Quantcast
Channel: Mjeksia Islame
Viewing all 11558 articles
Browse latest View live

Soda e bukës kushton pak, por vlen shumë!

$
0
0

Soda e bukës kushton pak por vlen shumë dhe gjen përdorim të gjerë në jetën e përditshme.

Ja disa këshilla për përdorimin e saj:

1 -Soda e bukës pastron dhe zbardh dhëmbët. Përzieni një lugë të vogël sodë, pak kripë dhe disa pika uthull molle të egër dhe me këtë përzierje lani dhëmbët. Veprimin e njëjtë përsëriteni 2-4 herë në muaj dhe rezultati do të jetë: dhëmbë të mrekullueshëm dhe të kuruar.

2- Maskë fytyre me Sodë buke. Përdoret në shumë maska të cilat mund t’i përgatisni në shtëpi, ajo shërben si një pastrues i lëkurës. Është pefekte për lëkuren e ndjeshme, dhe ka efekt më të mirë se sheqeri.
Përbërësit:
1 të verdhë veze dhe 1 lugë sodë buke.
Përgatitja: Merrni vetëm të verdhën e vezës dhe hidheni në një enë, pastaj mbi të hidhni një lugë (caji) sodë buke. Përzieni mirë, nëse vëreni që masa nuk është e mjaftueshme për lëkurën e fytyrës, mund të shtoni dhe një të verdhë veze. Përzieni mirë përbërësit dhe vendosni maskën e krijuar mbi fytyrë. E lini të qëndrojë 15 minuta dhe shpërlani fytyrën me ujë të vakët.

3- Eshtë e ditur që lufton e pastron parazitët nga frutat dhe zarzavatet. Mjafton 1 lugë sodë buke e tretur në ujë e më pas i shpëlajmë mirë.

4- Si të shmangim erën e djersës nga sqetullat dhe këmbët. E njohur për vetitë e saj shumë të mira, soda e bukes pengon rritjen e baktereve dhe eliminon erën e pakëndshme.
a- Si ta përdorim sodën e bukës: Pudrosni këpucët në sasi të vogël në mënyrë që të thithi aromat e pakëndshme dhe të parandalojë bakteriet. Ose bëjini këmbëve banjo me ujë të ngrohtë dhe hidhni një lugë (gjelle) sodë buke. Zbut dhe shplodh këmbët. Tretet në ujë të vakët 2 lugë sodë për cdo litër ujë.
b- Era e sqetullave. Nuk ësh të djersa që i bën sqetullat tuaja të mbajnë erë, por bakteret që zhvillohen në to. Kështu, lagni një pambuk ose një copë me sodë buke dhe fërkoni me të sqetullat. Soda ka veti të mbyllë poret dhe nuk i lejon mikrobet të hyjnë brenda. Thith erën e keqe.

5- Ndihmon tretjen e ushqimit. Tresim 1 majë luge në ujë dhe e pijmë.

6- Për pastrimin e tapeteve, e hedhim mbi to dhe pas 8 orëve i shkundim e kalojmë fshesën me korrent.

7- Lufton kriprat e depozituara të ujit në lavatrice dhe enëlarëse, gjatë procesit larës, 1 lugë me ilacin larës.

8- Mjafton 1/2 gotë sodë në frigorifer, për të hequr erërat.

9- Me një copë ku kemi hedhur sodë, fërkojmë orenditë e argjendta. Pastrimi i garantuar.

 

 


Kij kujdes, mbrohu nga lutja e të demtuarit

$
0
0

Pejgamberi a.s na bënë me dije se njeriu gjithmonë është nën kontrollin e All-llahut Fuqiplotë andaj ai nuk duhet të bëjë keq
Prej Ebu Derdasë r.a. transmentohet se Pejgamberi alejhis-selam i ka thënë:

Puno për All-llahun sikur ti e sheh Atë,numeroje veten në radhët e të vdekurve ,kij kujdes, mbrohu nga lutja e të demtuarit sepse kur i dëmtuari i lutet All-llahut kundër teje, lutjet e tij ngrehen tek All-llahu sikur flaka e zjarrit.
Transmeton Ibni Asakir prej ibni Derdasë.

7 forma se si të ruhesh nga e keqa dhe shejtani

$
0
0

1. Leximi i ajetit kursij kur shkon për të fjetur.
Allahu të mbron ty dhe nuk të afrohet shejtani derisa të zgjohesh dhe siç është transmetuar se ajeti kursij është mirë të thuhet pas çdo namazi farz.

2. Leximi i sures El-Bekare.
Në të vertetë shejtanët largohen në atë shtëpi në të cilën lexohet surja El-Bekare.

3. Leximi i dy ajeteve të fundit të sures El-Bekare, Allahu e mbron atë që i lexon ato nga çdo gjë e keqe.

4. Dhikri (përmendjet) i mëngjesit dhe i mbrëmjes, përmendja e Allahut kur hyn dhe del nga shtëpia, dhikri kur hypë në automjet, dhikri kur hyn dhe del nga xhamia, përmendja e Allahut në fillim dhe në fund të ushqimit etj.

5. Mbrojtja e fëmijëve nga shejtani siç veproi Profeti (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) me Hasanin dhe Husejnin që tha: “Kërkojë mbrojtje nga Allahu për ju të dy nga vdëmi i çdo magjistari dhe nga dëmi i syrit të keq.”

6. Përmendja e shpeshtë e dhikrit:

“Eudhu bi kelimetil-lahit-tammati min sherri ma halaka.”

(Kërkojë mbrojtje me fjalët e përsosura të Allahut nga sherri (e keqja) qð ka krijuar).

Kudo që të jesh vëllai im musliman dhe motra ime muslimane në makinë, në punë, në shkretëtirë, në mal, në avion, kur zbret në ndonjë qytet; mos harro ta bësh dhikër madhështor.

7. Profeti (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) thotë: “Kush thotë njëqind herë në mëngjes: La ilahe il-All-llahu uahdehu la sherike leh, lehul-mulku ue lehl-hamdu ue hue ala kul-li shejin kadir.

(Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut që e meriton me të drejtë të adhurohet, Një i Vetëm dhe i Pashokë.
Atij i takon sundimi dhe lavdërimi.
Ai është i Plotëfuqishëm mbi çdo send).
Është sikur ai ka liruar dhjetë robër, dhe i shkruhen atij njëqind të mira dhe i fshihen njëqind të këqija dhe është i ruajtur nga shejtani gjatë gjithë ditës deri në darkë dhe nuk është më i miqë se ai askush përveç atij që e thotë më shumë këtë dhikër.”

Autor: Munira Bintu Abdul Aziz Et-Turkij
Marrë nga libri: “Kejfe tetekhalesu min es-sihr.”/xhamiambret/

Mbajtja e maceve në shtëpi 

$
0
0

Mbajtja e maceve në shtëpi

Prej argumenteve që maca është e paster është transmetimi i Aishës (All-llahu qoftë i kënaqur me të), të cilës nje grua i solli dicka për të ngrënë derisa ajo ishte duke u falur.
Ajo ia beri me shenjë asaj gruaje që ta lejë enën me ushqim poshtë. Derisa falej Aisha, një macë filloi te hajë nga ena me ushqim. Pasi e fali namazin, Aisha hëngri nga ajo enë duke thënë: “I Derguari i All-llahut (salAllahu alejhi ve selem) ka thënë: ´Ato (macat) nuk jane naxhis (të papastërta), për më tepër, ato janë prej jush.´ Hadithi gjendet ne Sunenin e Ebu Davudit.

Dhe argument se macja lejohet të mbahet në shtëpit tona është se Resulullahi alejhi selam e ka quajtur Ebu Hurejre sahabijun e nderuar me këtë emër që e ka kuptimin “Baba I Maces”, kurse emri I këtij sahabijut të nderuar është Abdurrahman, mirpo ai e mbante një macë nër mangët e veshjes se tij, e donte kështu që e quajti I Dërguari I Allahut baba I maces.
Si dhe nuk ka ardh ndonjë argument që ndalon mbajtjen e macave në shtëpi.

Sa kohë ka të drejtë njeriu të mos ketë marrëdhënie intime me bashkëshorten e tij

$
0
0

Lënia e marrëdhënieve intime në tërësi me bashkëshorten, duke lënë anash nevojat dhe dëshirat e saj.

Edhe pse dijetarët kanë diskutuar se sa kohë ka të drejtë njeriu të mos ketë marrëdhënie intime me bashkëshorten e tij, duke përmendur katër ditë disa prej tyre, e katër muaj disa të tjerë, megjithatë lënia e tyre (marrëdhënieve) në tërësi është e ndaluar. Dhe këtë më së shumti e veprojnë tradhëtarët e grave të tyre, të cilët shfryjnë epshet në vende të ndaluara, dhe nuk kanë nevojë për bashkëshortet e tyre, porse ato janë vetëm si shërbetore të tyre, të cilat kanë oblgim përgatitjen e ushqimit, pastrimin e teshave dhe shtëpisë, dhe asgjë tjetër më shumë.

Cili është sekreti i prindërve danez që rrisin fëmijë të suksesshëm?

$
0
0

Sipas studimeve Danimarka ka rezultuar të jetë vendi më i lumtur në botë dhe sekreti i kësaj jete të lumtur qëndron në mënyrën si ata edukojnë fëmijën.

Si konkretisht? Një shembull i mirë për të gjithë!

Fëmijët duhet të luajnë, dhe në Danimarkë ata luajnë më tepër se shtetet e tjera ku fëmijët nxiten të kryejnë sa më shumë sporte, kurse muzikore, mësime gjuhësh të huaja etj. Loja në ambient të hapur e bën fëmijën të ndiejë më pak ankth dhe të zhvillojë aftësitë për të kontrolluar stresin apo emocionet.

Fëmija duhet të ndihmohet që të njohë ndjenjat e tij, qofshin ato të mira apo të këqija. Ai duhet të inkurajohet të thotë të vërtetën ndërsa ju duhet të tregoheni sa më origjinalë në mënyrën si e lavdëroni atë. Komplimentat e tepërta ndonjëherë mund të rezultojnë false dhe për pasojë nuk e ndihmojnë vetëbesimin e fëmijës.

Fëmija mesohet të shikojë situatat negative me një sy tjetër, pra me një sy disi më pozitiv. Përpiquni bashkë me fëmijën të shikoni edhe ju anët pozitive të gjërave. Pra në momentin që ai ka kaluar një moment të keq, ju mund t’i kujtoni atij një moment pozitiv, duke theksuar se në jetë do të ketë edhe momente të bukura edhe të këqija.

Kjo është aftësia e fëmijës për të kuptuar si ndihet tjetri, dhe për të zhvilluar empatinë ju duhet të punoni sa më shumë me fëmijën që ai të shprehë emocionet e veta. Nëse ai është duke qarë ju duhet ta pyesni se përse është i mërzitur dhe se e kuptoni si ndihet. Evitoni shprehje të tipit “mos u mërzit” etj.

Danezët nuk vendosin ultimatume. Pra nuk praktikojnë ndëshkimet, shpullat dhe ultimatumet. Prindërimi mes frikës është një problem dhe nuk promovon respektin. Mbani mend se nuk ekziston një fëmijë i keq por një sjellje e gabuar. E edukoni fëmijën me rregulla dhe jo ndëshkime, me autoritet dhe jo ultimatume.

Ata kalojnë shumë kohë me miqtë dhe të afërmit. Pra krijojnë një atmosferë të ngrohtë dhe kalojnë kohë cilësore bashkë. Përgatisin një vakt, pijnë një pije të ngrohtë, luajnë së bashku etj. Pra bashkëpunojnë të gjithë në mënyrë tepër pozitive, shkruan pernenat.al.

Një çaj për të rritur kujtesën, zvogëluar stresin, bën që pagjumësia të zhduket, siguron energji, përmirëson qarkullimin dhe nervat

$
0
0

Çaji Jasmine ka kohë që përdoret në Kinë që nga antikiteti. Ajo ka vetitë qetësuese që favorizojnë rimëkëmbjen e shumë pabarazive emocionale që shqetësojnë mendjen. Është efektive në luftimin e pagjumësisë dhe vepron si një qetësues natyror duke reduktuar stresin dhe duke përmirësuar gjendjen shpirtërore.
Është nxitës sepse stimulon organet seksuale femërore duke shmangur dhimbjet menstruale.

Aktivizon qarkullimin e gjakut dhe ju jep energji. Përveç kësaj, ajo favorizon tretjen. Ky çaj rregullon energjinë e trupit, pasi në kohëra të ftohta mban qëndrueshmëri të temperaturës dhe në të ngrohtë, rregullon temperaturën për të qenë diuretik. Rekomandohet të pini një gotë në ditë pas drekës për një javë.

Si ta përgatisni:
Në një tenxhere shtoni 5 gjethe jasemin, një degë rozmarinë dhe lërini për 10 minuta. Pasi kanë marrë një valë hiqeni nga zjarri dhe ëmbëlsoheni me pak mjaltë.
Mos shpenzoni në ilaçe të shtrenjta. Ato natyrore janë gjithmonë më të mira!/Shije.al

Pastrimi i mëlçisë dhe parandalimin e sëmundjeve të saj

$
0
0

Pastrimi i mëlçisë dhe parandalimin e sëmundjeve të saj

Mëlçia është një nga organet më të rëndësishme në trup, për shkak se ajo kryen funksione jetike për shëndetin. Ky organ është përgjegjës për detoksifikimin, rregullimin e metabolizmit, pastrimin e gjakut, thithjen dhe ruajtjen e vitaminave, etj. Ka shumë faktorë dhe zakone që e vënë shëndetin e këtij organi të rëndësishëm në rrezik, dhe si pasojë të ndikojnë në shëndetin tuaj në përgjithësi. Është e rëndësishme të jeni të vetëdijshëm për problemet e mëlçisë për shkak se ajo mund të kthehet në diçka serioze dhe të vështirë për t’u kontrolluar.

Këtu janë disa pije që ndihmojnë për të pastruar mëlçinë në mënyrë të natyrshme dhe që mund të parandalojnë shumë sëmundje që lidhen me këtë organ.

– Lëngu i mollës

Mollët janë të pasura me fibra dhe përmbajnë acid malik, një komponim që ndihmon në tretjen e gurëve të fshikëzës dhe tëmthit. Pija e mollës është një opsion i madh për të pastruar mëlçinë dhe për të parandaluar çdo lloj infeksioni.

Përbërësit:
• 1/2 kg mollë
• Lëngun e gjysmë limoni
• 1 lugë mjalt për shije
• 2 gota ujë

Mënyra e përgatitjes
• Pastroni dhe i pritni mollët në copa, me gjithë lëkurë, dhe i vendosni në grirëse.
• Shtoni lëngun e limonit, mjaltin, dhe dy gota ujë.
• Përzieni përbërësit dhe pijeni.

Shënim!
Gjatë këtij procesi duhet të shmangni mishin e kuq, yndyrat e tepërta, produktet e qumështit, dhe ushqimet e skuqura.

Ju duhet të pini lëng molle për gjashtë ditë, mundësisht me stomak bosh.

– Pije me Qitro

Kjo pije pastron mëlçinë, ndihmon në ç’helmimin e trupit, dhe forcon sistemin limfatik. Nuk ka efekte anësore, gjë që është edhe arsyeja pse ju mund ta pini atë çdo ditë pa pasoja shëndetësore.

Përbërisit:
• 2 qitro
• 2 thelpi hudhre
• 1 copë xhenxhefili të freskët
• 1 limon
• 300 ml ujë të filtruar
• 2 lugë vaj ulliri

Mënyra e përgatitjes
• Së pari, shtrydhni limonin dhe grejpfruit.
• shtrydhni ginger dhe hudhrat
• Vendosni të gjithë përbërësit në grirëse.
• E konsumoni këtë pije 30 minuta para se të shkoni në shtrat.

– Pije boronice

Boronicat janë detoksifikuese dhe depurative, të cilat pastrojnë mëlçinë. Ato janë të pasura me vitamina, minerale, dhe antioksidantë thelbësore që i bëjnë aleat për një shëndet të mirë.

Përbërësit:
• 2 mollë të kuqe
• 1 dardhë
• 1 filxhan boronica
• 1 kërcell selino
• 1 kastravec
• ½ gotë ujë

Mënyra e përgatitjes
• Përzieni të gjithë përbërësit në grirëse pa i hequr lëkurën. I përzieni mirë dhe pastaj e pini.
• Ju duhet të pini këtë lëng për 5 ditë me rradhë me stomakun bosh.

– Pije karrote

Karrotat përmbajnë vitamina dhe minerale, si: vitamin A, B, C, kalcium, fosfor, dhe kalium. komponentët e tyre janë depurative dhe parandalojnë shumë infeksione të mëlçisë, sepse ato ndihmojnë në ç’helmimin dhe eliminimin e substancave të dëmshme në të.

Përbërësit
• 1/2 trangull
• 4 karrota me lëkurë
• 1 kërcell selino
• ½ gote ujë

Mënyra e përgatitjes
• Lajini përbërësit mirë dhe i pritni në copa të vogla.
• Përzieni të gjithë përbërësit në grirëse.
• Pijeni këtë lëng karrote për 7 ditë me stomakun bosh.


Ne mjalte njerezit gjejne sherim

$
0
0

Mjalti

Nje tjeter shembull i asaj qe dikush pret te gjeje ne nje “liber te vjeter” qe flet per shendetin apo kurimin e semundjeve, jane mjekimet apo kurimet te cilave u ka kaluar koha. Shume burime historike trensmetojne qe Profeti (as) ka dhene keshilla mbi shendetin dhe higjenen, megjithate shume nga keto keshilla nuk jane te perfshira ne Kur’an. Ne pajme te pare, per nje jo-musliman, ky duket si nje perjashtim neglizhent. Ata nuk mund ta kuptojne perse Allahu nuk do te “perfshije” keto informacione me vlere ne Kur’an.

Disa Muslimane perpiqen ta shpjegojne kete mungese me argumentet e meposhtme: “Megjithese keshillat e profetit ishin te qendrueshme dhe te aplikueshme ne kohen ne te cilen ai jetonte, Allahu me dijen e Tij pa kufij e dinte qe do te vinte nje kohe kur zbulimet e reja mjeksore dhe shkencore do ti benin keshillat e profetit te dukeshin jashte kohe. Kur u bene zbulime te reja, njerezit do te thonin qe keto zbulime bien ne kontradikte me keshillat e Profetit. Per kete, perderisa Allahu nuk do te lejonte asnje shans per jo-muslimanet te thonin qe Kur’ani bie ne kontradikte me vetveten apo me mesimet e Profetit (s), Ai perfshiu ne Kur’an nje informacion qe do ti rezistonte koherave.” Megjithate, nese do te ekzaminonim realitetin e vertete te Kur’anit persa i perket ekzistences se tij si nje revelate qiellore, do te vinim re qe i gjithe problemi do te qartesohej, dhe gabimi i ketyre lloj argumenteve do te behej i qarte dhe i kuptueshem.

Duhet te kuptohet qe Kur’ani eshte nje revelate nga Zoti, dhe si i tille, i gjithe informacioni qe perfshihet ne te ka nje origjine te tille. Allahu e zbriti Kur’anin nga Vetja e Tij. Ato jane fjalet e Allahut, te cilat ekzistonin qe para krijimit, dhe per kete asgje nuk mund te shtohet, hiqet apo ndryshohet. Ne thelb Kur’ani ekzistonte dhe ishte i kompletuar perpara ardhjes se Profetit Muhamed (as), keshtu qe nuk ka sesi te perfshije ndonje fjale apo keshille te vete Profetit. Perfshirja e nje informacioni te tille do te binte ne kundershtim te hapur me qellimin per te cilin Kur’ani ekziston. Ajo do te tundte autoritetin e tij dhe do ta bente ate jo-autentik si nje revelate nga Zoti.

Si rezultat i kesaj, ne Kuran nuk perfshihen “mjekimet popullore”, te cilat nuk mund te konsideroheshin te kohes; po ashtu ne te nuk perfshihen mendimet e njeriut persa i perket asaj qe eshte e vlefshme per shendetin, cili ushqim eshte i mire per t’u konsumuar, apo cfare do ta kuronte kete apo ate semundje. Ne fakt, Kur’ani permend vetem nje produkt i cili sherben si trajtim mjekesor i cili nuk eshte kundershtuar nga askush. Thuhet qe ne mjaltin njerezit gjejne sherim. Dhe sigurisht, nuk besoj se do te jete dikush qe do ta kundershtoje kete.

Kjo eshte per tu medituar e studiar-Profeti Muhamed dhe Kur’ani

$
0
0

Profeti Muhamed (s) dhe Kur’ani
Nese dikush mendon qe Kur’ani eshte produkt i mendjes se njeriut, atehere do te pritej qe ky liber te reflektonte dicka nga ajo qe ndodh ne mendjen e atij qe e “kompozoi” ate. Ne fakt disa libra te ndryshem dhe enciklopedi shkruajne qe Kur’ani eshte produkt i alucinacioneve qe Muhamedi kishte. Nese kjo eshte e vertete – nese Kur’ani vertete eshte pjelle e disa problemeve psikologjike ne mendjen e Muhamedit – atehere evidencat per kete do te shfaqeshin te qarta ne Kur’an. A ekziston ndonje evidence e tille? Megjithate perpara se te vertetojme nese ekziston ndonje evidence e tille apo jo, me pare duhet te identifikojme cfare duhet te kete ndodhur ne mendjen e tij ne ate kohe, dhe me pas te kerkojme keto mendime dhe reflektime ne Kur’an.

Eshte e ditur qe Muhamedi (as) pati nje jete te veshtire. Te gjitha vajzat e tij nderruan jete pervec njeres. Ai gjithashtu kishte nje grua lidhjen me te cilen ai e kishte shume per zemer dhe e konsideronte shume te rendesishme. Edhe ajo nderroi jete bile ne nje periudhe shume kritike te jetes se tij. Faktikisht, ajo duhet te kete qene nje grua e forte sepse kur atij ju shpall revelimi i pare, ai i frikesuar shkoi pikerisht tek ajo. Sigurisht, edhe ne ditet e sotme do te ishte shume e vershtire te gjeje nje Arab qe do te thoshte “isha aq i frikesuar, saqe vrapova ne shtepi per te gruaja ime”. Kjo ndodh sepse ajo eshte natyra e tyre. Megjithate, Muhamedi (as) duhet te jete ndier shume komfort me gruan e tij perderisa ai e beri kete. Kjo tregon qarte sa e forte dhe sa influence ajo grua kishte. Megjithese keto shembuj jane vetem disa nga subjektet qe do te kene qene ne mendjen e Muhamedit ne ate kohe, ato do te mjaftonin per te mbeshtetur piken time.

Kur’ani nuk permend asnje nga keto gjera – as vdekjen e femijeve, as vdekjen e gruas dhe shoqes me te dashur, as friken nga shpallja e pjeses se pare te revelates, te cilen ai aq bukur e ndau me gruan e tij – asgje; dhe keto ndodhi duhet ta kene vrare ate, shqetesuar ate, dhe shkaktuar dhembje dhe hidherim gjate jetes se tij. Ne te vertete, nese Kur’ani do te ishte nje produkt i refleksionit te tij psikologjik, atehere keto subjekte, ashtu sikurse dhe shume te tjera, do te ishin te qarta apo te pakten do te ishin permendur ne Kur’an.

Ja si të hiqni qimet nga fytyra shpejt dhe lehtë

$
0
0

Më në fund ju mund t’i hiqni qimet e padëshiruara dhe monotone nga këmbët, duart, kofshët dhe pjesët tjera të trupit.

Dhe e tërë kjo në mënyrë plotësisht natyrale dhe plotësisht falas dhe çka është më e rëndësishmja, përgjithmonë.

Pra ekziston zgjidhja e përhershme për telashin më të madh të femrave, qimet Shtypeni katrorin e mëposhte dhe pas 5 sekondave do te hapet receta e plotë

Me mënyrë natyrale, pa pagesë, mund t’i hiqni qafe të gjitha qimet.

Kjo në të vërtetë është një recetë ruse, e cila u ka ndihmuar shumë damave që të zgjidhin këtë problem të padëshiruar.

Kur të filloni ta aplikoni këtë preparat, qimet fillimisht do të fillojnë të rrallohen dhe të bëhen më të dobëta dhe me kalimin e kohës do të zhduken përgjithmonë, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Vetëm llogaritni se sa kohë ua merr e rruara apo depilimi dhe do ta kuptoni se sa shumëfish kjo u shpaguhet.

Disa femra kanë shumë qime në fytyrë dhe për to kjo është një zgjidhje ideale, sepse e rruara vetëm sa i forcon, derisa depilimi kërkon që qimet të lihen të rriten, çka në këtë zonë tejet të dukshme nuk sugjerohet aspak.

Përbërësit: Disa lëvozhga të arrave dhe këtu nuk bëhet fjalë për lëvozhgën e gjelbër, por për lëvozhgën e fortë dhe ujë.

Përgatitja: Lëvozhgat duhet të jenë plotësisht të thara. Ndizni ato dhe lërini të digjen. Nga hiri i fituar, shtoni ujë aq sa është e nevojshme që të fitoni një masë kremi sikurse pasta. Lëreni të qëndrojë ashtu për 12 orë.

Aplikimi: Masën e fituar, vendoseni në pjesën e trupit nga e cila dëshironi të largoni qimet e padëshiruara. Lëreni masën të qëndroj aq sa keni kohë (më së miri gjysmë ore) dhe pastaj pastrojeni.

Përsëriteni këtë tretman tre herë në ditë, derisa të paraqiten rezultatet e para dhe pastaj vazhdoni njëherë në ditë derisa qimet më nuk vazhdojnë të rriten.shije.al

Si te humbni peshë gjatë dimrit në mënyrën më të shëndetshme të mundshme

$
0
0

Me këtë mot që po ftohet, ne kemi më shumë tendenca që të konsumojmë më shumë ushqim dhe motivi për të shkuar në palestër zvogëlohet për shkak të shiut, borës dhe motit të ftohtë.

Por s’keni pse të brengoseni, sepse një gjë shumë e thjeshtë mund t’ju ndihmojë të humbni peshë gjatë dimrit. Mjafton që të konsumoni çaj të gjelbër rregullisht, dhe metabolizmi juaj do të shpejtohet, si dhe dhjami do të digjet.

Gjethet e çajit të gjelbër janë të mbushur me antioksidantë të fuqishëm dhe vlera ushqyese, gjëra të cilat e rendisin këtë çaj në mesin e pijeve më të shëndetshme në botë.Çaji i gjelbër përmban polifenole sikur flavanoidet dhe antioksidantë të fuqishëm si ‘Epigallocatechin Gallate).

Këta përbërës ndihmojnë në shpejtimin e metabolizmit, rrjedhimisht në humbjen e peshës. Pija gjithashtu i rrit nivelet e energjisë, që do të thotë se mund të stërviteni për periudha më të gjata kohore./gatuajshendetshem.com/

Cilat femra kanë më shumë shanse për të lindur binjakë?

$
0
0

Kur një femër shtatzënë pret jo një, por dy fëmijë, gjëja e parë që e pyet mjeku është nëse ka historik binjakësh në familje. Sipas ekspertëve, edhe trashëgimia është deri në një farë mase përgjegjëse nëse nja mami shtatzënë do të lindë binjakë.

Shanset për të lindur një femër binjakë

Nëse vezoret e një gruaje në të njëjtën kohë lirojnë dy vezë gjatë periudhës së ovulacionit, atëherë binjakët janë vëllazërore. Ata nuk do të jenë “si dy pika uji”, por si çdo vëlla e motër.

Në të kundërt monozigotë / binjakët identikë vijnë nga një vezë e cila është e ndarë në dy dhe ngjashmëria e tyre është e pabesueshme!

Në raste shumë të rralla, formohen binjakët gjysmë-identikë, trinjakët apo pesënjakët, të cilët krijohen nga e njëjta vezë, por nga sperma të ndryshme.

Për më tepër, është vërejtur se gratë në moshë të madhe dhe gratë që i nënshtrohen një lloj trajtimi të fertilitetit kanë më shumë gjasa për të lindur binjakë.

Cilat gjene janë përgjegjëse për sjelljen në jetë të binjakëve?

Në një studim të kohëve të fundit në Spitalin Universitar të Amsterdamit, u përfshinë 1.980 gra që kishin binjakë dhe 12.953 gra që kishin një fëmijë. Shkencëtarët vendosën të krahasonin gjenet e tyre.

Rezultatet treguan se ka dy variante të veçanta gjenesh që gjenden në nivele më të larta tek gratë që kanë lindur binjakë.

E para është hormoni stimulues (FSH), që ndihmon vezoret të piqen (gjatë ovulimit një vezë shkarkohet, pasi është pjekur plotësisht). Prandaj, shkencëtarët spekulojnë se, në qoftë se nivelet e hormonit stimulues të një gruaje janë më të larta, shanset për të liruar dy vezë gjatë ovulimit, janë po ashtu të larta.

Varianti i dytë është gjeni i quajtur (SMAD3) dhe sipas rezultateve, ai tregon se sa të ndjeshme janë vezoret. Kështu, gratë mund të prodhojnë nivelet e zakonshme të FSH, por vezoret e tyre preken më lehtë nga hormoni, me rezultat që lirojnë dy vezë në muaj. /Telegrafi/

Kur është parë bora në Meke për herë të parë?

$
0
0

Kur është parë bora në Meke për herë të parë?

Halifeja abasid El-mehdij, shprehu dëshirën për të parë borë. Asokohe ai ndodhej në Meke dhe këtë dëshirë ia shprehu zëvendësit të tij Muhamed ibnu Sulejman. Kjo ndodhte në vitin gjashtëdhjetë hixhri.

Zëvendësi i tij që ndodhej në Basra, mori një sasi bore dhe ia dërgoi Halifes në Meke. Ishte hera e parë që banorët e Mekes panë borë me sy.

Ndërkohë që unë e lexoja këtë ndodhi, pyesja veten: Vallë si e transportoi borën deri në Meke? Si arritën muslimanët t’a ruajnë borën të ngrirë gjatë gjithë rrugës? Edhe pse u përpoqa të gjej diçka rreth kësaj, këto pyetje nuk gjetën përgjigje.

Thotë Zoti në Kuranin famëlartë:“dhe, për durimin e tyre, Ai do t’i shpërblejë me Xhenet dhe petka të mëndafshta. Të mbështetur në divane, ata nuk do të kenë as vapë dhe as të ftohtë.” (Insan, 12-13)

Banorët e xhenetit, do të jetojnë në mirësi dhe begati të pafund. Ata nuk do të ndjejnë as vapë dhe as të ftohtë.

Një ndër format e dënimit të banorëve të zjarrit, do të jetë edhe i ftohti i acartë.

Thotë Muxhahid dhe Mukatil, kur dëgjuan ajetin e mësipërm:”Zemherir, është i ftohti i acartë, i cili shkakton dhimbje si majat e gjilpërës kur ngulen në kokë.”

Prandaj, Profeti a.s kërkonte tre herë mbrojtjen e Zotit nga zjarri i xhehnemit. Ai thoshte:”O Zot! Më ruaj nga dënimi i zjarrit!”

Nëse çdo musliman e thotë këtë lutje tre herë në ditë, zjarri thotë:”O Zot! Ruaje prej meje!”

A përmendet në Kuran dëbora?

$
0
0

A përmendet në Kuran dëbora…?

Në Kuranin famëlartë, nuk përmendet bora, por përmenden terma të tjerë që tregojnë të ftohtët dhe acarin. Kurani nuk e përmend dëborën, pasi ai u drejtohet arabëve të cilët nuk e njihnin borën. Vetëm ata që merreshin me tregëti dhe udhëtonin drejt vendeve ku binte borë, e dinin si është bora. Vendet me të cilat arabët bënin tregëti, ishin kryesisht ato të Shamit (Lantonit), ku hyn dhe Libani. Kishte arabë si Gasasinët, të cilët e njihnin borën, por shumica e arabëve të tjerë nuk ia kishin idenë.

Në jetëshkrimin e Profetit a.s, përmendet një histori e cila ka të bëjë me borën. Kur ishte i vogël dhe jetonte në fisin Benu Sad, një ditë ndodhej në shkretëtirë duke luajtur me fëmijët e tjerë. Vijnë dy burra me rroba të bardha, të cilët mbanin në dorë një tas. Ata e morrën Profetin a.s dhe ia lanë zemrën. Vetë Profeti a.s tregon:”Ata ma lanë zemrën me borë.”

Thotë Profeti a.s:”Kur ma nxorrën zemrën, hoqën prej saj diçka të zezë.”

Rreth faktit që melekët ia lanë zemrën me borë, unë bisedova me një doktor, i cili më tha:”Dihet që vendosja e zemrës në dëborë, e mbron atë dhe nuk lejon vdekjen e qelizave. Duke e ulur temperaturën e zemrës në 18 gradë, ne reduktojmë harxhimin e oksigjenit nga qelizat e zemrës. Më parë, kur kryenin ndërhyrje kirurgjikale në zemër, e ulnin temperaturën e trupit të pacientit në 20  gradë. Këtë e bënin për të mbrojtur trupin nga problemet që mund të lindnin si pasojë e mungesës së oksigjenit. Kështu mbrohet jo vetëm zemra, por edhe truri, veshkat dhe shumë organe të tjera. Më parë, operacionet e zemrës zgjasnin më shumë se dymbëdhjetë orë.

Kur një pacienti i kryejmë transplant zemre, zemrën që do i vendosim, e fusim në një enë e cila përmban lëndë ushqyese për zemrën dhe në një temperaturë konstante 18 gradë. Kjo bëhet për të ulur konsumin e oksigjenit nga qelizat e zemrës. Dëbora e ruan trupin e njeriut, pasi redukton aktivitetin e qelizave.


O Zot! Më pastro nga gjynahet e mia, me ujë, borë dhe breshër

$
0
0

Profeti a.s thoshte:” O Zot! Më pastro nga gjynahet e mia, me ujë, borë dhe breshër!”

Dikush mund të pyesë:”Përse Profeti a.s përmend edhe ujin dhe breshërin, bashkë me borën?

E njëjta pyetje, i është drejtuar dhe dijetarit të njohur Ibnu Dekik El-id. Ai u përgjigj:”Nëse njeriu dëshiron të pastrojë rrobat, ai do të përdorë ujin. Por nëse kërkon që rrobave t’ju japë bardhësinë maksimale, ai duhet që bashkë me ujin, të shtojë dhe përbërës të tjerë.”

Është pikërisht ky, shkaku përse Profeti a.s përmend edhe ujin dhe breshërin bashkë me borën, në hadithin e mësipërm.

Doktorët thonë se bora është si një morg për trupin.

Larja e gjynahit me ujë, simbolizon pastrimin e trupit prej këtij gjynahi. Më pas vjen bora ajo që e neutralizon dhe breshëri që e shkatërron përfundimisht.

Në hadithin e mësipërm, Profeti a.s përmend borën, ujin dhe breshërin, të cilët të tre vijnë nga qielli.

Hadithi i mësipërm, ka dy transmetime. I pari, është i lartpërmenduri ku Profeti a.s thotë:” O Zot! Më pastro nga gjynahet e mia, me ujë, borë dhe breshër!”

Kurse në transmetimin e dytë, Profeti a.s thotë:“O Zot! Ma laj zemrën me ujë, borë dhe breshër!”

Dijetarët muslimanë, thonë se transmetimi i dytë, ku Profeti a.s përmend zemrën, është më kuptimplotë dhe domethënës. Kjo, pasi pastrimi i zemrës është më i mirë se pastrimi nga gjynahet. Gjynahu mund të pastrohet, por mund të kthehet sërish. Kurse nëse pastrohet zemra, nuk mund t’u rikthehet sërish.

Këtë lutje, Profeti a.s e përdorte edhe në lutjet e rastit kur falte namazin e një xhenazeje.

Siç e thamë dhe më lart, arabët e kohës së Profetit a.s nuk e njihnin borën. Megjithatë, Profeti a.s përmend atë, pasi mesazhi i tij është mesazh për mbarë njerëzimin.

Shokët e Profetit a.s, i përdornin të dy transmetimet në lutjet e tyre drejtuara Allahut. Edhe ne në fund të këtij emsioni, lutemi dhe themi:

 O Zot! Më pastro nga gjynahet e mia, me ujë, borë dhe breshër!”

“O Zot! Ma laj zemrën me ujë, borë dhe breshër!

Dhikri qetëson zemrën dhe shpirtin e muslimanit

$
0
0

Nga kjo porosi mësojmë se dhikri (të përmendurit All-llahun), qetëson zemrën dhe shpirtin e muslimanit.
Prej Ibni Omerit r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thënë:
Përpos dhikrit mos folni shumë, sepse të folurit shumë, ashpërson zemrën. Njerëzit më largë All-llahut janë ata që kanë zemër të ashpër.
(Zemër e ashpër është ajo, në të cilën nuk ndikon këshilla, Kur’ani e as ndodhitë të cilat zbusin zemrën e njeriut).
Transmetojnë Tirmidhiu dhe Bejhekiu.

Nxitoni në punë (të mira) para se të ndodhë ndonjëra nga shtatë gjërat e vështira

$
0
0

Nga kjo porosi mësojmë se besimtari gjithmonë duhet nxituar drejt punëve të mira para se të bëhet vonë.
Prej Ebu Hurejres r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thënë:
Nxitoni në punë (të mira) para se të ndodhë ndonjëra nga shtatë gjërat e vështira:
– Vallë, a mos pritni varfërinë e t’ju shtyjë të harroni (punët e ahiretit)
– apo pasurinë e cila ju shtynë të azdiseni e të bëheni zullumqar,
– apo ndonjë sëmundje që t’ju shkatërrojë shëndetin tuaj,
– pleqërinë e cila ju humb (fuqinë),
– apo vdekjen që ju rri në pritje,
– apo Dexhallin, më e keqja që mund të ndodhë,
– ose, vallë, mos po pritni Ditën e Kijametit, e cila është më e vështirë dhe më e hidhur.
Transmeton Tirmidhiu.

Zieni orizin dhe pini vetëm ujin: Do t’ju ndodhin gjëra të cilat keni mundur vetëm t’i ëndërroni!

$
0
0

Uji i orizit është përplot materie ushqyese, prandaj herën tjetër pini këtë ujë dhe kënaquni me këto tri ndryshime të shkëlqyeshme.

Shumica, nëse jo edhe të gjithë ne, nuk e pimë ujin i cili mbetet pas zierjes së orizit, por vetëm e hedhin si diçka krejtësisht të panevojshëm, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, ne pikërisht nuk jemi të vetëdijshëm se sa të mira na sjell ai dhe që pikërisht e hedhin poshtë thesarin e vërtetë për organizmin tonë!

Të mirat që sjellë lëngu i orizit të zier janë të mahnitshme. Është një recetë e vjetër kineze sipas së cilës uji që mbetet pas orizit të zier mund të shërbejë shumë.

Kjo recetë shërben për një lëkurë më të shëndetshme, flokë më të shndërritshme dhe për më shumë energji.

Mund ta keni një trup të shëndetshëm dhe lëkurë të mrekullueshme me ndihmën e dy përbërësve të thjeshtë: ujë dhe oriz.

Si ta përgatisni këtë ujë?

Mund ta përdorni edhe ujin në të cilin zieni orizin në mënyrë të zakonshme. Por, në mënyrë që të merrni sa më shumë benefite, vendoseni orizin në një tepsi/tenxhere dhe vendosni më shumë ujë se zakonisht. Kur orizi zien, mund ta përdorni ujin. Konsumojeni të ngrohtë ose lëreni të ftohet, varësisht nga shijet.

Përparësitë në shëndet:

– E mbush trupin me energji dhe rrit sasinë e karbohidrateve
– Ndihmon për gastroenteritis ose diarrea
– Ju mban larg kancerit
– Kontrollon presionin e lartë të gjakut
– Kontrollon temperaturën trupore

Përparësitë në bukuri:

– E pastron fytyrën
– Ndalon shfaqjen e rrudhave në fytyrë
– Flokë më të shëndosha dhe të shndërritshme, nëse lahen me këtë ujë

 

Nëse dikë e zë stresi dhe dëshpërimi thuaje këtë lutje

$
0
0

Thuhet në një hadith të saktë te “Sahihul Buhari” se i Dërguari i Allahut (s.a.v.s.) tregon se Zoti ka thënë: “Gjëja më e mirë, me të cilën me afrohet robi është me detyrën që ia kam ngarkuar. Vazhdon robi Im të më afrohet me falje vullnetare deri sa ta dua. Nëse Unë e dua, bëhem dëgjimi i tij, shikimi i tij, dora e tij me të cilën ai shtrëngon dhe këmba e tij me të cilën ai ecën (me Mua dëgjon, me Mua shikon, me Mua shtrëngon dhe me Mua ecën). Nëse më kërkon, i jap, nëse më kërkon ndihmë e ndihmoj. Nuk nguroj për asgjë ashtu siç nguroj për marrjen e shpirtit të robi Tim besimtar, i cili e urren vdekjen, por edhe Unë nuk dua që t’i bëj keq, por nuk ka ku shkon pa të.” (6502)

Thuhet në një hadith të saktë: “Nëse dikë e zë stresi dhe dëshpërimi dhe thotë: O Allah! Unë jam robi Yt, i biri i robit Tënd dhe i robëreshës Tënde. Udhëzimi im është në dorën Tënde, mbi mua zbatohet vendimi Yt dhe Ti je i drejtë në gjykimin Tënd. O Allah, të lutem me çdo emër Tëndin, që e ke quajtur Veten, që ia ke mësuar ndokujt prej krijesave të Tua, që e ke zbritur në librin Tënd apo që e ke mbajtur të fshehur në diturinë Tënde, bëje Kuranin pranverë të zemrës sime dhe dritë të shpirtit tim! Bëje atë largues të dëshpërimit dhe të stresit tim!”

Dikush e pyeti: “O i Dërguari i Allahut, a ta mësojmë këtë dua’?”

Profeti (s.a.v.s) u përgjigj: “Po! Ai që e dëgjon, duhet ta mësojë atë.” [Transmeton Ahmedi (391, 452/1), Ibn Hibani (972), Et-Tebarani te “El-Kabir” (10352), El-Hakimi (509/1), Ebu Ja’la (5297) nga Ibn Mesudi me zinxhir transmetuesish të saktë.

Viewing all 11558 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>