Quantcast
Channel: Mjeksia Islame
Viewing all 11558 articles
Browse latest View live

Ja reagimi i katolikut kur degjon suren me emocionuese te kenduar – suren Hakka – Ajo cka thote ne fund te le pa fjale

$
0
0

Ja reagimi i katolikut kur degjon suren me emocionuese te kenduar – suren Hakka – Ajo cka thote ne fund te le pa fjale


3 RASTET KUR XHINËT MUND TË FUTEN NË TRUPIN TUAJ

$
0
0

3 RASTET KUR XHINËT MUND TË FUTEN NË TRUPIN TUAJ

Kujt t’i zëmë besë? Një burrë e një grua nisen në një udhëtim me anije…

$
0
0

Një burrë e një grua nisen në një udhëtim me anije. Pasi kishin kaluar disa ditë, një stuhi e rëndë gati sa nuk e përmbysi anijen, e bashkë me të edhe udhëtarët. Të gjithë ishin të frikësuar dhei kishte kapur paniku.

Anija ishte mbushur me ujë dhe vetë kapiteni nuk e fshihte dot frikën se nga çasti në çast, anija mund te fundosej. Vetem një mrekulli hyjnore mund t’i shpëtonte nga ai tmerr.

Gruaja nuk e përmbajti veten, por shpërtheu në britma e ulërima, pa ditur çtë bëjë. Ajo shkoi me vrap tek i shoqi, të cilin e gjeti krejësisht të qetë sikur skishte ndodhur asgjë. Kjo e xhindosi fare të shoqen , e cila filloi t’i bërtase duke e akuzuar si moskokqçarës. I shoqi i hodhi një vështrim të zymtë dhe të ftohtë, mandej nxori një hanxhar, ia vuri tek fyti dhe i tha me zë të mprehtë: “ A nuk ke frikë nga ky hanxhar?” E shoqja ia ktheu: “JO “ .

I shoqi e pyeti: “ E Përse”? E shoqja: “ Sepse është në dorën e atij të cilit i zë besë dhe e dua”. I shoqi buzëqeshi dhe duke e ulur hanxharin ia ktheu: “ Enjëjta gjë vlen dhe për këto dallgë të cilat duket sikur kanë dalë jasthë kontrollit. Ato janë në dorën e Atij të cilit i zë besë dhe e dua. E përse duhet të frikësohem, nëse gjthcka është në duart e Tij”?.

Mendo pak për foshnjën në bark të nënës, se si i vjen ushqimi nëpërmjet gjakut, nga një “rrugë e vetme”, kërthiza

$
0
0

Perla nga libri – “El-Feuaid” – Ibën Kajjim el Xheuzije .

• Mendo pak për foshnjën në bark të nënës, se si i vjen ushqimi nëpërmjet gjakut, nga një “rrugë e vetme”, kërthiza.

• Kur të dalë nga barku i nënës, e tashmë rruga e parë e ushqimit do t’i pritet, do t’i hapen atij “dy rrugë të reja”, dhe nëpër to do të rrjedhë një ushqim më i mirë dhe më i ëmbel se i pari, qumësht i freskët dhe i shijshëm.

• Kur të ndahet nga gjiri dhe të fillojë të hajë ushqim do t’i hapen “katër rrugë”: dy për t’u ushqyer dhe dy për të pirë. Do të ushqehet me bimë dhe me kafshë dhe do të pijë ujë, qumësht dhe gjithçka tjetër të shijshme dhe të dobishme.

• Kur të vdesë, të katra këto rrugë do t’i priten, por Allahu me Madhërinë e Vet, nëse ky njeri do të jetë i lumtur, do t’i hapë “tetë rrugë”, e ato janë dyert e Xhenetit, ku do të hyjë nga të dëshirojë”

• Njeriu ka një Zot, të Cilin do ta takojë dhe një shtëpi në të cilën do të banojë. Ndaj duhet që ai të kënaqë Zotin e tij, para se ta takojë, dhe ndërtojë shtëpinë e tij, para se të banojë.

Ibën Kajjim el Xheuzije – El Feuaid

Rozmarina dhe Vlerat Shëndetësore

$
0
0

Rozmarina dhe Vlerat Shëndetësore

Ajo përdoret për të përmirësuar kujtesën dhe është e pasur me ushqyes të dobishëm për organizmin.

Konsumi i rozmarinës përmirëson qarkullimin e gjakut në tru dhe ndihmon në rritjen e përqendrimit.

Vetëm një vit më parë, shitjet e vajit esencial të rozmarinës pësuan një rritje të katërfishtë pas studimeve shkencore sipas të cilave kjo bimë përmirëson kujtesën.

Blerjet u përqendruan kryesisht në rradhët e studentëve të cilët në sezon provimesh kanë nevojë për një kujtesë më të mirë.

Shkencëtarët besojnë se aroma e rozmarinës ndikon dhe gjallëron aktivitetin në tru.

Jo më kot, në Greqinë e lashtë, studentët mbanin kurora rozmarine në kokë gjatë studimeve.

Vaji esencial i rozmarinës është përdorur prej shekujsh edhe për të larguar dhimbjet e kokës, dhimbjet muskulare, reumatizmën dhe artritin.

Rozmarina ka aftësi parandaluese të rënies së flokëve dhe kundër thinjave.

Vaji i rozmarinës dhe çaji i saj janë përdorur gjithashtu për të stimuluar dhe ushqyer rrënjët e flokëve dhe për rritjen e tyre.

Si të eleminoni pikat e zeza me pastë dhëmbësh dhe sodë buke

$
0
0

Edhe pse shumë prej jush nuk duan ta pranojnë, pasqyra nuk ju gënjen dot: pikat e zeza gjenden kudo në fytyrën tuaj, në ballë, në hundë, në mjekër e mbi buzë, dhe duket sikur çdo gjë që bëni është e kotë pasi nuk zhduken kurrë plotësisht. Trajtimi me avull mund të jetë një zgjidhje provizore, por kur mendoni që gjatë tij shumë estetistë zgjedhin të shtypin me duar pikat e zeza ndoshta duhet ta mendoni edhe një herë të dytë këtë ide. Para së gjithash duhet të dini përse krijohen ato: pikat e zeza shfaqen në fytyrë kur qelizat e vdekura të lëkurës dhe sebumi i akumuluar në poret e saj, bashkëveprojnë me oksigjenin në ajër duke formuar kështu disa pika karakteristike me ngjyrë të errët. Në artikullin e mëposhtëm Living do ju tregojë një mënyrë shumë interesante dhe efektive, si dhe pa kurrfarë kostoje që ndihmon në heqjen e tyre.

Përbërësit që ju duhen janë: ujë i filtruar, një peshqir sodë buke, pastë dhëmbësh dhe një furçë e vjetër dhëmbësh me qime të butë.

Fillimisht vendosni peshqirin e lagur me ujë të ngrohtë në zonat ku keni më shumë pika të zeza, pasi ky proces ndihmon në hapjen e poreve të lëkurës. Më pas formoni një pastë homogjene me ujin e filtruar, sodën e bukës dhe pastën e dhëmbëve. Aplikojeni me mollëzat e gishtave në zonat ku keni probleme dhe më pas me furçën e dhëmbëve fërkoni zonën butësisht. Pasi e keni fërkuar zonën për 2 minuta lëreni dhe më 2 minuta të tjera në qetësi dhe fshini lëkurën me peshqir të lagur me ujë të ftohtë që të mbyllen poret më lehtësisht. Lëkura do të jetë e pastër që në aplikimin e parë.living.al

Kënaqësia me e madhe në Xhenet?!

$
0
0

Kënaqësia me e madhe në Xhenet?!

Nga Suhejbi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij. Transmeton se i Dërguari i Allahut sal Allahu alejhi we selem ka thënë:

“Kur të hyjnë banorët e xhenetit në xhenet, një thirrës thërret:”O banorë të xhenetit! Ju keni një takim me Krijuesin tuaj. Doni t’iu tregoj për të?” Thonë: “Çfarë takimi është? A nuk na i zbardhi fytyrat, na rëndoi peshoren (e veprave të mira), na futi në xhenet dhe na mbrojti nga zjarri?”

Pastaj zbulohet perdja (pengesa) dhe e shikojnë Allahun. Nuk u është dhuruar (banorëve të xhenetit) më parë diçka më e dashur sesa të shikuarit e Allahut të Madhëruar.

Transmetojn Buhariu, Muslimi

Dhe mos harroni o besimtarë se kjo kënaqësi e të shikuarit në Allahun do të jetë pikërisht ditën e xhuma ashtu siç ka ardhur në disa hadithe tjera.

A mendon se Allahu do ta mundësoj kënaqësinë e të shikuarit në fytyrën e Tij ditën e xhuma në xhenet, ndërsa fytyra jote nuk ra në sexhde në këtë ditë përderisa ishe në këtë botë!?

Fëmijë që të lënë pa fjalë! Ja pse…

$
0
0

Do të ishte vërtet e mrekullueshme që ta shihnim sërish botën me sytë e fëmijëve! Ata mësojnë në mënyrë të vazhdueshme gjëra të reja dhe dalin në ca përfundime, që ne të rriturve nuk do të na i merrte kurrë mendja.

Ajo çka na surprizon më së shumti, janë pyetjet që të vegjëlit na drejtojnë. Nëpërmjet tyre, ata shfaqin një inteligjencë të jashtëzakonshme dhe shpeshherë të lënë pa fjalë.

Në postimet e tyre në rrjetet sociale, prindërit publikojnë herë pas here pyetje nga më të ndryshmet, përmbajtja e të cilave të bësh të qeshësh, por edhe të mendosh thellë. Më poshtë do të listojmë disa prej pyetjeve më të spikatura të fëmijëve, që vetë prindërit i kanë postuar në rrjetet e tyre sociale:

“O ma, kur sëmuret një sirenë, a shkon te doktori apo te veterineri?”
“Nëse fjalët e pista nuk duhen thënë, atëherë pse ekzistojnë ato?”
“Babi, si je ndjerë në ditën e fundit të fëmijërisë?”
“Mami, nëse tani më thua që të rri ulur e të mbyll gojën, atëherë pse më ke mësuar të ec e të flas që në fillim?”
“Mami, kur të plakesh ti, a do të më duhet mua ta bëj punën tënde?”
Pyetje si këto të mësipërmet, por edhe shumë të tjera të ngjashme burojnë natyrshëm nga mendjet dhe zemrat e pastra të fëmijëve. Me gjallërinë dhe pafajësinë që i karakterizon, ata e bëjnë botën tonë më të bukur. /tesheshi.com/

Funny Boy


BËHU PREHJE PËR TË?!

$
0
0

BËHU PREHJE PËR TË?!
Pas një kohe martese të gjatë apo të shkurtër. Ndiejnë disa bashkëshorte se ato janë pranë një njeriu tjetër me të cilin janë lidhur për të më parë. Fjalët e bukura mungojnë në fjalorin i tij dhe lavdërimi nuk e din rrugën për në gjuhën e tij. Si rezultati i vakumit emocional i cili e mbështjell jetën e tyre dhe kërcënon vazhdimin e familjes.

Shkaqet vakumit emocional
Të gjitha hulumtimet, kanë ardhur në përfundim, se gruaja ka nevojë për dashuri dhe butësi më tepër se burri në jetën e saj bashkëshortore. Dhe andaj shumica e rasteve të shkurorëzimit. Shkaku është se bashkëshorti nuk e kupton këtë nevojë natyrore të saj. Nevoja për dashuri dhe butësi nuk është e barabart tek të gjitha gratë, te ndonjëra reflektohet më shumë. Kurse tek tjetra më pak dhe ka prej tyre që e vendosin si esencë e lumturis së saj dhe se nuk mund të shkëputet nga ajo.

Ndodhë që boshllëku shpirtëror ta zmadhoj këtë problematikë. Ku gruaja vuan nga vakumi emocional dhe ajo ta ndien veten se nuk është tërheqëse për të ose nuk shpreh interesim. Nuk ndëgjon nga ai fjalët e shakas, dashurisë dhe të pëlqimit, andaj e rrethojnë brengat dhe pikëllimi, bie viktimë dhe lodhet shpirtërisht dhe psiqikisht, u dorëzohet ndjenjave të ngurta dhe humb harmoninë me bashkërshortin.

Kur e kupton gruaja se bashkëshorti nuk e ka ngopur me ndjenja dhe me mirëkuptim e pasion, e kaplon zhgënjimi i shpresës dhe futet në grindje me të (burrin). Për t’ia imponuar mendimin e saj dhe për t’ia ndryshuar zakonet dhe natyrshmërin e tij. Krejt kjo për të fituar hisen e saj të dashurisë, pasionit dhe interesimit ndaj saj.

Ky konflikt shtohet dhe pakësohet kohë pas kohe, megjithatë ende ekziston në mesin e tyre. Kjo për arsye se nuk janë kuptuar për ta zgjidhur (problemin) që në fillim, një zgjidhje të logjikshme dhe pozitive. Pastaj fillon faza e qortimit dhe përhapjes së të metave të njwri tjeterit në ditët e jetës së tyre, ai i përqesh mendimet e saja dhe ajo e përqesh në shijen e kombinimit të ngjyrave, kurse dikur e pëlqenin mendimin dhe moralin e njëri tjetrit!

Njeriu me poziten me te ulet ne xhenet

$
0
0

Njeriu me poziten me te ulet ne xhenet.

Imam Muslimi (Allahu e meshirofte!) transmeton nga Ebi Seid el-Hudrij radijAllahu anhu se i Derguari i Allahut sal-Allahu alejhi ue sel-lem ka thene: “…pastaj ai futet ne shtepine e tij (ne xhenet) dhe i vijne atij dy bashkeshortet e tij prej hyrive symedha te cilat i thone atij: “Falenderimet i takojne vetem Allahut i Cili te ka krijuar ty per ne dhe neve per ty.” Tha: (Personi) Thote: “Askujt nuk i eshte dhene dicka e ngjashme me ate qe me eshte dhene mua.”

Et-tealik ala Sahihi Muslim vell. 1

Xhamiambret.com

“Era është prej mëshirës së Allahut të Lartësuar,ajo vjen me mëshirë dhe vjen me dënim.

$
0
0

Ebu Hurejrah ka thënë: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – të thotë: “Era është prej mëshirës së Allahut të Lartësuar. Ajo vjen me mëshirë dhe vjen me dënim. Prandaj kur ta shikoni atë mos e shani, por kërkojini Allahut të mirën e saj dhe kërkojini mbrojtje Atij prej të keqes së saj” Transmeton Ebu Daudi, Nesai, Ibn Maxheh etj.[1]

Nuk lejohet të shahet era sepse ajo është prej argumenteve të fuqisë së të Plotfuqishmit, siç thotë i Lartësuari: “Dhe prej argumenteve të Tij është se Ai i dërgon erërat si përgëzim (për ardhjen e shiut)” (Rum/Romakët: 46)

Dhe na ka mësuar të lutemi konkretisht në këtë formë:

Aishja – Allahu qoftë i kënaqur prej saj – përcjell se kur frynte erë Profeti – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – thoshte: “O Allah unë të kërkoj të mirën e saj, të mirën që gjendet tek ajo dhe të mirën me të cilën është dërguar. Dhe të kërkoj mbrojtje nga e keqja e saj, nga e keqja që gjendet në të dhe nga e keqja me të cilën ajo është dërguar.”

Shumë Emocionuese; I Lajmërohet NËNA Në Telefon (Mos Të Të Ik Pa E Lexuar!)

$
0
0

Shum Prekëse: I lajmrohet Nëna në telefon…

Ai: Alo.Nëna: Biri im, ku je? Ai (i ndyshon pamja e fytyrës):

Jam duke dalur nënë, pse pyet?

Nëna: Mirë djali im i dashur por sikur të kishe ardhur të më marresh me makinë sepse kam një çantë të rëndë me gjera që kam blerë në pazar.

Ai: Jam shumë i zënë nënë, sepse kam një takim të rëndësishëm.

Nëna: Zoti të ruajt biri im i dashur. Selam.

Ai: Selam (dhe ia mbylli telefonin).

Pasi e mbylli me nënën, ja, cingeroi përseri celulari i tij, kur pa se ishte e dashura e tij, u gëzua shumë dhe me një zë ledhatues: Alo.

Ajo: i dashur.

Ai: zemër.Ajo: me kë ishe duke folur?

Ai: Me nënën!Ajo: Pse çfarë do ajo?

Ai: Më thirri te shkoj ta marr me makinë sepse kishte një çantë të rëndë me ushqime nga pazari!

Ajo: A do shkosh

Ai: Natyrisht që nuk do shkoj shpirt! E dashur për një çerek ore me ke aty pranë teje, më prit…U vesh shpejt, u parfymos, i rregulloi flokët dhe doli.

Posa doli nga shtëpia, ja përseri numri i nënës së tij e thërret!

Ai: Aloo nënë, ti përseri! Një zë i huaj, nuk ishte tani zëri i nënës: Përshëndetje zotëri. A e dini kush është pronar i këtij numri.

Ai: (shumë i trishtuar nga frika). Është numri i nënës time, pse çfarë ka ndodhur?

I huaji: Nëna juaj ka pësuar një aksident të rëndë dhe në telefonin e saj gjetëm thirrjen e fundit që kishte bërë, me ju kishte biseduar për herë të fundit!Ai: Për 10 minuta vij në spital…

Mesoni lutjen e cila largon çdo brengë dhe vështirësi?!

$
0
0

Tregohet se Profeti i njerëzimit Muhammedi alejhi selam hyri në Xhami. Njerëzit nga dashuria e madhe që kishin për profetin Muhammed alejhi selam mezi e prisnin. I Dërguari i Zotit ju tha:

– Do t’ju tregoj sot një lutje që pas çdo vështirësie që do të keni do të shpëtoni prej saj!

Sa do e thoshte vjen dikush e kap profetin Alejhi Selam nga dora dhe i tregoi për hallet, problemet e tij dhe Profeti Muhammed alejhi selam nuk e tha. Pasi kaloi një farë kohe njerëzit u kujtuan por i Dërguari i Zotit, Muhammedi alejhi selam kishte ndëruar jetë. Ata që ishin prezentë në xhami thanë:

– Si harruam ne, na mori jeta dhe nuk e pyetëm profetin tonë të dashur Muhammedin alejhi selam.

Aty doli daja i tij, Seadi dhe thotë:

– Atë ditë që ka ndodhur un i shkova në shtëpi dhe i thashë: o i Dërguar i Zotit na the diçka të madhe pa na i thënë? Tha profeti Muhammed alejhi selam:

– Çfarë është ajo?! tha:

– Na the që është një lutje e cila do ta thotë çdo musliman në një çast vështirësie dhe halli! Na i plotëso o i Dërguar i Zotit! Profeti Muhammed alejhi selam tha:

– Lutja e Junusit alejhi selam: “LA ILAHE IL-LA ENTE SUBHANEKE INNI KUNTU MINEDH-DHALIMIN”“Nuk ka Zot pos Teje. Ti je i pastër, nuk ke të meta. Unë i bëra padrejtë vetes!”

Vëlla dhe motër është vërtetuar 1438 vite që kush e ka bërë në çaste vështirësie e ka liruar i madhi Zot! Mësoje vëlla dhe motër sygjerojau dhe të tjerëve. Me besimin dhe mbështetjen tek i madhi Zot çdo brengë, pikëllim largohet!

KATËR VESE TË POPULLIT TË LUTIT  QË JANË PREZENTE TEK RINIA SOTME..

$
0
0

KATËR VESE TË POPULLIT TË LUTIT  QË JANË PREZENTE TEK RINIA SOTME..

Ata kishin shumë vese por katër prej tyre që i posedon sot shumica e rinisë janë edhe këto:

1-Fishkëllimat.
Populli i Lutit, alejhi selam (që ishin homoseksualë) kur donin të bënin filliqësi mes vete e thirrnin njëri tjetrin duke fishkëlluar me gojë. Sot të rinjt tanë e thirrin njëri tjetrin me fishkëllimë.

2-Qëndrimi nëpër rrugë.
Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, i kishte ndaluar shokët e tij që të qëndronin rrugëve
. Por nëse patjetër duhej ta bënin këtë gjë dhe nëse kishin ndonjë arsye serioze atëherë kërkoi nga ta që t`ia jepnin hakun rrugës. Haku i rrugës është ulja e shikimit, kthimi i selamit dhe ndeja në skaj të rrugës duke mos ju penguar kalimtarëve.
Rinia e sodit i mbushë rrugët, ka shumë të tillë që qëndrojnë ulur nëpër rrugë duke pirë kafe para lokaleve. Të tjerët mbështeten në njëri tjetrin, nëpër mure apo shtylla elektrike duke pritur për gjahin e radhës nga gjinia e kundërt.

3-Hapja e këmishës duke treguar gjoksin me mendjemadhësi.
Ky ishte ves i popullit të Lutit, alejhi selam, të cilët lavdëroheshin dhe tregonin kinse madhështinë dhe mendjemadhësinë e tyre përmes kësaj vepre që të dalloheshin nga të tjerët se cili kishte gjoks më të madh, qime më shumë në të, etj.
Sot shumë të rinj janë sprovuar me këtë ves ku mendjemadhësia i shtyt të veprojnë të njejtën gjë.

4-Ulja e pantollonave aq poshtë sa u arrinin mesin e prapanicës.
Kështu vepronin duke treguar pjesët e brenshme të trupit për të tërhequr shikimet kah vetja. Ulje kjo e cila praktikohet nga shumë të rinj dhe të reja të cilët nuk e dinë se kjo formë e veshjes së pantollonave nga e ka historikun e vet por as nuk e dinë nga e ka prejardhjen.
Në kohët moderne këtë lloj veshje e shpiki një modelist Europian i cili ishte homoseksual.

Çka është lumturia ?

$
0
0

E kanē pyetur të urtin:

Çka është lumturia ?

U përgjigj :

Lumturi është të kesh shëndet në dynja, dhe të jesh i falur në ahiret.

Allahu na dhasht shëndet në dynja, dhe na falt në ditën e ahiretit.

HOXHË Sinan Rushiti


Pse duroj Ejubi -alejhiselam- ?

$
0
0

Pse duroj Ejubi -alejhiselam- ?

Pse Merjemja doli para njerëzve me fëmiun e saj ?

Pse nuk u friksua Ibrahimi-alejhiselam- prej zjarrit ?

Pse nuk u mërzit i dërguari ynë -salallahu alejhi ve selem- me shokun e tij në shpellë ?

A e din pse ?

SEPSE KISHIN MENDIM TË MIRË PËR ALLAHUN.

Hoxhë Sinan Rushiti

Mirësitë e femrës

$
0
0

Mirësitë e femrës

“Nuk kam parë që dikush të ketë mirësi më të madhe se femra: e fut në xhenet babain e saj sa është fëmijë, e plotëson gjysmën e fesë së burrit të saj sa është në rini, ndërsa nën këmbët e saj qëndron xheneti sa është nënë në pleqëri”.

 Halid El-Beker

 

Biri im, e harrove nënën tënde, kam qenë shërbëtorja jote, sot jetoj e vetme

$
0
0

LETRA E NJË NËNE

Biri im! Kjo është një letër nga nëna jote e gjorë.

Më vjen turp të shkruaj, pas një pasigurie dhe pritjeje të gjatë, e mora penën disa herë, por lotët më penguan. Disa herë më janë ndalur lotët, por zemra nuk më lejoi.

O biri im! Pas një kohe të gjatë po të shoh se je rritur, je bërë i pjekur dhe mirë po i rregullon gjërat. Unë e kam një të drejtë, të paktën ta lexosh këtë letër, e pastaj, nëse do, copëtoje ashtu siç ke vepruar me zemrën time.
0Biri im! Para 25 viteve për mua ishte një ditë shumë e gëzueshme, atë ditë kur mjekja më njoftoi se isha shtatzënë.

Nënat e dinë mirë rëndësinë e këtyre fjalëve, është një përzierje e lumturisë dhe gëzimit me fillimin e shqetësimit dhe shumë ndryshimeve në organizëm. Pas kësaj, të kam mbajtur 9 muaj në barkun tim, me vështirësi jam ngritur, me vështirësi kam fjetur, të kam ushqyer dhe kam marrë frymë me vështirësi, dhe përkundër kësaj, asgjë nuk ma ka pakësuar dashurinë për ty. Përkundrazi, çdo ditë e më shumë ajo rritej dhe mezi kam pritur që të të shoh.

Të kam bartur, o biri im, me vështirësi pas vështirësie, me dhimbje pas dhimbjes, ju gëzohesha lëvizjeve tua (në stomak), i gëzohesha rritjes së peshës tënde, e cila për mua nuk ishte e vështirë. Ato qenë vuajtje të gjata, dhe më vonë erdhi nata kur nuk fjeta aspak, as nuk i mbylla sytë. Pata aq shumë dhimbje të mëdha, sa që asnjë penë nuk mund të shkruaj, dhe asnjë gjuhë nuk mund t’i përshkruaj. Disa herë jam përballur sy më sy me vdekjen, por pastaj u shfaqe ti, vaji yt u përzie me gëzimin tim dhe i largoi dhimbjet dhe plagët.

Biri im! Vitet kalonin, kurse unë të kam mbajtur në krahët e mi, të kam larë me duart e mia, ke fjetur në krahët e mi, të kam ushqyer me qumështin tim, unë kam mbetur pa gjumë vetëm që ti të flesh, e lodhur gjithë ditën të kam mbajtur, vetëm që ti të jesh i gëzuar, që me gëzim ta shikoj buzëqeshjen tënde, me padurim kam pritur që ti nga unë të kërkosh ndonjë gjë, e unë me gjithë zemër të ta jap, dhe kjo për mua ishte kulmi i kënaqësisë.

Ditët dhe netët po kalonin, e unë vazhdova në këtë gjendje, si një gjidhënëse e lumtur, si një shërbëtore e vlefshme dhe të uritur, për derisa u rrite dhe u bëre djalosh. Te ti filluan të paraqiten shenjat e para të pjekurisë, ndërsa unë po kërkoja në gjithë vendin për ta gjetur për ty një nuse të bukur.

Erdhi dita e dasmës, por mua mu nda zemra, më rrodhen lot gëzimi për jetën tënde të re, si dhe për ndarjen nga ty. Kaluan ditë të vështira dhe po shoh se ti nuk je ai të cilin e njoh, më ke mohuar dhe e ke harruar të drejtën time. Ditët po kalojnë, kurse unë nuk po të shoh, nuk po e dëgjoj zërin tënd. Po e urren personin i cili ndaj teje po sillet bukur.

Biri im! Unë po kërkoj vetëm pak. Më kujto mua, të paktën në nivel të shokëve tu, më vendos edhe mua në listën e obligimeve mujore, që të mund të të shoh vetëm pak!

TEK DISA NJERËZ ZEMRA ËSHTË AJO QË FLET

$
0
0

TEK DISA NJERËZ ZEMRA ËSHTË AJO QË FLET

Kur tre njerëz qëndrojnë para teje dhe të flasin në sy… hesht para tyre,

mos i ndërpre,

dhe mos fol më pas keq për ta.

Kjo vlen për prindërit,

fëmijën,

dhe të pikëlluarin.

Sepse tek ata zemra është ajo që flet!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Speci djegës shkatërron këtë sëmundje pa ilaçe dhe krejt natyralisht

$
0
0

Përbërësi aktiv që i jep specit atë shijen djegëse mund t’i rrethojnë qelizat e kancerit dhe t’i vrasin ato, thonë shkencëtarët, të cilat mund të ndihmojnë në zhvillimin e një kure për kancerin.

Specat djegës mund të ndihmojnë në luftën kundër kancerit të gjirit, pasi shkencëtarët zbuluan se kapsaicina, komponenti aktive i djegëseve, mund të kalojë në kanale të specializuara përreth qelizave të kancerit duke shkaktuar vdekjen e tyre. Kancerat e tjera, duke përfshirë atë të zorrës së trashë, kockave dhe pankreasit, gjithashtu mund të mbyten nga ky element.

Megjithatë, kapsaicina nuk është efektive nëse hahet, thithet ose injektohet, studiuesit mendojnë se do të jetë efektive vetëm si një pilulë e bashkangjitur me një ilaç tjetër që synon qelizat e kancerit. Dr. Lea Weber, ka shkruar në revistën “Cancer Breast – Targets and Therapy”, –

Kapsaicina është e aftë të nxisë apoptozën dhe pengon rritjen e qelizave të kancerit në lloje të ndryshme të kancerit, për shembull osteosarkoma, zorrës së trashë dhe kanceri pankreatik, ndërsa qelizat normale mbetën të padëmtuara.” Ai tha: “Në këtë studim synojmë të identifikojmë kanalet dhe nëntipet e ndryshme të kancerit të gjirit dhe të hetojmë efektin e lkapsaicinës në progresin e kancerit të gjirit.”

Viewing all 11558 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>