Quantcast
Channel: Mjeksia Islame
Viewing all 11558 articles
Browse latest View live

Surja – 36. Jasin – Muhamed el Luhaidan ( me përkthim shqip)

$
0
0

Surja – 36. Jasin – Muhamed el Luhaidan ( me përkthim shqip)

Qetëso shpirtin me Kuran – Relaksohu


Prerja e kërthizës

$
0
0

Pas daljes tënde në këtë botë prehet litari i kërthizës dhe mbetet përgjithmonë gjurma e saj në trupin tënd që ta kujtosh gjithmonë njeriun e saj, madhështinë e asaj e cila të ushqehu nga trupi i saj.

O Zoti im, ngrite atë, shumëfishoja të mirat për shkak të mundimeve që ia shkaktova sa isha në trupin e saj!

 

“Zoti im! mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël.” (El-Isra: 24)

 

Përktheu: Qendra Kur’anore

Mos i godisni fëmijët tuaj

$
0
0
Prindërit i godasin fëmijët kur e ndjejnë se nuk mund ta kontrollojnë dot veten e tyre dhe ndihen të pashpresë. Fëmija mund t’ju frustrojë, por kjo nuk është një arësye e mjaftueshme për ta goditur. Dhuna është një problem i prindit dhe jo faji i fëmijës.
Rrahjet, shuplakat, apo goditjet si formë dënimi u mëson atyre se nuk ka problem t’i godasësh të tjerët për të zgjidhur problemet dhe kjo mund t’i mësojë ata të ndëshkojnë të tjerët në të njëjtën mënyrë me të cilën janë ndëshkuar vetë.
Ndëshkimet fizike ndalojnë sjelljen e padëshiruar vetëm për një kohë të shkurtër. Edhe me një ndëshkim shumë të ashpër fëmijët mund të përshtaten, kështu që ka pak ose aspak afekt. Përdorja e mëtejshme e ndëshkimit është po njëlloj joefektive.
Metodat jofizike të disiplinimit i ndihmojnë fëmijët të kontrollojnë emocionet e tyre dhe u mësojnë atyre mënyra të tjera jo të dhunshme për të zgjidhur problemet.

Ja tek janë disa sugjerime:

  • T’i lesh vetëm si formë ndëshkimi për disa minuta, zakonisht 1 minutë për çdo vit jetë ( psh. Nëse fëmija është 3 vjeç e lemë tre minuta. Kjo nuk është e përshtatshme për fëmijët shumë të vegjël),
  • Largimi nga disa privilegje apo argëtime,
  • Mos lejimi për të dalë për të luajtur apo për të marë pjesë në aktivitete të tjera të shkollës apo lagjes (kjo është e përshtatshme vetëm për fëmijët më të mëdhenj apo adoleshentët).
    Ndëshkimi që nënkupton largimin nga disa priviligje apo moslejimi për të dalë duhet të zbatohet në mënyrë të vazhdueshme për periudha të shkurtra kohe.

Fëmijët kanë nevojë të ndjejnë se nëse bëjnë gabime, janë në gjendje t’i korrigjojnë ato. Tregojuni atyre si të mësojnë nga gabimet e tyre. Ndihmojini ta kuptojnë ku gabuan dhe si mund të shmangin kryerjen e gamimeve të ngjashme në të ardhmen. Në këtë rast është veçanërsht e rëndësishme që të mos i shqetësoni ata tepër dhe të mos i poshtëroni. Fëmijët kanë gjithmonë nevojë të ndjejnë dashurinë dhe respektin tuaj.
Një qasje mjaft pozitive për të ndryshuar sjelljen është t’u jepni rëndësi shpërblimeve për sjelljen e mirë, se sa të ndëshkoni për sjelljen e keqe. Sillni ndër mend se lavdërimi dhe dashuria janë shpërblimet më të mira.
Jini këmbëngulës për zbatimin e rregullave dhe disiplinën. Kur ju vendosni një rregull zbatojeni atë deri në fund. Fëmijët kanë nevojë për një strukturë me rregulla të qarta për sjelljen e tyre. Të vendosësh rregulla e të mos i zbatosh ato i fut fëmijët në konfuzion dhe u mëson atyre si mund të shpëtojnë pa u lagur.
Prindërit duhet t’i përfshijnë fëmijët në vendosjen e rregullave kurdoherë që të jetë e mundur. Shpjegojuni fëmijëve se çfarë prisni prej tyre si dhe pasojat që vijnë prej prej moszbatimit të rregullit që keni vendosur. Kjo do t’i ndihmojë ata të mësojnë të sillen në mënyra që janë të përshtatshme për vetë ata dhe për të tjerët.
Dhuna e përjetuar në shtëpi është tmerruese dhe e dëmshme për fëmijët. Ata kanë nevojë për një strehë të sigurt dhe njerëz që i duan ku nuk kanë pse të rriten me frikë. Një fëmijë i cili ka qenë dëshmitar dhune në shtëpinë e tij jo gjithmonë bëhet i dhunshëm, por ai ose ajo ka më shumë të ngjarë që të përpiqet t’i zgjidhë konfliktet me anë të dhunës.
Punoni për ta bërë shtëpinë tuaj një vend të sigurt dhe jo të dhunshëm dhe gjithmonë kritikoni sjelljen e dhunshme midis motrave dhe vëllezërve. Mbani ndër mend se edhe debatet armiqësore dhe agresive midis prindërve i frikësojnë mjaft fëmijët dhe u japin një shembull mjaft të keq.
Nëse në familjen tuaj ka njerëz që lëndojnë fizikisht apo verbalisht njëri-tjetrin, kërkoni ndihmë nga një psikolog. Ai apo ajo do t’ju ndihmojë ju dhe familjen tuaj të kuptoni pse shfaqet dhuna dhe si ta ndalloni atë.

 

Ndikimi psikofizik i lutjes Kuranore në shëndetin e njeriut

$
0
0

 

 

Allahu i madhërishëm në Kuranin famëmadh urdhëron e thotë:
“E kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet, pra për të qenë ata drejt të udhëzuar, le të më përgjigjen ata Mua dhe le të më besojnë Mua.”
(El – Bekare, 186)

Si dhe:
“Zoti juaj ka thënë: “Më thirrni Mua, Unë ju përgjigjem, e ata që nga mendjemadhësia i shmangen adhurimit ndaj Meje, do të hyjnë të nënçmuar në xhehennem.”
(Gafir, 60)
Duke shpalosur Kuranin fisnik do të hasim në shumë lutje madhështore të cilat na i mëson Allahu i madhërishëm. Secila prej këtyre lutjeve paraqet një burim të bukurisë, elokuencës, madhështisë, e mbi të gjitha qetësisë, harmonisë si dhe ndikim të thellë në psikën, zemrën dhe organizmin e njeriut në përgjithësi.
Allahu i madhërishëm na mëson se edhe profetët e nderuar në momentet më të vështira i drejtoheshin Allahut me lutje të sinqertë që buronte nga zemra.
Përkujtojmë lutjen e Zekeriasë a.s.:
“Tha: “Zoti im! Vërtet, mua më janë dobësuar eshtrat, më janë përhapur thinjat në kokën time, e me lutjen time ndaj Teje o Zoti im, asnjëherë nuk kam qenë i dëshpëruar.”
(Merjem, 4)
Pra, në momentet kur çdo gjë dukej e humbur, larg dhe pashpresë, pejgamberi i moshuar me shpirt e me zemër në vetmi i drejtohet Allahut të Gjithëmëshirshëm për t’i falë djalë:
“(Përkujto) Edhe Zekirijain kur e luti Zotin e vet: “Zoti im, mos më lë të vetmuar se Ti je më i miri trashëgues (pas çdokujt).”
(El – Enbija, 89)

Poashtu, Ejjubi a.s. siç tregon Kurani fisnik:
“(Përkujto) Edhe Ejubin kur iu drejtua Zotit të vet me lutje: “Më gjeti belaja, e Ti je më Mëshiruesi ndër Mëshiruesit!”
Ne iu përgjigjëm atij nga mëshira Jonë, ia hoqëm ato vështirësi që i kishte, i dhamë familjen e tij dhe aq sa ishin ata, dhe e bëmë përkujtim për të devotshmit.”
(El – Enbija, 83-84)
Në thellësitë e detit në errësirën e barkut të peshkut, u dëgjua zëri i sinqertë dhe plot dhembshuri i Junusit a.s.:
“(Përkujto) Edhe atë të peshkut (Junusin) kur doli i hidhëruar (prej popullit) dhe mendoi se nuk do t’i vijë më puna ngushtë, po në errësira ai tha se: “Nuk ka Zot pos Teje. Ti je i pastër, nuk ke të meta. Unë i bëra padrejt vetes!”
Ne iu përgjigjëm atij, e shpëtuam nga tmerri. Kështu i shpëtojmë Ne besimtarët.”
(El – Enbija, 87-88)
Ja, para nesh shpaloset tregimi i Musait a.s. kur nuk kishte asgjë pos shkopit të tij në momentet më të vështira i drejtuar kah tirani më i madh i kohës, Faraoni, me lutje që buron nga zemra, plot bindje e sinqeritet:
“Ai (Musai) tha: “Ma zgjero (më ndihmo) gjoksin tim!
Dhe më lehtëso në këtë punë timen!
Ma zgjidh nyjen e gjuhës sime!
Që ta kuptojnë fjalën time!
Më cakto një ndihmëtar nga familja ime,
Harunin, vëllain tim,
Që me të të ma forcosh fuqinë time,
Bëma shok atë në punën time,
Në mënyrë që të madhërojmë Ty më shumë,
Dhe të përkujtojmë Ty shpesh.
Vërtet, Ti je Ai që na sheh dhe na i di punët.”
(Ta Ha, 25-35)

Gjatë lutjes personi përjeton shpresën, dashurinë dhe qetësinë shpirtërore. Kjo forcon funksionet e tij fizike dhe psikike, freskon zemrën, dhe në këtë mënyrë mënjanon sëmundjen.
Brenga është një gjendje e rëndë shpirtërore e cila formohet te njeriu në momentin kur ndodhet para një problemi të madh, të cilin mendon se nuk mund t’a zgjidhë. Kjo njëherësh është faza e parë e tronditjes psiqike që ndikon në strukturën e personalitetit.
Borxhi shkakton një gjendje të tendosur psikofizike tek njeriu. Nuk ka brengosje më të madhe për njeriun se borxhi, sepse nuk e lë të qetë as ditë as natë.
Tregohet se një herë Muhammedi, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në xhami kishte takuar një njeri të quajtur Ebu Umame.
– Prej nga ti në xhami, pasi ende nuk është koha e namazit? – e pyeti Muhammedi, a.s.
– Më kanë kapluar brengat dhe borxhet, – u përgjigj Ebu Umame.
– A dëshiron të t’i mësojë disa fjalë, të cilat, kur t’i shqiptosh, do të të shpëtojnë nga brenga dhe t’i paguash borxhet tua? – e pyeti Muhammedi, a.s.
– Dëshiroj, o i Dërguari i Zotit, – tha Ebu Umame.
– Kur të zgjohesh dhe kur të biesh, thuaj:
“O Zot, po të lutem (të më mbrosh) nga brenga dhe pikëllimi, nga pamundësia dhe përtacia, nga koprracia dhe frika, nga ajo që të më pushtojë borxhi dhe të më mbisundojnë njerëzit!”

Ebu Umame më tutje rrëfen:
“Unë e thoja këtë dhe Zoti më shpëtoi nga brenga dhe lava borxhin.”
Nga rrëfimi i lartpërmendur kuptohet se Muhammedi, a.s., e udhëzoi Ebu Umamen t’i thotë fjalët e përmendura si lutje të sinqertë drejtuar Zotit të Madhërishëm, për ta lehtësuar dhe liruar nga brenga dhe borxhi. Duhet theksuar se lutjet e Muhammedit, a.s., nuk janë vetëm lutje të rëndomta, por në to shprehet realiteti, thelbi i jetës dhe rruga e përkryerjes njerëzore.
Andaj, lutjet e të Dërguarit të Zotit duhet kuptuar, analizuar me themel, duke medituar rreth përmbajtjes së tyre dhe njëherit duke vepruar dhe jetuar sipas tyre.
Konkretisht, nëse analizojmë me vëmendje, Muhammedi, a.s., nuk e ka mësuar kot njeriun e zhytur në borxhe që t’i lutet Zotit të Gjithëfuqishëm për ta ruajtur nga përtacia dhe pasiviteti. Me këtë Muhammedi, a.s., tërheq vërejtjen se njeriu shpëton prej borxheve, brengave dhe peripetive jetësore me punë të vrullshme, të ndershme e të palodhshme dhe duke iu drejtuar Zotit të Gjithëmëshirshëm për ndihmë të vijueshme.
Nga thënia e cituar e Muhammedit, a.s., e cila është tejet aktuale në kohën tonë, kur shumica e njerëzve janë të zhytur në brenga dhe borxhe, kuptohet se në radhë të parë duhet t’i drejtohemi Zotit të Madhërishëm me lutje të sinqertë, që buron nga zemra dhe shpirti, për të na shpëtuar nga brenga dhe dëshpërimi.
Dëshpërimi apo mërzia është faza e dytë e brengës. Është gjendje më e rëndë shpirtërore, me efekte të dukshme në sferën psiqike.
Dëshpërimi, nëse nuk parandalohet, mund ta kaplojë tërësisht njeriun, duke shkaktuar tek ai depresion të thellë psiqik dhe duke paralizuar tërë aktivitetin e tij.
Shkenca bashkëkohore vërteton se depresionet e rënda psiqike shkaktojnë lirimin e substancave kancerogjene në sistemin nervor qendror dhe favorizojnë sëmundjet kancerogjene si dhe rënien e proceseve imunobiologjike.
Ilaçi më efikas kundër dëshpërimit, sipas religjionit, është durimi.
Besimtari në momentet më të vështira të jetës,kur vihet në sprovë, duhet të gjejë forcë për të bërë durim. Ai duhet ta bëjë durimin si shokun më të ngushtë, sepse Zoti është me durimtarët, siç bën aluzion verseti vijues i Kur’anit famëmadh:
“Ne do t’ju sprovojmë me ndonjë frikë, me uri, me ndonjë humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet, po ti jepju myzhde durimtarëve, të cilët, kur i godet ndonjë e pakëndshme, thonë: “Ne jemi të All-llahut dhe ne vetëm tek Ai kthehemi!”
Të tillët janë që te Zoti i tyre kanë bekime e mëshirë dhe të tillët janë ata të udhëzuarit në rrugën e drejtë.”
(El – Bekare, 155-157)
Dy veti të tjera negative, për të cilat duhet kërkuar mbrojtje nga Zoti, janë pasiviteti dhe përtacia.
Pasivitet do të thotë t’ia kthesh shpinën problemeve. Kjo është veti e dëmshme si për individin ashtu edhe për shoqërinë njerëzore. Në mjerimin tonë të tanishëm nuk kemi të drejtë të lavdërohemi me formën e dikurshme të Islamit, por ne duhet të kuptojmë se pikërisht pasiviteti dhe koprracia e ka shkaktuar dekadencën tonë të tanishme, sepse Islami nuk ka qenë kurrë pengesë e përparimit, e punës dhe e shkencës.
Ai i çmon aktivitetet intelektuale të njeriut deri në atë shkallë, sa që ato i vë mbi engjëjt.
Përtacia dhe pasiviteti janë pengesë e përparimit njerëzor.
Çdo besimtar në zemrën e tij bart të gjitha mundësitë e suksesit apo të dështimit. Për këtë Zoti i Madhërishëm thotë:
“Atij (njeriut) i takon ajo që e fitoi dhe atij i bie ajo (e keqe) që e meritoi”.
(El – Bekare, 286)
“Dhe se njeriut nuk i takon tjetër vetëm se ajo që ka punuar.”
(En – Nexhm, 39)
Fjala e Profetit, a.s., e shpreh shumë bukur besimin e punës kur thotë:
“Pranë Muhammedit, a.s. kaloi një njeri me nxitim. Shokët e Muhammedit, a.s., thanë:
“O i Dërguar i Zotit, sa mirë do të ishte sikur ky njeri të nxitonte me këtë energji në rrugën e Zotit”
Muhammedi, a.s., u përgjigj:
“Në qoftë se nxiton për të fituar kafshatën për fëmijët e tij, ai është në rrugën e Zotit; në qoftë se nxiton për të siguruar kafshatën për prindërit e tij të moshuar, ai është në rrugën e Zotit; në qoftë se nxiton në punë për të siguruar veten me nder, ai është në rrugën e Zotit. Por, në qoftë se është duke nxituar që të mburret dhe të lavdërohet, ai është në rrugën e djallit”
Më tej Muhammedi, a.s., na këshillon t’i lutemi Zotit të Madhërishëm të na ruajë nga frika dhe koprracia.
Edhe frika si fenomen psikologjik ndikon në paraqitjen e sëmundjeve nervore dhe kardiovaskulare.
Situata të cilën e përjetuam nga lufta dhe që po e përjetojmë tani është e mbushur me ankth dhe frikë të pandërprerë.
Muhammedi, a.s., ka thënë se lutja:
“Neve na mjafton Zoti, Ai është mbrojtësi më i mirë” është siguria më e mirë për çdo frikë.
Sëmundje tjetër e rëndë është koprracia. Për këtë na e tërheq vërejtjen Kur’ani famëmadh:
“Ata, të cilët bëjnë koprraci me atë që nga të mirat e veta u dha All-llahu, të mos mendojnë kurrsesi se ajo është në dobi të tyre. Jo, ajo është në dëm të tyre.”
(Ali Imran, 180)

Njeriu koprrac nuk e shpenzon pasurinë e vet as për vete, as për të tjerët. Ai mendon se lumturia më e madhe është grumbullimi i pasurisë, prandaj nuk ua shpërndan të varfërve dhe nevojtarëve. Koprraci është gjithnjë në gjendje frike dhe stresi, nga shkaku të mos e humbë apo mos do t’i pakësohet pasuria. Ai gjithnjë ankohet se “nuk ka”, se “jeta është e shtrenjtë” se po “vijnë ditë të vështira” se “skamja po troket në dyert tona”,etj.
Për këtë Muhammedi, a.s., ka thënë:
“Te besimtari nuk mund të gjinden dy veti: koprracia dhe morali i keq”
Më tej Muhammedi, a.s., na këshillon t’i lutemi Zotit të madhërishëm të na ruajë nga borxhi, ngase të huazosh prej dikujt diçka është një gjë e rëndë. Këtë e vërtetojnë shumë thënie të Muhammedit, a.s.:
“I lutem Zotit të më ruajë nga mosbesimi dhe borxhi.”
“Ruajuni nga borxhi, ngase ky është natën brengë e ditën turp.”
“Borxhi shkon në dëm të fesë, dinjitetit njerëzor dhe nderit.”
“Kush e merr pasurinë e huaj me qëllim që t’ia kthejë, Zoti do t’ia mundësojë që ta kthejë me të vërtetë, e kush merr pasurinë e huaj me qëllim që ta keqpërdorë, Zoti do ta shkatërrojë atë.”
“Shehidit do t’i falet çdo mëkat e lëshim, përveç borxhit.”
Dhe nga pjesa e fundit e thënies së Muhammedit, a.s.: “Në fillim i lutemi Zotit të Plotfuqishëm të na mbrojë nga çdo armik dhe mbisundim i Tij.”
Transmetohet nga Pejgamberi s.a.v.s. që në dhembjet e stomakut është mirë të pihet mjalti me ujë të vakët, duke lexuar shtatë herë kaptinën El-Fatiha. Kaptina
El-Fatiha e çliron personin nga shqetësimet, frika, stresi, pikëllimi dhe melankolia.
Për shërimin e të enjturave pas namazit të rregullt duke medituar lexohen këto versete të Kuranit fisnik:
Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
“Sikur Ne ta zbritnim këtë Kur’an mbi ndonjë kodër, do ta shihje atë të strukur e të çarë prej frikës nga All-llahu. Këta janë shembuj që ua shkoqisim njerëzve, që ata të mendojnë.
Ai është All-llahu që nuk ka zot tjetër; vetëm Ai, që e di të fshehtën dhe të dukshmen, Ai është Mëshiruesi, Mëshirëbërësi!
Ai është All-llahu që nuk ka zot tjetër përveç Tij, sundues i përgjithshëm, i pastër (prej të metave që i mvishen), shpëtimtar (që i shpëton njerëzit prej ndëshkimit të padrejtë), sigurues (që i siguroi njerëzit me premtimin e vet dhe pejgamberët me mrekulli) mbikëqyrës (që mbikëqyr dhe përcjell çdo send), i plotfuqishëm, mbizotërues, i madhërishëm. I lartësuar është All-llahu nga çka i shoqërojnë!
Ai është All-llahu, Krijuesi, Shpikësi, Formësuesi. Të tij janë emrat më të bukur. Atë (All-llahun) e madhëron çka ka në qiej e në tokë dhe Ai është ngadhënjyesi, i urti!”
(El – Hashr, 21-24)

Lutja për shërim dhe mbrojtje nga syri i ligë:
Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
“Ai është që krijoi shtatë qiej palë mbi palë. Në krijimin e Mëshiruesit nuk mund të shohësh ndonjë kontrast, andaj drejto shikimin se a sheh ndonjë çarje?
Mandej, herë pas here drejto shikimin, e shikimi do të kthehet te ti i përulur dhe i molisur.”
(El – Mulk, 3-4)
Dhe verseti i fundit i kaptinës El-Kalem.
Lutja për shërimin e të parit të dobët dhe verbimit të natës:
Për këtë qëllim nevojitet që në enën e qelqit të shkruhet ky verset kuranor:
Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
“All-llahu është dritë (ndriçues, udhëzues) i qiejve e i tokës. Shembulli i dritës së Tij i gjason kandilit të vendosur në një zgavër të errët. Kandili gjendet brenda një qelqi si të ishte yll flakërus e që ndizet prej (vajit të) një druri të bekuar, prej ullirit që nuk mund të quhet as i lidjes e as i perëndimit, e vaji i tij ndriçon pothuajse edhe pa e prekur zjarri. Dritë mbi dritë. All-llahu udhëzon kah drita e Vet atë që do Ai. All-llahu sjell shembuj për njerëzit. All-llahu çdo gjë di shumë mirë.”
(En – Nurë, 35)
Pasi të shkruhet e të shpërlahet me ujë, uji të vendoset në një gotë dhe me të të lyhen kapakët e syve. Gjithashtu, leximi i rregullt i Kuranit duke e parë dhe mësuar përmirëson të parët.
Kjo është fuqia magjike dhe mahnitëse e fjalëve të Kuranit fisnik që ndikojnë në organizmin e njeriut. Mesazhi i tij është i qartë:
“Ne të shpallim Kur’anin që është shërim dhe mëshirë për besimtarët, kurse jobesimtarëve nuk u shton tjetër përpos dëshpërim.”
(El – Israë, 82)

Gjatë lutjeve një prej emrave të Allahut të madhërishëm është Rabb. Përveç kuptimit Zot, ka edhe kuptimin “Edukues”, dhe nga kjo rrjedh fjala “terbije”, të cilën e njohim nëpërmes sintagmës “terbijetun-nefs” – “edukim i egos”. Ndërsa fjala “Allah” arrin barazpeshën e sistemit kardiorespirator.
Mund të themi se njeriu sot vuan nga varfëria shpirtërore. Për këtë profesor Nasr thotë se njeriu duhet të jetë përherë në lutje, sepse në këtë mënyrë vendos harmoninë në mes njeriut dhe tokës. Në realitet, njeriut të sotëm të depersonalizuar, lutja ia kthen integritetin që ia ka rrënuar kultura dhe civilizimi modern.
Lutja e përmbledh njeriun në bindje kozmike ndaj Allahut të madhërishëm.

Kështu Kurani fisnik thotë:
“A nuk e di për All-llahun se Atij i lutet kush është në qiej e në tokë, madje edhe shpezët krahhapura. Të gjithë e dinë dhe janë të udhëzuar për lutje ndaj Tij dhe për madhërimin ndaj Tij. All-llahu e di ç’punojnë ata.”
(En – Nurë, 41)

Lutja vendos një ekuilibër të përkohshëm mes trupit dhe shpirtit që ata të përjetojnë së bashku një ekzistencë të harmonizuar paqësore.
Gjatë lutjes dhe përvojave të ndryshme transhendentale, substanca të caktuara endogjene nëpërmes trurit lirohen në organizëm. Këto substanca quhen opoide. Këto përfshijnë enkefalinën dhe endorfinën që janë përgjegjës për eufori, qetësi dhe çiltërsi.
Beta-lipotropina ndahet duke formuar tri produkte aktive kryesore që quhen meta-enkefalina, gama-endorfina dhe beta-endorfina.
Beta-endorfina është më aktivja. Ajo është njëzet herë më e fuqishme se morfina.
Përveç që eliminojnë dhimbjen, këta analgjetikë narkotikë shkaktojnë një ndjenjë të fuqishme të euforisë.
Atmosfera gjatë lutjes është një ilaç i fuqishëm anti-stres. Stresi ndikon në cilësinë e jetës dhe është shkak potencial për shumë sëmundje.
Lutjet e Kuranit normalizojnë sistemin nervor dhe qetësojnë gjendjen e ankthit. Rregullojnë bioritmin e lutësit, stabilizojnë sistemin kardiovaskular, endokrin, ritmin e zemrës dhe likuorin cerebrospinal.
Lutjet në Islam janë të veçanta, të kombinuara me lëvizje të trupit dhe meditimin e koncentruar, japin një model të veçantë të relaksimit dhe qetësisë psikofiziologjike.
Pra, lutjet kuranore kanë karakter multidimensional. Kështu duke u lutur besimtari krijon marrëdhënien e devocionit me Zotin, mes individit dhe anëtarëve të shoqërisë dhe mes njeriut dhe natyrës së tij të brendshme shpirtërore.
Në fund i bashkangjitemi lutjes që Allahu i madhërishëm ia mësoi Muhammedit a.s.:
“Thuaj: “Zoti im, më shto dituri!”
(Ta Ha, 114)

 

 

Dr.sc. Ali F. Iljazi

 

Profili Psikologjik i Profetit Muhammed a.s

$
0
0

 

Prof. Dr. Pajazit Nushi

Profili Psikologjik i Profetit Muhammed a.s. është pjesë e interesimeve të përhershme për njohjen e tërësishme të personalitetit të tij, i cili në tërësinë e vet e ka strukturën antropologjike, fetare, etike, juridike, arsimore e shkencore. Për njohjen e secilës strukturë të personalitetit të Profetit Muhammed a.s. janë kryer studime të njëpasnjëshme në shumë vend edhe janë botuar rezultatet e këtyre studimeve në shumë gjuhë të popujve, sidomos të vendeve islame. U botuan monografi, tekste enciklopedike sidomos në enciklopeditë e fesë islame në arabishte, në anglishte, në frëngjishte, spanjishte, rusishte, të thuash në të gjitha gjuhët e popujve të të gjitha kontinenteve. U botuan përkthime dhe studime burimore edhe në gjuhën shqipe në Tiranë, Shkup, në Prishtinë dhe nga ana e shqipfolësve të vendeve të ndryshme duke përfshirë edhe disa botime të ve çanta të botuara nga diaspora shqiptare. Botime të këtilla u realizuan edhe nga institucionet e fesë krishtere, madje edhe nga institucionet laike.

Me gjithë këtë, edhe sot pohohet se njohuritë për jetën e Profetit janë të pakta pavarësisht nga fakti se biografia e tij e parë u shkrua qysh në shekullin e tetë nga Ibn Ishak dhe u botua një shekull më vonë nga Ibn Hasham. Të pakta janë posaçërisht shkrimet për personalitetin e Profetit në psikologjinë e fesë islame në kuptimin e personalitetit si pasqyrë e brendshme e shpirtit dhe e sjelljeve të jashtme, që e përcaktojnë thelbin njerëzor dhe fetar, në mbështetje të të cilit personaliteti i Profetit Muhammed a.s. ka ndryshuar jo vetëm nga të gjithë të tjerët para edhe pas tij, por edhe nga profetët e tjerë. Në këtë pikëpamje psikologjisë së personalitetit nuk i ka ndihmuar sa duhet as metoda e psikografisë dhe as procedurat e tjera që zbatohen për hulumtime në psikologjinë e personalitetit.

Pavarësisht nga kjo u që u tha psikologjia e personalitetit fillon me një të vërtetë të pamohueshme se Profeti Muhammed a.s. ka qenë personalitet i veçantë, i fundit ndër perjgamberët, predikues i fes islame të më së një miliard njerëzve të racave, kombeve, kulturave dhe vendeve të ndryshme anekënd botës, i papërsëritshëm në çdo pikëpamje, të cilit ia shpalli All-llahu Kur’anin – veprën e shenjt të muslimanëve dhe për të gjitha këto Profeti Muhammed a.s. për të gjithë ngeli i denjë për nderim dhe respektim të përhershëm. Duke u nisur nga kjo e vërtetë e përjetshme për Profetin Muhammed a.s. kamë bërë përpjekje të mbledhë dhe t’i sistematizoj ato dijeni për personalitetin enciklopedik të Profetit dhe t’i paraqes sot para pjesëmarrësve të nderuar të këtij tubimi kur e shënojmë ditëlindjen e Profetit tonë.

Nëse dimë se Profeti Muhammed a.s. ka qe në vula e profetëve, sepse në personalitetin e tij janë ndërlidhur e janë stabilizuar vetitë e të gjithë profetëve të mëparshëm, predikues i fesë më të re monoteiste në botë, me gjenealogji të njohur si nga e ëma ashtu edhe nga i ati, që jetoi gjashtëdhjetë e tri vjet (prej vitit 570 deri në vitin 633) në Meke dhe Medinë, pyetjet e tjera që shtrohen janë: çfarë kanë qenë tiparet shpirtërore karakteristike për Profetin?, si janë manifestuar ato në sjelljet e tija? Dhe përse kanë qenë të këtilla?

Tiparet e personalitetit të Profetit Muhammed a.s.

Ne në psikologji më tipar të personalitetit kuptojmë ato veti të qëndrueshme të Profetit, të cilat e shpjegojnë stabilitetin emocional, qëndrueshmërinë e sjelljeve personale të temperamentit dhe të sjelljeve ndaj të tjerëve, madje edhe ndaj armiqve, të varfërve, ndaj vetes etj., të cilin e ka ndryshuar vetëm në çastet e shpalljes së asaj që i thoshte All-llahu. Në këto çaste djersitej, rrëqethej, përqendrohej dhe ishte gati i pandjeshëm për gjithçka tjetër të tij dhe të mjedisit që e rrethonte. Por, pasi e thoshte atë që në atë moment, sikur thuhet në shumë shkrime, All-llahu ia thoshte qetësohej ngadalë dhe kthehej në gjendje të stabilizuar. Për këto ndryshime në qëndrueshmërinë e brendshme dhe të sjelljeve të jashtme të tija në faza të paparapara kohore gabimisht pohohet se Profeti ka pas çrregullime shpirtërore. Disa pa të drejtë ia atribuojnë tipare anormale, ndër të cilat përmenden edhe sulmet epileptike. Mendimet e këtilla janë të paqëndrueshme dhe, si të këtilla janë mendime të gabueshme, Së paku tri janë argumentet që i kundërvihen mendimeve të këtilla.

Profeti Muhammed a.s. ka pas gjenealogji nga i ati Abdullah dhe e ëma Emine dhe gjyshi e gjyshja e tij për të cilët nuk ka të dhëna se kanë lënguar nga sëmundjet e këtilla. Konstitucioni organik i trupit të tij dhe funksionimi i rregullt i sistemeve organike dhe fiziologjike gjatë gjashtëdhjetë e dy vjetëve të jetës pa simptome të dukshme dhe të qëndrueshme të ndonjë çrregullimi tregon për shëndetin e mirë dhe aftësinë e kontrollimit të shtjelljeve dhe për organizim harmonik dhe të përhershëm të tyre në përputhje me zhvillimin dhe me moshën. Këto argumente flasin shumë për personalitet të shëndoshë dhe me tipare psikike të integruara mirë. Por, përveç këtyre argumenteve ka edhe argumente të tjera. Çrregullimet mendore të përkohshme shkaktojnë dërrmim të organizmit dhe lënë pasoja në funksionimin e sistemit nervorë, përkatësisht të trurit, kurse Profeti ynë pas shpalljes së mendimeve nga All-llahu i ka kumtuar dhe formuluar këto mendime me gjuhë të rrjedhshme dhe kjo dallohet sidomos në Kur’anin e madhërishëm. Për këto shkaqe konsideroj se mendimet për çrregullime shpirtërore të Profetit Muhammed a.s. janë mendime të gabueshme.

Profeti Muhammed a.s. ka qenë personaliteti i pjekur dhe i integruar mirë në pikëpamje organike, shpirtërore dhe morale. Duke lënë anash sjelljet e veçanta në çastet e marrjes së mendimeve dhe kumtimit të tyre për të cilat nuk kam pas rast të lexoj të dhëna të besueshme, tiparet psikike të përhershme, të rëndësishme dhe më të dallueshme në integritetin e personalitetit të pjekut të Profetit Muhammed a.s. janë: mençuria, gatishmëria dhe trimëria për të vepruar me kujdes ndaj situatave dhe njerëzve që e kanë penguar atë në përhapjen e lirë të fes islame dhe në zhvillimin e mendimit islamik. T’i kujtojmë vetëm situatat e komploteve të drejtuara kundër Profetit, kundërshtimet e mushrikëve të Mekës, dyndjet në Abisini etj.

Men­çuria e Profetit dallohen sidomos në angazhimin e përhershëm për ta njohur të vërtetën, për të vepruar sipas të vërtetës dhe për t’iu nënshtruar të vërtetës. Mbi themelin e së vërtetës e ka ngritur sistemin e së drejtës dhe të sjelljeve të secilit. Kur është fjala për të vërtetën dhe për të drejtën në shumë shkrime pohohet se për Profetin tonë “…ishin të barabartë si i afërmi ashtu edhe i largëti, i forti ashtu edhe i dobëti”. Në një rast kur e paskan pyetur Ajshen çfarë ishte natyra e Profetit a.s., ajo paska dhenë këtë përgjigje: “Natyra e tij ishte Kur’ani”. Kjo do të thotë se ato që i ka thënë për mirësjellje ato i ka realizuar në veprën e tij. Pajtueshmëria e plotë e të thënies me sjelljet e tija ndaj të tjerëve dhe ndaj vetes tregon për tiparin më të rëndësishëm mendor e veprues të tij – për harmoninë e mendimit dhe të fjalës së thënë me sjelljet dhe me veprimet e tija. Ky virtyt shpirtëror i Profetit konsiderohet në shumë shkrime për jetën dhe veprën e Profetit Muhammed a.s., virtyt dominues dhe i pashtershëm i tij. Kërkimi i së vërtetës, zbulimi i saj dhe nënshtrimi i sjelljes ndaj të vërtetës ishte tipari që e shtynte të punoj e të veproj, të drejtoj dhe të organizoj aktivitetin islam kudo që ndodhej dhe me secilin që e këshillonte. Thënia e tij e pavdekshme me të cili i është drejtuar muslimanëve ka qenë: “Dituria është më e mirë se ibadeti”, që ka kuptimin më mirë për njeriun është me qenë i vetëdijshëm për atë që di dhe për atë që nuk e di se me i bë lutje. Dijenia dhe puna në bazë të dijenisë sipas thënies së Profetit Muhammed a.s., jo veç që barazohet me lutjen ndaj të Madhit Zot, por kësaj i jepet rëndësi edhe më e madhe. Ndaj injorancës, përkatësisht ndaj padijenisë dhe ndaj të paditurit që nuk përpiqet të mësoj dhe të di. Më lidhje me këtë Profeti ynë ka punuar shumë. Këtë e dallojmë në shumë shkrime, nga të cilat kam shkëputur këtë pohim: “Muhammedi s.a. i liroi me shpagim robërit e luftës, kurse ata që dinin -shkrim lexim e shpaguan veten duke ua mësuar shkrim – leximin nga dhjetë fëmijëve mysliman”. Për këtë tipar të rëndësishëm të Profetit Muhammed a.s., në gjuhën shqipe kemi një vepër të përkthyer nga arabishtja e Dr. Jusuf el-kardavit që ka titullin “Pejgamberi alejhi selam dhe dituria”, e cila ka një përmbajtje të shkëlqyeshme për tiparin e Profetit për kërkim të së vërtetës, për dituri, arsim, edukim dhe shkencë. Nga ky dijetar kam nxjerr disa pjesë të mendimeve, të cilat u referohet edhe dijetari për tiparin e angazhimit të vazhdueshëm të Profetit për dijeni dhe për përhapje dhe zhvillim sistematik të dijenisë dhe të mendimit shkencor. Dr Jusuf el-Kardavi i referohet disa herë një mendimi kur’anor: “O Pejgamber! Lufto kundër mohuesve dhe hipokritëve dhe bëhu i ashpër ndaj tyre. Strehimi i tyre është skëterra. E ky është vendbanim i shëmuar”. Dr Jusuf el-Kardavi në faqen 7-8 të librit të tij përmend mendimtarin El Gazaliu, i cili i referohet këtij mendimi: “…veçoria që i dallon njerëzit nga shtazët është dituria,. Njeriu është njeri për shkak të asaj se është me vlerë dhe fisnik e jo për shkak të fuqisë fizike, sepse deveja për nga aspekti fizik është më e fuqishme se njeriu, jo për shkak të ashtit, sepse elefanti është më i fortë, jo për shkak të trimërisë, sepse luani është më trim se ai (njeriu), jo për shkak të ngrënies, sepse demi (kau) e ka barkun më të gjerë se ai (njeriu), jo për shkak të marrëdhënieve intime, sepse harabeli (trumcakët) e nivelit më të ulët janë më të fuqishëm në marrëdhënie intime.

Njerëzit nuk janë krijuar për diç tjetër përveç për dituri dhe shkencë. Ndërkaq, boshnjaku Mehmet Hanxhiq në librin e shkurtër të tij “Muhammed alehji selam” i referohet fjalëve të Zotit kur ka thënë: “Çdo njëri është në humbje përpos atyre që besojnë, që bëjnë vepra të mira dhe që e porosisin njëri tjetrin që ta duan të vërtetën dhe durimin”.

Profeti Muhammed a.s. ishte i patejkalueshëm në të gjitha vetitë e tiparet njerëzore. Në këtë nivel vetitë e tiparet morale ishin më të lartat. Këtu duhet përmendur bujarinë, durimin, stabilitetin shpirtëror dhe qëndrueshmërinë e tij. Pohohet se “nuk kishte ndodhur kurrë që dikush t’i kishte kërkuar diçka e që ky të mos ia kishte dhënë duke thënë jo”. Për të drejtën dhe të vërtetën nuk e kursente kurrë veten e tij, vazhdimisht dhe me këmbëngulësi kërkonte dëlirësinë e shpirtit nga të gjithë. Me dëlirësi të shpirtit kuptonte lirimin më çdo kusht të secilit njeri nga veset e këqija dhe nga ato të shëmtuara.

Sistematikisht dhe pa u ndalë u ka shpjeguar shokëve ajetet e Kur’anitm domethënien e tyre, rregullat fetare, moralin e vërtetë e të pastër dhe kulturën e vetë shpirtërore.

Për këto tipare të larta njerëzore dhe për misionin e tij në zhvillimin dhe në përhapjen e fesë islame Karen Amstrong – komentuese e dalluar e çështjeve fetare në vendet anglofone para pakë kohësh botoi librin “Muhammedi – Një biografi e Profetit”. Ky libër u përkthye edhe në gjuhën shqipe. Mendoj se në gjuhën shqipe janë të rralla veprat e biografisë së Profetit tonë, kurse kjo e Karen Amstrongut për mua është më e mira.

Shkrimtari i madh rus Leon Nikollajveiq Tolstoj ka vdekur si mysliman, por la pas veti qëndrimin e tij, sipas të cilit, siç thuhet në librin e tij, “sikur njeriu të kishte të drejtë zgjedhjeje, atëherë pa kurrfarë dyshimi e hamendjeje çdo njëri i mençur do ta pranonte islamin, një Zot dhe të Dërguarin e Tij”. Rrugën e Tolstojit e ndoqën shumë intelektual të njohur nga fusha e letërsisë, e historisë, e mjekësisë, e politikologjisë etj. Të përmendnim vetëm disa prej tyre: Bismark, Gëte, Garodi, Kusto, Torez e shumë të tjerë.

Përfundim

Profeti Muhammed a.s. ka qenë dhe mbeti personalitet më i studiuar dhe, me gjithë këtë, jo i njohur gjithanësisht nga antropologët, historianët, juristët, enciklopedistët, studiuesit e fesë islame etj. Më së paku është hulumtuar nga psikologjia e personalitetit, sepse kjo është disiplinë shkencore relativisht e re dhe me metoda e procedura hulumtuese të mjaftueshme për studimin e personalitetevenga burimet biografike e bibliografike. Ne kemi bërë vetëm një orvatje modeste për të sintetizuar mendimin e shumë studiuesve për tiparet e personalitetit të Profetit Muhammed a.s. Nga tiparet intelektuale të larta, stabiliteti emocional dhe nga motivet e dashuria e respekti njerëzor dhe dashuria ndaj shkencës dhe mendimit shkencor përgjithësisht kuptojmë se personaliteti i tij ka qenë integritet i pjekur biopsikik dhe etik – fetar i nivelit më të lartë njerëzor, integritet ky që i ka parapritë moshës së tij me veçanti individuale të dallueshme nga të gjithë profetët para tij. Besimin islam e ka mbështetur në dy shtylla kryesore; në arsye dhe në shkencë. U trajtua personalitet enciklopedik duke hyr në të gjitha enciklopeditë e përgjithshme dhe të veçanta. Studiohet nga shumë disiplina shkencore, sikurse edhe nga psikologjia. Por, rezultatet e deritashme kanë treguar se ka shumë çfarë të studiohet për personalitetin e tij. Vetëm faktet elementare të njohura deri më sot tregojnë se Profeti Muhammed a.s. është personalitet i denjë për nderim dhe respekt të madh nga të gjithë ne. Ai ngelë personaliteti më i njohur, të cilit, shqiptarët, sidomos nga fusha e psikologjisë, duhet t’i kushtojnë studime të thel

 

Hy në kopshtin e diturisë

$
0
0

Njëra nga mënyrat e gjetjes së lumturisë është kuptimi i Islamit, sepse mësimi i Islamit sjell gëzim dhe e kënaq Zotin.

 

Ashtu sic na ka treguar i Dërguari i Allahut [salallahu alejhi ue selam]: “Kur Allahu ia do të mirën një personi, Ai ia mëson fenë.”

 

Kështu që lexo libra, të cilat do të të bëjnë dobi dhe do të ta shtojnë njohurinë dhe kuptimin e Islamit, si Rijadus-Salihin, Fikh es-Suneh, Fikh ed-Deli, tefsire të  lehta dhe ese të rëndësishme.

 

Mbaje në mend se veprat tua më të mira janë kuptimi i asaj që Allahu e ka sjellë në Kuran dhe asaj që i Dërguari [salallahu alejhi ue selem] e ka sjellë në Sunnet, kështu që studioje Kuranin, memorizoji ato pjesë që mundesh, dëgjoje atë dhe vepro sipas tij, sepse mosnjohja e Islamit të shpie në errësirë dhe shqetësim në zemër. Ti duhet të kesh një bibliotekë shtëpiake, që përmban libra dhe kaseta të dobishme.

 

Ke kujdes nga kalimi i kohës kot në dëgjim të këngëve dhe në shikim të  programeve sentimentale me seri, sepse ti do të  merresh në llogari për cdo sekondë të jetës tënde, kështu që bë të pamundurën që gjatë kohës ta kënaqësh Allahun e Lartësuar dhe të Madhërishëm.

 

“Koha më  e vështirë mund të lehtësohet me buzëqeshjen e personit që ka besim në vete.” 

 

 

“Ti Mund Të Bëhesh Gruaja Më e Lumtur Në Botë”

Autor: Aid el-Karni

 

Objektivat(qëllimet) e mëdha dhe të vogla të shejtanit

$
0
0

Objektivat(qëllimet) e mëdha dhe të vogla të shejtanit

Kjo është një temë e rëndësishme.Je I bindur se shëjtani ia nënshtron ushtrinë e vet magjistarit ashtu që të bëj magjira ose e dërgon ziliqarin apo ziliqaren.Atëherë shejtani ngadhënjen mbi trupin ,pasurin apo familjen e atij ,të cilin dëshiron ta domtojë.
Me hyrjen në trupin e njeriut ,shejtani apo xhini dëshiron t’I sëndërtoj qëllimet e tyre të mëdha dhe të vogla.Magjia,smira(hasedi),dashuria(ishk)besdisja( mess)dhe të gjitha pasojat e tjera ,të cilat xhini I shkakton me hyrjen në trupin e njeriut,qoftë ai mashkull apo femër-të gjitha këto janë qëllimet e vogla.Kurse sa u përketë qëllimeve të mëdha të shejtanit të mallkuar,mund t’I përmbledhim në një(të vetmen) dëshirë më të madhe dhe njëkohësisht përpjekjen e shejtanit ,e ajo është që ta shkatërrojë njeëriun duke e future në xhehenem,ku do të mbesë përgjithmonë.Kjo është hakmarrja e tij ndaj njeriut.Qëndrimin e përjetëshëm në xhehenem e meriton vetëm ai,I cili nuk beson në Allahun apo i përshkruan shok Atij.Pra sendërtimi I qëllimeve të vogla është vetëm mjetë I shejtanit që ta sendërtojë qëllimin e tij të madh që njeriun ta fusë në mosbesim.Allahu I Lartëmadhëruar na mbroftë prej kësaj.
Si argument përë këtë po përmendim vetëm dy ajete nga gjithsej 80 ajete ku Allahu I Lartësuar na paralajmëron për këtë armik të përbetuar dhe për metodat e veprimit të tij. O ju njerëz, hani nga ajo që është në tokë e që është e lejuar dhe e mirë, e mos shkoni hapave të djallit se ai është armik i hapët i juaji. Ai ju urdhëron vetëm me të këqia e turpësi, dhe ju shtyen të thoni për All-llahun atë që nuk e dini.(Bekare 168-169).Shiko vëllau im ,se si shejtani na urdhëron të bëjmë të këqija dhe turpësi kur ti nënshtrohemi dhe t’ia nënshtrojmë ati zemrat dhe ndjenjat tona .Në këtë mënyrë ,ai tashmë e ka sendërtuar qëllimin e tij të vogël ,I cili I mundëson që ta sendërtoj qëllimin përfundimtarë të tij, e që është të themi për Allahun ate që nuk e dimë.Iben Kethiri në tefsirin (komentin)e tij duke kometuar këtë ajet thotë:Armiku I juaj shejtani,ju urdhëron vepra të këqija ,nga të cilat më e keqja është imoraliteti(prostitucioni),e më e keqe se kjo është të flasësh për Allahuate që nuk e din d.m.th. të paraqesësh diqka për Allahun ,që nuk është e vërtetë.këtu bëjnë pjesë jobesimtarët dhe ata që fusin risi në fe.Prandaj ,ti që po mjekon me Kuran mos shko hapave të shejtanit të cilët ,të dërgojnë sigurisht në mosbesim.Allahu na ruajt nga kjo.Poashtu edhe ju që jeni të sëmur duhetë të keni kujdësë që të mosë futeni në intrigat e shejtanit,të mosë shkoni hapave të tij dhe të mos dëgjoni fjalët e tij.
Kërkoni nga Allahu që t’iu dëftoj haptas qëllimet e vogla dhe të mëdha të shejtanit..Ruajunu qëllimeve të vogla të tij!Mendoni se ato nuk kanë kan kurfar vlere ,por,hap pas hapi e keni parë se ku ju dërgojnë.Shikoni vetëm mbi të sëmuarin kur lexohet fjala e Allahut “Me të vërtetë ,Zoti juaj është I Vetmi” se si xhini flet me gjuhën e të sëmuarit dhe bën shenjë duke I ngritur tre gishta me doren e tij se Allahu nuk është I Vetmi(Një).Pra shejtani I shqipton fjalët e mosbesimit me gjuhën e të sëmuarit dhe e paraqet politeizmin duke I nfritur tre gishtrinjë.Prandaj ,të jeshë I kujdesshëm ,sepse kjo është ajo që dëshiron shejtani ,mirpo e gjithë fuqia dhe sundimi I përketë vetëm Allahut të Lartësuar.Prej Tij kërkojmë që t’na mbrojë nga shejtani I mallkuar.Allahu I Lartësuar thotë: E pasi të kryhet çështja (të hyjnë ata të xhennetit dhe të xhehenemit në të, xhehenemlinjve) djalli (u mban ligjëratën e shëmtuar), dhe u thotë: “Vërtet, All-llahu ju pat premtuar premtim të vërtetë, e unë ju pata premtuar dhe, qe, nuk zbatova premtimin ndaj jush. Po unë nuk pata kurrfarë pushteti ndaj jush (që t’ju detyroj), përpos që ju thirra (në rrugë të gabuar), e ju m’u përgjigjët; atëherë, pra mos më qortoni mua, po qortonie veten. Unë nuk mund t’ju shpëtojë juve, e as ju nuk mund të më shpëtoni mua. Unë mohoj shoqërimin tuaj që më bëtë mua më parë (më adhuruat në vend të Zotit)”. S’ka dyshim, jobesimtarët kanë dënim të dhembshëm. (Ibrahim 22).Në këtë ajet, Allahu na tregon se si shejtani do t’u thotë disave “Mos u arsyetoni e as mos ikni nga përgjegjësia”.Në disa raste të mjekimit ,mund të shihet se si shejtani arsyetohet duke thënë se ai nuk I ka ngritur tre gishta e as që ka folur ,por vetëm e ftoi njeriun që të thotë se Allahu nuk është Një.në këtë mënyr njeriu mund të bjer në kurthat e shejatnit.Prandaj të gjithë ne duhet të luftojmë kundër shejtanit të mallkuar ,I cili fletë me gjuhët e njerëzve ,bën shenj me gishtat,duart e madje edhe me këmbët e tyre.
Disa njerëz mbështeten në hadithin e të Dërguarit s.a.v.s ku thotë “allahu do t’u falë tre burrave nga umeti im:atij që gabon pa vetëdije ,ai që bën diqka nga harresa dhe ai që është I detyruar ta bëjë të keqen,the thonë se ata kan qenë të detyruar nga shejtani qi ti shqiptojnë fjalët e misbesimit.megjuthat Allahu nuk thotë ashtu ,e edhe eksperienca(përvoja ) e arritur me mjekim tregon qartë se njeriu nuk ishte detyruar në këtë.Do t’iu përmendë një shembull nga praktika ime.
I kam pasur disa femra në mjekim .Fillimisht desha të forcoj vullnetin e tyre ,kështu që u thashë “Do tu bëjë diqka që me emrin e Allahut do të shëroheni,por me kushtë që qdonjëra prej jush të pushojë së foluri(të heshtë)dhe mos ti lejojë shejtanit që të flaës me gjuhët e tyre.Ajo që ja del në krye ta bëjë këtë ,me ndihmen e Allahut do të del nga xhamia plotësisht e shëruar”.U thashë që për qdo frymarrje të shqiptojnë “Bismilahi Evelihi ve Ahirihi”,kurse un do të lexoj ngadalë Kuran dhe ashtu nëse do Allahu ,do të mbesin rreth një orë.Qdo njëra ishte e gatëshme dhe ia filluam.Rezultati I kësaj ishte se nga dymbëdhjetë femra sa ishin ,vetëm njëra nuk e mbaroi sesionin,kurse të gjitha të tjerat ,me ndihmen e Allahut komletisht patën sukses.Gjatë gjithë kohës ato nuk ia lejuan shejtanit që të ndikojë në kokën e tyre.Ndikimi është përqëndruar vetëm në pjesët e tjera të trupit ,megjithëse lexoja ajetet rreth dënimit,magjisë ,zilisë dhe disa ajete për menjanimin e sulmit të dashurisë.Ky rastë na tregon se vullneti ekziston ,por atë duhet aktivizuar në mënyrë që Allahu I Lartësuar të na ndihmojë kundër armikut,e Ai na mijaftin si mbrojtës dhe ndihmës.

Pikëllimi i madh

$
0
0

Pikëllimi i madh
Britma,goditja e fytyres dhe krahrorit,hedhja e pluhurit mbi kokë,hedhja me trup për toke,e të tjera që bëjnë disa kur I godet pikëllimi I madhë,të gjitha janë shenjat dhe veprimet e atyre ,të cilat janë largë Allahut e prandaj edhe trupi I tyre nuk është I mbrojtur.Transmetohet nga Iben Mesudi I cili ka thënë:Nuk është prej nesh ai që godit fytyren ,I shqyen xhoksin e vet dhe vajton me vajtimin e injorancës.
Pikllimi është një rast I madhë për shejtanin që ta sulmojë njeriun dhe të hyjë në të.Zemra e njeriut,gjat pikëllimit të madhë,harron Allahun,e harron besimin se qdo gjë që ndodhet dhe bëhet,bëhet me vullnetin dhe caktimin e Allahut.në momentet e tilla,njeriu nuk është I durueshëm,e as që mendon t’a falënderojë Allahun në momente të vështira.Në atë mënyrë,trupi bëhet plotësisht I pambrojtur para sulmeve të armikut(shejtanit).


Zemëria(frika e madhe)

$
0
0

Zemëria(frika e madhe)

Frika është,në të vërtetë nxitja e shejtanit tek njeriu në mendimet e këqiia ,pas së cilës zemra e tij shtrëngohet,gjë të cilën njeriu e ndjen mirë,ashtu siq fillon të ndiejë më pas rrëqethje edhe në pjesët e tjera të trupit.Dikushë këtë e ndjenë në flokë,dikush mbi lëkurën ,dikush në pëllëmbë,dikush në këmbë,dikush në barkë etj.Shkakë I ndjenjes së rrëqethjes vjen si pasojë e atij që I ndjek shtytjet dhe kurdisjet e shejtanit.Po ta kuptonte njeriu këtë do të vërente se nuk ka pëse të frikësohet.
Në atë mënyrë do të mbrohej si nag frika ashtu edhe nga shejtani.Allahu I Lartësuar na ka dhënë ilaqin kundër frikës.Ai thotë se shejtani I frikëson njerëzit,por muslimani I vërtetë I hedh intrigat e shejtanit dhe I frikësohet vetëm Allahut.
Allahu I lartësuar në Kuran thotë: E atyre (shokëve të pejgamberit) që dikush u tha: “Populli (idhujtarët) është tubuar t’ju sulmojë, pra kini frikë!” Ajo, vetëm ua shtoi edhe më shumë besimin e thanë: “Neve na mjafton që kemi All-llahu, Ai është mbrojtësi më i mirë!”. Dhe atë pa i gjetur kurrfarë e keqe fituan begati e mirësi të mëdha nga All-llahu dhe e arritën kënaqësinë e Tij, All-llahu është dhurues i madh. Po atë (propagandë) e bëri vetëm shejtani që dëshironte me miqtë e vet (idhujtarët), t’ju friksojë, po ju mos u frikësoni prej tyre, frikësomënu Mua, nëse jeni besimtar.(Ali Imran.173-175).
Këto ajete kuranore na tregojnë qartë se qka është frikësimi.
Njeriut I thotë mendja gjithmon:Qështë ky zë?qështë kjo fishkëllim? Atëher imagjinon se kjo mund të jetë ndonjë shejtan ,gjarpër apo diq tjetër që ecq nëpër tokë e që mund t’a dëmtojë atë.Po t’I thoshte njeriu vetës në atë moment se kjo nuk është asgjë,e edhe pot ë jetë ,unë e kam Allahun dhe Ai më mijafton-po të thoshte këtë me besim dhe bindje të fortë,Allahu do ta mbronte sigurisht dhe do ta shpëtonte nga qdo e keqe.Allahu na thotë qartë:Po ju mos u frikësohuni prej tyre,friksomuni mua nëse jeni besimtarë.Prandaj largoni friken prej vetes dhe mos I pasoni nxitjet e shejtanit.Kur e vëreni atë,lexoni menjëher,qetë dhe pa frikë:Hasbunallahu ve nimel vekil.

Pakujdesia(Mospërfillja)

$
0
0

Pakujdesia(Mospërfillja)

Ka shumë lloje të pakujdesisë.Ai që nuk falet,është I pakujdeshëm.Ai që nuk agjëron,është I pakujdesëshëm .Ai që nuk e përmend Allahun në mëngjesë e në mbërëmje,është poashtu I pakijdesëshëm.Ai që e dëfren veten me diqka që e largon prej Allahut,edhe ai është I pakujdesshëm.Ai që bënë mekate ,është I pakujdesshëm.Ai që sbavitet me këtë dynja dhe stolit e saj,ashtë I pakujdesshëm .Ai që jepet I tëri pas fitimit të pasurisë dhe ndjekjes së epsheve të tij është I pakujdeshëm.Ai që nuk llogarit për qdo ditë të tij;sa vepra të mira e sa vepra të këqia I ka bërë,edhe ai është I pakujdesshëm.Mjafton që këtyre t’u përmendim hadithin,të cilin e shënon Buhariu në Sahihun e tijallimi ndërmjetë atij që e përmend Atë,është njëjtë sikurse dallimi I të gjallit me të vdekurin.
Buhariu shënën edhe një hadith tjetër ku I Dërguari I Allahut s.a.v.s ka thënë:Shejtani vendoset në zemrën e njeriut,andaj kur njeriu e përmend Allahun,shejtani zhduket ,e nëse është I pakujdesshëm,atëherë shejtani e shqetëson me mendime të këqija.Allahu I Lartësuar thotë: E mos u bëni si ata që e harruan All-llahun, e All-llahu bëri që ata ta harrojnë vetveten! Të tillët janë ata të prishurit. (Hashër19). Edhe atë që dinë nga jeta e kësaj bote, është dije e cekët, por ndaj jetës së përjetshme (ndaj Ahiretit) ata janë plotësisht të verbëruar (të painteresuar)
(Rrum 7). Pra ju më kujtoni Mua (me adhurime), Unë ju kujtoj juvem (me shprëblim). Më falënderoni e mos Më mohoni. (Bekare 152)
Ai që nuk përmend Allahun ,as Allahu nuk e përmendë ate ,e kë nuk e përmendë Allahu ,është I ekspozuar sulmeve të shejtanit I cilihyn në trupin e tij sit ë dojë dhe kur të dojë.Shejtani bëhet trup I njeriut andaj prej të tillëve nuk ka kurfar rreziku për ushtrin e shejtanit.Allahu në Kuran ka thënë:Kush mbyll sytë para këshillave të Zotit, atij ia shoqërojmë një djall që nuk i ndahet kurrë. E ata (djajt) do t’i shmangin nga rruga e drejtë, kurse (jobesimtarët) mendojnë se janë duke i udhëzuar.(Zuhruf 36-37).Pra të gjithë ne duhet ta përtrijmë marrëveshjen ton me Allahun.Ne duhet të jemi të vetëdijëshëm për Allahun në qdo gjendje(situatë),gjatë bisedës dhe veprimeve tona,të zgjohemi me emrin e Allahut,të hamë dhe të pimë me qëllim që ta forcojmë trupin tonë për adhurim,për mbajtjen e familjes,të japim zekatin dhe sadakan ,që sjellja dhe kontakti ynë me njerëz të jenë në pajtim me ligjin e Allahut.Në këtë mënyr njeriu do ta adhurojë përher Allahun e Lartësuar.

Zemërimi

$
0
0

Zemërimi

Cdo njeri zemërohet por ekziston zemërimi I lëvdueshëm dhe I qortuar.Zemërimi I lëvdueshëm është zemërimi në emër të Allahut,fes së Tij,të Dërguarit të Tij,zemërimi në rast të shkeljes së ndalesave të Allahut etj.I dëruari I Allahut nuk zemërohej kurrë për shkakë të vetës ,por gjithnjë kur dikush I shkelte ndalesat e Allahut.
Zemërimi I qortuar është kur njeriu zemërohet për shkakë të vetes,kur e pushton një ndjenjë e krenarisë për shkakë të mekatit,që e ka bërë,kur zemërohet për shkakë të ndonjë sjelljeje të gruas së tij apo fëmijëve,kur zemërohet në ndonjë rastë për shkakë të sjelljes së keqe ndaj tij,kur zemërohet në atë që e përgojon etj.Të gjitha këto bëjnë pjesë në zemërimin e qortuar dhe gjatë momenteve të zemërimit të tillë,shejtanët e pushtojnë njeriun,në atë mënyr që e nxisin të bëjë vepra për të cilat më vonë ai pendohet ,pasi që të lirohet nga ndikimi I shejtanit.Allahu I Lartësuar thotë: E nëse ty të ngacmon ndonjë ngacmim prej shejtanit, kërko mbrojtje në All-llahun, vërtet Ai është Dëgjuesi, i Dijshmi! (Fusilet 36).Buhariu dhe Muslimi shënojnë në sahihët e tyre se Sulejman ibn Sardi ka thënë:Isha ulur me të Dërguarin e Allahut s.a.v.s derisa dy njerëz filluan të grinden.Grindja qe aq e ashpër sa që njëri prej tyre u skuq I tëri,kurse vena e qafës I qe vrejtur.Atëher I Dërguari tha:vëtetë e di një fjalë ,të cilën pot a thoshin(shqiptojnë),do të zhdukej ajo që e kaploi;e ato janë:Eudhubilahi mine shejtani rraxhim,me të cilat zemërimi do të ndalej.
Ebu Davudi transmeton nga Atijj ibn Urve,e ky nga Pejgamberi s.a.v.s se ka thënë:Zemërimi është prej shejtanit,kurse shejtani është krijuar nga zjarri,e zjarri shuhet me ujë.Prandaj,kur dikush prej jush zemërohet,le të merrë abdest.Kur e kaplonte dikë zemërimi derisa qëndronte,I Dërguari e urdhëronte që të ulet,e nëse elej,e urdhëronte që të shtrihej.

Mjekra mbron meshkujt nga dhimbjet e fytit , kanceri i lëkurës, dhe ngadalson plakjen

$
0
0

Mjekra ka efekte të dobishme në shëndetin e mashkullit. Ajo vepron si një lloj izolatori duke e mbrojtur fytin nga dhimbjet dhe djegiet e dielliit. Mjekra, gjithashtu e lehtëson edhe astmën që nxitet nga grimcat e polenit.

Shkencëtarët kanë vërtetuar që mjekra ofron mbrojtje prej 80 deri 95 për qind nga dielli, ndërsa fortësia e mbrojtjes varet nga ajo se sa të gjata dhe të dendura janë qimet.
Qimet veprojnë si faktor mbrojtës dhe sa më të dendura që janë, mbrojtja është më e madhe. Por, varësisht nga kjo, edhe meshkujve me mjekër u rekomandohet losioni me faktor mbrojtës, ka theksuar dermatologu, dr. Nick Lowe.

Kolla dhe dhimbja e fytit

Mjekra që shtrihet nëpër qafë krijon një shtrese mbrojtëse dhe mban nxehtësinë, ndërsa parandalon kollën dhe dhimbjen e fytit. Qimet veprojnë si një lloj izolatori dhe ndihmojnë gjatë muajve të ftohtë, thotë Carol Walker nga qendra për trikologji ne Birmingham

Astma

Meshkujt me astmë, të shkaktuar nga poleni, thonë se mustaqet dhe mjekra ndikojnë në zvogëlimin e simptomave. Mustaqet parandalojnë grimcat të hyjnë në hundë dhe mushkëri, ka shtuar Walker
Por, disa eksperte nuk pajtohen me këtë teori. Ata thonë se mustaqet vetëm përkohësisht mund të mbajnë grimcat. Në rastin më të keq sasitë e mëdha, të grumbulluara të polenit, mund të nxisin reaksion të rrezikshme alergjikë.

Plakja

Mjekra mbron lëkurën nga kushtet e pafavorshme të motit dhe ngadalëson plakjen. Ajo parandalon humbjen e lagështisë, duke e mbajtur lëkurën vazhdimisht të hidratuar. Me aplikimin e kremës nën qime, lëkura do të mbaje më gjate lagështinë sesa fytyra pa mjekër, pohon dr. Lowe. Po ashtu lëkurë e meshkujve është më e trashë sesa e femrave, dhe është me rezistuese në dëmtime, ndërsa mjekra i mbron edhe më shumë, shton ai.

Mjalti nga malet

$
0
0

Mjalti nga malet

Mjalti i maleve është një lloj i vlerësuar i mjaltit dhe shumë shërues. Merret nga bimët e pa ndotura dhe pikërisht shkaku i substancave është shumë i kërkuar. Posedon një efekt të forte kundër mikrobeve. Përdoret për forcimin e sistemit imun, problemeve me frymëmarrje shëron kollën, infeksionet në fyt dhe sinuset. Në mjekësinë popullore mjalti i maleve është përdorur edhe për shërimin e infeksioneve në lëkurë dhe plagëve. Ndihmon në shërimin e dhimbjeve gjinekologjike dhe infeksioneve të shkaktuara nga viruset dhe bakteret.

Mjalti nga lulet

$
0
0

Mjalti nga lulet

Mjalti i luleve apo i livadheve fitohet nga lloje të ndryshme të luleve, varësisht nga ambienti. Ka shije të butë dhe të këndshme me aromë. Shkaku i përbërësve që ka. sugjerohet për forcimin e sistemit imun, si dhe gjatë sezonit të alergjive dhe astmës. Merrni një lugë mjaltë në ditë, gjatë gjithë vitit, për ta shëruar organizmin tuaj në luftën kundër alergjive.

Mjalti nga livanda

$
0
0

Mjalti nga livanda

Mjalti i livandës posedon një shije intensive dhe të këndshme dhe mund të jetë me ngjyrë të errët dhe të ndritshme. Gjendet midis llojeve më shëruese të mjaltit, pasi që mundëson përdorimin e kalciumit dhe të hekurit nga ushqimi. Sidomos u sugjerohet shtatzënave dhe të gjithë atyre që kanë mungesë kalciumi në organizëm, pastaj atyre që kanë probleme me eshtra, shtypje të lartë të gjakut, osteoporozë, alergji në rrezet e diellit. Pastron mushkëritë dhe qetëson kollën.


Mjalti nga gështenjat

$
0
0

Mjalti nga gështenjat

Mjalti i gështenjave ka një ngjyrë të veçantë ezmere në të kuqe. Ka shije të rendë dhe shumicës nuk i përgjigjet. Shkaku i efektit prej një antibiotiku që ka, është njëri ndër llojet më shëruese të mjaltit. Përdoret pothuajse kundër të gjitha infeksioneve dhe inflamacioneve. Ndikon te të thatit në lukth, verdhëza, bakteret në sistemin urinar, qarkullimi i dobët i gjakut dhe muskujt e dobësuar të zemrës. Ndihmon edhe te sistemi i tretjes. Një lugë mjaltë gështenje para gjumit ndalon kapsllëkun.

Mjalti nga bliri

$
0
0

Mjalti nga bliri

Mjalti blirit është i kthjellët, me ngjyrë të fortë dhe shije të butë. Lehtëson problemet me frymëmarrje dhe sugjerohet kundër gripit dhe ftohjeve. Nxit djersitjen, ndikon mirë në tretje, zbut ngërçet dhe qetëson dhimbjet. Është i dobishëm te problemet me veshkat, sepse nxit sekretimin e substancave të dëmshme nga organizmi. Mjalti i blirit nuk bën të konsumohet nga personat e sëmurë nga zemra. Nëse vuani nga astma, hani një lugë mjaltë bliri të papërpunuar.

Surja Kalem – Khalifeh Et-Tunejgji (me titra shqip)

$
0
0
Suretul Kalem – Khalifeh Et-Tunejgji (me titra shqip)

Si mund t’a prishim magjinë ? (video praktikë)

Surja Hud – Nasir el Kitami (recitim relaksues)

Viewing all 11558 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>