Quantcast
Channel: Mjeksia Islame
Viewing all 11558 articles
Browse latest View live

Kur do të ndodhë Kijameti?

$
0
0

Kur do të ndodhë Kijameti?

Xhibrili (alejhi selam) e pyeti Muhamedin (alejhi selam) se kur do të ndodhë Kijameti?
Profeti (alejhi selam) i tha: “I pyeturi rreth saj nuk është më i ditur se pyetësi.”
(Buhariu)
Xhibrili (aleji selam) nuk e di kur do të ndodhë Kijameti, po kështu as Muhamedi (alejhi selam), as Isai (alejhi selam) nuk e di kur do të ndodhë Kijameti edhe pse ai do të zbresë në tokë afër Kijametit.
Imam Malik përcjell se Xhabir Ibn Abdullahi ka thënë : “Unë kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (alejhi selam) të thotë një muaj para se të vdesë :
“ Mua më pyesni kur është Kijameti, ndë rkohë që dituria rreth tij është tek Allahu?! Unë betohem në Allahun se në tokë nuk do të mbesë njeri që tani mer frym pasi t’i ketë mbushur një qind vjet. “
Sqarim i fjalës së Profetit: “Pas një qind vjetëve nuk ka për të mbetur njeri i gjallë prej njerëzve që marin frymë sot.”
I Dërguari (alejhi selam) ka thënë :
“Unë jam dërguar dhe Ora e Kijametit është larg meje aq sa këta dy (gishtërinj).” (Duke bashkuar dy gishtërinjt e tij, gishtin tregues dhe gishtin që vjen pas tij)
(Buhariu)


Dëgjo suren Jusuf – Largo pikëllimin

$
0
0

Dëgjo suren Jusuf – Largo pikëllimin

Shpërndaje – Ndihmo shokëve dhe shoqeve në facebook

Mënyrë e thjeshtë për largimin e dhimbjeve – duke masazhuar duart

$
0
0

Jeta dinamike, agjenda e stërmbushur, qëllimet e larta, mungesa e kohës, por edhe ndoshta mungesa e mjeteve financiare por edhe shumë faktorë tjerë ndikojnë që njerëzit nuk munden të shërohen në mënyrën më të mirë nga shumë sëmundje. Ato fillojnë si çrregullime të vogla,  por të cilat kemi mundësi edhe t‘i parandalojmë apo edhe me ndihmën e Allahut azze we xhel t’i shërojmë edhe vetë me shumë pak kujdes dhe kohë të cilën e kemi në dispozicion secili prej nesh.

Medicina tradicionale kineze shkurt me TCM e shkruar ka shumë gjëra të dobishme në këtë drejtim. Porse më duhet të them se ajo është një lloj mjeksie alternative e cila sot e kësaj dite  përdoret me shumë efektivitet. Shumë shpesh kur i lexoj librat e tilla të këtyre llojeve me të vërtetë thellohem edhe më shumë në bindjen time se Islami është feja më shumë se e vërtetë e cila ka ardh vetëm për më të mirën e njeriut. Ashtu siç ka zbritur si e fundit është edhe më e përsosura ndër të gjitha dhe e ndjej veten shumë të privilegjuar se jam një pjesë e kësaj feje të mrekullueshme dhe se kam një Krijues të Mrekullueshëm, i Dashur, Bujar, Shërues, i Dhimbshëm dhe shumë Mëshirues të gjithë atë që krijoi e në veçanti për njeriun.

Nuk mundem pa mos e kujtuar kushtin e dytë të Islamit, Namazi për të cilin nevojitet abdesi. Menjëherë pas nijetit duhet të lajmë duart 3 x për të vazhduar me kushtet tjera, kurse për abdesin do të veçoj vetëm ajetin prej Kur’anit Fisnik:

Sure el Maide Ajeti 6. O ju që besuat! Kur doni të ngriheni për të falur namazin, lani fytyrat tuaja dhe duart tuaja deri në bërryla; fërkoni kokat tuaja, e këmbët lani deri në dy zogjtë. Nëse jeni xhunubë, atëherë pastrohuni (lahuni)! Në qoftë se jeni të sëmurë, ose në ndonjë udhëtim, ose ndonjëri prej jush vjen prej vendit të nevojës, ose keni kontaktuar me gratë dhe nuk gjeni ujë, atëherë mësyjeni (merrni tejemum) dheun e pastër dhe me të fërkoni fytyrat dhe duart tuaja. All-llahu nuk dëshiron (me obligim për abdest e larje) t’ju sjellë ndonjë vështirësi, por dëshiron t’ju pastrojë (prej mëkatëve), t’ua plotësojë të mirën e Tij ndaj jush e që t’i falënderoheni.

Dhe hadithet ku Ka thënë i Dërguari i Allahut savs:


“Kush merr abdes sa më mirë, i dalin atij gjynahet nga trupi, qofshin ato edhe poshtë thonjëve”.
(Trasmetoi Muslimi).

Ka thënë gjithashtu:


“Me të vërtetë Umeti im do të njihet ditën e kijametit nga shenjat e abdesit, prandaj kush ka mundësi ta zgjasë atë (pra të lagë sa më shumë nga pjesët e caktuara në abdes)”. (Mutefekun Alejhi)

Kjo është çështje e cila poashtu kërkon pak meditim dhe mendimi im është se me anë të abdesit ne ashtu ashtu i japim vetes një ndihmë të vogël në drejtim të shërimit dhe preventivës.

Pra pasi sot e kësaj dite medicina nuk po mundet të jap përgjigje në secilën sëmundje por TCM apo medicina e lindjes ka një përparsi të madhe apo të themi një hap shumë të madh përpara duhet t’I hedhim herë pas here shumë vëmendje. Kjo nuk don të thotë se nuk duhet t’i jepet aspak kujdes mjeksisë së sotshme porse  të bëhet kombinimi i të dyjave në arritjen e shëndetit, njëra ndër gjërat shumë të çmuara të njeriut dhe pasurisë shumë të madhe të atyre që e posedojnë.

Njerëzit që miren me praktikimin e këtyre metodave janë të mendimit se në duart e njeriut është një formë karte e të gjitha pjesëve të trupit dhe të gjitha organeve të njeriut. Siç shihet në foton e dhënë më poshtë secila pjesë e trupit dhe secili organ ka një zone  refleksiologjie  në duart e juaja.  Me anë të shtypjes në pikat të cilat dëshironi ti shëroni apo t’u jepni më shumë energji, stimuloni impulse nervore të cilat përçohen në organet e duhura. Gjatë këtij lloji të stimulimit impulset lehtësojnë stresin dhe lirojnë bllokadat. Kur lirohen muskujt edhe enët e gjakut e shtojnë qarkullimin e tyre. Kjo shton sasinë e oksigjenit dhe gjërave ushqyese të arrijnë në qelizat e organeve të duhura. Qëllimi i kësaj metode është të arrihet një ekuilibër i organeve të trupit me të cilën gjë edhe arrihet në një funksion normal të organit apo organeve të prekur.

 

Si  vepron masazha e tillë:

Gjatë operacioneve të shumta është hasur se disa pacientë kanë më shumë e disa kanë më pak dhimbje. Apo edhe kur jemi te dentisti dhe nga dhimbjet shtrëngojmë diçka për të ndaluar dhimbjen që ndiejmë në atë moment me moton dhimbja më e madhe ndalon atë më të voglën kryejmë parandalimin apo ndierjen e dhimbjeve. Këtë gjë e ka studjuar amerikani Dr. William Henry Fitzgerald (1872-1942) dhe erdhi në përfundim se trupi i njeriut ka zona të cilat  mbarojnë në gishtat e duarve dhe të këmbëve.

Shtresa epiteliale e lëkurës është jashtëzakonisht e ndieshme ndaj dhimbjeve nga kjo edhe mundet shumë lehtë lokalizimin e dhimbjeve. Kjo është e ashtuquajtura dhimbja sipërfaqësore. Dhimbjes e cila qëndron më thellë i nevojitet më shumë kohë derisa të regjistrohet dhe nuk mundet të lokalizohet shpejt. Kjo dhimbje është e shkaktuar nga organet e mbrendshme.

Por të gjitë e dimë se edhe perceptimi i dhimbjeve gjatë reakcionit të dhimbjes përkeqësohet me kohë. Në këtë mënyrë njerëzit janë më të ndieshëm ndaj dhimbjeve.

 

Me anë të masazhës të pikave të refleksiologjisë ndjeshmëria ndaj dhimbjeve zvogëlohet

Me anë të shtypjes së pikave të refleksiologjisë arrihet një efekt i drejtëpërdrejtë në organet përkatëse. Qëllimi i gjithë kësaj është që trupi të arrijë një ekuilibër normal dhe të ndihmojë metabolizmin, e cila është bazë për një shëndet të mirë.

Gjatë shtypjes në pikat e caktuara në duar ndihmojmë që dhimbjet të zvogëlohen në pjesët tjera të trupit apo organet e caktuara dhe të sëmura.

Çfarë duhet të bëjmë:

  • Shtypni me anë të gishtit të madh në pikën e organit përkatës (shih foton apo edhe kërkoni foto të tilla në Google) në dorën tuaj për 5 sekonda.
  • Largoni gishtin e madh nga vendi kur bënit shtypjen per 3 sekonda
  • Përsëriteni këtë gjë për disa minuta
  • Përsëriteni veprimin disa herë gjatë ditës

Edhe pse ende ka shumë pak studime dhe kërkime për dëshminë e efikasitetit të këtij lloji të terapisë, shumë njerëz kanë arritur suksese dhe lehtësim të dhimbjeve me anë të kësaj metode. Kurse në vendet e lindjes kjo është gjëja e parë që miret për preventivë dhe shërim të suksesshëm. Sidoqoftë vlen të provohet se nuk ka asnjë anë negative përveç se dobisë.

 

Përktheu dhe përshtati nga gjuha gjermane: Suzana Hasani

Islami kategorik kundër trafikimit të qenieve njerëzore

$
0
0

Feja islame si një sistem i kompletuar i jetës, i ndërtuar mbi bazat e parimeve hyjnore të caktuara nga Krijuesi i gjithësisë në librin e Tij të ruajtur- në Kuranin e madhërishëm, dhe të realizuara në jetë nga i dërguari i Tij Muhamed (Paqja, bekimi dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të!) lufton çdo dukuri negative, e cila dëmton qenien më të privilegjuar të Zotit, që është njeriu.Sidomos kur kemi të bëjmë me luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore,besimi islam i paraprin kësaj lufte me një efikasitet të jashtëzakonshëm. Ky efikasitet arrihet të realizohet nëpërmjet dy koncepteve kryesore, me të cilat Feja islame lufton edhe dukuritë e tjera negative. 

 

Dy konceptet janë:

1. Urdhri dhe edukimi për vepra të mira dhe të lejuara (Halal) dhe

2. Urdhri dhe edukimi për ndalim të rreptë nga veprimet e djallëzuara e tëndaluara (Haram).

 

 “Nga mesi juaj të mbetet një grup që thërrasin për mirësi, urdhërojnë për punë të lejuara (halal) dhe ndalojnë nga punët e ndaluara (haram), ata vërtet janë të shpëtuarit”. (Kuran). Mirëpo, kur është fjala për trafikimin e qenieve njerëzore, patjetër duhet të merren parasysh të gjitha elementet që përfshihen brenda kësaj dukurie, në mënyrë që të realizohet një luftë ose fushatë efikase kundër saj. Në fakt kjo dukuriështë një kompleks i përbërë nga disa elemente ose vepra të djallëzuara.

Përderisa edhe nga motivet që i shtyjnë autorët e veprës për të ndërmarrë një veprim të tillë, po ashtu numërohen disa.Atëherë, për ta nxjerrë në pah luftën që zhvillon feja islame kundër kësaj dukurie, e përbërë nga disa elemente dhe motive, kërkohet të flitet për secilën veçe veç.Në realitet, kur kemi të bëjmë me dukuritë tilla, siç është trafikimi i qenieve njerëzore, Feja islame e lufton me një strategji shumë largpamëse, ndërtua rmbi parimin:“Preventiva është shërimi (zgjidhja,alternativa) më i mirë”. (Hadith).Me këtë jep të kuptojmë se në besimin Islam punohet për ndalimin e hershëm të mbjelljes dhe krijimit të problemit,që besoj se secili nga njerëzit që vepron me arsye të shëndoshë, do ta dëshironte,dhe assesi nuk do të dëshironte krijimin e problemit. Sepse problemi i krijuar kërkon shumë energji për ta shëruar. Mirëpo,nëse lind problemi, edhe atëherë Besimi Islam intervenon me metodat e tij shumë të efektshme, veçse kërkohet seriozitet dhe punë e pandërprerë nga pasuesit e tij.

 

Trajtimi islam për trafikimin dhe njeriun– ndikon drejtpërdrejt në parandalimin e kësaj dukurie

 

1. Faktori trafikim ose tregti

 

Vetë fjala trafikim do të thotë bartje nga një vend në një vend tjetër. Në këtë rast bartja bëhet me qëllim të leverdisë ekonomike, që në fakt konsiderohet si tregti (tregti e fshehtë), që do të thotë se elementi ose faktori tregti, me tërë aktivitetin e tij, ka rolin kryesor në këtë veprimtari të pistë. Tregtia si një aktivitet ekonomik për këmbimin e mallrave, në esencë është e lejuar.

Mirëpo, për rregullimine tij janë caktuar ligje, rregulla dhe kritere, mbi të cilat duhet të organizohet kjo veprimtari. Edhe pse ka mjaft ngjashmëri në këto rregullativa ligjore nga një shtet tek tjetri dhe nga një shoqëri tek tjetra, shpeshherë ndodh që dallimet dhe boshllëqet ligjore t’ua mundësojnë tregtarëve të pandershëm që t’i manipulojnë ato.Në Sheriatin ose Jurisprudencën islame janë të përcaktuara ligjet dhe kriteret e tregtisë, kur mund të jetë e lejuar tregtia dhe kur jo. Nga kriteret janë të caktuara mallrat me të cilat besimtari mysliman mund të tregtojë, ndër të cilat, pakurrfarë dyshimi, gruaja dhe fëmija nuk bëjnë pjesë. Në bazë të Kuranit dhe Synetit(veprat,fjalët,shembujt dhe pëlqimete të dërguarit Muhamed (Paqja dhebekimi i Allahut qofshin për të!), që janë dy themelet kryesore të Besimit Islam,besimtari mysliman edukohet me një edukatë shembullore për respektimin e njeriut, pa marrë parasysh çfarë përkatësie fetare, nacionale e racore ka. Islami e edukon besimtarin që secilin njeri ta respektojësi një vëlla ose motër nga gjeneza.

 

2. Faktori njeri

 

a. Respektimi nga gjeneza

 

Faktori njeri është kryesori rreth të cilit dhe me të cilin ka të bëjë kjo dukuri.Më lart theksuam se Besimi Islam e edukon besimtarin mysliman që ta respektojë dhe trajtojë secilin njeri si një vëlla ose motër nga gjeneza. Si një krijesë e Zotit. Të gjithë njerëzit lindin të lirë dhe të barabartë para Krijuesit të tyre Absolut.Të gjithë kanë një origjinë, një nënë dhe një baba.”O ju njerëz, vërtet ju krijuam nga një baba e një nënë, ju bëmë popuj (kombe)e fise, më i miri nga mesi juaj është ai që është më i devotshmi e më (i sinqerti) te Zoti.” (Kur’an)“S’ka dallim në mes arabit e të tjerëve,në mes të bardhit e të ziut përveçse në devotshmëri (besim të sinqertë ndaj Zotit).” (Hadith)Nëse kemi arritur t’i edukojmë njerëzit që t’i duan të tjerët për hir të Krijuesit,Që na ka krijuar nga një gjenezë,nga i njëjti baba dhe e njëjta nënë (Ademidhe Hava), pa dyshim ne kemi arritur sukses të lartë dhe së keqes ia kemi prerë këmbët herët.

 

b. Respektimi i ligjeve të Sheriatit, ligjeve të ekspertëve dhe i traditave morale.

 

Besimi islam i edukon besimtarët e vet që të respektojnë ligjin, duke filluar nga ligji i Sheriatit e deri tek ligjet e aprovuara nga ekspertët e ligjit në një vend, pa marrë parasysh se ku, aty ku jeton, myslimani duhet t’i respektojë ligjet e Zotit, traditat morale dhe etike.

 

Kumtesë

 

Referim lidhur me luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore

Islami kategorik kundër trafikimit të qenieve njerëzore atij vendi, të cilat përputhen me moralin dhe etikën islame, si dhe kodet ligjore të aprovuara nga ai popull ose vend.

 

c. Respektimi i ndjenjave dhe i dinjitetit të të tjerëve.

 

“Nuk është besimtar asnjëri nga juderisa të mos i dëshirojë vëllait të vet besimtar atë që ia dëshiron vetvetes”.(Hadith)“Besimtar i vërtet paqësor (mysliman)është ai që njerëzit gjejnë qetësi e paqe prej gjuhës (fjalëve) së tij, dorës sëtij dhe punës së tij”. (Hadith)Siç po vërehet, njeriu është mbi të gjitha, ai duhet siguruar që të mos i bëjë keq askujt dhe vazhdimisht vetveten ta vërë në pozitën e të tjerëve. Nëse vetëm pak e ndien vetveten si besimtar tek Zoti Fuqiplotë, ai nuk mund ta dëmtojë palën tjetër as me gjuhën e tij, as me dorën e tij dhe as me veprimtarinë e tij profesionalee jetësore.

 

ç. Respektimi i të drejtave dhe lirive të tëtjerëve, lufta kundër padrejtësisë dhe abstenimi nga padrejtësia .

 

“Kush e mbyt dikë pa të drejtë, atëherë(krimi i tij) është si t’i kishte mbyturtë gjithë njerëzit.” (Kuran, el-Enam 32).“Çlironi të padrejtin dhe viktimën e padrejtësisë. I thanë: Për viktimën, po e kuptojmë, por si mund ta çlirojmë mizorin(të padrejtin), o i Dërguari i Zotit?.Ai tha: Merrja (largoja padrejtësinë) mbi duart e tij.” (Hadith)Tek trafikimi kemi të bëjmë me atë që trajton hadithi fisnik.

 

Qëllimi dhe motivi për trafikim

 

Pasi arritëm të kuptojmë se si trafikimin Besimi Islam e trajton si një krim të rëndë dhe si një aktivitet jolegjitim dhe njeriun si qenie e krijesën më të priviligjuar të Zotit, – tani do të diskutojmë për të kuptuar qëllimin dhe motivin që fshihet pas këtij aktiviteti ilegal.

 

Qëllimi i marrjes me trafikim:

 

Qëllimi i marrjes me këtë aktivitet ilegal pa dyshim është fitimi i madh dhe i shpejtë, shoqërua nga ngashërimi i epsheve shtazarake, si dhe krijimi i grupacioneve të fuqishme të krimit të organizuar.

 

Fitimi:

Besimi Islam ka vendosur ligjet dherregullat e fitimit, çdo fitim duhet të bëhetme hak (në rrugën legjitime) dhe padëmtuar askënd, përndryshe Zoti i premton ferrin. Besimtari punon gjithë jetën punë të mira, për ta fituar parajsën dhe për të shpëtuar nga ferri. Ky është parim për secilin besimtar.

 

Ide rreth motivit

 

Motivi mund të jetë llojesh të ndryshme;ato mund t’i radhitim në këtë formë:1. Social-edukativ,2. Ekonomik,3. Politik,4. Ideologjik-moral,5. Seksual.

 

1- Motivi social-edukativ

 

Motivi social është më i pranishëm,sepse gjendja e rëndë sociale të rinjtë dhe të tjerët i motivon që të merren me horrllëqe dhe biznese jolegjitime.Në të njëjtën kohë ky motiv viktimat i shtyn të viktimëzohen për shkaqe sociale.Kur flasim për këtë motiv në Kosovë,patjetër duhet të flasim për një realitet ose dukuri që ka ndodhur në vendin tonë dhe i cili nuk është studiuar aq sa duhet.Ky është kalimi i shoqërisë kosovare nga një shoqëri e mbyllur brenda traditavedhe dokeve të saj, në një shoqëri të hapur dhe e pavetëdijësuar për sfidat e reja që i dolën para me shfaqjen e globalizmit.Së bashku me këtë është edhe pushtimi i egër serb i Milosheviçit që krijoi mjaft probleme sociale.Po ashtu, ndodh që viktima, të shumtën e rasteve për shkaqe sociale, detyrohet të bëhet plaçkë e trafikantëve.Brenda këtij motivi hyn edukimi i dobët dhe jocilësor i shoqërisë. Planprogrami jo efikas mësimor dhe edukativ, ku nuk përfshihet edukata fetare, e cila pa dyshim do të ndërgjegjësonte të rinjtë që të mos bien pre e trafikantve, po edhe të mos bëhen trafikantë dhe njerëz të ulët,ta kenë frikë Krijuesin e tyre Që i gjykon për çdo veprim. “Kush vepron mirë edhe sa grimca e atomit (para Zotit në Ditën e madhe të Gjykimit) do ta shohë, po edhekush vepron sa grimca e atomit keq, dota shohë (do ta gjykojë Zoti)” (Kuran).

 

2- Motivi ekonomik

 

S’ka dyshim se ekonomia është pulsii zemrës së një shteti, sikurse është edhe pulsi i mbijetesës për një familje. Motivi ekonomik është i lidhur ngushtë për atë social, por, kur është fjala për trafikantët.atyre u siguron fuqi në shoqëri, kurse viktima shpreson për një ekonomi stabile në familje.Trafikantët arrijnë që me ato para të futen në projekte serioze dhe t’i pastrojnë ato para e të shndërrohen në faktor tërëndësishëm në shoqëri.Ekonomia e fortë e faktorizon edhe individin ashtu siç e faktorizon shtetin,prandaj motivi ekonomik është mbizotëruesnë të gjitha trafiqet ilegale.Besimi Islam këtë cilësi dhe motiv të paligjshëm e eliminon me besimin se Krijuesi Fuqiplotë është Që e furnizon njeriun, e nga njeriu kërkohen vetëm punë të mira dhe kujdes në edukimin efëmijëve e të familjes dhe largim ngaçdo mëkat.Thuaj: “Ejani t’ju lexoj atë që me tëvërtetë ju ndaloi Zoti juaj: të mos i shoqëroni Atij asnjë send, të silleni mirë me prindërit, të mos i mbytni fëmijët tuaj për shkak të varfërisë, sepse Ne ju ushqejmë ju dhe ata, të mos u afroheni mëkateve të hapëta apo të fshehta, të mos mbytni njeri, sepse mbytjen e tij e ndaloi Allahu, përpos kur është me vend. Këto janë porositë e Tij, kështu qëtë mendoni thellë.” (Kuran)

 

3- Motivi politik;

 

“Mjegulla është për ujq ”Destabiliteti politik e fazat e transicionit politik në një vend dhe gjendja jostabile – krijojnë pakënaqësi dhe mjegulli.Kjo mjegulli shfrytëzohet nga njerëzit e ligj të shoqërisë. Ka të atillë që,për të realizuar një ambicie politike, individi i dobët merr pjesë ose edhe udhëheq një trafikim ilegal, i cili i siguron para të majme për të realizuar karrierën e tij politike. Po ashtu politika e dobët sjell shumë pakënaqësi dhe papunësi të madhe në shoqëri. Ndodh që, në shenjë hakmarrjeje për politikën në skenë, individi ose një grup i caktuar të merret me trafikim. Si shembull mund të marrim Kosovën, të cilën, politika ndërkombëtare e dështuar së bashku me politikën e frikësuar dhe të dobët kosovare, – e kanë futur në një kolaps politik dhe ekonomik.Pakënaqësitë janë dimensionesh dhe llojesh të ndryshme, sepse edhe krizat që janë shkaktuar nga kjo politikë, ka sjellë këto pakënaqësi dhe, në shenjë revolte po edhe nga nevoja, ndodhin trafikime dhe viktima.

 

4- Motivi ideologjik-moral 

 

Në këtë motiv fjalën kryesore e ka ideologjia e mbrapshtë, e cila e degrado ndhe e zhvesh njeriun nga çdo përgjegjësi dhe mision, dhe atë e shndërron në një kafshë epshore, që mund të bëjë ç’të dëshirojë, apo dëshirën epshore mund ta shfaqë në mënyrë të pakontrolluar,në emër të lirisë dhe liberalizmit. Tek të tillët arsyetohet çdo veprim i pamoralshëm.Në të vërtetë, kjo rrymë ideologjike që fton për amoralitet, zanafillën e katek psikologu dhe ideologu i njohur austriak me origjinë çifute – Sigmund Frojd,i cili bie në shkallë aq të ulët, saqë edh efoshnja – thotë ai – ndien kënaqësi epshore kur thith gjirin e nënës.Motivi ideologjik tek shqiptarët në përgjithësi është shfaqur edhe si rezultati të ashtuquajturit integrim kulturor – evropian,përfshirë amoralin si pjesë të një kulture të avancuar evropiane, një gjë që nuk është e pranuar nga asnjë evropia nqë ka arsye të shëndoshë.Ky motiv pasohet nga:

 

5- Motivi seksual

 

Që të gjithë e kuptojmë motivin seksual,i cili, kur bashkohet me atë ekonomik,- krijojnë trafikant dhe vrull në trafikimin e qenieve njerëzore. Interesimi dhe pjesëmarrja është trepalëshe:ofertues, viktimë dhe klient. Besimi Islam e ka rregulluar çështjen e ngashërimit të epshit seksual me ligje dhe norma të sakta martesore, duke e shenjtëruar femrën si nënë, si motër, si vajzë dhe si grua. Islami femrën e konsideron si gjysma pa të cilën shoqëria nuk mund të jetë e plotë. Ajo konsiderohet partner i barabartë i mashkullit, por jo konkurrent i ashpër, siç pretendohet në interpretimin e drejtësisë gjinore.

 

Pasojat e trafikimit:

 

Trafikimi i qenieve njerëzore rezulton me një sërë dëmesh në shoqëri, shkakton kaos në familje dhe në mbarë shoqërinë dhe, si rezultat i kësaj dukurie,shfaqen:

– Prostitucioni,

– Shkatërrimi i familjes,

– Dëmtimi i të miturve dhe degjenerimi ityre,

– Krijimi i grupeve të krimit të organizuar,etj.

 

Prostitucioni:

 

Është një dukuri jashtëzakonisht e urrejtur në Islam. I vetmi veprim që merr masën e rëndë të ndëshkimit në Islam.Besimi Islam, prostitucionin e dënon me rrahje brutale dhe me vdekje (në bazë të kategorisë që i takon sipas Sheriatit islam).Krijuesi i Madhërishëm kërkon nga besimtarët që të mos i afrohen fare këtij veprimi. Përderisa për disa vepra të ndaluara Krijuesi i Madhërishëm thotë“mos e bëni”, për prostitucionin thotë:Mos iu afroni.“Dhe mos iu afroni prostitucionit, ajo është një vepër e shëmtuar dhe rrugë drejt shkatërrimit” (Kuran).“Prostituti (amorali) në çastin kur bën prostitucion, nuk mund të jetë besimtar”.(Hadith)

 

Shkatërrimi i familjes:

 

Si rezultat i trafikimit vjen edhe shkatërrimii familjes, sidomos në Kosovë,ku ende zotëron morali i traditës. Feja islame e shenjtëron familjen, prandaj çdo tejkalim i vijave familjare pason me distancim dhe largim nga familja e kështu fillon të bjerë era e mallkimit mbi atë familje. Gjithashtu, një femër që përdoret si plaçkë ose, thënë ndryshe, viktimë trafikimi, ajo nuk është në gjendje të krijojë familje, sepse në shpirtin e saj hape nplagë të rënda dhe krijohen probleme psikike. Femra e viktimëzuar nga trafikimi,humb ekuilibrin personal dhe, vetëm në rast se i bëjmë një riedukim të fuqishëm, mund të rifilloj një jetë të re.Pa dyshim që një femër e tillë nuk gjen mbështetje në ndërgjegjen e saj për të krijuar familje, sepse nuk gjen arsyetim para fëmijëve dhe rrethit të saj familjar.Riedukimi duhet të jetë fetar, para së gjithash.Feja islame posedon institucionin teorik të pendimit të sinqertë, i cili ndihmon në kthimin e optimizmit dhe fillimin e serishëm, nga zeroja. Kjo i jep mundësi që t’i kthehen shpresat. Përveç kësaj çdo veprim i dhunshëm në Islam,nuk pranohet si mëkat dhe për të ka kompensim të madh tek Allahu. Ashtu siç e konsideron edhe besimi katolik, si martirizim.

 

Dëmtimi dhe degjenerimi i të miturve:

 

S’ka dyshim se është një brengë emadhe, sepse të miturit po përfshihen brenda këtij aktiviteti kriminal dhe kryesisht ata janë viktimë ose plaçkë e trafikimit.Një adoleshent që trafikohet, kalon në një individ të degjeneruar, i cili më vonë do të kalojë ose në prostitutë ose në trafikant dhe në drejtimin e tij. Është një kategori shumë e rrezikuar që duhet ti kihet nën kujdes dhe që një pjesë e madhe e investimit të familjes e shoqërisë duhet të investohen në edukimin dhe përgatitjen e tyre për të mos rënë pre etrafikimit. Kuptohet, edukimi fetar është më se i domosdoshëm, prandaj BashkësiaIslame, e cila e mbështet planprogramin e vet edukativ në Kuran dhe Synet,synon që gjeneratat e reja t’i pajisë me  edukatë të lartë fetare dhe për këtë punohet vazhdimisht nëpër medrese dhe xhami e institucione të tjera, sikur punohet edhe me gjeneratat e vjetra ditët e premte me ligjëratat ose predikimet e së premtes.

 

Krijimi i grupeve të krimit të organizuar:

 

Shpesh ndodh që trafikimi t’i paraprijëkrijimit të grupeve të krimit të organizuar,sepse individët që implikohen në fillim si agjentë të grupeve dhe kanalevetë trafikantëve, nuk shkon kohë e gjatë dhe krijohen si grupe të krimit të organizuar.Paratë e majme dhe fitimi i shpejtë i bënë ata që të marrin me vete edhe të tjerë dhe t’i stimulojnë e t’i nxisin dhe të tjerët.Nga gjithë kjo që u tha, nxjerrim këto përfundime:-

Trafikimi i qenieve njerëzore është nj ëkrim që duhet luftuar dhe Bashkësia Islame atë e lufton me të gjitha mundësitë që ka.- Bashkësia Islame vazhdimisht ka bërë përpjekje dhe vazhdon të bëjë për t’il uftuar të gjitha dukuritë negative që ndërlidhen me trafikimin e qenievenjerëzore.

-Bashkësia Islame posedon strukturën e saj të degëzuar deri në thellësitë e territorit të Kosovës dhe është në gjendje të ndihmojë shumë në këtë fushë;për këtë ajo ka kërkuar e kërkon bashkëpunim edhe nga strukturat e bashkësive të tjera fetare.

– Trafikimi nuk mund të luftohet veç e veç, por kërkohet një bashkëpunim i ngushtë në mes institucioneve të shtetit me rëndësi dhe bashkësive fetare ei nstitucioneve përkatëse për luftë kundër kësaj dukurie.

_________________________

* Kjo ligjëratë u mbajt në Punëtorinë (Seminarin)për çështjet e trafikimit të qenieve njerëzore dhe luftën kundër kësaj dukurie, në Universitetin Amerikan të Prishtinës, më 11-12 korrik 2007.

 

Martohu, zhvillohesh!

$
0
0

 

“Thuaj: S’ka dyshim se Zoti im është Ai që i jep furnizim të begatshëm atij që do nga robërit e vet dhe Ai ia pakëson atij që do.” – [Kur’an, 34:39]
Martesa është strehë, ku mbrohen të devotshmit. Nuk është varfëri, pakësim, mangësi, por pasurim, shtim e plotësim! E, mburojë për njerëzit që kanë frikë nga rënia në mëkat!
Po, martesa për dikë është edhe plotësim. Me të ai ruan njerëzinë, ruan gjendjen e tij shpirtërore, psikike e mendore. Burri, ashtu si edhe gruaja, janë të krijuar që të martohen mes vete dhe të jetojnë nën një kulm! E, kur burri e gruaja jetojnë të ndarë është sikur gjithnjë të ishte dritë, apo gjithnjë errësirë. Ata të dy bashkë, arrijnë nivel e harmoni[1].
Rinia e Ummetit e ka problem, më tepër se kurrë, martesën. Pasi koncepti për martesën ka ndryshuar shumë. Jo, nuk ka ndryshuar, por është prishur thuajse fare! Sot, që një çift i ri musliman të martohet, i duhet të punojë ndoshta gjysmën e jetës!
Që të martohesh nuk do të thotë të jesh pasanik, e as të kesh shtëpi të madhe, e as të arrish moshën e pleqërisë. Jo, martesa nuk ka të bëjë me pasurinë, e as me shtëpinë, e as me moshën e shtyrë. Nuk ka: të bëj këtë e atë, pastaj martohem! Se, kur të martohesh ti, shumë urtësi të martesës veçse kanë ikur.
Për shumëkënd, shkaku i mosmartesës është se nuk është shkolluar, disa të tjerë i kanë shtyrë të mendojnë se janë të paaftë shpirtërisht për të ndërtuar familje, disa të tjerë kanë rënë në vetizolim, ndërsa disa të tjerë kanë devijuar nga rruga e drejtë dhe e paqes. Po, disa të tjerë kanë rënë edhe në imoralitet. Për çfarë? Sepse “njerëz të caktuar” ndonjëherë i detyrojnë fëmijët e tyre të vënë kushte!
Jo, tani ato rregulla që i vutë ju, po ua paguajnë çmimin bijtë tuaj!
Besimtari me besimtaren, i ndershmi me të ndershmen, i pastri me të pastrën. Këto njëmend do të ishin rregulla me vend!
Koncepti i martesës në Islam është ndryshe. Jo ashtu si thuhet e interpretohet se, kinse, që të martohesh, duhet të kesh mundësi financiare[2]. E kush nuk e ka këtë mundësi, le të agjërojë.
Ndërsa, disa e konsiderojnë këtë, “agjërimin”, si zgjidhje afatgjate, apo, si të jetuarit në murgëri. Jo, Islami s’ka konsideratë për murgërinë[3].
Jo nuk është ashtu si interpretohet! Sepse do t’i binte që të varfrit të mos kenë të drejtë martese. Jo, Muhammedi (alejhi selam) nuk ka thënë ashtu. Vetë i Dërguari i Allahut ka lidhur kurorë vetëm me një unazë të hekurt (mehër).
E kush nuk e ka sot një strehë modeste e një hekurishte, sa të bëjë një unazë? Gjithkush! Po s’i pati edhe këto, atëherë le ta dijë se Muhammedi (alejhi selam) ka lidhur kurorë edhe me tri kaptinat e fundit të Kur’anit: el-ihlas, el-felek dhe en-nas. E, kush nuk i ka as këto tri kaptina, atëherë le ta dijë se tema rreth martesës islame s’është për të.
Shoqëria nuk mund të zhvillohet pa martesa të hershme. Koha, kur çiftet e reja mund t’i sjellin shoqërisë kapacitetin e tyre shpirtëror e mendor, nuk bën të jetohet e trazuar! Po, madje kjo vetëdije për martesën, bën që në shoqëri të përhapet varfëria. Sipas udhëzimit hyjnor, martesa sjell furnizim, e jo mangësi.
Pra, të martohesh o bir i Islamit, do të thotë se nëse je i varfër, bëhesh i pasur; nëse je i dobët, bëhesh i fortë; nëse je i izoluar, integrohesh!
Atyre prindërve që kërkojnë shtëpi, pishina, vetura e salltanete të tjera për bijtë e tyre të martuar, ju themi: ju jeni martuar, bëni ç’të doni me veten tuaj, por, nuk kini të drejtë që t’i kushtëzoni bijtë tuaj se çfarë e si të realizohet lidhja e tyre martesore, përderisa ata i plotësojnë kushtet islame: pjekurinë fizike, mendore, shpirtërore dhe pëlqimin e çiftit ndërmjet vete.
T’ia mbysësh të ardhmen një të riu, është njëlloj sikur të mbytësh fëmijën tënd! Pse ia shtyn martesën fëmijës tënd? A vetëm nga frika se do të të pakësohet pasuria, apo nga dëshira për shtimin e pasurisë nëpërmjet robërve të Furnizuesit[4]? A nuk e di se Furnizues i Vetëm është Allahu?!
“Ju mos i mbytni fëmijët tuaj nga frika e varfërisë, se Ne ua sigurojmë furnizimin atyre dhe juve, e mbytja e tyre është mëkat i madh.” – [Kur’an, 17:31].
Po, ky citat kur’anor flet edhe për ata prindër, që, me të padrejtë, abortojnë fëmijën, por edhe për ata njerëz, që nga frika e pakësimit të pasurisë, nuk bëjnë fëmijë. Allahu e di më së miri!
Jo, o njerëz muslimanë! Burimi hyjnor parasheh të tjera kushte për rininë që të martohet. Ato nuk janë kushte, por aspekte të natyrshme, që gjithsecili nuk do të dëshironte të kundërtën as për veten, e as për palën tjetër. E ato janë: pjekuria fizike, mendore, shpirtërore dhe në fund: përshtatshmëria dhe pëlqimi i dyanshëm. Me prindër e dy dëshmitarë martesa shpallet!
E, të tjerat, kushte a sido që quhen, janë luks e salltanet! Me një fjalë: teprim – israf! Gjëra që jo që nuk të çojnë në Xhennet, po që të pengojnë ta kalosh urën e Siratit!
Martesa është natyrshmëri. Kush martohet, mbrohet, e kush s’martohet, agjëron, por jo përgjithmonë!
Mos i shtyni martesat, se përndryshe do t’u shtohet edhe bagazhi i problemeve. Martesa çliron gjysmën e komplekseve, të çfarëdo lloj natyre qofshin. Mos e rëndoni gjendjen, lehtësojeni atë, sepse Allahu e do lehtësinë, dhe janë të urryer ata që e teprojnë.
“Ai nuk i do ata që e teprojnë.” – [Kur’an, 7:55]

________________________________________
[1] “Ato janë prehje për ju dhe ju jeni prehje për ato.” – [Kur’an, 2:187]
[2] Muhammedi (alejhi selam) ka thënë: “O ju të rinj! Nëse keni mundësi martohuni, sepse martesa të largon nga shikimi në haram dhe është mbrojtja më e mirë për nderin. Ai i cili nuk ka mundësi, le të agjërojë, sepse për të agjërimi është mbrojtje.” – Hadith:Buhariu.
[3] “…Ndërsa murgërinë ata vetë e shpikën…” – Kur’an, 57:27
[4] Citati kur’anor (en-Nur, 33) nuk flet për “varfanjakët” e sotshëm, por të dikurshmit, që nuk kishin as edhe një hurmë ta ndanin, që e shtrëngonin barkun me gurë, e i zinte gjumi ku i zinte errësira. Allahu i Madhërishëm thotë: “E ata që nuk kanë mundësi martese, le të përmbahen derisa Allahu t’i begatojë me të mirat e veta.” Megjithatë, pra, duroni, por prapë, do të martoheni – derisa Allahu t’i begatojë me të mirat e veta.

Avni TAFILI

 

Tregimi i fatit

$
0
0

Shpesh dëgjojmë se ka njerëz që deklarojnë se kanë dije nga bota e padukshme ose për të ardhmen. Këta njihen me emra të ndryshëm, si p.sh.: fallxhor, astrolog, magjistar, palmit (ata që lexojnë fatin e dikujt nga shenjat mbi pëllëmbë) etj. Fallxhorët ose njerëzit që pretendojnë se lidhen me shpirtrat e vdekur përdorin metoda të ndryshme nga të cilat ata thonë se marrin (nxjerrin) informacion, p.sh.: leximi i gjetheve të çajit, vizatimi i vijave, shkruarja e numrave, leximi i pëllëmbës, horoskopi, vështrimi i topave prej kristali, falli me letra, shikimi i filxhanit, hedhja e shkopave etj. Në këtë material do të trajtojmë forma të ndryshme fallesh duke përjashtuar magjinë.

Praktikantët e metodave të fshehta, të cilët thonë se zbulojnë të padukshmen dhe parathonë të ardhmen, mund të ndahen në dy kategori kryesore:

  1. Ata që nuk kanë ndonjë dije ose sekret por që u thonë klientëve të tyre incidente të përgjithshme që ndodhin te shumica e njerëzve. Këta shpesh bëjnë një numër ritualesh pa kuptim dhe pastaj thonë hamendje të përgjithshme (të menduara më parë). Disa prej hamendjeve të tyre, për shkak se janë të përgjithshme, dalin të vërteta. Shumica e njerëzve priren për të kujtuar ato pak thënie që dalin të vërteta dhe shpejt harrojnë shumicën që nuk del e vërtetë. Kjo tendencë është rezultat i faktit se pas ca kohe të gjitha thëniet bëhen mendime gjysmë të harruara në subkoshiencë derisa diçka ndodh dhe i rikujton ato. P.sh. është bërë gjë e zakonshme në Amerikën e Veriut që të publikohen në çdo fillim viti thënie të ndryshme të fallxhorëve të famshëm. Kur u bë një shqyrtim i thënieve të ndryshme për vitin 1980 u zbulua se vetëm 24% e thënieve ishin të sakta.
  2. Grupi i dytë janë ata që kanë kontakte me xhindë. Ky grup është më i rëndësishëm, sepse ai zakonisht përmban mëkatin e rëndë të shirkut dhe ata që përzihen me të priren të jenë shumë të saktë në informacionin e tyre dhe kështu paraqesin një fitne (sprovë) të vërtetë si për muslimanët ashtu dhe për jo muslimanët.

 

Bota e xhinëve

Disa njerëz janë përpjekur të mohojnë realitetin e xhinëve, të cilëve All-llahu ne Kur’an u ka kushtuar një sure të tërë, suren El Xhin. Duke u mbështetur në aspektin gjuhësor të fjalës xhin, e cila vjen nga folja xhane (جَانَّ), jexhunu: “të mbulosh, fsheh”, ata thonë se fjala xhin i referohet (i drejtohet) “të huajve të zgjuar”. Të tjerë bile thonë se një xhin është një njeri që s’ka mendje të vërtetë në kokën e tij, por ai ka natyrë zjarri.

E vërteta është se xhinët paraqesin një tjetër krijesë të All-llahut e cila bashkëekziston me njeriun në Tokë. Allahu i krijoi xhinët para se Ai të krijonte njerëzimin dhe i krijoi këto dy krijesa (xhinët dhe njerëzit) nga elemente jo të njëjta.

All-llahu thotë: “Ne e krijuam njeriun nga balta e argjilit, të zi e të prishur (me erë të keqe).E xhinët i krijuam më parë nga zjarri, nga flaka e fortë.” (15:26-27)

Ata u quajtën xhin sepse nuk mund të shikohen nga syri i njeriut.

Aishja trasmeton se i Dërguari (Paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të) tha: “Melekët u krijuan nga drita dhe xhinët nga zjarri pa  tym.” Transmeton Muslimi.

 

Xhinët mund t’i ndajmë në tre kategori të gjëra sipas mënyrës së ekzistencës së tyre. I Dërguari (Paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të) ka thënë: “Ka tre lloje xhinësh: Një lloj fluturon në ajër gjithë kohën, një tjetër lloj ekziston si gjarpërinj dhe qen dhe lloji i kufizuar në tokë, i cili banon në një vend ose endet rreth tij.”  (Tebarani dhe Hakimi).

Xhinët mund të ndahen gjithashtu në dy kategori sipas besimit të tyre: besimtarë dhe jobesimtarë. All-llahu na tregon për xhinët besimtarë në suren El Xhin: “Është e vërtetë se prej nesh ka besimtarë (muslimanë) dhe prej nesh ka që janë jashtë rrugës (jobesimtarë), e kush e pranoi Islamin, të tillët mësynë rrugën e shpëtimit. Ndërsa ata që lëshuan rrugën, ata u bënë lëndë e Xhehennemit.” (S.Xhin:14-15)

Çdo njeri ka një xhin që e shoqëron atë dhe ky xhin quhet Karin (shok, bashkudhëtar). Ai është pjesë e testimit të njeriut në këtë jetë. Xhini inkurajon dëshirat më të ulëta të njeriut dhe përpiqet në mënyrë të vazhdueshme për ta mënjanuar atë nga rruga e drejtë. I Dërguari (Paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të) duke komentuar këtë gjë ka thënë: “Secilit prej jush i është shoqëruar një shok prej xhinëve.” Sahabët pyetën: “Edhe ty o i Dërguari i Allahut?!” Dhe i Dërguari (Paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të) u përgjigj: “Edhe mua, vetëm se All-llahu më ka ndihmuar mua kundër tij dhe ai është nënshtruar. Tani ai vetëm më nxit të bëj të mira.” ( Muslimi).

Njeriu nuk mund të arrijë kontrollin mbi xhinët, pasi kjo ishte një mrekulli e veçantë e dhënë të Dërguarit Sulejman as. Në fakt, kontakti me xhinët, në rrethana të tjera veç zotërimit ose rasteve aksidentale, shumë shpesh bëhet nga kryerja e veprimeve ofenduese ndaj Zotit, të cilat janë të përbuzura dhe të ndaluara në fe, (Ibn Tejmijeh “Ese mbi xhinët”) Qëllimi i xhinëve të këqinj (shejtanë) është që të tërheqë sa më shumë të tjerë në mëkatin më të rëndë, adhurimin e të tjerëve veç All-llahut ose bashkë me Të.

Kontakti dhe kontrata me xhinët bëhet nga fallxhorët, të cilëve xhinët mund t’u japin informacion për të ardhmen. I Dërguari (Paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të) ka përshkruar se si xhinët marrin informacion për të ardhmen. Ai ka treguar se xhinët ishin të aftë të udhëtonin në drejtim të kufijve më të ulët të qiellit dhe të dëgjonin ca informacione për të ardhmen që engjëjt i transmetonin midis tyre. Pastaj ktheheshin në tokë dhe ushqenin me informacione njerëzit me të cilët kishin lidhje. (Buhariu dhe Muslimi).

Kjo ndodhte shpesh para profetësisë së Muhammedit (Paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të) dhe fallxhorët në atë kohë ishin shumë të saktë në informacionin e tyre. Kështu që ata ishin të aftë të fitonin pozitë në oborret mbretërore dhe gëzonin shumë popullaritet, bile edhe adhuroheshin në disa vende. Pasi i Dërguari (Paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të) filloi misionin e tij, situata ndryshoi. All-llahu i urdhëroi engjëjt që të ruanin me shumë kujdes kufinjtë më të ulët të qiellit dhe shumica e xhinëve u gjuajtën me meteorë dhe yje goditës. All-llahu e ka përshkruar këtë fenomen në Kur’an:

“Dhe vërtetë ne (xhinët) kemi hulumtuar të arrijmë qiellin po atë e gjetëm përplot roje të forta dhe me shkëndija (zjarri që djeg). Dhe më parë hulumtonim në vend vështrimin për të dëgjuar, e kush përpiqet të dëgjojë tashmë, ai has në pusinë e shkëndijës së zjarrtë.” (72:8-9) .

“Dhe atë (qiellin) e kemi ruajtur prej çdo djalli të mallkuar. Përveç atij që vjedh (përgjon) çka dëgjohet, po edhe atë e ndjek ylli i zjarrtë (e djeg).” (15:17-18)

Ibn Abbasi ka thënë: “Kur i Dërguari (Paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të) dhe një grup prej shokëve të tij u nis për në Tregun Ukaadh, shejtanët u bllokuan nga dëgjimi i informacionit në qiell. Meteorët u lëshuan mbi ta, kështu ata u kthyen te populli i tyre. Populli i tyre i pyeti çfarë kishte ndodhur dhe ata ia treguan. Disa sugjeruan se diçka do kishte ndodhur kështu që ata u shpërndanë nëpër Tokë për të gjetur shkakun. Disa prej tyre ndeshën të Dërguarin (Paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të) dhe shokët e tij kur ata ishin në namaz dhe dëgjuan Kur’anin. Ata thanë me veten e tyre se ky duhet të ishte shkaku që i bllokoi ata nga dëgjimi. Pastaj ata u kthyen te populli i tyre dhe i thanë: “… Ne kemi dëgjuar një Kur’an që të mahnit, ai udhëzon në të vërtetën, prandaj ne i besuam atij, Zotit tonë kurrsesi nuk do t’ia shoqërojmë më askënd.”(72:1-2). (Buhariu dhe Muslimi).

Kështu që xhinët nuk mund të mbledhin më informacion për të ardhmen aq lehtë sa ç’e merrnin para misionit të të Dërguarit (Paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të). Për shkak të kësaj ata tani e përziejnë informacionin me shumë gënjeshtra. I Dërguari (Paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të) ka thënë: “Ata (xhinët) do ta kalonin informacionin poshtë derisa ai arrin buzët e magjistarit ose fallxhorit. Shumë herë një meteor i arrin ata përpara se ata t’ua transmetojnë informacionin. Nëse ata e kalojnë atë para se të goditen, ata do t’i shtojnë  atij 100  gënjeshtra.” (Buhariu).

 

Aishja  trasmeton se kur ajo e pyeti të Dërguarin, (Paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të) për fallxhorët ai u përgjigj se ata nuk ishin asgjë. Ajo pastaj përmendi se fallxhorët ndonjëherë u thoshin gjëra që ishin të vërteta. I Dërguari (Paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të) tha: “Kjo është një pjesë e të vërtetës të cilën xhini e vjedh dhe e llomotit në veshin e shokut të tij, por ai e  përzien atë  me 100  gënjeshtra.” (Buhariu dhe Muslimi).  

Xhinët janë në gjendje të informojnë njerëzit me të cilët lidhen për të ardhmen relative. P.sh. kur dikush shkon te një fallxhor, xhini i fallxhorit merr të dhëna nga xhini i personit (sqaruam më parë se çdo person ka një xhin) për planet që ky njeri ka bërë para se të shkojë atje. Kështu që fallxhori është i aftë t’i thotë personit se ai do këtë ose atë, apo shko këtu ose atje. Me anën e kësaj metode fallxhori i vërtetë është në gjendje të mësojë për të kaluarën e të huajit në detaje të hollësishme. Ai është në gjendje t’i tregojë një personi krejtësisht të huaj për të emrat e prindërve të tij (të personit), ku ka lindur ai, çfarë ka bërë në fëmijëri (ky person) etj. Aftësia për të përshkruar shumë saktë të kaluarën është një prej shenjave të fallxhorit të vërtetë që ka kontakt me xhinët. Kjo për shkak se xhinët janë në gjendje të përshkojnë distanca të mëdha menjëherë, të mbledhin sasi gjigande informacioni rreth gjërave të fshehta, sendeve të humbura dhe ngjarjeve të pavëzhguara. Provë për këtë aftësi është historia e përmendur në Kur’an për të Dërguarin Sulejman a.s.dhe Belkisën. “Njëri prej xhinëve të vrazhdë (Ifrit) tha: “Unë do ta sjell atë ty, para se të ngrihesh nga vendi yt, unë për të kam fuqi dhe jam i sigurtë!”” (27:39)

 

Ligji islam për tregimin e fatit

Për shkak të mëkatit të mohimit që përfshihet në tregimin e fatit, Islami mban një qëndrim shumë të ashpër ndaj tij. Islami kundërshton çdo lloj shoqërimi me ata që praktikojnë tregimin e fatit duke përjashtuar rastin e këshillimit (nga ana e atyre që kanë dije të mjaftueshme) të tyre për të hequr dorë nga këto praktika të ndaluara.

 

Shkuarja te fallxhorët

I Dërguari (Paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të) ka vendosur rregulla të qarta të cilat ndalojnë çdo shkuarje te fallxhorët. Ai ka thënë se: “Namazi i kujtdo që i afrohet ndonjë fallxhori dhe e pyet atë për ndonjë gjë nuk pranohet për 40 ditë dhe netë.”  (Muslimi).

Ndëshkimi në këtë hadith është thjesht për afrimin te një fallxhor dhe pyetja e tij për kureshtje. Ky ndalim mbështetet gjithashtu edhe nga hadithi i Muaui ibn Hakem es-Sulemit, në të cilin ai thotë: “O i Dërguari i All-llahut, ka disa njerëz prej nesh që shkojnë te fallxhorët.” I Dërguari (Paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të) iu përgjigj: “Mos shkoni tek ata.”  (Muslimi).

Ky ndëshkim i ashpër është caktuar për shkuarjen tek fallxhorët pasi është hapi i parë në drejtim të besimit te fallxhorët. Në qoftë se dikush shkon atje duke dyshuar se a është i vërtetë tregimi i fatit apo jo, dhe nëqoftëse disa prej thënieve të fallxhorit dalin të vërteta (siç e treguam se bashkëpunojnë me xhin për të kaluarën, ndërsa për të ardhmen vetëm 1/100 mund të dinë), ai me siguri do të bëhet një besimtar i zjarrtë dhe i zellshëm i fallxhorëve.

 

Besimi te fallxhorët

Islami e cilëson mosbesimtar çdokë që shkon te fallxhori dhe beson se ai di të padukshmen dhe të ardhmen. Ebu Hurejra dhe Hasani trasmetojnë nga i Dërguari (Paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të) se ai  ka thënë: “Kushdo që i afrohet një fallxhori dhe beson çfarë ai thotë, ka mohuar atë që iu shpall Muhammedit.”  (Ahmedi dhe Ebu Daudi).

Një besim i tillë i jep krijesave disa prej cilësive të All-llahut në lidhje me dijen e të padukshmes dhe të ardhmes. Pra, ai rrëzon Teuhidin Esma ue Sifat (Njëshmërinë në Emrat dhe Cilësitë e All-llahut) dhe paraqet shirk në këtë aspekt teuhidi. Për analogji, në kufër përfshihet edhe leximi i librave ose shkrimeve të fallxhorëve, dëgjimi i tyre në radio ose shikimi në televizion, sepse këto janë mjetet më të zakonshme me anën e të cilave sot fallxhorët përhapin thëniet e tyre. All-llahu thotë qartë në Kur’an se askush veç Tij nuk e njeh të padukshmen, madje as i Dërguari (Paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të) All-llahu thotë: “Çelësat e fshehtësisë janë vetëm tek Ai, atë (fshehtësinë) nuk e di askush veç Tij …” (6:59) .

All-llahu i ka thënë të Dërguarit Muhammed, ‘alejhi selam.:“Thuaj: “Unë nuk kam në dorë për veten time as ndonjë dobi, as ndonjë dëm, veç çfarë do All-llahu. Sikur ta dija të fshehtën, do të shumoja për vete të dobishmet e nuk do më prekte gjë e keqe….”” (7:188).

Prandaj të gjitha metodat e ndryshme që përdoren nëpër botë nga fallxhorët ose treguesit e fatit janë të ndaluara (p.sh. parja e filxhanit të kafesë, hedhja e fallit me letra, horoskopi, orakulli etj.sh.p.). All-llahu thotë në Kur’an: “S’ka dyshim se vetëm  All-llahu e di kur do të ndodhë kijameti, Ai e di kur e lëshon shiun. Ai e di se ç’ka në mitra, e veç Tij nuk e di kush çfarë do t’i ndodhë nesër, dhe askush nuk e di, veç Tij, se në ç’vend (ose kohë) do të vdesë. All-llahu është më i Dijshmi, më i Njohuri.” (31:34).

Ne duhet të kemi kujdes me librat, revistat, gazetat apo dhe individët të cilët, në një mënyrë ose në një tjetër, thonë se e dinë të ardhmen ose të padukshmen. P.sh. kur një musliman që merret me parashikimin e motit parashikon shi, borë ose kushte të tjera klimatike për të nesërmen, ai duhet të shtojë shprehjen “Insha All-llah” (në dashtë All-llahu). Gjithashtu, kur mjekja muslimane e informon pacienten e saj se do të lindë një fëmijë në këtë apo atë ditë, ajo duhet të shtojë “Insha All-llah”, sepse këto parashikime janë vetëm vlerësime të bazuara mbi informacion statistikor.

Ebu Emineh Bilal Philips

 

Çrregullimet e personalitetit

$
0
0

Nga Dr Valdete Alidema Serreqi, psikiatër

 

 

Personaliteti mund te definohet si tersi e tipareve emocionale dhe te sjelljes qe e karakterizojnë një person ne jetën e përditshme. Ne kondita te zakonshme është relativisht stabil dhe i parashikueshëm

 

Kur shndërrohen tiparet e personalitetit ne çrregullime te personalitetit?

Kufiri nuk është i qartë , por në përgjithësi kjo ndodh kur tiparet e personalitetit janë aq të papërshtatshme dhe jo fleksibile sa qe vështirësojnë jetën profesionale dhe sociale ose i shkaktojnë  vështirësi subjektive personit.

Njerëzit qe i mbartin këto çrregullime etiketohen si “te këqij” ose te “te shtrembër”.

Përpara këto çrregullime janë quajtur si psikopati ose karakteropati

Cilat janë karakteristikat e përgjithshme te çrregullimeve te personalitetit?

Çrregullimet e personalitetit janë përgjigje te palëkundshme dhe te keq-përshtatura ndaj stresit.

Janë globale ato ndikojnë pothuaj se ne te gjitha fushat e jetës se personit
Njerëzit me çrregullime te personalitetit ne përgjithësi mendojnë se problemi nuk qëndron tek ata por ne mjedisin rrethues psh “askush nuk me kupton mua ose te gjithë kërkojnë me më  pengu ose me i prish planet e mia”

Pjesa me e madhe e këtyre çrregullimeve nuk shoqërohen me simptome psikotike, por mund te ndodhin episode te shkurtra psikotike

Pjesa me e madhe e personave me çrregullime te personalitetit janë ne kontakt me realitetin.

Shumica e personave me çrregullime te personalitetit nuk shqetësohen nga sëmundja meqë këta persona besojnë se janë ne gjendje te mire emocionale, kështu qe ata asnjëherë nuk kërkojnë trajtim. Mirëpo ata qe i detyrojnë t’i vizitojnë institucionet e shëndetit mendor janë familja dhe miqtë.

Personat me çrregullim te personalitetit  bëjnë qe me sjelljet e tyre si trillimet, gënjeshtrat, mashtrimet ti nevrikosin të tjerët kështu qe kane mundësi te braktisen nga njerëzit e afërt.

 

Çrregullimet e personalitetit  ndahen ne tri grupe

 

Grupi A – Me tipare te çuditshme ose ekscentrike: paranoid, skizoid, skizotipik

Grupi B – Me tipare dramatike, emocionale ose e paqëndrueshme: histrionik, antisocial, Border-line

Grupi C – Me tipare anksioze përfshin ,opsesivo kompulsive, shmangës, vartës

Te tjerë: Pasiv agresiv,

 

Çrregullimi paranoid i personalitetit

 

Personat me këtë çrregullim personaliteti karakterizohen me dyshim te vazhdueshëm dhe mosbesim te pa baze ne njerëzit ne përgjithësi –Te tjerët e shfrytëzojnë e lëndojnë ose e mashtrojnë. Zakonisht janë armiqësor, iritabil dhe te zemëruar.

Karakteristik esenciale e këtij çrregullimi është tendenca për te interpretuar veprimet e njerëzve tjerë si te paramenduara, çmendura dhe kërcënuese.

Personat me këtë çrregullim mendojnë se do te jene te lënduar nga te tjerët  ne një fare mënyre shpesh e vene ne dyshim pa justifikim lojalitetin dhe besnikërinë e miqve, Gjithashtu janë xhelozë (patologjik) duke vene ne dyshim pa justifikim besueshmërinë e bashkëshortit apo partnerit seksual.

I eksternalizojnë emocionet e tyre, u atribuojnë te tjerëve  impulset dhe mendimet qe ata janë te pa afte t’i pranojnë për vetveten. Kane vështirësi te shprehin emocione te ngrohta dhe te tolerojnë idenë se varen nga njerëzit tjerë. Ne situata sociale lëne përshtypjen si efikas por shpesh gjenerojne frike ose konflikt me te tjerët.

 

Çrregullimi skizoid i personalitetit  

 

Karakterizohet me tërheqje sociale.

Personat  me këtë çrregullim shihen nga te tjerët si ekscentrik (te çuditshme) te izoluar ose te vetmuar.

Personat me këtë personalitet lënë përshtypje se janë te ftohet dhe rrinë menje ane, janë te rezervuar, shume pak te përfshire ne ngjarjet e përditshme dhe brengosjen për te tjerët. Pra këta persona duken te qete te distancuar te tërhequr dhe asocial. Ne jetën e tyre ka pak nevoje për lidhje emocionale me te tjerët, kane pak miq,  dëshire te paket seksuale apo jeta sex. mund te ekzistoje ekskluzivisht ne fantazi. Kryesisht gjejnë pune ku janë me te vetmuar ku ka pak ose nuk ka fare kontakt me te tjerët dhe te cilat për te tjerët janë me te vështira,p.sh si roje nate, ose te mbyllur pas rafteve te bibliotekave.

 

Çrregullimi skizotipik i personalitetit

 

Personat me çrregullim skizotipik janë tepër te çuditshëm bile edhe për laikun. Te menduarit magjik, idetë e çuditshme , idetë e referencës , iluzionet dhe fenomenet e derealizimit janë pjese e botes se tyre te përditshme.

Ne këtë çrregullim, te menduarit dhe komunikimi janë te çrregulluara. Bota e tyre e brendshme mund te jete e mbushur me raporte te gjalla imagjinare dhe frika dhe fantazi fëmijërore. Mund te besojnë se kane fuqi speciale. Mund te pranojnë se kane iluzione perceptive do te thotë i keqinterpretojnë objektet .Te folurit e këtyre personave mund te jete shume i çuditshëm dhe te ketë kuptim vetëm për ta.

Kur janë nen strese mund te dekompensohen dhe kane simptoma psikotike por këto zgjasin shkurt. Ne raste te renda anhedonia dhe depresioni mund te paraqiten .10%  e rasteve bëjnë suicid.

 

Çrregullimet histrionike të personalitetit

 

Karakterizohen me sjellje dramatike dhe ekstravagante. Shoqërues i këtij prezantimi madhështor është shpesh paaftësia te mbaj lidhje te thella dhe qe zgjasin,ky çrregullim shpesh quhet dhe histerik.

Shfaqin shkalle te larte te sjelljes se sëmurë me te cilat tërheqin vëmendjen, kane tendence te ekzagjerojnë mendimet dhe ndjenjat duke bere qe gjithçka te tingëllojë me e rëndësishme se qe është. Nëse nuk janë ne qendër te vëmendjes apo nuk vlerësohen, qajnë aludojnë.

 

Çrregullimet narcistike të personalitetit

 

Personat me këtë çrregullim karakterizohen me ndjenjën e larte te vetë-admirimit, ndjenjën e madhështisë dhe te vetë-rëndësisë, p.sh ekzagjeron arritjet dhe talente, pret qe te njihet si superior, i pa krahasuar me arritje tjera.

E konsiderojnë vetveten si specialë dhe presin trajtim special. Kriticizmin keq e menaxhojnë dhe mund te zemërohen ne ata qe i kritikojnë ose mund te shfaqin indiference ndaj tyre. Duan mënyrën e tyre, shpesh janë ambiciozë dëshirojnë fame dhe pasuri.

Nen brendinë e gjithë kësaj qëndron vetë-respekti  i ulët, pasiguria, dhe inferioriteti qe mbahet nga lëvdatat qe vinë nga rrethi.

Shume te vështirë për trajtim. Janë vulnerabilë ndaj krizave mesatare jetësore. Prevalenca 1%.    

 

 

Çrregullimi antisocial i personalitetit

 

Karakterizohet me veprime te vazhdueshme antisociale apo kriminele por nuk është sinonim për kriminalitetin. Me tepër është paaftësi për sjellje konform normave sociale qe përfshin shume aspekte te zhvillimit. Këta persona paraqiten si normal, por historia e tyre zbulon çrregullim te funksionimit jetësor. Gënjeshtrat, ikja nga shtëpia, përleshja fizike, abuzimi me substanca dhe aktivitete tjera ilegale janë prezentë ne fëmijërinë e këtyre personave. Demonstrojnë mungese ankthi ose depresioni çka nuk përputhet me situatën e tyre dhe shpjegimi i tyre për sjelljen antisociale ben qe ata te duken si pa mend. Kërcënimet për suicid dhe preokupimet somatike mund te jene te shpeshta. Shpesh e impresionojnë observuesin me inteligjencën e mire verbale. Janë manipulativ, abuzues fizik kryesisht ndaj partnerit, apo fëmijës së tyre. Edhe klinicistet me te mire mund te mashtrohen nga këta pacientë. Këta pacientë nuk paraqiten ne mjediset e kujdesit te shëndetit mendor, por ka mundësi te përfundojnë ne gjyqe, burgje dhe ne pavijonet e urgjencave. Rastet kur ata paraqiten ne klinika te shëndetit mendor ndodhin pasi sillen kundër dëshirës se tyre ose pasi përpiqen t’i shmangin pasojat legale te një veprimi te kohëve te fundit.

 

Çrregullimi kufitar i personalitetit (Borderline)

 

Fjala kufitar tregon kufirin ne mes te simptomave psikotike dhe neurotike. Kjo do te thotë se shumica e këtyre pacienteve lëvizin brenda dhe jashtë psikozës. Kur e humbin lidhjen me realitetin, çrregullimi merr formën e halucinacioneve dhe deluzioneve te qarta Me shpesh psikoza karakterizohet me gjendje disociative , derealizim dhe depresonalizim. Mirëpo këto episode janë te shkurtra dhe zgjasin disa minuta deri disa dite  dhe ne përgjithësi shfaqen si përgjigje ndaj stresit. Sjellja e këtyre personave është e pa parashikueshme, natyra e dhembshme e jetës se tyre reflektohet ne përsëritje te veprimeve vetë-dëmtuese.

 

Çrregullimi i personalitetit shmangës

 

Shfaqin hiperndjeshmëri, ndjeshmëri ekstreme ndaj mospranimit nga te tjerët  çka qon ne tërheqje nga  jeta sociale, nuk janë asocialë, ata kane dëshire te madhe për miqësi dhe shoqëri por janë te turpshëm dhe kane nevoje për garanci te fuqishme , pranim pa kritik. Referohen si persona qe kane kompleks te inferioritetit. Ndihen te pa sigurt dhe me mungese vetëbesimi, kane frikë te flasin në publik ose te kërkojnë diçka nga te tjerët sepse janë shume te vëmendshëm (hipervigjilentë) ndaj refuzimit (mospranimit).Refuzimi i ndonjë kërkese te tyre ben qe te tërhiqen edhe me tepër dhe te ndihen te lënduar Ne sferën emocionale zakonisht pranojnë punët anësore. Nuk kane shokë.

 

Çrregullimi vartës i personalitetit

 

Karakterizohet me vartësi dhe sjellje submisive (imponues ose falënderues jashtë mase).

Janë te pa afte qe te marrin vendime pa këshilla te shumta dhe risigurim nga te tjerët. U shmangen pozitave me përgjegjësi dhe janë anksiozë nëse u kërkohet te marrin rol udhëheqës. Nuk dëshirojnë te jene vetëm.

Pesimizmi vetë-dyshimi pasiviteti dhe frika me i shpreh ndjenjat seksuale agresive e karakterizojnë personalitetin vartës. Psh: Një burrë abuziv, mashtrues apo alkoolist mund tolerohet për periudhë te gjate me qellim te mos-prishjes se lidhjes martesore. Funksionimi ne pune është i dëmtuar për shkak te paaftësisë me punu ne mënyrë  te pa varur dhe pa  mbikëqyrje. Raportet sociale janë  te kufizuara me personat ndaj te cilëve janë te varur. Janë te rrezikuar nga depresioni kur humbin personin nga i cili janë te varur.

 

Çrregullimi obsesivo kompulsiv i personalitetit

 

E karakterizojnë perfeksionizmi i jashtëzakonshëm dhe rixhiditeti ne emocione, sjellje dhe mendime.

Janë te preokupuar me detale, rregulla strikte, tepër pedantë, janë pa disponim, moralizojnë shume kritikojnë, janë këmbëngulës me qëndrimet e tyre dhe janë dorështrënguar. Mendohet se këta persona i janë nënshtruar disiplinës se forte prindërore prandaj e shfaqin ketë çrregullim.

 

Çrregullimet e personalitetit pasiv agresiv

 

I rezistojnë rregullave për funksionim social dhe profesional, rezistenca shfaqet ne mënyre indirekte ndërsa pasojat janë joefikasiteti social ose profesional. Agresiviteti pasiv me se shpeshti shprehet përmes harresës (ka harru me ba atë pune) heshtjes, komfortësisë, mosefikasiteti i qëllimshëm.

 

Cilët janë shkaktarët e këtij çrregullimi

 

Shkaktarët e këtij çrregullimi janë te shumte dhe asnjeri nga keta faktor nuk vepron si i vetëm, por sëmundja vjen si rrjedhe e bashkëveprimit te tyre.

Lëndimet perinatale , gjenetike, encefalitet, lëndimet e kokës, abuzimet  fizike dhe seksuale në fëmijëri.

 

Trajtimi i çrregullimeve te personalitetit

 

Trajtimi i çrregullimeve te personalitetit nuk është vetëm detyrë e institucioneve mjekësore, respektivisht shërbimeve psikiatrike. Në trajtim duhet te marrin pjese edhe institucionet tjera p.sh. ato sociale respektivisht tërë shoqëria. Përvoja ka treguar se ambienti punues dhe social mire i organizuar, zgjedhja e punës ne mënyrë te drejtë si dhe trajtimi dhe ndihma përkatëse, te një numër i madh i këtyre pacienteve ndihmon ne arritjen e rezultateve te kenaqeshme.

Pacientët me çrregullim te personalitetit rralle hospitalizohen. Indikacionet për trajtim spitalor ekzistojnë ne rastet kufitare, tek sjelljet antisociale si dhe ne rastet e përcjella me abuzim te alkoolit.

Psikoterapia përfshin metoda dhe teknika siç janë: psikoterapia psikodinamike, mbështetëse dhe e sjelljes. Disa kategorive te pacienteve iu përgjigjet edhe terapia grupore dhe familjare.

 

Psikofarmakoterapia

 

Aplikohet kur vjen deri te përkeqësimi i këtyre gjendjeve patologjike te përcjella me çrregullim psikik si edhe te komplikimet serioze p.sh. te episodet e shkurtra reaktive psikotike, çrregullimet afektive, sëmundjet e vartësisë.

Zakonisht përdoren doza te lehta të antipsikotikëve, antidepresivëve dhe anksiolitikëve.

 

Gjërat që e ndihmojnë në ndërtimin e vetëbesimit te fëmijët

$
0
0

 

 

 

shkruar nga Abdulkerim Bekker

 

Informimi se e duam atë

-ngrohtësia familjare që ia ofrojmë fëmijës dhe informimi se e duam atë.

-dhënia e një shkalle të pavarësisë në zgjedhjen e veshmbathjes, lojërave dhe kontakteve.

– trimërimi, lavdërimi dhe përkujtimi i tij me vecoritë dhe sukseset e tij.

-përmendja e pikave të epërsisë, të cilat i posedon gjatë krahasimit të tij me të tjerët.

-trimërimi i tij për aplikime shkaencore në mejdanet e ndryshme të jetës, sepse e thyen pengesën e iluzionit dhe e largon frikën intuitive ndaj të panjohurës.

-duhet t’ia tregojmë fëmijës shkaqet që shpien në dështim, pasi dështimi i përsëritur shkakton humbjen e vetëbesimit. Nëse dështimi i tij është nga shkaku i neglizhencës, prindërit duhet ta mësojnë se si duhet të kujdeset ndaj mësimit, si ta organizojmë kohën dhe e përcjellin në këtë drejtim.

-t’ia mësojmë mënyrën e kompensimit dhe të zëvendësimit, nëse fëmija vuan nga ndonjë e metë e trupin e tij e orienton që të përqendrohet në sferat shkencore dhe intelektuale, nëpërmjet të cilave manifeston vetëbesim. Nëse nuk gëzon mencuri të qartë e orienton që të shtojë leximin dhe përmirësojë kuptimin, e keshtu me rathë…

Nga libri: Udhërrëfyes për edukimin e familjes

 


Drejtuar atyre që janë dëshpëruar

$
0
0

 

Dije vëlla dhe motër se depresioni dhe të qajturit tënd dëshpërues nuk e shpejton atë që Allahu e vonon dhe nuk e vonon atë që Ai e shpejton. Mbeshtetu në Allahun dhe ke mendim të mirë ndaj Tij, se Ai është të mendimi i mirë i robit të Tij. Kurrë mos nguro të kërkosh nga Ai ndihmë, sukses dhe rrugëdalje.Asnjëherë nga lutja nuk humb, përkundrazi përfiton disa gjëra: ose Allahu ta pranon lutjen, ose rezervohet për ditën e gjykimit (shumfishim i sevapeve) ose për shkak të lutjes Ai të mbron nga të këqijat apo te ndonjë fatkeqësie. Allahu është i Urtë, i Gjithëdijshëm, Ai din, qka ne nuk dimë, e din ku është e mira për neve dhe ku s’është, atëherë ruaju dyshimeve se dyshimet dhe paragjykimet janë gënjeshtra më e keqe që vjen nga shejtani i mallkuar.

Le ta dijë secili njeri: ke për t’u sprovuar! Nuk ka njeri në fytyrë të tokës që nuk do të sprovohet, para se të ndahet prej saj! Kjo jetë është vendbanim i përkohshëm, jo i përhershëm, ndërsa finalja e çdo procesi është kur njeriu sprovohet, qoftë me diçka që i pëlqen apo e urren. E kush triumfon, veçse njeriut të bindur në Allahun e Madhëruar, njeriut durimtar dhe të mençur.

 

Sprovat…?!Sprovat janë në interesin tënd vëlla dhe motër . Sëmundja, humbja e një të dashuri apo të afërm, varfëria si dhe fatkeqësitë apo sprovat tjera  janë në interesin tënd. Me to Allahu dëshiron që të spastron nga mëkatet dhe të shpërblen me të mirat e Tij në botën tjeter. E ti mos u mashtro nga të mirat që Allahu u jep pabesimtarëve, sepse ajo është vetëm e përkohshme për ta, e ty musliman dëshiron që t’i ruaj dhe t’i shumfishon të mirat e Xhennetit qe nuk krahasohen me të mirat e kësaj bote, kjo botë nuk vlen te Allahu as sa një krah i mushkonjës. Allahu është më i Mëshirshëm për ty o musliman , se sa nëna për fëmijen e saj, andaj mos ki mendime negative, por kujto Allahun dhe parimet e Tij në çdo moment.

 

Mos u dëshpëro  musliman nga sprovat dhe fatëkqesitë, ngase  Allahu i tha Xhibrilit, Xhennetin e kemi rrethuar me vështirësi, ndërsa Xhehennemin me dëfrime e kënaqësi.

 

Lumturia nuk blihet me para

$
0
0

Ka njerez qe e kalojne rinine dhe shendetin e tyre ne akumulim te pasurise, pastaj ata e hargjojne pjesen e mbetur te jetes ne perpjekje per ta arritur lumturine, mirepo krejt ate qe e arrijne eshte mjerimi. Ose perpiqen ta korigjojne rinine e tyre, mirepo i ze pleqeria. Apo perpiqen ta rikthejne shendetin, mirepo semundja e pasherueshme i kaplon.

 

Nje aktor i famshem kishte thene se e gjith ajo qe deshirone ne jete ishte paraja. Ai mendoi se paraja do te mund ta bente njeriun, me te lumturin ne bote per njeqind vite! Ai kishte vetebesim se nese do kishte para, do te arrinte krejt ate qe synonte ta arrije dhe cdo gje qe e shpresonte do t’i binte ne duar.

 

 

Pa njezet vitesh Allahu i dha me shume para se sa deshironte, mirepo Ai ia mori shendetin, rinine dhe enderrat e tij! Tregohet se ai kishte zakon te thoshte: “Ah, sikur mos ta kisha lutur kurre Allahun per para. Ah, sikur ta kisha lutur te me lejpte jete per njeqind vite ne varferi, qe per ushqim do te kisha fasule, do te kerceja nga tramvaji per te mos e paguar bileten.”

 

Ky aktor kurre  nuk ishte mirenjohes per vleren e shendetin keshtu e humbi ate, dhe ai kurre nuk e kuptoi se parate nuk mund te blinin cdo gje, derisa u be aktori me i famshem ne Egjipt dhe ai e kuptoi se nuk mund t’ia shtonte jets se tij asnje dite, sepse asaj po i afrohej fundi.

 

“Ti nuk duhet ta kalosh gjysmen e jetes ne polemika.”

 

 

 “Ti Mund Të Bëhesh Gruaja Më e Lumtur Në Botë”

Autor: Aid el-Karni

 

PSE JAM KRIJUAR DHE KUSH JAM UNË?

$
0
0

PSE JAM KRIJUAR DHE KUSH JAM UNË?
Me emrin e Allahut
Falënderimi i takon Allahut, kurse paqja dhe mëshira e tij qoftë mbi Muhammedin [alejhis-selam], mbi familjen e tij të dashur, shokët e tij të sinqertë dhe mbi çdo njërin i cili e pason traditën e tij deri në Ditën e Kiametit. Dëshmojmë se i Vetmi i cili meriton adhurim është Allahu Një dhe i pa shok, gjithashtu dëshmojmë se Muhammedi [alejhis-selam] është robi dhe i dërguari i tij i fundit. Atë e falënderojmë dhe prej tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Ju përshëndesim me përshëndetjen e ngrohtë islame: “Esselamun alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu.”
Të nderuar vëllezër dhe motra mysliman/e, dijeni se obligim i robërve të Allahut është që të adhurojnë Krijuesin e kësaj Gjithësie dhe të mos i shoqërojnë rivalitet në adhurim, kurse Allahu është Ai që me mëshirën e tij i fut në Xhennet adhuruesit e tij të cilët nuk i shoqërojnë rivalitet në adhurim dhe dijeni se Allahu nuk i bën askujt padrejtësi dhe robin e tij të devotshëm e shpërblen për vepër të mirë nga 10 deri në 700 fish sevape, kurse mëkatarin për mëkat e ndëshkon vetëm sa peshon ajo vepër dhe asgjë më shumë. Ai është i mëshirshëm dhe falës pa dyshim. Ne jemi të obliguar të realizojmë amanetin [misionin] për të cilin jemi krijuar. Që jetën dhe vdekjen të ia kushtojmë Allahut të lartësuar me plotë përkushtim të përkryer në besimin e sinqertë ndaj fejës së lartmadhërisë së tij.
Allahu e obligoi për adhurim njeriun dhe ia plotësoi të gjitha kriteret e mundshme që mundësojnë realizimin e adhurimit ndaj Krijuesit të tokës dhe të qiellit. Ne nuk duhet të jemi të luhatshëm në besim dhe të dyshojmë në ligjet e Zotit fuqiplotë. Allahu është me ata që mbajnë drejtësi dhe që janë durimtarë.
Ç’farë misioni duhet të realizoj unë?
O ti njeri!
A e din pse je krijuar?
Nga ke ardhur, pse ke ardhur në këtë Dynja dhe si do të përfundosh pas vdekjes?
A mendon ndonjëherë kush të krijoi, kush të furnizoi me shpirt dhe me këto gjymtyrë të përsosura të trupit?
Kush është Ai që e krijoi këtë Univers, ku shkenca pohon se Gjithësia posedon 200 miliard galaktika dhe çdo galaktikë posedon nga 200 miliard yje, kush i krijoi këto?
Po shtatë qiej dhe shtatë kontinente kush i krijoi?
Kush e krijoi diellin dhe hënën, kush është zotërues i këtyre krijesave dhe planetëve të ndryshëm?
Cila madhëri e plotfuqishme i krijoi, mos po mendoni rastësisht se u krijuan nga asgjëja [pa zanafillë]?
Madhëria e Krijuesit të Universit në Kur’an thotë: “Ai është Krijuesi fillestar i qiejve dhe i tokës [pa pasur asnjë shembull].” [Kaptina El-En’am/101]

Kush ti dhuroi ty të gjitha këto të mira materiale dhe shpirtërore? Kush është Ai që e krijoi qiellin pa shtylla dhe tokën me mjeshtri të precizuar, kush e lëshon shiun nga lartë, kush i krijoi pasuritë e ndryshme që ju jetoni dhe vareni nga ato, kush është Ai?

Pa dyshim O njerëz se Allahu i lartësuar i krijoi këto me mëshirën e tij që të ju dhuroi të mira nga begatitë e tij ngase Allahu ju donë juve, kurse ju nuk e falënderoni dhe nuk iu nënshtroheni!
I Lartësuar është Allahu dhe i përkryer në cilësitë dhe mjeshtrin e tij.

Allahu i lartësuar na e sqaroi shkakun e krijimit tonë dhe obligimin tonë jetësor që kemi ndaj tij, ngase Allahu në Kur’anin e tij të bekuar thotë: “Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë.” [Kaptina Edh-Dharijjat/56]

Po Ai vend ku ti ndodhesh tani duke i lexuar këto fakte të Zotit mos është krijuar nga asgjëja? Si ka mundësi të jeni në dyshim se A ekziston realisht një Qenje e mbinatyrshme dhe madhështore, logjikoni nëse jeni pronarë të dijës së shëndosh dhe të zotët e mendjes!

O ti që bredh rrugëve poshtë dhe lart, A mendon ndonjëherë se je në mbikëqyrje të vazhdueshme si natën ashtu edhe ditën nga Ai Zot i plotfuqishëm që të krijoi dhe begatoi, kurse ti pak je falënderues.

A mendon se u krijove kot dhe pa qëllim të caktuar? A e din që ti as një hap nuk mundesh ta lëvizësh pa mëshirën dhe urtësinë e Zotit.
O ti që nuk je pasues i hairit por je pasues i sherrit, çka mendon sikur ty të të vij tash meleku i vdekjes, ndërsa ti ende nuk je përgatitur për jetën pas vdekjes, çka do ti thuash Zotit tënd?

Mjerë për shoqërinë tonë në çfarë gjendje ekziston, të gjithë të fundosur dhe të zhytur në mëkate, e harrojnë Allahun dhe vrapojnë pas pasurisë, autoritetit dhe epshit.
Ndërsa atë që është më e rëndësishme që në çdo vend duhet kujtuar ata e harrojnë, e ajo është vdekja dhe dije se vdekjes nuk mund ti fshihet dhe shpëtoj askush.

Shikoje sot gjendjen tonë nëpër shkolla dhe fakultete se në çfarë niveli dhe shkallë të edukimit kanë arritur, por jo vetëm në institucionet arsimore por në çdo fushë dhe veprimtari jetësore.
E pse i gjithë ky shqetësim dhe kjo gjendje katastrofale? A nuk e dinë ata që do të vdesin, a nuk e dinë ata që çdo njeri do ta troket derën e varrit dhe trupi për të cilin i kushtojnë rëndësi më së shumti se do të ju kalbet. A nuk e dinë ata se do të jetojnë në varreza deri në Ditën e Kiametit dhe pastaj do të ringjallen dhe do të japin llogari për çdo vepër që e kanë realizuar në Dynja dhe mandej secili nga ata ose do të hyj në Xhennet ose në Zjarrin e Xhehnnemit [Zoti na ruajt].

Pse vrapojnë pas një pasurie që të shkatërron, kurse pasurinë e vërtetë e refuzojnë, Pse?
Dije se Muhammedi [alejhis-selam] ka thënë: “Nuk është pasuri e vërtetë pasuria materiale, por pasuri e vërtetë është pasuria shpirtërore [besimi dhe adhurimi në Një Zot].”

Pra nuk ia vlen të anojmë më shumë tek pasuria materiale dhe ta lëmë anash pasurinë e vërtetë shpirtërore [besimin dhe adhurimin në Një Zot], ngase do të vij një ditë që pasuria materiale do të vdes dhe nuk do ti bëjë dobi njeriut pas vdekjes dhe më konkretisht për këtë e kemi fjalën e bekuar të Muhammedit [alejhis-selam] ku thotë: “Njeriu vdes dhe shkon tek varreza me tri gjëra: me pasuri, me familje dhe me vepra, pasuria dhe familja kthehen kurse veprat i mbesin dhe shkojnë me të [dhe vetëm ato i bëjnë dobi pas vdekjes].”

Pra nxito ta ushqesh shpirtin duke adhuruar Krijuesin që të mban gjallë, atë që të mbikëqyr, atë që të ruan nga fatkeqësitë, atë që të mëshiroi dhe të begatoi me një dhuratë të madhe që ti përmes nënshtrimit ndaj saj mund ta fitosh Xhennetin, pra ushqeje shpirtin duke adhuruar Allahun përmes nënshtrimit të parimeve të përsosura islame.

Çdo njeri ka barrë mbi veten e tij, çdo njeri posedon një obligim që ky obligim ngërthen ndër vete punë dhe detyra të ndryshme, çdo njeri duhet të realizoj një mision, por sa kemi punuar ne për ta dërguar në vend amanetin për të cilin i premtuam Allahut se do ta realizojmë atëherë kur Allahu i krijoi shpirtrat.
Pra dije njëherë e përgjithmonë se ti nuk je krijuar pa ndonjë qëllim të caktuar, ti nuk jeton vetëm që të hash dhe të pish, që ta ushqesh me kënaqësi dhe dëfrime epshin tënd,
por je krijuar që ta adhurosh Zotin tënd që përmes atij adhurimi ta fitosh mëshirën në Ahiret.
Pra ti nuk je asgjë tjetër pos një rob i Allahut dhe ke për detyrë që ta dërgosh në vend amanetin që ia dhe Allahut se do të iu nënshtrohesh dhe do ta adhurosh vetëm atë.

Islami si e vetmja fe e zbritur dhe e pranuar tek Zoti ty të fton në një rrugë që ndoshta fillimin e ka me sprova, sfida dhe sakrifica të mëdha por realisht fundin e ka me mëshirë dhe begati të pashtershme.
Pra mos i shit begatitë e mrekullueshme të Ahiretit për një kohë [epsh] të shkurtër në Dynja ngase nuk ia vlen.
Islami nuk të fton ty të bësh marrëzira, të bësh padrejtësi, të bësh krime, të zhytesh në amoralitet apo të flijohesh në emër të dikujt që nuk ia vlen, por të fton që të punosh dhe gjallërosh në sipërfaqen tokësore të Zotit, ta kujtosh dhe adhurosh sa më shumë atë dhe të krijosh shoqëri dhe kushte më të mira për jetë dhe zhvillim.
Ti mund të triumfosh, ti mund të ngadhënjesh, ti mund të zhvillohesh dhe të përfitosh, por të gjitha këto kërkojnë punë, kohë dhe program.
Dhe askund nuk mund ti gjesh pos në traditën e pastër islame [në Kur’an dhe Sunet].
Pra nxito ti pasosh hapat profetik, gjallëro dhe realizo misionin për të cilin je krijuar.
Mos vraponi pas epsheve dhe dëfrimeve të kësaj Dynjaje, të mos ju mashtroj kjo jetë e shkurtër, kjo jetë është sprovë, keni frikë Allahun sa të keni mundësi dhe shpresoni në mëshirën e madhe të tij dhe gjithashtu pendohuni para se të ju vijë meleku i vdekjes dhe para se të lind dielli nga perëndimi. E lusim Allahun [subhanehu ve teala] të i udhëzojë të devijuarit [të humburit] dhe me mëshirën dhe dëshirën e tij të na mundësojë të pendohemi dhe të kërkojmë falje nga Ai, ngase Allahu në Kur’an thotë: “Allahu pranon fort pendimin dhe mëshiron shumë.” [Kaptina En-Nisa/16]
Falënderojmë Allahun e madhëruar, kurse paqja dhe mëshira e tij qoftë mbi mbarë myslimanët e botës të cilët me sinqeritet ju përgjigjën thirrjes së ndershme të tij.
Bashkësia Islame e Kosovës – Këshilli i Bashkësisë Islame, Prishtinë Xhamia “Ebu Bekër Es-Sidik” – Prishtinë

RUQYA |“SON OF IBLEES”– 100,000 YEAR OLD JINN | EXPOSING THE DEVILS OF THE JINN SERIES | PART 5

$
0
0

 

RUQYA | “SON OF IBLEES” – 100,000 YEAR OLD JINN | EXPOSING THE DEVILS OF THE JINN SERIES | PART 5

Ëndrrat janë dy llojesh

$
0
0

KUR SHOHIM ËNDRRA

Ëndrrat janë dy llojesh;

  • 1. Ëndrra të mira e të pëlqyeshme (që janë nga ana e Allahut të Madhëruar, me të cilat lajmëron njerëzit e Tij për të mirat e të ligat që i presin);
  • 2. Ëndrra të këqija e shqetësuese (të cilat vijnë nga ana e Shejtanit, për të ndjellur panik e urrejtje te njerëzit). Kushdo që sheh ndonjë ëndërr të mirë e të pëlqyeshme për të, le të falenderojë Allahun e Madhëruar. E, kush sheh ëndrra të këqija, le të pështyjë tri herë në anën e djathtë e le të thotë: “Eudhu bil-lahi mineshshejtanirr-rraxhim.” Më pas nuk i tregon askujt për çfarë ka parë.

PËR T’U RUAJUR NGA NGATËRRESAT E DEXHALIT

$
0
0

PËR T’U RUAJUR NGA NGATËRRESAT E DEXHALIT

Pejgamberi (salall-llahu alejhi ue selem) thotë: “Kush mëson (përmendsh) dhjetë ajetet e para nga surja “El-Kehf”, është i ruajtur nga dredhitë e Dexhalit, para se të bëhet Kijameti.”

Dhe: “Kush lexon lutjen (lutjen e caktuar) në fund të namazit tek tehejati i fundit, pas çdo namazi, është i ruajtur nga dredhitë e Dexhalit.”

Vetëvrasja – anomali që ka zgjidhje

$
0
0

 

 

Duke qenë indiferent nuk do ta zbehim popullaritetin e kësaj dukurie.

Vetëvrasja! Pëshpëritje më e ftohtë se akulli dhe dramë që e tejkalon shumëfish fjalën vrasje. Këtu elementi i vrasjes merr përmasa aq trishtuese, ndjell aq shumë frikë nga jeta, sa të lë përshtypjen se ata që vrapojnë drejt kësaj vepre i kanë ngarkuar mendjet e tyre me të gjitha fatkeqësitë e botës. Toka e Allahut të Madhërishëm është shumë e gjerë, me mrekulli të panumërta, madje me rrugë të shumëllojshme njerëzore. Megjithatë aty ka ide të kundërta me krijimin e Zotit Mëshirues dhe kemi të tillë që zgjedhin formën më të vrazhdë të dhunës. Madje atë të dhunës ndaj vetvetes. Kjo dhunë reflekton “kujdesin” më të mbrapshtë që njeriu ka ndaj vetes. Duke mos qenë në gjendje për t’u përballur me jetën, rrethin social e kulturor, persona të caktuar dorëzohen dhe marrin vendimin më të keq, atë të vrasjes së jetës së tyre.

Litarë të shtrënguar në fyt, kimikate, hedhje nga katet e larta të ndërtesave etj., janë vetëm disa nga risitë që po ndodhin në Kosovën e pasluftës. Ndoshta, e përsëris ndoshta të tilla raste ka pasur edhe më herët, por besoj se prej të gjithëve është fakt i pranueshëm, se vetëm pas luftës shifrat e kësaj dukurie janë rritur aq shumë sa për të alarmuar shoqërinë. Gjatë gjashtëmujorit të vitit 2009, sipas raportit të policisë janë shënuar rreth 37 raste vetëvrasjesh. Mjafton kjo shifër për t’u zgjuar dhe të përpiqemi ta ndalim këtë makineri mendimesh, që sjell vendime fatale. Pak vite më parë i mbijetuam dhunës dhe barbarisë sllave, por edhe në një gjendje të tillë fenomeni i vetëvrasjes as që ishte temë diskutimi. E sot?! A është jeta kaq e zymtë sa ishte në kohën e pushtimit?! Sigurisht që jo.

Duke qenë indiferent nuk do ta zbehim popullaritetin e kësaj dukurie.

Fenomeni vetëvrasje është popullor në shumë vende të botës, madje edhe në ato me standarde mjaft të zhvilluara ekonomike dhe sociale. Përmes teknologjisë informative shohim se kjo dukuri nuk ka prekur vetëm të varfrit, të cilët duke shpresuar që të largohen nga jeta e vështirë marrin këtë vendim, por vetëvrasja ka prekur shumë njerëz të klasave të ndryshme shoqërore. Kështu, në këtë mes kemi të varfër, të pasur, intelektualë e analfabetë, politikanë e biznesmenë, madje, familjarë presidentësh dhe udhëheqës me peshë në sferën ndërkombëtare. Edhe tek ne në Kosovë kjo sëmundje e urryer për çdo vit po na rri aktive, si një njollë e turpshme që e ngarkon më tej barrën e rëndë të fenomeneve negative të shoqërisë sonë. Herë me vrull e herë me qetësi tinëzare, e paparashikueshme si gjithnjë, kjo dukuri po godet pa pyetur institucione dhe grupe shoqërore për ta gjykuar. Ende jemi indiferent ndaj saj dhe ende, si për shumëçka tjetër kemi vetëm fjalë boshe.

Le t’i pyesim një herë vetët tona: A mund ta ndalim këtë dukuri, apo duhet të mjaftohemi me dhënien e ngushëllimeve familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre nga kjo?! Në shkolla, medie dhe institucione të tjera publike ka pasur shumë iniciativa për t’ua mësuar nxënësve dhe qytetarëve të tjerë (kryesisht të moshës rinore) përdorimin e prezervativëve në emër të mbrojtjes nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme, por për çudi mungon iniciativa për t’u mësuar atyre se cilat janë rrugët që çojnë në infektimin me mendimin për vetëvrasje dhe cilat janë metodat për t’i dhënë perspektivë jetës, edhe nëse përballemi me sprova të vështira. Si mësimdhënës i shkollës së mesme, ndoshta i shtyrë nga puna e përditshme me gjimnazistë, mendoj se pikërisht në shkollë mund të “injektohet” një ilaç shumë i suksesshëm i kësaj sëmundjeje. Unë dhe kolegët e mi, që të gjithë me shqetësim të madh kemi përjetuar lajme për vetëvrasjet nga mesi i nxënësve të shkollës ku jap mësim (nuk e shoh të arsyeshme të jap këtu detaje të hollësishme për hir të mirëkuptimit njerëzor), por asnjëri nga ne nuk dha ndonjë kontribut të veçantë që një gjë e tillë të mos përsëritet më. E sa për institucionet vështirë se edhe për disa vite mund të pritet që të bëjnë diçka.

 

Shërimi i vetëvrasjes ekziston në mesin e popullit tonë

 

Përderisa ky fenomen ka depërtuar në shumë shtresa shoqërore, si sëmundje e shumë vendeve dhe e shumë qytetërimeve, mendoj se është plotësisht e arsyeshme për të kërkuar ndonjë vend, ndonjë grup shoqëror në të cilin ky fenomen e ka lënë të painfektuar. Këtu shtroj pyetjen: A kemi ndonjë institucion rregullues që këtë fenomen shkatërrues e ka larguar nga frekuentuesit e vet? Dhe me plot përgjegjësi përgjigjem: PO. Dhe përgjigjes sime ia shtoj edhe ftesën e verifikimit se sa është e vërtetë kjo gjë. Me po-në time, natyrisht se nuk dua ta luaj rolin e një heroi zbulimesh. Jo, sepse një zbulim i tillë ekziston në mesin tonë, qëkurse populli ynë e ka përqafuar fenë e Allahut Fuqiplotë. Gjendet në mesin tonë dhe gjendet tek ne. Por jo të gjithë shërohen me të. I Dërguari i Allahut, Muhamedi duke na treguar qëllimin e mesazhit të tij ka thënë: “Në të vërtetë, jam dërguar që të plotësoj moralet e larta.” Ndërsa bashkëshortja e të Dërguarit, Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me te), kur e pyeti dikush për moralin e Pejgamberit, ajo ishte përgjigjur: “Morali i Pejgamberit ishte Kurani”. Pas këtyre fjalëve vjen argumenti i përgjigjes sime. Në atë vend ku mësohen moralet e larta jetësore, të vjela nga Kurani Famëlartë dhe merret shembulli i njeriut më të mirë nga sipërfaqja e tokës, Pejgamberi Muhamed, paqja dhe bekimet qofshin mbi të, pikërisht aty nuk ekziston fenomeni i vetëvrasjes. Për t’u bindur të gjithë mjafton që të bëhet një hulumtim i njerëzve që frekuentojnë xhamitë tona, këtu në Kosovë, atëherë do të bindemi se morali dhe mësimi që kanë marrë aty, pothuajse e ka çrrënjosur plotësisht fenomenin e vetëvrasjes për frekuentuesit e vet. Në anën tjetër, ata që e kanë bërë një akt të tillë (vetëvrasjen), vështirë se në mesin e tyre do të gjendet qoftë edhe vetëm një, që ka qenë frekuentues i rregullt i xhamive.

Tek ne, si popull me shumicë muslimane ende mbetet i habitshëm fakti se përse duhet të hezitojmë që Kurani Famëlartë të jetë ndikues në zemrat dhe sjelljet tona. Përse të mos e ftojmë që të na ndryshojë gjendjen tonë. Përse përderisa është diagnostikim perfekt dhe zgjidhje që të çon menjëherë në shërim. E megjithatë refuzohet. Edhe pse jemi muslimanë, ende nuk i përdorim parimet e fesë sonë për t’i larguar të këqijat, që vijnë nga tundimet e ndryshme jetësore. Me një fjalë, për ta përsosur moralin e sjelljeve tona dhe për të ndihmuar të gjithë ata që e kërkojnë këtë.

Derisa fenomeni vetëvrasje po përhapet edhe nëpër shkolla, unë mendoj se është nevojë urgjente që më së pari të kemi kurajën t’i pranojmë rezultatet e fesë sonë në këtë aspekt. Në xhami shohim shumë nxënës, studentë, të diplomuar dhe qytetarë të ndryshëm, që kur diskutojnë për fenomenin e vetëvrasjes, ata shprehin vetëm keqardhje për viktimat dhe asnjëherë nuk e pranojnë këtë akt si pjesë të tyre. Kjo vjen thjesht, sepse ata marrin njohuri të tjera për moralin e sjelljes dhe respektit ndaj jetës. Marrin njohuri mbi sprovat dhe vështirësitë e ndryshme që paraqiten në jetën e një njeriu dhe po ashtu mësojnë edhe për mekanizmat e përballimit të tyre, duke e mohuar plotësisht ikjen nga sprova me anë të vetëvrasjes. Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, ka thënë: “E çuditshme është çështja e besimtarit. Çështja e tij është krejt mirë për të dhe nuk është e tillë për askënd tjetër. Nëse besimtarin e godet gëzimi, ai falënderon (Allahun), e kjo i sjell dobi, kurse nëse e godet e keqja, ai bën durim (sabër), por edhe kjo i sjell dobi (shpërblim)”. Nga ky shembull, që na e ka dhënë njeriu më i mirë, marrim një model të mrekullueshëm jetese, se si duhet t’i kthejmë sprovat dhe fatkeqësitë në përfitime dhe privilegje. Duke u pajtuar me situatën momentale, që mund të jetë e pafavorshme dhe duke shpresuar me durim në mëshirën e Zotit, Mëshiruesit, besimtari i sinqertë thjesht e gjen paqen, edhe në varfëri, edhe në mungesën e perspektivës momentale, sepse ai e di që të gjitha mirësitë dhe fatkeqësitë e kësaj bote janë momentale dhe janë sprovë e vazhdueshme ndaj tij. Përpjekja për t’i zgjidhur problemet përmes vetëvrasjes, natyrisht është gjithmonë e dështuar. E, në këtë dështim, besimtari fetarisht e ka të ndaluar të ecë, sepse ai përveç të tjerash ndien frikërespekt ndaj Krijuesit të jetës.

Gjithashtu nxënësit që falin namazin, që edukohen me disiplinë fetare, u bëjnë ballë edhe sfidave të propaganduesve të prezervativëve, të cilët mjerisht e kanë gjetur terrenin edhe në shkolla. Këta nxënës e dinë që kjo propagandë, që bëhet në emër të shëndetit dhe shtatzënisë së padëshirueshme, hap varrin tjetër – atë të marrëdhënieve jolegjitime seksuale. Pra, të jetës së shfrenuar në liri të plotë me intimitete me këdo. Akoma injorohet fakti se seksi jomartesor është njëri nga burimet që shumë njerëz i ka çuar në vetëvrasje, alkoolizim dhe drogë (edhe këto dy të fundit, fenomene po ashtu të dëmshme për shëndetin). Këshilla për prezervativët, nëse do të ishte e nevojshme do të duhej të vlente vetëm për të martuarit dhe jo të përhapen informacione se kjo e mbron shëndetin. Në bazë të këtij konteksti, atëherë pyes: Çfarë shëndeti mund të ketë një nxënës, nëse ne e zhveshim nga shëndeti shpirtëror dhe i mësojmë jetën e shfrenuar të marrëdhënieve jashtëmartesore me prezervativë?!… Ku është mbrojtja e nderit dhe e dinjitetit, që jo rrallë herë humbja e tyre të drejton në rrugën e vetëvrasjes.

 

Lënda fetare në shkolla domosdo jep dituri për ta ndërtuar jetën

 

Mësim-besimi fetar në shkolla, lëndë kjo që padrejtësisht pengohet të funksionalizohet nga politika, do të ishte një mundësi e mirë për nxënësit, që në të ardhmen do të jenë edukues të brezave të rinj, të merrnin disa nga njohuritë që sot për sot ata i marrin në rrugë të ndryshme, përmes literaturës, miqve, xhamive etj. Mungesa e kësaj lënde çdo ditë e më shumë po kthehet në një lloj dëmtimi kolektiv shoqëror. Kjo neglizhencë e bërë qëllimisht për ta zbehur mësimin dhe vlerën e madhe që bart Feja Islame, po na i dëmton vlerat themelore të së drejtës për t’i dhënë fëmijëve tanë dituritë bashkëkohore dhe njohuritë mbi religjionin. Sot, nuk mund të gjejmë shoqëri demokratike, që në shkollat e tyre nuk e kanë mësimin fetar. Feja është mjeti më i thjeshtë për ta ndaluar dukurinë e vetëvrasjes, pa mohuar këtu edhe shkencat e tjera psikologjike –shëndetësore. Kushdo që e ka të vështirë të bindet për suksesin e fesë në këtë drejtim mund t’i hulumtojë shumë lehtë dhe t’i pyesë besimtarët, të cilët kanë përvetësuar dije fetare, se përse ata nuk blejnë litar apo kimikate për ta vrarë veten!? Përgjigja do të jetë kjo: Aty ku është Feja Islame, aty është edhe modeli i mrekullueshëm që përsos sjelljen. Natyrshëm që në sjelljen e përsosur vetëvrasja del jashtë protokollit. Në të kundërtën, nëse e lëmë jashtë jetëve tona fenë, atëherë, debatet televizive, seminaret, konferencat shkencore do të prodhojnë vetëm fjalë mbi këtë temë.

 

Imer Pantina

revista Albislam nr. 74

 


Cilat janë shkaqet e pagjumësisë?

$
0
0

Cilat janë shkaqet e pagjumësisë?

1. Brenga dhe stresi. Janë shkaku më i përhapur i pagjumësisë. Edhe brengat vijnë nga shkaqe të ndryshme, si:
– nga lajmet e këqija të cilat i ka dëgjuar personi gjatë ditës.
– për shkak të varfërisë, kur njeriu mendon për kafshatën e bukës.
– për shkak të pasurisë, kur njeriu mendon për projektet dhe punët.
– për shkak të martesës ose pamundësisë për t’u martuar.
– pikëllimet dhe gëzimet që i sjell jeta.
2. Sëmundjet trupore. Ndër to mund të përmendim dhimbjet në shpinë, nyje, bark, dhimbja e kokës ose temperatura. Lirimi nga pagjumësia në këto raste mund të arrihet me lirimin nga këto sëmundje.
3. Ngrënia e ushqimit të rëndë para se të biem të flejmë. Kjo sjell deri te tretja e rëndë e ushqimit që shkakton pagjumësi. Pjer Floshiri ka thënë: “Një e treta e njerëzimit vdesin shumë herët ngase nuk kanë ushqim të mjaftueshëm. Një e treta tjetër (kjo ka të bëjë me të gjithë ata që nuk u përmbahen dispozitave islame për të ushqyerit) vdesin shumë herët ngase e teprojnë në ushqim.”
4. Pirja e duhanit. Është e ditur se nikotina që gjendet në duhan ndikon në mënyrë stimulative në tru dhe kjo mund të shkaktojë pagjumësi. Një numër i madh i dijetarëve pirjen e duhanit e kanë konsideruar haram për shkak të dëmit të madh që ia sjell trupit: problemeve të zemrës, kancerit në mushkëri, bronkit kronik, etj.
5. Mjetet dehëse dhe drogat (narkotikët). Nuk ka aspak dyshim se konsumimi i alkoolit dhe narkotikëve shkakton çrregullim të madh të gjumit.
6. Konsumimi i çajit dhe kafes para se të flejmë. Është e ditur se pirja e çajit ose kafes pas orës shtatë në mbrëmje mund të shkaktojë pagjumësi te shumë njerëz.
7. Zhurma. Disa njerëz nuk mund të flejnë në rrethinë ku ka zhurmë.
8. Fluturimet e largëta dhe punët e natës. Kjo u ndodh pilotëve dhe motrave medicinale që punojnë në periudha të ndryshme të ditës.
9. Ilaçet për gjumë. Përdorimi i ilaçeve për gjumë shkakton çrregullim të kualitetit të gjumit, por mund të shkaktojë edhe kotje gjatë tërë ditës.
10. Mosangazhimi i trupit me punë fizike. Pagjumësia është dukuri e shpeshtë te njerëzit që punojnë nëpër zyre, si dhe te njerëzit që nuk janë të angazhuar me punë fizike.

Si t’a shërojme pagjumësinë në këndvështrim profetik dhe mjekësor ?

$
0
0

Me lutje profetike

Tirmidhiu e ka shënuar transmetimin e Burejdes, radijallahu anhu: “Halid ibën Velidi i është ankuar të Dërguarit të Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të: ‘O i Dërguar i Allahut, nuk mundem të flejë.’ Pejgamberi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: ‘Kur të biesh të fleshë thuaj: Allahumme Rabbes-semavatis-seb’i ve ma adhlelne, ve Rabbel-eredines-seb’i ve eklelne, Rabbesh-shejtani ve ma adlelne. (O Allah, Zot i shtatë qiejve dhe i asaj që e mbulojnë, Zot i shtatë tokave dhe asaj që ato mbajnë, Zot i shejtanëve dhe atyre që ata i kanë dërguar në humbje).”

Me shërim mjekësor

Dr. Oldfildi në librin “Honey for Health” ka thënë: “Unë pagjumësinë te njerëzit e moshuar e shëroj në këtë mënyrë: një gotë me ujë të vakët në të cilën futet një lugë e madhe mjaltë dhe përzihet.” Dr. Canderi ka thënë: “Nuk ekziston materie që e përgatitë njeriun për gjumë natyror më mirë se mjalti i shkrirë në ujë të vakët.”

Disa këshilla për njerëzit që vuajnë nga pagjumësia

$
0
0

Disa këshilla për njerëzit që vuajnë nga pagjumësia:

1. Mos ha darkë shumë vonë dhe mundohu të hash më së paku tri orë para se të biesh të flesh! Mos konsumo ushqim të yndyrshëm që kërkon kohë të gjatë për tretje!
2. Këta persona duhet të kryejnë disa punë fizike gjatë ditës, që të ndiejnë lodhje në kohën e gjumit.
3. Dushin është mirë të zëvendësohet me banjo me ndejëse, ngase qëndrimi (shtrirja) në ujë të ngrohtë i relakson muskujt dhe largon tensionin.
4. Është mirë të lexohet ndonjë copë leximi e lehtë dhe e shkurtër para se të shkohet për të fjetur!
5. Nuk duhet ftohur e as ngrohur tepër dhoma në të cilën flihet! Temperatura duhet të jetë mesatare.
6. Mos pi duhan para se të flesh!
7. Le të mos kaplojë frika ose brengat nëse nuk të zë gjumi shpejt. Mundohu të relaksohesh sa më tepër!
8. Këta persona duhet t’i largohen çokollatës, kafesë, çajit dhe ushqimit me kalori, me kripë, atij djegës dhe ushqimit të konservuar.
9. Për një gjumë më të rehatshëm rekomandohen pasta, oriz, bukë elbi, vezë të ziera, mish, peshk, djathë dhe perime të ndryshme. Ky lloj i ushqimit përmban amino-acide, të cilat e inicojnë sekretimin e serotoninit-përçuesit nervor kyç në procesin e gjumit dhe të menduarit.
10. Edhe sallata, qepa, hudhra, karota dhe lakra kanë ndikim qetësues dhe mundësojnë gjumë më të rehatshëm.
11. Në ushqimin i cili e lehtëson gjumin bën pjesë edhe një gotë qumësht i nxehtë, i cili në mënyrë shumë efikase e ul shqetësimin dhe pagjumësinë, si dhe e ul thartirën në lukth.
12. Ëmbëlsira me shumë karbon-hidrate dhe një filxhan çaji me mjaltë e relakson trurin.
13. Ushqimi i thartë, siç janë sarmat me lakër apo çorba e thartë, gjithashtu mund t’i konvenojnë organizmit dhe të kenë ndikim preventiv.

Psikologjia e Religjionit dhe Feja Islame

$
0
0

Psikologjia e Religjionit dhe Feja Islame

“Psikologjia e religjionit” nuk merret me religjion, por më tepër mbi ndikimin e religjionit ose fesë te individi, që shfaqet nëpërmes sjelljes, ritualit,lutjeve, dëshmive publike, gjithashtu religjioni ja jep individit ose grupit stilin e jetës, veshjes si dhe të sjelljes sipas parimeve apo bindjeve e tija etike dhe morale.
Religjioni ndikon shumë në psikën e individit ose grupit duke ia dhënë individit apo grupit ngjyrën si dhe qëllimin e jetës.
Por Islami nuk është vetëm religjion.Islami pretendon të jetë praktikë jetësore e njeriut dhe metodologji e të menduarit të tij. Islami është fe e cila përfshin në përgjithësi çdo çështje jetësore. Me termin “Islam” nënkuptojmë-nënshtrim, dorëzim, ndërsa me termin “mysliman” nënkuptojmë atë që i është nënshtruar (dorëzuar) urdhrave të Allahut dhe njëkohësisht zbaton ligjet e Tij.
Për të sqaruar lidhshmërinë mes fesë dhe psikologjisë, pikësëpari duhet bërë përkufizimin e fesë.
Në Kur’anin Famëlartë me termin “fe” nënkuptohet jeta e cila kalon me rregullsi dhe plan jetësor siç është të përkulurit ndaj një autoriteti, përshtatja dhe respektimi i urdhrave dhe ndalesave të atij autoriteti; në qoftë se këtyre urdhrave dhe ndalesave u përmbahet ka shpërblim, e në të kundërtën, të besohet se do të ketë
dënim”.
William James-i termin “fe” e percepton nga tre aspekte siç janë “ndjenjë, sjellje dhe përvojë”.
Duhet cekur se: “Në përjetimet psikike që kalojnë në jetësimin fetar marrin pjesë ndjenjat, mendimet, gjendjet dhe të gjitha qëndrimet fetare”. Jeta fetare, është ajo e cila në individ apo në shoqëri na bie në sy si një tërësi e disa lëvizjeve. Ajo përbëhet prej dy komponentëve: asaj që ka të bëjë me besimin dhe asaj që ka të bëjë me sjelljet (adhurimet). Në këtë kontekst besimi dhe adhurimet janë thelbi i jetës fetare dhe këta dy komponentë janë në lidhshmëri të ngushtë dhe të fortë
midis vete. Besimi si pjesë përbërëse e jetës fetare në aspektin shpirtëror, është ngjarje psikologjike. Meqenëse adhurimet janë rezultat apo sjellje të cilave përjetësimi u vjen nga rrënja e besimit (imanit), edhe ato i kanë themelet e tyre psikologjike.

Për shëndetësinë dhe arsimin Turqia shpenzon 65 miliardë euro në vit

$
0
0
Viewing all 11558 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>