Quantcast
Channel: Mjeksia Islame
Viewing all 11558 articles
Browse latest View live

A ke dhuruar akoma sadaka për trupin tënd?

$
0
0

A ke dhuruar akoma sadaka për trupin tënd?

Transmetohet nga Ebu Dherri(Allahu qoftë i kënaqur me të)që i Dërguari(paqja dhe bekimi i Allahut qofte mbi të)ka thënë:

” Cdo mëngjesë për çdo nyje të trupit të njeriut duhet dhënë sadaka, andaj çdo tesbih (subhanall-llah) është sadaka, çdo tahmid (el-hamdulilah) është sadaka, çdo tehlil (la ilahe il-lall-llah) është sadaka, çdo tekbir (All-llahu ekber) është sadaka, urdhërimi në të mirë është sadaka, largimi prej të këqijave është sadaka. Për krejt këtë mjaftojnë dy rekate që i fal njeriu namaz duha”.
[Muslimi]

Për namazin e duhasë:

Ebu Hurejre(r)thotë :

“Shoku im i dashur (i dërguari i Allahut) mi ka vendosur tre gjëra në zemër,të cilat nuk do t’i braktisi asnjëher deri në vdekje:
agjërimi i tre ditëve të çdo muaji,
faljen e namazit të Duhasë*
dhe të mos shkoj në shtrat vetëm pas faljes së Vitrit**

Nga Muadh ibn Enes al-Xhuhem(r) transmetohet se Pejgamberi {s.a.w.s}ka thënë:

“Kush qëndron ulur në vendin që është falur,dhe nuk shkon pasi të ketë falur namazin e sabahut,për ta lartësuar Allahun me dy rekate namaz të duhasë,dhe fletë vetëm se mirë,mëkatet e tij i janë falur edhe nëse janë ato mekate më shumë se shkuma e detit”.{Ebu Davudi}

*(kuptimi: paraditës) Nje namaz vullnetarë që praktikohet ndërmjet kohës mbas lindjes së diellit dhe namazit të drekës,me rekate prej dy deri dymbëdhjetë.

**(kuptimi: tek) Një namaz vullnetarë(sipas shumë dijetarëve uaxhib L.U .)që mund të falet prej mbas jacisë deri në namazin e sabahut ,me rekate tek.(Buhari Nr.1178)

Përktheu Lule Uka


Dobitë mjekësore të rrushit të thatë: 

$
0
0
  1. Dobitë mjekësore të rrushit të thatë: 

 

  1. Ulë presionin e lartë të gjakut;
  2. Ul nivelin e kolesterolit në gjak;
  3. Të mbron nga sëmundjet e zemrës;
  4. Është qetësues për kollën, pasi ta kemi zier atë në ujë;
  5. Largon gëlbazën;
  6. Lufton mikrobet dhe viruset;
  7. Antioksidant;
  8. Parandalon formimin e gurëzave në dhëmbë;
  9. Largon nga trupi helmet;
  10. Pakëson gjakderdhjen gjatë periodave;
  11. Forcon shpretkën, mëlçinë dhe stomakun;
  12. Forcon kujtesën;
  13. Të mbron nga kanceri i zorrës së trashë;
  14. Të mbron sytë nga sëmundjet;
  15. Lufton dobësimin e kockave;
  16. Është kundër infeksioneve;
  17. Është qetësues;
  18. Të pastron gjakun;
  19. Pastron dhe qartëson zërin

Grip apo alergji?

$
0
0

Pranvera erdhi, kështu që përgatituni për shamitë. Sigurisht, jo për të qarë po për të shfryrë hundët, dhe kjo për shkak të alergjive që sjell kjo periudhë.

Polenat shtohen dhe simptomat e alergjisë në rrugët e frymëmarrjes, këtë vit mund të jetë më e ndërlikuar dhe mund të ngatërrohet me gripin.

Por moti i paqëndrueshëm sidomos gjatë shkurtit, solli dhe një vonesë në ardhjen e stinës së bukur, dhe sot këto ditë të bukura mezi kanë ardhur.

Pemët dhe bimët tashmë kanë nisur të prodhojnë polenat, arsyeja e irritimit të rrugëve të frymëmarrjes.

Por si të dallojmë gripin nga alergjitë?

Shqetësimet e para janë të përbashkëta tek të dyja, dhimbje koke, teshtima, ftohje, dhe vetëm një vizitë te mjeku mund të kuptojë nëse keni të bëni me infeksion apo alergji.

Sa kohë kanë simptomat?

Simptomat e gripit zgjasin 7 deri në dhjetë ditë maksimumi, ndërsa një alergji zgjat për javë apo muaj nëse nuk trajtohet, dhe sipas alergjenëve të pranishëm në ajër.

Sa shpejt shfaqen simptomat?

Simptomat e gripit shfaqen ngadalë, ndërsa alergjitë godasin direkt. Kështu, gripi vjen ngadalë, një ditë bllokohen hundët, të nesërmen ethet e më pas temperatura. Ndërsa në momentin që hyn në kontakt me alergjenin shenjat shfaqen brenda pak orësh.

Cilat janë simptomat e gurëve në veshka dhe si kurohen?

$
0
0

Gurët në veshka janë masa të forta kristalinash me forma dhe përmasa të ndryshme që formohen brenda sipërfaqes së veshkave. Ato zakonisht janë të përbëra nga kalcium-i, fosfati dhe acidi urik (urik acidi) dhe ndryshojnë në përmasa nga 2 mm deri në 12 mm.

Si formohen ato?

Gurët në veshka formojnë substanca të caktuara në urinën e një personi që bëhen shumë të përqendruara. Kjo rezulton në mineralet dhe në substancat e tjera në urinën e tyre duke u kristalizuar mbi sipërfaqet e brendshme të veshkave. Kristalet mund të kombinohen për të formuar gurë të fortë. Normalisht, urina përmban substanca kimike që pengojnë formimin e kristale-ve.

Simptomat e gurëve në veshka

Ju mund të keni gurë në veshka dhe të mos dini që i keni ato. Pjesa më e madhe e gurëve të vegjël të veshkave kalojnë nëpërmjet ureter-it (tubat që lidhin veshkat me fshikëzën) në fshikëz pa shkaktuar probleme. Megjithatë, nëse ju kaloni një gur të madh veshkash, ju do të viheni në dijeni për këtë, pasi ju do të keni dhimbje, madje shpesh dhimbje torturuese.

Simptoma të tjera të gurëve në veshka janë:
-Gjak në urinë;
-Përzierje dhe të vjella;
-Një nevojë urgjente për të shkuar për të urinuar;
-Të ngjethura dhe ethe; dhe
-Kalimi i gurëve të vegjël në urinë.

Kur guri fillon të lëvizë në traktin urinar, personi do të përjetojë “kolikë renale”, që është një dhimbje e vazhdueshme në shpinë, nën brinjët. Dhimbja zakonisht shkon deri poshtë nën ije – dhe në testikujt e meshkujve.

Faktorët rrezikues

Meshkujt kanë tendencë që të marrin gurët në veshka 3 herë më shpesh sesa gratë. Incidenca për të paturit e gurëve në veshka është midis moshës 20 deri 40 vjeçare, por njerëzit e çdo moshe mund të ndikohen.

Njerëzit të cilët kanë pasur infeksione të përsëritura të urinës dhe njerëzit të cilët kanë një histori familjare të gurëve në veshka janë më të ndjeshëm për zhvillimin e tyre, siç janë edhe njerëzit me cermë.

Parandalimi i gurëve

Në mënyrë që të parandaloni gurët në veshka ju duhet të pini shumë ujë. Njerëzit të cilët më përpara kanë patur gurë në veshka duhet të pinë 3 litra ujë në ditë. Disa lloje të gurëve në veshka mund të parandalohen me shmangien e disa ushqimeve të caktuara.

Testet për gurët në veshka

Një plan i rrezeve X të pjesës abdominale mund të identifikojë shumicën e gurëve, duke treguar përmasat e tyre dhe vendin në sistemin urinar.

IVP (endoskopi në fshikëzën e urinës) është një test që bëhet për të vënë në dukje veshkën nën rrezet X. IVP mund të identifikojë ndonjë pengesë për rrjedhjen e urinës që mund të shoqërohet me një gur në sistemin urinar.

CV (Tomografi e kompjuterizuar) është një investigim i shpejtë. CT rrotullohet rreth trupit për të marrë pamje dhe shfaq të gjitha llojet e gurëve në veshka. Një ultratingull do të jetë gjithashtu i nevojshëm për diagnostikimin e gurëve në veshka.

Rrezet X përcaktojnë gjithashu se çfarë lloj gurësh në veshka ka një person, për të përcaktuar nëse guri mund të trajtohet me anën e copëtimit. Mjeku juaj mundet gjithashtu t’ju rekomandojë një test gjaku për të parë për tepricë të kalciumit ose acidit urik, ose një test urine për të parë nëse ju keni tepricë mineralesh, ose keni pengesë kimikatesh që pengojnë formimin e kristalinave. Analizimi i vetë gurit (pasi ka kaluar ose është hequr) mundet gjithashtu të japë informacione të nevojshme për të ndihmuar në parandalimin e formimit të gurëve në të ardhmen.

Trajtimi

Disa gurë mund të kalojnë në mënyrë natyrale në traktin urinar nëse personi pi shumë ujë. Përdorimi i ilaçeve mjekësore përfshijnë stentet (aparati i futur në traktin urinar për të hapur ureterin për heqjen më të lehtë të gurëve), dhe fragmentim-i gurëve duke përdorur lazerin. ESËL (extracorporeal shockëave lithotripsy) është metoda e jashtme e copëtimit të gurëve me ultratinguj, e cila godet gurët, në mënyrë që të kalojnë më pas në përmasa të vogla nëpërmjet urinës.
Disa gurë mund të hiqen direkt nga ureteri, një instrument i hollë i futur në ureter nëpërmjet fshikëzës. Më pak se një në njëqind njerëz me gurë në veshka do t’ju duhet të bëjnë operacion.

****
7 të vërteta për gurët në veshka

1. Për shkaqe të panjohura numri i personave me gurë në veshka është rritur 40 vitet e fundit. Në vitet’ 70 të shekullit të kaluar, 3.8 % e njerëzve kishin problem me gurët në veshka, në vitet ‘90 ky numër u rrit në 5.2%, ndërsa në vitin 2010, konsiderohet 5.8 % e popullsisë botërore me gurë në veshka. Përhapja e gurit në veshka rritet me moshën, në mënyrë dramatike. Tek meshkujt shfaqet pas moshës 40-vjeçare dhe vazhdon të rritet deri në moshën 70-vjeçare. Tek femrat frekuenca e gurëve në veshka arrin maksimumin në moshën 50-vjeçare.

2. Gurët e veshkave mund të mos shkaktojnë dhimbje kur ndodhen në veshka. Por, nëse dalin nga veshkat dhe futen në kanalin urinar mund të shkaktojnë dhimbje tepër të forta. Simptomat e gurëve të veshkave që lëvizin janë: dhimbje të fortë shpuese në pjesën e prapme, në bark, ije, mund të shkaktojë dhe gjak në urinë. Nëse ka infeksion lidhur me traktin urinar, atëherë mund të kemi ethe dhe rritje të temperaturës në trup.

3. Diagnoza lëshohet në bazë të simptomave tipike të cilat i shkakton guri vi veshkave, si dhe me ndihmën e disa metodave diagnostikuese si: regjistrimi me rreze –X në traktin urinar, urografi me kontrast ose tomografi e kompjuterizuar. Për gratë shtatzëna ose për pacientët tek të cilët nuk është i dëshirueshëm apo rekomandueshëm radiacioni (rrezatimi), atëherë mund të ndihmojë kontrolli me ultrazë për gjetjen e diagnozës.

4. Shumica e gurëve në veshka në mënyrë spontane shkarkohen në kanalin urinar në 48 orët e para, pas fillimit të sulmit në veshka. Medikamentet për dhimbje mund të ndihmojnë në lehtësimin e simptomave. Disa faktorë mund të ndikojnë në shkarkimin e gurëve të veshkave nga kanali urinar. Këtu përfshihet madhësia dhe struktura fizike e pacientit, shkarkimet e mëparshme spontane të gurit të veshkave, zmadhimi i prostatës, shtatzënia, etj.

5. Madhësia e gurit ka rëndësi të madhe. Guri me madhësi 4mm ka 80% mundësi të shkarkohet në mënyrë spontane, ndërsa guri me madhësi 5mm ka 20% . guri më i madh se 9-10mm shumë rrallë ndodh që të shkarkohet në mënyrë spontane, për këtë arsye kërkon të kryhet ndonjë lloj trajtimi.

6. Shkaku më i zakonshëm i gurit të veshkave është marrja e pamjaftueshme e lëngjeve. Rekomandohet marrja e mjaftueshme e lëngjeve në mënyrë që urina të ketë një ngjyrë të verdhë të zbehtë dhe sa më e holluar. Çdo ditë duhet të pini të paktën 8-10 gota ujë dhe të urinoni më shpesh.

7. Për gurët të cilët nuk shkarkohen në mënyrë spontane nga trakti urinar, përdoret mënyra tjetër e quajtur litotripsi (thyerja e gurit). Gjatë kryerjes së kësaj procedure, përdoren valët e shokut që të thyhet guri në copëza të imëta të cilat më pas do të shkarkohen në mënyrë spontane në traktin urinar. Ekzistojnë dhe teknika kirurgjikale për mënjanimin e gurit nga veshka dhe trakti urinar (nefrolitotomi perkutane ose ureterorenoskopija ose kirurgji të hapur).

Krijesat e ngordhura që lejohen të ushqehesh me to

$
0
0

Transmetohet nga Ibën Umeri radijAllahu anhuma se ka thënë: I Dërguari I Allahut sal-lAllahu alejhi ue sle-lem ka thënë: “Dy lloje gjaku dhe dy lloje kafshësh të ngordhura na janë lejuar. Dy llojet e kafshëve të ngordhura janë peshqit dhe karkalecat. Ndërsa dy llojet e gjakut janë: gjaku i mëlçisë dhe ai i shpretkës.” Ahmedi në “El-Musned” (2/97), Ibën Maxhe në “Es-Sunnenu” (2/1102 me nr. 3314), Esh-Shafiu në “Tertibul-Musned” (2/173 me nr. 607), Ed Darakutnij (4/272 me nr. 25), El-Bejhakij (1/254), El-Begavij në “Sherh es-Sunneh” (11/244) etj. E ka saktësuar shejh Albani (Allahu e mëshiroftë!) në “Sahihul-Xhami” (210), “Es-Sahihah” (1118) dhe “El-Mishkah” (4142)

Shejh Salih el-Feuzani (Allahu e ruajttë!): Fjala e tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem “peshqit” përfshin të gjitha llojet e peshqëve. Qoftë ai i madh apo i vogël. Po ashtu përfshin të gjitha kafshët (krijesat) të cilat nuk jetojnë veçse në det.

Ky hadith ka përjashtuar prej gjakrave dy gjakra: Gjaku i parë është gjaku i mëlçisë dhe gjaku i dytë është gjaku i shpretkës. Të dyja këto janë përjashtuar nga përgjithësimi i fjalës së Allahut të Madhëruar: “Juve u eshte ndaluar e ngordhura, gjaku…”

Nga hadithi përfitohen disa çështje:

E para: Ndalimi i të ngordhurës. E për këtë ka dakortësim. Ngase fjala e tij sal-lAllahu alejhi ue sle-lem: “na është lejuar” tregon (është argument) se origjina në lidhje me të ngodhurën është ndalimi (konsumimit të saj).

E dyta: Në hadith ka argument për lejimin e peshkut të ngordhur dhe karkalecit. Dhe se të dyja ato përjashtohen nga përgjithësimi i ndalimit të së ngordhurës.

E treta: Peshku dhe karkaleci nëse ngordhin në det nuk konsiderohen të pisët (ndotur). Ky është shkaku që autori (Allahu e mëshiroftë!) e ka sjellur këtë hadith në temën e ujrave. Ngase peshku dhe karkaleci nëse ngordhin në det nuk konsiderohen të pisët. Në të kundërtën nëse në të (ujë) ngordh ndonjë prej kafshëve të tokës si p.sh. delet dhe devetë (ato konsiderohen të pisët dhe nuk lejohet ngrënia).

E katërta: Në hadith ka argument për ndalimin e gjakrave. Për këtë ka dakortësi bazuar në tekstin e ajeteve kuranoreve dhe haditheve.

E pesta: Në hadith ka argument për përjashtimin e gjakut të mëlçisë dhe shpretkës nga përgjithësimi i gjakrave të ndaluar.

Shkëputur me disa shkurtime nga “Tes’hilul ilmam bifik’hil ehadith min bulug el-meram” vëll. 1

Përktheu: Unejs Sheme

KËSHILLA IME PËR TY RRETH NAMAZIT !!

$
0
0

O njeri!
Këshilla ime për ty është të falesh dhe t’i ruash namazet duke i falur në kohën e tyre. Për Allahun, askush nuk mund të të bëj dobi tek Allahu. Askush nuk e merr përsipër gjynahun tënd, askush nuk polemizon me Allahun për ty. Nuk do të të bëj dobi as fëmija dhe as pasuria. Nuk do të kesh gjithnjë pozitën dhe rininë tënde. Ti do të pendohesh për pakujdesinë tënde ditën, që nuk të bën dobi pendimi. Vdekja të vjen papritur dhe do të jesh i pavëmendshëm ndaj saj.Përgatitu mirë, përqëndrohu dhe merr mësim nga ata që ishin para teje.

Dije, se gjëja e parë për të cilën do të pyetet njeriu Ditën e Kijametit është namazi. Nëse ka për të qenë në rregull do të pyetet për ato që janë pas tij si: Zekati, agjërimi dhe haxhi. Nëse ai refuzohet nuk ka për t’u pyetur për asnjë gjë të mirë pas namazit, edhe pse jep zekat, agjëron dhe kryen haxhin.
Dije, se kush lë namazin qëllimisht, nuk justifikohet nga Allahu i Lartësuar dhe i Dërguari i Tij (paqja dhe bekimi qofshin mbi të).

Bëj Kujdes, të mos jesh prej muslimanëve të rremë, që falin një namaz dhe lënë disa të tjerë. As prej atyre që thonë: Nuk është kryesor namazi, por e rëndësishme është të kesh zemër të pastër e të mos mashtrosh të tjerët. Ata pretendojnë se nuk e zemërojnë Allahun, as të Dërguarin e Tij dhe as besimtarët: «Nuk ka dyshim se ata të cilët e zemërojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij, Allahu i ka mallkuar në Dynja dhe në jetën e Fundit dhe ka përgatitur për ta vuajtje poshtëruese. Edhe ata të cilët zemërojnë padrejtësisht besimtarët dhe besimtaret, mbajnë mbi vete krimin e të shpifurit dhe gjynah të qartë.» (El-Ahzab 57-58).

Nëse je i logjikshëm, falu. Për Allahun, një i logjikshëm nuk e lë kurrë namazin.

Bëj kujdes, të mos bëhesh prej atyre, që nuk i përdorin mendjet dhe shqisat në atë që u sjell dobi, por ndjekin epshet dhe shejtanët.

“Përse Falem”: Abdurrauf El-HAnauij

Pasurojeni jeten tuaj me mendim te mire per Zotin!

$
0
0

“… Ata qe kane mendim negativ ndaj Zotit (do ti perfshije denimi..) ” Kur’an Fet-h – 6

Eshte pyetur Imam Shafiu: Çka konsiderohet mendim negativ ndaj Zotit
Ai tha: “Te gjithe ata njerez qe kane frike te vazhdueshme se do t’u ndodhe ndonje fatkeqesi, ose presin vazhdimisht t’u iken ndonje dhunti. E tere kjo konsiderohet mendim negativ ndaj Zotit”.
Pasurojeni jeten tuaj me mendim te mire per Zotin!

8 porosi Profetike se si duhet të sillesh me gruan tënde

$
0
0

Falenderimi i takon Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi vulen e profetve Muhamedin, mbi familjen e tij dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Gjykimit.

Allahu dhe i derguari i Tij kane nxitur qe muslimani te martohet, ne menyre qe te ruaje nderin, por edhe qe te ndertoje familje. Normalisht qe berthama e familjes jane dy bashkeshortet dhe ata kane nevoje per orientim qe mardheniet e tyre te jene te suksesshme e te begata, ndaj dhe duke u nisur nga kjo, vine porosite profetike per basheshortet, ne menyren se si duhet te sillen ata me bashkeshortet e tyre.

1- Profeti salallahu alejhi ue selem ka thene: “U porosis te silleni mire me grate”. Tirmidhiu e saktesoi Albani

2- Profeti salallahu alejhi ue selem ka thene: “Te mos e urreje muslimani muslimanen (bashkeshorten e tij), nese nuk pelqen prej saj nje sjellje, do te pelqeje tek ajo nje tjeter”. Buhari dhe Muslimi.

3- Profeti salallahu alejhi ue selem ka thene: “Gruaja martohet per kater gjera: per pasurine e saj, per prejardhjen e saj, perbukurine dhe per fene e saj, zgjidh ate fetaren te lumte dora”. Buhariu dhe Muslimi

4- Profeti salallahu alejhi ue selem ka thene: “Te mos e rrah askush nga ju bashkeshorten e tij ashtu sikur rrihet skllavi, e me pas te kerkoj te fleje me te ne mbremje”. Tirmidhiu

5- Profeti salallhu alejhi ue selem ka thene: “Grate tuaja kane te drejta karshi jush, por edhe ju keni te drejta karshi grave tuaja. Nga te drejtat e tyre karshi jush eshte qe te mos shtrihen ne shtratin tuaj ate qe ju urreni dhe te mos fusin ne shtepine tuaj ata qe i urreni, ndersa nga te drejtat tuaja karshi tyre eshte te silleni mire me to, ti vishni e ti ushqeni”. Tirmidhiu

6- Profeti salallahu alejhi ue selem ka thene: “Nga njerezit me te keqinj diten e Kiametit, jane ata burra qe flene me bashkeshortet e tyree kur gdhihen ne mengjes u tregojne te tjere ate qe ka bere me bashkeshorten e tij”. Muslimi

7- Profeti salallahu alejhi ue selem ka thene: “Ti nuk shpenzon diçka duke shpresuar fytyren e Allahut, vetem se do te shperblehesh per te, aqsa edhe kafshaten e bukes qe e ve ne gojen e bashkeshortes tende”. Buhari dhe Muslimi

8-Aishja percjell se Profeti salallahu alejhi ue selem nuk ka qelluar kurre me doren e tij ndonje sherbetor apo bashkeshorte. Muslimi

Shkruar nga: Bledar Haxhiu


ÇFARË I NDODH SHPIRTIT KUR FLE NË GJUMË !?

$
0
0

Kur njeriu fle, Allahu ia merr shpirtin, dhe kjo është vdekja e vogël, siq thotë Allahu: “Ai jua merr shpirtrat natën, duke e ditur ç’keni bërë ditën, pastaj ju zgjon që të jetoni deri në kohën e caktuar (exhelin)” (El En’am: 60), dhe thotë: “Allahu ua merr shpirtrat atyre që u ka ardhur çasti i vdekjes dhe atyre që janë në gjumë” (Ez Zumer: 42).

Kjo është vdekja e vogël, me të cilën shpirtërat shkojnë atje ku dëshiron Allahu. Për këtë, në disa dhikre të gjumit themi: “O Allah, me emrin tënd u shtriva dhe me emrin tënd ngrihem. Nëse e mbanë shpirtin tim (më vdes,) atëherë fale dhe mëshiroje atë, dhe nëse e kthenë prapë, atëherë ruaje ashtu siq i ruan robërit e Tu të mirë” (hadith).

Në gjendje gjumi, shpirti sheh ëndrra, të cilat ndahen në tre lloje: ëndërr e mirë, ëndërr e urryer dhe ëndërr që ka të bëjë me disa gjëra që nuk kanë kuptim dhe nuk kanë cak të caktuar, të cilat mund të jenë lojë e shejtanit, mund të jenë edhe si rezultat i preokupimit të njeriut me disa gjëra, por mund të jenë si rezultat i disa gjërave tjera.
Lloji i parë: Ëndrra e mirë, në të cilën njeriu sheh gjëra që i do, e pa dyshim që kjo është nga Allahu. Është begati nga Allahu kur në ëndërr njeriu sheh gjëra që i do, sepse kur sheh gjëra që i do, ai freskohet, bëhet energjik, gëzohet dhe kjo është një lajm i mirë për të. Prej lajmeve të mira që besimtarit i vien në këtë botë është edhe ëndërra e mirë që ai e sheh, apo dikush tjetër e sheh për të. Për këtë, Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) ka thënë: “Nuk ka mbetur nga pejgamberllëku asgjë përveç myzhdeve (lajmeve të mira)”, atij i thanë: “Cilat janë ato myzhde?” ai u përgjigj: “Ëndrra e mirë”. Prandaj ëndrrën e mirë e sheh vet besimtari, apo dikush tjetër e sheh për të, dhe kjo është lajm i mirë për të, dhe pa dyshim që është nga Allahu.

Lloji i dytë: Ëndrra e urryer është nga shejtani, i cili në ëndërr i sjell njeriut disa shembuj që nuk e lë rehat me to. Ndërsa ilaçi për to është që të kërkoj mbrotje te Allahu që ta ruaj nga sherri i shejtanit dhe sherri i asaj që e sheh. Këtë ëndërr nuk duhet t’ia rrëfej askujt, sepse i sjell dëm, e as nuk duhet të interesohet që ta interpretojë. Sepse kur disa njerëz shohin gjëra që i urrejnë shprehin interesimin që të interpretohen duke shkuar tek interpretues të ndryshëm, apo duke hulumtuar nëpër libra që të gjejnë se çfarë kuptimi ka kjo ëndërr. Por nëse këto ëndrra interpretohen, atëherë do të ndodhin ashtu siq janë interpretuar.

Por nëse njeriu kërkon mbrojtje te Allahu që ta ruaj nga sherri shejtanit dhe nga sherri i asaj që e sheh, dhe në anën tjetër nuk i rrëfen askujt atë që ka parë, atëherë çfarëdo që të jetë ajo nuk do t’i bëj dëm. Është ilaç i lehtë që njeriu të ketë durim dhe ta mbajë fshehtë atë ëndërr, dhe të kërkoj mbrojtje te Allahu që ta ruaj nga sherri i saj, në mënyrë që ajo të mos ndodhë.
Lloji i tretë: Janë ëndrrat që nuk kanë ndonjë cak të caktuar, të cilat ndonjëherë vijnë si rezultat i preokupimit të njeriut me disa gjëra, apo ndonjëherë janë lojë e shejtanit që i bën njeriut në gjumë duke parë gjëra që nuk kanë ndonjë kuptim, siq transmetohet kur një njeri i kishte treguar Pejgamberit (salallahu alejhi ve selem) duke i thënë: “O i dërguar i Allahut, kam parë në ëndërr të më këputet koka dhe të rrokulliset, kurse unë vrapoja pas saj”. Atëherë Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) i tha: “Mos ua rrëfe njerëzve atë se si shejtani ka luajtur me ty në gjumë”. Pra kjo nuk ka ndonjë kuptim, nuk ka farë kuptimi ëndrra që ka parë se i është këputur koka dhe është rrokullisur, ndërsa ky ka vrapuar pas saj, kjo nuk ka ndonjë kuptim.
Këto janë ndarjet e ëndrrave, dhe nëse njeriu sheh të personifikuar në ëndërr babain e tij, nënën, vëllaun, xhaxhain apo dikë tjetër, atëherë kjo mund të jetë e vërtetë, por mund të jetë edhe nga shejtani, sepse shejtani mund të personifikohet në formën e njeriut dhe të shihet në ëndërr, përveç në formën e Pejgamberit (salallahu alejhi ve selem), sepse nëse njeriu e sheh Pejgamberin (salallahu alejhi ve selem) në ëndërr të përshkruar ashtu siq është, atëherë ai e ka parë në realitet, sepse shejtani asnjëherë nuk mund të personifikohet me fizionominë e Pejgamberit (salallahu alejhi ve selem) dhe as nuk guxon ta bëjë.

Prandaj, nëse një njeri ka parë në ëndërr një person, dhe mendon se ai ishte Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem), atëherë le të hulumtoj përshkrimin e këtij njeriu se a është i ngjashëm plotësisht me përshkrimin e fizionomisë së Pejgamberit? Nëse po, atëherë ai është vet Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem), por nëse nuk ngjanë plotësisht, atëherë nuk është Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) por ato janë iluzione që shejtani i sjell tek njeriu i fjetur. Për këtë, ka raste të shpeshta kur dikush thotë: Pejgamberin e pashë në ëndërr duke thënë kështu… kështu. Por kur fillon ta përshkruaj, vëren se ai përshkrim nuk ka ngjajshmëri me dukjen e Pejgamberit (salallahu alejhi ve selem). Megjithëse në ëndërr i është shfaqur se ai është vet Pejgamberi, por kur rrëfen përshkrimin e tij del se nuk është Pejgamberi, atëherë prerë mund të themi se nuk është Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem). Ndërsa, ai i cili e ka parë në ëndërr dhe na e përshkruan në pajtim të plotë me dukjen e Pejgamberit (salallahu alejhi ve selem), atëherë ai është Pejgamberi. Por duhet ta dimë se nuk është e mundur që në ëndërr Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) të tregoj gjëra që janë në kundërshtim me sheriatin. Dmth nëse dikush thotë: ”Kam parë Pejgamberin (salallahu alejhi ve slem) në ëndërr duke më thënë kështuc duke më porositur për këtë… për atë”, dhe nëse ato fjalë janë në kundërshtim me sheriatin, atëherë kjo është një gënjeshtër, dhe kjo gënjeshtër bëhet nga vetë personi që ka parë në ëndërr Pejgamberin (salallahu alejhi velem), nëse e përshkruan plotësisht ngjashëm me pamjen e Pejgamberit.

Shejh Muhammed bin Salih el Uthejmin
Shkeputur nga libri: ”Sherhu Rijadis Salihin” 2/675-677

Perktheu: Jeton Bozhlani

NËNËS I DIGJET SHPIRTI PËR TY!

$
0
0

Nëna më jepte pjesën e saj të ushqimit dhe derisa e përcillte orizin nga pjata e saj në pjatën time më thoshte: Biri im, haje këtë oriz se unë nuk jam e uritur!

Biri im, gjithashtu haje këtë peshk, a po harron se unë nuk e ha peshkun!

Biri im, nuk jam e lodhur!

Biri im, ti pi se unë nuk jam e etur!

Pastaj, refuzoi pas vdekjes së prindit tim të martohet me burrë tjetër duke thënë:

Nuk kam nevojë për dashuri!

Kur refuzoi të braktis punën, ia veçova një pjesë të rrogës sime, por refuzoi ta merr duke thënë: Biri im, ruaje pasurinë tënde se unë kam sa për nevojat e mia!

Kur gjendja ime u përmirësua kërkova që të banojë me mua, mirëpo nuk deshi të më ngushtojë, dhe më tha: Biri im, unë nuk jam e mësuar të jetoj jetë komforte!

Nëna u plak dhe e arriti moshën e pleqërisë, e u sëmurë nga kanceri, shkova ta vizitoj, fillova të qaj dhe kur më pa ashtu, më tha: Biri im, mos qaj! Unë nuk ndjej dhembje!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

THËNIE DHE URTËSI TË ARTA

$
0
0

1. “Nuk ka asnjë të mirë në dorën e një njeriu të hidhur. Gjuha e ëmbël dhe zemra e zjarrtë, ju jep ëmbëlsinë me majën e gjuhës dhe ju tradhëton si një dhelpër.” – Shejh Muhamed ibn Salih El-Munexhid

2. “Sinqeriteti ndaj Allahut në vepra e shton suksesin tek njeriu dhe e shumëfishon shpërblimin.” – Shejh Dr. AbdulAziz Et-Tarifi

3. “Një nga obligimet më të rëndësishme të kohës që duhet të përsëritet në vazhdimësi është çështja e qëndrueshmërisë së personit në fenë e Allahut në kohë kur shtohen trazirat dhe luhatjet.” – Shejh Dr. Nasir El-Umer

4. “Vërtetë zemra bëhet më e ngurtë se guri kur largohet nga përmendja e Allahut.” – Shejh Dr. Salih El-Feuzan

5. “Respekti ndaj prindërve i shlyen mëkatet e mëdha.” – Ahmed ibn Hanbeli, Allahu e mëshiroftë

6. “Feja e têra është moral, andaj kush ta ka kaluar në moral, ta ka kaluar në fé. – Ibn Kajjimi, Allahu e mëshiroftë

7. “Hyrja në dynja është e lehtë, por të heqësh dorë prej saj është shumë e vështirë.” – Fudajl ibn Ajjad, Allahu e mëshiroftë

Përktheu dhe përshtati: Amir Shabani

NJERIU QË U FUNDOS NË TOKË DHE QËNDRON DERI DITËN E GJYKIMIT NË TË?

$
0
0

Transmetohet nga Ebu Hurejra radijallahu anhu se i Dërguari i All-llahut salallahu alejhi ve selem ka thënë: “Derisa një njeri me petka të bukura, i kënaqur në vetvete, me flokë të krehura, ecte me mendjemadhësi, në atë çast All-llahu i Madhëruar e fundosi në dhe, ku do të thellohet deri në Ditën e Gjykimit!”

(Muttefekun alejhi)

Transmetohet nga Seleme ibn el-Ekva radijallahu anhu se i Dërguari i All-lla­hut salallahu alejhi ve selem ka thënë: “Njeriu vazhdimisht ecën me kryelartësi de­risa të shkruhet me tiranët, e pastaj e godet çka i ka goditur edhe ata.”

(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadith hasen)

AI QË E BËN KËTË VEPËR I PLOTËSOHET LUTJA !!

$
0
0

Lexuesi i gjithë Kuranit ka një dua të pranuar!

Sahabiu i nderuar, Enes bin Malik (Allahu qoftë i kënaqur me të), kur e lexonte gjithë Kuranin (hatme), i mblidhte gjithë familjen e tij dhe bënte dua për ta.

Thoshte:- Ai që e bën hatme Kuranin ka një dua të pranuar!

I biri i Imam Ahmedit, Salihu, tregon se Imam Ahmedi e bënte hatme Kuranin (përfundonte leximin) çdo të xhuma mbas ikindie.

Ai i mblidhte të gjithë fëmijët e tij dhe bënte dua për ta!

Shejh Meshhur Hasen.

Shafrani Indian

$
0
0

Vetitë Shëruese:

  1. Anti-oksidant , anti-depresiv, anti-inflamator.
  2. Qetëson dhe mjekon gastritet dhe ulcerat.
  3. Mjekon crregullimiet e melcise.
  4. Anti-alergjik.
  5. Anti- tumoral.
  6. Anti-virusal.
  7. Nxit punën e gjendrave endocrine.

Përdorimi: Hidhet një lugë kafeje, në supë, kos apo rizoto dy herë në ditë, mëngjes dhe darkë.

Këshilla: Të ruhet në ambjent të thatë larg lagështisë.

Gjethet e dafinës janë jashtëzakonisht të shëndetshme dhe posedojnë këto veti mjekësore

$
0
0

Laurus nobilis (dafina)

Dafina është një bimë e dobishme, e cila shpesh përdoret si erez, por me sa duket mund të ofrojë përdorime të shumëfishta.
Ju mund të gjeni lehtësisht dafinat në tregje dhe në dyqanet e ushqimore. Ja çfarë mund të trajtojë:
•Problemet nervit ishatic
• Dhimbje koke dhe migrenë
• Dobësi dhe energji të ulët
• Cistet
• Spazma
• Artritin
• Infeksionet e lëkurës
• Dhimbje barku dhe gazra
• Gërhitjen
• Simptomat para menstruacioneve
• Depresioni
Të gjitha që duhet të bëni për të shijuar këto përfitime është pirja e çajit të dafinës, e cila përgatitet si më poshtë:
përbërësit:
30 gram gjethe të thata dafine
Uji
Udhëzime:
Shto gjethet e thata sapo uji vlon, dhe lërini për disa minuta. Pastaj, hiqni enën nga nxehtësia, mbuloni atë dhe lëreni të ftohet. Për efektet më të mira, pini çajin e dafinës dy herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje. Gjethet e kësaj bime janë jashtëzakonisht të shëndetshme dhe posedojnë këto veti mjekësore:
– Lehtëson dhembjen. Për lehtësimin e dhimbjeve të muskujve, ziej 5 gjethe dafinne në 1 litër ujë dhe shtoni atë në vaskë e mbajeni për 15 minuta.
– Këto gjethe janë të pasura me hekur, kalium, vitaminë C, A, kalcium, magnez dhe mangan.
– Ato ndihmojnë tretjen, dhe trajtojnë ulcera stomaku, dhimbje barku dhe fryrje.
– Qetësojnë dhimbjen e artritit. Thjesht lyeni me vajin e këtyre gjetheve nyjet e prekura.
– Për të trajtuar infeksionet e lëkurës, aplikoni një kompresë të ngrohtë me lëngun gjetheve të dafinës në zonën e prekur. Gjethet e dafines kanë veti të fuqishme antibakteriale dhe antifungale.
– Çaji i gjetheve të dafinës lufton sëmundjet e frymëmarrjes, kollës, gripin dhe ftohjet. Vendosni fasha të ngrohta në gjoks me lëngun e marrë nga zierja e dafinës.
– Gjethet e dafinës janë të dobishme në rastin e diabetit, pasi ato rregullojnë nivelet e sheqerit në gjak.
– Shpëlarje e kokës me gjethet e dafinësë parandalon zbokthin.


Gruaja qe ra dakort për martese ne mëngjes refuzoi

$
0
0
Shembulli I mjekimit te kësaj magjie –
Gruaja qe ra dakort për martese ne mëngjes refuzoi

Erdhi tek unë një djalosh e tha qe kishin nja vajzë e kish një problem te jo te zakonte.nëse diksuh e kërkon për martese ajo bie dakort me kenaqesi por fled he pastaj gdhihet ndryshon mendimin e refuzon martesen pa dhen shkaqet.Kjo gjë është përsëritur shumë here gjersa filluam te dyshojme.Kush është mendimi yt/
kur ja lexova asaj suret u rrezua e foli xhindi
Thashe kush je ti?
Tha –filani(nuk po përmend emrin e tij)
I thashë Pse hyrë tek ajo vajzë?
Tha –Sepse e dua atë.
I thashë –Ajo nuk te do ty por ti çfarë kërkon prej saj?
Tha-Nuk dua qe ajo te martohet.
I thashë Çfarë I bërë asaj.
Tha nëse vinte dikush qe te fejohej me te ajo binte dakort ne gjume e kercenoja qe mos te martohej se do ti bëja kështu e ashtu.
I thashë ti çfarë feje ke?
Tha -musliman.
I thashë kjo nuk lejohet nga sheriati dhe profeti a.s tha mos demto tjerët e mos u demto vete” Kjo qe po bën ti është demtim I muslimanes dhe është e ndaluar me sheriat.Ju mbush mendja xhindit dhe doli dhe u përmend gruaja .

Ka raste qe xhindi nuk I hyn ne trup por I bën vesevese dhe ngacmime nga jashtë dhe tek personat e dobët me besim ia ndërron mendjen shpesh dhe njeriu se kupton qe ndjekja e mendimeve dke rënë pre e shejtanit .

VAJ GINSENGU

$
0
0

VAJ GINSENGU

Në Kinë, Kore dhe Japoni xhinsengu konsiderohet si një nga bimët më të mira që aktivizojnë shëndetin, sidomos për të moshuarit, sepse ai përdoret për mjekimin e debulesës që shoqëron zakonisht njerëzit e thyer në moshë, siç është dembelizmi, aktiviteti i dobët seksual, acarimi i kyçeve, plakja, probleme të ndryshme të moshës së thyer, humbja e dëshirës seksuale. Për këtë arsye ata e quajnë këtë bimë me emrin “bima e përjetësisë”.

Struktura përbërëse: Lënda kryesore përbërëse janë ginsenoside, vitaminat, kalcium, kamfur, eleutheroside, hekur, mukus, rrëshirë, sapuninë, amidon, vitamina A, B, B12 etj.

Përdorimi:
– Nëse konsumohet në doza të larta, e ul tensionin.
– Nëse përdoret në doza të vogla, e ngre tensionin.
– Është i dobishëm kundër lodhjes trupore dhe mendore dhe shërben si forcues i përgjithshëm.
– Forcon gjendrat mbiveshkore dhe gonade, aktivizon sistemin imunitar, funksionet e mushkërive dhe shton oreksin.
– Është i dobishëm për të sëmurët me diabet, ata që vuajnë nga steriliteti, për ata që vuajnë nga mungesa e fuqisë dhe depresioni.
– Gjithashtu është i dobishëm kur hiqet dorë nga varësia prej diçkaje, mbron nga dëmet e rrezeve dhe sportistët e përdorin për forcimin e trupit. Këshilli i ekspertëve gjermanë që vlerëson medikamentet këshillon përdorimin e xhinsengut në këto raste:
– Për përmirësimin e imunitetit (shton rruazat e bardha të gjakut, nxit sekretimin e interferonit që shton rezistencën e trupit ndaj viruseve dhe shton aktivitetin e antitrupave).
– Shton performancën mendore, shton aftësinë për të mësuar, shton të menduarin maksimal dhe përqëndrimin.
– Është i dobishëm për të sëmurët me diabet që marrin insulinë.
– Mbron mëlçinë nga efektet e dëmshme të ilaçeve, alkoolit, nga lëndët helmuese dhe përmirëson funksionet e mëlçisë, shton rezistencën dhe performancën.
– Gjithashtu besohet se xhinsengu i bën rezistencë lodhjes përmes mbështetjes që i jep gjendrës mbiveshkore. Disa kërkues nga Italia, Danimarka dhe Finlanda këshillojnë përdorimin e tij si një ilaç plotësues për të sëmurët me kancer.
– Gjithashtu, ai pakëson prishjen e qelizave që vjen si pasojë e mjekimit me rreze dhe mbron qelizat e shëndosha nga dëmtimi.

Përdorimi: Një lugë të vogël (çaji) nga vaji i Xhinsengut në një gotë qumështi pihet dy herë në ditë, mëngjes dhe mbrëmje pas buke deri në normalizim të plotë të gjendjes.
Vërejtje: Nuk mund të përdoret nga njerëzit që vuajnë nga mungesa e sheqerit në gjak (hipoglicemia) dhe nga tensioni i lartë i gjakut (hipertensioni).
Vërejtje: Nuk përdoret te gratë shtatëzëna, te fëmijët dhe tek ata që vuajnë nga alergjia

12 shenja që Allahu të do

$
0
0

1. Nëse ta ka dhuruar fenë dhe udhëzimin, dije se Allahu të do. 2. Nëse të ka dhuruar vështirësi, fatkeqësi dhe probleme, dije se dëshiron ta dëgjojë zërin tënd në lutje-dua. 3. Nëse Allahu të ka dhënë pasuri dhe ti e përdor edhe për nevojtarët, dije se Allahu të do dhe në botën tjetër do të japë më shumë. 4. Nëse Allahu të ka dhuruar kënaqësinë, dije se Allahu të do dhe se Ai të ka dhënë dhuntinë më të bukur. 5. Nëse të ka dhënë durimin, dije se Allahu të do dhe se ti je nga fitimtarët. 6. Nëse të ka dhënë sinqeritetin, dije se Allahu të do! Andaj bëhu i sinqertë ndaj Tij. 7. Nëse të ka dhënë brenga, dije se Allahu të do dhe pret nga ti hamdin dhe falenderimin. 8. Nëse të ka dhënë pikëllimin, dije se Allahu do dhe dëshiron ta provojë imanin (besimin) tënd. 9. Nëse të ka dhënë varfërinë, dije se Allahu të do dhe të ka dhënë diçka më të shtrenjtë se ajo. 10. Nëse të ka dhënë gjuhë dhe zemër, dije se Allahu të do dhe dëshiron që ato t’i përdorësh në mirësi dhe sinqeritet. 11. Nëse të ka dhënë namazin, agjërimin, kur’anin, dije se Allahu të do, andaj mos i le pas dore, por puno me to. 12. Nëse të ka dhënë islamin, dije se Allahu të do. Allahu të do, e si mos ta duash ti Allahun? Allahu të ka dhëne shumë, si ka mundësi të mos ia dhurosh dashurinë?

Dijet e rëndësishme për magjine

$
0
0
Dijet e rëndësishme për magjine.

Mundet qe shenjat e magjise te ngjajne me shenjat e mesit hyrjes se shejtanit ne te .
Ndjenja e perhershme për dhimbje barku argumneton se magjia është pire ose ngrënë
Nuk plotesohet mjekimi me kuran vetëm se me dy kushte
Ai qe mjekohet te zbatoje urhderat e Allahut
Të bindet I semuri se sherimi vjen prej kuranit qe është fjale e Zotit dhe jo prej njeriut qe këndon atë.
Shumica e llojeve te magjise kanë te perbashket ndierjen e ngushtimit ne kraharor veçanërisht naten.
Mund të mësosh vendin e magjise ne dy mynyra
Lajmerimi nga xhindi qe punon me këtë magji por mos I beso gjersa te dërgosh dike e te kërkoje për magjine ne vendin e duhur e nëse e gjen atëherë xhindi thotë te vërtetën e në rast te kundërt dihet qe xhindet genjejne shumë.
I semuri dhe mjekuesi fal dy rekat me sinqeritet net e njeten e nates dhe e lut Allahun tia bëj te ditur vendin e magjise.e mundet qe të shikosh ne ender rose te ndjesh diçka ose te vjen ne mendjen tënde vendi I magjise e nëse ndodh kjo atëherë shot falenderimet ndaj Allahut.
Mundet qete lexosh kuran ne vajin habbeti seuda e ta urdherosh te semurin qe te lyeje me te vendin e dhimbjes ne mëngjes e mbrëmje e kjo për çdo lloj magjie .
I fiksua ne sahihun buhari se vaji hab-betu seuda është për çdo lloj semundje përveç vdekjes e ne disa vende ajo quhet fara e bereqetit edhe disa vende quhet esh-shuimir.

E semura qe Allahu ia bëri te shikoje vendin e magjise

Me erdhi kjo vajzë e kuri lexova kuran mesova se kishte magji te fortë.Shikonte imazhe ne gjume ose kur ishte zgjuar.e rëndësishme është qe I thashë familjes se saj te perdornin këtë ilac e magjia do të prishej ne vendin e saj.Ata me thanë A ka ndonjë rrugë qe te gjejmë vendin e magjise.
Po I thashë Beni lutje te shumta tek Allahu qe tua tregoj vendin e saj ne fundin e nates dhe kështu bëri e semura dhe pa një ëndërr sikur dikush ia mori doren dhe e çoi tek vendi I magjise dhe I tregoi për magjine grupsur net e.Ne mëngjes lajmeroi familjen dhe net e njetin vend gjeten magjine.e nxoren atë e prishen dhe u sherua vajza dhe falenderoi Zotin për këtë miresi.

Sekreti i Rinisë dhe Bukurisë së Grave Japoneze

$
0
0

Në Japoni, për shekuj me radhë, orizi është përdorur në receta bukurie. Orizi është plot me vitamina B, të cilat riparojnë dhe stimulojnë rritjen e qelizave, përmirësojnë furnizimin me gjak në lëkurë dhe parandalon plakjen.
Kjo është cka keni nevojë për te pasur një lekure mahnitëse;

Me këtë maskë terapeutike lëkura juaj do te zbutet dhe do te rrezatoje.
Është e rëndësishme të përdorni përbërës të kualitetit të lartë për këtë maskë.

Përbërësit e nevojshëm:
• 2-3 luge gjelle oriz
• 1 luge gjelle qumësht
• 1 luge gjelle mjaltë

Udhëzime:
Vendos 2-3 luge gjelle oriz në ujë të ftohtë dhe ngroheni gradualisht deri sa orizi të zbutet.
Perzijeni mirë dhe derdhni ujin e orizit në një tas tjetër.
Lani orizin dhe shtoni një lugë gjelle qumështi të nxehtë. Perzijeni atë dhe shtoni një lugë gjelle mjaltë.
Para aplikimit pastroni fytyrën tuaj. Aplikoni një sasi të madhe dhe lereni atë për gjysmë ore dhe pastaj lani fytyrën me ujin e orizit.
Uji i orizit është një zbutes i perkryer lëkurës, sepse ajo është e plotë me antioxidant dhe thith rrezet ultraviolet.

Mbani ujin e orizit në frigorifer, por jo më shumë se 4 ditë. Ju mund ta përdorni atë dy herë në ditë kete leng, në mëngjes dhe në mbrëmje.
Gjithashtu, mund ta ngrini ne akull dhe ta përdorni atë më vonë për masazhet e fytyrës.

Burimi: /healthylifestylezone.com
©gatuajshendetshem/përktheu a.sulmina/

Viewing all 11558 articles
Browse latest View live