Quantcast
Channel: Mjeksia Islame
Viewing all 11558 articles
Browse latest View live

RRETH PRODUKTEVE TË DERRIT

$
0
0

RRETH PRODUKTEVE  TË DERRIT

 

Një shok i imi punonte ne France ne një province, ne laboratorin e kontrollimit te artikujve ushqimore. Kjo d.t.th se puna e tij kërkonte regjistrimin e te gjitha barërave, artikujve dhe llojeve te ushqimeve, keshtuqe kur ndonjë kompani prodhon ndonjë artikull te veçante se pari duhet te verifikohet nëpërmjet këtij stacioni e pastaj te kaloje ne raftet e dyqaneve.

Shoku im me konkretisht punonte ne sektorin e kontrollimit te cilësisë se artikujve ushqimore keshtuqe e kishte për obligim te kontrollonte te gjitha produktet dhe përmbajtjet e tyre.

Disa materie përbërëse te atyre artikujve vërtet ishin emërtime shkencore te plota porse disa te tjera ishin vetëm shifra dhe kur shoku im kishte pyetur udhëheqësin e laboratorit për sekretin e përdorimit te këtyre shifrave ia kishte kthyer: “Kryeje punën  tende dhe mos pyet!”.

Kjo përgjigje sikur hodhi dyshim ne mendjen e shokut tim keshtuqe filloi t’i kontrolloje dhe hulumtoje shkakun e emërtimit te tyre vetëm me shifra. Atë qe e zbuloi ishte mjaft për t’i çuditur musimanet ne tere boten.

Meqë zgjedhja e pare e mishit ne vendet perëndimore është mishi i derrit, gjenden një sere fermash ku rriten dhe zhvillohen derrat. P.sh vetëm ne France ekzistojnë 42.000 sosh. Shkaku i kësaj zgjidhje është ne yndyrën dhe dhjamin e shumte, te cilin e përmban derri dhe qe është me shume se tek çdo kafshe tjetër.

Evropianet dhe perëndimorët dëshirojnë t’iu shmangen këtyre yndyrërave keshtuqe menduan se çka do te bëjnë me këtë sasi kaq te madhe. Rezultati ishte ne përdorimin dhe shfrytëzimin e tyre për te patur dobi prej saj por jo për vete, për te tjerët:

1.   Provuan prodhimin e sapunit prej kësaj lende dhe vërtet treguan sukses.

2.   Themeluan qare tregtare për shfrytëzimin e këtyre yndyrerave kimikisht keshtuqe u realizua prodhimi, konservimi dhe shitja. Disa kompani tjera blenë këto prodhime derisa kompani tjera ne Evrope kishin blere këto për qëllime mjekësore, shëndetësore, pastaj për futjen e tyre ne lende pastruese dhe ushqyese dhe ja kështu, praktikisht, kjo lende derri hyri ne mesin e përbërjeve apo lendeve te lartcekura ne Evrope.

Sikur këtë sukses te tyre e bllokoi problemi i vënies se tyre ne tregun islam ku derri dhe produktet e tij janë te ndaluara dhe kështu hyrja e tyre ne këtë treg u pengua, me emër te drejtpërdrejtë apo tërthorazi qofshin. Kjo bllokade çoi ne një rënie ekonomike te dukshme.

Kjo gjendja i beri ata ta ndërrojnë strategjinë duke ndërruar emërtimin e dhjamit te derrit me “dhjam kafshësh”, qe përfshin lope, dele, etj. Kur organet islame vërtetuan se kafshët nuk janë te therura sipas parimeve islame, bojkotuan prape produktet e tyre dhe problemi i rishfaq, qe rënia e shitjes se këtyre artikujve arriti ne 75% dhe kjo me një gjuhe tjetër d.t.th humbje te miliona dollarëve nga vendet islame.

Se fundi filluan ne praktikimin e shifrave, te cilat dihen vetëm nga qendrat ushqimore, ne mënyrë qe te njihen ato dhe përbërjet e tyre, te cilat zakonisht fillojnë me shkronjën (E). Këto lende janë pjese perberese e shume gjerave, te cilat importohen ne vendet tone islame, si: paste dhembesh, krem rroje, shkume rroje, çokolata, ëmbëlsira, biskut, ushqime te konservuara, produkte drithërash, pemët e konservuara, duke mos llogaritur këtu barëra ta e shumta, ne vitaminat e te cilave aludojnë lendet perberese te tyre.

Mu për këtë kërkoj nga te gjithë muslimanet e nderuar qe te kenë kujdes gjate përdorimit te këtyre lendeve si dhe ta lexojnë me vëmendje përbërjet e te gjitha produkteve konsumuese, ushqimore apo medikale qofshin. Simbolet e deshifruara zakonisht janë te percjellura me shkronjën (E), te cilat sebashku janë krahas disa te dhënave mashtruese shkencore, si: qumësht lope, komponentë bimësh, vaj rrënjësh te rrepit, fare liri, palme, etj.

Shenjat apo shifrat, te cilat aludojnë se produkti përmban dhjam derri janë: E100, E110, E120, E 140, E141, E153, E210, E213, E214, E216, E234, E252,E270, E280, E325, E326, E327, E334, E335, E336, E337, E422, E430, E431, E432, E433, E434, E435, E436, E440, E470, E471, E472, E473, E474, E475, E476, E477, E478, E481, E482, E483, E491, E492, E493, E494, E495, E542, E570, E572, E631, E635, E904.

Meqë ekzistoje edhe produkte tjera, te cilat edhe pse nuk përmbajnë dhjam derri megjithatë kane këto shifra, por prape, ato paraqesin rrezik dhe dem potencial për shëndetin e njeriut. Ne vijim do t’i paraqesim shifra te përgjithshme me sqarime konkrete:

–   Produkte me dhjam derri: E101-E102-E103-E111-E120-E123-E124-E126-E127-E128-E141-E152-E210-E213-E214-E206-E234-E252-E270-280-E325-E326-E327-E334-E336-E337-E374-E420-E422-E430-E431-E432-E433-E434-E435-E436-E442-E470-E471-E472-E473-E474-E475-E476-E477-E478-E780-E481-E482-E483-E488-E489-E491-E492-E493-E494-E495-E542-E550-E570-E577-E591-E631-E632-E633-E904.

– Produkte te dyshimta: E104-E122-E141-E150-E153-E171-E173-E180-E240-E214-E477-E151.

–  Lende, te cilat shkaktojnë dhimbje ne lukth: E226-E224-E223-E211-E221.

–  Lende, te cilat shkaktojnë rritjen e shtypjes se gjakut: E320-E321-E250-E251-E252.

   Lende te rrezikshme dhe te ndaluara ne Amerike dhe Angli: E127-E124-E123-E120-E110-E102.

–   Lende, zyrtarisht te ndaluara: E103-E105-E111-E217-E239-E330-E121-E125-E126-E127-E130-E152-E181-E211-E212-E213-E214-E215.

–   Lende, te cilat shkaktojnë kancerin: E102-E123-E124-E131-E142-E210-E211-E212-E213-E214-E215-E217-E220-E239-E251-E330-E311.

–   Lende, te cilat shkaktojnë çrregullim zorrësh: E221-E223-E224-E226.

–  Lende, te cilat shkaktojnë shpërthim puçrrash ne lëkurë: E230-E231-E232-E233-E311-E312.

–   Lende, ne te cilat sasia e klosterolit është e tepërt: E320-E312-E463-E464-E466.

–  Lende, te cilat shkaktojnë çrregullim ne organin e frymëmarrjes: E338-E339-E340-E341-E407-E450-E461-E462-E463-E465-E466.

–  Lende, te cilat shkatërrojnë vitaminat B12: E220.

–  Lende, te cilat i shkaktojnë lëkurës probleme: E250-E231-E232-E233-E311-E312.

Meqë ekzistojnë produkte jo te dëmshme, atëherë këtu do t’i cekim edhe shifrat e tyre:

   Lende jo te dëmshme: E132-E140-E160-E161-E163-E170-E174-E175-E200-E201-E202-E203-E236-E237-E238-E260-E261-E262-E263-E281-E282-E300-E301-E302-E303-E304-E305-E306-E307-E308-E309-E322-E331-E332-E333-E335-E400-E401-E402-E403-E404-E405-E405-E406-E408-E410-E411-E413-E414- E421.

Shpresoj se do te realizohet përgjegjësia jone si muslimanë për pasimin e fesë se Allahut, subhanehu ve teala, për largimin dhe shmangien harameve, gjerave te ndaluara dhe atyre te dyshimtave, për përhapjen dhe shpërndarjen e këtyre shifrave tek te gjithë muslimanet e botes. Poashtu ne si muslimanë e kemi obligim ta këshillojmë familjen dhe shokët, t’i kontrollojmë artikujt e konsumuar ne familje, pa marre parasysh se a janë  arabe apo janë evropiane, e sidomos kur ne këta artikuj figurojnë simbole te deshifruara me shkronjën (E), te cilat i cekem me larte.

Paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi ju!

Dr. Emxhed Han

Instituti Për Hulumtime Mjekësore

USA

Përshtati ne shqip: Sedat Gani Islami

13-2-2006, e hënë

Brunei Darussalam


Sekretet e moshës dyzetvjeçare

$
0
0

truri

 

Sekretet e moshës dyzetvjeçare
Zbulimi i ri shkencor vërteton se truri i njeriut nuk arrin zhvillimin e plotë para moshës dyzetvjeçare, gjë në të cilën ka aluduar Kur’ani para më shumë se 14 shekuj.
Zbulimi i ri shkencor vërteton se truri i njeriut nuk arrin zhvillimin e plotë para moshës dyzetvjeçare, gjë në të cilën ka aluduar Kur’ani para më shumë se 14 shekuj.
Të lexojmë për këtë zbulim…

Dimë se Muhammedit, alejhi’s selam shpallja filloi të zbresë në moshën dyzetvjeçare, dhe padyshim se në këtë fshihet ndonjë urtësi ngase Allahu nuk zgjedhe gjë pa patur ndonjë urtësi të madhe në të. Ndoshta aspekte nga kjo urtësi na zbulohen atëherë kur të marrim vesh se, shkencërisht, zhvillimi i njeriut dhe pjekuria e tij nuk ndodhin vetëm se me të përmbushur të dyzetave nga jeta e tij.

Thotë Allahu:

“وَوَصَّيْنَا الْإِنْسَانَ بِوَالِدَيْهِ إِحْسَانًا حَمَلَتْهُ أُمُّهُ كُرْهًا وَوَضَعَتْهُ كُرْهًا وَحَمْلُهُ وَفِصَالُهُ ثَلَاثُونَ شَهْرًا حَتَّى إِذَا بَلَغَ أَشُدَّهُ وَبَلَغَ أَرْبَعِينَ سَنَةً قَالَ رَبِّ أَوْزِعْنِي أَنْ أَشْكُرَ نِعْمَتَكَ الَّتِي أَنْعَمْتَ عَلَيَّ وَعَلَى وَالِدَيَّ وَأَنْ أَعْمَلَ صَالِحًا تَرْضَاهُ وَأَصْلِحْ لِي فِي ذُرِّيَّتِي إِنِّي تُبْتُ إِلَيْكَ وَإِنِّي مِنَ الْمُسْلِمِينَ

Ne e urdhëruam njeriun t’u bëjë mirë prindërve të vet, ngase nëna e vet me mundim e barti dhe me vështirësi e lindi, e bartja e tij dhe gjidhënia e tij zgjat tridhjetë muaj (e ai vazhdon të jetojë) derisa ta arrijë pjekurinë e vet dhe kur t’i mbush dyzet vjet ai thotë: “Zoti im, më inspiro mua që të falënderoj për të mirën Tënde që ma dhurove mua dhe prindërve të mijë, që të bëj vepra të mira që i pëlqen Ti dhe m’i bën të mirë pasardhësit e mijë, unë pendohem te Ti dhe unë jam me muslimanët.” el-Ahkaf, 15.

Ky ajet kur’anor përcakton se mosha dyzetvjeçare është ajo kur fuqia fizike dhe mentale e njeriut arrin kulminacionin apo “pjekurinë” –siç e ka quajtur Kur’ani. Realisht, ne jemi para një të vërtete kur’anore dhe pyetja qe rrjedhimisht lind është: A ka ndonjë të vërtetë shkencore që vërteton fjalët e të Madhit Allah dhe që krahas largimit të dyshimeve nga ata që janë skeptikë ndaj fjalëve të Allahut do të shtonte besimin dhe bindjen e besimtarëve të sinqertë?

Thënë të drejtën pata hulumtuar shumë për këtë por nuk arrita deri tek ndonjë rezultat i dëshiruar. Shkencëtarët, në bazë të eksperimenteve të tyre vërtetonin se kjo gjë në fakt ndodhë në moshën njëzetvjeçare. Para pak kohe një vëlla imi musliman më dërgoi një studim të ri ku vërtetohet se zhvillimi dhe pjekuria vazhdojnë deri në moshën dyzetvjeçare, gjë që përputhet plotësisht me Kur’anin Famëlartë.

Gazeta Telegraf ka publikuar një artikull me titull “Brain only fully ‘matures’ in middle age” (Truri arrin pjekurinë vetëm në moshën e mesme), ku tekstualisht qëndron: “Ju mund te mendoni se arrini pjekurinë ne moshën 21 vjeçare por hulumtimi i ri sugjeron se truri juaj nuk ndalet se zhvilluari deri ne përmbushje te moshës 40 vjeçare.”

Shkencëtarët në këtë studim përdorën aparatin fMRI (Functional Magnetic Resonance Imaging – Rezonanca Magnetike Funksionale) që është një aparat shumë i zhvilluar, i cili mat aktivitetet dhe ndërrimet e zonave të trurit në mënyrë shumë të përsosur. Shkencëtarët para shek. XXI nuk kishin dituri se truri i njeriut nuk arrin pjekurinë e plotë deri në moshën dyzetvjeçare. Studimi sqaron se zona e cila vazhdon pjekurinë është zona më e lartë dhe korja e trurit në pjesën paraballore (prefrontal cortex), zona kjo prej nga merren vendimet, bashkëveprimet shoqërore dhe aspekte tjera të rëndësishme të personalitetit, si: planifikimi, mirësjellja, të kuptuarit e të tjerëve, gjë kjo që dallon njeriun nga krijesat tjera.

Profesoresha Sarah-Jayne Blakemore thotë: Para më pak se dhjetë vjet ne besonim se zhvillimi i trurit ndalet në moshë të hershme por ekspertizat me fMRI argumentuan se zhvillimi vazhdon dhe gjatë të tridhjetave dhe nuk ndalet deri në përfundim të moshës dyzetvjeçare. Zona e cila vazhdon zhvillimin është korja e trurit në pjesën paraballore (prefrontal cortex), pjesë kjo që na dallon neve si njerëz nga të tjerët.

Foto nga aparati fMRI ku aktiviteti vërehet me ngjyre të kuqe në pjesën e përparme të trurit. Kjo zone është shumë e rëndësishme; është përgjegjëse e personalitetit të njeriut.

Kjo na përkujton një ajet kur’anor madhështor ku vërtetohet rëndësia e pjesës paraballore. Thotë Allahu nëpërmjet gjuhës se profetit te Tij, Hudit, alejhi’s selam, i cili i qe drejtuar popullit te vet:

“إِنِّي تَوَكَّلْتُ عَلَى اللَّهِ رَبِّي وَرَبِّكُمْ مَا مِنْ دَابَّةٍ إِلَّا هُوَ آَخِذٌ بِنَاصِيَتِهَا إِنَّ رَبِّي عَلَى صِرَاطٍ مُسْتَقِيمٍ

Unë iu kam mbështetur All-llahut, Zotit tim dhe Zotit tuaj, pse nuk ka asnjë nga gjallesat, e që Ai të mos e ketë nën sundim, vërtet Zoti im është i drejtë.” Hud, 56.

Pejgamberi ynë, Muhammedi, alejhi’s selam, lutej:

“ناصيتي بيدك

…Pjesa ime paraballore është ne dorën Tende!…”

Pyetja jonë drejtuar çdo hezituesi dhe dyshuesi: Si e diti Muhammedi, alejhi’s selam rëndësinë e pjesës paraballore?

Tani -të dashurit e mi për Allahun- kthehemi prapë tek ajeti dhe e lexojmë nga fillimi. Thotë Allahu:

“حَتَّى إِذَا بَلَغَ أَشُدَّهُ وَبَلَغَ أَرْبَعِينَ سَنَةً قَالَ رَبِّ أَوْزِعْنِي أَنْ أَشْكُرَ نِعْمَتَكَ

… derisa ta arrijë pjekurinë e vet dhe kur t’i mbush dyzet vjet ai thotë: “Zoti im, më inspiro mua që të falënderoj për të mirën Tënde që ma dhurove mua…” el-Ahkaf, 15.

I pastër nga të metat je o Allah! Kush është Ai që e mësoi Muhammedin, alejhi’s selam dhe ia përcaktoi këtë moshë për pranimin e shpalljes? A e dinte Muhammedi, alejhi’s selam këtë moshë për ta zgjedhur për misionin e tij apo Allahu, që e di të dukshmen dhe të fshehtën, ishte Ai që e zgjodhi këtë moshë për të? A e dinte Muhammedi, alejhi’s selam se njeriu nuk mund ta arrijë pjekurinë e tij vetëm se në moshën dyzetvjeçare apo dikush e mësoi atë? A nuk vërtetojnë shkencëtarët perëndimorë se këtë të vërtetë nuk e kanë zbuluar vetëm se në fund të vitit 2010?

Këto janë të vërteta që dëshmojnë vërtetësinë e profetit të fundit dhe misionit të tij!!!

Autor: Abdu’d Daim el-KEHIIL

Pershtati ne shqip: Sedat ISLAMI
Referenca:

http://www.telegraph.co.uk/health/healthnews/8204782/Brain-only-fully-matures-in-middle-age-claims-neuroscientist.html

Burimi i artikullit:

http://www.kaheel7.com/ar/index.php/2010-02-02-22-17-58/326-2010-12-20-01-32-59

Formula si të bëhesh i pasur

$
0
0

Dikur një pasanik lakmitar e kishte punësuar një matematikan.

Pasaniku kërkoi nga matematikani që ta gjejë formulën për arritjen e profitit më të madh të mundshëm në të gjitha punët që udhëhiqte. Ëndrra e pasanikut ishte që me flori dhe margaritarë të mbush arkën e madh që e kishin ndërtuar sipas instruksioneve të tij. Matematikanin e mbante të mbyllur në dhomën e punës derisa të bindej se e ka gjetur zgjidhjen.
Një natë u paraqit para pasanikut me buzëqeshje në fytyrë: “E kam gjetur formulën. Llogaritjet e mia janë të përkryera.”
Mirëpo, pasaniku duhej që ditën e nesërme të udhëtonte për një kohë të gjatë dhe se nuk kishte kohë ta dëgjonte deri në fund. I premtoi matematikanit se do ta paguajë dyfish më shumë, nëse pranonte t’i udhëheq punët në mungesë të tij, duke aplikuar formulën e re. Matematikani me entuziazëm e pranoi ofertën.
Kur pas disa muajve pasaniku u kthye nga rruga, kuptoi se tërë pasuria e tij ishte zhdukur. I tërbuar, menjëherë shkoi te matematikani për shpjegim. Matematikani me gjakftohtësi u përgjigj se tërë pasurinë e tij u ka ndarë njerëzve. Pasaniku nuk mund t’u besonte veshëve të vet, por matematikani vazhdoi shpjegimin: “Me muaj kam analizuar sesi njeriu i pasur mundet maksimalisht të fitojë, por çdo gjë që bëja ishte e kufizuar. Ekziston kufiri sa një njeri mundet të fitojë vetë. Atëherë kuptova që çelësi qëndron në atë që shumë njerëz mund të na ndihmojnë t’i realizojmë qëllimin tonë. Andaj, konkludimi është që duke ndihmuar tjerët është mënyra më e mirë që të realizojmë sa më shumë profit.”
Pasaniku u tërbua me vetveten kur kuptoi që çdo gjë që ka arritur, e ka humbur duke iu falënderuar skemës së marrë të matematikanit të çmendur. Mirëpo, duke ecur përreth si miza pa krye, disa fqinjë duke treguar brengosje iu afruan për të ndihmuar. Të gjithë kishin marrë ndihmë derisa matematikani bënte eksperimente me pasurinë e njeriut të dëshpëruar. Ndienin mirënjohje të veçantë ndaj pasanikut duke i ofruar mikpritje të ngrohtë në shtëpitë e tyre dhe çdo gjë tjetër që i nevojitej këtij njeriu të veçantë. Fqinjët filluan të zihen se kush i pari do t’i ndihmojë gjatë ditëve në vijim. Pasaniku vërejti diapazonin e asaj që matematikani kishte menduar. Kudo që shkonte e pritnin me nderime të veçanta dhe të gjithë ishin të disponuar t’i ndihmojnë me gjitha mënyrat. Kuptoi që duke iu falënderuar asaj që sa më shumë nuk ka, ka fituar shumë, shumë më tepër.
Duke iu falënderuar situatës së re, arriti shpejtë që të ketë punë të suksesshme, por tani këtë radhë duke përcjell sugjestionet e matematikanit të jashtëzakonshëm. Tani pasurinë e tij nuk e mbante të mbyllur dhe larg njerëzve.
Në vend të kësaj, jepte çdo gjë që kishte të tjerëve, zemrat e të cilëve i transformoi në arkën më të sigurt, më falënderuese dhe më frytdhënëse në botë.
Mos harroni, çdo gjë që u japim tjerëve, kurdoherë do të kthehet në formën që ndoshta kurrsesi nuk e kemi pritur.

Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi

Mrekullia e Kuranit Famëlartë nga lëmia e mjekësisë

$
0
0

Allahu i Madhëruar dhe i Lavdëruar në Kur’anin Famëlartë urdhëron e thotë: “A nuk i dhamë Ne atij dy sy? Edhe gjuhë e dy buzë?” (El Beled, 8-9)

Drita e Kur’ anit Famëlartë, shkëlqen edhe sot e kësaj dite me të njëjtin intensitet si para 14 shekujsh, duke freskuar dhe duke begatuar zemrat e shpirtrat e besimtarëve dhe gjithnjë duke provokuar dhe ngacmuar intelektin njerëzor për meditim dhe studim.
Mrekullitë e Kur’anit Famëlartë janë të panumërta në lëmenj të ndryshëm, e veçanërisht nga lëmi i mjekësisë. U vërtetua për të shumtën herë se Kur’ani i Lavdishëm është burim i pashtershëm, inspiruesi dhe frymëzuesi më i lartë për secilin njeri, i cili i qaset me respekt, objektivitet dhe sinqeritet me dëshirë që të begatohet me njohuri jetike.
Para se të fillojmë me temën e cekur duhet theksuar dhe potencuar se Kur’ani Famëlartë është apriori libër Hyjnor, atribut i përhershëm i Allahut të Madhërishëm, i cili zbriti për të na mësuar rregullat e besimit të vërtetë, moralit dhe lartësimit shpirtëror, e nuk erdhi të na mësojë shkencat ekzakte si: kiminë, fizikën, matematikën, biologjinë, gjeografinë, astronominë, filozofinë apo mjekësinë. Por, Kur’ani i Lavdishëm edhe pse nuk erdhi të na mësojë në rastin tonë konkret mjekësinë, ai vjen dhe prek një çështje nga lëmi e embriologjisë dhe na informon detajisht për të. Ndërsa shkenca e mjekësisë arrin tek ajo pas një hulumtimi dhe studimi prej qindra e ndoshta mijëra vjetësh.
Të analizojmë me kujdes versetin e cituar me larte:
“A nuk i dhamë Ne atij dy sy?”
Që nga java e tretë e zhvillimit embrional /2,5mm/, vërehen fillet e para të syrit, këtij organi vital, të cilin Allahu i Madhërishëm e përmend në shumë versete të Kur’anit Famëlartë, dhe përfundon kompletimi i tij në javën e shtatë.
Tërë syri, si organ periferik i receptorit optik mund të krahasohet me aparatin fotografik /por është afro 3000 herë më i ndjeshëm se kamera më precize/, ku pjesa e parme e tejdukshme i lëshon dhe i thyen rrezet e dritës duke i drejtuar drejt fetëzës së brendshme, e quajtur retina, pikërisht sikurse sistemi i thjerrëzave në aparatin fotografik, që i drejton fytyrat e objektit ne film.
Para se të arrijnë rrezet e objektit në retinë, ato thyhen nëpër sistemin e kalimit të dritës në sy /kornea, lëngu ujor i syrit, kristalina, trupi qelqor/ gjatë së cilës aftësi të mëdha të thyerjes së dritës ka kristalina, kështu fytyra e krijuar në retinën e syrit është e mbrapshtë dhe e zvogëluar.
Pjesët ndijore pranuese të dritës në retinë të cilat Allahu i Gjithëfuqishëm i krijoi me precizitet te rrallë, janë thupërzat me madhësi 4 deri në 5 mikrona dhe kunjëzat.
Me ndihmën e kunjëzave pranohet drita e ditës /me ngjyrë/, ndërsa me ndihmën e thupërzave drita e muzgut /bardhe e zi/.
Është vërtetuar se gjatë procesit të të parit d.m.th. ngacmimit të thupërzave, funksioni i tyre është i lidhur për një materie speciale, e cila gjendet në to dhe quhet purpuri i të parit /rodopsin/, për krijimin e së cilës nevojitet vitamina A.
Rrezet e dritës si dhunti e Allahut xh.sh. me intensitet të mjaftuar ngacmojnë kunjëzat dhe thupërzat, ngacmimi i krijuar nga proceset biokimike, përcillet nëpërmjet nervit optik deri në pjesët kortikale te analizatori optik, ku krijohet nyja e dritës.
Përveç asaj se kjo ndjenjë mund t’u përket intensiteteve të ndryshme të dritës, Krijuesi Absolut bëri që retina dhe i tërë analizatori optik të kenë aftësi t’i dallojnë ngjyrat e ndryshme.
Nëse shkaktohet çrregullimi i këtij mekanizmi, atëherë nuk mund të dallohen disa ngjyra.
Tërë aparati i të pamurit tregon një mrekulli të përsosur të Krijuesit të Gjithëfuqishëm dhe të Gjithëdijshëm. Vetëm lotët, që i tajojnë gjendrrat e lotëve, nëse i vëzhgojmë, do të shohim një përbërje interesante. Lotët janë lëng pa ngjyrë me reaksion alkalik. Për 8 orë njeriu tajon afro 0.5-0.8 gr lot, por kjo varet nga gjendja psikike e njeriut. Te personat sentimental, të ndjeshëm dhe te femrat, të cilat si në hidhërim ashtu edhe në gëzim, reagojnë me lot, tajohen më tepër. Pra lotët, përveç mbrojtjes së syrit dhe veprimit kundërbakterial, manifestojnë ndjenjat e brendshme të njeriut. Është interesant, edhe pse në pamje lotët duken të pastër, e të kthjelltë, në analizën biokimike vërehen shumë përbërës, siç shihet nga tabela, që prezantojmë:

Nëse vështrojmë me kujdes këtë përbërje të lotëve, atëherë, vërtet mendja për një moment ndalet, mahnitet, por shpirti entuziazmohet, merr hove duke i dhënë elokuencë gjuhës për të madhëruar Krijuesin më të bukur i Cili, krijoi dhe përsosi çdo send, siç aludon verseti Kur’anor:
“…Mjeshtëri e Allahut që përsosi çdo send”… (En Neml, 88)
Analizojmë më tej versetin tjetër të Kur’anit Famëlartë:
“Edhe gjuhë e dy buzë?”
Gjuha si organ mishëror, paraqet një mrekulli në vete. Së pari merr pjesë në bluarjen e ushqimit. Së dyti me lëvizjet e saja dhe elokuencën trajton të folurit dhe shpreh ndjenjat tona të brendshme. Kur flet bukur mahnit, kur flet ashpër pret si thikë. Për këtë organ me rëndësi Muhammedi a.s. na tërheq vërejtjen në një hadith:
“Shpëtimi i njeriut është në ruajtjen e gjuhës”.
Së treti më anë të nervave të veçanta përcakton shijen e ushqimit. Së fundi këndon gëzueshëm e herë me melankoli të gjitha këngët dhe meloditë, që mund t’i ekzekutojnë në instrumentet muzikore më moderne. Po ky organ përcjell dhe transmeton fjalën e Allahut të Madhërishëm dhe të Dërguarit të Tij.
Gjuha përmban katër lloje papila: rrethore /papilae cirkum valatae/, fletëzore /papilae foliatae/, këpurdhore /papilae fungiformes/ dhe pejzore /papilae filiformes/, të cilat reagojnë në katër lloje primare të të shijuarit: tharbët, njelmët, ëmbël dhe idhët. Koncentrimi HCL, i cili nevojitet për të shkaktuar ndjenjën e tharbët është 0.0009 N, ndërsa i saharozës për ndjenjën e ëmbël 0.01 M, natrium kloridit për njelmët 0.01 M, ndërsa kinidina për ndjenjën e idhët 0.00000 M. Kjo do te thotë se ndjenja për idhët është më e ndjeshmja se të gjitha shijet tjera. Ngacmimet nga gjuha me shpejtësi të madhe me fije nervore përcillen deri te qendrat e trurit /talamusi/, ku bëhet analiza finale e perceptimeve.
Për ndryshimin e gjuhëve dhe të ngjyrave të njerëzve ka argumente për studim dhe mendim, siç aludon verseti Kur’anor:
“Nga argumentet e Tij është krijimi i qiejve e i tokës, ndryshimi i gjuhëve tuaja dhe i ngjyrave tuaja. Edhe në këtë ka argument për njerëz”. (Er Rrum, 22)
Buzët me ngjyrën elegante, me njomësinë, formën dhe vendosjen e tyre, në përpjesëtimin e harmonizuar me organet tjera, i japin fytyrës një stoli, bukuri të ëmbël e të këndshme. Këto me lëvizjet e tyre elastike, që koincidojnë me ato të syrit e të vetullave e këndellin edhe më tepër gjallërinë e fytyrës, duke e bërë të gëzuar, të zymtë apo të buzëqeshur sipas ndjesisë shpirtërore. Buzët përveç që na ndihmojnë për të marrë ushqimin, na shërbejnë për mimikë dhe për të ligjëruar.
Vërtetë, njeriu është egoist, epshor dhe pak falënderues për dhuntinë e madhe të syrit dhe të organeve tjera, siç na përkujton shpesh Kur’ani Famëlartë:
“Thuaj: “Ai është që ju krijoi, ju dhuroi të dëgjuarit, të parit dhe mendjen, kurse ju pak po e falënderoni”. (El Mulk, 23)
Allahu i Madhërishëm, në çdo kohë dhe në çdo moment na drejtohet, duke na provokuar që të vështrojmë, hulumtojmë dhe studiojmë organizmin tonë, aludon verseti Kur’anor:
“Po edhe në veten tuaj, keni argumente, A nuk jeni kah e shihni?”. (Edh-Dharijatë, 21)
Po ta vështrojmë vetëm një qelizë të organizmit tonë do të mahnitemi me artin e saj preciz dhe tejet të komplikuar. Membrana qelizore, është e hollë /75-100 Angstrem/ dhe elastike, e cila përmban: proteina 60% dhe lipide 40%. Është e pajisur me pore /zgavërza/, të cilat asnjëherë deri më tani nuk janë parë as me mikroskop elektronik, por eksperimentet funksionale, të cilat studiuan sjelljen e molekulave me madhësi të ndryshme në mes milieut qelizor dhe jashtëqelizor, treguan se ekziston difuzion i lirë i molekulave me madhësi afro 7 Angstrema. Kur membrana qelizore dëmtohet nuk dihet ende shkencërisht si formohet membrana e re qelizore. Membranat e gati të gjitha qelizave janë të elektrizuara, nga ana e jashtme është elektropozitive, kurse e brendshmja është elektronegative. Ne mes anës së jashtme dhe të brendshme të membranës ekziston dallim i potencialit, dhe ky quhet potenciali membranor, i cili është 85 milivolt. Potenciali membranor qelizor varet nga koncentrimi preciz i kationeve të natriumit dhe kaliumit, të cilën baraspeshë precize e sajoi Dora e Mjeshtrit të Përsosur. Natrium ka më shumë jashtë qelize, kurse më pak në qelizë. Anasjelltas, kalium ka më shumë në qelizë, kurse më pak jashtë qelize. Dallimi në koncentrim ruhet në saje të transportit aktiv dhe është arsye kryesore për ekzistimin e potencialit membranor.
Kur ndryshon lëshueshëria e membranës atëherë natriumi prej ambientit të jashtëm depërton në qelizë, me ç’rast ndryshon gjendja e elektrizimit të membranës qelizore dhe ajo nga jashtë bëhet negative. Ky quhet depolarizim membranor. Disa qeliza në organizëm kanë aftësi, që u dhuroi i Gjithëfuqishmi, që në mënyrë spontane të sajojnë potencial aksional, që quhet automatizëm. Automatizëm ka muskuli i zemrës dhe qendra për frymëmarrje.
Pra, duke parë këtë bukuri dhe harmoni madhështore vetëm të membranës qelizore, njeriu mahnitet me Krijuesin e Amshuar dhe rikujton versetin e Kur’anit Famëlartë:
“…Ai krijoi çdo gjë duke e përsosur në mënyrë të qartë e të matur…” (El Furkan, 2)
Njeriu, si ekzemplar i rëndësishëm i këtij universumi, të cilin Allahu i Madhërishëm e krijoi në mënyrë të përsosur, duke i dhuruar sy për të parë realitetin, veshë për të dëgjuar të vërtetën, gjuhën për elokuencë dhe komunikim, por ia tregoi dhe trasoi edhe rrugën e vërtetë të teuhidit /Njësimi i Allahut/, vetëm e vetëm që të adhurojë dhe ta njoh Krijuesin e vet, siç aludon verseti:
“Ne e udhëzuam atë në rrugë të drejtë, e ai do të jetë: mirënjohës ose përbuzës” (El Insan, 3)
Një mrekulli të Kur’anit Famëlartë nga lëmi i mjekësisë, e hasim në kaptinën e Et Tarik /ylli trokitës, ndriçues. Lexojmë me kujdes versetet:
“Le të shikojë njeriu se prej çkahit është krijuar? “Ai është krijuar prej një uji, që hidhet fuqishëm, “E që del nga kurrizi i shpinës dhe dërrasa e gjoksit.” (Et Tarik, 5-7)
Vërehet preciziteti i fjalëve të përdorura në këtë verset, ngase fjala “dafik” /hidhet fuqishëm/ është përdorur në trajtën aktive, ndërsa trajta e kësaj foljeje në pasiv do të ishte “medfuk”.
Përse, shtrohet pyetja, është përdorë trajta aktive?
Ngase siç është e njohur njeriu nuk ka ndikim në hedhjen e furishme të lëngut spermatik dhe nuk është në gjendje ta ndalë vrullin e tij kur ai fillon të dalë.
Ereksionin si fazë të parë të aktit seksual te meshkujt e shkaktojnë impulset parasimpatike, të cilët vijnë nga pjesa lumbosakrale e palcës kurrizore, e që Kur’ani Famëlartë e precizon me fjalën tejet adekuate “sulb”. Ndërsa te femrat gjatë aktit seksual, përveç mekanizmave reflektor në pjesën lumbosakrale të palcës kurrizore, merr pjesë edhe oksitocina nga neurohipofiza, hormon i cili rrit kontraktilitetin e mitrës, duke shpejtuar transportin e spermatozoideve, andaj edhe në këtë hasim fjalën precize të Kur’ anit Famëlartë “teraib”.
Po të analizoj më me kujdes versetet Kur’anore në kaptinën Vakia:
“A më tregoni për farën (spermën) që e derdhni, “A e krijoni ju atë, apo jemi Ne, që e krijojmë?” (El Vakia, 58-59)
Sasia e lëngut spermatik është 3 ml. Në çdo ml. afërsisht ka 120 milionë spermatozoid. Jetojnë 24 deri 72 orë. Në temperaturë -100° C i ngrirë mund të jetojë më tepër se një vit. Fascinon përbërje komplekse e lëngut spermatik me mikroelementet, enzimet, andaj edhe Allahu i Madhërishëm na, drejtohet me pyetjen:
“A ju e krijoni atë, apo Ne jemi, që e krijojmë?”
Njeriu bashkëkohor ka arritur në Hënë, e në të ardhmen do të arrije edhe në planetet tjera, po nuk është në gjendje të krijojë një spermatozoid.
Shkencëtarët mbeten të habitur dhe të mahnitur, duke krahasuar tekstin Kur’anor me rezultatet e shkencës bashkëkohore:
“Ne e krijuam njeriun prej një uji të bashkëdyzuar për ta sprovuar atë, andaj e bëmë të dëgjojë e të shohë” (El lnsan, 2)
Pra fjala “nutfetin ernshaxhin” është lëngu spermatik i krijuar nga sekreti i gjëndrave seminale, testisit, prostates dhe gjëndrave bulbouretrale.
Embriologët e sotëm mbeten të habitur me bukurinë, koherencën dhe precizitetin e Kur’ anit Famëlartë për modalitetin e krijimit në mitrën e nënave. Rikujtojmë versetin:
“O ju njerëz, nëse dyshoni për ringjalljen, atëherë /mendoni krijimin tuaj që/ Ne ju krijuam juve prej dheu, pastaj prej uji, pastaj prej një gjaku të ngjizur, pastaj prej një kafshate mishi, që është krijesë e formuluar ose e paformuluar, në mënyrë që të ju sqarojmë. Ndërsa atë, që dëshirojmë Ne e përqendrojmë në mitër deri në një afat të caktuar, e mandej ju nxjerrim foshnje ashtu të arrini pjekurinë tuaj. Ndodh që dikush prej jush vdes herët, e dikush të jetojë deri në pleqëri të thellë, në mënyrë që të mos dijë asgjë nga dija që ka pasur…” (El Haxhxh, 5)
Fjalët e theksuara në verset janë tejet precize “muhal-lekatin dhe gajri muhal-lakatin” që do të thotë embrion proporcional dhe joproporcional, u zbuluan tek pas 14 shekujsh. Këto janë qelizat e formuara të embrionit dhe qelizat e paformuara, të cilat shërbejnë për ushqim dhe për mbrojtje të embrionit.
Verseti precizon edhe matufitetin e pleqërisë, i cili e përcjellë njeriun, duke harruar atë që ka pasur në kujtesë, e për të cilën gjë mjekësia e sodit /gerontologjia/ nuk mund të ndihmojë asgjë.
Tërë procesi embrional në mitrën e nënës është nën kujdesin permanent të Allahut të madhërishëm, siç aludon verseti i Kur anit Famëlartë:
“Allahu e di se ç’bart çdo grua, dhe /e di/ çka pakësojnë e çka shtojnë mitrat. Tek Ai çdo send është me masë të caktuar”. (Er Rra’d, 8)
Me gjithë bukurinë e universit, qiejve, tokës, botës bimore dhe shtazore, Allahu i Madhërishëm na përkujton se formën më të bukur ia dhuroi njeriut, siç theksojnë versetet Kur’anore:
“Ai krijoi qiejt dhe tokën me urtësi të përsosur dhe Ai juve u dha formën, e formën tuaj e bëri të bukur dhe vetëm tek Ai është e ardhmja”. (Et Tekabun, 3)
“Allahu është Ai qe ua bëri tokën vendbanim e qiellin kulm, dhe ju formësoi, e formën tuaj e bëri më të mirë dhe ju pajisi me të mira. Ky është Allahu, Zoti juaj, i lartë, pra Allahu është Zoti i botëve!”. (Gafir, 64).
“Vërtetë, Ne e krijuam njeriun në formën më të bukur”. (Et Tin, 4)
“O ti njeri po ç’të mashtroi ty kundrejt Zotit tënd, që është bujar e i urtë? I cili të krijoi, të përsosi dhe të drejtoi. Të formësoi në formën, që Ai dëshiroi!”. (El lnfitar, 6-8).
Njeriu i arsyeshëm, përpara kësaj godine madhështore të mrekullueshme të quajtur njeri, nuk mund të dyshojë, veç të përulet e të gjunjëzohet me plotë devotshmëri, duke lavdëruar mençurinë, urtësinë, diturinë dhe pushtetin e Krijuesit të Amshuar, duke thënë:
“Sa i lartë është Allahu i Madhëruar, që është më i bukuri Krijues!” (El Mu’minun, 14).
Pra, Kur’ani Famëlartë, përshkruan detajisht dhe me precizitet fenomenal fazat e zhvillimit embrional, para mikroskopit dhe amnioskopit e ekosonografisë, gjegjësisht para zbulimeve shkencore bashkëkohore 14 shekuj më parë, siç konfirmon verseti:
“Allahu është Ai qe ju krijoi në një gjendje të dobët, pastaj pas asaj dobësie ju dha fuqi, e pas fuqisë, dobësi e pleqëri. Ai krijon çka të dojë, Ai është më i dijshmi, më i fuqishmi”. (Er Rrum, 54).
Zhvillimin embrional në etapa, e hasim edhe në këtë verset:
“…Ai ju krijon juve në barqet e nënave tuaja, krijim /etape/ pas krijimi në tri errësira…” (Ez Zumer, 6).
Sipas Prof.Keeth Moore, këto tri errësira janë tre mbështjellës:
1. Muri i barkut,
2. Muri i mitrës dhe
3. Perdja e brendshme e cila mbështjell embrionin(*)
Këtë mund ta vërtetojmë duke krahasuar gjatësinë dhe peshën e embrionit-fetusit gjatë muajve lunar /sipas Haseut dhe Stoeckelit/.
Të gjithë rrjedhim prej një burimi, prej të njëjtit trung, prej të njëjtës materie, por çdo njeri e posedon personalitetin e vet, individualitetin dhe egon e vet. Secili organizëm njerëzor e ka “shifrën e vet personale gjenetike”. Nga embriologjia jemi të informuar se të gjitha qelizat e embrionit trashëgues të njeriut përbëhen prej proteinave të ndryshme të shënuara me njëzet formula kimike /DNA dhe RNA/ diç e ngjashme sikur abeceda me të cilën janë hartuar libra të tëra. Kjo veçanti e njeriut arrin deri atje sa që secili njeri ka shenjë të veçantë të gishtërinjve.
Tërë kjo na tregon se individualiteti dhe veçantia personale është e vërtetë qenësore e argumentuar edhe shkencërisht.
Pra, është evidente se qenësia e njeriut komponentet e tija përbërëse materiale e tejkalojnë kuptimin e atij fizik, substancor dhe se qenësia e tij nuk përbëhet vetëm prej nevojave fizike, fiziologjike, të cilat reflektohen tek ai. Pra, është evidente se të ekzistuarit e atij “dirigjenti” të brendshëm të njeriut mbi elementet dhe instinktet trupore është argument i qartë mbi të ekzistuarit edhe të një elementi tjetër subtil, më kualitativ, i cili dominon mbi trupin e njeriut. Ky është shpirti, i cili shkencërisht nuk është objekt analitik që të analizohet apo të vendoset nën mikroskop, por është subjekt.
Dituria ka arritur në shkallë kulminante dhe do të arrijë edhe më shumë nga gjeneratat e ardhme, por për shpirtin do të kemi pak njohuri ekzakte, siç konfirmon verseti Kur’anor:
“Të pyesin ty për shpirtin. Thuaj: “Shpirti është çështje, që i përket vetëm Zotit tim, e juve ju është dhënë fort pak dije”. (El lsra, 85).
Shpirti, pra i takon botës urdhërore /alemi emr/, andaj është i pandashëm i tejpashëm, i pandashëm i pakufizuar në hapësirë, vend dhe në kohë, jashtë kategorive cilësore dhe sasiore, andaj as idetë mbi formën, ngjyrën, madhësinë nuk mund ta perceptojnë.
Bota urdhërore /sublime-superiore/ mbizotëron botën e krijuar /alemi halk/, andej shpirti, i cili përmban në veti gjallëri, jetë, e dirigjon, kontrollon, rregullon dhe i jep gjallëri trupit.
Njeriu nëse përfill dhe jetëson urdhrat e Allahut të Mëshirshëm, në veti ka mundësi shpirtërore të pakufizuara dhe lartësohet në sferat qiellore dhe engjëllore duke arritur qetësinë shpirtërore i kënaqur Zoti me te dhe njeriu i lumtur në Parajsën e Tij, siç aludon verseti i Kur’ anit Famëlartë:
“O ti shpirt i bindur plotësisht! Kthehu te Zoti yt i vetëkënaqur e i pranuar! Hyn në turmën e robëve të Mi! Dhe hyn në xhennetin tim!” (El Fexhr, 27-30)
Shpirti është zgjim i brendshëm, është dritë e padukshme jona e cila na ndriçon rrugën e të vërtetës dhe nëpërmjet së cilës e dallojmë të shëmtuarën prej të bukurës, të mirën prej të ligës, dhe me të njohim Krijuesin tonë.
Gjendja alternative e gjumit dhe e zgjuarsisë së njeriut në të vërtetë, shembulli i zbehtë i vdekjes dhe i ringjalljes, na konfirmon për çdo natë të ekzistuarit e atij elementi fisnik shpirtit në organizmin e njeriut. Rikujtojmë versetin:
“Allahu i merr shpirtrat kur është momenti i vdekjes së tyre /i vdekjes së trupave të tyre/ e edhe atë që është në gjumë…” (Ez Zumer, 42¬
A ke menduar o njeri ndonjë çast kur ke vështruar pranë teje personin e paralizuar, për funksionin e harmonizuar të sistemit tënd nervor?
A ke menduar për frymëmarrjen tënde të lehtë, pa pengesa duke vështruar të sëmurin që vuan nga frymëzënia?
A ke menduar për Krijuesin tënd që të dhuroj veshkët tua, që punojnë pa pra me precizitet madhështorë, duke vështruar të sëmurit në kemodializë?
A ke menduar për fëmijën tënd të shëndosh, kur vështron fëmijën me të meta psiko-fizike?
Pra, mund të konkludojmë se këshilla e Kur’anit Famëlartë është e përjetshme, për të gjitha kohët dhe brezat njerëzore, dhe vazhdimisht në mënyrë bindëse e provokon dhe aktivizon intelektin njerëzor që të meditojë, të mendojë dhe të studiojë argumentet e Allahut të Madhërishëm në univers, në natyrë, por edhe në vetë qenien e njeriut, siç aludon verseti Kur’anor:
“Ne do t’u bëjmë atyre të mundshme që të shohin argumentet Tona në horizonte dhe në veten e tyre deri sa t’u bëhet e qartë se ai /Kur’ani/ është i vërtetë. A nuk mjafton që Zoti yt është dëshmitar për çdo gjë?” (Fussilet, 53)

____________________
*). Mrekullia shkencore në Kur’anit dhe Sunnet, Abdylmexhid Zendani, Prishtinë 1996.

Fëstëkët dhe faktet ushqyese rreth tyre

$
0
0

Fëstëkët janë fruta arrore të mrekullueshme që janë cilësuar si simbol i shëndetit dhe mirëqënies qysh nga kohërat e lashta. Këto janë të pasur me shumë vlera ushqyese që janë esenciale për shëndetin.

Fëstëkët, në fakt janë bërthama të marra nga frutat që i përkasin familjes Anacardiaceae, me gjini: Pistacia. Kanë një madhësi mesatare dhe besohet të kenë origjinën në vargjet malore të Azisë Perendimore dhe rajonin e Turqisë.

Fëstëkët rriten nën klimë të ngrohtë, verëra të thata dhe dimër të ftohtë. Këto kultivohen në shkallë të larë në SHBA, Iran, Siri, Turqi dhe Kinë. Pas plantacionit duhen rreth 8 deri 1o vite derisa bima të kultivojë frutat e saj. Pas kësaj, frutet kultivohen për shumë vite me rradhë.

Fëstëkët janë fruta ku bërthama e saj gjendet në mes ndërsa është e mbështjellur në dy anët me lëvore të fortë kockore, bërthama ka ngjyrë të gjelbërt të lehtë, formë paksa të zgjatur, arrin 2 cm gjatësi dhe 1 cm gjërësi, ndërsa peshon rreth 0,7-1 gr

Përfitimet shëndetësore të fëstëkëve

Fëstëkët janë fruta arrore të shijshme dhe të njohura për vetitë e tyre ushqyese. Së bashku me frutat tjera si bajamet, arrat, këto ofrojnë burime të proteinave, yndyrnave dhe mineraleve.

  • Fëstëkët janë burim i pasur i energjisë, 100 gr ofrojnë 557 kalori. Konsumi i rregullt i këtyre frutave arrore mund të ndikojë në uljen e kolesterolit të keq në gjak. Janë të pasur me substanca fitokimike si karroten, Vitamin E si dhe komponime antioksiduese. Studimet tregojnë se këto komponime ndihmojnë në largimin e radikaleve të lira toksike nga trupi, dhe kështu duke e mbrojtur atë nga sëmundjet, kanceri dhe infeksionet.
  • Fëstëkët janë burim i shkëlqyer i vitaminës E, veçanërisht të pasur me gama-tokoferol, 23 gr. per 100 gr. vitamina E është një antioksidues i fuqishëm esencial për mirëmbajtjen e membranës qelizore dhe lëkurës.
  • Fëstëkët përmbajnë grupe të rëndësishme të vitaminave B-kompleks, të tilla si riboflavin, niacin, thiamin, acid pantotenik, vitamin B-6 dhe acid folik.
  • Gjithashtu, këto fruta janë burim i mineraleve si bakri, mangani, kaliumi, kalciumi, hekuri, magnezi, zinku dhe seleni. 100 gr. të fëstëkeve japin 144% të nivelit të përditshëm të rekomanduar të bakrit. Bakri është një mineral thelbësor për neuro-transmiterët, metabolizmit si dhe prodhimit të qelizave të kuqe të gjakut.
  • Vaji i fëstëkëve i nxjerrë nga bërthama e tyre është ndër më të shëndetshmet në gatim. Ka aromë të këndshme dhe veti të shkëlqyera ushqyese. Ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga thatësia. Përveç kësaj, ky gjen përdorim edhe si vaj bazë në barnat tradicionale, aromaterapi, në industrinë farmaceutike dhe kozmetike.
  • Vetëm një grusht me fruta të tilla arrore siguron nivelet e mjaftueshme të rekomanduara me antioksidantë, minerale, vitamina dhe proteina.Përzgjedhja dhe ruajtja

    Fëstëkët mund të jenë në dispozicion nëpër tregje gjatë gjithë vitit. Mund ti gjeni në dyqane ushqimore të pjekura, të papjekura, me lëvore apo të qëruara, të kripura, të ëmbla etj. Në përgjithësi vijnë nëpër pako hermetike, të mbrojtura nga prishja.

    Fëstëkët pa lëvore mund të vendosen në ndonjë vend të thatë dhe të freskët e të ruhen për shumë muaj, ndërsa ato me lëvore apo mbështjellës kockor duhet të vendosen në ndonjë enë hermetike dhe të mbahen brenda frigoriferit për të parandaluar prishjen.

    Përdorimi në kuzhinë

    Fëstëkët konsumohen zakonisht ashtu siç janë, duke i ndarë lëvozhgat në mes ku në brendësi gjendet bërthama. Gjithashtu mund ti shijoni edhe të pjekura, të kripura apo ehde të ëmbla, njëlloj sikur frutat macadamia dhe kikirikët.

    Fëstëkët janë të shijshëm, me shije të këndshme dhe aromë me shije frutash. Mund ta përdorni si shtesë përmbi bakllava, shtrudlle apo ëmbëlsira tjera.

    Fëstëkët e grimcuar mund ti përdorni edhe mbi sallata, deserte, akullore, biskota dhe ëmbëlsira tjera.

    Profili i sigurisë

    Fëstëkët në raste tëcaktuara mund të manifestojnë alergji si rezultat i komponimeve kimike. Personat me alergji të tillë duhet të kenë kujdes sepse simptomat reaguese përfshijnë kruarje të lëkurës, vështirësi në frymëmarrje, manifestime anafilaktike, dhimbje barku, të vjella dhe diarre./femra.net/

Bajamet,përmbajtja dhe vlerat ushqyese

$
0
0

Bajamet
Bajamet në fakt janë farat e frytit të drurit të bajames. E kanë prejardhjen nga Azia. Në disa vende bajamet dhurohen si simbol i fatit të mirë për Krishtlindje.

Përmbajnë:
-Vitaminë E – siguron plakjen e shëndetshme dhe mbron nga sëmundja e Alzheimerit.
-Magnez – redukton ngarkimin e enëve të gjakut, nxit rrjedhën e oksigjenit dhe redukton sasinë e radikaleve të lira që dëmtojnë zemrën dhe sistemin kardiovaskular.
-Flavonoide – në kore të bajameve ka madje 20 lloje të flavonoideve të fuqishme që veprojnë si antioksidant.
-Bakër – përmirëson punën e enzimave metabolike
-Fibra dhe proteina – një filxhan bajame përmban 7,62g proteina dhe më shumë se 4g fibra, që përmirësojnë punën e traktit tretës.
Bajamet shmangni nëse keni probleme me veshka. Ato pengojnë absorbimin e kalciumit dhe përmbajnë oksalate që shkaktojnë gurin e veshkës, për çka vihet deri te problemet e shtuara me veshkë dhe fshikëzën e tëmthit.

Vlera ushqyese
30 g bajame përmbajnë 170 kalori dhe 15 g yndyra.

Arrat e pishës

$
0
0

Arrat e pishës
Arrat e pishës janë në fakt fara qe i prodhojnë disa lloje të pishave. Kanë prejardhjen nga Azia. Janë shumë të vogla, por madhësia e tyre mos t’iu gënjejë, sepse janë të pasura me materie ushqyese.

Arrat e pishës janë burim i shkëlqyeshëm i proteinave, përmbajnë acidin alfa-linolenik, i cili është i shkëlqyeshëm për zemrën dhe përmban vitaminë B. Janë burimi i vetëm i acidit linoleik i cili ndihmon gjatë rregullimit të apetitit. Përmbajnë hekur i cili paraqet komponimin kyç të hemoglobinës, i cili e pasuron organizmin me oksigjen dhe energji. Janë të pasura me magnez i cili është i rëndësishëm për punën e rregullt të muskujve, liron nga ngërçet dhe lodhja.

Vlera ushqyese
30 g arra pishe përmbajnë 190 kalori dhe 19 g yndyra.

Mos i rrudh turinjtë: të ushqyerit me duar është më i shëndetshëm se me lugë dhe pirun!

$
0
0

Pavarësisht se tingëllon si një mënyrë e çuditshme dhe e vrazhdë e të ngrënit, megjithatë kjo e ashtuquajtur “mënyrë e vrazhdë” është shumë më e shëndetshme dhe, besoni apo jo, mund t’ju mbrojë nga gjendje të caktuara shëndetësore.

 

Parandalimi i diabetit tipi 2

Njerëzit që hanë shpejtë, janë në rrezik më të lartë të zhvillimit të diabetit tipi 2. Në përgjithësi, në qoftë se përdorni pirun dhe thikë, ju do të hani shumë më shpejt sesa me duart tuaja. Për këtë arsye, është më mirë që të hani në “mënyrë të vrazhdë” sa herë që të mundeni.

Fjala vjen, ju mund të zini vetëm një patate të skuqur kur të hani me duart tuaja, kurse me pirun ju mund të zini deri 5-6 copë.

Përmirësimi i tretjes

Kjo mund të tingëllojë e çuditshme, por të ngrënit me gishtat tuaj mund të përmirësojë tretjen, ngase kur ju lani duart me sapun, të gjitha bakteriet e këqija largohen, ndërsa bakteret e mira mbeten në duart tuaja, të cilat mund të jenë shumë të shëndetshme për stomakun dhe zorrët.

Gjithashtu, të ngrënit me gishtat tuaj i dërgon sinjal trurit në lidhje me ushqimin nëse është i fortë apo i butë, i nxehtë apo i ftohtë, dhe e përgatit sistemin tretës për tretjen e ushqimit.

Parandalon mbingopjen

Njerëzit që hanë me duar kanë peshë më të shëndetshme të trupit ngase ata nuk hanë shumë. Kjo mund të jetë veçanërisht e mirë për fëmijët, normalisht nëse prindërit e tyre i lejojnë ata për të ngrënë me duar. Kjo konsiderohet si rruga më e sigurt për të mbajtur peshën normale.

Për më tepër, njerëzit të cilët krahas të ngrënit bëjnë edhe veprime tjera, p.sh. shikojnë televizor, hanë më tepër ushqim se ata që zakonisht ulen në tavolinë dhe vetëm hanë.

Kur ju hani me të dy duart, nuk jeni në gjendje që të bëni ndonjë veprim tjetër, ngase duart tuaja nuk janë të pastra ose janë zënë ndërkohë. Prandaj, ju jeni të fokusuar vetëm në procesin e të ngrënit, dhe kështu do ta dini sesa shumë ushqim keni ngrënë dhe kur është koha për të ndaluar. /tesheshi.com/


A e di se nga ç’farë përbëhet celulari yt ?

$
0
0

Celulari yt përbëhet nga qelqi, plastika dhe metali. Qelqi vjen nga rëra, plastika nga nafta dhe metali nxirret nga toka.

Paramendo sikur je duke ecur në një shkretëtirë (ku ka shumë naftë, rërë dhe metale nëpër tokë) dhe e gjen një celular aty pari. A do të besoje se është formuar vetvetiu? Se shndriti Dielli, fryu era, goditi rrufeja, nafta gurgulloi mbi sipërfaqe duke u përzier me rërën dhe metalet, dhe pas miliona vjetësh, celulari u formua rastësisht?

Askush nuk do ta besonte një shpjegim të tillë. Është e qartë se celulari është diçka që do të duhej të formohej në mënyrë të organizuar, pra do të ishte e arsyeshme të besojmë se duhet të ketë një organizues.

Në të njëjtën mënyrë, kur shikojmë botën rreth nesh, vërejmë rregull kudo: nga cikli i ujit deri te lëvizja e diellit dhe planeteve. Pra, a nuk ka kuptim që gjithësia po ashtu të ketë një organizues? Ky “organizues” shpjegonet më së miri me ekzistencën e Zotit.

Për të zbuluar më shumë çështjen e ekzistencës së Zotit dhe për të gjetur qëllimin tënd në jetë, të lutem vizitoje Një Arsyen.

Kur’ani dhe teoria e Ajnshtajnit

$
0
0

 

Me të vërtetë Allahu i Madhërishëm është mbi kohën dhe hapësirën. Krijesave të veta ua ka caktuar kohën, ndërsa Ai është mbi të gjithë kohërat. Gjithçka që ka të bëjë me diturinë e Tij veçmë ka ndodhur.

Kur’ani në dy vende flet për shkurtimin e kohës:
“Atje ngjiten engjujt dhe Ruhi (Xhibrili) në një ditë që zgjat pesëdhjetë mijë vjet.“ (El-Mearixh, 4).

“Ai (Allahu) i kordinon të gjitha çështjet prej qielli deri në tokë, e pastaj të gjithë Atij do t’i shkojnë në ditën, e cila sipas llogaritjes tuaj, zgjat një mijë vjet“. (Es-Sexhde, 5).

Shtrohet pyetja:

Përse është shkurtuar koha?

Përse vlerësimi i shkurtimit të kohës dallohet në dy ajetet e sipërpërmendura?

Në ajetin e parë dita përmendet se është e gjatë pesëdhjetë mijë vjet, ndërsa në ajetin e dytë një mijë vjet; dhe pse Kur’ani në dy ajetet e sipërpërmendura e potencon lëvizjen gjegjësisht të ngjiturit?

Përgjigje në këtë pyetje intersante-në dritën e komentimit shkencor të Kur’anit-na jep ish-dekani i Katedrës së Fakultetit të Shkencave Natyrore të femrave të Universitetit Ajn-Shems në Kajro, prof. Dr. Mensur Muhammed Hasib En-Nebijj.

Prof. Dr. Mensuri thotë: “Të vërtetën absolute rreth kësaj më së miri e di vetëm Allahu xh.sh. Por unë do përpiqem të përgjigjem për aq sa kam mundësi, insha’Allah. Përgjigje direkte dhe bindëse në lidhje me këtë problematikë duhet kërkuar në principet themelore të Teorisë së Relativitetit të Ajnshtajnit, dhe atëherë do ta kuptojmë elokuencën shkencore të Kur’anit, ku do të shohim se gjendemi para pësosmërisë së madhe, përsosmëri kjo me të cilën polemizojnë ato persona që veten e konsiderojnë të “mëdhenj“, e që në të vërtetë janë persona kokëfortë, të pandjeshëm, të verbër dhe pavetëdijshëm.“

Ajnshtajni e anuloi hapësirën dhe kohën në Teorinë e tij të njohur të Relativitetit në vitin 1905 kur tha: “Ne nuk mundemi të bëjmë fjalë për kohën e ta lëmë pas dore hapësirën- e as që mundemi të bëjmë fjalë për hapësirën e të mos e marim në konsiderim kohën. Duke marrë parasysh se gjitçka lëviz, e ajo gjithçka duhet të ketë kohën e vet, e meqë diçka lëviz shpejt, koha e tij e lëvizjes do të pakësohet në raport me kohën e lëvizjeve tjera dhe do të jetë më e ngadalshme se sa e tyre.“

Këtë shkurtim të kohës ne nuk e kuptojmë. Përse? Sepse lëvizja jonë në tokë është e pamjaftushme në raport me shpejtësitë lëvizëse, shpejtësia e të cilëve është 300 mijë kilometër në sekondë, gjegjësisht 186 mijë milje në sekondë, që është absolutisht shpejtësia më e madhe. Sa për ilustrim, trupthat atomike (korpuskulat) lindin dhe zhduken-e pas një kohe të caktuar u zgjatet “jeta“, duke marrë parasysh shkurtimin e kohës-kuptohet tërë kjo-nëse lëvizin me shpejtësinë e dritës.

P.sh. paramendojmë një raketë e cila lëviz me shpejtësi 10 nga shpejtësia e dritës-në drejtim të planetit i cili është larg nesh 20 vite drite, d.t.th. në largësi prej 120 miliard milje dhe nëse kjo raketë kalon një distancë kohore prej 25 vjetësh sipas kalendarit tonë, atëherë kjo e njëjta kohë shkurtohet në 15 vjet në raport me kozmonautët që gjenden brenda në raketë! Kjo është sipas Teorisë së Ajnshtajnit, që d.t.th. se prindërit (etërit) që gjinden brenda në raketë-mund të paramendojmë se pas kthimit nga udhëtimi hapësinor (kosmonautik), janë bërë më të rinj me vjet (në moshë) sesa fëmijët e tyre që i kanë lënë në tokë, sepse 30 vite sa do të zgjaste udhëtimi i tyre hapësinor i nisjes dhe kthimit është ekuivalent/i barasvlershëm me 50 vite të tokës.

Sipas kësaj teorie rruga e cila zgjat me mijëra vite sipas llogaritjes tokësore të kohës-mund të zgjat vetëm një ditë në raport me ekuipazhin në raketë, nëse shpejtësia e lëvizjes i afrohet shpejtësisë së dritës. Andaj me plotë të drejtë shtrohet pyetja: Si mund ta kuptojmë shkurtimin e tillë të kohës në raport me ata-anëtarët e ekuipazhit që udhëtojnë me shpejtësi të jashtëzakonshme (marramendëse)?!

Vallë, a mund të besojmë se mund t’i vizitojmë edhe pikat e fundit të Universit/Gjithësisë dhe të kthehemi në tokë para se të përfundoj jeta jonë; dhe se kur do të kthehemi në tokë do ta gjejmë gjeneratën e dytë dhe ndryshime të shumta në tokë – të cilat ndryshime tregojnë se kanë kaluar mijëra vite-në raport me banorët e tokës që nuk kanë udhëtuar…

Mirëpo, tërë kjo do të ndodhte me kusht që udhëtimi të zhvillohet me shpejtësi e cila është e njëjtë me shpejtësinë e dritës, pa marrë parasysh pamundësinë e bërjes së një udhëtimi të tillë, sepse raketa që do të udhëtonte me këtë shpejtësi-do të harxhonte lëndë djegëse (karburante) dhjetë mijë herë më shumë se mbarë harxhimi i lëndëve djegëse për një vit në tërë rruzullin tokësor!!!

Prof. Dr. Mensuri vazhdon më tej duke thënë: Ky është problemi i shkurtimit të kohës-në rast të shpejtësive të mëdhaja të cilat i afrohen shpejtësisë së dritës, të cilën e vë në dukje Ajnshtajni. Prandaj a nuk hetohet në mënyrë të dukshme përsosmëria shkencore e shkurtimit të kohës-e përmendur në Kur’anin Famëlartë në të dy ajetet e sipërshënuara? Disa pohojnë se ekziston kontradiktë në përmbajtjen e këtyre dy ajeteve kuranore, duke marrë parasysh dallimin e shkurtimit të kohës në të dy udhëtimet.

Mirëpo, tërë kjo aspak nuk është kontradiktë, përkundrazi përsosmëri shkencore. Sipas Teorisë së Relativitetit koha shkurtohet duke u varur në shpejtësinë e shtuar. Sipas kësaj, ngjitja e engjujve dhe Xhibrilit alejhisselam do të ndodhë në një ditë e cila është e barabartë me kohën prej pesëdhjetë mijë vitesh, e që njëherit jep kufizim (ngushtim) më të madh kohor, përkatësisht shpejtësia e të ngjiturit është më e madhe. Por, të ngjiturit në ajetin tjetër do të përfundoj në një ditë e cila është e barabartë me një mijë vjet-që d.t.th. kufizim (ngushtim) më të shkurtë kohor. Tërë kjo është plotësisht e kuptueshme pasiqë e dimë se engjujt dhe Xhibrili alejhisselam janë krijesa drite-të cilat ngjiten më shpejt se krijesat tjera për të cilat bëhet fjalë në ajetin tjetër.

A e ka lexuar Ajnshtajni Kur’anin para shpalljes së Teorisë së tij? Apo Muhammedi alejhisselam (për të cilin biografët bindshëm pohojnë se nuk dinte shkrim-lexim) e ka njohur Teorinë e Relativitetit para shpalljes së kësaj Teorie? Kjo vlen sa për informim për ata injorantët që pa kurrfarë dije pohojnë gjoja se Kur’ani është vepër njerëzore…

Përsosmëria shkencore nuk përfundon vetëm me shkurtimin e kohës. Folja je’aruxhu e përmendur në dy ajetet e sipërpërmendura të Kur’anit, në aspektin gjuhësor do të thotë: Ngjitje shtegut të shtrembër e jo vijës së drejtë.

Shtegu i shtrembër-është parimi themelor i Teorisë së Relativitet, bashkim për gjithë lëvizjet e materieve dhe forcave në Univers/Gjithësi; Teori të cilën Ajnshtajni e elaboroi në vitin 1916-për ta shpjeguar baraspeshën. Pohimin e plotësoi me pjerrjen e dritës së planetit në Univers/Gjithësi dhe matjen e shtigjeve të shtrembërta.

Ajnshtajni thotë se tërë Univesi/Gjithësia shtrihet në sipërfaqe, e cila sipërfaqe është në trajtë të sferës së mbushur si balonë, i mbyllur në vetvete, që d.t.th. se Universi/Gjithësia nuk është brenda balonës-por me trupat e vet e formon sipërfaqen e balonës. Kështuqë, lëvizja e materieve në Univers/Gjithësi është pjerrtaz e jo drejtë. Këtë e shpjegon fjala je’aruxhu që është përdorur, e jo ndonjë shprehje tjetër për shpjegimin e udhëtimeve kozmike-që çon në precizitetin shkencor, në ajetet e sipërpërmendur, sikur edhe në ajetet vijuese:

“Edhe sikur Ne t’u hapnim atyre një derë në qiell dhe të ngjiteshin vazhdimisht lart në të (e të shihnin engjujt e fshehtësisë).“ (El-Hixhr, 14).

“E di se çka futet në tokë dhe çka del prej saj, dhe çka bie nga qielli e çka ngjitet në qiell…“ (Sebe’ë, 2).

Është thënë se Universi/Gjithësia ngjan sikur balonë. Ajnshtajni llogariti se gjysma e Universit/Gjithësisë është e barabartë me 35 bilion vite drite. Largësia e trupave të Universit/Gjithësisë-njëri nga tjetri është vërtetuar dhe argumentuar shkencërisht. Në lidhje me këtë tregon edhe ajeti në vijim:

“Ne e kemi ngritur qiellin me Forcën Tonë, por me të vërtet mundemi edhe më tepër…“ (Edh-Dharijat, 47).

D.t.th. Allahu i Madhërishëm qiellin, përkatësisht Universin/Gjithësinë e ngriti/ndërtoi me Fuqinë e Përsosmërisë së Vet, qysh në kohën prehistorike, në gjërësi shumë të madhe, si dhe zgjerimin e qiellit që është dukuri konstante-në përputhje me zgjerimin e Universit/Gjithësisë-gjë që edhe shkencërisht është vërtetuar. Këtë e vërtetoi (shpalli) Hebeli pas llogaritjes që filloi nga viti 1929 e që vazhdon gjer në ditët e sotme.

Procesi i zgjerimit të Universit/Gjithësisë ende vazhdon, proces ky i cili ka filluar qysh me Shpërthimin e Madh (Bing-Bengun). Sipas teorive më bashkëkohore shkencore Universi/Gjithësia ka qenë një tërësi e madhe, e ashtuquajtur vezë e gjithësisë kozmike, që ka eksploduar qysh në fillim, ndërsa më pas pjesëzat e saj të vogla janë formuar në grupe të cilët i përbëjnë planetat dhe trupat e ndryshëm qiellor të vegjël në largësitë e ndryshme. Këto trupa të vegjël akoma vazhdojnë të largohen nga njëri-tjetri, tërë kjo si pasojë e eksplodimit të madh e të hatashëm që ka ngjarë para krijimit të Universit/Gjithëisë, në të cilën gjë na orienton edhe ajeti vijues:

“A nuk e shohin mosbesimtarët se qiejt dhe toka kanë qenë një tërësi,porse Ne i kemi ndarë në pjesë-pjesë?;Dhe Ne nga uji krijojmë ç’do gjë të gjallë…“ (El-Enbija, 30).

Shkencëtarët janë të mendimit se shtrirja dhe zgjerimi i Universit/Gjithësisë është një gjendje e cila ende vazhdon, tkurrje e cila në të ardhmen do ta mposht rëndë forcën dhe do të ndikojë që Universi/Gjithësia të fillon të ngushtohet. Në lidhje me këtë kemi edhe ajetin kuranor ku Allahu i Madhërishëm thotë:

“Atë ditë kur t’i mbështjellim qiejt sikur që mbështillet fleta e letrës.Ashtu siç u kemi krijuar herën e parë do ta përsërisim atë (krijim). Ky është premtimi Ynë, Ne me të vërtetë mund ta bëjmë këtë“. (El-Enbija, 104).

Mirëpo edhe Universi/Gjithësia megjithatë është e kufizuar me hapësirën dhe kohën, pa marrë parasysh se sa është zgjerimi dhe sa qëndron në zgjerimin dhe tkurrjen, ashtu sikundër shkencëtarët e presin që në të ardhmen të ndodhë një gjë e tillë, pra të shpërthejë dhe të shkatërrohet.

Pasiqë Krijuesi, simbas cilësive të Veta, dallohet nga krijesat e Tij. Ai është i Vetmi që nuk ka kurrfarë kufijsh, Ai është i Vetmi që është mbi hapësirën dhe kohën ashtu siç na rrëfen ajeti kuranor:

“Ai është i pari dhe i fundit; I dukshmi dhe i padukshmi. Ai është i Gjithëdijshëm për ç’do send!“ (El-Hadid, 3); dhe: “….E Tij është ç’ka ka në qiej dhe ç’ka ka në tokë…“ (El-Bekare, 255).

Sipas kësaj Allahu i Madhërishëm është Krijuesi i përhershëm. Ekzistenca e krijesave është e kufizuar me kohën, ndërsa ekzistimi i Krijuesit është i Përhershëm për çdo kohë. Ai nuk ka të kaluar, të sotshme dhe të ardhme. Ai-Allahu është përherë i Përhershmi.

Allahu i Madhërishëm krijesave të Veta ua ka dhënë kohën, ndërsa Ai Vetë është mbi rrjedhat e kohës. Gjitçka që Atij i është e njohur veçmë ka ndodhur. Argument për këtë është: Allahu i Madhërishëm i përshkruan ngjarjet e Ditës së Gjykimit me foljen e kohës së kaluar, edhepse ajo ka të bëjë me të ardhmen:“Erdhi (është afruar) Caktimi i Allahut (Kijameti), pra mos kërkoni ngutjen (adhjen para kohës) e tij!… (En-Nahl, 1).

“…Dhe do t’i fryhet (vërejtje: Folja në perfekt) surit dhe të gjithë do t’i tubojmë (vërejtje: Folja poashtu në perfekt).“ (El-Kehf, 99).

Allahu i Madhërishëm nuk është i kufizuar me hapësirën. Ai është prezent (gjendet në mënyrën që ne nuk mundemi assesi ta përshkruajmë) në tokë dhe qiej. Musai alejhisselam bisedoi me Allahun në tokë (kodrinën Turi-Sina), ndërsa Muhammedit alejhisselam gjatë natës së Israsë dhe Miraxhit ia zbuloi dhe ia tregoi shenjat e Tij më të Mëdhaja në Mbretërinë Qiellore (Sidretul-Munteha), ku koha dhe hapësira absolutisht ishin të anuluara.

Prof. Dr. Mensuri përfundon duke thënë: “Të vërtetën absolute rreth tërë kësaj e din vetëm Allahu. Unë vetëm u përpoqa të bëj një sqarim të shkurtër. Allahu i Madhërishëm deri diku edhe neve na ka dhënë aftësi që të lirohemi nga koha dhe hapësira-me anë të imagjinatës, ëndrrave etj. Me anë të imagjinatës i kujtojmë vitet e shkuara sikur të mos kishin kaluar fare. Kurse nëpërmjet ëndrrave e thyejmë barierën e kohës dhe hapësirës dhe degdisemi atje ku as nuk na e merr mendja-e tërë kjo ndodh si shenjë e shpirtit të njeriut i cili mbetet mister i pazbuluar. E njëjta gjë e cila ndodh edhe me vetë shpirtin i cili del (largohet) nga gjymtyrët e trupit dhe duke marrë parasysh kohën dhe hapësirën-me anë të shpejtësisë së vet (sekretin e të cilit e di vetëm Allahu) arrinë në botën tjetër-ahiret.”

FJALOR ISLAM

$
0
0

Qëllimi i krijimit të kësaj liste të fjalëve arabe e që shpesh përdoren në literaturën fetare shqipe e edhe në literaturat botërore fetare Islame është lehtësimi i të kuptuarit të teksteve në të cilat përdoren këto fjalë. Këto fjalë përdoren nga pamundësia e përkthimit adekuar përmbajtësorë. Kjo listë është që të ofrohet një lehtësim për ata që lexojnë temat fetare islame. Kjo listë është me domethënie të madhe për shqiptarët dhe shqipfolësit jo mysliman që janë të intersuar për temat e ndryshme islame.

A

Adab (أدب) -letërsi
Abd (عبد)- rob, adhurues , besimtar
Adhan (أذان) – Lajmërim nga Xhamia përmes thirrjes se ka hyrë koha e fillimit të Namazit (Lutjes) së caktuar. shih Azan.
Adl (عدل) – drejtësi
Ahl al Kitabose “Ehli Kitab” (أهل الكتاب) – të krishterët dhe jahuditë (hebrejtë)
Ahad (أحد) – NJË
Ahkam (أحكام) – dispozitat (LIGJET)
Ahl al Bayt “Ehl el-bejt” (أهل البيت) – familja
Akhlaq “Ahlak”(أخلاق) -Moral
Alamin (عالمين) -Sunduesi i të gjitha botërave
Alhamdulillah (الحمد لله) Falenderimi i takon vetëm Allahut të Madhëruar
Allahu Akbar (الله أكبر) – Zoti është më i madhi
Al-isra (الإسراء) – Titulli i sures 17 të Kur’anit famëlart. Ka kuptimin e udhëtimit natën të profetit Muhammed (s.a.u.s) prej Mekës, Arabia Suadite deri në Mesxhidul Aksa, Jerusalem. Shih dhe Miraxh (ngjitje në sferat e larta qiellore)
Akhirah (آلآخرة) – bota e ardhshme
Alim (عالم) – i ditur, dijetar
Amanah (أمانة) – Amanet
Ameen (آمين) – O Allah pranoje këtë lutje apo këtë vepër
Amir al-Muminin (أمير المؤمنين) – Prijës i besimtareve
Ansar (أنصار) – Ndihmues
Aqidah (عقيدة) – Besimi – Shpallje (deklarim i besimit).
Aql (عقل) – logjik
Arba’in (اربعين) – dyzet(40)
Asr (العصر) – namazi i obligueshëm i pasdites (ikindia).
al-Asharatu Mubashsharun (العشرة المبشّرون) – dhjetë të përgëzuar me…
As-Salamu Alaykum (السلام عليكم) – Paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi ju
Astaghfirullah (أستغفر الله) – Kërkesë drejtuar Allahut të na falë gabimet.
Audhu billah (أعوذ بالله) – Eudhubilahi mine shejtani rraxhim. Mbrohem me Allahun nga shejtani (Djalli)e mallkuar.
Evlia (أولياء) – te dashurit e ALlahut
Awrah (عورة) – pjesë të trupit që nuk duhet t’u zbulohen të tjerëve. Për mashkujt kjo është prej kërthizës deri tek gjuri. Për femrat është i tërë trupi përveç duarve dhe fytyrës.
Ayah (آية) (plural ayat, آيات) – Domethënia Arabe e Ajeh është: mrekulli apo shenjë. Kur’ani konsiderohet të jetë mrekulli në vete. Secili varg apo fjali quhet Ajeh. Shumësi i Ajeh quhet Ajat, që do të thotë mrekullitë.
Ayatollah ( آية الله) – shenje nga Zoti i madheruar, argument
Azhan(أذان) – Ezani
Azl (عزل) – hajgare,

B

Baitullah (بيت الله) – shtëpia e Zotit
Barakah (بركة) – të mira (si materiale)
Barzakh (برزخ) – pengës,qe ndan diçka,
Basher (بشر) –
Basirah (بصيرة) –
Bid’ah (بدعة) – risi
Bint (بنت) – vajzë
Bismil-lahi Rrahmanirr-Rrhim (بسم الله الرحمن الرحيم) – Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit.
Burda (بردة) -xhybe

D

Dexhal (دجّال) – Kjo Krijese me emrin Dexhal, do te paraqitet para Kijametit (Fundi i kësaj Bote), kur të paraqitet ky është një nga shenjat e mëdha të Kijametit. Do të ketë shumë Pushtet dhe dukuri mbi njerëzore, dhe shumë njerëz do ti besojnë atij. Ai do të etikohet nga njerëz me besim të dobët si Zot ! E kjo e gjithë normal që do të ndodh me dije të Allahut, sepse përfundimisht do të sprovohen njerëzit përmes tij, e sprova e fundit është natyrishtë më e rënda. Ai do të jetë në një sy i verbër !
Dalal (ضلل) – devijim,humbje
Dar al-`Ahd (دار العهد) – vend i mareveshjes
Dar al-Amn (دار الأمن) – vend i sigurt
Dar ad-Dawa (دار الدعوة) – vend i thirrjes
Dar al-Harb (دار الحرب) – vend i luftës
Dar al-Islam (دار الإسلام)- vend i islamit
Dar al-Kufr (دار الكفر) – vend i kufrit (mosbesimit)
Dar ash-Shahada (دار الشهادة) -vend i deshmis
Da`wah (الدعوة) -thirrja në rrugë të All-llahut, apo veprimtaria fetare. Në gjuh do të thotë:Thirje/ ftes
Dervish (درويش) – fukara kjo fjal ne gjuhen shqipe sjarohet “Murg i sektit bektashian, që jeton e kryen shërbime fetare në një teqe”
Dhimmi (ذمّي) -një jo-mysliman i cili jeton nën mbrojtjen e një shteti mysliman. Ai është i liruar nga detyrimet Islame s’i shërbimi ushtarak dhe zekati, por në vend të kësaj duhet të paguajë një tatim të quajtur xhizje.
Dīn (الدين) – Fe si dhe ka kuptimin ‘mënyrë e jetës.’
Diyya Dija (دية) – është kompensimi financiar që i paguhet trashëgimtarëve të viktimës. Në arabisht, fjala përdoret për parat e gjakut dhe shpërblim.
Dua (Islam)|Dua (دعاء) – lutje.
Dhikr (ذكر) -Përmendja e Allahut
Dhuhr (الظهر) – Namazi i drekës
Dunya (دنيا) – jeta e kësaj bote, e kundërta me Jetën e Përtejme.

E

Eid (عيد) -Fjala ‘Eid është fjalë Arabe që do të thotë kremtim, festim, lumturi periodike, dhe gosti. Në Islam janë dy Eid-e, që do të thotë festa e Ramadanit (Eid el-Fitr) dhe festa e Sakrificës (Eid el-Edhhe). Eid-i i parë kremtohet nga myslimanët pas agjërimit të muajit të Ramadanit në shenjë falënderimi dhe mirënjohjeje ndaj të Plotëfuqishmit Allah. Kjo zë vend në ditën e parë të muajit Sheual, muaji i dhjetë i kalendarit hënor. Eid-i i dytë është Festa e Sakrificës në përkujtim të pejgamberit Ibrahim në orvatjen e tij që ta sakrifikojë të birin e tij (Ismailin). Ky Eid zgjat katër ditë në mes ditës së dhjetë dhe të trembëdhjetë Dhul-Hixheh, muaji i dymbëdhjetë i kalendarit hënor.
Eid ul-Adha (عيد الأضحى) – festa e Kurban bajramit
Eid ul-Fitr (عيد الفطر) -festa e bajramit(pas ramazanit)

F

Fajarah “Fexhrah”(فجرة) – kuprimi i par ne gjuhe vjen si shperthim, vend ku shperthen uji ndersa ne Sheriat vjenme kuptimi e daljes se drites se mengjesit.
Fajr (فجر) – Agimi i Diellit, prej Agimi të Diellit e deri te lindja e Diellit duhet të falet Namazi i Sabahut (Lutjet e Mëngjezit).
Fard (فرض) – Farz- Vaxhib -diçka që është e obligueshme për myslimanin. Nganjëherë kjo përdoret si referencë ndaj pjesës obligative të namazit.
Fasik (فاسق) – personi me karakter dhe moral të ulët, i cili bën mëkate të ndryshme.
Fetva (فتوى) – opinion juridik lidhur me Ligjin Islamik; verdikt fetar.
Fikh (فقه) – domethënia e fjalës është: të kuptuar, përfshirje, dituri, dhe jurisprudencë në Islam.
Fi sabil Allah (في سبيل الله) – Gjithçka që bëhet në emër të Allahut, për hir të Allahut, vetëm për Allah. P. sh. i ndihmon dikujt pa shpërblim, i ndihmon për Allah etj.
Fitne (فتنة) – konflikt civil, luftë, trazirë.
Fitrah (فطرة) – Jepet nje shumë e caktuar për person para Bajramit të Ramazanit, e ato jepen zakonisht në Bashkësi Islame, e ato i shpërndajnë për nevojtarët.
Furkan (فرقان) -Dallues

G

Gafara (غفر) – Falës (e faligabimin)- emër dhe cilësi prej cilsive të Allahut.
Gaflah (غفلة) – Padituri
Gaib (غيب) – E Panjohura. Sendet e padukshme, p. sh. Bota e ardhshme.
Gusëll (غسل) – Gusul/Gusël apo (pastrim me ujë; larja) do të thotë: Larja e trupit të njeriut me ujë duke e përfshirë atë në tërësi (lagja e çdo pjese të trupit me ujë) sipas një mënyre të caktuar nga Sheriati. Gusli duhet të merret p. sh. pas marrëdhënieve seksuale![1]

H

Hadi (هادي) – I qehtë si dhe thuhet se si fjala ka rrenje nga arbishtja dhe persishtja.
Hidaya (هداية) –
Hadith (حديث) – transmetimet mbi thëniet dhe traditat e Pejgamberit (qofshin ato autentike apo jo) apo atë çka ai e ka dëshmuar dhe miratuar quhen Hadith. Thëniet e tija gjinden në librat e quajtura Librat e Hadithit.

Disa nga koleksionistët e famshëm të hadithit janë: Imam el-Buhari, Imam Muslim, Imam en-Nesa’i, Imam Ebu Daud, Imam et-Tirmidhi, dhe Imam Maxheh. Ka edhe shumë të tjerë.

Hallall (حلال) – diçka që është e ligjshme dhe e lejuar në Islam.
Hafith (حافظ) –
Haxhxh (الحجّ) – Haxh është fjalë Arabe që do të thotë bërja e pelegrinazhit në Meke në Arabi. Kjo është njëra prej pesë shtyllave të Islamit. Myslimani duhet të bëjë Haxhin së paku një herë në jetën e tij/saj, nëse këtë e lejojnë shëndeti dhe mundësitë.

Në këtë ka rregulla dhe norma specifike për t’u zbatuar. Kjo zë vënd gjatë muajit të fundit të kalendarit hënor të muajit Dhul-Hixheh.

Hakim
Hanif (حنيف) -njerëzit të cilët gjatë periudhës së Xhahilijetit refuzuan idhujtarinë në shoqërinë e tyre. Këta njerëz ishin në kërkim të fesë së vërtetë të pejgamberit Ibrahim.
Haraam (حرام) –
Haram (حرم) – diçka që është e paligjshme apo e ndaluar në Islam.
Hasan (حسن) – Hasen – ‘i mirë’, përdoret për një hadith i cili është autentik por nuk e mbërrin kategorinë e lartë të Sahi-së.
Hixhab (حجاب) – Mbules për gruan, përvec fytyrës duarve, dhe këmbëve.
Hixhra (الهجرة) migrim. Hixhreti i referohet migrimit të Pejgamberit prej Mekes në Medine. Ky është fillimi i kalendarit mysliman. Fjala Hixhret do të thotë lënia e një vendi për të kërkuar strehë apo liri nga persekutimi i fesë apo ndonjë tjetër qëllim. Hixhret po ashtu do të thotë lënia e një rruge të keqe për një rrugë më të mirë apo më të drejtë.
Hima
Hizb (حزب) –
Houries
Huda (حدا) –
Hudna (هدنة) –
Hudud (حدود) – kufi zone kufitare
Hukm (حكم) – Vendim gjyqësor

I

Ibadah (عبادة) : Adhurim
Iblis (إبليس) : Emri i Dreqit
Iftaar (إفطار): Darka pas Agjerimit
Ihram (إحرام) : Rrobat e Haxhit
Ihsan (إحسان):
Ijaz :
Ijma (إجماع) :
Ijtihad (إجتهاد) : Pajtim
Ilah (إله):
Ilm (علم) :
Imam (إمام) : Prijës
Imamate (إمامة) :
Iman (إيمان) : besimi vetiak
Infaq :
Injeel (الإنجيل) :
Insha’Allah (إن شاء الله) : Nëse do Allahu
Iqamah : Thirrje per namaz pas Ezanit
Isha (عشاء):Jacia
Islam (الإسلام) :
Isnad (إسناد) :
Isra dhe Miraxh (الإسراء) : Udhetimi i Profetit s.a.v.s prej Mekes deri në Jerusalem
Istislah (إستصلاح) :
Istishhaad (إستشهاد) :
Itmaam-i-hujjat :

J

Jazakallahu Khayran (جزاك الله خيرًا): Allahu te shperblefte me t’mire

(Duke u punuar lista)

S

Sabr – Durim
SubhaneAllah – I Lartesuar eshte Allahu
Salawat -Pershendetje per Muhamedin salAllahu alejhi we selem

T

Taba’een -Gjenerata pas Sahabeve
Tafsir (تفسير) -shpjegim i fjalëve dhe domethënieve të Kur’anit.
Taghut – idhujtar
Tahajjud -Namaz Natë
Taharah – Pastert(pastertia)
Tahir – i paster
Tajdid
Tajwid (تجويد) -Rregullat e leximit te Kuranit
Takbir -madhërim; të deklarosh Madhështinë e Allahut.
Takfeer -të gjykuarit mbi njerëz me pabesim.
Taqlid (تقليد) – të ndjekesh ulema ose medhhebe verberisht – pa kontrollu.
Taqiyya (تقيّة) –
Taqwa -dashuria dhe frika që myslimani e ndjen ndaj Allahut. Njeriu me takua dëshiron që të jetë i kënaqshëm për Allahun dhe të rri sa më larg atyre gjërave që e iritojnë Allahun. Ai është i kujdesshëm që mos t’i tejkalojë kufijtë e vendosur nga Allahu.
Tarawih – Taravija quhet namazi (lutjet) gjatë muajit të Ramazanit. Eshtë Namaz vullnetar. Ka 20 rekate, falet pas jacisë (lutjet e nates), dhe para vitrit (namaz tri rekatshe), namazi i fundit gjatë ditës!
Tarkib (تَرْكِيب) –
Tariqa (طريقة) –
Tartil (ترتيل) –
Tashkil (تشكيل) –
Taslim (تسلم)-‘të dhënit selam’; përshëndetja myslimane e paqes.
Tawbah -Pendim
Tasawwuf (التصوّف) – sufi
Tawaf -të sillurit rreth Ka’bës shtatë herë. Njerëzit zakonisht e bëjnë këtë gjatë Umres apo Haxhit.
Tawheed (توحيد) -njësim, njëshmëri
Tawrat -Shpallja të cilën Allahu ia ka zbritur Musait.
Tayyib – mire

U

Ulema (علماء) -(njëjësi: alim) Njerëzit e ditur në Islam
Ummah (الاُمّة) -umeti është komunitet apo popull. Kjo përdoret si referencë ndaj komunitetit të besimtarëve apo myslimanëve.
Umrah -kjo është pelegrinazh më i vogël i cili s’është i detyrueshëm dhe mund të bëhet në çfarëdo kohe.
Urf (عرف) -trditë
Usul al-Fiqh

W

Wahdat al-wujud (وحدة الوجود) –
Wahy
Wali -Kujdestar i ligjshëm. Mik apo mbrojtës. Dikush që duhet të përkujdeset për interesat e juaja.
Warraq (ورّاق) –
Wasat
Witr -tek; namazi i fundit natën, që përbëhet prej një numri tek rekatesh.
Wudu

Y

Ja Allah – o Allah
Jaqin
Jaum Al-Qiyâmah (يوم القيامة)- Dita e Kijametit

Xh

Xhahannam : Xhehenem ose Ferri
Xhahiliya (الجاهليّة) :
Xhahl : Injorance
Xhamia(جامعة) :
Xhanaza : I Vdekuri
Xhannah : parajsa
Xhihad]] (جهاد) : Përpjekje
Xhilbāb :
Xhinn]] (جنّ) :
Xhizya]] (جزية):
Xhumuah]] (جمعة) : lutja e së premtes
Xhuz’]] (جزء) : pjes e Kur’anit

Z

Zeburi – Libri që iu shpall pejgamberit Davudit a.s.
Zekat (زكاة) – Njëra prej pesë shtyllave të Islamit është Zekati, që do të thotë pastrim dhe shtim i pasurisë së personit.

Myslimani i cili posedon para përtej sasisë së caktuar, duhet të paguajë zekatin. Kjo po ashtu quhet lëmoshë e obliguar. Kjo duhet të përdoret në tetë kategori për pasurinë e shoqërisë që përmendet në Kur’an, që do të thotë: të varfërit, nevojtarët, ngushëlluesit, të zënit robër, borxhlinjtë, për kauzën e Allahut, udhëtarët, dhe për ata që e grumbullojnë atë.

Sasia të cilën duhet mbledhur është 2,5 %, 5 %, apo 10 %, varësisht prej pasurisë dhe metodës së përdorur për prodhimin e saj. Për shembull, janë 2,5 % të pronës që kanë qenë në posedim për një vit, 5% nga gruri kur të vaditet nga bujku, dhe 10 % të grurit që vaditet nga shiu.´

Zalimun
Zina (زناء , زنى) – mardhënje seksuale jashmartesore

ZEMËRIMI NGA KAPLIMI I FATKEQËSIVE

$
0
0

ZEMËRIMI NGA KAPLIMI I FATKEQËSIVE

Muhamed ibën Salih El Uthejmin

 

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të gjithësisë, salavatet dhe selamet qofshin mbi profetin tonë Muhamedin, familjen e tij, shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që e ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit. Një prej bazave të besimit islam është besimi i njeriut në kader (caktimin e Allahut) qoftë ai i mirë apo i keq.

Si dhe ta dijë, se ajo që e ka kapluar nuk ka pasur mundësi të mos i ndodhë, ndërsa ajo që nuk e ka kapluar, as që ka pasur mundësi t’i ndodhë dhe se çdo gjë kthehet tek Allahu. Pa dyshim që në sprovimin e robit qoftë në të mirë apo në të keqe qëndron urtësia e pafund e Allahut Fuqiplotë, prandaj fatkeqësitë janë dy llojesh:

Lloji i parë: ky lloj ia shlyen mëkatet personit dhe ia përmirëson gjendjen e tij. Allahu në Kuran thotë: “Çfarëdo e keqe që mund t’ju godasë, ajo është pasojë e veprave tuaja (të këqija), e për shumë të tjera Ai ju fal.” (Shura: 30) si dhe fjala e Allahut: “Për shkak të veprave (të këqija) të njerëzve, janë shfaqur në tokë e në det të zeza (bela, skamje, katastrofa, humbje e bereqetit etj.), e për ta përjetuar ata një pjesë të asaj të keqeje që e bënë, ashtu që të tërhiqen (nga të këqijat).” (Rum: 41).

Lloji i dytë: Fatkeqësitë mund të jenë shkas për ngritjen e gradave të njeriut që ai të arrijë e të pajiset me cilësi të lartë, pra me durimin për të cilin Allahu i lavdëron ata që e kanë këtë cilësi, kur na thotë: “…ndërsa të durueshmëve u jepet shpërblimi i tyre pa masë!” (Zumer: 10).

E njëjta gjë vlen me sprovat e të Dërguarit të Allahut- paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, kur u sëmur ai e kishte dhimbjen e dyfishtë në krahasim me njerëzit e tjerë. Kjo i ndodhi kështu atij me të vetmin qëllim që ai të arrijë gradat më të larta të durimit, pra të arrijë vlerën për të cilën jep lëvdata Allahu i Lartësuar, e pa dyshim se ai e ka arritur atë gradë. E kjo është e vërtetë, ngase ai ishte njeriu me durim më të madh në bindjen ndaj Allahut, njeriu më durimtar në ndalesat e Allahut, si dhe njeriu, i cili ka bërë durimin më të madh ndaj fatkeqësive që i ndodhën atij.

Nga kjo hyrje nënkuptojmë, se njeriu e ka detyrim të bëjë durim në caktimin e Allahut, sepse zemërimi – urrejtja me atë që të ka caktuar Allahu llogaritet dobësi e besimit në rububijetin – Zotërimin e Allahut, ngase kuptimi i saj është se Allahu bën çfarë të dojë. Pastaj shiko e medito mbi mirësinë e Allahut, kur Ai bën me robin e Tij çfarë të dojë po ashtu në të njëjtën kohë e shpërblen për fatkeqësitë që i kanë rënë, po qe se bën durim dhe shpreson në shpërblimin e Allahut. Disa dijetarë kanë thënë: Njerëzit në fatkeqësi ndahen në katër grupe:

1 – Të zemëruarit

2 – Durimtarët gjatë sprovave dhe fatkeqësive

3 – Të jesh i kënaqur me sprovat dhe fatkeqësitë

4 – Falënderuesit ndaj asaj që ua ka caktuar Allahu i Lartësuar.

1 –Zemërimi

Sa i përket zemërimit kjo është e ndaluar, qoftë me zemër, me gojë apo me gjymtyrë. Zemërimi me zemër është të mendosh, se Allahu i ka bërë padrejtësi me këtë fatkeqësi dhe se ky nuk është njeri që meriton të sprovohet në këtë mënyrë. Ky person është në rrezik të madh pasi Allahu thotë: “Ka nga njerëzit që e adhuron Allahun me mëdyshje (luhatshëm), nëse e godet ndonjë e mirë ai qetësohet më të, por nëse e godet ndonjë e pakëndshme, ai kthehet në fytyrën e vet të vërtetë (të mëparshme), ai i ka humbur këtë dhe jetën tjetër e ky është ai dështimi i qartë.” (Haxh: 11). Kurse zemërimi me gojë është të bërtasësh me fjalë injorance (xhahilijeti), si p.sh.: Ah shkatërrimi im, ah humbja ime, e të ngjashme me to fjalë vajtimi, të cilat tregojnë se robi është i zemëruar dhe nuk është i kënaqur me caktimin e Allahut. Ndërsa zemërimi me gjymtyrë është: t’i mëshosh fytyrës me shuplaka, shqyerja e teshave etj. Prej këtyre njerëzve është distancuar edhe i Dërguari i Allahut- paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, duke thënë: “Nuk është prej nesh ai që gris rrobat, i mëshon me shuplaka fytyrës dhe ai që bërtet fjalë xhahilijeti.” Prandaj ky lloj zemërimi është haram, madje prej mëkateve të mëdha, ndërsa zemërimi me zemër është më i rrezikshmi.

2 – Durimi

Durimi është përmbajtja e vetvetes nga zemërimi, një gjë e tillë shpesh është tepër e vështirë për epshin, porse një gjë e tillë është detyrim. Po qe se njeriu nuk bën durim nga zemërimi, atëherë mund të bjeri në mëkate të mëdha. I Dërguari i Allahut-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, i ka thënë një gruaje, e cila e ka thirrur të Dërguarin e Allahut-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ta vizitojë djalin e saj në momentin e vdekjes, e ai u ka thënë për të, që ta këshillojnë me fjalët: “Urdhërojeni atë të bëjë durim e të shpresojë në shpërblimin e Allahut.”

3 – Kënaqësia

Të jetë i kënaqur robi me atë që i është caktuar nga fatkeqësitë plotësisht. Në këtë çështje dijetarët kanë debatuar se vallë: a është detyrim kënaqësia me të? Mendimi më i saktë është se kënaqësia në të është e preferuar, ngase kur njeriun e kaplon ndonjë fatkeqësi automatikisht nuk është i kënaqur me të, e si pasojë nga ajo çfarë i ka ndodhur ai duhet ta përmbajë veten nga zemërimi. Ndërsa kënaqësia është kur të të mos vijë aspak keq për atë që të ka kapluar, prandaj ajo që i vjen nga Allahu, ai është i kënaqur me të, pra ai është i kënaqur me caktimin e Allahut ndaj tij, qoftë ai i hidhur apo jo, për të është njësoj. Sikur ai dëshiron të thotë: Unë jam rob i Zotit tim, e Ai është Zoti im, unë jam i kënaqur me të mirën e Tij, e falënderoj Allahun, e po qe se më ndodh diçka tjetër përsëri unë jam robi i Tij, prej meje ai ka durim dhe falënderim. Apo ndoshta sprovën e sheh si shlyerje mëkatesh dhe shpërblim, në këtë kontekst përmendet rasti i Rabie Adevijes. Na përcillet se ajo është sprovuar në gishtin e saj, e nuk është ankuar aspak, e kur është pyetur, se pse vallë nuk ankohet, ajo është përgjigjur duke thënë: Ëmbëlsia e shpërblimit të saj më bën ta harroj hidhësinë e saj me durim ndaj saj.

 

 

4 – Falënderimi

Kur ta kaplojë ndonjë fatkeqësi apo sprovë e falënderon Allahun për atë që i ka ndodhur. Por shpesh kjo është e rëndë, sepse kur i ndodh njeriut ndonjë sprovë, natyra e njeriut nuk e pranon një fenomen të tillë aq lehtë. Mirëpo kur mediton e logjikon mund të ndodhë, që njeriu ta falënderojë Allahun për këtë fatkeqësi, duke menduar se ka pasur mundësi t’i ndodhë diçka më e madhe, prandaj ky e falënderon Allahun që nuk e ka sprovuar me diçka më të madhe, P.sh. dikush pëson aksident dhe thyen këmbën, kur shikon trupin e tij thotë: Falënderimi i takon Allahun, që nuk pësova ndonjë dëmtim më të madh, e të kisha mbetur me të meta etj. Pra çdoherë e mendon se sprova e tij mund të ishte edhe më e rëndë. Prandaj nga kjo sprovë ai sheh se ajo është sprovë dhe se pas pak kohësh do të shërohet prej saj. Ose prej saj i vjen vdekja (exheli) çfarë i ka caktuar Allahu Fuqiplotë, kështu që ky e falënderon Allahun dhe në çdo rast arrin shpërblimin e Allahut të Lartësuar. Prandaj njeriu në fatkeqësi mund t’i takojë njërit prej këtyre katër grupeve:

1 – Zemërimi për atë çfarë i ka ndodhur, pra nuk është i kënaqur me sprovën, madje është i hidhëruar, kjo është haram.

2 – Durimi në sprova, është detyrim.

3 – Kënaqësia në sprovë, është e pëlqyer.

4 – Falënderimi i Allahut gjatë sprovës, kjo është grada më e lartë për besimtarin.

Allahu e di më së miri, salavatet dhe selamet qofshin mbi profetin tonë Muhamedin, familjen dhe shokët e tij.

 

Përktheu dhe përshtati: Nexhat Ceka

 

Ti ke një pasuri të madhe të dhuntive

$
0
0

 

Motra ime, vërtet pas vështirësive vjen lehtësimi; pas natës vjen dita. Retë e brengave do t’i merr era, errësira e vuajtjeve do te shpërndahet dhe fatkeqësive do t’u vjen fundi, me lejen e Allahut.

 

Mbaje në mend se ti do të shpërblehesh dhe nëse je nënë, dhe i edukon fëmijët si duhet, ata do të jenë mbështetje dhe ndihmë e madhe për Islamin. Ata do të bëjnë dua për ty në sexhde dhe në fund të natës, pak para agimit. Është nder i mjaftueshëm për ty të kujtosh se nëna e Muhamedit [salallahu alejhi ue selam] u dha njerëzve një udhëheqës të madh, të Dërguarin fisnik.

 

Ti ke mundësi të bëhesh thirrëse ne Islam, ti thërasësh gratë tjera në rrugë të Allahut dhe me fjalë të mira, këshilla dhe urtësi bindëse, duke argumentuar dhe debatuar në mënyrën më të mirë ose të bëhesh shkak për udhëzimin e të tjerëve me sjelljen dhe shembullin tënd të mirë. Një grua mund të arrijë, me anë të sjelljes dhe veprave të saj të mira, gjëra që nuk mund të arrihen me anë të hutbeve, ligjëratave dhe mësimeve.

 

Shpesh ka ngjarë që njerëzit të fillojnë të bisedojnë për nje grua që ka ardhur të banojë në lagjen e tyre, për përkushtimin fetar të saj, modestin, hixhabin, sjelljen e mirë të saj, mirësinë ndaj fqinjëve dhe dëgjueshmërinë ndaj bashkëshortit të saj. Në këtë mënyrë ajo u bë shembull i mirë për të tjerët.

 

“Së shpejti lulet do të lulëzojnë mërzia do të largohet dhe lumturia do të mbizotëroj.”

 

 

 “Ti Mund Të Bëhesh Gruaja Më e Lumtur Në Botë”

Autor: Aid el-Karni

 

Lumturia jote nuk është sikur lumturia e tyre

$
0
0

Kush të ka thënë se muzika zbavitëse, këngët imorale, programet sentimentale me seri, që nuk kanë kurrfarë vlere, revistat e paturpshme, dramat  e qortuara, filmat e këqij, të sjellin lumturi dhe gëzim? Kushdo që të ka thënë, ai të ka gënjyer!

Këto gjëra shpijnë në mjerim, depression, pikëllim, ashtu siç na tregojnë ata  që kanë punuar në këto fusha dhe pastaj janë penduar.

 

Kështu ik nga kjo jetë e njerzve të kotë që të devijojnë nga rruga e drejtë e Allahut dhe eja ne leximin e Kuranit me përulje, librave të dobishme, ligjeratave prekëse, hutbeve që shtojnë besimin, miqësisë së vërtet, dhe pendimit të sinqertë.

 

Eja në tubimet shpirtërore dhe në kujtimin e Allahut; Allahu ta pranoftë pendimin dhe ta mbushtë zemrën me qetësi dhe paqe.

 

 

“Në zemrën e shëndoshë nuk ka vend për politeizëm, mashtrim, urrejtje dhe inat.”

 

“Ti mund të bëhesh gruaja më e lumtur në botë’

 

 Aid Ibën Abdullah Karni

 

Ç’është psikologjia?

$
0
0

Ç’është psikologjia?

Psikologjia është një shkencë magjepëse që prek çdo aspekt të jetës sonë.

Definicioni i vjetër që psikologjia është shkenca mbi shpirtin është i pamjaftueshëm. Sepse ai në fakt vetëm shpjegon prejardhjën e fjalës „psikologji“. Pra sipas domethënies së fjalëve të përngjitura greqishte „psyhe = shpirt“ dhe „logos = shkencë“. Por psikologjia është më shumë se vetëm një shkencë mbi shpirtin, mbi jetën e brendshme të njeriut. Jeta shpirtërore e njeriut ka edhe anën e jashtme.

Psikologjia është shkenca e sjelljes dhe e kognicionit. Sjellja përgjithësisht përkufizohet si gjithëçka që ne bëjmë, sidomos nëse kjo mund të vëzhgohet prej të tjerëve. Kognicioni, përfshin proceset mendore, si p.sh. të menduarit, të perceptuarit, të ëndërruarit, kujtesën etj. Këto procese njohëse zakonisht nuk mund të vëzhgohen për se dhe shpesh hulumtohen përmes eksperimenteve (vetëraportimeve, pyetësorëve etj.

Kësisoj, objekti i interesimit të psikologëve përfshin sistemin nervor, ndjenjat dhe percepcionin, të mësuarit dhe kujtesën, intelegjencinë, gjuhën dhe të folurit, mendimin, rritën dhe zhvillimin, personalitetin, stresin dhe shëndetin, çrregullimet psikologjike, mënyrat e zbutjes dhe të mënjanimit të çrregullimeve psikologjike, sjelljen seksuale, si dhe sjelljen e njerëzve në rrethana sociale, d.m.th. në grupe të ndryshme dhe në organizata shoqërore.

Mbi këto pika mund t’i gjejmë elementet psikologjike në çdo aspekt të jetës.Fjala është për atë që individi përjeton dhe bën. Pra, me një fjalë psikologji është gjithqka që përjetojmë dhe bëjmë.


A është e lejuar mbjellja e flokëve?

$
0
0

Pyetja:

Selam alejkum!
Edhe pse shumë i ri, vetëm 18 vjeç, kanë filluar të më bien flokët. Çfarë të bëj, a është hallall të bëj mbjelljen e tyre me operacion plastik apo të përdor ujëra të ndryshme? Çfarë të bëj? Kam problem serioz.

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Mbjellja e flokëve në rast se ato kanë rënë është e lejuar si për mashkullin ashtu edhe për femrën. Në përgjithësi, të gjithë ata dijetarë bashkëkohorë të cilët kanë folur për këtë problematikë kanë deklaruar se rënia e flokëve është mangësi dhe kjo trajtohet si sëmundje. Prandaj mbjellja e flokëve bëhet me qëllim të mënjanimit të kësaj mangësie dhe deformimi, me fjalë të tjera, kjo nuk ka të bëjë me ndryshimin e krijimit të Allahut të Lartësuar.

Në sesionin e tetëmbëdhjetë të “Akademisë së Fikhut Islam” (El-Mexhmeë El-fikhul Islami), e cila është mbajtur në Malajzi më 24-29/04/1428, që përputhet më datën 09-14/07/2007, u diskutua problematika e llojeve të operacioneve plastike, se cilat janë ato të lejuarat. Aty u tha: “Mënjanimi i mangësive (trupore) të cilat janë shkaktuar nga djegiet, aksidentet, sëmundjet dhe rrethanat e tjera, sikurse: mbjellja e lëkurës (së dëmtuar), rikthimi i formës së gjirit (me operacion plastik) pas heqjes së tërësishme (mastectomy), apo të pjesshme të saj… dhe mbjellja e flokëve, nëse ato kanë rënë, posaçërisht te femrat.”

Kjo ishte shkurt në lidhje me dispozitën që ju pyesni, por nga vitet tuaja mendojmë se nuk do të ishte në rregull të nxitoni në mbjelljen e flokëve në këtë moshë që keni. Do të ishte më e qëlluar të shikoni njëherë format e tjera që parandalojnë rënien, por gjithmonë në konsultim me mjekun. Allahu e di më së miri!

Alaudin Abazi

Rrëfimi emocional i Shkodran Mustafit: Kjo është arsyeja që kam filluar të falë namazin

$
0
0

Rrëfimi emocional i Shkodran Mustafit: Kjo është arsyeja që kam filluar të falë namazin

Shkodran Mustafi është njëri nga futbollistët shqiptar më të suksesshëm në botë.
Anëtari i Arsenalit përpos që është një futbollist mjaftë i mirë, ai është edhe një praktikues i fesë islame.
Ai ka treguar një prapaskenë interesante se si nuk pinte alkool sa ishte tek të rinjtë e Evertonit.
“Për ta praktikuar fenë fillova nga mosha 17-vjeçare kur isha pjesë e Evertonit. Dolëm me shokët e skuadrës në darkë dhe të gjithë pinin ndërsa unë jo. Më pyeti njëri pse nuk pi pasi jam gjerman, i thash jam mysliman dhe nuk pi alkool”, deklaroi Mustafi.
“Ai shoku i skuadrës më pyeste vazhdimisht pse jam mysliman, dhe i thash se prindërit e mi janë mysliman dhe se jam rritur në një familje besimtare”.
“Asnjëherë nuk e kisha pyetur vetën pse jam mysliman. Mua më kanë mësuar prindërit por asnjëherë nuk e kisha pyetur vetën pse nuk pi, pse nuk ha mish derri apo gjëra tjera”.
“Që nga ajo kohë kam filluar të falë namazin pesë herë në ditë dhe ndihem i lumtur me këtë”, deklaroi Mustafi.
“Besimi është shumë i ngjashëm me futbollin. Nëse nuk beson në atë që po bënë është e padobishme pasi do të jesh i keq”, përfundoi mbrojtësi shqiptar.
Mustafi njihet në botën e futbollit si ndër lojtarët më besimtarë të fesë islame.

Mënyra sesi engjëjt e marrin në pyetje të vdekurin

$
0
0

Thotë Shejh Salih el Feuzani – Allahu e ruajjtë:

Ka ardhur në hadithin e El Bera ibn Azib – radijAllahu anhu – fjala e Profetit – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Kthehet shpirti i tij (i të vdekurit) në trupin e tij dhe i vijnë dy engjëj.”[1]

Në dy librat e saktë të hadithit[2] transmetohet prej hadithit të Katades, nga Enesi radijAllahu anhu se Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kur i vdekuri vendoset në varrin e tij dhe shokët (të afërmit) e tij largohen, ai dëgjon zhurmën e nallaneve (këpucëve) të tyre, i vijnë atij dy engjëj, e ulin atë[3] dhe i thonë: “Çfarë thoshe për këtë burrë, Muhamedin?” Besimtari thotë: “Dëshmoj se ai është robi i Allahut dhe i Dërguari i Tij.” Tha: I thonë: “Vështro tek vendi yt në Zjarr. Allahu ta zëvendësoi atë me një vend në Xhenet”. I Dërguari i Allahut – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – tha: “Dhe ai i sheh të dy vendet”. Tha: “Ndërsa jobesimtarit dhe munafikut (hipokritit), engjëjt do t’i thonë: “Çfarë thoshe për këtë burrë?” Thotë: “Nuk e di. Thosha atë që thoshin njerëzit.” I thonë atij: “Kurrë mos ta dish”. Pastaj goditet me një çekan prej hekuri ndërmjet veshëve të tij dhe ulërin aq fort sa e dëgjojnë të gjithë, përveç njerëzve dhe xhinëve.”

Në një hadith tjetër te “Sahihu Ibën Hatim”[4] thuhet: “I vijnë atij dy engjëj të zinj në blu, njërin prej të cilëve e quajnë Munker dhe tjetrin Nekir.”

Në një hadith tjetër që gjendet në “El Musned”[5] dhe në “Sahihu Ibën Hatim”[6] nga Ebu Hurejra – Allahu qoftë i kënaqur prej tij – përcillet se Profeti – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – ka thënë: “Kur i vdekuri vendoset në varr, ai i dëgjon zhurmat e nallaneve (këpucëve) të njerëzve kur largohen. Nëse ai ka qenë besimtar, namazi do t’i qëndrojë te koka, agjërimi nga ana e djathtë dhe zekati nga ana e majtë. Ndërsa veprat e mira si: sadakaja, lidhja farefisnore, mirësia dhe bamirësia ndaj njerëzve do t’i qëndrojnë te këmbët.
Do t’i shkohet (vijë dënimi) nga ana e kokës, por namazi do të thotë: ‘Këtej nuk futesh dot’. Pastaj do t’i shkohet nga e djathta e tij, por agjërimi do të thotë: ‘Këtej nuk futesh dot’. Pastaj nga e majta e tij dhe zekati do të thotë: ‘Këtej nuk futesh dot’. Pastaj do t’i shkohet nga ana e këmbëve, por veprat e mira si: sadakaja, lidhja farefisnore, mirësia dhe bamirësia do të thonë: ‘Këtej nuk ka hyrje’. Do t’i thuhet atij: ‘Ulu’! Dhe ulet. E do t’i përfytyrohet dielli sikur të ishte në të perënduar. I thuhet atij: “Çfarë thua për këtë person që është (dërguar) te ju? Dhe çfarë dëshmon?” Thotë: Më lini deri sa të falem’. I thonë: ‘Ti do të falesh. Na trego për atë që të pyesim’…”
hadithi.

Këto hadithe dhe çfarë transmetohet në lidhje me këtë argumentojnë për disa çështje:

1. Pyetjet bëhen kur i vdekuri vendoset në varrin e tij. Në të ka dhe kundërpërgjigje ndaj bidatçinjve si puna e Ebu el Hudhejl dhe Murijsi, të cilët thonë: Pyetjet do të bëhen mes dy fryrjeve të Surit.

2. Emërtimi i dy engjëjve me emrat Nekir dhe Munker. Në të ka kundërpërgjigje ndaj mu’tezilive që mendojnë se nuk lejohet që dy engjëjt të quhen me këto emra. Ndërsa hadithin që tregon për këtë, e komentuan duke thënë se  Munker: është belbëzimi i të vdekurit kur pyetet, ndërsa Nekir: qortimi i engjëjve ndaj tij.

3. Shpirti i të vdekurit i kthehet atij në varr në kohën kur engjëjt e pyesin, e ulin dhe ai do të flasë. Në këtë ka kundërpërgjigje ndaj Ebi Muhamed bin Hazmi (Allahu e mëshiroftë!), i cili e ka mohuar një gjë të tillë.[7] Përveç nëse ai ka pasur për qëllim me këtë, mohimin që kjo të jetë si jeta e zakonshme në dynja, atëherë kjo është e saktë, ngase kthimi i shpirtit në trupin e të vdekurit nuk është si kthimi i tij në jetën e kësaj dynjaje. Edhe pse në disa aspekte mund të jetë më e plotë, si p.sh. rilindja në botën tjetër nuk është e njëjtë me atë të kësaj bote, edhe pse është më e plotë se kjo. Përkundrazi, çdo etapë në këtë dynja, në Berzah dhe Ditën e Kiametit ka gjykim të veçantë. Prandaj Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka lajmëruar se të vdekurit do t’i zgjerohet varri dhe do të pyetet e të tjera, e të  tjera prej këtyre gjërave, edhe pse dheu mund të mos ndryshojë. Por shpirtrat kthehen tek trupat e të vdekurve dhe pastaj ndahen prej tyre.

“El Irshad ila sahihih el i’tikad”

Përktheu: Unejs Sheme

[1]Transmeton Ahmedi, Ebu Daudi, El Hakimi, Ebu Auaneh në “Sahihat” e tyre dhe Ibën Hibani.

[2]Buhariu (1338) dhe Muslimi (2870).

[3]Ky është argument se i vdekuri ulet në varrin e tij kur engjëjt e marrin në pyetje. Forma dhe mënyra se si e ulin, futet te çështjet e gajbit (të fshehtës). Por ne e besojmë këtë. Imam El Berbeharij (Allahu e mëshiroftë!) në librin e tij “Sherhus Sunneh” thotë: “Besimi se i vdekuri merret dhe ulet në varrin e tij, pastaj Allahu i dërgon (kthen) atij shpirtin për t’u pyetur nga Munkeri dhe Nekiri, për besimin dhe degët e tij, e pastaj (nëse përgjigjet saktë) e nxjerrin shpirtin e tij pa dhimbje.”(sh.p.)

[4](7386 me nr. 3117) prej hadithit të Ebu Hurejrës radijAllahu anhu.

[5](2/347 me nr. 8563).

[6](7/380 me nr. 3113).

[7] “El Muhala” (1/21-22).

Uthulla e mollës, ja për çfarë mund ta përdorin femrat

$
0
0

A e dini se uthulla e mollës është një aleat i fortë për bukurinë dhe shëndetin?

Procesi i fermentimit të lëngut të freskët të mollës në enë të mëdha druri, deri sa përftohet uthulla e shumëpërfolur si eliksir mrekulli-bërës, bën që bashkë me shijen e saj klasike, të ruhen me dhjetra vlera dhe substanca të vyera për organizmin tonë.

Ja për çfarë mund ta përdorni uthullën e mollës.

Tonifikues

Mund ta përdorni këtë produkt kuzhine edhe si tonifikues të përditshëm. Aciditeti i uthullës së mollës balancon nivelin e pehashit (pH) të lëkurës, duke ndihmuar kështu në heqjen e njollave dhe parandalimin e formimit të puçrrave. Për ta bërë këtë tonifikues, mjafton të përzieni uthullën e mollës me ujin në raportin 1 me 2, e tundni mire dhe aplikojeni në lëkurë.

Për shkëlqimin dhe zbutjen e flokëve

Nëse po kërkoni për një shkëlqyes flokësh, mos kërkoni më shumë. Mjafton vetëm të përzieni 2 lugë gjelle uthull molle me një filxhan ujë dhe me të të lagni flokët. Acidi acetik detoksifikon skalpin, heq toksinat e formuara dhe rikthen shkëlqimin e flokëve.

Lehtëson djegiet nga dielli në lëkurë

Kombinoni gjysmë filxhani uthull molle me 4 filxhanë ujë. Kjo përzierje ndihmon në balancimin e niveleve të pehashit (pH) në lëkurë dhe shëron pjesët e acaruara të lëkurës.

Për heqjen e erës së keqe të këmbëve

Mund ta përdorni uthullën e mollës edhe për të hequr erën e keqe të këmbëve dhe për t’i freskuar. Përzieni një filxhan uthull molle me ujë dhe zhytni këmbët për 15 minuta. Kura antiseptike dezinfekton këmbët dhe lufton erën e keqe të tyre.

Për pastrimin e furçave të make-up

Përzieni 3 lugë çaji uthull molle në një filxhan me ujë të ngrohtë dhe përdoreni këtë solucion për të pastruar furçat e grimit. Vetitë antiseptike të uthullës së mollës do të ndihmojnë në luftimin e baktereve.

Vaji i ullirit, ushqimi më i mirë kundër sëmundjeve

$
0
0

Vaji i ullirit ka qenë në fokus të shumë kërkimeve shkencore për vite me radhë, të cilat kanë vërtetuar se është një ndër ushqimet më të shëndetshme .

Lehtëson dhimbjet në pjesë të ndryshme të trupit

Për shkak të përmbajtjes së lartë të lëndëve ushqyese anti-inflamatore për lehtësimin e dhimbjeve në kyçe ose muskuj. Studime të ndryshme kanë treguar se njerëzit që e konsumojnë rregullisht vajin e ullirit vuajnë më pak dhimbje gjatë jetës së tyre se ata që nuk e konsumojnë.

Ju ndihmon të humbisni peshë

Vaji i ullirit ekstra i virgjër mund t’ju ndihmojë të bini në peshë, duke qenë se ju jep ndjesinë e ngopjes dhe përmban yndyra të shëndetshme që mund të stimulojnë rënien në peshë. Megjithatë, duhet të konsumohet në sasi të moderuar pasi mund të ketë efekt laksativ.

Parandalon problemet me kujtesën

Për shkak të përmbajtjes së lartë të yndyrave të shëndetshme, vaji i ullirit mund të shtyjë ose parandalojë probleme me kujtesën të lidhura me sëmundje mendore si alcajmeri.

Parandalon kancerin

Një studim i fundit ka zbuluar se njerëzit që e përfshijnë vajin e ullirit në dietën e tyre kanë më pak rrezik të preken nga kanceri. Ky efekt i rëndësishëm mund të lidhet për shkak të përmbajtjes së lartë të acidit oleik, që është yndyra kryesore e gjetur në këtë ushqim.

Për më tepër, vaji i ullirit përmban antioksidues, flavonoide, polifenolë etj, që luajnë një rol të rëndësishëm në parandalimin e kancerit, sidomos atë të gjirit.

Lufton diabetin

Një studim i fundit i kryer nga Universiteti i Harvardit ka treguar se “dieta mesdhetare”, që përfshin edhe vajin e ullirit, na mbron edhe nga diabeti i tipit 2.

Kjo sepse vaji i ullirit përmban yndyra të shëndetshme që mund të rregullojnë nivelet e sheqerit në gjak dhe prodhimin e insulinës.

Forcon sistemin imunitar

Sistemi imunitar është shumë i rëndësishëm për shëndetin, duke qenë se është përgjegjës për luftimin e viruseve, baktereve dhe mikroorganizmave që mund të shkaktojnë sëmundje të ndryshme. Vaji i ullirit është i pasur në antioksidues dhe vlera të tjera ushqyese që mund të forcojnë sistemin imunitar dhe të mbrojnë trupin nga sëmundje të ndryshme.

Ul tensionin e gjakut

Vetëm tre lugë gjelle vaj ulliri në ditë mund t’ju ndihmojnë të ulni tensionin e lartë të gjakut. Sipas studimeve të ndryshme, yndyrat e shëndetshme të vajit të ullirit mund të ndihmojnë në uljen e niveleve të tensionit të gjakut diastolik dhe sistolik.

Kontrollon kolesterolin

Vaji i ullirit është gjithashtu i mirë për mbajtjen nën kontroll të kolesterolit. Yndyrat e pangopura rrisin nivelet e kolesterolit të mirë, stimulojnë eliminimin e kolesterolit të keq dhe parandalojnë sëmundjet kardiake, të gjitha këto në të njëjtën kohë.

Pastron dhe hidraton fytyrën

Vaji i ullirit është përdorur si trajtim i bukurisë për vite me radhë. Edhe Kleopatra e përdorte atë bashkë me qumështin për banjat e saj të bukurisë.

Viewing all 11558 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>