Quantcast
Channel: Mjeksia Islame
Viewing all 11558 articles
Browse latest View live

Istigfari sjell rrizkun

$
0
0

Pesë sjellin pesë:

1. Istigfari sjell rrizkun
2. Ulja e shikimit sjell virtytin
3. Turpi sjell të mirat
4. Të folurit e butë sjell kërkesën
5. Hidhërimi sjell keqardhjen

Fjalë Të Urta Nga Ibn Kajjim


Shëndeti me jetë të mirë

$
0
0

Pesë zbukurohen me pesë:

1. Shëndeti me jetë të mirë
2. Udhëtimi me shoqëri të mirë
3. Bukuria me moral të mirë
4. Gjumi pa probleme paraprake
5. Nata me përmendjen e Allahut

Fjalë Të Urta Nga Ibn Kajjim

KUJDES! Gjumi i tepërt është burim i shumë sëmundjeve

$
0
0

Gjumi është një ndër momentet më të rëndësishmë për pushimin e njeriut. Ekzistojnë dy lloje të gjumit: gjumë i dobishëm dhe ai i dëmshëm. Gjumi i dobishëm ka veti të përtërijë fuqitë dhe aftësitë ndërsa mundi dhe pagjumësa mund të shkaktojnë letargji dhe halucinacione si dhe ndryshime kimike në trup. Në momentet kur njeriu është në gjumë, raporti bazal metabolik dhe temperatura e trupit zbresin dhe ia bëjnë të mundur trupit që të rivendosë ekuilibrin e vet të nevojshëm kimik të përtërijë ndonjë deficit kimik për të rimarrë kontrollin pas zgjimit.

Trupi ka nevojë për pushim. Ekzistojnë dy llojë të pushimit: pushimi i natyshëm dhe i panatyshëm. Pushmi i natyrshëm përfshin deaktivizmin e fuqive të natyshme të njeriut duke përfshirë shqisat dhe kontrollin e lëvizjeve të turpit. Reth kohës që ne jemi zgjuar. Lagështia e trupit dhe avujt shkrihen dhe digjen për shkak të lëvizjeve fizike dhe stërvitjeve. Kur këto fuqi i lenë aktivitetet e veta, lagështia dhe avujt e trupit ngrihen deri në tru, i cili është burim dhe nxitës i çdo lëvizje. Për shkak të saj, individi do të flejë.

Gjumi i panatyshëm shkaktohet zakonisht nga sëmundja ose dobësia. Në rastin konkret lagështia e trupit do të rritet dhe do t’i pengojë aktivitetet normale të trurit dhe do të shkaktojë pikëllim, humbjë të vitalitetit dhe gjumë të zgjatur. Me pak fjale, edhe nëse jemi zgjuar nuk mund ta pengojmë depërtimin e lagështisë dhe të avujve në tru. Gjëndja e lodhjes paraqitet pas ngrënies së ushqimit të tepërt. Në lukth grumbullohet temperatura, dhe kur enzimat digjestivë nuk mundet t’i zbërthejnë polisakaridet në monosakaride të veta konsitutive dhe kur ato hyjne në gjak dhe nëpërmjet tij kalojnë në tru, një depërtim i tillë i sakarozës mund të shkaktojë pengesa në funksuonet e trurit, dhjamosjen, depresionin dhe komën, dhjamosjen mund ta shkaktojë gjithashtu yndyra e rritur e gjakut dhe ajo mund t’i rrisë rreziqet kardiovaskulare.

Gjumi i zgjatur nuk është i natyrshëm. Gjumi është i nevojshëm për të siguruar dy dobi esenciale për trupin: ndërmjet çlirimit të trupit, trupi rimerr fuqi të reja, energji dhe shkallën e natyore fizike të funksioneve normale të cilat në të kundërt do të ishte shumë vështirë për t’i kontrolluar; edhe gjumi e ndihmon çdo organ për t’i sistemuar humbjet e produkeve të veta. Në të vërtetë gjatë gjumit enzimat, lëngjes intestinale, gastrike, të tëmblit dhe të pankreasit rrjedhin më lehtë e sidomos kur truri nuk i kryen më funksionet normale. Nje proces i tillë i natyrshëm është parë nga ulja e temperaturës së trupit dhe zvogelimit të shkallës së metabolizmit bazal. Për këtë shkak është e nevojshme që njeriu të mbulohet me diçka gjatë gjumit.

Personat që flenë më shumë se 10 orë në ditë, në përgjithësi nuk gëzojnë një shëndet të mirë krahasuar me ata që flenë 7-8 orë në ditë. Në fakt, sa më shumë kalojnë vitet, aq më shumë fle një person.

Një profesor në shkollën e mjekësisë në perëndim ka thënë se është i bindur se të flesh shumë do të thotë t’i shkaktosh vetes sëmundje.

Sipas tij, ka disa probleme që shkakton gjumi i tepërt:
Rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës
Kur fle shumë, rrezikon zemrën. Të flesh më shumë se 8 orë në ditë rrit mundësinë e vdekjes nga sëmundjet e zemrës me 34%. Femrat janë të prirura të flenë më shumë sesa meshkujt dhe kjo i bën më të rrezikuara.
Shkakton probleme me peshën
Shumë studime kanë treguar se njerëzit që nuk flenë mjaftueshëm, janë më të shëndoshë. E njëjta gjë mund të thuhet me ata që flenë më shumë seç duhet. Kur fle, nuk je në lëvizje dhe për këtë arsye ka më shumë mundësi të shtosh në peshë, pasi duke fjetur nuk djeg kalori.
Rrezikoni vdekje të parakohshme
Është e frikshme, por e vërtetë. Studime të shumta kanë treguar se njerëzit që flenë më shumë janë më të rrezikuar nga vdekja e parakohshme. Kjo sepse diabeti dhe sëmundjet e zemrës njihen si shkurtues jete.
Probleme me humorin
Depresioni dhe gjumi ecin paralel me njëri-tjetrin. Shpesh, njerëzit me depresion flenë shumë. Nga ana tjetër, gjumi i gjatë përkeqëson depresionin.
Mund të zhvilloni diabet
Shumë gjumë mund të rrisë nivelin e sheqerit në gjak. Glukoza e lartë rrit rrezikun e diabetit.
Truri mjegullohet

Nëse keni probleme me përqendrimin, atëherë ka mundësi që po flini më shumë se 8 orë në ditë. Fjetja e tepërt plak trurin sipas studimeve të fundit.

Krijimi i njeriut nga pika e farës! Zbulimet e fundit të shkencëtarëve hedhin poshtë besytnitë e njerëzve dhe vërtetojnë atë që është përshkruar në Kur’an!

$
0
0

Në popujt e ndryshëm kanë ekzistuar mendime të ndryshme rreth mënyës së krijimit të njeriut. Në tekstin e publikuar kemi paraqitur me lejën e Zotit të Gjithësisë mënyrën sesi njeriu krijohet! Pamë se njeriu nuk është krijuar nga e tërë fara por nga një pjesë maft e vogël e saj. Gjatë mardhënieve seksuale, nga organi seksual i mashkullit dalin njëherësh rreth 250 milion spermatozoidë, të cilët nisin një udhëtim të mundimshëm në trupin e femrës, derisa arrijnë te veza. Nga 250 milionë spermatozoidë vetëm një mijë prej tyre ia dalin të arrijnë në destinacionin e duhur. Në të gjithë këta spermatozoidë veza lejon vetëm një qelizë spermatozoide që të depërtojë brenda saj.

Thelbi i njeriut është që ai nuk është krijuar nga tërë sperma, por nga një pjesë shumë e vogël e saj. Krijuesi i Gjithësisë thotë në Kur’anin famëlartë: ” A mos mendon njeriu se do të lihet pa u ngarkuar me përgjegjësi. A nuk ka qenë ai dikur një pikë e farës që derdhet?” ( El Kijame 36-37) Shihet qartë se Kur’ani famëlartë na infomon se njeriu nuk është krijuar nga e gjithë sperma, por nga një pjesë shumë e vogël e saj. Shkencëtarët bashkëkohorë kanë arritur që në sajë të studimeve të shumta të sillnin këtë përfundim por ky argument është shpjeguar shumë qartë 1438 vite përpara në Kur’anin famëlartë i cili është fjala e Krijuesit të Gjithësisë.

A e dini si krijohet njeriu?! Përshkrimi në Kur’an dhe zbulimi shkencor!

$
0
0

Njeriu është një krijësë e lartë që Krijuesi i Gjithësisë ka krijuar. Nga grada e lartë që ka njeriu atij i është nënshtruar universi. Një pjesë e madhe e njerëzve nuk kanë informacion të plotë rreth procesit sesi ata kanë erdhur në jetë. Disa prej tyre mendojnë teorinë e Darvinit ku prejardhjen njeriu e ka nga majmuni gjë e cila është hedhur poshtë sepse ska asnjë lloj argumenti logjik dhe faktues për të. Në shumë ajete njërëzve u bëhet thirrje që të përqëndrojnë vëmendjen në krijimin e tyre. Shumë shpesh atyre u kujtohet ardhja në jetë e njeriut fazat në të cilat ka kaluar krijimi i tij dhe se çfarë është ai në thelb. Thotë Krijuesi i Gjithësisë në Kur’anin famëlartë: ” Ne ju kemi krijuar juve; përse pra nuk e pranoni të vërtetën?! A keni menduar ndonjëherë për farën (spermën) që nxirrni? Mos vallë ju e krijoni atë, apo jemi Ne krijuesit e saj?” ( El Uakia 57-59)

Krijimi i njeriut, bashkë me mrekullitë e shumta që përmban është theksuar në mjaft ajete të tjera. Disa pjesë të informacionit të përmendur në disa ajete kuranore janë kaq të hollësishme saqë është e pamundur që një njeri, i cili ka jetuar në shekullin e VII të kishte njohuri për to. Me lejën e Zotit të Gjithësisë do të paraqisim disa nga pikat kryesore që më së shumti ju keni nevojë t’i dini!

1- Njeriu nuk është krijuar nga e tërë fara, por nga një pjesë mjaft e vogël e saj.
2- Është mashkulli ai që luan rol në përcaktimin e gjinisë së fëmijës dhe jo femra.
3- Embrioni njerëzor ngjitet në mitrën e nënës si një shushunjë.
4- Emrioni zhvillohet brenda tri errësirave (shtresave) në mitër.

Në kohën e shpalljes së Kur’anit njerëzit e dinin me siguri që faktori bazë në lindjen e njeriut ishte fara e mashkullit. Po ashtu, fakti që foshnja lind mbas një periudhe prej nëntë mujash kuptohet nga të gjithë dhe s’kishte nevjë për vëzhgime të mëtejshme. Ndërsa informacioni i përmendur në pikat që cituam më lart ishte i paaritshëm dhe i pakonceptueshëm nga niveli i njohurive që zotëronin njerëzit e asaj kohe. Këto të dhëna u vërtetuan në mënyrë shkencore vetëm në shek e XX. Me lejën e Zotit të Gjithësisë në tekstin në vijim do të trajtojmë mënyrën sesi krijohet njeriu nga një pikë e farës.

Mrekullia në trupin e njeriut! Informacione te dobishme që duhet t’i dijë çdo njeri!

$
0
0

A e ke pyetur ndonjëherë veten?
A të marr frymë?
A është e mjaftueshme sasia e gjakut që
pompon zemra ime?
Sa energji kërkojnë secila nga qelizat dhe organet e trupit tim?Kur duhet ta fillojë stomaku im tretjen e ushqimit që kam ngrënë?

A është intensiteti i dritës që hyn në syrin tim në sasinë e duhur?
Cilët muskuj duhet të tkurr që ta lëviz krahun?
Këto pyetje tingëllojnë të çuditshme, apo jo? Kjo ndodh sepse ne
asnjëherë nuk i bëjmë vetes pyetje të tilla. Por për më tepër, ne nuk
jemi as të vetëdijshëm për kryerjen e vazhdueshme të këtyre
ndryshimeve të pandërprera.

Trupi ynë i kryen të gjitha këto
zhvillime në mënyrë automatike. Ai përdor rrjetin e
nervave për të realizuar këto detyra. Ky rrjet përbëhet nga bashkëveprimi i triliona qelizave nervore. Këtë rrjet nervash, arrijnë në çdo cep të trupit. Në sajë të këtij rrjeti, qelizat në trurin tonë lidhen me qelizat e muskujve të këmbëve dhe të gjitha qelizat e trupit tonë komunikojë me njëra tjetrën. Por, sistemi ynë nervor ka një ndërtim më të ndërlikuar dhe gjithëpërfshirës sesa kilometra të tëra autostrade, të cilat mund të kenë shumë kryqëzime dhe korsi për automjetet që udhëtojnë në drejtime të kundërta. Ashtu sikurse automjetet udhëtojnë nga një vend tek një tjetër me anë të autostradave, po ashtu edhe impulset nervore elektrike transmetohen përmes rrjetit të nervave që përshkojnë tërë trupin tonë. Këto impulse transportojnë mesazhe nga një pjesë tek një pjesë tjetër e trupit. Këto impulse lëvizin në trupin tuaj me një shpejtësi të paimagjinueshme. Për shembull, kur dëshiron të përthyesh krahun, nga truri merr udhën një stimul elektrik.

Gjatë këtij
udhëtimi të ndërlikuar, ky stimul së pari ndalon pranë shtyllës kurrizore. Më pas, ai vazhdon rrugën për tek organi në fjalë, të cilit duhet t’i përçohet mesazhi. Muskuli i krahut tuaj tkurret i tëri dhe ju arrini të përthyeni krahun tek bërryli. Kjo seri veprimesh ndodh në të mijtat e sekondës. Duke menduar që, për të hapur dhe mbyllur sytë ngadalë duhet përafërsisht një sekondë, nga kjo kuptohet sa kohë e shkurtër është një e mijta e sekondës. Ngjashëm, trurit tonë i dërgohen stimuj nga i tërë trupi me anë të nervave.

Trurit i dërgohen mesazhe në mënyrë të vazhdueshme nga çdo pjesë, sado e vogël e trupit dhe me një shpejtësi mahnitëse. Në këtë mënyrë ju mund të flisni, të qeshni, të
vraponi. Të gjitha këto vargje veprimesh ndodhin pa asnjë ndërprerje; juve ju mjafton t’ju shkojë në mendje një veprim dhe e kryeni atë menjëherë. E shikoni një objekt porsa ia hidhni vështrimin, i dëgjoni fjalët në atë kohë kur fliten, dhe ndjeni nëse një objekt është i nxehtë apo i ftohtë porsa e prekni. Të gjitha këto realizohen në sajë të harmonisë së përkryer ndërmjet trurit dhe sistemit tuaj nervor. Me të vërtetë, impulset nervore janë duke u përçuar në
trupin tuaj pikërisht edhe në këtë moment që ne po flasim.

Nervat që gjenden në mollëzat e gishtërinjve në këtë moment që ju po lexoni këtë libër, po i dërgojnë mesazhe trurit tuaj në lidhje me peshën e librit që po mbani në duar, në mënyrë që ta mbani Qelizat nervore janë pa pushim të zëna gjatë gjithë aktiviteteve të ditës. ngritur atë me një forcë që i përshtatet peshës së tij. Në të njëjtën kohë, trurit i dërgohen stimuj nga sytë tuaj, hunda, këmbët po ashtu edhe nga shumë pjesë të tjera të trupit tuaj. Truri juaj i analizon këto stimuj ardhës dhe u dërgon përgjigje të përshtatshme pjesëve në fjalë të trupit tuaj, dhe këto të fundit veprojnë sipas këtyre përgjigjeve. Tani le t’i rikujtojmë të gjitha këto veprime. Në trupin tuaj ndodhin
njëkohësisht shumë vargje veprimesh të pandërprera.

Ndërsa jeni duke lexuar një libër, në të njëjtën kohë, ju dëgjoni zëra nga bota e jashtme, zemra juaj vazhdon të rrahë dhe shumë veprime të tjera marrin pjesë në të njëjtën kohë në trupin tuaj.
Truri juaj merr, përmes nervave të shpërndara në të gjithë trupin, vazhdimisht stimuj nga pjesët e tjera të trupit. Truri i vlerëson këto stimuj dhe u përgjigjet pjesëve të duhura të trupit. Për shkak të këtyre përgjigjeve që sigurohen nga truri, ju mundeni të lëvizni, shikoni, dhe dëgjoni. Çfarë do të ndodhte nëse do t’u jepej juve përgjegjësia për të kontrolluar të gjitha këto procese vetëm për pak sekonda?

Sigurisht që ju nuk do të ishit në gjendje t’i kontrollonit të gjitha në të njëjtën kohë. Por, megjithatë, në sajë të krijimit të përkryer të
All-llahut, truri juaj dhe pjesët e tjera të trupit tuaj veprojnë së bashku
dhe i kryejnë të gjitha këto detyra pa pasur nevojë për ndonjë
ndërhyrje nga ana juaj. Të gjitha llojet e informacioneve
transmetohen nga trupi për tek truri juaj në formën e stimujve
elektrikë, të cilët kanë nevojë që të interpretohen.

A mendoni se është e mundur për trurin tuaj, i cili është vetëm një copë mishi që nuk peshon më shumë se 1.5 kilogram, t’i përmbushë të gjitha këto detyra vetë? Sigurisht që
jo. Vetëm në sajë të krijimit të mrekullueshëm të All-llahut, truri juaj
mund t’i kryejë të gjitha këto detyra në të njëjtën kohë./elvisnaci.al/

Vajin e ullirit pijeni dhe lyhuni me të, sepse ai del nga një pemë e begatë

$
0
0

Argumentet që tregojnë se pema e ullirit është një pemë e begatë.

Allahu i Lartësuar thotë: “Allahu është dritë e qiejve dhe e tokës. Shembulli i dritës së Tij i ngjason kandilit të vendosur në një zgavër të errët. Kandili gjendet brenda një qelqi si të ishte yll flakërues e që ndizet nga (vaji i) një druri të bekuar, prej ullirit që nuk mund të quhet, as i lindjes, as i perëndimit, e vaji i tij ndriçon pothuajse edhe pa e prekur zjarri.” (En Nur, 35)

Ebu Usejd Ensari, radijallahu anhu, transmeton se i Dërguari i Allahut, alejhi selam, ka thënë: “Vajin e ullirit pijeni dhe lyhuni me të, sepse ai del nga një pemë e begatë.” (Tirmidhiu, Ahmedi, Hakimi)

Gjithashtu, i Dërguari i Allahut, alejhi selam, në një transmetim tjetër ka thënë: “Vajin e ullirit përdoreni në vend të gjellës.” (Ibn Maxhe)

Kurse në një transmetim të Daremiut, profeti, alejhi selam, ka thënë: “Vajin e ullirit pijeni, sepse ai është i begatë.”

Dobitë:

Duke përmendur mirësitë që u ka dhuruar njerëzve, Allahu thotë: “Dhe (krijuam) trupa drunjsh që mbijnë në kodrën Sina e që japin vajëra dhe gjellë për ngrënësit,” (El Mu’minun, 20)

Begatitë dhe dobitë e pemës së ullirit janë të shumllojshme. Ajo është një pemë me fryte të ngrënshme; prej saj nxirret vaj që përdoret për gjellë, për lyerje dhe për ndriçim. Vaji i ullirit është vaji më i pastër dhe ka shumë dobi mjekësore. Druri i kësaj peme përdoret për zjarr.

“Kërkimi i begatisë” – Nasir ibn Muhamed el Xhedi

SEKRETET e lutjeve.Ja se cfare do ju ndodh!

$
0
0

SEKRETET e lutjeve.Ja se cfare do ju ndodh!


A e ke menduar ndonjëherë se përsë dhëmbët tona kanë forma të ndryshme?

$
0
0

A e ke menduar ndonjëherë se përsë dhëmbët tona kanë forma të ndryshme?! A e ke vënë re ndonjëhrë këtë mrekulli dhe argument të fuqishëm nga Krijuesi i Gjithësisë?!
Arsyeja se përse dhëmbët kanë forma të ndryshme është sepse secili prej tyre ka detyra të ndryshme. Për shembull dhëmbët tuaj të parë janë të mprehtë, në mënyrë që ju mund të kafshoni një mollë me lehtësi. Çfarë do të ndodhte sikur dhëmballët tuaja të ishin përpara? Po, keni të drejtë. Ju nuk do të ishit në gjendje ta kafshonit mollën me të tillë dhëmbë. Po ashtu, nëse dhëmbët tuaj të parë do të ndodheshin në pjesën e prapme të gojës, ju nuk do të ishit në gjëndje ta bluanit ushqimin që ju hani. Ashtu si çdo pjesë, sado e vogël e trupit tuaj, edhe dhëmbët në gojën tuaj janë rregulluar nga All-llahu në mënyrën më të përshtatshme dhe më të favorshme për ju.
Thotë Zoti i Gjithësisë në Kur’anin famëlartë: ”

Edhe ne veten tuaj keni argumente, a nuk jeni duke i parë? { Edh-Dharijat 21 }

Katër gjëra shkatërrojnë trupin – katër gjëra e forcojnë trupin

$
0
0

 

Ka thënë Ibn Kajjimi:

Katër gjëra shkatërrojnë trupin:

1. Brenga
2. Pikëllimi
3. Uria
4. Pagjumësia

Katër gjëra e forcojnë trupin:

1. Veshja e rrobave të buta
2. Pastrimi në banjë në këmbë
3. Ngrënia e ushqimit të ëmbël dhe të yndyrshëm
4. Nuhatja e aromave të këndshme.

Fjalë Të Urta Nga Ibn Kajjim

Sirupi natyral që përmirëson shëndetin tuaj

$
0
0

Nëse ndiheni të lodhur vazhdimisht dhe pa energji, atëherë është koha që të bëni disa analiza të gjakut.

Por para se të shqetësoheni dhe të shkoni te mjeku, provojeni këtë pije që e gjeni më poshtëe e që do të përmirësojë shëndetin tuaj në përgjithësi.

Përbërësit:

1 kg rrepa

Gjysmë kg karrota

Lëngu i një limoni

2-3 portokaj

2 molla

1 kavanoz mjaltë

Përgatitja:

Qërojini rrepat, karrotat dhe mollët. Preni në copë të vogla dhe vendosini në mikser (blender). Portokajt dhe limonin shtrydhini me dorë dhe më pas lëngun e tyre shtojini tek pjesa e parë.

Në fund, shtoni mjaltin dhe përzieni të gjitha mirë.

Këtë lëng vendoseni në shishe xhami, sasi kjo që duhet të ju zgjasë përafërsisht për 15-20 ditë.

Këtë sirup duhet ta konsumoni çdo mëngjes në stomak të zbrazët.

Ushqimet që ju bëjnë të ndjeheni të uritur

$
0
0

Shpesh na ndodhë që kemi përfunduar ushqimin megjithatë pas disa minutash kemi nevojë që të hajmë diçka të vogël.

E kjo nuk ka të bëj me sasinë që keni ngrënë apo në qoftë se keni ngrënë shpejtë apo ngadalë.

Që të mos ndjeni uri pas vakteve duhet të bëni ndryshime në ushqimet që hani.

Buka e grurit

Buka e grurit ka një indeks të lartë të glicemisë që shkakton çrregullim të sheqerit në gjak duke ju bërë të ndiheni më të uritur. Prandaj zëvendësoni bukën e grurit me bukë elbi, misri dhe thekre.

E verdha e vesë

Shpeshherë e shmangni të verdhën e vesë duke menduar se është armiku numër një i kolesterolit, dhe ndoshta bëni mirë, por ndryshe nga e bardha ajo arrin t’ju ngopë pasi është e mbushur me proteina dhe minerale të nevojshme.

Orizi i bardhë

Orizi i bardhë ka karbohidrate të thjeshta që kthehen shpejt në sheqer duke iu bërë të uritur përsëri. Prandaj në vend të orizit të bardhë përdorni atë kafe ose të zi.

Fruti i cili i ndihmon nxënësit dhe studentët të mbajnë mendësh atë që mësojnë

$
0
0

Për vite, nutritionistet kanë vënë në dukje përfitimet e konsumit të përditshëm të frutave pyjore, dhe këtë herë specifikisht e kanë hulumtuar boronicën.

Të pasura me vitamina, minerale dhe antioksidantë, boronicat kanë fuqinë për të na ndihmuar në kryerjen e detyrave të përditshme, të tilla si mësimi.

Hulumtimi i fundit përfshinte fëmijët e moshës shkollore të cilët duhej të zgjidhnin detyrat në një kompjuter, ndërsa studiuesit ndjeknin punën e trurit.

Para zgjidhjes së detyrave, disa nga fëmijët pinë lëng të freskët të boronicës.

Pikërisht ato fëmijë kishin precizitet, shpejtësi dhe saktësi më të madhe, rreth 10% më shumë se sa pjesa tjetër.

Boronicat janë veçanërisht të pasura me vitaminë C, a ngjyrën blu e përfitojne nga një antioksidant i fuqishëm. Ato përmbajnë minerale të tilla si fosfor, kalium, kalcium.

Epo, herën tjetër që po përgatiteni për një test ose një provim – e dini se çfarë duhet të blini me bollëk.

/Përkthim:shendeti.info/

Janë katër krijesa të Xhenetit që aktualisht ndodhen në Tokë dhe janë të prekshme prej njeriut

$
0
0

Janë katër krijesa të Xhenetit që aktualisht ndodhen në Tokë dhe janë të prekshme prej njeriut.

1. Guri i zi në Qabe. I cili është nga gurët e Xhenetit. Ka zbritur në tokë dhe i është dhënë Ibrahimit a.s për ta vendosur në këndin e Qabes.
2. Mekami i Ibrahimit. Është vendi ku Ibrahimi e përdori si mjet për të lëvizur lart dhe poshtë gjatë kohës që ndërtonte Qaben.
3 dhe 4. Lumenjtë Nil dhe Eufrat. Janë dy lumenj që në të vërtetë burimin e kanë jashtokësor. Ata burojnë nga rrënjët e pemës “Sidretu Munteha”.

Përgatiti:Eduart Thartori

Kur ta lexosh këtë tregim menjëher ke me dergu SALAVATE !

$
0
0

 

Kur ta lexosh këtë tregim menjëher ke me dergu SALAVATE !

Dijetari i njohur, Sufjan Theuri, na tregon: “Gjersa bëja tavaf rreth Qabesë, vërejta një njeri, i cili, për çdo hap që bënte, i çonte salavat Muhammedit a.s. Iu afrova dhe e pyeta: – O njeri, ti po i dërgon vetëm salavat Muhammedit a.s., ndërkohë që ke lënë tesbihun, tekbirin dhe tehlilin (fjalët: subhanallah, allahu ekber dhe la ilahe il-lall-llah.) Me siguri për këtë ke ndonjë arsye të vlefshme?

Kur njeriu pyeti për mua dhe pasi që iu prezantova, ai më tha:

– Sikur të mos ishe i huaj, nuk do ta tregoja rastin tim dhe as që do ta zbuloja fshehtësinë time…

Atëherë njeriu filloi të tregojë: – Njëherë u nisa me babanë tim për në haxh, mirëpo gjatë rrugës ai ndërroi jetë dhe fytyra iu nxi krejtësisht. Unë ia mbulova fytyrën dhe po prisja që të kalojë ndonjë njeri, i cili do të më ndihmonte për ta varrosur babanë. Duke pritur, erdhi nata dhe unë rrash të bëj një sy gjumë. Në gjumë pash në ëndërr një njeri, e që më parë njeri më të bukur se ai nuk kisha parë, e as teshë më të bukur, të veshur prej ndonjë njeriu, nuk kam parë.

Njeriu erdhi pranë babait tim, ia zbuloi fytyrën dhe filloi që ta prek me duart e tij fytyrën e babait, ashtu që fytyra e tij mori një ngjyrë shumë të bukur bardhësie.

Posa njeriu filloi të largohet, unë e kapa për fundin e teshës dhe e pyeta:

– O rob i Zotit! Kush je ti që, në këtë mërzi, të vish dhe me mëshirën e Allahut të bësh që babai im të duket kaq i bukur?

I panjohuri m’u përgjigj: – A nuk më njeh? Unë jam Muhammdi, i biri i Abdullahut, pra i Dërguari i Allahut. Edhe pse babai yt ishte mëkatar, ai mua më dërgonte shumë salavat, dhe pasi që i ndodhi ajo që edhe vet e pa, ai e pati lutur Allahun për ndihmë, kurse mua për shefa’at – ndërmjetësues tek Allahut. Prandaj dhe unë shpejt erdha për t’i ndihmuar, pasi që është privilegj i imi që t’ju ndihmojë të gjithë atyre që më dërgojnë salavat.”

Në fund njeriu tha: “Kur më doli gjumi, pash se fytyra e babait ishte zbardhuar, dhe që nga ai moment, gjithmonë i dërgojë salavat Muhammedit alejhis-selam.

* (Salavati mund të bëhet në mënyra të ndryshme. Ja një prej tyre: Allahumme sali ala muhammedin ve ala ali muhammed.)

 


Dëshiron jetë të gjatë,po fëmijë të sjellshëm ja cka i tha Zoti Musait alejhi selam (ja cka duhet të bësh)

$
0
0

Dëshiron jetë të gjatë,po fëmijë të sjellshëm ja cka i tha Zoti Musait alejhi selam

“Allahu ka thënë:
“0 Musa, respektoji prindërit, sepse ai që respekton prindërit i zgjatet jeta dhe do të ketë fëmijë të sjellshëm, e kush nuk do t’i respektojë prindërit, do t’ i shkurtohet jeta dhe do të ketë fëmijë të praptë.”

Magjia mund te shkaktoje semundje si sterilitetin e femrave dhe impotencën seksuale të meshkujve, kancer, hemofili, diabetin, ujë në mushkëri, humbjen e flokëve , ekzemë psoriasisin

$
0
0

Magjia mund te shkaktoje semundje si sterilitetin e femrave dhe impotencën seksuale të meshkujve, kancer, hemofili, diabetin, ujë në mushkëri, humbjen e flokëve , ekzemë psoriasisin

Problemet në shëndet

Magjia mund të shkaktojë shqetësime të rënda shëndetësore. Ne kemi përmendur sterilitetin e femrave dhe impotencën seksuale të meshkujve. Mund gjithashtu të shkaktojë kancer, hemofili, diabetin, ujë në mushkëri, humbjen e flokëve dhe ekzemë ,psoriasisin, sipas dijes time është vetëm për shkak të magjisë.
Mjekët nuk e kuptojnë mekanizmin e saj dhe nuk kanë trajtim të duhur për të.

Përgjigjet mjekësore janë:
• “Asgjë e parregullt në trup, gjithçka është në rregull”. Por personi vazhdon të vuajë.
• “Ka një problem, por ne nuk kemi parë një të tillë kurrë.”
• “Është stresi”, dhe ata përshkruajnë droga antidepressant që nxisin një problem tjetër, pa zgjidhjen e atë të mëparshmin .
• “Ju keni sëmundje të tillë apo të këtillë, por ne nuk e kuptojmë se si erdhi deri te kjo.”
• Në të gjitha rastet, nuk ka asnjë trajtim ose trajtimi nuk është efektiv.

Pse nuk keni nevojë të përdorni shishe plastike disa herë?

$
0
0

Gjëja më e përdorur për mbledhjen e lëngjeve është shishja plastike. Gjëja më e lehtë është të blini një shishe plastike një herë dhe pastaj të mbushni ujin nga burimi për disa ditë.

Zgjidhje e lirë dhe praktike. Por shumë njerëz ende nuk e dinë se mbushja e ujit në një shishe plastike pa pushim mund ta dëmtojë trupin.

Në vijim, lexoni disa gjëra rreth kësaj gjëje dhe mbani mend ato.

Cilat shishe lëshojnë substanca toksike?

Shishet plastike mund të lëshojnë substanca toksike. Prandaj, gjithmonë shikoni në shenjë në fund të shishes – një trekëndësh me një figurë që tregon se çfarë lloji të plastikës shishe është bërë.

Një shishen e shënuar me “1” (PET ose PETE) është e sigurt, por vetëm për një përdorim. Për shkak të pranisë së oksigjenit gjatë ngrohjes ose ekspozimit ndaj diellit, një shishe e tillë mund të shkaktojë që substancat toksike të bien në ujin që është i mbushur në të.

Shmangni shishet me emërtim “3” dhe “7” (PVC dhe PC), sepse lëshojnë substanca toksike që hyjnë në ujë dhe konsumimi i tyre më i gjatë shkakton sëmundje të rrezikshme në trup.

Për përdorim të shumëfishtë, zgjidhni shishe polietileni (shënuar me numra “2” dhe “4”) dhe një shishe polipropileni (shënuar “5” dhe “PP”). Ata janë relativisht të sigurt nëse i mbani ato në ujë të ftohtë dhe i dezinfektoheni siç duhet.

Shishet plastike = ambient i favorshëm për bakteret

Sipas shkencëtarëve, shishet plastike që përdorim më shumë se një herë kanë pothuajse të njëjtin numër bakteresh si kapaku i tualetit. Niveli i baktereve në shishe të tilla shpesh tejkalon standardet e sigurisë.

Kushtet për krijimin dhe zhvillimin e baktereve i bëjmë ne vetë, kur prekim shishen me duar të pista dhe nuk e lajnë siç duhet, dhe e mbajnë atë në temperaturën e dhomës me ujë në të.

Çfarë duhet të bëni?

Lani shishe rregullisht me ujë të ngrohtë, sapun dhe uthull.

Kushtojini vëmendje grykës së shisheve

Edhe me larjen e shishes, mund të ndodhë që të kemi ndonjë helmim ose ndonjë problem tjetër shëndetësor.

Shumica e baktereve janë të pranishme në grykën e shisheve, ku nuk është gjithmonë e mundur që të hiqet mirë papastërtia. Prandaj, për të mbrojtur veten, përdorni një kashtë në vend që të pini direkt nga ajo.

40 vite me gjynahe dhe Allahu e fal në momentin kur bën lutje dhe fillon shiu

$
0
0

Në kohën e Musait (alejhi selam), ndodh një thatësirë e madhe që nuk ish parë më parë. Të mbjellat u thanë, bagëtia filloi të ngordhë, dhe njerëzit filloi t’i kërcënojë uria dhe etja.

Populli i Musait u mblodh një ditë dhe vajtën tek Musai dhe i thanë:

-O Musa, lute Zotin që të lëshojë shi nga qielli, pasi mund të vdesim. Atëherë Musai i mblodhi popullin, rreth 70 mijë çifutë dhe filloi të lutej, kurse populli thonin amin, pas çdo lutje, megjithatë shiu nuk po binte.

Atëherë Musai u drejtua nga qielli dhe tha:

-O Zot, përse nuk po na lëshon shi, megjithëse u lutëm?

Zoti i thotë:

-O Musa, nuk do të bjerë shi, pasi në mesin tuaj është një burrë i cili ka 40 vjet që bën gjynahe pa iu skuqur fytyra një herë prej Meje. Nuk do të bjerë shi deri sa ai të dalë nga mesi juaj. Vetëm kur të dalë do të bjerë shiu. Atëherë Musai i mblodhi të gjithë njerëzit dhe u tha:

-Nuk do të bjerë shi deri sa të largohet prej nesh ai që ka 40 vjet që bën gjynahe.

Personi që kish 40 vjet që bënte gjynahe, shikon njëherë majtas dhe djathtas se mos del dikush tjetër, por kur pa që nuk lëvizi kush, e kuptoi që për të flitej. Në ato çaste të vështira për të, fillon të thotë me vete:

“O Zot, ka dyzet vite që nuk të bindem dhe kam vazhduar me gjynahe dhe Ti më ke mbuluar dhe nuk e kanë marrë vesh njerëzit. O Zot, po të dal tani do të dal i poshtëruar, nëse nuk dal do të vdesim nga etja. O Zot, unë në këto momente pendohem për ato që kam vepruar, prandaj më fal dhe m’i mbulo të metat.” Në atë çast filloi të bjerë shiu.

Musai i habitur e pyeti Zotin:

-O Zot, si ka mundësi që ra shiu, megjithëse nuk doli kush?

O Musa, ia ktheu Zoti, – robi im që veproi gjynahe për 40 vjet, u pendua me sinqeritet në ato çaste dhe Unë ia pranova pendimin, prandaj filloi të bjerë shiu.

Musai (alejhi selam) iu lut:

-O Zot, të lutem ma trego, kush është ai njeri!

Por, Zoti ia ktheu:

-O Musa, ka 40 vite që bën gjynahe dhe Unë ia kam mbuluar, kurse tani që u pendua dhe i la gjynahet unë ta zbuloj dhe ta poshtëroj para njerëzve?!

Allahu shikon ato që nuk shikojmë…

Tek Allahu peshojnë më shumë disa vepra, që sytë e njerëzve nuk i kapin…

 

FJALËT E NËNËS

$
0
0

“Unë isha me ty kur linde, ji me mua kur të vdes.”

Nëna këshillonte djalin e saj: “Biri im! Një ditë do të më shohësh plakë, të pafuqishme dhe do të vëresh shumë gjëra të palogjikshme në bisedë apo sjellje. Ndaj të lutem ji i durueshëm me mua dhe ki mirëkuptim.

Kur të më dridhen duart dhe të më derdhet ushqimi apo kur nuk do të mund të vishem për shkak të pafuqisë, ji i durueshëm me mua dhe mos harro vitet kur unë të mësoja ty gjërat që sot nuk jam në gjendje ti bëj.

Nëse nuk jam veshur dhe rregulluar si duhet, mos më qorto, kujto ditët e fëmijërisë sate dhe mundimet e mia të pafund që të mbajë të pastër, rregullt dhe të parfumuar.

Mos u mërzit nga ngadalësia e memories, bisedës dhe të menduarit tim deri sa bisedojmë, meqë i gjithë fati im qëndron vetëm në të qenët me ty.

Kur të më dobësohen këmbët dhe nuk mund të shkojë atje ku dëshirojë, ji i butë dhe i sjellshëm me mua dhe kujto sa herë të kam mbajtur për dore deri sa nuk mund të ecje.

Prandaj mos u turpëro sot të më mbash për dore dhe të më ndihmosh, ngase nesër edhe vet do të kërkosh dikë të të mbajë për dore të të ndihmojë të ecësh.

Prandaj, biri im, ji me mua!

Kur ti kujtosh gabimet e mia, dije që gjithmonë kam desh më të mirën për ty, dhe gjëja më e mirë që mund të bësh për mua është të mi falësh gabimet, ashtu Allahu do t’i falë dhe mbulon gabimet e tua.

Buzëqeshja jote, është gjëja që më së tepërmi më gëzon, ndaj më shoqëro mua.

“Unë isha me ty kur linde, ji me mua kur të vdes.”

Përkthim: Lutfi Muaremi

Viewing all 11558 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>