Quantcast
Channel: Mjeksia Islame
Viewing all 11558 articles
Browse latest View live

Lehtësoni dhimbjet e kokës me xhenxhefil

$
0
0

Dhimbjet e kokës shkaktohen nga faktorë të ndrysëm, si stresi, lodhja, ndryshimet hormonale apo faktorë të tjerë.

Ja një kurë natyrale me xhenxhefil:

Përbërësit:

4 filxhanë ujë
Lëngu i dy limonëve
1 filxhan me xhenxhefil të qërua dhe të grirë
1 lugë çaji mjaltë
Përgatitja:

Zieni ujin.
Sapo të fillojë të vlojë uji, hidhni xhenxhefilin.
Ulni nxehtësinë dhe lëreni xhenxhefilin të shkrihet në ujë për të paktën 5 minuta.
Shtypeni mirë që të dalë lëngu dhe më pas shtoni lëngun e limonit dhe mjaltin.


Farat e kungullit, ilaç i mrekullueshëm natyror

$
0
0

Farat e kungullit për qëllime mjekësore përdoren tashmë mijëra vite.

Janë burim i pasur me magnez, kalcium, kalium, hekur, zink dhe vitaminë K. Zbuloni përparësitë shëndetësore të farave të kungullit dhe konsumoni ato për shëndetin tuaj.

Ja edhe disa arsye përse ky produkt do të duhej të bëhej pjesë përbërëse e ushqimit tuaj.

E luftojnë kancerin
Studimi i shkencëtarëve spanjollë ka zbuluar se farat e kungullit përmbajnë komponentë, të cilët me sukses luftojnë kundër qelizave të kancerit. Në fakt, janë efikase në luftë kundër llojeve të ndryshme të kancerit dhe kanë efekt anti-inflamator. Një studim i shkencëtarëve gjermanë ka ardhur në përfundim që femrat, të cilat kanë kaluar nëpër menopauzë dhe për çdo ditë konsumojnë fara të kungullit, kanë për 23 për qind më pak rrezik nga krijimi i kancerit të gjirit. Efikasitet të njëjtë kanë treguar edhe farat e lulediellit.

Shëndeti i prostatës
Vaji i farave të kungullit përdoret për shërimin e prostatës së rritur. Vaji përmban fitokemikalie dhe antioksidues, të cilat reduktojnë nivelin e radikaleve të lira në organizëm dhe parandalojnë krijimin e qelizave kancerogjene.

Zbusin simptomat e menopauzës
Nëse jeni në kërkim të një mënyre natyrore për përmirësim të humorit ose për zbutje të simptomave të menopauzës, farat e kungullit janë një zgjedhje e shkëlqyeshme. Farat rregullojnë sulmet e ngrohtësisë, dhimbjet e kokës, zvogëlojnë dhimbjet në nyja dhe zvogëlojnë shpeshtësinë e ndryshimeve të papritura të humorit.

Janë të mira për humbje të peshës
Janë burim i pasur me fibra dhe proteina, materie të cilat janë të rëndësishme për humbje të peshës. Vetëm 30 gramë fara të kungullit përmbajnë rreth 5 gramë proteina, gjë që do t’ju mbajë të ngopur për një kohë më të gjatë. Megjithatë, duhet t’i konsumoni me kujdes, sepse një filxhan me fara përmban rreth 285 kalori.

Reduktojnë kolesterolin
Studimet kanë zbuluar se farat e kungullit mund ta reduktojnë nivelin e kolesterolit të keq për 13 për qind, ndërsa nivelin e kolesterolit të përgjithshëm për 10 për qind. Gjithashtu e reduktojnë rrezikun nga krijimi i droçkave të gjakut, sëmundjet e sistemit kardiovaskular, sulmit në zemër dhe në tru.

Mbrojnë nga diabeti
Farat e kungullit janë të pasura me acide të pangopura yndyrore Shkencëtarët kanë konstatuar se janë efikase në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak dhe rritjes së ndjeshmërisë së organizmit ndaj insulinës. Ekspertë të shumtë diabetikëve u rekomandojnë fara të kungullit si ushqim për konsumim të përditshëm.

Lehtësojnë artritin
Shkencëtarët kanë’ vërtetuar se farat e kungullit kanë ndikim anti-inflamator, që zbut simptomat e artritit. Nëse vuani nga artriti, për çdo ditë konsumoni rreth 30 gramë fara të kungullit, në mënyrë që të lehtësoni simptomat e tij.

Istigfari është jeta e shpirtit

$
0
0

Thotë një dijetar:

1. Shpeshtoni istigfarin Allahu do të jetë me ty.
2. Shpeshtoni istigfarin, sepse Allahu nuk ju humb asnjëherë.
3. Shpeshtoni istigfarin se dynjaja është një çast dhe ikën.
4. Shpeshtoni istigfarin ashtu siç ka qenë zakon i Pejgamberit alejhi selam.
5. Shpeshtoni istigfarin, sepse pastrohesh nga mëkatet.
6. Shpeshtoni istigfarin, sepse sa prej istigfareve kanë qenë shkak për kalimin nga dështimi në sukses (në studime, biznes, etj.).
7. Shpeshtoni istigfarin, sepse sa prej istigfareve i shëruan të sëmurët.
8. Shpeshtoni istigfarin, sepse sa prej istigfareve i shëruan ata që kishin mësyshë, zili apo magji.
9. Shpeshtoni istigfarin, sepse sa prej istigfareve sterilitetin e kthyne në
fertilitet, duke i furnizuar me fëmijë çiftet.
10. Shpeshtoni istigfarin derisa t’iu largohen vesveset dhe frika.
11. Shpeshtoni istigfarin derisa ta mposhtni shejtanin.
12. Shpeshtoni istigfarin derisa t’iu dojë Allahu.
13. Shpeshtoni istigfarin, sepse ju mjafton për çdo brengë.
ESTAGFIRULLAH WE ETUBU ILEJH.

Përmblodhi: Hoxhe Valdet Kamberi

Lexo këto rregulla që të largohesh nga mendimet pikëlluese

$
0
0

1. Dije se, nëse nuk jeton brenda kufijve të ditës tënde, shpejt do të të shpërndahet mendja dhe do ti kalosh caqet. Kjo do të thotë që nëse zgjohesh në mëngjes, mo sprit mbrëmjen dhe nëse është mbrëmje mo sprit mëngjesin.

2. Harroje të djeshmen me gjithë çka pate. Mos mbajë mërzinë e asaj që kaloi se është marrëzi. 

3. Mos u preokupo për të ardhmen se ajo i përket së panjohurës. Kur të trokasë në derë mendo për të. 

4. Mos u dëshpëro nga kritikat, por qëndro. Dije se kritika peshon sa vlera jote. 

5. Të besosh Zotin dhe të veprosh konform rregullave të Tij është kënaqësia më e madhe e kësaj jete. 

6. Kush dëshiron qëndrueshmëri, qetësi e pushim shpirtërorë, le të përmendë All-llahun xh.sh. 

7. Dije se çdo gjë që ndodh është e caktuar nga All-llahu xh.sh. 

8. Mos prit falenderim prej askujt. 

9. Mësoje, kalite shpirtin të përballet me vështirësitë. 

10. Mbase kjo që të ndodhi është më e dobishme për ty! 

11. Çdo caktim për besimtarin është në dobi të tij. 

12. Shikoji të mirat që të dha All-llahu, pastaj falenderoje Atë. 

13. Ajo që posedon ti është më e rëndësishme se gjithçka që kanë të tjerët. 

14. Shpreso tek rrugëdalja nga momenti në moment. 

15. Nga belatë e mëdha dalin lutjet e sinqerta. 

16. Fatkeqësitë ta forcojnë zemrën dhe ti çelin sytë. 

17. Me të vërtetë, pas vështirsisë vjen lehtësimi. 

18. Mos u thyej nga gjërat e pavlera. 

19. Dije, Zoti yt ka mëshirë të gjërë. 

20. Mos u nervozo…mos u nervozo…mos u nervozo. 

21. “Në qiell është furnizimi juaj dhe ajo që ju premtohet.” (51:22) 

22. Shumica e gjërave nga të cilat frikësohesh nuk janë të vërteta. 

23. Merr shëmbull nga personat e lënduar. 

24. All-llahu sprovon ato që i do. 

25. Përsërit lutjet që ka lexuar Muhammedi a.s. në momentet e vështira të tij. 

26. Përmbaju punëve serioze e të frytshme. Largohu nga e kota. 

27. Lëri të pavërtetat dhe mos beso në çdo gjë që përhapet. 

28. Inati dhe mendimi për hakmarrje dëmton më tepër shëndetin tënd se të kundërshtarit. 

29. Fatkeqësitë që të prekën janë larje mëkatesh 

Aid El-Karni 

Shkeputur nga libri “Mos u Trishto”

Ajo që kaloi, mbaroi

$
0
0

Të mendosh rreth së kaluarës, të jetosh me të dhe të prezantosh në të, e të dëshprohesh nga të këqijat e saj është çmenduri dhe vrasje e dëshirës për jetën e tashme.

Tek të mençurit fletët e së kaluarës shuhen dhe nuk transmetohen që të përsëriten, ato mbyllen njëherë e përgjithmonë në burgun e harresës, duke u lidhur e shtrënguar fort që mos dalin kurrë. Nëse kujtohesh, kjo s’të jep gjë veç lodhjes e sëmundjes psikike, ndaj mos e bëj këtë, se nuk rrjedh dritë nga ato kujtime vrasëse.

Përkundrazi, ato sjellin e mbjellin mendime dhe ide të prishura që shpijnë drejt humbjes dhe shuarjes; mëshiroje dhe mos i bëh padrejtësi vetvetes, e as mos e ndërmerr një hap të tillë, sepse brengosja e tepërt nuk ta kthen atë që të kaloi, por as shqetësimi i madh nuk e ndryshon të shënuarën…!

Mos! Mos jeto në ëndërron e kaluar, e as mos rri nën hijen tradhtare që humbet shpejte, zgjoje veten ng agjumi që të lodh.

A dëshiron dhe a mund ta kthesh lumen në rrjedhën që doli e rodhi?! Po diellin mbasi lindi?!

Po a mund ta kthesh fëmijën në shtratin e barkut të nënës së tij?!
Po qumështin, a mund ta futni e ta ktheni aty në gjoks ku ishte?!
Po lotin a e kthen në sy pasi që u derdh?! Jo, kurrë…! Ajo që doli u bë dhe shkoi, kaloi…nuk kthehet më…Për këtë mos jeto me të kaluarën që të verbohesh e të humbësh, të digjesh me zjarrin e saj që s’shuhet.

Ta bësh këtë do të thot ta humbasësh të tashmen dhe ta zhdukësh vullnetin. Ai që e do të kaluarën dhe i kthehet asaj është si ai i cili e bluan miellin që në esencë është i bluar, apo si ai që e sharron tallashin e drurit.

Qëmoti kanë thënë për ata që e qajnë të kaluarën se nuk nxirren të vdekurit nga varret e tyre”, madje edhe fabulisti i ka përmendur ata që flasin me gjuhën e kafshëve se si e kanë pyetur gomarin: – Përse nuk ripërtypesh? Ai tha: E urrej gënjeshtrën”.

Me të vërtetë gabimi ynë më i madh është se harrojmë të tashmen dhe angazhohemi me të kaluarën, i prishim dhe i rrëzojmë ndërtesat e bukura…Oh jo, mos e prish atë që ndreqe me plot vuajtje të rënda se sikur të grumbullohen e të tubohen të gjithë njerëzit dhe xhinnët nuk do të kishin mundur t’ju kthejnë gjë nga ajo që kaloi, për shkak se ajo është e pamundur dhe e humbura s’të jep gjë.

A nuk e sheh se njerëzit nuk shikojnë pas dhe as që kthehen e të vështrojnë gjurmët që lanë prapa?!
Era që fryn gjërat i merr përpara, e nuk i lë pas, po nëse shohim edhe më thellë vërejmë se çdo gjë që lëviz në këtë rruzull tokësor- qoftë insekt, shtazë, kafshë, njeri apo makinë- të gjithë ecin para e nuk shkojnë pas. Ndaj, as ti mos shko kundër rregullit të jetës, e të prishësh zakonin e saj…!

 

Aid El Karni

(Mos u Trishto)

Psikologjia e lumturise – Instiktet njerezore mes Frojdizmit dhe Islamit

$
0
0

Nga: Fatjon TAIPI
Psikolog

Ku ndodhet lumturia?

Lumturia, kjo supermaci shpirterore per te cilen filozofet, psikologet, dijetaret e ndryshem kane folur pambarimisht po kthehet ne nje term “jetim”, sepse ne jeten e perditshme po verehen perhere e me shume sjellje “anti-lumturi”, vetvrasjet po shtohen me ritme te pandalshme, lufterat nuk po kane te sosur, menyrat e reja te jeteses dhe ritmi i shpejte i saj po shtojne sjelljet stresante dhe depresive. Ne keto situate mendja njerezore behet gjithnje e me shume mosbesuese dhe e shtyn qenien drejt labirinteve te thella dhe konfuze te mendimit per jeten dhe lumturine.

Njerezimi ka arritur ta beje jeten shume dimensionale dhe perfshirjen ne te pothuaj te gjithanshme. Emancipimi i jetes ka bere qe njeriu, kjo krijese e larte, te eksploroje kozmosin, te informatizoje jeten, te depertoje ne imtesiste mikroskopike, etj. Njeriu krijoi perla te letersise, mrekullite arkitektonike, vepra te perjetshme arti, qe deshmojne anen me kreative dhe sublime te tij.
Siç shihet nga viti ne vit, nga nje kohe ne tjetren, jeta njerezore evoluon, njeriu nderron botekuptime, nderron aparencen dhe sjelljen e tij ne menyre qe jeten ta beje sa me te kendeshme dhe te rehatshme, por a e arriti lumturine?!
Shekulli XX-te ishte zeniti i zhvillimeve njerezore. Pikerisht ne kete shekull afirmohet si shkence psikologjia qe ka si objektiv studimin dhe mireqenien shpirterore te njeriut, nje jete me te mire, me me pak stres, me me shume mundesi qe çdo individ te afirmohet ne nje jete me te lumtur.
Psikologet servirnin njeri pas tjetrit teorite e tyre per njerezit, por ai qe mori me shume fame , qe beri promovimin me te gjere te psikologjise eshte Frojdi. Mjeku gjerman beri buje, sepse eksploroi tabute e vendosura nga shoqerite njerezore. Ai u perpoq te depertoje ne labirintet me te thella te psikikes njerezore. Duke e konsideruar njeriun nje qenie shume komplekse, qe here vepronte ne ndikimin e moralit, vetedijes dhe shpesh nen veprimin e instikteve, Frojdi vuri theksin ne rendesine dhe ndikimin e anes se pandergjegjshme te çdo individi dhe rolin e saj ne njohjen, sjelljen dhe te menduarit e gjithesecilit.
Frojdi shikonte instiktet si nje instance motivuese qe ushtrojne presion te vazhdueshem per plotesimin e tyre, mbi psikiken njerezore. Ai vuri theksin me shume tek instiktet biologjike- seksuale (çelsi i suksesit dhe i deshtimit te tij). Frojdi sugjeronte qe instiktet biologjike kane frenat e drejtimit te jetes. Frojdi thote qe lumturia arrihet atehere kur keto instikte plotesohen . Mosplotesimi i tyre ben qe njeriu te largohet prej harmonise individuale dhe mireqenia personale fillon e ç’ekuilibrohet, gje qe shpie ne nje kunfozion dhe mungese te lumturis.
Sigurisht, njeriu eshte krijesa me komplekse dhe per te gjetur rrugen drejt lumturis, te gjitha elementet perberes te tij duhet te jene ne harmoni. Pjesa instiktive eshte nje nga elementet e psikikes se njeriut, por jo vete psikika, prandaj edhe kerkesat qe shtron kjo pjese per plotesim, jane nje pjese e kerkesave te pergjithshme, me te cilat ndeshet psikika jone. Si mosplotesimi, ashtu edhe plotesimi pa kriter, ne kundershtim me interesat e “aktoreve” te tjere te psikikes sone, prish ekuilibra dhe çon ne çrregullime, qe shfaqen ne formen e anktheve dhe depresioneve te dryshme. Orientimi i drejte i instikteve njerezore eshte premise per ruajtjen e ekuilibrit psikik, e per pasoje i nje jete te qete e te lumtur.
“E nëse ty të ngacmon ndonjë ngacmim prej djallit, ti kërko mbrojtje prej All-llahut, se vërtet Ai është dëgjuesi, i dijshmi!” Kur’an 41:36.
Shejtani cyt (ngacmon) shpesh instikte te vecanta tek njeriu, duke ia erresuar logjiken e duke ia dobesuar rezistencen dhe ekuilibrin psikik. Kjo ia ben me te lehte njeriut kryerjen e veprimeve, qe ne gjendje ekuilibri nuk do ti kryente kurre. Perfitimet dhe pasojat llogariten gabim pasi “peshorja” nuk eshte ne ekuiliber. Zhgenjimi, turpi, keqardhja, apo dhimbja pasojne shpesh veprime te kryera ne perpjekje per te plotesuar njeanshmerisht kerkesat instiktive. Njeriu vetem humb dhe lumturia tashme duket larg.

Edhe Frojdi pohon se eshte mosplotesimi i ketyre instikteve dhe plotesimi jo i drejte i tyre qe con ne destabilizimin personal. Nga ky krahasim kuptojme qe Frojdi ne menyre te qarte pohon se instiktet duhet te plotesohen por ne menyren e duhur qe si rrjedhim te kemi harmoni mbrenda vetes. Pra, Frojdi, ndoshta pa e ditur, futi ne katedrat e leksioneve te ti, pjeserisht, nje koncept te mirefillte islam, disiplinimin e instikteve dhe bashkerendimin harmonik te tyre me komponentet e tjere njerezore. Them pjeserisht, pasi koncepti islam mbi harmonine, qetesine dhe lumturine shpirtrore eshte shume me i gjere se koncepti i paraqitur nga Frojdi, i cili mbivleresoi rolin e instiktve seksuale te njeriut, duke anashkaluar ne menyre selektive dhe perjashtuese rendesine e te gjithe elementeve te tjere psikik njerezore ne vendosjen e ekuilibrit dhe harmonise, gje per te cilen u kritikua edhe nga bashkepunetoret dhe pasardhesit e tij.

Falenderojme Allahun qe na dhuroi Kur’anin, librin e vlerave universale, te cilin e mbajme udherrefyes drejt rruges se lumturise. Falenderojme Allahun qe na mundesoi trashegimin e tradites se te derguarit Muhammedit a.s. duke e bere shembull unik per ne. Falenderojme Allahun qe na dha arsyen, duke na ngritur mbi krijesat e jera, me ane te se ciles zgjedhim rrugen e drejte dhe marrim fryte dhe nxjerrim mesime e perfitime nga arritjet dhe gabimet tona dhe te atyre qe perpiqen.

“Ai ia dhuron urtësinë atij që do, e kujt i është dhënë urtësia, atij pra i është dhuruar mirësi e madhe, përveç të mençurve këtë nuk e kupton kush”. Kur’an

Mosha më e përshtatshme për t’u martuar

$
0
0

Një herë ndodhesha në Britani, për të trajnuar të rinjtë dhe të rejat mbi fejesën. Numri i të rinjve ishte pesëdhjetë, dhe po aq ishte i të rejave. Gjatë trajnimit, një nga vajzat u ngrit dhe më pyeti:”Cila është mosha më e përshtatshme për t’u martuar?”
Unë iu përgjigja:”Mosha më e mirë dhe më e përshtatshme për t’u martuar, është mosha e pjekurisë. Nëse djali apo vajza janë të pjekur dhe të gatshëm për të mbajtur përgjegjësi, atëherë kjo është mosha më e përshtatshme.”

Një djalë mund të jetë tridhjetë vjeç, por nuk është i aftë për martesë pasi nuk është i pjekur. Një i ri që është euforik, sillet dhe reagon si fëmijë, mendon dhe llogjikon si i vogël, nuk është i aftë për t’u martuar.
Ndonjëherë mund të gjejmë një të ri që është vetëm tetëmbëdhjetë vjeç, por është i pjekur, i ndërgjegjshëm, flet dhe reagon si të ishte dyzet vjeç. Një i ri i tillë, është i aftë të martohet kurdo.
Ka vajza që janë vetëm pesëmbëdhjetë vjeçe, por arsyeja dhe llogjika me të cilën shfaqen, të bën të ndjesh se je para një gruaje të madhe. Një vajzë e tillë është e pjekur dhe e aftë për martesë. Ndërkohë, që një vajzë tjetër, edhe pse është njëzet e pesë apo tridhjetë vjeçe, nuk është e gatshme dhe e aftë për t’u martuar. Kjo, pasi ajo nuk është e pjekur dhe vazhdon të mendojë dhe sillet si fëmijë.
Dikush e pyeti dijetarin e njohur Ibnul Kajjim:”Kush është më i mirë, uji apo buka?”
Ibnul Kajjimi i tha:”Uji është më i mirë dhe i dobishëm për të eturin, kurse buka për të uriturin.”
Po të shohim, Profeti a.s përmend katër cilësi dhe kritere që duhen respektuar në pretendenten për bashkëshorte. Ndërkohë që ai përmend vetëm dy kritere për djalin që kërkon dorën e një vajze. Thotë Profeti a.s:”Nëse dorën e vajzës tuaj e kërkon një fetar dhe njeri i moralshëm, atëherë pranojeni këtë lidhje. Në të kundërt do të ndodhë fitne në tokë dhe degjenerim i madh.”
Përse vallë nuk e përmend kriterin e bukurisë tek i riu që ka kërkuar dorën e një vajze? Mos vallë djemtë i kushtojmë më shumë rëndësi pamjes dhe hijeshisë, më shumë se ç’i kushtojnë vajzat?
Përgjigja është se ashtu siç djemtë i kushtojnë rëndësi pamjes së jashtme, ashtu edhe vajzat i kushtojnë rëndësi.
Atëherë, përse kur Profeti a.s caktoi kriteret e bashkëshortes, përmendi dhe bukurinë e saj, ndërkohë që kur caktoi kriteret e bashkëshortit, për vajzën, nuk e përmendi hijeshinë dhe pamjen e tij?!
Këndvështrimi dhe koncepti që ka djali për bukurinë dhe hijeshinë, është i ndryshëm nga koncepti i vajzës. Djemtë, e shohin bukurinë në pamjen e jashtme, fizike. Padyshim që atij i intereson dhe morali, bukuria shpirtërore e vajzës etj… Por, fillimisht ai jepet pas bukurisë dhe hireve të fizikut.
Ndërkohë që vajza ka një koncept dhe perceptim të ndryshëm përsa i përket bukurisë dhe hijeshisë. Për vajzat, pamja e jashtme dhe hijeshia, ka rëndësinë e saj, por ajo kurrë nuk i afrohet hijeshisë shpirtërore, moralit dhe përkushtimit në fe. Kështu, feja e sheh bukurinë në moralet dhe edukatën e djalit.

Prandaj, shohim që Profeti a.s e ka caktuar kriterin e bukurisë dhe hijeshisë, por sipas konceptit të secilës palë, si të djalit ashtu dhe të vajzës.
Një djalë i hijshëm dhe i moralshëm, hyn në një dhomë ku ndodhen tre vajza, bisedon me ta për dhjetë minuata dhe del. Pas kësaj, pyeten tre vajzat, se çfarë u pëlqeu tek ky djalë.
Vajza e parë thotë:”Mua më pëlqeu mënyra e të folurit.”
E dyta thotë:”Mua më pëlqeu qetësia që e karakterizonte.”
E treta thotë:”Mua më pëlqeu mënyra si mendonte.”
Të tre këto vajza folëm mbi hijeshinë, por sipas konceptit të secilës. Njëra prej tyre e shihte bukurinë tek qetësia e djalit, tjetra e shihte tek mënyra si mendonte dhe tjetra tek mënyra si fliste dhe bisedonte.
Sot në perëndim, bëhen shumë studime dhe hulumtime, mbi metodat dhe rrugët si t’a bëjnë më të suksesshme periudhën e fejesës.

Një nga këto studime, unë e kam në dorë dhe ky studim titullohet “Ndikimi i përgjumur.” Qëllimi dhe objektivi i këtij studimi, ishte të zbulojë periudhën më të volitshme të fejesës, gjatë së cilës të fejuarit e njohin-njëri tjetrin. Studimi u krye në Amerikë dhe u zbulua se periudha e fejesës më e përshtatshme dhe e cila garanton një martesë të lumtur, duhet të jetë tetëmbëdhjetë muaj.
Veçse, duhet pasur parasysh koncepti i fejesës në perëndim dhe në islam. Në perëndim, të fejuarit mund dhe të bashkëjetojnë me njëri-tjetrin, mund të kenë kontakte seksuale etj…
Nëse në Amerikë, fejesa nuk duhet të zgjasë më shumë se tetëmbëdhjetë muaj, po në islam, sa duhet të zgjasë? Sa duhet të jetë periudha e fejesës, me qëllim që të gjykojmë nëse martesa do të jetë e suksesshme apo jo?

Në fakt, në islam nuk përcaktohet periudha e fejesës. Në islam përcaktohen disa kritere dhe standarte, të cilat nëse realizohen periudha e fejesës mund të zgjasë edhe një jave të vetme dhe pas një jave finalizohet me martesë. Nëse këto kritere dhe standarte arrihen në një muaj, atëherë një muaj është i mjaftueshën. Nëse ato arrihen në një vit, atëherë një vit është i mjaftueshëm.
Kështu, shohim që në islam nuk kemi një ligj të përcaktuar mirë, sipas të cilit periudha e përcaktohet një herë e mirë për të gjithë martesat dhe fejesat dhe nuk tejkalohet.
Gjatë fejesës ndodhin një sërë zhvillimesh si prezantimi mes djalit dhe vajzës, mbledhja e informacionit për secilin, studiohet projekti i martesës, konsultimi, falja e namazit të istihares etj… Të gjithë këto, kërkojnë kohën e duhur. Nëse djali dhe vajza i kryejnë të gjithë këto brenda një jave, atëherë ata janë të gatshmë për t’u martuar. Një çift tjetër u duhet një vit që t’i kryejnë të gjithë këto zhvillime.
Kështu, çështja e periudhës së fejesës është diçka relative, ajo varet nga vendi, koha, njerëzit dhe rrethanat.

Ndihma ndaj të varfërit

$
0
0

Solidariteti dhe ndihma ndaj të varfërit
Profeti alrjhi selam ka thënë: “Nuk është besimtar ai që vetë është i ngopur ndërsa fqinji i tij është i uritur”.

Shejh Albani (Allahu e mëshiroftë!): Në hadith ka argument të qartë se i ndalohet fqinjit të pasur që t’i lërë fqinjët e tij të uritur. Prandaj është detyrë për të që t’u afrojë atyre gjërat që ua largojnë atyre urinë. Po ashtu dhe çdo gjë (tjetër) që i ndihmon ata si veshje nëse nuk kanë. Dhe gjëra të tjera të domosdoshme.

Në hadith tregohet se tek pasuria ka dhe të drejta te tjera veç zekatit. Mos të mendojnë të pasurit se ata e kanë hequr obligimin me nxjerrjen e zekatit vjetor nga pasuria e tyre. Përkundrazi, mbi ta ka dhe të drejta të tjera që kanë të bëjnë me situata dhe gjendje emergjence. Prandaj është detyre për ta që t’i përmbushin keto obligime.

Në të kundërtën ata futen (përfshihen) tek kërcënimi i fjalës së Allahut të Lartesuar “Ata që grumbullojnë ar dhe argjend dhe nuk e shpenzojnë për hir të Allahut, paralajmëroji me dënim të dhembshëm. Do të vijë dita, kur (thesaret e mbledhura) do të digjen në zjarrin e Xhehenemit dhe me to do të damkoset balli, anët dhe shpina e tyre e do t’u thuhet: “Kjo është ajo që keni grumbulluar për veten; pra, shijoni atë që grumbulluat!” Et-Teube, 34-35

Es-Sahihah vell. 1


Sureja Fatiha dhe lumturia e njeriut

$
0
0

Njeriu ka dy mundësi: njërën që ka të bëjë me dijen teorike dhe tjetrën që është praktikimi i vullnetshëm. Lumturija e njeriut qëndron pikërisht në plotësimin dhe përsosmërinë e këtyre dy mundësive, dijen dhe praktikën. Mundësija e dijes përsoset duke njohur Krijuesin, Zotin e gjithësisë, emrat dhe cilësitë e Tij, rrugën që të çon për tek Ai, shkarjet që të largojnë prej Tij. Po ashtu, njeriu duhet të njoh vetveten me dobësitë dhe gabimet që ka.

Me anë të këtyre pesë njohurive arrihet përsosmërija e mundësisë së dijes dhe, njerëzit më të ditur janë ata që më së miri i njohin këto gjëra dhe i kuptojnë ato. Mundësia e praktikës dhe e vullnetit, nuk mund të përsoset vetëm se duke vënë në jetë detyrimet që njeriu ka ndaj Zotit, me vërtetësi, sinqeritet, përkushtim, ndrojtje dhe duke pranuar që nuk ja ka dhënë Krijuesit të tij hakun që i takon dhe e meriton. Njeriu duhet ta pranojë se nuk mundet t’i përsosë këto dy mundësi përveç se me ndihmën e Allahut, ai ka nevojë së tepërmi që të udhëzohet në udhën e drejtë, në udhën që ecën eulijatë dhe njerëzit e Zotit.

Njeriu ka nevojë për ndihmën e Allahut, që të mos shkasë nga udha e drejtë me shkatërrimin e mundësisë së dijes dhe për rrjedhim, rënien në humbje, apo me shkatërrimin e mundësisë praktike dhe për rrjedhim, rënien në zemërimin e Allahut. Përsosmëria e njeriut dhe lumturia e tij, plotësohet vetëm duke mbledhur të gjitha këto aspekte, të cilat mjaft bukur janë përshkruar në suren Fatiha: Fjala e Allahut: “Gjithë lavdërimet dhe falënderimet janë për Allahun, Zotin e të gjitha botëve. I Gjithmëshirshmi, Mëshirëploti. I Vetmi Mbisundues i Ditës së Shpërblimit (Ditës së Ringjalljes)” (Fatiha, 1-3) përmban elementin e parë që është njohja e Zotit, emrave, cilësive dhe veprimev të Tij.

Emrat e Allahut të përmendur në këtë sure, përbëjnë bazën e emrave të bukur të Allahut, e ata janë: Allah, Zot dhe i Gjithmëshirshëm. Emri Allah, tregon cilësitë hyjnore të Zotit dhe adhurimin që krijesat duhet ti kushtojnë Atij. Emri Zot, tregon cilësitë që kanë të bëjnë me Plotfuqishmërinë dhe zotërimin Apsolut të Tij.Emri i Gjithmëshirshëm, tregon cilësitë e Mirësisë dhe Bujarisë së Zotit.

Kuptimet e të gjitha emrave të Allahut, përsillen rreth këtyre tre emrave: Fjala e Allahut: “ Vetëm TY të adhurojmë dhe vetëm Ty të mbështetemi e të kërkojmë ndihmë” (Fatiha 4), tregon njohjen e rrugës që të shpie për tek Allahu, e cila nuk është gjë tjetër veçse adhurimi i vetëm i Tij, ashtu siç Ai dëshiron dhe është i kënaqur dhe kjo arrihet me ndihmën dhe përkrahjen e Tij. Fjala e Allahut: “Përforcona (drejtona) në Rrugën e Drejtë.” (Fatiha, 5), tregon se njeriu nuk mund të arrijë lumturinë, vetëmse duke ju përmbajtur rrugës së drejtë dhe nuk mund ti përmbahet kësaj gjëje vetëm se me anë të udhëzimit që i jep Zotii tij, ashtu siç nuk e kryen dot adhurimin vetëm se me ndihmën e Tij, prandaj gjithçka varet vetëm nga udhëzimi i Allahut. Fjala e Allahut: “Jo në (rrugë) të atyrë që e merituan Zemërimin Tënd mbi vete dhe as në (rrugë) të atyre, të cilët e humbën veten.” (Fatiha, 7), tregon dy llojet e shmangieve nga rruga e drejtë. Njëra shmangie shpie në humbje dhe vjen si rezultat i padijes dhe besimit të gabuar, ndërsa shmangia tjetër shpie në zemërimin e Allahut dhe vjen si pasojë e qëllimit të keq dhe punës së padobishme. Fillimi i sures Fatiha trajton Mëshirën e Allahut, mesi i saj Udhëzimin, dhe fundi Mirësinë e Tij.

Njeriu do të përfitojë nga kjo mirësi për aq sa ai është i udhëzuar, dhe ai është i udhëzuar për aq sa është mëshiruar nga Allahu. Pra, e gjithë çështja përsillet rreth Mirësisë dhe Mëshirës së Allahut. Mëshira dhe Mirësia janë atribute që vijnë si rrjedhojë e Plotfuqishmërisë dhe Zotërimit Absolut të Allahut. Ai nuk mund të jetë vetëm se i Mëshirshëm dhe Mirëbërës, cilësi këto që rrjedhin nga Hyjnia e Tij, Ai është i Adhuruari i Vërtetë, edhe nëse nuk e pranojnë Atë ateistët, apo i bëjnë ortak politeistët. Kushdo që kupton dhe vë në jetë përmbajtjen dhe kuptimin e sures Fatiha, do të arrijë përsosmërinë më të madhe dhe adhurimi i tij ndaj Allahut do të arrijë gradën e njerëzve të veçantë, të cilët qëndrojnë shumë më lart sesa adhuruesit e thjeshtë. Allahu na ardhtë në ndihmë!

Ibën Kajim në “El Feuaid”

Si ta mbroni veten tuaj nga çdo e keqe

$
0
0

Nga Abdullah bin Hubejb (radijAllahu anhu) përcillet të ketë thënë:
“Në një natë me shi dhe shumë të errët dolëm për ta kërkuar të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) që të na e falte namazin. Pasi që e gjeta më tha: “Thuaj!”, mirëpo unë s’thashë asgjë. Përsëri më tha: “Thuaj!”, mirëpo prapë nuk thashë asgjë. Herën e tretë më tha: “Thuaj!”, e unë ia ktheva: “Çfarë të them?” Ai më tha: “Thuaj! (kul) huwAllāhu ehadun dhe dy suret mbrojtëse në mëngjes dhe në mbrëmje nga tri herë, të mjaftojnë për çdo gjë!”

(Ibën Sa’di 4/351, ‘Abd bin Humejdi, fq. 178, nr. 494, Ebū Dāudi, 4/321, nr. 5082, Tirmidhiu, 5/567, nr. 3575 dhe Ed-Dija, 9/287, nr. 249. Shejh Albani e vlerësuar si të vërtetë në “El-Mishkāt”, nr. 2163).

El-Mubārekfūrij në “Tuhfetul-Ahuedhij” thotë:

“dy suret mbrojtëse” janë suret El-Felek dhe En-Nās.

“të mjaftojnë”: domethënë: të tria suret bashkë.

“për çdo gjë”: Et-Tībij tha: “Domethënë: largojnë prej teje çdo të keqe. Do të thotë largojnë të keqen fund e krye.”

Ja përdorimet e lakrës si një ilaç natyral

$
0
0

Lakra mundet ta përmirësojnë pasqyrën e gjakut, ta zbusë inflamacionin e zorrëve dhe proceseve të ndryshme të inflamacionit.

1. Nëse pini një gotë ose dy gota me lëng të freskët nga lakra e papërpunuar për çdo ditë mes shujtave, mund ta zgjidhni problemin me diarrenë ose me inflamacionin e zorrëve. Tri gota me lëng të freskët të lakrës në ditë janë ilaçi më i mirë për ulcerë në lukth.

2. Për shkak të sasisë së madhe të kripërave minerale, vitaminave dhe klorofilit, u rekomandohet personave anemikë që ta hanë të papërpunuar ose të përgatitur në avull, si dhe që për çdo ditë t’i pinë dy gota me lëng të shtrydhur.

3. Dhimbjet e kokës së shkaktuara nga dehja e një nate më parë mund të zbutet me pirjen e 2 deri në 4 decilitrave me lëng të lakrës turshi në lukth të zbrazët.

4. karakteristikat shëruese të lakrës janë shumë të njohura kur bëhet fjalë për plagët. Fletët jeshile lahen në ujë dhe fshihen, me thikë mënjanohen koçanët, ndërsa fletët rrafshohen me shishe, si dhe priten me madhësi të nevojshme.

Para se të vendosen në plagë ose në vendin ku keni dhimbje, ngrohen ngadalë në furrë ose më hekur për hekurosje. Plaga mbulohet me fletët e lakrës. Në fillim fletët ndërrohen çdo dy orë, e më pas çdo katër orë.

Mos i mësoni fëmijët me gënjeshtra

$
0
0

Nga Abdullah bin ‘Āmir (radijAllahu anhu) përcillet të ketë thënë:

“Gjersa i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ishte ulur në shtëpinë tonë, më thirri nëna dhe më tha:

“Eja të të jap diç!”

I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) i tha:

“Çfarë do t’i japësh?”

Ajo tha:

“Dua t’ia jap një hurme.”

Atëherë, i Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) i tha:

“Nëse nuk do t’i jepje asgjë, do të të shkruhej si një gënjeshtër.”

(Ahmedi 3/447, nr. 15740, Ebū Dāūdi 4/298, nr. 4991, El-Bejhekij 10/198, nr. 20628, Ed-Dijā 9/483, nr. 466, ibën Ebī Shejbe 5/236, nr. 25609 dhe El-Harāitij në “Mekārim El-Ahlāk” fq. 33. Shejh Albani e ke vlerësuar për të vërtetë në “Es-Silsile Es-Sahīha” 2/384).

Alamet dijetari Shemsul-Hakk El-‘Adhīm Abādij në “‘Aun El-Ma’būd sherh Suneni Ebī Dāūd” thotë:

“Hadithi tregon se shakat dhe gënjeshtrat që njerëzit ua thonë fëmijëve kur ata qajnë, se (kinse) do t’u japin diçka apo kur i frikësojnë nga ndonjë gjë, janë haram dhe hyjnë në sferën e gënjeshtrës.”

Ndikimi i fesë në shëndetin mendorë dhe largimin e stresit

$
0
0

 

Streset dhe ankthet e jetës janë sot ndër shkaktarët më të rëndësishëm të vdekshmërisë. Dhe jo vetëm kjo, por në mënyrë direkte apo indirekte ato janë gjithashtu shkaktarë të rëndësishëm të sëmundjeve koronare, të cilat cilësohen si vrasësi numër një i njerëzimit sot.
Irritim, paqëndrueshmëri emocionale, pagjumësi, vështirësi në përqëndrim, lodhje, mbindjeshmëri ndaj kritikave, humbje apo shtim në peshë, frikë nga dështimi, shtim i varësisë ndaj qetësuese janë simptomat aq të njohura të stresit.

Ankthi dhe çrregullimet psiqike shkaktojnë një zinxhir ndryshimesh metabolike, të cilat nga ana tjetër, dëmtojnë një sërë indesh të trupit, duke shkaktuar ato që njihen me emrin sëmundje psiko-somatike. Stresi mund të shkaktojë ulçerën peptike, inpotencë, infrakt, hipertension arterial, dobësim të sistemit imunitarë, çrregullime të personalitetit, etj.

Patologu i famshëm Uilliam Boid e konsideron sëmundjen si “fiziologji (gjëndja natyrale) e dëmtuar”. Është pikërisht manipulimi nga ana jonë i kësaj fiziologjie që na çon në rezultate jo natyrale. Ne nuk mund ta shmangim stresin nga jeta jonë, e as të jetojmë pa stress. Ai ka një rëndësi thelbësore për zhvillimin e aftësive njerëzore. Por stresi i tepërt është jashtëzakonisht i rrezikshëm për jetën e njeriut. Qëllimi i terapive fizike dhe psikologjike është reduktimi i stresit brenda kufinjve të normales.
Në përpjekje për të gjetur mënyrën për parandalimin dhe kurimin e stresit dhe pasojave të tij, janë modeluar teori dhe metoda të ndryshme.

Metoda të shumta për arritjen e këtij qëllimi gjënden, në një formë të përkryer, në praktikën islame. Islami është një sistem i plotë jetese dhe si i tillë i përshtatet më së miri njeriut, sepse është ndërtuar sipas tipareve të tij, që me anë të praktikave të kujdeset për trupin dhe shpirtin e tij, si dhe për ekuilibrin dhe harmoninë mes tyre.

Trupi i njeriut mund të krahasohet në një farë mënyre me një makineri. Kështu p.sh. magnetofoni ka shumë pjesë mekanike dhe elektrike, por ai nuk funksionon pa energji. Në të njëjtën mënyrë, në përbërje të njeriut nuk ka vetëm pjesë anatomike dhe fluide, por edhe një shpirt. Që trupi i njeriut të funksionojë sipas natyrës së tij të plotë duhet që, këto pjesë anatomike dhe shpirti të jenë në harmoni të plotë. Pikërisht, kujdesi për shpirtin zë vend qëndror në aktin e adhurimit të Zotit, në Islam. Ky kujde përbëhet nga disa komponentë: Besimi (imani), i cili në Islam merr një kuptim specific dhe nuk mund të barazohet me ndikimin që ka tek njeriu një besim i thjehtë, ashtu siç edhe namazi nuk është thjesht një lutje, apo abdesi një lrje e thjeshtë, agjërimi thjesht uri, zekati thjeshtë mëshirë, haxhi thjeshtë pelegrinazh në një vend të shenjtë, e kështu me radhë. Të gjitha këto, në vetvete përfaqësojnë institucione që përmbushin në mënyrën më të shëndetshme nevojat komplekse të njeriut.

Besimi në Zot është nevoja e parë dhe më e domosdoshme për stabilitet shpirtëror. Mungesa e besimit në Krijuesin e Plotfuqishëm është një nga shkaqet që e çojnë njeriun në çrregullime psikologjike. Njeriu është gjithmonë i ekspozuar ndaj stresorëve të shumtë dhe përpjekjet për t’u përshtatur me to janë po aq të shumta. Individi që beson Allahun e Plotfuqishëm dhe është i vetëdijshëm për praninë e Tij, ka një mbështetje të madhe morale, e cila do ta ndihmojë atë në situatat më të vështira të jetës. Rezultati i përshtatjes ndaj stresit varet më tepër nga natyra e njeriut se sa nga intensiteti i tij.

Duke iu referuar një hadithi të Muhammedit (a.s.), i cili thotë: “përkujtimi i Allahut jep kënaqësinë e zemrës”, është logjike të mendojmë se besimi në një Zot, siç mëson islami, jep një mbështetje të madhe morale dhe siguron kënaqësinë e zemrës dhe sigurinë shpirtërore.

Besimi në jetë e përtejme dhe pranimi i të pashmangshmes.
Një njeri që beson se problemet e kësaj bote janë të përkohshme dhe se ekziston një jetë tjetër pas vdekjes do të jetë i kënaqur me gjithçka që do të marrë nga kjo jetë. Pranimi i të pashmangshmes është një mekanizëm i domosdoshëm i mbrojtjes psikologjike ndaj problemeve. Besimi në jetën e përtejme dhe në përcaktimin e Zotit, siç mëson islami, është mbrojtja më e mirë për secilin.
Në situata stresi apo paniku, jobesimtari sillet ndryshe nga besimtari. Ai nuk ka një pikë referimi, ku të mbështetet, ku të kërkojë udhëzim, ndihmë e falje. Ai nuk di dhe nuk beson në një botë tjetër përveç asaj tokësore, mbi të cilën nuk ka asnjë kontroll. Të tillët ndihmën apo ngushëllimin do ta kërkojnë tek droga, alkooli, apo çdo lloj vesi, pasojat e të cilëve dihen.Thelbi i islamit është të çlirohemi nga të gjithë idhujt e rremë përreth dhe brenda nesh, dukemos adhuruar tjetër përveç Zotit. Duke mbajtur shpresën tek Allahu, njeriu minimizon stresin që ushtrohet ndaj tij, duke reduktuar përgjegjësitë.

“Ne do t’ju sprovojmë me uri, frikë, humbje nga pasuria apo nga jeta, por ti jepu lajmin e mirë besimtarëve, të cilët kur i godet ndonjë e keqe thonë:’Ne jemi të Allahut, dhe tek Ai do të kthehemi. Të tillët janë ata që tek Zoti i tyre kanë mëshirë dhe të tillët janë ata, të udhëzuarit në rrugën e drejtë.” El-Bekare, 155.

Vetëm Zoti e di cili është fati ynë. Ne nuk mund të parashikojmë të ardhmen. Kur njeriu është i vetëdijshëm që çdo gjë është në dorën e Allahut, do ta presë më me qetësi çdo problem.
Mosbesimi përshkruhet si sëmundje, që kryesisht shkaktohet nga arrogance dhe hezitimi në pranimin e së vërtetës.
Zemrat e tyre janë të sëmura dhe Zoti e ka rënduar sëmundjen e tyre dhe i rëndë do të jetë ndëshkimi i tyre, sepse ata gënjejnë veten e tyre.” (El-Bekare, 10).

Namazi si mjet relaksimi.
Në namaz, njeriu përqëndrohet në adhurimin ndaj Allahut, Të Gjithëmëshirshmit, të Gjithëpushtetshmit, ndaj të Pakufizuarit, i Cili i tillë do të jetë gjithmonë. Ai është Zoti i Ditës së Gjykimit, ditës kur do të vendoset fati i gjithësecilit. Në namaz njeriu, jo vetëm përqendrohet , por edhe flet me Allahun, duke recituar fjalët e Kur’anit. Njeriu qëndron në këmbë para Allahut, përkulet, bie në sexhde, duke e përmendur dhe lartësuar Atë, me anë të verseteve madhështore të zbritura në Kur’an.

Si në aspektin fizik, ashtu edhe në atë mendorë, namazi është mënyra më e mirë dhe më efikase e përqëndrimit qe mund të arrijë mendja njerëzore.
Janë të shumta studimet shkencore që kanë vërtetuar epërsinë e praktikave islame në luftëm kundër stresit.

Abdesi, përveç larjes fizike të pjesëve më të ekspozuara të trupit, i kujton muslimanit larjen e mëkateve, gjë që i krijon qetësi shpirtërore.
“Zoti i do më tepër ata që janë me shpirtë e me trup të pastër”. (El-Bekare, 222)

Këndimi i Kur’anit, gjithashtu,  ka një efekt shërues në trup, mendje dhe zemër.
“Ne të shpallëm Kur’anin, shërim dhe mëshirë për besimtarët, ndërsa pabesimtarëve nuk u jep gjë tjetër përveç dëshpërimit.”,
Studiuesit muslimanë kanë treguar se kur muslimani lexon kur’anin mendimet, ndjenjat, frika dhe fajet e kaluara çlirohen dhe largohen, presioni i gjakut bie, frymëmarrja normalizohet dhe stresi pakësohet.

Lëvizjet fizike në namaz janë të lehta, uniforme dhe përfshijnë të gjitha muskujt dhe artikulacionet. Shpenzimi kalorik ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit energjik.Për të gjitha këto arsye e për shumë e shumë të tjera, muslimani këshillohet t’i shtojë përmendjet e Allahut dhe praktikimin e rregullt të praktikave islame.

“O ju që besuat, kërkoni ndihmë me durim e me të falur (namaz) se vërtetë Allahu është me durimtarët.” (El-Bekare, 153).

Ornela Ademovi

 

Këshilla me vlerë të madhe nga Hasan el Basriu

$
0
0

 

 

1.Mos prit kohë dhe ditë të qëlluar për mësim! Dije se çdo orë dhe çdo ditë është e qëlluar për mësim.

 

  1. Mos kërko vend të përshtatshëm për mësim! Dije se çdo skutë është vendi më i përshtatshëm i mësimit.

 

  1. Assesi punën e sotme mos e lë për nesër, për arsye se çdo ditë i ka vështirësitë dhe punët e veta.

 

  1. Në një kohë të caktuar bëre vetëm një punë, vetëm një mësim, respektivisht puno rreth një problemi derisa mos të dobësohen kujdesi dhe fuqia!

 

  1. Pa e kryer një mësim që ke filluar, mos kalo në tjetrin!

 

  1. Lëshimi pe gjatë një problemi është përtaci e maskuar. Dashuria ndaj punës lindet dhe forcohet përmes përballimit të problemeve.

 

  1. Ngadhnjimi në luftë dhe suksesi në mësim janë me atë që nuk kthehet prapa.

 

  1. Mëso vazhdimisht dhe me kujdes dhe çdo ditë në të njëjtën kohë!

 

  1. Nëse lodhesh me nje punë, atëherë ndëroje atë ose ngadalësoje ritmin, por mos pusho!

 

  1. Mendo mirë, pasiqë puna nuk do të thotë vetëm të lëvizish, të lexosh ose të shkruash. Njeriu që mendon, punon më tepër se xehetari në minierë.

 

  1. Asnjëherë mos e vlerëso produktivitetin e mësimit me orë, por shihe rrezultatin e asaj që ke mësuar.

 

  1. Në punët mendore – mësim, 2-3 orë pandërprerë mjaftojnë.

 

  1. Çdo ditë lexo me zë nga dhjetë faqe të një vepre të mirë – ashtuqë të të zhvillohet aftësia e të folurit!

 

  1. Mësoi përmendësh pjesët e bukura që i lexon, që të të pasurohet fjalori dhe shprehjet tuaja dhe përforcohet mbamendja!

 

  1. Pas përfundimit të mësimit, përsëriti ato në kujtesën tënde dhe merr shënime!

 

  1. Pjesët që i ke mësuar diskutoi me shokët

 

  1. Vlera e individit është e fshehur nën gjuhën dhe majën e lapsit të tij. Ajo shfaqet nëpërmjet fjalës dhe shkrimit

Veset që shkatërrojnë zemrën

$
0
0

Ekzistojn tre vese të këtilla dhe sa herë që ndonjëri prej tyre e godet zemrën e njeriut atë e shkatërron dhe dezorienton në përgjithësi

 

Vesi i parë është shikimi i asaj që me fe është e ndaluar të shikohet

Shikimi në atë që me fe është e ndaluar të shikohet është një mga shigjetat helmuese të iblisit. Ai që do ta kontrollojë shikimin e tij do ta shijojë ëmbëlsinë e imanit, ndërsa zemra e tij do të jetë e mbushur me lumturi. Në biografinë e një njeriu theksohet se ai ka shikuar në një grua e aq shumë është dashuruar në të, saqë e ka ndërprerë edhe kryerjen e namazit. Aq shumë është sëmurë nga dashuria ndaj saj, saqë edhe ka vdekur nga kjo dashuri. Ibën Kajjimi rahimehull-llah, na rrëfen për shembujt e njerëzve të këtillë. Ndër të tjerash rrëfen edhe për një njeri i cili e ka shikuar një grua dhe aq shumë është dashuruar në të saqë kjo i ka sjellë sëmundje nga e cila ka vdekur. Kur i janë afruar agonitë e vdekjes, ata që ishin prezent filluan që t’ia pëkujtojnë fjalët: ‘ La ilahe il-lAllah Muhammedun Resulullah’. Por e vetmja gjë që ishte në gjendje ta thotë në momentet e tij të fundit ishin fjalët: ‘Ka cila rrugë shkohet te hamami i Minxhabit’. (Minxhab emri i një lagje të Bagdadit. Ky ka qenë vendi në të cilin ka jetuar e dashura e tij ).

 

Na është i njohur edhe rasti me “Mexhnun Lejla” i cili është çmendur nga dashurijandaj Lejlës. Kur ka ndërprerë ta kujtojë Allahun xh.sh, kur ka ndërprerë ta përkujtojë kënaqësinë e Tij e ka goditur sëmundja e dashurisë dhe aq është çmendur saqë e ka shqyer veshjen e tij dhe ka vdekur në shkretëtirë. Në një nga vargjet e tij ka thënë:

“E humbi vetëdijen edhe pse nuk më bie të fikët,

Shpresoj se mendimet e mia do të takohen me të tuat. 

Shkoj larg prej shtëpive,

Pë të menduar për ty në qetësi.”

Aq shumë ka qarë, saqë edhe njerëzit kanë filluar të qajnë me të. E ka shqyer veshjen e tij, vetëvetes ia ka kafshuar një copë të mishit të tij dhe pas kësaj ka vdekur. Ka qenë kjo me të vërtetë përfundim i keq, ndërsa kjo është pasojë e shikimit në atë që e ka ndaluar Allahu xh.sh që të shikohet. Ilaqi për sëmundje të këtilla është që të ulësh shikimin tënd dhe ta lusësh Allahun xh.sh që ta ruaj dhe mbrojë që sa më shumë të lexojë Kur’an dhe në këtë mënyrë ta pengosh veten që të mendosh për gjëra që nuk i ke të lejuara.

 

Vesi i dytë është dëgjimi i muzikës

Vallë sa ka zënë vend ky ves nëpër shtëpitë tona! Sa e sa familje i ka shkatërruar dhe sa vullnete dhe vendosmëri ka dobësuar! Sa e sa zemra ka shkatërruar dhe të rinj në lajthitje ka çuar, të cilët gjatë tërë natës i lëvizin truapt e tyre me ritmin e muzikës të cilë e dëgjojnë në raste të ndryshme. Nëpërmjet këtij vesi shejtani ka arritur që një numër të madh të rinjve ti nështroj ashtu që tani ata janë ushtarë të besueshëm të tijë dhe natën e kalojnë me muzik e këngë. Disa prej tyre kemi tentuar që ti këshillojmë, por ata të gjitha këshillat i kanë llogaritur si të pavlefshme, duke deklaruar se dikush me pa të drejtë u përzihet në jetë dhe se kjo ofendon ndjenjat e tyre.

 

Për këtë shkak po u drejtohem atyre të cilët brengosen për ardhmërinë që jetën e tyre të mos e çojnë në kotësi dhe në papunësi. Shpesh mund të shohim se organizohen takime me këngëtarët ku flitet për suksesin e tyre, i quajnë yje dhe i pyesin: “Si ka shkëlqyer ylli yt?” Këta këngëtarë të mashtruar përgjigjen: “Nga fëmijria kam punuar me mund të madh, jam munduar dhe kam qenë i durueshëm, derisa nuk e kam arritur këtë sukses.” Pasha Allahun subhanehu ve teala ky është “sukses” në të cilin asnjë i menqur nuk do të lakmojë, vdekja është më e mirë sesa suksesi i këtillë. Ky është sukses i turpit, nënqmimit, pendimit, të jesh muzikant, këngëtar e zemrat e njerëzve ti ktheshë nga udhëzimi i Allahut xh.sh, nga Kur’anin përmendja e Allahut xh.sh !!!

Çfarë suksesi është ky ?

I tilli është që ka mashtruar shumë njerëz, për këtë ruaju mirë nga Ai.

 

Vesi i tretë është përgojimi dhe mbartja e fjalëve

 Ky ves shumë shpejtë në mënyrë efikase e shkatërron zemrën e njeriut, e kthen dhe e largon nga Rruga e Drejtë. Allahu xh.sh ka thënë: “Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, sepse të dëgjuarit, të parit dhe zemra, për të gjitha këto kan përgjegjësi.” (Isra, 36)

 

I Lartësuari po ashtu ka thënë: ” Që ai nuk shpreh ndonjë fjalë e të mos jetë pranë tij përcjellësi i gatshëm.” (Kaf, 18)

Të folurit e tepërt është shkak që zemra e njerëzve të ngurtësohet. Omeri r.a ka thënë: “Kujdes nga të folurit e tepërt në të cilin nuk përmendet Allahu xh.sh, sepse të folurit e tepërt është shkak për ngurtësimin e zemrës.”  Omeri r.a po ashtu ka thënë: “Sa të çuditshëm që jeni, jeni të sëmurë e nuk kerkoni ilaç. Sëmundja janë mëkatet, ndërsa ilaçi është të përmendurit e Allahut xh.sh.

 

 

Shkëputur nga libri: “Akoma ka shpresë”

Autor: Aid el-Karni

 


Pengesat e lumturisë

$
0
0

Lumturia është një kërkesë e përgjithshme e njerëzve, disa prej tyre e kërkojnë në pasuri, disa në autoritet, të tjerët në pasjen e diplomave, mirëpo a thua vallë kanë hasur në atë që po kërkojnë?!
S’ka dyshim se shumë barrikada dalin përpara kërkimit të lumturisë, përpara jetës për të jetuar si i lumtur. Në vijim do të cek pengesat më kryesore për mosarritjen e lumturisë:

1-Kufri (mosbesimi): Allahu i Madhëruar thotë: “Atë që Allahu dëshiron ta lërë të humbur, zemrën e tij ia bën shumë të ngushtë si të ngjitej në qiell.” (El En-Am, 125) Kështu e përshkruan Kurani i Shenjtë mjerimin e mosbesimit.

2-Bërja e mëkateve, krimeve: Nuk dëshiroj të argumentoj për këtë çështje, se është e qartë, mirëpo vetëm sa për rikujtim do të përmend disa thënie nga mosbesimtarët për të qenë më i qartë.
Thotë Aleks Kariel: “Njeriu nuk mund të paragjykojë rezultatet që dalin nga gabimet, të cilat nuk të lënë të jesh i lumtur.”
Sokrati thotë: “Me të vërtetë krimineli është njeriu më i palumtur që ekziston, e nëse është kriminel dhe nuk është dënuar për krimin e tij është jo i lumtur.”
Kështu pra thonë jobesimtarët, ndërsa në një transmetim thuhet se një sahab kishte bërë një mëkat dhe erdhi tek i Dërguari alejhi selam dhe i tha: “Më ekzekuto, o i Dërguar i Allahut!” dhe këtë e përsëriti tri herë, derisa u ekzekutua.

3-Smira dhe zilia: Çështja e smirës është shumë e rrezikshme, prandaj Allahu i Lartësuar na ka urdhëruar të kërkojmë mbështetje tek Ai nga sherri i smirëziut. Thotë Allahu i Madhëruar: “Thuaj: “Kërkoj mbështetje te Zoti nga sherri i smirëziut, kur vepron me smirë.” (El-Felek, 5)
Gjithashtu thotë i Lartësuari: “A u kanë zili atyre njerëzve për atë që Allahu u dha nga mirësitë e Tij…” (En-Nisa, 54)
I Dërguari alejhi selam, duke këshilluar umetin e tij, thotë: “Mos hulumtoni as mos përgjoni të metat mes jush, mos kini zili, mos ia ktheni shpinën njëri-tjetrit, mos urreni njëri-tjetrin, por bëhuni robër të Allahut.”

4-Hidhërimi: S’ka dyshim se hidhërimi është njëra prej pengesave kryesore të lumturisë dhe rehatisë, prandaj Allahu i Lartësuar i ka lavdëruar besimtarët duke thënë për ta: “… dhe që, kur i zemëron dikush, falin.” (Esh-Shura, 37). I Dërguari i Allahut alejhi selam ka thënë: “Nuk shikohet i forti në shpejtësi, mirëpo i fortë është ai i cili e ndalon veten e tij në hidhërim.”

5- Padrejtësia: Ky akt përfundimin e ka shumë të hidhur, të keq. Njeriu që bën zullum ka kaluar të gjitha kufijtë. Po cek një shembull kohor, i cili pasqyron rezultatin e padrejtësisë në fund. Një person ishte kryelartë, mendjemadh, zullumi i tij arriti kulmin. Një ditë prej ditësh pengonte besimtarët, të cilët adhuronin Allahun, dhe u tha: “Ku është Zoti juaj? Do ta vendos në hekura.” Nuk shkoi kohë e gjatë ky njeri pësoi një aksident automobilistik me një kamion që po transportonte hekura dhe copat e hekurit ishin futur në trupin tij. Nuk mundën ta nxirrnin prej aty veçse duke prerë trupin e tij.

6- Frika nga dikush tjetër përveç Allahut të Madhëruar: Frika nga dikush tjetër përveç Allahut mbjell në zemër mjerim, poshtërim. Thotë Allahu i Lartësuar: “Kush është më fajtor se ai që pengon të përmendet nëpër xhamitë e Allahut Emri i Tij dhe përpiqet për shkatërrimin e tyre?! Ata nuk duhet të hyjnë në to, përveçse të frikësuar…” (El Bekare, 114)
Ndërsa Ibrahimi alejhi selam i tha kështu popullit të tij: “Unë nuk i kam frikë idhujt tuaj…” (El En-Am, 80)

7- Mendimi i keq, dyshimi: Allahu i Madhëruar ka thënë: “O ju që keni besuar! Mënjanoni shumë dyshime, se vërtet disa dyshime janë gjynah…” (El-Huxhurat, 12). I Dërguari alejhi selam thotë: “Kini kujdes (ruajuni) nga dyshimet.”

8- Konsumimi i pijeve alkoolike: Disa njerëz mendojnë se lumturia e kësaj bote është në gjërat e ndaluara, si alkooli, droga, prostitucioni etj.; nxitojnë drejt tyre duke ikur nga telashet e kësaj dynjaje, mirëpo bëhen si të ishin refugjatë të zjarrit, pasi këto gjëra e shtyjnë njeriun drejt mjerimit, kalbjes, defekteve, prishjes e degjenerimit.

9- Kibri, mendjemadhësia: Mendjemadhi është çdo herë në mjerim shpirtëror dhe vuajtje trupore, edhe në qoftë se është kryelartë ndaj robërve të Allahut. Thotë Allahu i Lartësuar: “Mos i trajto njerëzit me nënçmim dhe mos ec në tokë me mendjemadhësi, se Allahu nuk i do mendjemëdhenjtë e mburracakët!” (Lukman, 18)

Të nderuar lexues, pasi u njohëm me disa nga pengesat e lumturisë, atëherë nuk na mbetet vetëm se të përgatitemi për lënien e tyre dhe realizimin sa më të suksesshëm për të qenë të lumtur në këtë botë dhe në botën tjetër.
Lus Allahun Fuqiplotë të na lumturojë, të na begatojë dhe të na mëshirojë!

Eroll Rexhepi

 

O Muhamed, Allahu ka një rob që e ka adhuruar Atë 500 vite

$
0
0

Transmetohet nga i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, se ka thënë: “Para pak kohe doli nga unë Xhibrili, që më tha: “O Muhamed, Allahu ka një rob që e ka adhuruar Atë 500 vite në një kodër që ishte e rrethuar me det. I nxori atij një burim të pijshëm në masën e gishtit, nga i cili pinte dhe një pemë shege, që për çdo natë nxirrte nga një shegë, me të cilën ushqehej. Kur binte terri, ai zbriste dhe merrte abdest, pastaj ngrihej falej dhe luste Allahun që t’i merrte shpirtin duke qenë ai në sexhde dhe të mos i mundësoj asgjëje që gjendet në tokë që t’i prishë rrugën e tij derisa të ringjallet duke qenë në sexhde. Allahu iu përgjigj lutjes së tij dhe ne kur zbritnim dhe ngriheshim lart, kalonim pranë atij robi dhe se ai do të ringjallet Ditën e Gjykimit dhe do të qëndrojë para Allahut të Lartësuar dhe Allahu do të thotë: “Futeni në xhenet me mëshirën Time”, kurse ai do të thotë: “Jo, me veprën time o Zot.” Atëherë Allahu i urdhëron engjëjt e Tij duke u thënë: “Peshojani robit Tim dhuntitë e Mia dhe veprën e tij. Pasi të krahasohen do të gjejnë dhuntinë e shikimit që ka përfshirë adhurimin e 500 viteve që ka bërë dhe mbetet dhuntia e tërë trupit shtesë. Atëherë Ai tha: “Futeni në ferr!” Robi i Tij thërret: “O Zot, me mëshirën Tënde!” Atëherë Allahu tha: “Kthejeni atë!” Dhe vendoset para Tij dhe i thotë: “Kush të krijoi kur ti s’ishe asgjë?” Ai tha: “Ti, o Zot”. Allahu i tha: “A ishte kjo nga ti apo nga Mëshira Ime?” Ai tha: “Nga Mëshira Jote.” Atëherë Allahu tha: “Futeni në xhenet me Mëshirën Time!” (Shënon Hakimi në Musned dhe të tjerë)

 

Si lidhet shpirti me trupin

$
0
0

Shpirti

Çështja e shpirtit dhe lidhjes së tij me trupin është ndër çështjet më të përfolura, më të padukshme dhe më të paqarta, sepse dituria dhe aftësia fizike e njeriut për ta njohur shpirtin është shumë e kufizuar në krahasim me realitetin e shpirtit si krijesë e Zotit, i Cili në Kuran thotë: “Do të të pyesin ty për shpirtin. Thuaj: “Shpirti është çështje që i përket vetëm Zotit tim, ndërsa juve nuk ju është dhënë veçse pak dijeni.” (El-Isra: 82)
Sipas një përkufizimi fetar, shpirti është trup i gjallë, por ndryshe nga trupi konkret njerëzor është i lehtë, i lëvizshëm, i përbërë nga drita dhe qarkullon në gjymtyrët e trupit si uji në vena.
Shpirti është pjesa e padukshme e qenies njerëzore dhe më aktivja e saj. Ankthi dhe konfuzioni shpirtëror janë mundim dhe shqetësim serioz për njeriun jo vetëm në këtë botë, por edhe për përfundimin e shpirtit të tij në Botën e përtejme.
Është ky ankth dhe konfuzion që e shtyn gjithmonë njeriun në çdo kohë dhe në çdo vend drejt sigurimit dhe gjetjes së shkaqeve të qetësisë dhe rehatisë shpirtërore në jetën e kësaj bote, por edhe tjetrës.
Natyrisht, njeriu i logjikshëm do të ndjekë atë rrugë që i siguron qetësi, kënaqësi dhe rehati për shpirtin e tij.
Origjina tek shpirti është besimi, qetësia dhe pastërtia e tij, sepse shpirti e fillon ekzistencën e tij me mendimin për Zotin, Krijuesin dhe presupozohet që kjo gjendje ta shoqërojë shpirtin gjatë gjthë jetës së tij, por rrethanat dhe kushtet e shoqërisë apo ambjentit ku jeton ndikojnë mbi shpirtin në aspektin e besimit, qetësisë dhe pastërtisë së tij. Nëse shpirti edukohet, mbrohet dhe ushqehet me gjendjen e tij pozitive fillestare, atëherë do të mbesë një shpirt i qetë, i pastër dhe besimtar, por nëse shpirti pas lindjes së njeriut orintohet drejt mohimit të Zotit, atëherë ai nuk mund të quhet më një shpirt besimtar, e si rrjedhojë ai do të humbë përfundimisht qetësinë dhe rehatinë për aq kohë sa vazhdon në këtë gjendje. Pra pastërtia shpirtërore është rrjedhojë e besimit tek Zoti dhe ky i fundit është kusht për të.
Angazhimi për të pastruar shpirtin nuk është një çështje e thjeshtë dhe atë mund ta arrijë vetëm besimtari i bindur dhe pendues tek Zoti Iitij, sepse sado vështirësi e pengesa të hasë njeriu gjatë rrugëtimit të pastrimit shpirtëror të tij, vendosmëria dhe dëshira për të fituar dashurinë e Zotit do t’ia lehtësojnë dhe do t’i japin atij qëndresë e durim në këtë rrugëtim.
Besimi tek Zoti është kushti i parë për të pasur një shpirt të pastër dhe ky besim është dhuratë nga Allahu i Cili thotë: “ Atë të cilin Allahu e udhëzon, është në rrugë të drejtë, ndërsa atë të cilin Allahu e shpie në humbje, është vërtet i humbur.” (Kuran: 7 – 178). E përderisa udhëzimi është dhuratë nga Zoti, atëherë edhe pastërtia shpirtërore është dhuratë nga Zoti, sepse atë që Allahu e udhëzon drejt besimit, në të vërtetë e ka udhëzuar edhe në pastërtinë shpirtërore.
Çdo gjë e cila ka lidhje me botën tonë shpirtërore Zoti na e ka përmendur në Kuran dhe i Dërguari i Tij, Muhamedi (paqja e Zotit qoftë mbi të) në predikimet e tij, pra rruga e pastrimit të tij është e qartë dhe secili njeri është përgjegjës tek Zoti për shpirtin e tij, ai vetë mund ta shpjerë atë në shkatërrim apo shpëtim.

29 Këshilla se si ta bësh bashkëshortin tënd të lumtur

$
0
0

 

Asnjë vend në botë për nga bukuria dhe rehatia nuk mund të krahasohet me shtëpinë e lumtur. Kudo që të shkojmë dhe takohemi, nuk mund të jemi të rehatshëm sikur në shtëpinë ku është përhapur lumturia.
Shtëpi e lumtur është ajo shtëpi ku nuk ka grindje dhe zënka, ajo ku nuk dëgjohet zëri i lartë dhe i ashpër, ku nuk ka kritika të ashpra, ku njerëzit e shtëpisë e gjejnë qetësinë e tyre, paqen dhe rehatinë.
Përgjegjësia për krijimin e këtij ambienti bie mbi prindërit. Në këtë artikull dua të ekspozoj se si bashkëshortja me mençurinë, urtësinë dhe sjelljen e saj të mirë mund ta bëjë të lumtur burrin dhe shtëpinë e saj.

1. Mos harro se ti je përgjegjëse për lumturinë e fëmijëve dhe burrit tënd! Dije se kënaqja e burrit tënd do të shpie në Xhenet. Pejgamberi i Allahut, salallahu alejhi ve selem, thotë: “Ajo grua që shpërngulet nga kjo botë, kurse burri i saj ka qenë i kënaqur me të, do të hyjë në Xhenet.” Ibn Maxhe Tirmidhiu

2. Mos e ngarko burrin tënd përtej mundësive të tij. Mos i mbledh dëshirat tua dhe mos i tubo kërkesat në nje vend! Kështu do ta ngarkosh burrin dhe do ta largosh pret vetes. Nëse insiston në kërkesat e tua të shumta, lehte mund të ndodhë që të gjitha ato të refuzohen, dhe në te njëjtën kohë edhe ti të refuzohesh pa kurrfarë pendimi dhe të menduarit. Kujtohu se çka i tha Omer b. Abdulazi-
`zi djalit të tij: “Kam frikë se do t’ua ekspozosh njerëzve të gjitha obligimet, e ata do t’i refuzojnë të gjitha përnjëherë.”
Aliu transmeton se Pejgamberi, salallahu alejhi ve se- lem, ka thënë: “Vërtet Allahu e do gruan e këndshme dhe komunikative ndaj burrit të saj, ndërsa që largohet nga të tjerët.” Dejlemiu

3. Mos kërko prej tij që t’i përvetësojë të gjitha virtytet dhe gjërat pozitive të cilat dëshiron t’i ketë ai! Shumë rrallë ndodh që një njeri t’i ketë të gjitha cilësitë pozitive!

4. Kur burri martohet me gruan, në vete ka fotografinë e gruas së dashur të tij ashtu siç e ka parë herën e parë. Kjo fotografi në te mbetet tërë jetën,prandaj mos e prish këtë fotografi!
Ruaje bukurinë dhe freskinë tënde, elegancën, shëndetin dhe ëmbëlsinë e të folurit! Mos fol me të me zë të ashpër! Mos i përsërit shprehjet e rrugës! Nëse nuk kujdesesh për këto veçori ideale të gruas, fotografia yte në sytë e burrit do të jetë e vruguar dhe do të jesh larg nga shfaqja për gruan e mrekullueshme të cilën çdo burrë dëshiron ta ketë.
Duke e përshkruar bashkëshorten e mirë, Pejgamberi i Allahut, salallahu alejhi ve selem, thotë: “Kur të shikosh në te, të bën të lumtur.”Iben Maxhe

5. Kujdesu për fenë tënde! Vishu me hixhabin islam dhe mos lejo që ndokush të shohë ndonjë pjesë të trupit tënd, madje edhe për një moment! Burri yt është xheloz për ty dhe dëshiron që të të shohin vetëm ata që është e lejuar me fe.
Një njeri u martua me një vajzë, hixhabi dhe devotshmëria e së cilës e kishte mahnitur kur ajo shoqes së saj në bisedë ia kishte kthyer: “Do të ndodhë vetëm ajo që ka caktuar Allahu.” I ka thënë se do ta kujtojë çdoherë në atë fotografi fisnike – besimtare në Allahun, e kënaqur me caktimin e Tij, e lidhur për principet e larta dhe idetë e pastra. Burri yt në ty le të sheh këtë grua. Mos e prish këtë fotografi në shpirtin dhe zemrën e tij! Zbukurohu për të para se të kthehet në mbrëmje në shtëpi! Le të të gjejë në gjendjen më të mirë. Vishu me tesha të pastra dhe të rastit! Parfymosu me erën të cilën ai e do! Vendoji stolitë të cilat ai t’i ka dhuruar! Ai dëshiron t’i shohë në ty ata që t’i ka dhuruar. Sillu sikur kur të shkosh në vizitë të ndonjë shoqeje ose farefisi!

6. Mos e le pas dore burrin tënd për shkak të punëve të shtëpisë! Mos u angazho me përgatitjen e ushqimit, pastrim dhe punë tjera kur ai të vjen në shtëpi i lodhur dhe i rraskapitur! Të sheh vetëm në kuzhinë, në teshat e punës dhe përgatitjes së ushqimit. Kryeji këto punë derisa ai nuk është prezent!

7. Rregulloje shtëpinë tënde si duhet! Ndryshoja vendin mobilieve kohë pas kohe! Përdore dhuntinë tënde artistike derisa e zgjedh vendin e kornizës, zbukurimeve etj.

8. Le të mos zejë paniku për shkak të ndjenjave të ndezura flakë, dashurisë që vlon dhe ëndrrave në zhgjëndërr që i ke ndjerë para martesës! Ato qetësohen në martesë dhe shndërrohen në dashuri të qetë dhe stabile.

9. Burri e ka fjalën kryesore në lidhjen bashkëshortore, kurse ti je përgjegjëse për suksesin, përshtatjen dhe pajtimin në lidhjen bashkëshortore. Pa marrë parasysh se sa je e suksesshme në shkencë, kulturë, pozitë dhe pushtet – kërko strehim te burri yt dhe mos e kundërshto në mendime! Ji aktive në çështjet e tij dhe mos u bën e ndërlikuar! Ndërrimi i frytshëm i mendimeve është më i mirë se polarizimi destruktiv i tyre.

10. Bëja me dije burrit se je pjesëmarrëse në ndjenjat e tij, gëzimet dhe brengat! Le të ndjehet sikur është duke jetuar në rrethim të qetë që të mund t’i përkushtohet punës dhe krijimtarisë. Kështu jeta e tij do të jetë frytdhënëse.

11. Provo që të folurit tënd të jetë i këndshëm, buzëqeshja e shëndrritshme, mahia – freskuese dhe e peshuar. Mos u bëj e mërzitshme dhe e dekurajuar! Mos u merr me biseda të kota dhe të shëmtuara! Nuk duhet të jesh e lodhur dhe e rraskapitur!

12. Tregoja burrit tënd shkathtësitë e tua, veçantitë dhe përparësitë që i ke para grave tjera! Ai do të krenohet me veçoritë tua nëse je precize në atë që e punon.

13. Mos e humb kohën në biseda telefonike me shoqet tua, as në leximin e revistave të ndryshme që shkruajnë për aktorë dhe aktore, këngëtarë dhe këngëtare! Mos e kalo kohën duke lexuar romane dashurie dhe fantazia! Këso lloj revistash në kohën e sotit ka shumë, por ka edhe shumë gra që shumicën e kohës së tyre e harxhojnë duke lexuar revista imorale dhe të padobishme.

14. Zgjidhi ato revista që do të ketë dobi mendja dhe shpirti yt, që do ta avancojnë arsimimin tënd dhe do të ndihmojnë të zgjedhësh disa probleme rreth shtëpisë dhe fëmijëve!

15. Në televizion shikoi vetëm ato emisione prej të cilave do të kesh dobi nga të cilat do të përfitosh njohuri dhe përvoja të reja! Mos e humb kohën me seriale të pavlefshme dhe filma të fëlliqur!

16. Nxite burrin tënd të merret me aktivitete sportive dhe fizike jashtë shtëpisë! Ec me të kur të kesh mundësi dhe kënaquni në ajër të pastër gjatë uikendeve dhe sa herë që ju jepet rasti për këtë!

17. Zgjidhe momentin e përshtatshëm për shfaqjen dhe zgjidhjen e problemeve familjare! Sepse është rëndë
të zgjidhen problemet para se të niset burri në mëngjes për në punë. Atëherë nuk ka kohë. Mos fol për problemet kur të kthehet nga puna i lodhur dhe i rraskapitur! Koha më e mirë për analizimin dhe zgjidhjen e problemeve është mbrëmja. Mos fol për problemet në prezencë të fëmijëve që të mos mendojnë se ata janë barrë e rëndë për ty dhe burrin tënd ose se janë ata shkak i mosmarrëveshjeve tuaja.

18. Mos e prit burrin në derë me ankesa dhe vërejtje për gjëra të parëndësishme siç është të qajturit e fëmijes. Mos kërko prej tij të luan rolin e policit mes fëmijëve – polici i cili duhet ta kapë të akuzuarin, ta gjykon dhe dënon.

19. Mos e kritiko sjelljen e burrit para fëmijëve. Assesi mos përdor shprehje të papërshtatshme të cilat pastaj fëmijët më vonë do ti përsërisin, p.sh., “erdhi fatkeqësia”, “erdh problemi” …

20. Posaçërisht ke kujdes nga teprimi në xhelozi dhe kritikë. Largohu prej veprimeve që do të ngjallin xhelozi te ai dhe turbullon mendjen. Abdullah b. Xhafer b. Ebu Talibi bijën e tij e ka këshilluar: “Ke kujdes nga xhelozia sepse ajo është dera e divorcit. Ke kujdes nga kritika e tepruar sepse ajo ngjall urrejtje.”

21. Mos u bën xheloze në dashurinë që ka burri ndaj nënës dhe babait të tij. Si mund të pranojmë që bashkë- shortja muslimane të fillon jetën e saj me xhelozi ndaj dashurinë që e ka burri ndaj familjes së tij? Kjo është dashuri natyrore që nuk ka të bëjë me dashurinë ndaj gruas. Si mund të pranojmë që gruaja muslimane prej burrit të saj të kërkon të fillon jetën duke mos i’u nënshtruar Allahut dhe Pejgamberit të Tij? Të mos e respekton dhe përfillë familjen e tij, të ndërprenë lidhjet farefisnore për të kënaqur gruan!?
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve selem, na tregon se në këtë mënyrë do të ndërrohet gjendja dhe sjellja e muslimanëve në të ardhmen dhe se “burri do ti nënshtrohet gruas e nuk do ti nënshtrohet nënës; do ti qëndrojë besnik shokut, kurse i vrazhdë me babain e tij!”

22. Mos i përcjell problemet që i ke në shtëpi te familja yte. Kështu ata do ti kthesh kundër burrit tënd. Zgjidhi problemet tua në bashkëpunim me burrin tënd.

23. Mos e ngrit veten mbi burrin tënd nëse ke pasuri më tepër se ai, nëse je ne pozitë shoqërore më të lartë se ai dhe nëse ke më tepër dituri dhe je e arsimuar. Nuk lejohet të zvogëlohet rëndësia e burrit, të ulet vlera e tij dhe ngritësh mbi te. Pejgamberi i Allahut, sal-lall-llahu alejhi ve selem, ka thënë: “Allahu i Lartësuar nuk do ta shikon gruan e cila nuk ka qenë falënderuese ndaj burrit të saj edhepse pa te nuk mundet.”Nesai Hakimi

24. Mos i refuzo obligimet që i ke ndaj familjes. Pejgamberi i Allahut, sal-lall-llahu alejhi ve selem, thotë: “Kur gruaja fle e shmangur (refuzon) nga shtrati i burrit të saj, melekët atë e mallkojnë tërë natën deri në agim”. Në një transmetim tjetër thuhet: “derisa ajo nuk kthehet në shtratin e tij.” Mutefekun alejhi
Mos agjëro nafile pos me lejen e tij. Pejgamberi i Alla- hut, sal-lall-llahu alejhi ve selem, thotë: “Gruaja të mos agjërojë (agjërim nafile), pos me leje nga burri i saj, e as ta lejon ndokënd të hyjë në shtëpinë e tij pa lejen e tij.” Buhariu.

25. Mos harro se çfarë ka bërë burri yt për ty. Pejgamberi i Allahut, sal-lall-llahu alejhi ve selem, ka përmendur se një prej shkaqeve që do të hyjë gruaja në Xhehenem është mosfalenderimi i gruas ndaj burrit. Ai këtë e quan kufër. Djali i Abasit, radijall-llahu anhu, transmeton se i Dërguari i Allahut, sal-lall-llahu alejhi ve selem, ka thënë:”Unë e pashë Xhehenemin dhe pashë se banorët e tij më së shumti ishin gra, për arsye se ato nuk falënderojnë”. Dikush i tha: “A është kjo nga shkaku se ato nuk besojnë Allahun, subhanehu ve teala?” Ai tha: “Shkaku është se ato nuk i falënderohen burrave të tyre dhe nuk i respek- tojnë ata. Po të sillesh me ato mirë çdoherë dhe nëse një- herë ajo sheh në ty diçka që nuk e pëlqen, ajo do të thotë: Unë asnjëherë nuk kam parë ndonjë të mirë prej teje”Buhariu

26. Kujdesu për pasurinë e burrit tënd. Harxho prej saj vetëm ate që ai ta lejon dhe me të cilën ai pajtohet. Pejgamberi i Allahut, sal-lall-llahu alejhi ve selem, thotë: “Nuk duhet të harxhon gruaja nga pasuria e burrit të saj pos me lejen e tij.” E pyetën: “O i Dërguar i Allahut, mad- je as për ushqim?” “Kjo është pjesa më e mirë e pasurisë tonë”, u përgjigj.Tirmidhi

27. Nëse je prej atyre nënave që punojnë, mos mendo se burri dhe fëmijët kanë nevojë vetëm për para. Nëna nuk mund ta kompenson me para ate që e ka lëshuar në planin human. Qumështi artificial asnjëherë nuk mund ta zëvendëson qumështin natyral, qumështin e nënës! Ngrohtësia e shërbëtores nuk mund ta zëvendëson ngrohtësinë e nënës! Ushqimi i shërbëtores mosbesimtare nuk mund ta zëvendëson ushqimin e gruas së pastër! Edukimi i edukatores së paarsimuar nuk mund ta kompenson edukimin e nënës së vetëdijshme.

28. Mos fërgëllo nga puna e burrit tënd. Është gjë e shëmtuar kur disa gra kukasin dhe ankohen nga puna e burrave të tyre. Dhe ky ankim manifestohet me bërjen e problemeve, duke u ankuar vazhdimisht, duke e akuzuar burrin për lënie të saj pasdore… apo duke shkuar në shtë- pinë e nënës së saj në mënyrë demonstrative…

29. Ki ndërmend se burri është mësuar të shikon se si nëna e tij është zgjuar e para. Pastaj ajo i ka zgjuar të tjerët, u ka përgatitur mëngjesin dhe i ka ndihmuar të vegjlit të vishen. Atij nuk do ti vjen mirë të sheh se si gruaja e tij flenë derisa dielli të ngritet lartë në kupën e qiellit!
Ki ndërmend se shtëpia përplot me dashuri dhe qetësi, me besim dhe respekt reciprok, ku ushqimi një co- pë bukë dhe një gotë me ujë është më e mirë se shtëpia përplot me mish dhe ushqime të mira ku sundon grindja dhe fatkeqësia.

Zbutja e zemrës

$
0
0

Zbutja e zemrës

Zbutja e zemrës nis nga përkujtimi i Allahut, sepse përmendja e Allahut e bën të përulur zemrën, e përmirëson, e zbut dhe largon prej saj harresën dhe shkujdesjen.

Allahu i Lartësuar thotë: ” Ata që besojnë dhe zemrat e të cilëve qetësohen kur përmendet Allahu. Vërtetë që zemrat qetësohen me përmendjen e Allahut.” (Er-Rad: 28)

Një njeri u ankua tek Hasan El-Besri për ashpërsinë dhe ngurtësinë e zemrës dhe ai i tha: “Zbute me dhikrin” gjithashtu ka thënë se: “Mexhliset e dhikrit ngjallin dijen dhe e bëjnë zemrën të përulur.”

Viewing all 11558 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>