuar me shijet hidhura, surprizat dhe trajtimin e dështimeve dhe zhgënjimeve me shpirt sportiv. Është e sigurt që vetja i urren gjëra të tilla, por ai ishte mësuar me to. Pastaj, kjo është më pak e dhimbshme, sesa të humbasë lidhjet me veten dhe shprehjen e vetes së tij.

Tek një njeri i pjekur, gjen sasi urtësie, e  cila përkthehet në komplimente, mençuri, komunikim pozitiv, zemërbutësi dhe tërheqje me nder, ashtu siç gjen dhe një sasi tjetër e cila ka të bëjë me konstatimin e të mirës tek fjalët dhe veprat e njerëzve, të cilat i kap, i vlerëson dhe me to plotëson veten, pa e harruar mospajtimin me disa aspekte të tij.

Liria nuk ka të bëjë me mburrjen, krekosjen, përbuzjen e të tjerëve dhe marrjen e qëndrimeve opozitare thjesht sepse nuk je dakord me një individ, institucion, grupacion, me diçka të zakontë thjesht sepse është e zakontë, me diçka të re thjesht sepse është e re, apo me qeverinë thjesht sepse është qeveria.

Ajo nuk është as investigim të gabimeve dhe shkarjeve, me të cilat bombardohet tjetri, si të ishte zbuluar një thesar i vyer.

Përvoja tregon se tek shumë njerëz, çështja nuk ka të bëjë me një qëndrim të vetëm apo disa, ata të duan tërësisht pa përjashtim fare, të duan gjithmonë dhe në çdo kohë.

Barriera e jetës bashkëshortore, barriera e punës, barriera e jetës akademike, ideologjike apo propagandistike, barriera e shoqërisë, barriera e rrymave kundërshtare, barriera e pushtetit, barriera e pasuesve, barriera e publikut dhe  barriera e ortakëve.

Përveç tyre, kemi dhe barrierat e brendshme të egos, e sa të shumta janë këto, sa të vështira për të shpëtuar prej tyre, por dhe po aq të vështira për ti zbuluar. “Kushdo që ruhet nga lakmia e vetvetes, me siguri që do të jetë fitues.” (Hashr, 9)

Njerëzit që mburren më së shumti me lirinë, janë pikërisht ata që janë më shumë të privuar prej saj. Ahme ibnu Daud pati thënë:”Shkova dhe u takova me imam Ahmed ibnu Hanbel para se të fshikullohet dhe i thashë:”O imam! Ke familje dhe fëmijë, ti vetë je i justifikuar.” Ai mu përgjigj:”Nëse kjo është logjika jote, qenke rehat.”

Në librin “El-ubudije” të Ibnu  Tejmijes, thuhet se skllavëria nuk është ajo realja, por është skllavëria e zemrës dhe e mendjes. Ndaj kujtdo që zemra manifeston skllavëri dhe vartësi, ajo është shndërruar në skllave e tij. Prandaj dhe thuhet se:

Skllavi është i lirë kur lirshëm mendon

I liri është skllav, kur si skllav lakmon

Thuhet se lakmia është litar në fyt dhe pranga në këmbë. Kurdo që të hiqet litari i fytit, është zgjidhur pranga e këmbës.

Duke qenë të kënaqur dhe të moderuar në programet dhe projektet tona, në ambiciet dhe ëndrrat, ruajmë njëfarë lirie vetjake me të cilën jetojmë dhe e shijojmë. Kështu, jeta jonë merr kuptim.

Pa marrëdhënie me të tjerët kurrë nuk do të kemi sukses dhe marrëdhëniet me të tjerët nuk ndërtohen pa komunikim, mirëkuptim, dialog, dhënie dhe marrje, moral dhe tolerancë. Vetëm kështu do të korrësh sukses më shumë sesa ëndërroje.

Por kjo të vendos para alternativave, kthesave, qëndrimeve dhe testeve të ndryshme… A do vazhdosh të kërkosh më shumë pa kushte, edhe nëse bëhesh dash kurbani, apo do të ruash atë që të ka dhënë Zoti duke iu përmbajtur përgjegjësisë vetjake dhe vizionit personal, edhe pse kjo mund të të çojë dëm atë që ke dashur dhe shpresuar.

Këtu nuk bëhet fjalë për një ngjarje të izoluar, ku njeriu mund t’ia qëllojë por mund edhe të gabojë. Gabimi në vetvete është diçka pozitive, nëse nxirret mësime prej tij, madje do të thosha që është pjesë e linjës së jetës.

Perktheu: Elmaz Fida


Linjat e modës

$
0
0

Autorja Perl Buck, tregon se është njohur me vuajtjet e një vajze në shoqërinë kineze, e cila e konsideronte bukurinë e femrës tek këmba e vogël. Për këtë, kinezët e fusin këmbën e vajzës në një këpucë hekuri me qëllim që të mos rritet mbi standardin e bukurisë!

Gjithsesi, kufizimi i këmbës është më i lehtë sesa kufizimi i trurit!

Ligji i modës është aktiv në maksimum kur flitet për kriteret e bukurisë, saqë duket që njeriu sheh me pasqyrën e të tjerëve, se truri kolektiv kontrollon edhe shijet e tij. Sot, eleganca është shndërruar në obsesion për vajzat. Modelet zgjidhen pikërisht në bazë të këtij kriteri. Ndërkohë, tek disa fise arabe vlerësohet gruaja e shëndoshë.

Moda i sfidon dhe shijet personale ndonjëherë.

Moda nuk mund të konsiderohet si një zakon, pasi i mungon tipari i qëndrueshmërisë dhe vazhdimësisë. Por zakon është ndjekja e modës, magjepsja pas saj dhe nënshtrimi total ndaj saj. Kalimi i menjëhershëm tek e reja dhe heqja dorë nga e vjetra bëhet zakon gjithashtu.

Linjat e modës, për disa vajza tashmë janë shndërruar në qeli të këndshme, formë për shkapërderdhje të pasurisë, heqje dorë nga kënaqësitë e ushqimit dhe jetës së thjeshtë.

Po moda e shndërroi lakuriqësinë dhe shfrenimin në pjesë të kulturës së femrës në çdo vend, përveç ndonjë rasti të izoluar, saqë edhe mbulesa e femrës myslimane tek tuk përdoret për joshje dhe tundim.

Moda ka sulmuar edhe mobilimin e shtëpisë, dizenjimin e saj, kalimin e pushimeve, relaksin, detaje nga sjelljet dhe arti. Edhe vlera si liria, civilizimi dhe të drejtat, janë lidhur ngushtë me stilin e modës.

Moda është një fenomen publik që qëndron nën nivelin ez zakonit dhe traditës, nuk është e shenjtë dhe nuk ka vazhdimësi të garantuar. Në fakt, ajo është kontroverse me zakonet dhe traditat, pasi modë do të thotë diçka e re dhe kalimtare, diçka jo tradicionale.

Traditat përcillen nga paraardhësit tek pasardhësit në mënyrë vertikale, sakaq modat përcillen nga një grup tek një tjetër në mënyrë horizontale.

Traditat janë imitim i paraardhësve.

Modat janë imitim i bashkëkohësve.

Traditat janë diçka e dashur për vetë faktin se jemi familjarizuar me to, sakaq modat janë të dashura sepse janë diçka e re dhe joshëse. Çdo gjë e re ka kënaqësinë brenda.

Traditat janë të lidhura me vlera themeltare, modat janë formale.

Moda përhapet në mënyrë josistematike, disa i përvetësojnë dhe të tjerë heqin dorë.

Tradita i paraprin idesë, gjykimit dhe mendimit personal, sakaq moda është ndjekëse e tyre, ajo ndryshon me ndryshimin e mendimit, idesë dhe shijeve.

Moda e bën njeriun të ndihet i privilegjuar dhe i respektuar, i jep ndjesinë e superioritetit ndaj të tjerëve.

Ndjekja e modës është identifikim me një shtresë të caktuar, si shtresa aristokrate për shembull.

Moda mund të jetë shumë e dëmshme, si në rastin e deformimit të kafkës, fytyrës, zvogëlimit të numrit të këmbës, takat e larta, tatutë…

Femrat janë më të nënshtruara ndaj pushtetit të modës, edhe pse mund të jetë krejt larg logjikës njerëzore.

Moda është një fjalë e fjalorit të grave, sepse ajo i furnizon herë pas here me elementë tërheqës. Femra mund të durojë dhimbjet psikologjike (rasti i modeleve) dhe dhimbjet fizike, për hir të modës.

Në Evropën e lashtë u ishte shpallur luftë veshjeve që ekspozonin trupin e femrës, qe propozuar dhe një pëlhurë e cila mbështillte kraharorin dhe qafën. Për këtë qenë akuzuar për prapambetje.

Në Amerikë, moda u përball me protesta dhe demonstrata, pasi konsiderohej si një ide kundër emancipimit të femrës.

Por, përse i nënshtrohet gruaja modës?

Sepse gruaja, nga natyra e saj pëlqen të tërheqë shikimit, vëmendjen dhe të pëlqehet nga të tjerët.

Për shkak të frikës nga kritika destruktive, prapambetja dhe humbja e karvanit të përparimit.

Nëse shuhet moda, gjithçka që ka të bëjë me të, bëhet e papërtypshme.

Nëse moda fokusohet tek veshjet e gjata, çdo veshje e shkurtër shihet si perverse dhe e shëmtuar, e njëjta gjë ndodh me të kundërtën.

Moda, kur dëshiron, e bën të shëmtuarën të bukur dhe të bukurën të shëmtuar.

Burimi i modës?

Franca është burim i modës në veshje.

Në një shoqëri, zakonisht është shtresa aristokrate burim i modës, për shkak të pasurisë dhe marrëdhënieve.

Kur moda përhapet ajo e humbet vlerën e saj, shndërrohet në një stil jete normal. Ekziston një përzgjedhje natyrale e modave, që disa mbeten dhe shndërrohen në traditë.

Moda mund të përdoret si një mekanizëm me funksion social, që lejon përtëritjen, zhvillimin dhe ndërveprimin me të ndryshueshmen.

Ajo është një lloj ndryshimi social i cili ndodh dhe duhet të ndodhë, ashtu siç mund të bëhet shkak për mirëmbajtjen e strukturës sociale.

Ka ndryshim esencial mes modës si revolucioni seksual dhe mes modës si arsimimi i femrës dhe e drejta e saj për të punuar.

Sjelljet normale nuk mund të quhen modë, edhe sikur të jetë të ndryshueshme. Kur bën një përshëndetje, shkëmben urime dhe ngushëllime, organizon festa të caktuara… të gjitha këto janë veprime spontane dhe nuk kanë një pushtet zyrtar që i organizon. Ato nxiten vetëm nga pushteti i shoqërisë.

Monopolizimi i industrisë dhe mediave nga ana e perëndimit, e ka shndërruar tregun arab dhe atë islam në konsumator të artit, veshjeve, krehjes së flokëve, marrëdhënieve, gjuhës etj…

Shoqëritë tona kanë dështuar në ofrimin e një alternative që shpreh kulturën vetjake dhe që përkon me natyrën tonë, me dëshirën tonë për ndryshim, shijen tonë karshi të bukurës. Kjo, pavarësisht trashëgimisë së pasur dhe portave të hapura, sepse në këtë rast mungon vullneti.

 

Përktheu: Elmaz Fida

Gjashtë cilësitë e Musait – paqja qoftë mbi të!

$
0
0

1. I tha: O Zot. Cili prej robërve të Tu është më i devotshmi?
Zoti i tha: Ai që Më përmend dhe nuk më harron.
2. I tha: Cili prej robërve të Tu është më i udhëzuari?
Tha: Ai që pason udhëzimin.
3. I tha: Cili prej robërve të Tu gjykon më mirë?
Tha: Ai që gjykon për njerëzit ashtu siç gjykon edhe për vete.
4. I tha: Cili prej robërve të Tu është më i dijshmi?
Tha: Ai që nuk ngopet me dije dhe, që grumbullon dijen e të tjerëve dhe ia shton dijes së tij.
5. I tha: Cili prej robërve të tu është më krenari?
Tha: Ai që kur ka mundësi fal.
6. I tha: Cili prej robërve të Tu është më i pasuri?
Tha: Ai që kënaqet me atë që i jepet.
7. I tha: Cili prej robërve të tu është më i varfri?
Tha: Ai që i duket pak ajo që ka dhe, që kërkon gjithëmonë më shumë.

Tha i Dërguari i Allahut – sal lall llahu alejhi ue sel lem: Nuk është pasuria me mall të shumtë, por pasuri është pasuria e shpirtit. Dhe kur Allahu i dëshiron të mirën dikujt, ja vendos pasurinë në shpirtin e tij dhe, devotshmërinë në zemrën e tij. Dhe kur Allahu ia dëshiron të keqen dikujt, ia vendos varfërinë para syve të tij.”
Es Sahihah (3350)

Psikoterapia është qelësi për ta njohur vetëvetën dhe njerëzit përreth teje

$
0
0

Kurreshtja për të ditur në lidhje me njeriun se si funksionon në jetë, se si përcepton, se si ai ndjenë,se si sillet dhe reagon
dhe mënyra se si reflekton në përballjen dhe zgjidhjen e problemeve të ndryshme më shtyu që ta studjoj psikologjinë. Në psikologji fitova
shumë njohuri por më shumë nga aspekti teorik se sa ai praktik, mirëpo prap se prap kishte diçka që e ndjeja se nuk e kam arritur!
Me t’u takuar për herë të parë me Psikoterapinë, aty zbulova shumë gjëra; kuptova se ajo shtyesa që më çoi në psikologji ishin
problemet dhe konfliktet e mia përsonale të pazgjidhura, duke kërkar që ta njoh njeriun por që në fakt kishte qenë nevoja që ta njoh vetvetën
se cili është imazhi im i vërtetë përkundër asaj që mendoja për vetën! Me të vërtetë ishte një sfidë e madhe për mua, derisa mësova për dobësitë
aftësitë dhe kapacitetet e mia dhe mënyrën se si t’i shfrytëzoj ato dhe se si të menaxhoi me to. Prandaj dhe PSIKOTERAPIA u bë profesioni im më i dashur
të cilin tashmë e ushtroj në vazhdim. Mund të them se “Psikoterapia është qelësi për ta njohur vetëvetën dhe njerëzit përreth teje”.

Psikoterapeuti Yll Avdijaj

5 keshilla nga psikoterapeuti

$
0
0

 

Kujdes, mos i neglizhoni problemet e juaja, sepse ato janë njesoj sikurse pema, aq sa i kanë degët e gjata dhe të dukshme, poaq i kanë dhe rrënjët e thella dhe të padukshme!

Shpresa është sikur një fije bime e cila ka çelë në një vend të shkretë ku është shkatërruar pothuajse çdo gjë. Le të ujitet bima, ndoshta shkretëtira do të gjelbërohet; le të ushqehet shpresa, ndoshta jeta do të gjallërohet!

Nëse brenda vetës ndjenë zbrazëti, mundohu ta gjesh atë që mungon aty. Me psikoterapi mund ta plotësosh boshllëkun tënd!

Nëse e sheh se në jetë të janë vështirësuar rrugët për të kaluar, provo ta përdoresh rrugën alternative që quhet PSIKOTERAPIA e cila mund të çon drejt për tek caku se ku je nisur!

A të mundojnë pyetjet e shumta që ia bën vetës në lidhje me gjithçka që të del para!? Nëse po, atëherë dije se ka një vend ku mund të marrësh përgjigjet, e ai quhet PSIKOTERAPI!

Psikoterapeuti Yll Avdijaj

DËMET DHE RREZIQET E BARNAVE KUNDËR ANKTHIT DHE E BARNAVE PËR GJUMË, KUR PERDOREN PA REKOMANDIMIN E MJEKUT

$
0
0

DËMET DHE RREZIQET E BARNAVE KUNDËR ANKTHIT DHE E BARNAVE PËR GJUMË, KUR PERDOREN PA REKOMANDIMIN E MJEKUT.

Barnat qetësuese janë kryesisht barna që ligjërisht rekomandohen nga mjekët për pagjumësinë, ankthin etj por bëhen objekt abuzimi dhe varësie. Veprimi i benzodiazepinave (BZD) nё sistemin nervor qёndror ka tё bёjё me ngadalёsimin e veprimtarisё sё tij. Qetësuesit përfshijnë barna të grupit të benzodiazepinave dhe substancave të tjera me efekte të ngjajshme si Diazepam (Valium) dhe Alprazolam (Xanax), Lorazepam, dhe grupit me përmbajtje opiatesh (OPIUMI) te cilat përdoren si qetësues. PЁRDORIMI PA KRITER DHE I PAKONSULTUAR me mjekёt mund tё shkaktojё vartёsi fizike dhe apasionim pas barit. Individi ka vazhdimisht nevojё pёr sasi mё tё medha doze pёr tё arritur efektin e dёshiruar Shenjat të para të përdorimit te tepruar dhe dozimeve të papershtatshme janë:
të folur me vështiresi si me rrokëzim,
veshtirësi në ecje dhe kordinim,
mungesë vëmendje dhe përqëndrimi
kujtesë jo efikase,
luhatje të dukshme të humorit
periudha hutimi dhe vështirësi në orientim
renie në funksionimin e përgjithshëm
rënie e rendimentin në punë apo në studime

“SINDROMI I NDЁRPRERJES SË MENJËHERSHME” karakterizohet me efektet e kundërta te veprimit të tyre të zakonshëm terapeutik dhe ndodh pas ndërprerjes së një qetësuesi menjëherë pasi e keni pёrdorur për njё kohe relativisht tё gjatё. Sipmtomat e para mund të jenë rritje tё pulsit tё zemrёs, rritje tё tensionit arterial, djersё tё ftohta dhe dridhje trupi, etj. Nё njё stad tё mёvonshёm gjёndja mund shkojё drejt tё rendimit deri nё KONFUZION MENDOR, KONVULSIONE (dridhje të fuqishme )dhe jorrallёherё halucinacione pamore( figura tё pakuptimta dhe shqetёsuese) , dhe nё kёtё rast kemi tё bёjmё me njё indikacion pёr ndihmё urgjente mjekёsore tё specializuar.
NË FORMAT MË TË RËNDA, qetësuesit mund të rezultojnë deri në ndalimin e plotë të frymëmarrjes,në koma, ose vdekje nga dëmtim i trurit si pasojë e mosfurnizimit sa duhet me gjak për shkak të frenimit të qendrës se frymëmarrjes.
E RËNDËSISHME ËSHTË TË DIHET SE: simptomat zakonisht fillojnë të shfaqen brenda 48 orëve të fundit dhe varet nga struktura kimike dhe gjysëmjeta plazmatike e barit, psh (Libriumi dhe diazepami ) mund të fillojnë shenjat e sindromit të nderprerjes EDHE PAS 7 DERI 10 DITËSH pas ndalimit TË PËRDORIMIT TË TYRE KRONIK.
Nga statistikat rezulton se afro 5% e pacientëeve me varësi ndaj qetësuesit kalojnë në gjendje kritike me rrezikshmeri të lartë për jetën, në DELIRIUM TREMENS, me një indeks vdekshmërie gjithashtu të lartë; 5 për qind, edhe kur ato trajtohen në mënyrë të përshtatshme me terapi intensive. (Cushman, 1987).
Nё pёrdorimin afatgjatё , ( abuzimin kronik) shfaqen shenja qё vihen re nga tё gjithё si ulje e pёrqёndrimit dhe rendimentit nё punё , ndryshime nё stilin e sjelljes dhimbje koke tё vazhdueshme , ankth, pagjumёsi shqetёsuese, rёnje e oreksit dhe dobёsi e pёrgjithёshme trupore qё, çon nё varёsi fizike dhe fiziologjike. Jo rrallё herё shumё pacientё nuk tregojnё realisht pёr historinё e vёrtetё tё abuzimit me qetёsues pёr shkaqёe nga mё tё ndryshmet ose nuk janё nё gjёndje tё japin informacion pёr shkak tё konfuzionit dhe mospёrqёndrimit qё kanё.

xanax
ÇFARЁ DUHET BЁRЁ NЁ RASTIN E NJЁ HELMIMI AKUT RASTЁSOR OSE TЁ QЁLLIMSHЁM?
Nqoftёse bari ёshtё marrё brenda njё periudhe 1 deri 2 orё duhet bёrё lavazh gastrik ( ka njё rrezik tё madh qё nga vjellja pas lavazhit tё kemi mbytje ose obstrulsion tё rrugёve tё frymёmarrjes sipas gjёndjes sё tё sёmurit).zgjidhja mё e mirё ёshtё mos humbni kohё… URGJENT NЁ URGJENCЁN TOKSIKOLOGJIKE! Nё rastet kur mund tё ketё kaluar rreth 4 orё nga marrja e qetёsuesve, rekomandohet Karbon aktiv i tretur nё ujё pёr tё parandaluar pёrthithjen e mёtejshme nga organizmi .
Abuzuesit kronike duhet të konsultohen ose të trajtohen nё nё qёndra tё specializuara duke reduktuar gradualisht dozat e qetёsuesve sipas skemave të posaçme.

valium

Viewing all 11558 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>