Quantcast
Channel: Mjeksia Islame
Viewing all 11558 articles
Browse latest View live

Kjo është drejtësia e Allahut…!!? (“O Musa, shko te kroi (burimi i ujit) dhe vetëm përcjell se çfarë do të ndodh atje!”)

$
0
0

Musai a.s. e pyeti Allahun e Madhërishëm, duke i thënë: “O Zot, më trego si është drejtësia jote?
Allahu i Madhërishëm i tha: “O Musa, shko te kroi (burimi i ujit) dhe vetëm përcjell se çfarë do të ndodh atje!”
Dhe Musai a.s. shkoi, qëndronte larg kroit dhe po përcillte se çfarë do të ndodhë atje.
Pas pak erdhi një ushtar me kalin e tij. Ai piu ujë nga burimi, por një qese me lira që e kishte me vete e harroi aty! Dhe pastaj kalorësi shkoi.
Pas tij, aty erdhi një fëmijë, edhe ai piu ujë. Fëmija e gjeti qesen me lira aty, andaj e mori dhe shkoi!
Më vonë, aty erdhi një plak i moshuar. Edhe ai piu ujë dhe u ulë pranë burimit për të pushuar, sepse ishte i lodhur mjaft.

Kur kalorësi e merr vesh se e kishte harruar qesen me lira, u kthye përsëri te burimi i ujit për ta marrë. Mirëpo, nuk e gjeti aty. Atëherë e pyeti plakun se ku është qeseja e tij me lira?
Plaku u përgjigj se din asgjë në lidhje me lirat.

Atëherë kalorësi, i bindur se ja kishte marrë plaku lirat, e goditi plakun me shpatë dhe e la të vdekur në vend!
Ato momente, Musai a.s. i cili po i përcillte këto ngjarje tha në vete: Allah, Allah! Tjetër kush i mori lirat, ndërsa plaku u mbyt pa faj! Çfarë drejtësie është kjo, o Zoti im!?
Allahu i Madhërishëm ju përgjigj Musait a.s.:
“O Musa, plaku që mbeti i vdekur aty pa faj, ai ishte vrasës i babait të kalorësit, ndërsa fëmija që i mori lirat, ato i takonin atij, sepse lirat ishin të babait të tij, por kalorësi ia kishte vjedhur babait të fëmijës! Ja, o Musa, çdo gjë u kthye në vendin e vet! Kjo është drejtësia Ime!”
Andaj nuk duhet të paragjykojmë për asgjë, sepse nuk e dimë atë që është e fshehtë!


Kur te pish uje zem zemi beje kete lutje (apo beje lutjen qe ke nevoje me se shumti ne jete)

$
0
0

Ibn Abasin kur pinte ujë të zemzemit thoshte:O Zot t’lutem ty për dituri të dobishme, furnizim të gjer dhe shërim të cdo sëmundje.“Me të vërtetë uji zemzemiit është i bereqetshëm dhe shërim i çdo sëmundje”.Uji më i mirë në tokë është uji i zemzemit”

Uji i Zemzemit është një Shenjë nga shenjat e ALLAHUT Fuqiplot. Ky ujë vec është një nga shenjat e Fuqiplotit në këtë tokë. Fjalët e Resulullahut s.a.v.s. për këtë ujë janë të shumta, ne do ti përmendim disa nga ato fjalë që tregojnë vlerën e këtij uji dhe dobitë që ka me pirjen e tij dhe edukatën e pirjes së këtij uji. Pejgamberi a.s. e ka përshkruar ujin e zemzemit duke thënë:

“Me të vërtetë uji zemzemiit është i bereqetshëm dhe shërim i çdo sëmundje”. Transmetohet nga ibn Xhurejxh të ketë thënë kam dëgjuar se thuhet: “uji më i mirë në tokë është uji i zemzemit”.

Transmetohet nga Xhabir bin Abdullah të ketë thënë: “Uji I zemzemit është për qka te pini” dhe ka shtuar Darekatni “nëse pin prej tij për t’u shëruar me të, ka për të shëruar Allahu, nëse pin për t’u ngopur, do ngopesh me të dhe nëse pin për largimin e etjes, ka për ta larguar Allahu, dhe ajo është goditja e Xhibrilit në tokë me të cilen Allahu ia ka shuar etjen Ismailit.

Qendrimi i gjatë i fëmijës në telefon sjell agresivitet, ngecje në të folur, obezitet(mbipesh)….

$
0
0

Qendrimi i gjatë i fëmijës në telefon sjell agresivitet, ngecje në të folur, obezitet(mbipesh)….

•Sipas asaj qe kam hulumtuar deri më tani të vërtetuara edhe shkenctarisht arrij në përfundim se teknologjia është ajo e cila vërtetë po i “vret ” fëmijët!
•Një fëmijë nën moshen 3 vjeqare asesi nuk guxon të qëndroj më shumë se 10-15 min në telefon ndersa një adoleshent jo më shumë se 30min shkak i pasojave afategjate të cilat shkaktohen.
•Nëse jemi në një ambient ku ka fëmije vërehet qartë se ata nuk luajn me njëri-tjetrin por “luajn me vetveten” mbyllen ne vete…

•Të qëndruarit e fëmijëve ne telefona shkenctarishte shkakton pasoja të rënda tek fëmijët, në vazhdim do ti cekim vetem pak nga to:
~Ngecje në të folur(belbëzim)
~Obezitet
~Agresivitet
~Mbyllje në vetvete
~Dëmtim i pa diskutueshem i muskujve te syve( probleme me shikim skuqje dhe lotim te syve)
~Gjendje e pasiguris kur merr ndonje inicjativ.
~Gjendje emocjonale të luhatëshme.
~Padëgjueshmëri dhe kokëfortësi.
~Kequshqyeshmeri.
~Humbje e kontaktit social me fëmijët.
~Mbyllje në boten e tyre virtuale.
~Ekspozim ndaj dhunes.
~Izolim social.
~Dëmtim i shtylles kurrizore nga qëndrimi i pa përshtatshëm…etj.

Përgatiti inf.Qendresa Paqarizi

Asgjë në këtë botë nuk jeton vetëm për vetën e vet…

$
0
0

Asgjë në këtë botë nuk jeton vetëm për vetën e vet…
– Lumenjtë nuk e pinë ujin e tyre….
– Pemët nuk i hanë frutat e tyre ….
– Dielli nuk e ngrohë vetvetën …..
– Lulet nuk i japin aromë vetëm vetës së tyre..
– Të jesh i dobishëm për të tjerët është ligj I natyrës dhe rruga e lumturisë….

Mufti Menk

Ekstazia “Redbull” shkakton vdekjen e të rinjve në Serbi

$
0
0

Një lloj i ri droge ka ardhur në Serbi nga Kina dhe në mesin e të rinjve është e njohur për shkak se ajo ka një efekt të zgjatur dhe efektet e saj zgjasin deri në tetë orë.

Siç transmetojnë mediat serbe, vetëm në dhjetë ditët e fundit tre adoleshentë kanë vdekur nga mbidoza.

Pilulat e kuqe të ekstazës së re “Redbull” janë pesë herë më të forta se zakonisht. Supozohet se kjo lloj droge ka ardhur nga Kina, dhe një dozë e saj mund të shkaktojë komë dhe vdekje, transmeton kp.

Ky lloj i narkotikëve përmban sasi jashtëzakonisht të mëdha të ekstazisë tashmë standarde që është gjetur ilegalisht në treg për vite me radhë.

TË KEMI KUJDES: SHQIPTIMI I DREJTË “ESTAGFIRULLAH” ËSHTË SHUMË I RËNDËSISHËM

$
0
0

Është vërejtur se disa njerëz gabimisht e shqiptojnë istigfarin, përkatësisht, fjalën “Estagfirullah”, që përkthehet nga arabishtja: O Allah, më fal! ose: Kërkoj falje nga Allahu.
Pasiqë besimtari musliman dhe besimtarja muslimane duhet çdo ditë sa më shpesh ta shqiptojnë fjalën e istigfarit, është e domosdoshme që këtë fjalë të dimë ta përdorim si duhet.
Disa njerëz e shqiptojnë gabimisht “Estakfirullah” (duke e përdorur shkronjën K, në vend të shkronjës G), që nuk është e saktë dhe nuk ka fjalë të tillë në gjuhën arabe.
Nëse do ta përkthenim me një përkthim të lirë, ajo do të thotë: “Kërkoj nga Allahu kufër (mosbesim)!” Allahu na ruajtë!
Duke e shqiptuar këtë fjalë i humbet kuptimi dhe thuhet diçka që është e përshtatshme, apo që është mëkat. (Fjala “kefere” do të thotë, të mbulohet diçka, kurse në Kur’an për jobesimtarët thuhet “kuffar” ose “kafirun”, që do të thotë, ata që e mbulojnë të vërtetën.)
Le të jemi të kujdesshëm, ta lexojmë si duhet Kur’anin dhe dhikrin, dhe të kërkojmë falje për mëkatet tona prej Atij i Cili fal!
Përshtati: Miftar Ajdini.

Çfarë është kardamomi dhe si ta përdorni atë

$
0
0

Çfarë është kardamomi dhe si ta përdorni atë
Kardamomi (Elettaria cardamomum) është një bimë e mbuluar me shkurre me origjinë nga Azia Juglindore e cila rritet nga 1 deri në 3 metra lartësi. Prodhuesit më të mëdhenj të kardamomit janë Sri Lanka dhe Malajzia.
Ai njihej edhe në Persi, nga ku është importuar në Europë në më shumë së 3000 vjet më parë. Është përdorur gjithashtu edhe nga grekët e lashtë dhe romakët, më shumë për parfume se sa në ushqime.
Përfitimet shëndetësore të kardamomit
Kardamomi ka veti shëruese dhe mund të përdoret në forma të ndryshme. Mund të përdoret i papërpunuar, në formën e tretësirës, si vaj esencial ose si çaj. Efektet e tij shëruese më së shumti evidentohen tek problemet që lidhen me sitemin e tretjes.
Ekstrakti i kardamomit t përmban komponentë që ndihmojnë në procesin e tretjes dhe stimulon gjithashtu metabolizmin. Falë kësaj, kardamomi mund të ndihmojnë për të forcuar oreksin, apo për të parandaluar përzierjet dhe të vjellat.
Ai është konsideruar si një diuretik, që trajton problemet e traktit urinar, pastron veshkat nga kalciumi dhe në këtë mënyrë mund të ndihmojë në humbje peshe, të reduktojë presionin e lartë të gjakut dhe të heqë toksinat nga trupi.
Vaj esencial i kardamomit është përdorur shpesh në masazhet relaksuese për muskujt, për lehtësimin e dhimbjeve si dhe zvogëlon stresin.
Çaji i përgatitur me kardamomit ndihmon në lehtësimin e depresionit. Çaji i kardamomit i përzier me kanellë ndihmon në rastet e dhimbjeve të fytit, apo gripit.

“Nënë, unë të urrej ty, të urrej!”

$
0
0

Ndoshta e keni dëgjuar tregimin e një djali të vogël, i cili, në zemërim, i tha nënës së tij: “Nënë, unë të urrej ty!”

Nga frika e dënimit, vrapoi dhe doli nga shtëpia, u ngjit mbi një kodrinë aty pranë dhe bërtiti me zë të lartë: “Unë të urrej ty, unë të urrej, unë të urrej!”

Nga lugina ai e dëgjoi një jehonë e cila ia ktheu: “Unë të urrej ty, unë të urrej, unë të urreeej!”
I frikësuar, djali vrapoi për në shtëpi dhe i tha nënës sesi një djalë i keq nga lugina i thërret se e urren.

Nëna e mori për dore dhe e çoi tek e njëjta kodrinë. Ajo i tha djalit të saj të bërtiste me gjithë zërin e tij: “Unë të dua, të dua, të dua!”

Djali e dëgjoi nënën e tij, por këtë herë zbuloi se nga lugina po e thërret një djalë shumë i mirë, me fjalët: “Unë të dua, të dua, të dua!”

Jeta është jehonë, jehona e veprave tona.
Atë që e dërgojmë – ajo na vjen përsëri.
Atë që e mbjellim – atë do ta korrim.
Atë që e japim – ajo do të na kthehet.
Ajo që e shohim tek të tjerët – ajo ekziston tek ne.

Pa marrë parasysh se kush jeni apo çka bëni ju, nëse kërkoni mënyrën më të mirë për të arritur sukses në të gjitha fushat e jetës, kërkoni të mirën te çdo person dhe në çdo situatë dhe do ta përvetësoni këtë rregull të artë te jetës:

“Në jetë ju mund të arrini çdo gjë që dëshironi, nëse ju ndihmoni të tjerëve të arrijnë atë që ata dëshirojnë. Kjo vlen për ju me çkado që të merreni, edhe nëse ju jeni tregtar, nënë, baba, shitës, biznesmen, student, mekanik.”
Nëse dëshironi që tek të tjerët të gjeni ‘mirësi’ dhe ‘aftësi’, mjafton që ta kërkoni.

Autor: Zig Ziglar; Akos.ba;

Përshtati: Miftar Ajdini


O baba, pse nëna qan pa arsye

$
0
0

Një djalë e pyeti nënën e tij: “Nënë, pse po qan?”
Ajo u përgjigj: “Sepse unë jam grua.”
Djali i tha: “Nënë, unë nuk po të kuptoj se çfarë po don të thuash.”
Nëna e përqafoi dhe i tha: “Biri im, ti nuk ke për ta kuptuar kurrë.”
Pastaj djali e pyeti babanë e tij: “O baba, pse nëna ime po qan pa asnjë arsye?”
Babai u përgjigj: “Biri im, të gjitha gratë qajnë pa asnjë arsye.”
Djali u rrit dhe u bë burrë, por ende nuk e dinte pse qajnë gratë!
Më në fund, ai e pyeti një njeri të mençur: “Pse qajnë gratë?”
Njeriu i mençur iu përgjigj:
“O bir, kur Allahu e krijoi gruan, i dhuroi asaj shpatulla shumë të forta që me to ta mbajë barrën e kësaj bote.
Ai i dhuroi asaj duar të buta dhe të ndjeshme, që me to të mund të japë pushim dhe rahati.
Ai ia dhuroi asaj forcën e brendshme që me të ta përballojë lindjen e fëmijëve dhe pastaj të tolerojë refuzimin e tyre dhe harresën e mundit dhe kujdesit të nënës pasi ata të rriten.
Ai ia dhuroi asaj forcën dhe këmbënguljen që të mund ta bartë barrën dhe kujdesin e familjes së saj, si dhe të jetë e qëndrueshme në situatat dhe kushtet më të vështira.
Ai i dhuroi asaj dashuri të pafundme ndaj fëmijëve të saj. Kjo është një dashuri e pakushtëzuar e cila nuk ndryshon as edhe atëherë kur fëmijët dashurinë e pafundme ia kthejnë me refuzim dhe dhimbje.
Më në fund, Allahu ia ka dhuruar gruas lotin, të cilin sipas nevojës ajo mund ta lëshojë që ta bëjë më të lehtë bartjen e barrës së rëndë të përgjegjësisë, dhe që të jetë në gjendje për ta vazhduar udhëtimin e jetës.
Kjo është dobësia e vetme që ka gruaja, prandaj respektoj lotët e të gjitha grave të botës, madje edhe kur qajnë pa asnjë arsye.
Shiriti i kërthizës tënde është prerë kur ke lindur ti dhe ke ardhur në këtë botë, mirëpo në trupin tënd ka mbetur gjurma e atij shiriti i cili ty ta kujton gjithmonë atë personin e mrekullueshëm që me qumështin e saj të ka ushqyer.”
O Allahu ynë i dashur, të lutemi që me çdo rrahje të zemrave tona, tu japësh nënave tona gradat më të larta në xhenet. Amin! http://saff.ba//
Përshtati: Miftar Ajdini

Cili ajet kuranor ofron recetën e suksesit në çdo sferë të jetës?

$
0
0

Muhamedi, a.s., është personi më i rëndësishëm në jetën tonë! Pa marrë parasysh sa njerëz të rëndësishëm keni në jetën tuaj, askush prej tyre nuk duhet të jetë aq i rëndësishëm sa Muhamedi a. A e dini pse sot kemi fatkeqësi në familje, në vendet e punës, në shkolla? Për shkak se njerëzit nuk sillen ashtu siç i ka mësuar Pejgamberi (savs).

Kur e kanë pyetur një dijetar se cili është dallimi në mes nesh dhe sahabëve, ka thënë: “Nuk është dallim i madh, por vetëm aq sa ka prej gjuhës deri te zemra.” Ne nuk kemi problem në mungesën e informacionit, por në zbatimin praktik të mësimit. Sahabët Pejgamberin (savs) e morën shembull (e ndoqën) në çdo gjë, të vogël dhe të madhe. Ata e jetuan Islamin në të gjitha momentet e jetës së tyre.

Çdo gjë në jetën tonë do ta kuptojmë nëse e ndjekim Pejgamberin (savs). Askush në jetën e tij nuk ka kaluar nëpër më shumë sfida sesa ai. Ai u rrit pa nënë dhe pa baba, kishte një fëmijëri të vështirë dhe të varfër, e humbi gruan e tij të dashur, fëmijët dhe shokët e dashur, përjetoi tallje, iu nënshtrua dhunës fizike dhe psikologjike. Të gjitha këto vështirësi, Allahu i Plotfuqishëm i vendosi në jetën e Muhamedit (savs), në mënyrë që ta edukojë për ta adhuruar vetëm Allahun dhe për tu mbështetur në Të.

Në suren el-Fatiha lexojmë: “Na udhëzo në rrugë të drejtë!”

Cila është kjo Rruga e drejtë?

Allahu i Plotfuqishëm këtë e shpjegon në suren Jasin:

1. “Ja Sin.
2. Pasha Kuranin plotë urtësi.
3. Me të vërtetë, ti (o Muhamed!) je pejgamber.
4. Në rrugën e drejtë.
5. Me shpalljen e të Plotfuqishmit, Mëshiruesit.
6. Që ta paralajmërosh popullin – paraardhësit e të cilit nuk ishin të paralajmëruar, prandaj (ata) kanë qenë të pakujdesshëm! (Jasin, 1-6)

Disa komentatorë të Kuranit thonë se shkronjat (ja, sin) në fillim të kësaj sureje i referohen Muhamedit (a.s.), sikur të don të thoshte: “O Muhamed, pasha Kuranin plotë urtësi, ti me të vërtetë je pejgamber, në Rrugën e drejtë …”

Në ajetin: “ala siratin mustekim” – /në Rrugën e drejtë/ është përdorur fjala ‘ala’ që do të thotë ‘mbi’, ‘sipër’. Kjo do të thotë se Muhamedi (savs) është në kulmin e rrugës për tek Allahu, ndërsa të gjithë njerëzit e tjerë janë duke shkuar nëpër këtë rrugë, prandaj kush vjen, vjen.

Sa e njohim ne Muhamedin (savs)?

Pasha Allahun, ne dimë shumë pak për të. Nëse pyetemi se pse kemi probleme me kryerjen e namazit, pse na vjen vështirë leximi i Kuranit, duhet ta dimë se kjo është për shkak se ne Allahun dhe të dërguarin e Tij, nuk i kemi më të dashurit në botë.

Pejgamberi (savs) ka thënë: “Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, nuk ka për të besuar askush nëse unë për të nuk jam më i dashur se fëmija i tij, prindi i tij dhe të gjithë njerëzit.” (Buhariu)
Kur Allahu i Plotfuqishëm dhe i dërguari i Tij, të na bëhen më të dashurit, më të dashur se të gjithë të tjerët, vetëm atëherë ne do ta ndjejmë bukurinë e namazit dhe të leximit të Kuranit.

Dashuria ndaj Pejgamberit (savs) rrjedh nga dashuria për Allahun. Ne e duam Muhamedin (savs), sepse ai është i Dërguar nga Allahu, Medinën e duam, sepse në të ka jetuar Muhamedi (savs), Kuranin e duam, sepse ato janë fjalët e Allahut, Mekën dhe Qabenë e duam, sepse ajo është shtëpia e Allahut. Të gjitha në jetën tonë i shohim përmes prizmit të dashurisë për Allahun e Plotfuqishëm.

Vëllezër dhe motra;

Ne duhet të mësojmë dhe lexojmë më shumë për Muhamedin (savs).

Më ka pyetur një djalë, a është e vërtetë ajo që thotë një hoxhë në TV, duke cituar se Muhamedi (savs) ka thënë: “Kur dikush nga ju sjell salavat dhe selam mbi mua, Allahu ma kthen shpirtin tim për t’iu përgjigjur atij në selam.” (Sunen Ebu Davud)
Po, është e vërtetë. Prandaj, ne duhet të mësojmë më shumë për jetën e Muhamedit (savs). Sa më shumë që mësojmë për të, aq më shumë do ta duam.

Mesazhi kryesor është sesi Muhamedi (savs), për 23 vjet e ka ndryshuar shoqërinë, sesi nga njerëzit të cilët i kanë bërë gjërat më të këqija e ka formuar brezin më të mirë?
Përgjigjen e gjejmë në ajetin vijues:

“Nga mesi juaj u erdhi një pejgamber. Atij i vjen rëndë për mëkatet që bëni ju, por ai përpiqet që ju të shkoni rrugës së drejtë, dhe ndaj besimtarëve është i butë dhe mëshirues.” (et-Tevbe, 128)

KY AJET ËSHTË RECETË PËR SUKSES NË ÇDO SFERË TË JETËS.

“Nga mesi juaj u erdhi një pejgamber.” – Pejgamberi (savs) ishte i lidhur me njerëzit, ishte një njeri nga populli, ai nuk u dallua nga njerëzit e tjerë.

“Atij i vjen rëndë për mëkatet që bëni ju …” – Pejgamberi (savs) nuk e kishte të lehtë në shpirt, i vinte vështirë për besimtarët.

Këtu fshihet mësimi i mëposhtëm: “Ne nuk mund të ndryshojmë asgjë, nëse qëndrimi ynë ndaj asaj çështjeje është i keq, nëse për neve nuk ka rëndësi.”

Pejgamberi (savs) i ka pushtuar njerëzit me sjelljen e tij, dhe, sa më shumë që investojmë në diçka, ashtu do të na e kthejë Allahu i Plotfuqishëm. Pejgamberi (savs) me net të tëra ka qarë dhe është lutur për umetin e tij, kurse gjatë ditës u ka buzëqeshur njerëzve, i takonte ata në mënyrën më të mirë. Ai nuk ishte indiferent, kështu edhe ne duhet të ndërpresim të qenët indiferent.
Si ta ndryshojmë qëndrimin ndaj diçkaje?

Së pari: Të jepemi krejtësisht pas diçkaje, sepse sa të jepemi për diçka, aq do të marrim kompensim për të.

Së dyti: Duhet të na vjen keq, nëse dështojmë.

Së treti: Duhet të jemi të butë në raportet ndërnjerëzore, nëse ajo çështje ka të bëjë me më shumë njerëz.

“Dhe ndaj besimtarëve është i butë dhe mëshirues.” – Pejgamberi (savs), më së shumti insistonte për sjelljen e bukur. “Prej jush më i dashur dhe më i afërt me mua në Ditën e gjykimit do të jetë ai që e ka moralin më të bukur.” (Tirmidhiu)

Rinia sot pyet se kënd ta dëgjojnë, cilin drejtim duhet ta ndjekin. Dijetarët islam theksojnë se nëse vepra të cilën e bën nuk të bën më të mirë ndaj të tjerëve, këtu janë disa shenja se ajo nuk ishte e sinqertë. Shiko në veprimet tua se apo ndikojnë ato që të ndryshohesh për të mirë ndaj të tjerëve.

Te disa njerëz ekziston edukata e shejtanit, e ajo është që kur mëson diçka, bëhesh më i keq. Edukata e Pejgamberit (savs) është që kur mëson diçka që bëhesh më i mirë.

Muhamedi (savs) duhet të jetë modeli ynë në gjithçka.
Le të mendojmë për fjalët e Allahut: “Allahu të ruan ty (o Muhamed) prej njerëzve.” (el-Maide, 67)

“Dhe e kemi ngritur lart emrin (kujtimin) tënd!” (el-Inshirah, 4)

Allahu i Plotfuqishëm, vetes ia ka bërë obligim mbrojtjen e Muhamedit (savs). Askush nga njerëzit nuk mund ta poshtërojë, nënçmojë ose zvogëlojë madhësinë e tij! Askush Muhamedin (savs) nuk mund ta poshtërojë nëse ne që e ndjekim atë sillemi ashtu siç na ka mësuar ai.

Ammar Bashiq; Akos.bA; Përshtati: Miftar Ajdini

Përhapja e dijes, konsiderohet ndër veprat më të mira

$
0
0

Abdullah bin Abdul Aziz el Umeri (adhuruesi), i shkroi një letër Imam Malikut ku e nxiste për vetmi (nga njerëzit) dhe vepra të mira. Maliku i shkroi duke i thënë: Vërtet Allahu i ka ndarë angazhimet tona, ashtu sikurse i ka ndarë furnizimet tona. Mbase dikujt i janë hapur dyert e agjërimit, dikujt tjetër mundësia e luftimit. Ndërsa përhapja e dijes, konsiderohet ndër veprat më të mira dhe unë jam i kënaqur me atë që Allahu më ka mundësuar. Ashtu sikurse nuk mendoj se puna ime është më pak e vlefshme se puna jote duke shpresuar që gjithsecili nga ne të jetë pjesë e mirësisë. [Tarih el Islam 29/329].

MOS DILNI NGA SHTEPIA PA MENGJES

$
0
0

MOS DILNI NGA SHTEPIA PA MENGJES

Mëngjesi është një vakt që nuk duhet evituar. Madje për të duhet treguar shumë kujdes dhe rëndësi, pasi është sasia e parë e ushqimit që marrim në fillim të ditës.
Sipas një studimi të publikuar në American Journal of Clinical Nutrition, thuhet se nëse nuk konsumohet mëngjesi, atëherë rritet rreziku për atak kardiak dhe diabet.
Mëngjesi është si ari! Duhet të konsumojmë në mëngjes ato ushqime që kanë kaloritë dhe vlerat e duhura, dhe jo produkte të dëmshme.
Nëse nuk hani mëngjes atëherë keni nivele më të larta insuline, të cilat do të sjellin edhe rritje të kolesterolit të dëmshëm.
Megjithatë ende ka diskutime se cili është mëngjesi ideal, ai anglez, amerikan, italian, gjerman.
Mëngjesi amerikan: Kryesisht konsumohet kafe, portokalladë, bukë, gjalpë, ëmbëlsira, petulla, proshutë, djathë, vezë…
Mëngjesi italian: Qumësht, kafe, bukë e thekur, marmelatë, kos, lëng i freskët portokalli. Kush nuk e preferon kafen, konsumon çajin.
Mëngjesi anglez dhe gjerman: Vezë të skuqura, mustardë, briosh. Një mëngjes me shumë kalori dhe plot yndyra.
Dietologët nuk ndryshojnë mendim kur thonë se në tavolinë, jo vetëm në mëngjes, por edhe gjatë vakteve të tjera duhen vënë ushqime të shëndetshme, me kalori të kontrolluara, të freskëta.
Mënyrën se si hani mëngjes e zgjidhni ju, por apeli është i vazhdueshëm: Mos dilni nga shtëpia pa futur diçka në gojë!

Si thua sikur pas kësaj videoje të bësh një marrëveshje me Allahun?.

$
0
0

Si thua sikur pas kësaj videoje të bësh një marrëveshje me Allahun?.

Video nga Hoxha i nderuar Shefqet Krasniqi:

Degjoje vella dhe moter e nderuar ndoshta nga ky moment do te fillosh te falesh namazin edhe ti me lejen e Allahut Xhelshanuhu.

Degjoje dhe Shperndaje per hir te Allahut:

VIDEO:

Si thua sikur pas kësaj videoje të bësh një marrëveshje me Allahun?#SHPËRNDAJE për hir të Allahut Që të Shohin të tjerët këtë #Video

Gepostet von Ta Njohim Krijuesin am Dienstag, 8. Mai 2018

 

Ndërron jetë babai i Elvis Naçit

$
0
0

Teologu Elvis Naçi është njëri ndër më të ndjekurit nga gjithë shqiptarët. Madje humanizmi i tij arriti që të prek zemrat e shumë prej tyre.

Por Naçi sot ka dhënë një lajm të hidhur për të gjithë ndjekësit e tij. Pas një sëmundje të rëndë sot ka ndërruar jetë babai i tij, varrimi i të cilit bëhet në ora 18:00.

Postimi i plotë:

Me dhimbje ju informoj se Babai im pas nje semundje te rende nderroi jete dhe ja dhuroi Shpirtin Krijuesit te Tij, Zoti e paste falur, meshiruar dhe derguar ne Xhenet! Amin. Varrimi dhe Falja e Xhenazes behet sot ne oren 18:00 ne varrezat e Tufines. Te Zotit jemi dhe tek Ai do te kthehemi te gjithe!

Edhe të vegjlit kanë nevojë për hekur

$
0
0

Edhe të vegjlit kanë nevojë për hekur

Shkencëtarët suedezë nga Universiteti Umea dhe Instituti Karolinska janë të mendimit se duhet të ndryshohen rekomandimet mbi sasinë e nevojshme të hekurit te të porsalindurit.
Një studim i ri ka treguar se fëmijët të cilët lindin me peshë të vogël janë më të rrezikuar që gjatë jetës të zhvillojnë deficiencë të hekurit dhe anemi, nëse nuk u jepet ky mikroelement thelbësor që pas lindjes dhe në kohën sa pinë gji.
Rezultatet e botuara në revistën Pediatrics kanë treguar se fëmijët të cilët kishin marrë hekur shtesë (2 mg për kg) nga mosha gjashtëjavore deri në atë gjashtëmuajshe, nuk kishin qenë të prirë që në jetën e mëvonshme të zhvillojnë anemi, ndërsa deficiti i hekurit është regjistruar vetëm te 4% e tyre.
Për dallim prej tyre, 36% e fëmijëve të cilët nuk kanë marrë hekur kishin zhvilluar deficiencë, ndërsa 10% e tyre anemi.


Sexhdeja jonë është mbrojtje nga zjarri i xhehenemit

$
0
0

Transmetohet nga Ebu Hurejre (r.a.) se Pejgamberi (s.a.v.s) ka thënë:

„Zjarri i xhehenemit do ta djegë tërë trupin e birit të Ademit, me përjashtim të pjesëve të trupit të cilat kanë bërë sexhde; Allahu i Madhërishëm ia ka ndaluar zjarrit të xhehenemit që t’i djegë pjesët e trupit të cilat kanë bërë sexhde!“

/Sunen Ibn Maxhe nr. 4326/

Përshtati: Miftar Ajdini

Kendoj vetes Kuran pate ,spate problem … Thuaji keto sure …

$
0
0

Kendoj vetes Kuran pate ,spate problem …
7 el fatiha
7 ihlas
7 felek-in
7 nas-in
7 tesbih doven
7amener resulu

Pastaj fry gjoksit dhe duarve dhe me duar ferkoje koken …

DERGIMI I FEMIJEVE NE KOPESHT UL RREZIKUN NGA SEMUNDJET

$
0
0

DERGIMI I FEMIJEVE NE KOPESHT UL RREZIKUN NGA SEMUNDJET

Nje analize e 14 studimeve te fundit nxjerr ne pak se femijet qe shkojne ne kopesht kane 30% me pak shance qe te kene leukemi. Analiza forcon idene qe femijet qe ekspozohen me infeksionet e zakonshme ne fazat e para te femijerise, fitojne imunitet nga semundjet.
Studimi u paraqit tek konferenca “Shkaqet dhe parandalimi i Leukimise tek femijet”, e zhvilluar ne Londer.

Si shpjegohet qe femijet qe rriten ne grupe sociale kane me pak shance per tu semurur?

Ky fakt eshte verejtur ne shkalle me te medha ne rastet e azmes apo diabetit, femijet qe rriten ne grupe qe te vegjel ekspozohen me infeksione dhe sistemi i imunitetit forcohet. Femijet qe rriten ne izolim ne ambjente “sterile”, kane nje sistem imunitar qe nuk eshte stervitur dhe kesisoj mbetet me pak i zhvilluar.

Nuk ju degjon femija juaj ? Lexojani keto ajete apo le ti degjoje cdo dite me dhjetera here

$
0
0

12 O Jahja, merre librin me shumë kujdes, dhe ashtu Ne i dhamë atij urtësi kur ishte fëmijë.  13 Dhe nga ana Jonë i mundësuam të jetë i butë, i pastër dhe respektues (i dëgjueshëm). 14 Edhe i sjellshëm ndaj prindërve të vet, nuk ishte kryelartë e i padëgjueshëm. 15 Dhe selam (prej nesh) atij ditën kur u lind, ditën kur vdes dhe ditën kur do të ngrehet i gjallë (e përshëndetëm dhe i garantuam)!

Funny Boy

O e kaluar! O e ardhme!

$
0
0

O e kaluar!
Që ke udhëtuar dhe ke kaluar. Nuk do të qaj për ty. Nuk do t’më kapësh duke menduar për ty, madje as për një moment, sepse ti ke shkuar nga unë që të mos kthehesh më kurrë!

O e ardhme!
Ti je në sferën e të fshehtës, për këtë arsye nuk do të varem nga ëndrrat e tua. Nuk do të brengosem për atë që vjen nesër, sepse e nesërmja ende nuk ka ardhur.

Dr. Aid El-Karni
E përkthyer

Viewing all 11558 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>