Quantcast
Channel: Mjeksia Islame
Viewing all 11558 articles
Browse latest View live

Si të largoheni erën e keqe të gojës në mëngjes?

$
0
0

Fryma e keqe në mëngjes është një problem i zakonshëm për shumë njerëz dhe secili po përpiqet të gjejë një mënyrë për ta hequr atë. Edhe njerëzit me higjienë të përsosur me orale kanë probleme me frymëmarrje të keqe në mëngjes, edhe pse intensiteti ndryshon nga personi në person.

Çfarë shkakton frymëmarrje budalla në mëngjes?
Problemi fillon kur fle, derisa peshtyma zvogëlohet kur nuk ha. Pa pështymë në gojë, e cila është mjeti natyral antibakterial i gojës, grimcat e ushqimit dhe qelizat e ngordhura mbulojnë indet e buta dhe lejojnë krijimin e bakterieve.

Si të shpëtoj prej saj?
Natyrisht, mbajtja e higjenës suaj të gojës në një nivel të lartë është e rëndësishme, por ka shumë faktorë të tjerë që duhen marrë parasysh. Lani dhëmbët tuaj dy herë në ditë, shplani dhembet dhe gjuhën tuaj për të parandaluar frymëmarrjen e rende ne mëngjes. Ju duhet të përdorni pastë dhëmbësh antibakterial dhe gargarë me cilësi të lartë që mund të neutralizojnë bakteret dhe aromat. Megjithatë, duhet të jeni të vetëdijshëm se heqja e këtij problemi kërkon kohë.

Si të parandaloni frymën e keqe në mëngjes?
Për të parandaluar problemin, duhet të siguroheni që goja juaj të jetë pastruar nga grimcat ushqimore dhe bakteret, që do të thotë që ju duhet të krijoni një mjedis pa baktere që shkaktojnë frymën e keqe. Bakteret lulëzojnë në një mjedis acid, kështu që ju duhet të përdorni gargarë me uthull ose kripe por pa alkool, pasi alkooli mund të thajë gojën. Gjithashtu duhet të përpiqeni të merrni frymë përmes hundës tuaj dhe të mbani gojën të thatë.

Burimi: /healthyremedies.net/
©gatuajshendetshem/ Përktheu: Edlira H./


Hoxhë Eroll Nesimi: Si ta dini se keni sihër në shtëpi?

$
0
0

Hoxhë Eroll Nesimi: Si ta dini se keni sihër në shtëpi?

Ka shumë simptome të cilat tregojnë se shtëpia ja sihër për një person apo gjithë familjen.

Ne do ti përmendim më kryesoret prej tyre:

Mosmarrëveshjet e shumta mes familjes pa arsye apo me arsye të pa kuptimta – pra për pak gjëra nervozohen mes vete;

Ëndrra të këqija shumë të shpeshta;

Grisja e rrobave ose të bëra me gjak;

Gjetja e vezëve në tavan ose nëpër shtëpi;

Përhapja e shumë insekteve pa arsye;

Ndëgjimi i zërave, zhurmave ose sikur dikush ecë në shtëpi ose tavan;

Humbja e rrobave apo gjërave në shtëpi dhe gjetja e tyre shumë më vonë;

Frikësimi i fëmijëve sidomos natën ose në gjumë;

Njeriu ndjenë rehati jashtë shtëpisë kurse kur kthehet në shtëpi nuk e ndjen veten të rehatshëm;

Këto ishin ndër simptomet kryesore kur shtëpija ka sihër ose është e banuar me xhin.

Mos i injoroni: 3 shenja që tregojnë se keni nevojë për një pushim mendor

$
0
0

Në ditët tona, ne shpesh humbim në punë dhe përgjegjësi të përditshme, të cilat stresi është bërë mënyra jonë normale e jetës.

Nëse jeni në atë grup njerëzish që punojnë shumë dhe vazhdimisht ndihen “të lodhur”, është koha për të ndaluar, për të marrë pak ajrë dhe për të menduar me kujdes.

Kur jeni vazhdimisht në nxitim dhe nën stres, imuniteti zvogëlohet dhe energjia zvogëlohet, dhe në rastin më të keq, të gjitha mund të çojnë në prishje nervore.

Këto janë 3 shenjat kryesore që ju do ti vëreni nëse jeni tërësisht mentalisht “të lodhur” dhe keni nevojë për pushim:

Ju jeni vazhdimisht pa gjumë dhe të lodhur

Në mbrëmje ju e keni të vështirë të bini në gjumë, sepse mendoni shumë për çdo gjë dhe gjithçka, dhe në mëngjes keni probleme të ngriheni. Ju keni shumë pak energji, dhe madje edhe gjërat më të vogëla i merreni si të mëdhaja. Sigurohuni që mos bëni stres për çdo gjë të vogël.

Qetësoni mendjen tuaj, thjesht dilni në natyrë ku ka qetësi, në mënyrë që të rivendosni ekuilibrin mes trupit dhe mendjes.

 

Nuk jeni të përqendruar dhe nuk keni motivim

Nëse keni një punë ku ju uleni përpara një kompjuteri gjatë gjithë ditës, është normale që truri të lodhet. Por nëse vini re se nuk keni ndonjë punë, nuk jeni të përqendruar dhe nuk mund të bëni as detyra më të thjeshta, është koha për të pushuar.

Ju jeni si “baruti”

Nervozoheni për gjërat më të vogëla dhe me të gjithë hidhroheni. Kur diçka shkon keq, thjesht shpërtheni me zemërim. Kjo ndodh shpesh në njerëz mendorë “të lodhur”, si dhe në nënat e reja që po përballen me probleme në rolin e tyre të ri të jetës.

Pa marrë parasysh simptomat, është shumë e rëndësishme që çdo ditë të kaloni të paktën 10 minuta vetëm, pa punë, pa celular dhe kompjuter, dhe larg nga gjithçka që ju shkakton stres. Ju nuk guxoni të luani me shëndetin mendor, kështu që nëse nuk mund ta ndihmoni vetëvetën, kërkoni këshilla nga ndonjë ekspert.

/Përkthim:shendeti.info/

Dhimbja e supit !? Metoda – trajtimet

$
0
0

Dhimbja e supit !?

Vuajtësit kanë dhimbje të tmerrshme: depozitimet e kalciumit në artikulacionin e shpatullës shkaktojnë dhimbje në pozicionin shtrirë, por edhe gjatë ngritjes së krahut. 

*Këshilla dhe ndihmë kundër këtyre dhimbjeve

Varja e rrobave, marrja e një molle nga pema, gjuajtja e topit: për shumë aktivitete sportive apo edhe gjatë jetës së përditshme na nevojiten krahë që funksionojnë mirë. Muskujt e krahut (supraspinat, infraspinatus, teres minore) janë muskujt rotator ndërsa tendinet e tyre dhe kapsula formojnë “manshetën rrotatore” që mundësojnë një masë të lartë të lëvizshmërisë dhe siguron që ne me krahët dhe duart të arrijmë objekte që ndodhen larg.

*Gratë preken më shpesh

“Shpatulla e gurëzuar” është shpesh fajtor për dhimbjen e cila shfaqet veçanërisht tek gratë midis moshës 40 dhe 50 vjeç. Fillimisht nuk preket vetë artikulacioni i shpatullës, siç të lë të mendosh emërtimi i sëmundjes, por depozitimi i kalciumit në strukturat të cilat rrethojnë shpatullën – e kryesisht në tendinën supraspinale. Ato dallohen mirë në pamjet rëntgen. Në pjesën më të madhe,kalciumi i organizuar në formë minisfere, për një kohë të gjatë nuk i sjell asnjë vështirësi personit të sëmurë.

Por në një madhësi të caktuar depozitat prej fosfat kalciumi shkaktojnë dhimbje gjatë lëvizjeve rrotulluese të krahut mbi lartësinë e shpatullës e të kokës. Për arsye se vetëm në këtë moment shqetësimet bëhen të ndjeshme, personat e prekur mendojnë se e kanë lodhur së tepërmi artikulacionin e tyre. Por kjo nuk është e vërtetë: as lodhja e as mbajtja në qetësi e krahut nuk janë shkaktaret për gurëzimin e shpatullës.

*Çrregullimi i qarkullimit lokal të gjakut

Shkak për depozitimin e kalciumit me madhësi sa një kokërr bizele deri në një kokërr bajame në tendina supozohet të jetë i trashëguar dhe në këto raste është vërejtur një qarkullim jo i mirë i gjakut në këto tendina. Anatomia individuale e shpatullës është gjithashtu favorizuese për këtë sëmundje. Tendina ngushtohet së tepërmi nga kockat kufizuese dhe kështu keqësohet qarkullimi i gjakut. Për arsye të paqarta qarkullimi i gjakut ndonjëherë ndalon plotësisht si në rastin e një infarkti të vogël.

Në këtë mënyrë supozohet se vdesin qeliza kartilagjenoze dhe krijohen struktura të imëta kalku si pikë kondensimi për një kalkëzim gjithmonë e më të madh. Sa më shumë të grumbullohet aty kalk, aq më shumë kufizohet lëvizja e artikulacionit.E kështu tendina ngacmohet gjithmonë e më shumë dhe pezmatohet. Në këtë faze kalku në çdo pozicion lëvizjeje kthehet në dhimbje. Nëse nodujt e kalkut çahen, përmbajtja derdhet në bursen synoviale dhe shkakton aty reaksione të fuqishme pezmatimi (inflamacioni).kjo është shumë e dhimbshme.

Por trupi,në këtë rast ka mundësinë të largojë kalkun prej këtej. Edhe gjatë natës pacientet vuajnë nga dhimbje shumë të forta dhe flenë shumë keq. Ata shmangin çdo lëvizje, për të ruajtur shpatullën. Artikulacioni rrezikon të ngrijë, pra shfaqet “supi i ngrirë”.

*Fizioterapia dhe kortizoni

Në fazat e para të sëmundjes, kur depozita e kalkut çon vetëm në shqetësime në lëvizjet mbi lartësinë e kokës, këshillohet fizioterapi dhe masazhe ngjeshëse për të stimuluar qarkullimin lokal të gjakut.Nëse zhvillohen vazhdimisht procese inflamatore (dhimbje e vazhdueshme gjatë lëvizjes, dhimbje natën), ndihmojnë pako me akull dhe gjilpëra me antiinflamator kortizonik. Tani është veçanërisht e rëndësishme të pengohet që artikulacioni të ngrijë.

Prandaj pacientët motivohen të bëjnë sa më shumë gjimnastikë.Në fazën e krizës ka rëndësi qetësimi i dhimbjes. Me një jastëk ortopedik mundet që krahu të imobilizohet për një jave. Përveç kësaj pacienti merr edhe medikamente kundër dhimbjes. Nëse kjo nuk sjell suksesin e dëshiruar, ndërmerren metoda trajtimi invazive.

TRE MË TË RËNDËSISHMET JANË:
NEEDLING
Nën drejtimin e rëntgenit, mjeku hap masën e kalkut me një gjilpërë. Brenda hidhet lëng, në mënyrë që kalku të vihet në lëvizje e pastaj hiqet prej andej. Kjo teknikë përdoret rallë në ditët e sotme, pasi është shumë e pakëndshme për të sëmurët.

TERAPIA ME VALË
Nëpërmjet ekos dërgohen valë të afta të thërmojnë depozitimet, në mënyrë të tillë që të eliminohen. Procedura vjen për grumbullimet e kalkut deri në një centimetër të madh.

ARTROSKOPI
Kirurgu pret tendinen së gjati dhe thith kalkun. Prerja shërohet vetvetiu. Derisa krahu të ketë ngarkesën e plotë dhe pacienti të mund të kryejë të gjitha lëvizjet pa patur asnjë shqetësim, zgjat disa javë. E rëndësishme: mobilizimi i hershëm me anë të ushtrimeve përkatëse.

CUPPING TERAPY
Terapia me hixhame apo me vendosjen e kupave ne pjesen e supit dhe te shpines eshte menyra me e mire per te luftuar kete semundje. Ndryshe kjo quhet edhe hixhame dhe permes vakumit dhe mjetit preres lekura prehet siperfaqesishte dhe pastja terhiqet lekura me mjet qe formon vakum, keshtu del gjaku dhe sekrecionet e demshme si dhe stimulohet sistemi nervezues por edhe qarkullimi i gjakut. Kerkohen disa seanca dhe efekti eshte i fuqishem.

Israja e Miraxhi

$
0
0

Israja e Miraxhi dhe porosit e tyre

Falenderimet i takojne All-llahut xh.sh., Krijuesit te gjithesise, Udhezuesit te njerezimit, kursepershendetjet mbi Muhammedin a.s. i cili eshte derguar si meshire per mbare njerezimin! Ne vitin e 12-te te pejgamberise, i deshperuar nga vdekja e xhaxhait-Ebu Talibit dhe bashkeshortes se tij-Hatixhes dhe i lodhur nga refuzimet e mundimet qe ia benin mushriket e Mekkes e te rrethit te saj, Muhammedi a.s. qetesohet e ngushellohet me ftesen qe ia beri Allahu xh.sh. per t’u takuar me te ne hapesirat e larta qiellore. Kjo eshte njera prej muxhizeve (ngjarjeve te jashtezakonshme) te Muhammedit a.s., krahas muxhizes me te madhe te tij qe ishte shpallja e Kur’anit fisnik, i cili ka qene e do te mbetet i paarritshem e i paperseritshem. Sipas shumices se historianeve, kjo ngjarje ka ndodhur ne naten e 27-te te muajit Rexhep, nje vit para se Muhammedi a.s. te shperngulej prej Mekkes per ne Medine.

Kjo ngjarje, e cila quhet Isra (udhetim nate prej Mekkes deri ne Mesxhidul Aksa, Jerusalem) dhe Miraxh (ngjitje ne sferat e larta qiellore), permendet si ne Kur’an ashtu edhe ne hadithet e Pejgamberit a.s. Ne Kur’an nje kaptine e tere quhet el-Isra, ne ajetin e pare te se ciles All-llahu xh.sh. thote: “Pa te  eshte Lartmadheria e Atij qe robin e Vet e kaloi ne nje pjese te nates prej Mesxhidi Haramit (Qabes) gjer ne Mesxhidi Aksa (Bejti Mukaddes), rrethinen e se ciles Ne e kemi bekuar, (ia beme kete udhetim) per t’ia treguar atij disa nga argumentet Tona. Vertet, Ai eshte Gjithedegjuesi, Gjithevezhguesi”. Ne kete ajet permendet vetem njeri udhetim, Israja, kurse per Miraxhin flitet ne suren en- Nexhm, ajetet 1-18: “Pasha yllin kur bie (prej se larti poshte)! Shoku juaj (Muhamedi qe ju e njihni) nuk ka humbur, e as qe ka devijuar (nga e verteta). Dhe ai nuk flet nga deshira e tij.

Ai (Kur’ani) nuk eshte tjeter pos shpalljes qe i shpallet. Ate ia mesoi, Ai fuqiforti (Xhibrili). Qe ka mendje precize dhe qe u perqendrua ne formen e vet (reale). Dhe ai (Xhibrili) ishte ne horizontin e larte (nga lindja). Pastaj u leshua dhe iu afrua. E ishte afer sa dy harqe (dy kute) apo edhe me afer. Dhe i shpalli robit te Tij ate qe ia shpalli. Zemra nuk mohoi ate qe pa (me sy). A po I beni polemike atij per ate qe ka pare? Ate (Xhibrilin) e ka pare edhe heren tjeter. (E ka pare) tek Sidretul Munteha.

Qe prane saj eshte Xhennetul Me’va (kopsht strehimi). Atehere kur Sidren e mbuloi cka e mbuloi. Shikimi (i Muhamedit) as nuk lakoi e as nuk tejkaloi. Ai (Muhamedi) vertet, pa disa nga shenjat me te medha te Zotit te vet.”

Ndersa nga tradita e Muhammedit a.s. kemi kete rrefim: Enesi r.a. rrefen prej Malik ibnu Sa’sa’as r.a., i cili i ka percjelle fjalet e Pejgamberit a.s. qe I ka shprehur kur ai u ka treguar atyre per naten e Israse dhe Miraxhit, duke thene: “Derisa isha ne Hatim (pjese prane Qabes) – sipas nje transmetimi thuhet edhe kjo: ne nje gjendje midis gjumit e zgjimit – me erdhi njeri dhe ma cau (gjoksin) prej ketu e deri ketu (duke bere me shenje prej zgavres se fytit e deri ku mbijne qimet ne fund te barkut). Ma nxori zemren dhe e sollen nje ene floriri te mbushur me iman-besim, ma lane, ma mbushen (me iman) dhe ma kthyen ne vend. Pastaj ma sollen nje kafshe te bardhe qe ishte me e vogel se mushka e me e madhe se gomari. Ky ishte Buraku, i cili merrte rruge duke i vene kembet e para atje ku mberrinte shikimi. Me hipen mbi te. Me mori me vete Xhibrili a.s. dhe mberritem deri te qielli i dunjase. Lypi leje per t’u hapur dera. I thane (meleket mbrojtes te qiellit): ‘Kush eshte?’ U tha: ‘Xhibrili’.

I thane: ‘Kush eshte me ty?’ U tha: ‘Muhammedi a.s.’ I thane: ‘A i qenka derguar ftesa per miraxh?!’ U tha: ‘Po’. Thane: ‘Mire se vjen! Na gezon ardhja e tij!’ U hap dera dhe sapo hyra brenda e pashe Ademin a.s. Xhibrili me tha: ‘Ky eshte babai yt, Ademi. Pershendete!’ Une e pershendeta. Ma ktheu pershendetjen (selamin) dhe me tha: ‘Mire se vjen, o bir dhe pejgamber i mire!’ Pastaj Xhibrili a.s. me ngjiti me larte derisa mberritem te qielli i dyte. (Perseritet biseda e Xhibrilit a.s. me meleket e tjere). U hap dera dhe sapo hyme brenda e pashe Jahjane dhe Isain a.s., te cilet ishin djem tezeje. U pershendetem …Pastaj Xhibrili me ngjiti deri te qielli i trete. (Perseritet biseda e Xhibrilit a.s. me meleket e tjere). Na u hap dera dhe sapo hyme brenda, kur ja e pashe Jusufin a.s.

U pershendetem…Pastaj Xhibrili a.s. me ngjiti me larte derisa mberritem te qielli i katert. (Perseritet biseda e Xhibrilit a.s. me meleket e tjere). U hap dera dhe sapo hyme brenda e pashe Idrisin a.s. U pershendetem…Pastaj Xhibrili a.s. me ngjiti me larte derisa mberritem te qielli i peste. (Perseritet biseda e Xhibrilit a.s. me meleket e tjere). U hap dera dhe sapo hyme brenda e pashe Harunin a.s.

U pershendetem…Pastaj Xhibrili a.s. me ngjiti me larte te qielli i gjashte. (Perseritet biseda e Xhibrilit a.s. me meleket e tjere).

U hap dera dhe sapo hyme brenda e pashe Musain a.s.

U pershendetem…Kur e kalova ate, ai filloi te qaje. E pyeten: ‘Perse qane?’ U tha: ‘Qaj, ngase pas meje do te vije nje pejgamber i ri, ummeti i te cilit me teper do te hyjne ne Xhennet sesa ummeti im’. Pastaj Xhibrili a.s. me ngjiti deri te qielli i shtate. (Perseritet biseda e Xhibrilit a.s. me meleket e tjere). U hap dera dhe sapo hyme brenda e pashe Ibrahimin a.s.

U pershendeta edhe me kete… Pastaj me ngjiten ne Sidretu’l-Munteha. Frutat e saj ishin te medha si hidet (xinxifet) e Hexherit (qyteze ne Jemen), kurse gjethet I kishte si veshet e elefantit. Xhibrili me tha: ‘Kjo eshte Sidretu’l-Muntehaja’. Aty pashe kater lumenj: dy te jashtem e dy te brendshem. I thash: ‘c’jane keta, o Xhibril?’ Me tha: ‘Keta te brendshmit jane dy lumenj ne Xhennet, kurse te jashtmit jane Nili dhe Eufrati’. Pastaj me ngjiten ne Bejtu’l-Ma’mur. Pastaj me sollen nje ene me vere, nje me qumesht dhe nje me mjalte. Une e mora ate me qumesht. Xhibrili me tha: ‘Kjo eshte ajo natyrorja (fitrah), ne te cilen gjendesh ti dhe ummeti yt’.

Pejgamberi a.s. ne vazhdim tha: Pastaj mu bene farz 50 kohe namaz. U ktheva prape dhe kalova prane Musait a.s. Ai me pyeti: ‘c’te porositi Zoti?’ I thashe: ’50 kohe namaz gjate dites dhe nates’. Me tha: ‘Ummeti yt nuk do te mund t’i fale 50 kohe namaz per cdo dite. Vallahi, une i kam provuar njerezit me pare se ti.

I kam provuar Beni Israilet me menyren me te rende (e nuk pata sukses). Kthehu te Zoti dhe lute t’ia lehtesoje ummetit tend!’ U ktheva e luta Zotin, m’i pakesoi 10. U ktheva te Musai. Me pyeti: ‘c’te porositi?’ I thashe: ‘M’i hoqi 10´. Ma tha te njejten dhe keshtu vazhdoi derisa u urdherova me 5 kohe namaz.

Edhe per kete Musai ma tha te njejten fjale. I thashe: ‘I jam lutur Zotit aq shume sa turperohem me ta lus. Pajtohem me kaq dhe i nenshtrohem ketij urdhri’. Sapo e kalova Musain, nje ze me tha: ‘Tanime e kam percaktuar farzin tim dhe ua kam lehtesuar roberve te Mi’. (Ne nje transmetim tjeter thuhet edhe kjo): ‘Ato jane 5 sa 50 per cdo dite. Ky vendim nuk nderrohet me!’ (Transmeton Buhariu, Muslimi, Tirmidhiu dhe Nesaiu. Ky ishte citati i Buhariut).

Pasi Xhibrili a.s. e kthen serish ne Mekke Muhammedin a.s. ne po te njejten nate, te nesermen ne mengjes Muhammedi a.s. i lajmeron shoket e vet po edhe kurejshitet qe nuk I besonin. Tregimi i kesaj ngjarjeje, per muslimanet plotesisht te bindur ishte edhe nje shkas plus per t’i besuar akoma me teper Muhammedit a.s., per muslimanet e luhatshem ishte nje shkas per t’u larguar nga Islami, kurse per mosbesimtaret shkas per t’u thelluar akoma me teper ne mosbesim. Kur keta mosbesimtare e degjuan kete rrefim menduan se me ne fund gjeten nje arsye per t’u tallur e per te mos i besuar atij dhe filluan ta pyesnin per Mesxhidi Aksane se sa dritare e dyer kishte e te tjera gjera qe ata i njihnin.

Pejgamberi a.s. rrefen: “Kur me pergenjeshtruan kurejshitet (jobesimtare) per Israne dhe Miraxhin, dola ne Hixher dhe All-llahu ma paraqiti (perfytyroi) Bejtu’l-Makdisin. Duke shikuar ne te fillova t’i lajmeroja ata per shenjat e asaj (Xhamie)”, (Buhariu, Muslimi dhe Tirmidhiu). Vete pergenjeshtrimi i kurejsheve qe ia bene Pejgamberit a.s. lidhur me kete tregon se Israne dhe Miraxhin ai i ka perjetuar edhe me shpirt edhe me trup dhe se kjo nuk eshte ndonje enderr qe mund ta kishte pare Pejgamberi a.s., sepse po te ishte enderr, ose vetem ndonje udhetim shpirteror, nuk do te shkaktonte kaq reagime te medha te jobesimtaret e Mekkes, ngase endrra te tilla ose te perngjashme mund te shihte cdokush. Per vertetesine e kesaj ngjarjeje transmetohen edhe mjaft prova te tjera qe Pejgamberi a.s. ua ka ofruar jobesimtareve, sic eshte pershkrimi i qytetit te Jerusalemit dhe xhamise el-Aksa ashtu sic ia perfytyroi All-llahu xh.sh. kur njerezit qe nuk i besonin kerkuan prej tij t’ua pershkruante keto; pastaj rrefimi per hollesite e pozites se karvanit qe ishte nisur prej Shami drejt Mekkes, te gjitha keto e te tjera te permbledhura ne koleksionet e haditheve autentike. Per me teper lexoni ndonje permbledhje hadithesh, si per shembull Sahihul Buhari ne gjuhen shqipe si dhe ndonje liber qe flet per jeten e Muhammedit a.s. Abdullah bin Mes’udi r.a. ka thene: “Kur Pejgamberi a. s. ka qene ne Isra, ate e kane cuar madje edhe deri ne Sidretul munteha. Kjo eshte ne qiellin e gjashte. Deri ketu mberrin gjithcka qe ngrihet prej toke dhe ketu pranohet.

Deri ne Sidre leshohet gjithcka qe leshohet prej me lart se kjo dhe ketu pranohet. Pastaj e lexoi ajetin: “Atehere kur Sidren e mbuloi cka e mbuloi” (en-Nexhm:16). Per keto ka thene se kane qene dysheke ari. Atehere Pejgamberit a.s. i jane dhene tri gjera: pese kohet e namazit, ajetet e fundit te sures el-Bekara dhe i eshte dhene premtimi se do t’i falen mekatet secilit prej ummetit te tij qe nuk ben shirk-politeizem”, (Transmeton Muslimi).

Hadithi i lartpermendur ka te beje drejtperdrejt per Miraxhin e Pejgamberit a.s., hapesiren deri ku ka arritur ky Pejgamber i nderuar me miraxh, mrekullite qe All-llahu xh.sh. ne suren el- Isra thote se do t’ia tregoje robit te tij dhe perfundimisht tregon porosite baze qe All-llahu xh.sh. ia shpall Muhammedit a.s. ne keto caste. eshte per te menduar, a thua perse All-llahu xh.sh. te gjitha ajetet, suret dhe parimet e tjera te Kur’anit i shpall nepermjet Xhibrilit a.s. duke e derguar ate ne toke, atje ku jetonte e banonte Muhammedi a.s., kurse keto tri porosi baze ia shpall atij duke e ftuar ate ne qiell qe atje t’ia kumtoje ceshtjet me rendesi. Megjithese nuk mund t’i perngjaje fjale per fjale, por po e marrim si shembull kete: Kur nje kryetar shteti apo kryeminister deshiron t’i kumtoje dicka me rendesi nje ambasadori apo perfaqesuesi te tij diplomatik, nuk dergon postier per t’ia kumtuar kete, porse e fton drejtperdrejt ne rezidencen e tij dhe pasi t’ia pyese hallet e ta disponoje paksa, ia shpalos ceshtjen.

Kjo ndodh keshtu ngase kjo eshte tejet me rendesi. Biseda sy me sy ose kundruall njeri-tjetrit ka me teper efekt sesa biseda me mjete bisedimi ose me ndermjetesues te tjere. Kjo eshte nje e vertete psiko-sociologjike. Po c’jane keto porosite baze dhe kaq te rendesishme qe All-llahu xh.sh. ia kumton Pejgamberit a.s. ne kete menyre?

Ne hadithin e lartpermendur ceken:

1. Falja e pese namazeve ditore,

2. Dy ajetet e fundit te sures el-Bekara, dhe

3. Pergezimi per ummetin (ndjekesit) e Muhammedit a. s. se, perderisa ata nuk bejne shirk – shok All-llahut xh.sh., do te jene te falur.

Sipas kesaj ngjarjeje, ndodh qe ndonjehere njeriu te behet shume i afert me Zotin e vet, madje ne njefare trajte edhe fizikisht, e lere me shpirterisht ku ata e perjetojne thelle ne shpirt afersine e Zotit, Krijuesit te vet. Raste te ketilla kemi mjaft ne historine e sufizmit (misticizmit) islam, ku nje Hal-laxh el-Mansur e ndjen veten te detyruar te thote “Une jam e verteta”, cka pason me heqjen e kokes se tij nga ana e atyre formalisteve e literalisteve qe nuk munden ta kuptonin perjetimin e tij shpirteror per afersine me Zotin. Megjithekete, edhe perskaj kesaj afersie fizike e shpirterore, prape Zoti mbetet Zot e njeriu njeri, prape Hal-laxhi vdes ngase ishte i vdekshem, kurse Muhammedi a.s. kthehet serish ne toke ngase i takonte tokes.

Ai nuk ishte i percaktuar nga Zoti te ngjitej ne qiej e te mbetej atje pergjithmone, duke i perjetuar edhe me tej ato qe i perjetoi e shijoi. Jo, jo. Misioni i tij ishte tjeter. Ai erdhi ta marre fjalen e Zotit e t’ia barte njerezimit. Ai, duke e braktisur jeten qe e gezonin meleket ne qiej, i kthehet vendlindjes, i kthehet tokes, i kthehet rremujes e zhurmes se jetes tokesore, i kthehet shoqerise njerezore ku haste njerez te ndershem e te pandershem, besimdrejte e pergenjeshtrues, te devotshem e zullumqare… Ai duhej ta drejtonte e administronte kete shoqeri.

Duhej ta delirte prej ndyresive qe e kishin kapluar. Misioni i tij ishte ne toke e jo ne qiej. Zotin duhej lutur ne toke njerezit e ne qiej meleket. Biri i birit te tokes duhet qe ne toke t’i lutet Krijuesit te tokes dhe te gjithckaje tjeter. Ligji i Zotit i ngulitur ne gjithesi eshte qe njeriu te jete i ngjitur per toke, te mos mund te shkeputet aq thjesht prej saj, te jete i terhequr prej saj me fuqine qe e ka caktuar Zoti. Po perjashtime a nuk ka? Gjithsesi, nje i ketille eshte miraxhi i Muhammedit a.s., te ketilla sot i ke fluturimet kozmike. Por ama, perfundimisht te gjithe i kthehen tokes, i kthehen zhurmes se jetes tokesore, paqes e luftes, marreveshjeve e mosmarreveshjeve, besnikerive e tradhtive…Thame se njeriu duhet t’I lutet Zotit ne toke, atje ku e ka vendlindjen. A nuk thote Muhammedi a.s. se “Miraxhi I ummetit tim eshte namazi i tij”? A nuk thote ai se “Njeriu me afer Zotit eshte kur ai bie ne sexhde per Zotin”? Keto fjale, a nuk e tregojne kete te vertete te madhe e te pamohueshme, se Zoti duhet te lutet e duhet falur per te mu ne udhekryqin e kundershtive te kesaj bote, mu ne mesin e deshirave e tekeve te shumellojshme dhe mu ne mesin ku kundershtohet ekzistimi I Zotit?

Po c’permbajne dy ajetet e fundit te sures el-Bekara? ?’ka tjeter, pos esences se Islamit? Allahu xh.sh. thote: “I derguari i besoi asaj qe iu shpall prej Zotit te Tij, si dhe besimtaret. Secili i besoi Allahut, engjejve te Tij, librave te Tij, te derguarve te Tij. Ne nuk bejme dallim ne asnjerin nga te derguarit e Tij, dhe thane: “Degjuam dhe respektuam. Kerkojme faljen tende, o Zoti yne! Vetem te Ti eshte ardhmeria jone. ( ) All-llahu nuk ngarkon aske pertej mundesive te veta, atij (njeriut) i takon ajo qe e fitoi dhe atij i bie ajo (e keqe) qe e meritoi. “Zoti yne, mos na deno nese harrojme ose gabojme! Zoti yne, mos na ngarko neve barre te rende sic i ngarkove ata para nesh! Dhe Zoti yne, mos na ngarko me ate per te cilen nuk kemi fuqi! Na i shlyej mekatet, na i mbulo te keqiat, na meshiro! Ti je Mbrojtesi yne, na ndihmo kunder popullit pabesimtar!” (el-Bekara, 2: 285, 286).

A nuk eshte kjo pasqyra e besimit te Muhammedit a. s. dhe te muslimaneve, ndjekesve te tij, se keta te gjithe i besojne All-llahut xh.sh., melekeve te Tij, librave te Tij, pejgambereve te Tij, se nuk bejne asnje dallim midis ketyre pejgambereve, sepse te gjithe jane vellezer te njeritjetrit per nga misioni e vellezer per nga prejardhja, qe te gjithe bij te pejgamberit te pare Ademit a.s. A nuk e tregon kjo perkushtimin e plote te ketyre njerezve ndaj Zotit te tyre, kur thone: “Degjuam dhe respektuam. Kerkojme faljen tende, o Zoti yne! Vetem te Ti eshte ardhmeria jone”? A nuk tregon kjo se kjo fe nuk eshte rendese e tepert per njerezimin, porse nje lehtesim, se cdokush do te jete pergjegjes per veprat e veta, qofshin te mira ose te keqija. A nuk tregon kjo lirine qe e gezon njeriu ne jete e ne te vepruar, se ai mund te jete besnik po edhe tradhtar, se mund te jete musliman po edhe jomusliman, madje edhe munafik..?

Akoma me pas, a nuk te meson vete All-llahu xh.sh. se pas kesaj lirie qe e gezon njeriu mund te gaboje e te jete gjynahqar dhe se menjehere pas ketyre te ligave ai mund dhe duhet te pendohet e te kerkoje falje per mekatet qe i ka bere nga harresa ose nga pahiri, te kerkoje te mos i sprovoje Zoti me obligime e fatkeqesi te renda sikur i kishte sprovuar popujt para tij, te kerkoje qe Zoti tekefundit te mos e ngarkoje aq sa s’mund te duroje, aq sa s’mund te barte..? Po mire, a ka mundesi qe Zoti, ashtu sic thote Ebu’l-A’la el-Mewdudi, t’ia mesoje njeriut si behet duaja, si t’i lutet Zotit dhe Zoti te mos ia pranoje kete dua e lutje? A mund te paramendohet nje kundershti e ketille?! Zoti te te thote “keshtu e keshtu lutmu!”, ti t’i lutesh e pastaj Ai te te thote “Jo, nuk ta pranoj kete lutje”?!

E c’eshte me premtimin dhe pergezimin (myzhden) qe Zoti ia shpreh Muhammedit a.s. lidhur me ummetin e tij? Nje musliman i perkushtuar plotesisht ndaj All-llahut xh.sh. dhe nje musliman qe u permbahet parimeve baze te permbledhura ne dy ajetet e fundit te sures el-Bekara, qe nenkupton nje njeri qe nuk adhuron tjeter perpos All-llahun xh.sh., a ka mundesi te jete banor Xhehennemi? A ka mundesi Zoti ta denoje ate pse ai i lutet me lutjet qe ia kishte mesuar Zoti vete? Kontradiktat e ketilla mund te paramendohen e te hasen vetem ne mesin e njerezve… All-llahu eshte larg ketyre cilesimeve e mangesive. “I lavderuar qofte All-llahu, pa te **** eshte Lartmadheria e Atij qe robin e Vet e kaloi ne nje pjese te nates prej Mesxhidi Haramit (Qabes) gjer ne Mesxhidi Aksa (Bejti Mukaddes), rrethinen e se ciles Ne e kemi bekuar, (ia beme kete udhetim) per t’ia treguar atij disa nga argumentet Tona. Vertet, Ai eshte Gjithedegjuesi, Gjithevezhguesi”

Rejhan Neziri

TI SI FËMIJË NË CILIN GRUP BËN PJESË ?! Fëmijët janë pesë llojesh

$
0
0

TI SI FËMIJË NË CILIN GRUP BËN PJESË ?!

Fëmijët janë pesë llojesh:

I pari: Nuk e vepron atë që e urdhërojnë prindërit. Ky konsiderohet mos respektues i prindërve.

I dyti: E vepron atë që urdhërohet, mirëpo e urren atë. Ky nuk shpërblehet.

I treti: E vepron atë që urdhërohet, mirëpo e përmend atë dhe ankohet dhe e ngrit zërin. Ky ndëshkohet.

I katërti: E vepron atë që urdhërohet dhe me zemërgjerësi. Ky shpërblehet dhe ky lloj janë pak.

I pesti: E vepron atë që e duan prindërit para se të urdhërohet. Ky është respektues i prindërve dhe ky lloj janë të rrallë.

Për dy llojet e fundit, mos pyet për bereqetin e tyre në jetë dhe pasuri, lehtësimin e çështjeve të tyre dhe zgjerimin e gjokseve të tyre, si shpërblim prej Allahut: “Kjo është dhuntia e Allahut; Ai ia jep atë kujt të dojë. Allahu zotëron dhunti të madhe”. Xhumua 4.

Kurse kur dëgjojmë për llojet e tjera të fëmijëve na ngushtohet gjoksi se si nuk i respektojnë prindërit dhe i dëmtojnë ata.

Allahu na bëftë prej atyre që i respektojnë prindërit tanë!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Nëse do të qetësosh zemren, shpirtin, mendjen dhe fizikun

$
0
0
Hoxhë Mustafa Tërniqi

Kur Profetit (alejhissalatu uessselam) i bën embargo të ashpër sa ishte në Mekë, më pas i vdiq edhe gruaja edhe xhaxhai i tij Ebu Talibi viti në të cilin ndodhi u quajt viti i pikëllimit. Pastaj Allahu i Lartësuar e qetësoi Profetin duke ia bërë të mundur brenda një nate të vizitonte Kudsin në Jeruzalem dhe prej aty në atë që quhet nata e israsë të vizitonte hapësirat qiellore dhe të shikonte mrekullitë hyjnore.

Nëse do të qetësosh zemren, shpirtin, mendjen dhe fizikun tënd lidhu me Krijuesin, jeto me të dhe për të e pastaj do shikosh e do ndjesh qetësinë e vërtetë që mund të arrijë njeriu në këtë botë.

 

Surja Isra

$
0
0


1 Pa të meta është Lartmadhëria e Atij që robin e Vet e kaloi në një pjesë të natës prej Mesxhidi Haramit (prej Qabes) gjer në Mesxhidi Aksa (Bejti Mukaddes), rrethinën e të cilës Ne e kemi bekuar, (ia bëmë këtë udhëtim) për t’ia treguar atij disa nga argumentet Tona.Vërtet, Ai është dëgjuesi (i fjalëve të Muhammedit), pamësi (i punëve të Muhammedit).
2 Edhe Musait Ne i kemi dhënë librin dhe atë (librin) e bëmë udhërrëfyes për beni israilët që të mos marrin përveç Meje, ndonjë që ia besojnë çështjet.
3 Pasardhës të atyre që i bartëm (i shpëtuam) së bashku me Nuhun (bëhuni mirënjohës!). Vërtet ai ishte rob shumë falënderues.
4 Ne u kumtuam në libër beni israilëve: “Ju do të bëni shkatërrime dy herë në tokë dhe do të tejkaloni duke bërë zullum të madh”.
5 Kur erdhi koha e premtimit të parë, Ne dërguam kundër jush njerëz Tanë, që ishin të fuqishëm e të ashpër (sulmues) dhe ata hulumtuan (rreth e përqark) përreth vendit (duke mos u frikësuar). E ai (ndëshkim) ishte vendim i prerë.
6 Pastaj, Ne ua kthyem juve mbisundimin kundër atyre, ju përforcuam me pasuri e me djem dhe ju shtuam më së shumti.
7 Nëse bëni mirë, bëni për vete, e nëse bëni keq, bëni kundër vetes. E kur vjen koha e fundit (herën e dytë Ne i dërgojmë) që t’ju shëmtojnë fytyrat tuaja, që të hyjnë në xhaminë (Aksa) sikurse hynë herën e parë dhe që të shkatërrojnë rrënjësisht atë që arrijnë.
8 Zoti juaj do t’ju mëshirojë (nëse pendoheni), e nëse ju i ktheheni (të keqes), kthehemi (me ndëshkim) edhe Ne. E xhehennemin e kemi bërë burg për jobesimtarët.
9 Është e vërtetë se ky Kur’an udhëzon për atë rrugë që është më se e vërteta, e besimtarët që bëjnë vepra të mira i përgëzon se ata pa dyshim do të kenë shpërblim të madh.
10 Ndërkaq, për ata që nuk e besojnë botën tjetër, Ne kemi përgatitur një dënim të rëndë.
11 Njeriu (e tepron) lutet për keq, ashtu sikurse lutet për mirë, (po Zoti nuk e pranon lutjen e tij për keq); njeriu (nga vetë natyra e tij) është i ngutshëm.
12 Ne i bëmë natën dhe ditën dy fakte (që dokumentojnë për fuqinë Tonë), e shenjën e natës e shlyem (e errësuam), e shenjën e ditës e bëmë të ndritshme që të mund të angazhoheni për shfrytëzimin e begative të dhuruara nga Zoti juaj, dhe që ta mësoni njehsimin e vjetëve dhe llogaritjen (e kohës). Ne kemi sqaruar çdo send në mënyrë të hollësishme.
13 Secilit njeri ia kemi ngjeshur në qafë fluturaken (shënimin – për veprimin) e tij, e në ditën e gjykimit, Ne do t’ia prezentojmë atij libër të hapur,
14 “Lexo librin tënd, mjafton të jesh sot vetë llogaritës i vetvetes”.
15 Kush e udhëzon veten në rrugën e drejtë, ai e ka udhëzuar vetëm vetveten e vet, e kush e humbë (rrugën), ai e ka bërë humbjen kundër vetvetes së vet, e askush nuk do ta bartë barrën e tjetrit. E Ne nuk dënuam askë para se t’ia dërgojmë të dërguarin.
16 Kur duam të shkatërrojmë ndonjë vend (popull), i urdhërojmë pasanikët (parinë) e atyhit (të jenë në rrugë), e ata kundërshtojnë; atëherë zbatohet dënimi i merituar kundër tyre dhe i shkatërrojmë krejtësisht.
17 Sa e sa gjenerata i kemi shkatërruar pas Nuhut. Mjaft është Zoti yt vëzhgues e shikues i mëkateve të robërve të Tij.
18 Kush është që e ka për qëllim vetëm këtë botë, Ne atij që duam i japim në të aq sa duam, e pastaj atij i bëjmë të hyjë në xhehennem i nënçmuar, i përbuzur.
19 E kush e ka për qëllim botën tjetër, duke qenë ai besimtar, përpiqet për të ashtu si i takon asaj, angazhimi i tyre do të jetë i pranishëm (te Zoti).
20 Ne secilit atyre dhe atyre i japim nga të mirat e Zotit tënd dhe dhënia e Zotit tënd nuk është e kufizuar.
21 Shiko se si Ne i kemi dalluar disa prej të tjerëve, po dallimi në botën tjetër është më i madh dhe është përparësi më e madhe.
22 E mos shoqëro me All-llahun ndonjë zot tjetër, e të bëhesh i qortuar i papërkrahur.
23 Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as “of – oh”, as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta, respektuese).
24 Dhe në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj: “Zoti im! Mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël”.
25 Zoti juaj e di më së miri atë që keni në shpirtin tuaj. Nëse keni qëllime të mira, vërtet Ai u fal atyre që pendohen.
26 Dhe jepi çdo të afërmi të drejtën që i takon, edhe të varfërit, edhe atij në kurbet, po mos shpenzo tepër e pa rrugë.
27 Ata që shpenzojnë tepër (mastrafxhinjtë) janë vëllezër (në veprim) të djajve, e djalli është përbuzës i madh i Zotit të Tij.
28 Nëse detyrohesh t’ua kthesh shpinën atyre (të afërmve etj.), duke kërkuar mëshirën të cilën e shpreson nga Zoti yt (furnizim për t’i ndihmuar ata), atëherë thuaju atyre fjalë të mira (të lehta).
29 Dhe mos e bën dorën tënde të lidhur për qafe (mos u bë koprrac), e as mos e shtrij në tërësi, e të mbetesh i qortuar dhe duarthatë (nga shpenzimi i tepërt).
30 S’ka dyshim se Zoti yt është Ai që furnizon me bollëk atë që do dhe ia kufizon atij që do. Ai hollësisht e di për robtë e vet dhe i vështron.
31 Ju mos i mbytni fëmijët tuaj nga frika e varfërisë, se Ne ua sigurojmë furnizimin atyre dhe juve, e mbytja e tyre është mëkat i madh.
32 Dhe mos iu afroni imoralitetit (zinasë), sepse vërtet ai është vepër e shëmtuar dhe është një rrugë shumë e keqe.
33 Dhe mos e mbytni njeriun që All-llahu e ka ndaluar (mbytjen e tij), përveç me drejtësi (që e kërkon sheriati). E kush mbytet pa të drejtë (pa faj), kujdestarit të tij Ne i kemi dhënë të drejtë (të kërkojë drejtësinë), e ai të mos e kalojë kufirin në mbytje derisa ai është i ndihmuar (prej Zotit).
34 Mos përdoroni pasurinë e jetimit ndryshe vetëm në mënyrë më të mirë (për t’ia shtuar), derisa ai ta arrijë pjekurinë e vet. Premtimin zbatonie, pse për premtimin ka përgjegjësi.
35 Masën mbusheni kur matni (me enë) dhe peshoni me peshojë të drejtë (precize). Kjo është më e dobishme dhe ka përfundim më të mirë.
36 Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.
37 Dhe mos ec nëpër tokë me mburrje, pse ti as nuk mund ta çashë tokën as nuk mund ta arrishë lartësinë e maleve.
38 E keqja e të gjitha këtyre është e urrejtur te Zoti yt.
39 Këto janë nga urtësia që Zoti yt ta shpalli ty. Mos shoqëro me All-llahun ndonjë zot tjetër e të hidhesh në xhehennem i qortuar dhe i larguar.
40 A mos u dalloi Zoti juaj me djem, e për vete zgjodhi melaike që ju i mendoni femra? Vërtet, ju jeni duke thënë fjalë të mëdha.
41 Ne sqaruam në mënyrë të ndryshme (argumentet) në këtë Kur’an, ashtu që ata të nxjerrin përvojë, por kjo nuk u shtoi atyre tjetër, vetëm se largim (nga e vërteta).
42 Thuaj: “Sikur të kishte zota të tjerë përveç Atij, sikundër thonë ata, atëherë ata (zotat) do të kërkonin rrugë për mbizotërim ndaj të Madhëruarit (për t’ia marrë pushtetin)”.
43 I pa të meta është Ai, Lartësia e Tij është e madhe nga ajo që thonë ata.
44 Lartmadhëri të merituar i shprehin Atij shtatë qiejt e toka dhe çka ka në to, e nuk ka asnjë send që nuk e madhëron (nuk i bën tesbihë), duke i shprehur falënderim Atij, por ju nuk e kuptoni atë madhërim të tyre (pse nuk është në gjuhën tuaj). Ai është i butë dhe fal shumë.
45 Kur ti e lexon Kur’anin, në mes teje dhe atyre që nuk e besojnë botën tjetër, Ne vëmë një perde të padukshme.
46 Ndërkaq, në zemrat e tyre vëmë një mbulesë dhe shurdhim të thellë të veshëve të tyre që nuk mund ta kuptojnë atë. E kur e përmend ti në Kur’an Zotin tënd, vetëm Atë, ata ikin mbrapa dhe largohen.
47 “Ne e dimë më së miri përse ata e dëgjojnë atë (Kur’anin) kur vijnë të dëgjojnë ty dhe kur ata bisedojnë fshehtazi dhe kur ata zullumqarë thonë: “Ju nuk jeni kah pasoni tjetër, përveç një njeri të magjepsur!
48 Shih se si të mveshin ty epitete (i çmendur, poet, i magjepsur), andaj ata kanë humbur dhe nuk mund ta gjejnë rrugën (e vërtetë).
49 Ata thanë: “A pasi të bëhemi eshtra të kalbur, dhé e pluhur, a mos do të bëhemi krijesë e re e ringjallur?”
50 Thuaj: “Edhe nëse të jeni gurë a hekur”!
51 Ose ndonjë krijesë që ju duket e madhe! Ata do të thonë: “Kush do të na rikthejë neve në jetë?” Thuaj: “Ai që ju krijoi për të parën herë!” E ata do t’i tundin kokat e tyre nga ti e do të thonë: “Kur është ajo (ringjallja)?” Thuaj: “Ndoshta do të jetë afër!
52 (ringjallja është) Atë ditë kur Ai ju thërret, kurse ju i përgjigjeni të përulur e duke e lavdëruar Atë, e ju duket se nuk qëndruat (në Dunja) vetëm pak kohë.
53 E ti robve të Mi thuaju: “Le ta thonë atë që është më e mira, pse djalli ndërsen mes tyre, e është e ditur se djalli është armik i hapët i njeriut”.
54 Zoti i juaj më së miri e di gjendjen tuaj, nëse Ai do, ju mëshiron dhe nëse Ai do, ju dënon, e ty (Muhammed) nuk të kemi dërguar roje të tyre (nuk ta besuam ty punën e tyre e t’i fusësh me dhunë në besim).
55 Zoti yt e di më së miri gjendjen e atij që është në qiej e tokë. Ne kemi dalluar disa pejgamberë nga të tjerët, prandaj Davudit i kemi dhënë Zebur (shënime).
56 Thuaj: “Ftoni ata, të cilët i menduat (zota) pos Atij, e ata nuk mund ta heqin prej jush mjerimin, as nuk mund ta mënjanojnë”.
57 Të tillët (zotat) që këta po lusin (pos Zotit), vetë ata (zotat e tyre) kërkojnë afrimin (te Zoti i vërtetë), shpresojnë në mëshirën e Tij dhe i frikësohen dënimit të Tij. Vërtet, dënimit të Zotit tënd është për t’iu ruajtur.
58 Nuk ka asnjë nga fshatrat (nga vendbanimet e kundërshtarëve) e që Ne nuk do ta shkatërrojmë ose ndëshkojmë atë me një dënim të ashpër para ditës së kijametit. Kjo është theksuar në Libër (Lehvi Mahfudh).
59 Neve nuk na pengoi asgjë që t’u sjellim argumente (mrekulli), pos asaj që ata të parët i përgënjeshtruan ato. Ne i dhamë Themudit deven (mrekulli) konkrete, e ata e mohuan atë. E mrekullitë (ose fenomenet natyrore që shkatërrojnë), Ne nuk i dërgojmë për tjetër vetëm për frikësim.
60 Përkujto, kur Ne të thamë: “Zoti yt ka përfshirë (me dijen e Vet) të gjithë njerëzit (e di që këta nuk besojnë edhe në ju sjellësh mrekulli). E atë pamjen tënde që ta treguam (natën e Miraxhit) dhe pemën e mallkuar (të përmendur në Kur’an), nuk i bëmë për tjetër vetëm se sprovë për njerëz. Ne i frikësojmë ata (idhujtarët), po nuk u shton ai tjetër vetëm se rebelim të madh”.
61 Përkujto kur Ne u thamë engjëjve: “Bëni sexhde Ademit!” (në shenjë përshëndetjeje) e ata i bënë, me përjashtim të Iblisit. Ai tha: “A t’i bëj sexhde atij që e krijove nga balta?”
62 (Mandej vazhdoi e) Tha: “A e sheh (i tha Zotit) këtë që Ti e vlerësove mbi mua, nëse më lë të jetojë deri në ditën e kijametit, unë gjithsesi do t’i shfaros pasardhësit e tij, me përjashtim të një pakice”.
63 (Zoti) Tha: “Shko, e kush prej tyre vjen pas teje, shpërblimi juaj është xhehennemi, shpërblim i plotë”.
64 Dhe me atë alarmin e zërit tënd, mashtroje atë që mundesh prej tyre, me kalorësit e këmbësorët tu thirri (bërtitu) ata, përzieju me ta në pasuri dhe në fëmijë dhe premtoju atyre, po shejtani nuk u premton tjetër, përveç mashtrim.
65 Në të vërtetë, ti nuk ke kurrfarë fuqie ndaj robërve të Mi. Mbrojtja e Zotit tënd është e mjaftueshme (për ata).
66 Zoti juaj është Ai që për ju mundësoi lundrimin e anijeve në det, në mënyrë që të kërkoni nga të mirat e Tij. Vërtet, Ai është shumë mëshirues ndaj jush.
67 E kur ju kap juve paniku (frika) në det, i humbni (nga kujtesa) ata që i lutni, u mbetet vetëm Ai (All-llahu), mirëpo pasi që Ai t’ju shpëtojë e të arrini në tokë, ia ktheni shpinën. Ashtu, njeriu është përbuzës.
68 A mos jeni të siguruar që nuk do tu shafitë në tokë ose nuk do t’ju lëshojë ndonjë shtrëngatë e ju nuk do të keni mbrojtës.
69 A mos jeni të sigurt se Ai nuk do t’ju kthejë njëherë tjetër në det, e t’ju lëshojë ndonjë furtunë të erës, e për shkak të mosbesimit tuaj t’ju fundosë, e pastaj nuk do të gjeni kush do të hakmerrej kundër nesh për ju.
70 Ne vërtet nderuam pasardhësit e Ademit (njerëzit), u mundësuam të udhëtojnë hipur në tokë e në det, i begatuam me ushqime të mira, i vlerësuam ata (i lartësuam) ndaj shumicës së krijesave që Ne i krijuam.
71 (Përkujto) Ditën kur do ta thërrasim secilin njeri me prijësin (librin, pejgamberin, shënimet e veprave) e tyre. E atij që i jepet libri i tij nga e djathta e tij, të tillët i lexojnë shënimet e tyre (të mira), dhe nuk u bëhet e padrejtë asnjë fije.
72 E kush ka qenë i verbër në këtë (botë), ai do të jetë edhe në botën tjetër i verbër dhe më i humburi i rrugës së drejtë.
73 Në të vërtetë ata (idhujtarët) gati arritën të sprovojnë ty nga ajo që Ne ta shpallëm, e të trillosh tjetër nga çka të shpallëm, e atëherë do të zinin ty mik.
74 Dhe sikur Ne të mos të kishim forcuar ty, ti gati anove diçka pak te ta.
75 E atëherë Ne do ta shijonim mundimin dyfish të kësaj jete dhe dyfish të jetës tjetër, e pastaj ti nuk do të gjeje mbrojtës kundër nesh.
76 Ata gati të shqetësuar në tokë (në Meke) për të përzënë prej saj, po atëherë edhe ata nuk do të mbeteshin pas teje (pas pak kohe do të shkatërroheshin).
77 Ky është ligji i Tij edhe me të dërguarit që i dërgoi para teje. E në ligjin Tonë ti nuk gjen ndryshim.
78 Fale namazin kur zbret (nga zeniti) dielli, e deri në errësirën e natës dhe duke bërë lutjen (namazin) e agimit. Vërtet, lutja e agimit është e përcjellur.
79 Dhe në një pjesë të natës zgjohu me të (me Kur’anin – namazin), është e sigurt se Zoti yt do të ngrejë ty në një vend të lavdishëm.
80 Dhe thuaj: “Zoti im, më shpjerr në një vend të mirë dhe më nxjerr në mënyrë të ndershme dhe nga ana Jote më dhuro fuqi ndihmuese”.
81 Dhe thuaj: “Erdhi e vërteta e u zhduk e kota”. Vërtet, e kota gjithnjë ka qenë e zhdukur.
82 Ne të shpallim Kur’anin që është shërim dhe mëshirë për besimtarët, kurse jobesimtarëve nuk u shton tjetër përpos dëshpërim.
83 E kur e begatojmë (me të mira) njeriun, ai prapësohet dhe largohet i mashtruar, e kur e godet e keqja, ai humb shpresën.
84 Thuaj: “Secili vepron sipas rrugës së vet, e Zoti juaj e di më së miri për atë që është në rrugë më të drejtë”.
85 Të pyesin ty për shpirtin; Thuaj: “Shpirti është çështje që i përket vetëm Zotit tim, e juve ju është dhënë fort pak dije”.
86 Po të kishim dëshiruar, Ne do ta shlyenim nga gjoksi yt atë që ta shpallëm ty, e ti nuk do të gjeje mbrojtës që do të ruante.
87 Por kjo është mëshirë nga Zoti yt dhe mirësia e Tij ndaj teje vërtet është e madhe.
88 Thuaj: “Edhe sikur të bashkoheshin njerëzit dhe xhinët për të sjellë një Kur’an të tillë, ata nuk do të mund të bënin si ky, sado që do ta ndihmonin njëri – tjetrin”.
89 Ne u sqaruam njerëzve në këtë Kur’an shembuj (argumente) të çdo lloji, e shumica e njerëzve nuk deshi tjetër, vetëm mohimin.
90 Ata thanë: “Nuk të besojmë ty derisa që të na nxjerrësh prej tokës burime”.
91 Ose, (nuk të besojmë deri që) të kesh kopshte me hurma e me rrush, e të bësh të rrjedhin vazhdimisht lumenj në mesin e tyre.
92 Ose, (nuk të besojmë derisa) të bie mbi ne qielli copa – copa, ashtu si po mendon ti (se do të na dënojë Zoti), apo të na sjellish All-llahun dhe engjëjt pranë nesh.
93 Ose të kesh një shtëpi prej ari, apo të ngjitesh lart në qiell, po ne nuk të besojmë për ngjitjen tënde derisa të na sjellësh një libër që ta lexojmë?!” Thuaj: “Subhanallah – i Madhërishëm është Zoti im, a mos jam unë tjetër vetëm se njeri, pejgamber?
94 Po njerëzit nuk i pengoi tjetër që të besojnë, kur u erdhi atyre shpallja, vetëm se thoshin: “A thua All-llahu e dërgoi njeriun pejgamber?”
95 Thuaj: “Sikur të kishte në tokë engjëj që ecin qetë (si njerëzit), Ne do t’u çonim atyre nga qielli engjëj pejgamberë”!
96 Thuaj: “All-llahu më mjafton për dëshmitar mes meje dhe mes jush, Ai hollësisht i njeh dhe i sheh robtë e vet”.
97 Atë që All-llahu e drejton në rrugë të drejtë, ai është udhëzuar, e atë që e lë të humbur, për ata nuk do të gjesh ndihmëtarë përveç Atij. Në ditën e kijametit Ne i tubojmë ata duke i tërhequr rrëshqanas me fytyra për dhé, të verbër, memecë, të shurdhët. Vendi i tyre është xhehennemi, sa herë që të pushojë flaka Ne ua shtojmë flakën e zjarrit.
98 Ai (dënim) është meritë e tyre, ngase ata mohuan argumentet tona dhe thanë: “A pasi të bëhemi eshtra e pluhur do të ringjallemi krijesë e re?”
99 A nuk e kuptuan ata se All-llahu që krijoi qiejt e tokën është i plotfuqishëm që të krijojë ashtu siç janë ata, dhe Ai u ka caktuar afatin (e vdekjes e të ringjalljes) në të cilin nuk ka dyshim, po zullumqarët nuk deshën tjetër, vetëm të refuzojnë.
100 Thuaj: “Sikur t’i kishit depot e begative të Zotit tim, nga frika se po shpenzohen, do të bëheni koprracë; njeriu është dorështrënguar”.
101 “Ne i patëm dhënë Musait nëntë argumente (mrekulli) të qarta. Pyeti pra ti (Muhammed) beni israilët (nëse duan të dëshmojnë) kur ai u ka ardhur atyre (Musai), e atij i pat thënë faraoni: “O Musa, unë mendoj ti je i magjepsur!
102 Ai (Musai) tha: “Po ti e di se ato (mrekullitë) nuk i zbriti kush tjetër pos Zotit të qiejve e të tokës, i zbriti të dukshme, e unë besoj, o faraon, se ti je i shkatërruar”.
103 Ai (faraoni) deshi t’i dëbojë ata nga vendi (Egjipti), kurse Ne e përmbysëm atë dhe të gjithë ata që ishin me të së bashku.
104 Pas tij beni israilëve u thamë: “Rrini në vend, e kur të vijë koha e botës tjetër, Ne ju sjellim të gjithëve të përzier”.
105 Ne me urtësi e zbritëm atë (Kur’anin) dhe me urtësi është zbritur. E ty nuk të dërguam tjetër vetëm se përgëzues dhe qortues.
106 Dhe (ta shpallëm) Kur’anin që Ne e ndamë pjesë – pjesë për t’ua lexuar njerëzve dalëngadalë dhe ashtu e shpallëm atë një pas një.
107 Thuaj: “I besuat ju atij ose nuk i besuat (atij nuk i bëhet dëm), e atyre që u është dhënë dijeni (nga librat e parë) para tij, kur u lexohet atyre, ata hedhen me fytyra (përdhe) duke i bërë sexhde”.
108 Dhe thonë: “I lartësuar është Zoti ynë, premtimi i Zotit tonë është realizuar”.
109 Dhe duke qarë hidhen me fytyra (kur dëgjojnë Kur’anin) dhe ai ua shton edhe më përuljen (ndaj All-llahut).
110 Thuaj: “Thërrisni: All-llah ose thërrisni Er Rrahman, me cilindo që ta thërrisni (me këta dy emra), emrat e Tij janë më të bukurit. E ti mos ngrit zërin (duke lexuar) në namazin tënd, po as mos e ul tepër në të, mes kësaj kërkoje një rrugë mesatare”.
111 Dhe thuaj: “Falënderuar qoftë All-llahu, i cili nuk pati fëmijë dhe nuk ka për Të shok në sundim, dhe sa i përket aftësisë, nuk ka nevojë për ndihmëtarë, dhe madhëroje Atë me madhërinë që i takon”.

PSE ALLAHU E FSHEHI KOHËN E VDEKJES ?! A e ke ditur ?

$
0
0

PSE ALLAHU E FSHEHI KOHËN E VDEKJES ?

Allahu tha: “Agonia e vdekjes do të sjellë të vërtetën (e jetës tjetër): ja, kjo është ajo së cilës përpiqeshe t’i ikje”. Kaf 19.
A e ke menduar ndonjëherë, se ku qëndron urtësia e Allahut nga fshehja e kohës së vdekjes? Dhe se pse nuk na është sqaruar koha e vdekjes për çdonjërin nga ne?
Ne besojmë në vdekjen, dhe e dimi se ajo është e vërtetë, dhe se çdo shpirt do ta shijon vdekjen, dhe çdo gjë që është në Tokë, do të zhduket, e do të mbetet vetëm Fytyra (Qenia) e Zotit, plot Madhëri dhe Nderim.
Allahu tha: “Çdo shpirt do ta shijojë vdekjen”. Ali Imran 185.
Allahu tha: Çdo gjë që është në Tokë, do të zhduket, e do të mbetet vetëm Fytyra (Qenia) e Zotit Tënd, plot Madhëri dhe Nderim”. Rrahman 26-27.
Ne nuk e dimë kohën e vdekjes, derisa njeriu atë e pret për çdo moment. Secilën herë kur e rikujton se ka mundësi që çdo moment ta braktisë dynjanë, i kthehet Allahut dhe e rikujton ahiretin.
Po t’ia mësonte Allahu njeriut momentin e vdekjes, do të bënim gjynahe, do të bënim padrejtësi, e pastaj do të pendoheshim para momentit të vdekjes. Në këtë mënyrë humbet urtësia e jetës!
Fshehja e dijes së kohës së vdekjes do të thotë se njeriu atë e pret në çdo moment, dhe për këtë arsye, nëse është i mençur njërin sy do ta ketë me dynjanë, e tjetrin me ahiretin.
Në këtë mënyrë ai kur e bën një gjynah, nuk e di se Allahu a do t’ia shton jetën dhe a do të ketë mundësi të pendohet, apo exheli i tij do t’i vjen në kohën kur e bën gjynahun, dhe nuk ka mundësi të pendohet!
Ajo çfarë thuhet për gjynahet, thuhet edhe për veprat e mira. Nëse dihej koha e vdekjes, njeriu do ta vononte veprimin e veprave të mira derisa të afrohej vdekja, mirëpo, Allahu deshi që përmirësimi dhe vepra e mirë të jenë prezente gjatë tërë jetës së njeriut, dhe ai të garon në to, dhe për këtë shkak e fshehu kohën e vdekjes!
Pra fshehja e kohës së vdekjes është mëshirë nga ana e Allahut për njerëzit.
Mëshirë që ata t’i frikohen gjynahut para se të vjen vdekja dhe mëshirë që ata të nguten në mirësi para se të befasohen me ardhjen e exhelit!
Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Menyra shume te thjeshta per te eleminuar dhe parandaluar zgjerimet e lekures

$
0
0

Disa menyra shume te thjeshta per te eleminuar dhe parandaluar zgjerimet e lekures!

Leng patatesh
Lyejeni edhe shtrydheni nje patate,me lengun e saj bejini nje masazh vendit ku keni zgjerime per 2-3 minuta me pas vendoini copat e patetes siper dhe lerini per 5 minuta!

Aloe Vera
Aloe Vera njihet per sherimin e lekures dhe eleminimin e shenjave. Ne vendin ku keni zgjerime vendosni lengun e Aloe Veres dhe bejini masazh per 5 minuta me pas shpaljeni me uje te ftohte!

Leng rrushi
Merrni disa kokrra rrushi,hiqjani lekuren e siperme dhe shtypini. Ashtu vendosini ne lekure per 20 minuta!

Vaj ulliri !
Merrni pak vaj ulliri bejini masazh vendit me zgjerime per 10 minuta. Mund ti shtoni edhe pak uthull molle per ta bere ate si krem!

Respektimi i vakteve ushqimore është i domosdoshëm për një jetë të rregullt shëndetësore

$
0
0

Çrregullimi i vakteve, shpie në tronditjen e ritmeve fiziologjike të jetës, në çrregullimin e mekanizmave drejtues nervor e hormonal dhe të proceseve të ndërlikuara biokimike e fiziologjike, të cilët janë bazament i sistemit të tretjes.

Ajshe Leka
Konsulente për nutricion dhe dietologji
fb.com/nutricistedietologe

Rritja, zhvillimi dhe ruajtja e shëndetit, varet nga shumë faktorë, ndër ta edhe nga ushqimi, i cili luan një nga rolet më të rëndësishme në këtë proces.

Sasia e nevojshme e ushqimeve që njeriu duhet të konsumojë çdo ditë, në mënyrë që të sigurojë dhe të plotësojë nevojat e organizmit, duhet të jetë e ndarë në disa porcione dhe e përbërë nga prodhime të ndryshme të materieve ushqyese, të cilat quhen vakte ushqimore.

Lloji dhe sasia e ushqimit, i cili futet në organizëm, varet nga mosha, gjinia, gjendja shëndetësore, aktiviteti punues dhe aktiviteti fizik.

Ushqimi i njerëzve të shëndetshëm, duhet të bazohet mbi parimet e të ushqyerit racional. Të ushqyerit racional përfshin më tepër parametra, siç janë: sasia, lloji, vlera energjike, përbërja kimike, mënyra e gatimit dhe llojet e ndryshme të ushqimit.

Me ushqimin duhet të konsumohen të gjitha llojet e materieve ushqimore-nutrientët, në sasi që kënaqin nevojat ditore energjike.

Në vaktet ditore, sa iu përket nevojave ditore energjike, karbohidratet marrin pjesë me 50-60 për qind, yndyrat me 30-35 për qind, ndërsa proteinat – me 10-15 për qind.

Produktet ushqimore përmbajnë proteina me origjinë shtazore dhe vajrat bimore duhet të jenë të pranishme gjatë të gjitha vakteve të ditës, në mënyrë që organizimi t’i shfrytëzojë në vazhdimësi.

Për t’u shfrytëzuar në mënyrën e duhur, së bashku me këta nutrientë, duhet të konsumohen edhe sasi përkatëse të vitaminës B-kompleks, që janë të përfshira në metabolizëm, si koenzima të enzimave.

Prodhimet ushqimore të cilat konsumohen, nuk kanë vlerën e njëjtë biologjike dhe energjike. Për këtë shkak, gjatë përgatitjes së vakteve ditore, produktet ushqimore duhet të përfaqësohen me përqindje të ndryshme, të jenë të llojllojshme dhe të burojnë nga të gjitha grupet e ushqimit:

  • – Drithërat (bukë, ëmbëlsira, brumëra) marrin pjesë me 14-15 për qind të materieve ushqimore
    – Qumështi dhe produktete qumështit – 10-25 për qind
    – Mishi ose zëvendësuesit e tij (peshk, mish, vezë) – 5-15 për qind
    – Yndyrat me origjinë bimore dhe shtazore (yndyrë, gjalpë, margarinë, vajra) – 1-20 për qind
    – Perimet – 5-12 për qind
    – Frutat – 5-10 për qind
    – Koncentrat sheqeri (çokollatë, gurabije, marmelatë) – 5-10 për qind
    – Ujë.
  • Gjatë gatimit të vaktit ditor, prodhimet ushqimore të të njëjtit grup, për shkak se kanë vlera të ngjashme biologjike dhe energjike, mund të zëvendësohen ndërmjet vete. Kësisoj mundësohet që ushqimi t’i kënaqë nevojat sasiore dhe cilësore të materieve ushqimore.
Numri i vakteve te njerëzit e shëndetshëm, duhet të jetë së paku tre herë (mëngjesi, dreka dhe darka), ndërsa në varësi të moshës dhe profesionit, mund të shtohen edhe një ose dy vakte, në formë të shujtave, para dite dhe pas dite.

Te personat e sëmurë, në varësi të gjendjes shëndetësore dhe funksionimit të sistemit të tretjes, ushqimi mund të konsumohet edhe në numër më të madh të vakteve, por në sasi më të vogla. Në këtë mënyrë, ulet ngarkesa e sistemit të tretjes si dhe paraqitja e ngopjes dhe urisë gjatë ditës.

Pas konsumit të ushqimit me origjinë shtazore, që të mos ngarkohet organizmi, duhet bërë pushim. Ushqimi më mirë do të tretet, absorbohet dhe shfrytëzohet, nëse konsumohet sipas një orari të caktuar.

Çrregullimi i kohës së të ushqyerit shpie në tronditjen e ritmeve fiziologjike të jetës, në çrregullimin e mekanizmave drejtues nervor e hormonal dhe të proceseve të ndërlikuara biokimike e fiziologjike, të cilët qëndrojnë në themel të tretjes së ushqimit. /Telegrafi/

Numri i xhenneteve – Ato janë dy lloj: dy nga ari dhe dy nga argjendi 

$
0
0

Numri i xhenneteve – Ato janë dy lloj: dy nga ari dhe dy nga argjendi

Xhenneh (parajsë) është emër që përfshin në vete kopshtet, banesat, pallatet etj. Ato janë të
shumta. Transmeton imam Buhariu në Sahihun e vet nga Enes bin Maliku se Umu e-Rrebia bint
Bera, e cila ishte nëna Harithe bin Suraka, erdhi te Pejgamberi dhe i tha: “O i Dërguar i Allahut,
më trego se ku është Haritheh?” Pejgamberi tha: “Ky qe vrarë nga një shtizë, kur u godit nga
dikush i panjohur”. Umu e-Rrebia bint Bera ia ktheu: “Në qoftë se ai është në xhennet, do të bëja
durim, e në qoftë se ai është diku tjetër, do përpiqesha ta vajtoja1”. Pejgamberi tha: “Oj nëna e
Harithes, në xhennet ndodhen shumë xhennete dhe djali yt e ka mbërritur Firdewsin, i cili është
xhenneti më i lartë2”.

Në dy përmbledhjet më të sakta të hadithit, është transmetuar nga ebu Musa el-Eshariu se
Pejgamberi ka thënë: “Dy xhennete janë nga ari me enët, stolitë dhe gjithçka që ndodhet në to.
Dy të tjera janë nga argjendi me enët, stolitë dhe me gjithçka që gjendet në to. Dhe, në mes
njerëzve dhe pamjes së tyre të Zotit të tyre, është vetëm mbulesa e madhërisë së Tij, mbi Fytyrën
e Tij në xhennetin Adën. Allahu i lartësuar thotë: “Dhe për atë i cili i frikësohet daljes para
Zotit të vet, për të janë dy xhennete (kopshte)” (Rrahman, 46). Dhe pasi përmendi këto dy
kopshte, tha: “Dhe përveç këtyre dy xhenneteve, janë edhe dy të tjera nën to (ose mbi to)”
(Rrahman, 62). Pra, janë katër xhennete.

Si urinojnë bebet në bark, këto gjëra duhet t’i dini gjatë shtatzënisë

$
0
0

Fetuset i marrin ushqimet e tyre nga ushqimi nga sistemi i tretjes së nënave të tyre, në formë të mbetjeve.

Ndërsa ato që eliminohen nga fetusi janë disa gjëra si mukozë, qime të gjata apo qelizat që rreshtohen brenda mitrës

Por a shkojnë në banjë fetuset?

Po, vetëm disa muaj pasi të zhvillohen, bebet e vogëla fillojnë të urinojnë lirshëm në lëngun amniotike që i rrethon.

Gjëja më interesante është se ata gëlltisin gjithë atë urinë që kanë bërë për shkak të zhvillimit të tyre, transmeton Gazeta Shneta.

Urina e fetusit është pa erë dhe nuk ka mikrobe brenda, zakonisht qëndron në zorrën e fetusit derisa ata të lindin.

Mirëpo rreth 13 për qind e foshnjave nuk mund ta mbajnë derisa të lindin, prandaj kjo mund të shkaktojë një shqetësim serioz respirator.

© SYRI.net

Kush e qeverisë një vend 3 vjet dhe nuk arrin me e ndërtua një spital për ta shëruar vetveten dhe bijtë e atij vendi, ai vërtetë duhet të jetë një dështak

$
0
0

Gjatë shërimit të ish kryemnistrit të Kosoves në Gjermani, një anesteziolog e pyet infermieren që shërbente aty: Kush është ky?! Ajo i thotë: Ky ka qenë kryeminister i Kosoves 3 vjet
Ai i thotë: Si duket paska qenë udhëheqës i dështuar !!
Ajo i thotë: E si e dini që është dështak përderisa ju nuk e njihni dhe pyetni për të?
Ai thotë: Kush e qeverisë një vend 3 vjet dhe nuk arrin me e ndërtua një spital për ta shëruar vetveten dhe bijtë e atij vendi, ai vërtetë duhet të jetë një dështak!!

SHPERNDAJENI

Lidhja “e rrezikshme” mes problemeve tё dhёmbёve dhe tumoreve

$
0
0

Kush vuan nga inflamacionet dhe periodontiti ka mё shumё rrezik pёr t’iu zhvilluar njё tumor, sidomos nё ezofag. Hipotezat: bakteret qё shkaktojnё pezmatim nё gojё migrojnё dhe “bёjnё fole” nё organet e tjera

Çёshtja mund tё duket shumё e çuditshme, por ka njё bazё tё fortё shkencore: ka njё lidhje mes infeksioneve kronike tё dhёmbёve dhe tipeve tё ndryshme tё kancereve. E thekson njё studim amerikan, qё sapo e ka publikuar revista “Cancer Epidemiology, Biomarkers&Prevention”, e cila ka analizuar tё dhёnat relative të mbi 65 mijё njerёzve tё ndjekur pёr rreth 15 vjet, duke zbuluar njё rrezik tё madh pёr t’u prekur nga tumori nё gojё, nё ezofag dhe nё gji tek gratё qё vuajnё nga sёmundja periodontale.

Pavarёsisht nga ata shkaqe ndikon edhe duhani. Konkluzionet e arritura nga kёrkimi i ri u shtohen atyre tashmё tё mbledhura nga sondazhet e mёparshme pёr lidhjen e mundshme mes sёmundjeve tё dhёmbёve e inflamacioneve dhe sёmundjeve tё tjera qё mund tё shkaktohen nga njё pezmatim kronik, ato kanceroze dhe shqetёsimet kardiovaskulare.

Studimi: njё lidhje mё e fortё me tumoret nё ezofag

Studiuesit e State University tё New York, tё udhёhequr nga profesori i Epidemiologjisё Jean Wactawski-Wende kanё shqyrtuar informacionet e mbledhura nga njё studio e madhe e shёndetit femёror (il Women’s Health Initiative Observational Study), tё bazuar nё pyetёsorёt e hartuar mes viteve 1999 dhe 2003. Pjesёmarrёsit me moshё mes 54 dhe 86 vjec, mё vonё janё mbajtur nёn kontroll deri nё 2013 dhe gjatё periudhёs sё plotё janё regjistruar mbi 7 mijё raste kanceresh.

Tё dhёnat tregojnё qё gratё qё vuajnё nga sёmundjet periodontale (nё praktikё infeksionet kronike tё kavitetit oral), kanё 14%mё shumё, nё krahasim me kolegёt pa probleme me dhёmbёt, mundёsi pёr t’u prekur nga tumori. Lidhja mё e fortё ёshtё ajo me neoplazmёn nё ezofag (nё tё cilin rreziku duket i trefishuar), por ёshtё identifikuar njё lidhje edhe me tumoret nё gojё, nё mushkёri, nё tёmth, nё gji dhe lёkurё. Pёr gjirin, mushkёritё dhe tёmthin, rreziku mё i madh duket tё jetё i lidhur edhe me tё qenit duhanpirёs ose jo, ndёrsa pёr neoplazmat e tjera rreziku duket qё rritet pavarёsisht nga duhani.

Shpjegimi i mundshёm: i gjithё faji i baktereve?

Me termin sёmundje periodontale i referohemi njё spektri tё gjerё tё çrregullimeve qё mund tё ndikojnё tek dhёmbёt, me origjinё infektive dhe pezmatuese, pёr shembull inflamacionet (tё shkaktuara nga akumulimi nga pllaka bakteriale) dhe periodontiti (qё pёrfshin jo vetёm indet por edhe ligamentet, kockat alveolare, domethёnё gjithё aparatin qё garanton fiksimin e dhёmbёve).

“Mekanizmat qё lidhin sёmundjet e dhёmbёve me kancerin nuk janё plotёsisht tё qarta – komenton Wactawski-Wende – por njё nga shpjegimet e mundshme ёshtё qё bakteret e kavitetit oral qё shkaktojnё shqetёsime tek dhёmbёt dhe mishrat janё nё gjendje tё migrojnё nё organe tё tjera (duke pёrdorur pёshtymёn dhe qarkullimin e gjakut) duke kolonizuar disa zona tё organizmit dhe duke prodhuar njё efekt negativ: mund tё rrisin pezmatimin, mbajnё tё frenuar sistemin imunitar dhe krijojnё kushte lokale qё rrisin rrezikun e sёmundjes nga tumori”.

Shembulli mё i qartё dhe i drejtёpёrdrejtё pёr autorin e studios do tё ishte kanceri nё ezofag, organ afёr gojёs dhe i lehtё pёr tё arritur tek bakteret dhe agjentё tё tjerё patogjenё qё mund tё infektojnё mukozёn dhe kёshtu kontribuojnё nё njё gjendje pezmatimi kronike qё favorizon fillimin e kancerit.


Lutjet për shërim

$
0
0

Lutjet e shërimit

Uthman ibën As eth-Thekafiu iu ankua Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, për dhimbjen që kishte në trup që nga dita që jam bërë musliman.
Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, i tha:
“Vëndo dorën në vendin ku të dhemb dhe thuaj: tre herë bismilah, pastaj shtatë herë thuaj:
Eudhu bil-lahi ve kudretihi min sherri ma exhidu ve uhadhiru- kërkoj strehim te Allahu dhe Fuqia e Tij nga e keqja që e ndjej dhe ruhem prej saj”.(Muslimi dhe të tjerët.)

Enesi, radiallahu anhu, i thotë Thabitit, rahimehullah: a do të lexoj lutjet e shërimit (rukje) ashtu siç na i lexonte Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem?
Thoshte: idhebil-bes, rabin-nas, ishfi ente Shafi, la shifae il-la shifauke, shifaen la jugadiru sekamen- largoje sëmundjen o Zot i njerëzve, shëro, sepse Ti je Shërues dhe s’ka shërim tjetër përveç shërimit Tënd, shërim i cili nuk e braktis asnjë sëmundje”.
(Ebu Davudi dhe Ibën Maxhe.)

O Allah na jep shërim që shëron çdo sëmundje!

LARGOJË SHKAQET E SHQETËSIMIT NË PJESËN E TRETË TË NATËS

$
0
0

Ibën Kajimi,- Allahu e mëshiroftë!,- ka thënë:

“Kur robi zgjohet nga gjumi në natën që e ka errësuar horizontin dhe ka brengë të vetme t’i bindet dhe të kënaqë Allahun, atëherë Allahu do t’i largojë të gjitha shkaqet e shqetësimit të tij. Njashtu, Allahu e bën zemrën e tij të lirë për ta dashur vetëm Atë si dhe e bën trupin e tij të lirë për t’i shërbyer vetëm Atij.

Por, nëse një rob i Allahut zgjohet në errësirën e natës dhe e ka brengë vetëm dunjanë, Allahu do t’ia ngarkojë barrët e shqetësimit, hidhërimit dhe vështirësive të saj. Allahu do ta lë të mbështetet në vetveten e tij, do t’ia preokupojë zemrën, do ta privojë nga dashuria për Allahun sepse në zemrën e tij do të ketë dashuri vetëm për krijesat. Allahu nuk do t’ia angazhojë gjuhën në përmendjen e Tij sepse ajo do të angazhohet në përmendjen e krijesave. Trupi tij do të privohet nga bindja, meqë ai do të robërohet nga dëshirat dhe epshet e tij. Dhe ai do të punojë sikurse një kafshë lëvruese në shërbimin e tjerëve. Le ta dinë se të gjithë ata që ia kthejnë shpinën adhurimit të Allahut, do të sprovohen në adhurimin, shërbimin dhe dashurinë për krijesat.”

Një dijetar është më i rëndë për shejtanin se sa 1000 adhurues

$
0
0

“Një dijetar është më i rëndë për shejtanin se sa 1000 adhurues” Ibnul Kajjim në “Miftah daris seadeh”, pasi sqaron se ky nuk saktësohet si hadith, thotë se ajo është fjalë e sahabëve, ose e dikujt prej tabiinëve. Dhe kuptimi i saj është i saktë. Sepse dijetari prish kurthet që ngre shejtani dhe shkatërron ato që ndërton ai, prandaj sa herë që ai (shejtani) dëshiron të ngjallë një bidat, apo të zhdukë një sunet, dijetari e ndalon, prandaj nuk ka gjë më të rëndë për shejtanin se ekzistenca e një dijetari në mesin e muslimanëve. Dhe nuk ka gjë më të dashur për shejtanin se sa largimi i një dijetari nga rradhët e ummetit, që të ketë mundësi ta shkatërrojë fenë dhe ta humbasë ummetin.

Ndërsa kulmi i asaj që mund të arrijë adhuruesi është të përpiqet të shpëtojë prej tij në vetvete, e sa e largët (sa e vështirë) është kjo për të!”
Vetëm nëse Allahu me mëshirën e Tij e shpëton prej dëmit të shejtanit.
Përmendëm më parë, prej fjalëve të autorit (Ebu Bekr el Aaxhurrij – Allahu e mëshiroftë) se: ‘Me edukimin e mirë të tyre (dijetarëve) përmirësohen adhuruesit.’

Darimiu transmeton në “Sunenin” (e tij) se Uehb ibn Munebbih – Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Një mexhlis ku shpërndahet dituri është më i dashur për mua se e gjithë kohëzgjatja e tij e kaluar në namaz (vullnetare/ nafile). Sepse ndoshta ndonjëri prej tyre (të pranishmëve), mund të dëgjojë një fjalë dhe të përfitojë prej saj një vit të tërë, apo gjithë jetën që i ka mbetur!” Prandaj nuk ka gjë më të dashur tek Allahu pas farzeve (detyrimeve fetare) se sa përpjekja për kuptimin e fesë ashtu siç duhet.

Shejkh Abdurrazzak el Bedr – Allahu e ruajtë – shpjegimi i librit “Morali i dijetarëve”

5 Mënyra natyrale për kurimin e mykut të lëkurës në shtëpi!

$
0
0

A keni kërpudha apo myk në këmbë apo në duart tuaja? Zbuloni se si t’i kuroni ato natyrshëm me këto menyra natyrale ne shtepi.

Disa nga sëmundjet më të zakonshme të shkaktuara nga kërpudhat ndryshe i themi myku, janë si më poshtë:

Myku ne kembe.
Zakonisht jepet në verë si rezultat i nxehtësisë dhe djersës në këtë zonë të trupit.
Nga ana tjetër, “candidiasis”, një infeksion vaginal i shkaktuar nga kërpudhat dhe që mund të jetë për shkak të një gamë të gjerë faktorësh si shtatzënia ose marrja e kontraceptivëve oralë.
Dhe së fundmi, onikomikoza, e cila ndikon në thonjtë dhe është shumë e zakonshme tek njerëzit e moshuar.

Mjetet më të mira në shtëpi për të trajtuar semundjet kërpudhore:

Hudhra
Hudhra është një nga mjetet më të mira në shtëpi që ekzistojnë kundër kërpudhave. Përveç kësaj, pasi ai është një përbërës i natyrshëm, ai mund të zbatohet për njerëz të çdo moshe pa asnjë problem; madje edhe fëmijë.
Hudhra mund të aplikohet në dy mënyra. Nga njëra anë, ju mund të merrni një thelpi hudhër të papërpunuar, i cili është jashtëzakonisht i dobishëm për të eliminuar patogjenët e dëmshëm të pranishëm në zorrë. Megjithatë, nuk është një mundësi shumë e mirë për ata që nuk e duan hudhren.
Nga ana tjetër, nëse ka p.sh. kërpudha në këmbë, mund të aplikoni një paste me hudhër. Thjesht vendosni një thelpi të hudhrave në një paste, copëtojini me pak ujë. Të dy përbërësit perziejini mire dhe aplikojeni pasten drejtpërdrejt tek kërpudha. Ai pershpejton shërimin.

Kripë deti
Kripa e detit është jashtëzakonisht e dobishme si një ilaç në shtëpi kundër kërpudhave. Ndihmon për të hequr qelizat e ngordhura duke ndihmuar lëkurën të rigjenerohet.
Nëse jetoni pranë detit, një mundësi e mirë është të futni këmbët tuaja drejtpërdrejt në ujin e detit; nëse keni kërpudha në këmbët tuaja do të jetë shumë e dobishme. Nëse nuk jetoni pranë detit, atëherë blini kripë deti dhe hollojeni atë në ujë.Pastaj, këmbët mbajini te zhytura ne ujin me kripe.

Aloe vera
Pa dyshim, aloe vera është një nga përbërësit natyralë me një numër më të madh të vetive të dobishme për lëkurën. Ajo ka një fuqi të madhe hidratuese dhe riparuese dhe, përveç kësaj, stimulon aktivitetin qelizor në një mënyrë të mrekullueshme.
Prandaj, mund të aplikohet direkt në kërpudha për të përshpejtuar shërimin e tyre.

Kos natyral
Një përbërës që praktikisht gjendet ne cdo shtëpi dhe që është shumë i dobishëm për të luftuar patogjenë të ndryshëm, të tilla si kërpudhat. Një nga avantazhet e saj të mëdha është se ajo shërben për të përshpejtuar procesin e eliminimit të kërpudhave nga çdo zonë e trupit: sqetullat, zonat intime, këmbët, fytyra.
Masazhoni butesisht me kos zonen e prekur . Lereni të veprojë për rreth 30 minuta dhe shpelajeni me = ujë të ngrohtë te bollshem. Është e këshillueshme që të përsëritet ky proces çdo ditë derisa kërpudhat të zhduken.

Lëng limoni
Një nga menyrat më të vjetra dhe më efektive në shtëpi për trajtimin e kërpudhave. Limoni përmban acid, i cili, në kundërshtim me atë që mund të duket, ndihmon lëkurën të shërohet
Aplikimi i këtij ilaçi është shumë i lehtë dhe i shpejtë. Shtrydhni nje limon dhe me lengun e tij aplikoni në zonën e prekur nga kërpudhat. Aplikimi duhet të bëhet gjithmonë gjatë natës, sepse nëse pas aplikimit dilni ne diell, kjo mund të shfaqe njollat.

/©gatuajshendetshem/përktheu j.memeli/

Rrathët e errëta poshtë syve nuk tregojnë vetëm lodhje, ato mund të jenë një shenjë paralajmëruese e këtyre problemeve serioze shëndetësore!

$
0
0

Rrathët e errëta poshte syve mund të shkaktohen nga më shumë arsye se sa lodhja.
Shfaqja e qeskave tuaja nën sy mund të thotë shumë për shëndetin tuaj.

Ne të gjithë e dimë se rrathet e errëta mund të shkaktohen nga mungesa e gjumit, por ekziston mundësia që ato të jenë një shenjë paralajmëruese e sëmundjeve të tjera.

1. Mbingarkesa e hundës

Duke pasur një hundë të bllokuar mund të shkaktojë fryrje te fytyres.
Frymëmarrja dobët shkakton enjtjen e enëve të gjakut, gjë që mund të shfaqet në ndryshime rreth zonës së syve.

2. Dehidratimi

Nëse nuk pini ujë të mjaftueshëm gjatë ditës, efektet e dehidratimit mund të shfaqen në fytyrën tuaj. Kjo mund të tkurre qelizat e lëkurës, duke i bërë më të dukshme qarqet e errëta.

3. Alergjitë

Një simptomë e zakonshme e reaksioneve alergjike është kruarja e syve.
Nëse keni intoleranca te tjera, provoni marrjen e barnave antihistamine për të ulur këto efekte anësore.

/©gatuajshendetshem/përktheu j.memeli/

Viewing all 11558 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>