Quantcast
Channel: Mjeksia Islame
Viewing all 11558 articles
Browse latest View live

Vitamina C per zhvillimin e trurit

$
0
0

Vitamina C per zhvillimin e trurit
Një studim i ri i realizuar te kafshët eksperimentale, ka treguar se mungesa e vitaminës C mund ta dëmtojë zhvillimin e hershëm të trurit te të porsalindurit.
Rezultatet nga ky studim i publikuar në revistën “The American Journal of Clinical Nutrition”, tregojnë se truri është shumë i ndjeshëm në deficitin sa më të vogël të vitaminës C.
Sasia më e madhe e vitaminës C është e përqendruar në qelizat nervore të trurit, ndërsa në rastet e nivelit të ulët të saj, truri merr gjithë sasinë e vitaminës C për vete, që tregon rëndësinë e kësaj vitamine për zhvillimin dhe aktivitetin e trurit.
Eksperimentet në minj, kanë treguar se fetuset e minjve të cilët nuk kanë qenë në gjendje të transportojnë vitaminën C deri në tru, kishin zhvilluar dëmtime serioze të trurit.
Meqenëse edhe njerëzit duhet ta sigurojnë këtë vitaminë me anë të ushqimit, autorët e studimit pohojnë se marrja adekuate e vitaminës C te shtatzënat dhe femrat që japin gji, ka rëndësi vendimtare për zhvillimin mendor të fëmijës.


Aroma e barit te prere, e mire per kujtesen!

$
0
0
Aroma e barit te prere, e mire per kujtesen!

Shkencëtarët e kanë zbuluar se aroma kimike që e liron livadhi i kositur, është ‘fajtor’ që njerëzit ndihen më të lumtur dhe më të relaksuar, dhe mund të parandalojë humbjen e kujtesës në moshën më të shtyrë.
Pas shtatë vitesh të studimeve, shkencëtarët australian e kanë zbuluar një parfum i cili e ka erën sikur bari i freskët i sapo prerë, dhe ndihmon për lirim nga stresi dhe forcon kujtesën e njeriut, njofton ‘The Daily Mail’.

Kjo aromë vepron në mënyrë direkte në tru, sidomos në pjesën që është përgjegjëse për emocione dhe kujtesë. Në idenë për krijimin e këtij parfumi ka arritur dr. Nick Lavidis, neurolog nga Universiteti i Brisbane-s, dhe atë e ka emërtuar ‘Serenascent’. Në hulumtimin e këtij fenomeni e ka inspiruar vizita në parkun nacional ‘Yosemite’, si dhe fqinji i cili i ka treguar se sa mirë vjen era kur e kosit barin në kopshtin e tij.
Aroma sipas fjalëve të dr. Lavidis-it vepron në amigdal dhe hipokamp, në të cilin janë të vendosur qendra për emocione dhe kujtesë. ‘Këto janë pjesë të trurit janë të lidhura me ndikimin e pjesë së endokrinës, ndërsa kjo aromë mund ta sjell baraspeshën në aktivizimin e hormoneve siç janë kortikosteroidet’, tha ai. Kjo erë ka ‘aromën e këndshme të barit të sapo prerë apo edhe të pyllit’, dhe pritet të fillojë të prodhohet muajin e ardhshëm.
Çmimi do të jetë disa dollarë, dhe mund të përdoret si aromë për shtëpi dhe për rroba. Në bashkëpunim me farmacistën, Rosemary Einstein, dr. Lavidis do të mundohet që të fusë elementet e këtyre lidhjeve kimike edhe në produkte tjera të ndryshme.

 

Viruset ikin nga çaji i zi dhe nga kafja

$
0
0
Viruset ikin nga çaji i zi dhe nga kafja

Shkencërisht është dëshmuar se pijet e ngrohta me kafeinë e zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës dhe sulmit në tru, e përmirësojnë zgjueshmërinë dhe e përmirësojnë gjendjen e mirë shpirtërore.
Studimi më i ri britanik zbulon se cila është sasia ideale ditore e kafes apo e çajit për shëndetin.
Ekspertja e ushqimit, Kerri Rakston, udhëheqëse e studimit, thekson se kjo vlerë për të rriturit është deri në 450 mg kafeinë në ditë, respektivisht pesë filxhanë çaj të gjelbër apo tri kafe ‘ekspreso’.Studiuesit nga Harvardi e kanë vërtetuar edhe veprimin pozitiv të çajit të zi për sistemin imun.
Limfocitet T (përgjegjëse për imunitetin qelizor) krijojnë dhjetë herë më shumë interferone (“shkatërrojnë” viruset e ftohjes dhe gripit) tek personat që për dy javë kanë pirë pesë filxhanë të kësaj pijeje në ditë. Gjatë dimrit është mirë të pini edhe sasi më të madhe të çajit të bardhë dhe atij nga limoni.

I pari i shkatërron bakteret, ndërsa i dyti e qetëson inflamacionin e fytit.Çaji i gjelbër zvogëlon rrezikun nga tumori.
Një studim japonez, i cili ka përfshirë 41.761 të anketuar, ka treguar se ata që pinë katër filxhanë të çajit të gjelbër në ditë kanë për 42 për qind më pak gjasa që të zhvillojnë ndonjë formë të tumorit sesa ata që nuk kanë pirë çaj të gjelbër.
Rezultatet janë botuar në revistën shkencore ‘American Journal of Epidemiology’.

 

Aplikimi i Hixhames tek fëmijët

$
0
0

Aplikimi i Hixhames tek fëmijët

Cila është mosha ku mundë ta aplikojn fëmijët atë? Shkaqet tek të cilat aplikohet më së shumti?

Nuk ka ndonjë problem që fëmijë ta aplikojn hixhamen ndërsa mosha kur mundë të fillojn ta praktikojn është që nga mosha 3 vjeqare, shkaqet e aplikimit te hixhames tek femijët janë të shumta ndër ta është!

~Urimini i pa vullnetshëm

~ngecjet në të folur( Belbëzimi)

~Stresi

~Agresivitet

~Hiperaktivitet

~ Moskoncentrimi në mësim

~Konstipacjoni(kapsllëku)

~Diarre(Barkëqitje)

~Problemet me apetitin

~Problmet me gjumin

~Alergjitë e ndryshme

~Bronhitisi

~Astma Etj.

Përgatiti inf.Qendresa Paqarizi( E çertifikuar pēr Hixhame)

SHËNDOSHJA – MBIPESHA ne KURAN DHE SHKENCE – RECETA HYJNORE

$
0
0

SHËNDOSHJA – MBIPESHA ne KURAN DHE SHKENCE

RECETA HYJNORE:

Pergatiti: Saimir Bulku

Allahu i Madhëruar thotë: “Hani e pini dhe mos shpërdoroni, me të vërtetë Ai nuk i do shpërdoruesit” {El-Earaf: 31}. Shëndoshja është një sëmundje shumë e përhapur në shumicën e shteteve, dhe në vecanti në shtetet e përparuara. Tregtia e ilaceve të cilat përdoren për t’u dobësuar, është një tregti shumë fitimprurëse sot. Sa herë që kujtojmë pejgamberin alejhi selam dhe shokët e tij, të cilët kalonin disa ditë, dhe tek ata nuk ndizej zjarri për të gatuar në shtëpitë e tyre, dhe megjithatë ata ishin njerëzit më të lumtur në jetën e tyre, për shkak se ata ishin të kënaqur dhe, mjaftoheshin me atë që i kishte caktuar Zoti i tyre. Ndërsa gjendja jonë sot ku ne jetojmë me të gjitha mirësitë e panumërta, pamvarësisht nga këto ne nuk e ndjejmë se jemi të lumtur, përvec atë që e ka mëshiruar Zoti.
Ministri i shëndetësisë në Angli, Alan Jonson, paralajmëroi për rrezikun e ardhshëm të shëndoshjes në Angli, i cili është porsi rreziku i ndryshimit klimatik. Gjysma e popullsisë në Angli, do të bëhen të shëndoshë për 25 vitet e ardhshme. Gazeta Observer, shkruante se studimet thonë se ndikimi i kësaj sëmundje në të ardhmen, do të ndikoi në shëndetin e përgjithshëm, ku shuma e harxhuar do të jetë rreth 45 miliard sterlina.
Studimet vërtetuan se ka lidhje midis sëmundjes së zemrës dhe shëndoshjes së tepërt. Shkencëtarët e universitetit të Teksasit, paralajmëruan se nëse rritet barku qoftë edhe pak, rritet rreziku i atij personi nga sëmundjet e zemrës.

Pamje e një zemre të sëmurë. Shëndoshja rrit rrezikun e goditjes me sëmundjet e zemrës. Dhjami i përqendruar në zonën e mesit, është rreziku më i madh. Është e rëndësishme që njeriu ti japi rëndësi trupit pamvarësisht peshës, duke ngrënë sasi të pakta ushqimi dhe duke u aktivizuar me aktivitete fizike më shumë.
Shkencëtarët zbuluan se të ngrënit e tepërt të dhjamrave, ndikon në mundësinë e goditjes me sëmundjen e diabetit. Gjithashtu edhe ushqimet e pasura me yndyrna, shtojnë mundësinë e prekjes së sëmundjes së sheqerit. Sipas statistikave të fundit, numri i të prekurve me sëmundjen e diabetit në Angli arrin 2 milion vetë.
Rezultati më i cuditshëm midis mbipeshës dhe matufosjes, ku ata që janë me mbipeshë në moshën 40 vjecare, anojnë shumë për nga sëmundja e matufosjes me 74% më shumë se ata që janë në peshë normale.
Gratë e shëndoshura shumë rrezikojnë 200% më shumë të goditen nga matufosja, se sa gratë që janë në peshë normale.
Shkencëtarët thonë se ushqimi në mënyrë sistematike, ka lidhje edhe me të jetuarit shëndetshëm. Disa studime vunë në dukje se ruajtja e peshës natyrale, mund të ndihmojë në të jetuarit e jetës në mënyrë të shëndetshme.
Studimet e fundit arritën në rezultatin se mbipesha ka ndikim negativ ndaj ambjentit, dhe se ata kontribojnë në krizën e ushqimit botëror dhe ndryshimin klimatik.

Konsumi i ushqimit në sasi të mëdha, con në rritjen e kërkesës, kjo do të thotë se bujqësia harxhon më shumë naftë, duke ndikuar në rritjen e cmimit të karburantit. Kjo con në rritjen e cmimit të ushqimit, duke ia vështirësuar atyre personave që jetojnë në zona më të varfëra. Ata që janë me mbipeshë në përgjithësi, lëvizin vetëm me automjete, duke e ngarkuar edhe më shumë qarkullimin.
Kur’ani i shenjtë na urdhëron që të ndjekim një sistem të ushqyerit në mënyrë të ekuilibruar. Allahu i Madhëruar thotë: “Hani e pini dhe mos shpërdoroni, me të vërtetë Ai nuk i do shpërdoruesit” {El-Earaf: 31}. Zoti e quajti shpërdorimin si një gjynah që duhet t’i largohemi, dhe e bëri shpenzimin e ekuilibuar në të ushqyer dhe në të pirë, një cështje që Allahu e don, sepse Allahu don për ne hajrin në dynja dhe në ahiret.
Të gjithë shkencëtarët bëjnë thirrje për rëndësinë e respektimit të metodës së të ushqyerit dhe mos shpërdorimit në të ngrënë. A nuk është ky ilaçi më i mirë që na ka ftuar kur’ani para 14 shekujsh. Edhe kjo krizë të cilën po e jetojmë sot, është vetëm për shkak të largimit nga ekuilibri natyral që Allahu ka krijuar në Tokë.
“Dhe ata që, kur shpenzojnë, nuk janë as dorëshpuar, as dorështrënguar, por i përmbahen të mesmes;” {El-Furkan: 67}.
Nëse do të meditojmë në thëniet profetike, do të gjejmë që sigurojnë për rëndësinë e respektit në metodën e të ushqyerit të ekuilibruar, ku thotë: “I biri i Ademit nuk ka mbushur enë më të keqe se sa barku i tij, i mjaftojnë birit të Ademit disa kafshata për të jetuar. Nëse është e nevojshme, atëherë 1/3 për ushqim, 1/3 për pije dhe 1/3 për frymëmarrje”. Transmetoi Tirmidhi.
Analizojeni këtë rregull profetik të mrekullueshëm, se si e ndau sasinë e ushqimit dhe të pijes, duke mos harruar as edhe ajrin. Nëse do të studiojmë rastet e mbipeshave, do të shikojmë se ato kanë difekte në mënyrën e shpërndarjes.
Ebu Hurejra transmeton se pejgamberi Muhamed alejhi selam ka thënë: “A doni t’ju tregoj për atë veprim se me ç’farë i fshin Allahu gjynahet dhe i ngren gradët? Sahabet thanë: Po, o i dërguari i Allahut. Tha: “Marrjen në mënyrë të saktë të abdesit edhe në vështirësi, hapat e shumtë për në xhami, dhe pritja e namazit pas namazi. Kjo me të vërtetë është vendosmëri e madhe (e tha tre herë)”. Transmetoi Muslimi.
Pejgamberi Muhamed alejhi salatu ue selam, na tregoi për atë punë që e kënaq Allahun, e cila është hapat e shumtë drejt xhamijave, që do të thotë që të ecim sa më shumë. Në të vërtetë, edhe shkenca ka zbuluar se sporti i të ecurit është shumë i rëndësishëm për njeriun, veçanërisht pas moshës së 40 vjeçare. Gjetën se sporti i të ecurit të ruan nga shumë sëmundje, ku më e rëndësishme është mbipesha, diabeti dhe zemra. Të ecurit të aktivizon memorien, të shton aftësinë e zgjuarsisë dhe të shpikjes, në veçanti kur ecja është me meditim.
Në momentin kur ti je duke ecur, dhe mediton për krijesat e Allahut dhe mirësitë e Tij të panumërta, ti do të jesh i kënaqur në atë që Ai të ka dhënë, dhe kjo realizohet vetëm kur je duke ecur për të shkuar në xhami. Ky është një lloj ilaçi falas, prandaj edhe ti duhet që të shtosh hapat drejt xhamijave. Nëse njerëzit do të ndiqnin këto këshilla Kuranore dhe Profetike, a nuk mendon se bota do të ishte në një gjendje shumë më të mirë?!

DUKURIA E VDEKJES SË PAPRITUR:

$
0
0

DUKURIA E VDEKJES SË PAPRITUR:

Saimir Bulku

Pejgamberi Muhamed alejhi selam thotë: “Nga shenjat e Kijametit është përhapja e vdekjes së papritur”. Transmeton Tabarani.
Organizata e Kombeve të Bashkuara cdo vit nxjerr statistika të reja rreth atyre që vdesin si rezultat i atakut në zemër dhe goditjet në tru, dhe se këto shifra janë në rritje të vazhdueshme. Këto statistika thonë se sëmundjet e zemrës janë shkaku i parë në rastet e vdekjes në botë ditët e sotme.
Dukuria e vdekjes së papritur është dukuri relativisht e re, dhe i pari që filloi ta studiojë këtë dukuri ka qenë Framingham Heart Study në vitin 1948. Framingham e përkufizon vdekjen e papritur si vdekje që zgjat një orë pasi i janë shfaqur shenjat.
Shumica e vdekjeve të papritura janë nga lloji i kardiaku vdekjeprurës i shpejtë (Sudden Cardiac Death), ku sipas studimeve burrat nga mosha 45-75 vjec të cilët kanë vdekur për shkak të sëmundjeve të zemrës, 60% e tyre kanë vdekur papritur pa qenë të sëmurë dhe pa asnjë shenjë.
Vdekja e papritur e zemrës ndodh për shkak të crregullimeve që vjen si rezultat i pastabilizimit shpirtëror.
Përpara kanë pas thënë: Shkaqet janë të shumta, si sëmundja, aksidenti por vdekja është një. Por, kur flasim për vdekjen pa shkak, kjo është vdekja e papritur që nuk ka qenë e njohur më përpara.
Shkaku i parë i vdekjes në Amerikë ndodh nga sëmundjet e zemrës d.m.th nga ataku në zemër. 28% e rasteve të vdekjes në vitin 2001 afërsisht 700.000 njerëz kanë vdekur për shkak të sëmundjeve të zemrës vetëm në Amerikë. Dhe burrat goditen më shumë se gratë nga vdekja e papritur 3 herë më shumë.
Duhani e ngren mundësinë e vdekjes së papritur tre herë më shumë, dhe është përgjegjës për 1/4 e sëmundjeve të zemrës në botë që përfundojnë me vdekjen e papritur. Streset dhe depresionet ndikojnë në shtimin e mundësisë së vdekjes së papritur në zemër, sidomos në moshën 40-50 vjecare. Gjithashtu edhe të sëmurit me diabet kanë mundësi të madhe në vdekjen e papritur të zemrës.

Mjekimi profetik dhe me Kur’an:

Allahu i Madhëruar e përmend zemrën në shumë ajete në kur’anin e shenjtë. Zemrat sëmuren dhe ashpërsohen, verbohen dhe frikësohen, ndoten dhe devijojnë, qetësohen, kuptojnë dhe llogjikojnë. Pra, zemra nuk është vetëm një copë mishi, por është një organ i plotësuar që kontrollon stabilitetin shpirtëror tek njeriu.
Me të vërtetë, përmendja e Allahut është mënyra për qetësimin e zemrave. Allahu i Madhëruar thotë: “Ata që besojnë dhe zemrat e të cilëve, kur përmendet Allahu, qetësohen. Vërtet, zemrat qetësohen me përmendjen e Allahut!” {Er-Ra’d: 28}.
Kur besimtari përmend Zotin e tij, zemra e tij stabilizohet dhe nuk vuan nga asnjë çrregullim. Mbylli sytë dhe zemrën tënde vendose para Madhështisë së Allahut, çfarë ndjen në ato momente? A nuk ndjehesh më i qetë dhe i sigurtë?
Mjekësia akoma nuk ka arritur ta mjekojë vdekjen e papritur, kurse Kur’ani e mjekoi me këtë ajet të shenjtë.
Gjithashtu pejgamberi Muhamed alejhi salatu ue selam na ka mësuar një lutje, ai i cili e thotë kete lutje nuk goditet nga ndonjë bela e papritur. Kjo lutje është: “Me emrin e Allahut, ku me përmendjen e Emrit të tij, nuk të godet asnjë e keqe në tokë dhe as në qiell, dhe Ai dëgjon gjithçka dhe është i Gjithdijshëm”. Transmeton Ebu Daud.
Askush nuk mund ta parashikojë se vdekja e papritur do të shtohej, ndërkohë që kjo dukuri është zbuluar vetëm në 20 vitet e fundit.
Vdekja e papritur nuk ka qenë e njohur në kohën e pejgamberit alejhi salatu ue selam, sepse po të ishte e njohur si dukuri, mushrikët (politeistët) do ta kundërshtonin këtë thënie, dhe nuk do të ishte si dukuri e shenjave të Kijametit, por njerëzit do të çuditeshin se si mund jetë e tillë, ndërkohë që kjo dukuri do të egzistonte në mesin e tyre.

Fara pishe per dobesim!

$
0
0

Fara pishe per dobesim!

Presin oreksin”, japin energji, tonifikojnë libidon (dëshirën seksuale) dhe i bëjnë mirë zemrës.
Çfarë janë: Farat e pishës konsumohen të gjalla (si fruta të thata) ose të pjekura dhe kanë shumë cilësi terapeutike.
Çfarë mbështesin kërkimet e reja: Farat e pishës zvogëlojnë oreksin, mbështet një studim i ri amerikan. 
Për çfarë tjetër janë mirëbërëse: Janë të pasura me proteina dhe yndyra omega 3, të cilat janë mirëbërëse për sistemin kardiak.

Gjithashtu përmbajnë sasi të rëndësishme merkuri, që kontribuon në funksionin e mirë të sistemit riprodhues dhe imunitar. Farat e pishës shtojnë numrin e spermatozoidëve, si dhe nxisin instinktin seksual.

Kujdes: Mos konsumoni shumë; janë të pasura me kalori.
Do t’i gjeni: Nga tetori në mars.

Këshillë

Kur janë të freskëta farat e pishës?
Kur kanë ngjyrë të njëtrajtshme të bardhë. Kujdesuni gjithashtu t’i mbani në frigorifer, sepse ndryshe “transformohen” lehtë dhe marrin një aromë të pakëndshme.

Jo vetëm farat… por edhe lëkura e pishës ka cilësi terapeutike. Hidhni në një enë 2-3 pika nga vaji i saj. Lehtëson nga të ftohurit.
/Telegrafi/

A keni këtë ndjesi në këmbët tuaja gjatë natës?

$
0
0

A keni këtë ndjesi në këmbët tuaja gjatë natës? Kujdes, mund të jetë diçka serioze!

A keni këtë ndjesi në natën? Kujdes, mund të jetë diçka serioze!

Simptomat e këmbëve të lodhura(RLS):
◾Djegie
◾Parehati në këmbë
◾Dëshirë për tundjen e këmbëve
◾Dhiimbje në këmbë

Edhe pse kjo çrregullim nuk është shumë serioz, zvogëlon cilësinë e jetës dhe ju pengon të kryeni aktivitete të caktuara. Ka dy forma të ndryshme të këtij sindromi: fillestare dhe të mesme. Rrjedhimisht, shkaqet e tyre janë të ndryshme. Për shkaku pimar, është sindromi i trashëguar dhe arsyeja qëndron pas pjesës së trurit që është përgjegjëse për monitorimin.

Forma sekondare e këtij sindromi mund të shkaktohet nga një shumëllojshmëri faktorësh, siç janë veshka të dëmtuara, nervat periferike të dëmtuara, sëmundjet degjenerative të shpinë, anemi dhe shtatëzani.

Ndonjëherë, RLS mund të jetë një efekt anësor i disa barnave dhe zakoneve të këqija ose mangësi hekuri, kështu që këta njerëz janë të rekomanduar që të konsumojnë më shumë mish të kuq, panxhar, dhe kumbulla në mënyrë që të rrisin nivelet e hekurit në trupin e tyre.

Simptomat mund të lehtësohen duke u ngritur dhe duke ecur për një kohë. Sipas shumë ekspertëve, ushtrimet për tërheqje para gjumit janë shumë të dobishme. Gjatë ditës, përpiquni të qëndroni aktivë, të ushtroheni, ose të paktën të ecni në ajër të pastër.

Sigurohuni që të shmangni pije me kafeinë si çaj të zi dhe kafe, pasi ato ndikojnë negativisht në cilësinë e gjumit.

Aromaterapi
Kombinoni 5 pika vaj borziloku dhe 3 pika vaj bajamesh për masazh. Rekomandohet të masazhoni këmbët me këtë përzierje çdo natë para gjumit.Çaj i përzierë
Zieni një litër ujë dhe shtoni 1 lugë gjelle lule kamomil dhe 1 lugë gjelle i egër. Mulojeni edhe lëreni per pak kohë.

Filtroni cajin edh eshtoni mjaltë dhe lëng limoni sipas dëshirës. Pini çaj disa herë në ditë dhe para se të shkoni në shtrat.

Burimi: Healthylifevision
©gatuajshendetshem/a.c./


Kafja e gjelbër, pija që ju duhet ju ndihmon ne heqjen e kg , ne koncentrim dhe ju ben te mos ju merr gjumi

$
0
0

Kafja e gjelbër është një pije që kohet e fundit po bëhet gjithnjë e më e popullarizuar. Ajo është një pije e cila ju ndihmon të hiqni kilogramët e tepër.

Sipas një studimi të realizuar nga Shoqata amerikane e kimistëve, kafja e gjelbër mund të ndihmojë personat me paradiabet për t’u dobësuar, por po ashtu mund të reduktojë nivelin e sheqerit në gjak tepersonat që tashmë janë të sëmurë nga sëmundja esheqerit.

Efektin e dobishëm ia përshkruajnë përbërësit aktiv të acidit klorogjenik, i cili pengon glukozën-6-fosdatazë në qeliza, ndërsa kjo do të thotë që yndyrat përdoren për krijimin e energjisë, në vend se të ruhen në trup.

Ata kanë theksuar një problem lidhur me konsumimin e përhapur të kafes së gjelbër: temperatura e lartë gjatë pjekjes së kokrrës së kafes së gjelbër shkakton shpërbërjen e pjesës së madhe të acidit klorogjenik.

Kjo do të thotë që për përftime të plota shëndetësore është e nevojshme të konsumohet ekstrakti i koncentruar i kafes së gjelbër të papjekur.

7 mënyra si ti trajtoni problemet e fytyrës (lythat, njollat e moshes, pikat e zeza)

$
0
0

Nje lekure e shendetshme eshte mjaft e rendesishme.. Për fat të mirë ka mënyra të natyrshme për të korrigjuar të gjitha problemet e fytyres (si prsh lythat,njollat e moshes,pikat e zeza) dhe i kemi renditur ato më poshtë:

1. Rigoni
Vaji i rigonit , një antiseptik dhe antispazmatik të fuqishëm për të ndihmuar në permiresimin e lëkurës të thatë. Për rezultate më të mira, aplikoni 5-6 pika vaji rigon 3 herë në ditë. Ju duhet të shihni rezultatet në rreth një muaj.

2. Lëngu limonit. Acidi i lengut te limonit ben mrekulli ne lekure. Lengu i limonit nuk është vetëm acid, por edhe një antiseptik i fuqishëm. Funksionon për të hequr lëkurën e vdekur dhe për të liruar poret e bllokuara.I pasur me vitaminë C, lëngu i limonit gjithashtu stimulon prodhimin e kolagjenit.

Njollat e moshës
3. Qepë dhe uthull molle. Aplikoni një përzierje të bërë nga pjesë të barabarta lëng qepë dhe uthull molle direkt në vendin e njollave. Kjo do të ndihmojë për të hequr njollën.

4. Dhalli dhe domatja.
Ky kombinim i çuditshëm i përbërësve është një ilaç natyral efektiv për pikat e moshës.

Lythat
5. Lëvorja bananes
Ferkoni fytyren me lekuren e bananes.

6. Lëngu ananasit.
Ndihmon ne largimin e lythave dhe pikave te zeza

Pikat e zeza
7. Soda bukës.
Si një antiseptik, soda e bukes pastron lëkurën tuaj, ndihmon për të neutralizuar nivelet e pH, dhe inkurajon lëkurën tuaj për të prodhuar më pak vaj duke reduktuar pikat e zeza,. Gjithashtu largon qelizat e vdekura duke lënë lëkurën tuaj të butë dhe të butë. Shtoni pak ujë për të formuar një paste dhe aplikoni atë në pikat e zeza , duke e lënë atë për rreth dhjetë minuta. Shpëlaje me pas me ujë të ngrohtë.

Burimi: /home.remedydaily.com
©gatuajshendetshem/j.memeli/

10 Shenjat që keni Parazitë në Trupin tuaj

$
0
0

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 3.5 miliard njerëz vuajnë nga një lloj infeksioni parazitar. Paraziti është çdo organizëm që jeton dhe ushqen jashtë një organizmi tjetër. Parazitët marrin dhe shfrytëzojnë ushqyesit e trupit tuaj dhe duke vepruar kështu, lëndojnë gjithë organizmin. Parazitët marrin një numër të formave të ndryshme dhe mund të lulëzojnë në të gjithë trupin. Ata më së shpeshti jetojnë brenda zorrëve njerëzore. Disa hanë ushqimin tuaj, duke ju bërë të uritur pas çdo vakt dhe të paaftë për të fituar peshë. Të tjerët konsumojnë qelizat e kuqe të gjakut, duke shkaktuar anemi.

– Lodhja, lodhja, depresioni ose ndjenja e apatisë shpesh.

– Diarre. Parazitët në përgjithësi sulmojnë rreshtën e zorrëve që çojnë në një varg problemesh të barkut që mbizotërojnë në rregullsinë shqetësuese

– Problemet e lëkurës: lëkurë të thatë, ekzemë, skuqje, koshere, lezione papulare dhe plagë.

– Problemet humori dhe ankth të tilla si swings humor, nervozizëm, depresion, harresë, shqetësim, dhe ankthi

– Problemet e gjumit të tilla si pagjumësia, dhëmbët qe kercisni gjatë gjumit, lagia e shtratit dhe gjumi i shqetësuar.

– Pesha dhe problemet e oreksit si rritja e peshës, humbja e oreksit ose uria e pakontrollueshme dhe pamundësia për të fituar ose humbur peshë.

– Problemet e muskujve dhe të nyjeve, duke përfshirë dhimbjen e muskujve, dhimbjen e përbashkët, ngërçin e muskujve, mpirjen e duarve dhe / ose këmbëve, dhimbje në kërthizë, dhimbje në zemër dhe dhimbje arthritike.

– Diagnoza e anemisë së mungesës së hekurit

– Problemet riprodhuese, PMS, infeksionet e traktit urinar, cysts dhe fibroids, problemet menstruale, problemet e prostatës dhe mbajtjen e ujit.

– Sindromi i zorrëve irrituese. Sindroma e irrituar e zorrëve një nga shenjat më të zakonshme të parazitëve në trup. Parazitët e zorrëve vendosen në muret e zorrëve që çojnë në inflamacion të zonës.

Mënyra më e mirë për të provuar për një parazit është që të merrni një test stol. Është mirë që të konsultoheni me një mjek të licencuar dhe të plotësoni testimet e nevojshme për të përcaktuar llojin e infeksionit parazit.

Parazitët e duan sheqerin dhe gjithçka që kthehet në sheqer. Kështu që ju duhet të mohoni parazitët përmes eliminimit të sheqerit dhe ushqimeve të përpunuara nga dietën tuaj.

Përveç kësaj, çelësi për heqjen e parazitëve është të konsumojnë ushqim dhe bimët që lehtësojnë një mjedis armiqësor për ta se sa një mikpritës. Parazitët urrej rrënjë gentiane, xhenxhefil, manaferra, lakër të papërpunuar, aloe, vaj kokosit, pineapple, fara kungulli, farat e shegës , dhe papaja. Sigurohuni që të hani sa më shumë nga këto ushqime të jetë e mundur. Konsumimi i më shumë fibrave i ndihmon trupit të heqin qafe parazitët, sidomos krimbat.

Burimi: Living Traditionally

©gatuajshendetshem/m.c./

4 Shenjat e hershme paralajmëruese të diabetit që shumica e profesionistëve mjekësorë as që i dine!

$
0
0

Diabeti ka një ndikim të madh në cilësinë e jetës tuaj dhe ju duhet te adoptoni një mënyrë jetese të re në mënyrë që ta mbani atë në linje. Sidoqoftë, njohja e simptomave të habitshme në vijim mund t’ju ndihmojë të shmangni diabetin dhe të gjitha ndërlikimet që vijnë me të.

Lekure e thate

Duke pasur parasysh faktin se diabeti ndikon në qarkullimin e gjakut, ka shumë të ngjarë që të keni lëkurë të thatë. Në rast se kremrat dhe hidratuesit nuk ju ndihmojnë, konsultohuni me mjekun tuaj dhe kontrolloni nivelet e sheqerit.

Lëkura juaj po ndryshon, për keq

Ndërsa rritemi, lëkura plaket. Megjithatë, ndryshimet si njolla të errëta në lëkurë, sidomos në bërryla, nyje dhe prapa qafës, mund të jenë një shenjë e diabetit.
Humbja e peshës ose trajtimi i zonës me vaj të paracaktuar nga dermatologu mund të zgjidhë këto çështje.

Dëgjimi juaj po ndryshon

Edhe pse plakja është zakonisht shkaku i këtyre ndryshimeve, diabeti mund të ndikojë edhe në dëgjimin tuaj. Sipas një studimi të bërë nga Institutet Kombëtare të Shëndetit, humbja e dëgjimit mund të shkaktohet nga diabeti. Gjendja e njohur si para diabetit karakterizohet nga nivelet e sheqerit të cilat janë më të larta se normale, por nën atë që do të konsiderohet diabetik dhe është e lidhur me rritjen prej 30% të humbjes së dëgjimit.

Studiuesit besojnë se diabeti dëmton enët e gjakut dhe nervat në vesh, gjë që shkakton dëgjim të dobët. Prandaj, në vend që të rritni volumin në TV, merrni në konsideratë marrjen e testeve të nivelit të sheqerit në gjak.

Shikimi juaj ka pak permiresim

Në rast se receta juaj po bëhet më e fortë gjatë viteve, atëherë ju jeni të detyruar të vendosni syzet për të lexuar, ka shumë mundësi që ju të keni nivele të larta të sheqerit në gjak. Edhe pse diabeti shpesh lidhet me vizionin më të dobët, vizioni mund të përmirësohet në disa raste. Kjo ndodh si rezultat i ndryshimit në nivelet e lëngjeve në sytë që shkakton diabeti. Shkurtimisht, çdo ndryshim në vizionin tuaj, pavarësisht nëse ajo është e mirë apo e keqe, duhet të raportohet.

Në rast se vini re ndonjë nga simptomat e lartpërmendura, është e rëndësishme që nivelet e sheqerit të gjakut të kontrollohen. Ndërsa kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se ajo është një diagnozë e menjëhershme e diabetit, është shumë e mundshme që gjendja është në rrugë të mbarë.

/©gatuajshendetshem/përktheu j.memeli/

Çfarë tregojnë këto shenja të nxira që keni në trup? A e ke ditur ?

$
0
0

Çfarë tregojnë këto shenja të nxira që keni në trup?

Shenja shumëngjyrëshe
Ne të gjithë marrim të nxira herë pas here. Shumica nuk janë asgjë për t’u shqetësuar dhe shërohen vetë. Të tjerët mund të jenë një shenjë e diçkaje më serioze. Është mirë të dimë dallimin.

Pse ndodhin?
Një e nxirë shfaqet kur një goditje i bën enët e vogla të gjakut nën lëkurën tuaj të rrjedhin gjak. Lëkura juaj nuk është çarë, kështu që gjaku nuk ka ne sipërfaqe. Në vendin e goditur formohet mpiksja e gjakut dhe lëkura ndryshon ngjyrën. Goditjet më të rënda kanë tendencë të shkaktojnë shembje.

Një plagë e sheshtë, e purpur që ndodh kur rrjedh gjak në shtresat më afër lëkurës, quhet ecchymosis. Një sy i nxirë, është një shembull i kësaj lloji plage. Një hematomë ndodh kur gjaku i mpiksur formon një gungë nën lëkurë. Zona zakonisht është e fryrë, e ngritur ose e dhimbshme. Shembull për këtë është një “vezë pate” në kokë. Hematoma nuk është e njëjta gjë me hemorragjinë, tek kjo e fundit ka gjakderdhje brenda ose jashtë trupit.

Ndërkohë që shëroheni, vendi I goditur me ngjyra te ndryshme sepse hemoglobina në gjak, një substancë e pasur me hekur- kthehet në komponente të tjerë. Direkt pas goditjes është e kuqe dhe brenda një ose dy ditësh, kthehet në ngjyrë vjollce ose të zezë dhe blu. Pas 5-10 ditësh, bëhet jeshile ose e verdhë. Në ditën e 10 deri në 14, kthehet në të verdhë-kafe ose kafe e zbehtë. Brenda 2 javësh vendi I nxirë duhet të shërohet tërësisht.

Çfarë duhet të bëjmë?
I ftohti mund të ndihmojë me ënjtje dhe mund të tkurr madhësia e të nxirës tuaj të zezë dhe blu. Gjithashtu ngadalëson rrjedhjen e gjakut në atë zonë, kështu që pak gjak përfundon duke u derdhur në indet tuaja. Kur merrni goditjen, mbushni një qese plastike me akull, mbuloni atëme një peshqir dhe vendoseni butësisht në zonën e dëmtuar. Lëreni për 15 – 20 minuta, hiqeni për 30 minuta, pastaj vendoseni përsëri.

Nëse krisni kërcirin e këmbës, mbani këmbën të ngritur, mbështetur. Kjo do të ndalojë mpiksjen e gjakut, enjtjen, dhe e nxira të mos bëhet më e madhe. Pas 2 ditësh, përdorni një jastëk ngrohje ose një leckë të ngrohtë për të ngrohur atë zonë. Pini një qetësues dhimbjesh si acetaminofen ose ibuprofen, nëse keni nevojë për të.

Kockat janë përbërë nga indet gjithashtu, kështu që ata mund të nxihen. Çdo lloj lëndimi mund të shkaktojë një blanë, si dëmtimi në sport ose aksident me makinë, si dhe artriti mund t’ju shkaktojë një të nxirë. Shenjat e kësaj lloj blane janë të njëjta me llojet e tjera – dhimbje, ënjtje dhe ndryshim ngjyre – por zakonisht dhemb dhe zgjat më shumë. Trajtojeni në të njëjtën mënyrë: lëreni të pushojë, vini gjëra të ftohta, mbajeni sa më lart nga toka dhe përdorni rqetësues për dhimbjet.

Një e nxirë mund të ketë nevojë për kujdes mjekësor nëse:
• Mendoni se keni kockë të thyer
• Bëhet më e madhe pas ditës së parë.
• Zgjat më shumë se dy javë ose shfaqet përsëri pa arsye.
• Është rreth syrit dhe keni vështirësi në shikim ose shikoni në drejtime të ndryshme.
• Keni marrë goditje në kokë, trup ose bark.

Pse nxihem kaq shpejtë?
Mosha, gjinia dhe gjenet tuaja mund të luajnë të gjithë një rol. Ndërsa rriteni, lëkura juaj bëhet më e hollë dhe humbet shumë nga shtresa e saj yndyrore. Nuk ka “jastëk” për të mbrojtur enët e gjakut, kështu që ata mund të dëmtohen më lehtë. Gratë kanë tendencë të nxihen më lehtë se meshkujt – sidomos nga lëndimet e lehta në pjesën e sipërme të krahëve, kofshë dhe të ndenjura.

Të nxirat, mund të kenë shkak tjetër?
Disa kushte mund të çojnë në pika që duken si plagë. Ato të mëdha quhen purpura. Spote të vogla të kuqe ose vjollce quhen petechia. Problemet që mund të çojnë në pika të gjakut ose të nxira të lehta përfshijnë:
Çrregullime të gjakderdhjes si hemofilia ose sëmundja von Ëillebrand
• Sëmundje të mëlçisë, si ciroza
• Trombocitopeni (kur nuk keni trombocite të mjaftueshme në gjak)
• Kanceret si leuçemia, sëmundja e Hodgkinit ose mieloma e shumëfishtë

A është faji i ushqimit?
Acidi folik (folati) dhe vitaminat C, K dhe B12 ndihmojnë në mpiksjen e gjakut. Nëse nuk merrni mjaft nga këto, ju mund të nxiheni më lehtë. Provoni të hani më shumë fruta apo agrume nëse keni të ulët nivelin e vitaminë C. Mish dhe drithëra të fortifikuara të mëngjesit janë të pasura me B12. Perime me gjethe jeshile si spinaq janë burime të mira të vitaminës K dhe folatit.

A mund të jetë efekti i ilaçeve?
Holluesit e gjakut, aspirina, dhe kimioterapia që lufton kancerin mund të shkaktojë shenja të zezë dhe blu. Mos e ndalni marrjen e mjekimeve sipas kokës tuaj..©gatuajshendetshem/a.c./

Botoksi, helmi me vdekjeprures ne bote! Ja receta më e njohur natyrale që e zëvendëson

$
0
0

Botoksi është një procedurë që përdor toksin botulinik dhe e fut atë në fytyrë ose vetëm ne disa pjesë të fytyrës. Ky toksin mund të depërtojë në tru dhe të shkaktojë shumë çështje si çrregullimet neurologjike dhe dëmtimin e sistemit nervor qendror. Botoksi përdor toksin botulinik A që është një neurotoksin që ka të bëjë me të njëjtën familje si botulizmi që mund të shkaktojë helmime fatale me ushqime.

Ashpërsia e toksinës mund të matet me diçka që quhet “dozë vdekjeprurëse mesatare” dhe kjo toksinë mund të jetë shumë e rrezikshme kur injektohet, thithet ose preket dhe mund të shkaktojë dështim respirator ose paralizë.

Toksinat e botulinumit mund të gjenden edhe në tokë, në pluhur dhe në ushqime të kontaminuara dhe kur përdoren synojne muskujt që rrethojnë atë zonë. Përdoret kryesisht për qëllime estetike, por përdoret gjithashtu edhe për qëllime mjekësore. Pavarësisht nga qëllimi kjo substancë duhet të përdoret nga një profesionist mjekësor dhe i gjithë procesi duhet të monitorohet.

Qendra e kontrollit të sëmundjes e ka klasifikuar këtë substancë në kategorinë A të një përbërësi që përbën rrezikun më të lartë dhe është një lloj arme biologjike. Fuqia e kësaj substance është shumë më e madhe se VX, e cila është gazi nervor më toksik që ka ekzistuar ndonjëherë.

Mundohuni të shmangni procedurën botoks sa më shumë që mundeni, në mënyrë që të mos merrni efekte anësore të këqija. Në vend të kësaj, kthehuni te ky ilaç më natyral që do t’ju ndihmojë të ulni dukshmërinë e rrudhave dhe linjave të lëkurës.

Pastrim fytyres kundër rrudhave është më i mirë se Botoksi.

Përbërësit:

1 lugë gjelle sode buke
1 pikë vaj esencial karafili
½ lugë gjelle mjaltë manuka
1 pikë vaj esencial me temjan
1 pikë vaj esencial barbaroze

Metoda:

-Perzieni soden e bukes me mjaltin për të krijuar një paste dhe shtoni 3 pika vaji esencial.
– Vendosni një copë rrobe të ngrohtë në fytyrë për të hapur poret dhe hiqni atë.
-Aplikoni kete perzierje duke e ferkuar butesisht atë dhe lereni te veproje për 5-10 minuta.

Burimi:/://www.secretlyhealthy.com/
©gatuajshendetshem/përktheu j.memeli/

Ngjarja e Musasë me Hidrin

$
0
0

I nderuar lexues, kjo është e ngjarja e Musasë me Hidrin. Kjo ngjarje e Musasë [alejhi selam] me Hidrin, e përmendur në kaptinën el-Kehf (ajetet 65-82), është një nga rrëfimet më të rëndësishme didaktike në Kuran. Historia fillon kur Musai po ligjëronte dhe një nga pasuesit e tij papritmas pyeti: “Kush është personi më i ditur në tokë” dhe Musai [alejhi selam] menjëherë iu përgjigj: “Unë (jam më i dituri).” Allahu e qortoi për këtë përgjigje dhe i tha se qe një njeri i cili ishte më i ditur se ai dhe e urdhëroi ta kërkojë atë njeri që të mësojë prej tij, “Kështu që ata gjetën një rob Tonin, të cilit i patëm dhuruar Mëshirë nga ana Jonë dhe e kemi mësuar me një dituri.”

Mund të vërejmë se marrëdhënia e Musasë [alejhi selam] me Hidrin është si ajo që mësuesi dhe nxënësi duhet të bazohet në mirësjellje, bindshmëri, respekt e durim dhe se kjo bëhet e qartë në pyetjen e parë të Musasë [alejhi selam]: “Atij (Hidrit – njeriut të mirë e të dijshëm) Musai i tha: “A pranon të vij me ty, që të më mësosh nga ajo që je i mësuar (i dhuruar) ti: dituri të drejtë e të vërtetë?” Hidri i sjell ndër mend gjatë qëndrimit të tij me atë se duhet të durojë, duke bërë me dije se ai (Musai) do të shohë gjëra që kërkojnë shumë durim: “Ai (Hidri) tha: “Sigurisht, ti nuk do të mund të kesh durim me mua!” Si do të durosh për atë që nuk je i njoftuar?”

Musai deklaron se do t’i qëndrojë besnik premtimit të vet: “Musai tha: “Nëse do Allahu, (me të vërtetë) do të më gjesh të durueshëm; nuk do të kundërshtoj ty në asgjë!” Por ajo që bëri Hidri ishte përtej tolerimit të Musait, ai fundosi varkën e njerëzve të varfër të cilët iu ndihmuan, vrau një djalë pa ndonjë arsye dhe ndërtoi murin (që ishte gati të bjerë poshtë), në fshatin, njerëzit e të cilit nuk pranuan t’u ofrojnë ca ushqim.

Pastaj Hidri ia shpjegoi Musait këto ngjarje misterioze: “Tash ka ardhur koha e ndarjes mes meje dhe teje, e unë do të të tregoj për domethënien e asaj që nuk munde të kesh durim! Sa i përket anijes, ajo ishte pronë e ca të varfërve që veprojnë në det, e unë desha ta bëj atë me të meta, ngase para tyre ishte një sundues që grabiste çdo anije (të aftë – pa të meta).

Sa i përket djaloshit, dy prindërit e tij ishin besimtarë, e u frikësuam se ai do t’i shpjerë në humbje e në mosbesim. Deshëm që Zoti i tyre t’u japë në vend të tij një më të mirë se ai dhe më të afërt në respekt dhe në mëshirë (ndaj prindërve). Për sa i përket murit, ai ishte i dy djelmoshave të paprind të atij qyteti, e nën të ata kishin një thesar (ari) dhe babai i tyre qe njeri i mirë, e Zoti yt dëshiroi që ata dy (jetimë) ta arrijnë pjekurinë e vet dhe ta nxjerrin vetë thesarin e tyre. Kjo ishte mëshirë e Zotit tënd (ndaj tyre). Dhe unë nuk e punova tërë atë sipas bindjes sime (po sipas udhëzimit të Zotit). Ky, pra, është sqarimi i asaj për të cilën nuk munde të kesh durim!”

Mësimet fisnike që mund t’i nxjerrim prej këtij rrëfimi janë këto që vijojnë:

 Lidhja e një nxënësi me mësuesin e vet duhet të bazohet në bindje, respekt dhe, mbi të gjitha, në durim, sepse nxënia dituri kërkon shumë durim nga ana e nxënësit.

 Pas çdo ndodhie që ndodh në këtë botë ka një urtësi, po ndoshta menjëherë nuk e marrim vesh atë. Asgjë në tokë nuk ndodh kuturu.

 Dija nuk ka kufi dhe gjithnjë duhet të dish se, edhe nëse je shumë i ditur, ka ndonjë që është edhe më i ditur se ti.

Përktheu nga anglishtja: Arsim Jonuzi


Të jesh i kënaqur ashtu si je

$
0
0

A e di se duhet të jesh i kënaqur ashtu si je. A je? Ji i/e sinqertë. A ke rënë në grackë? A je i/e lumtur me mënyrën se si dukesh? Nëse do të kishe pasur mundësinë, a nuk do të kishe ndryshuar ndonjë pjesë tënden? Ndoshta do të doje të ishe më i/e gjatë a më i/e hollë apo ndoshta do të doje të kishe një ngjyrë tjetër flokësh. Ndoshta do të doje të kishe sy të kaltër apo ngjyrë tjetër të lëkurës.

Në këtë botë ku miliona njerëz vdesin nga uria e sëmundje çdo ditë, është fakt se miliarda e miliarda dollarë shpenzohen çdo ditë për kirurgji kozmetike. Televizori, interneti e gazetat janë plot e përplot me reklama në lidhje me atë se si duhet të dukemi. Për ca mijëra dollarë, operacionet plastike ndryshojnë formën e hundës sate, reduktojnë shfaqjen e rrudhave përreth syve apo bëjnë që ai bark i trashë përgjithmonë të zhduket.

Shumë programe televizive kujdesen për dëshirën publike për të ditur më tepër rreth humbjes së peshës ose rreth mënyrës së veshjes që më së miri fsheh karakteristikat trupore më pak lajkatuese (që janë më pak tërheqëse për syrin). Ndoshta shumë prej nesh nuk shkojnë aq larg sa për të bërë operacion plastik, por me sa duket për arsye se nuk jemi në gjendje (financiare) për ta përballuar e jo për shkak se nuk duam. Ne harxhojmë shumë kohë e energji duke u përpjekur të humbim peshë ose për të ndërtuar muskujt, ashtu që t’i përshtatemi stereotipit që na e paraqesin revistat.

Udhëzim

Le të jemi të sinqertë! Të gjithë kemi rënë në grackën e reklamës, që na bën të besojmë se ka mënyrë të përkryer se si të dukemi. Të gjithë njerëzit, qofshin të rinj apo të moshuar, duan të duken si është më së miri. E pse të mos donin? Nuk është gjë e gabuar të dëshirosh të dukesh mirë. Problemi del në pah kur ajo (dëshira për t’u dukur mirë, pra) del jashtë kontrollit dhe trysnia e njerëzve bëhet aq e madhe saqë njerëzit më jo vetëm që nuk ndihen të lumtur me atë se si duken, por as me atë se kush janë.

Në veçanti të rinjtë detyrohen përmes reklamave që t’i përshtaten një modeli të caktuar. Atyre u thuhet se duhet të blejnë xhinset e tipit më të ri ose një palë atlete të sapodala në treg. U thuhet se këto tuta (lloj veshjeje për gjatë stërvitjesh – veshje sportive) apo ky stil flokësh ata do t’i bëjë të ndihen shkëlqyeshëm (“cool”). Me të veshur tutat nuk ndryshon vetëm dukja. Bërësit e fushatave reklamauese janë aq të mençur saqë na bindin se jo vetëm që do të dukemi shkëlqyeshëm, por edhe se do të jemi të shkëlqyeshëm. Na thonë se edhe personaliteti i secilit prej nesh do të ndryshonte, nëse do të veshnim rroba brendesh të caktuara.

Këto janë gjepura dhe gënjeshtra. Mos harroni se kompanive reklamuese nuk u intereson aspak se si dukemi ose se a jemi të shkëlqyeshëm apo jo. E vetmja gjë që duan të arrijnë është të shesin prodhimet e tyre dhe se s’ka kush që i ndal për të na bërë shtypje që t’ua blejmë ato prodhime.

Duhet shumë kurajë për t’i bërë ballë gjithë kësaj nxitjeje. Në fund të fundit, e tëra bie në atë se si ne ndihemi. Nëse kemi vetëbesim e jemi të kënaqur, fushatat reklamuese nuk do të lënë mbresë te ne. Ndërkaq nëse jemi të cenueshëm e ndiejmë nevojë për rehatim, atyre do t’u bëhemi pre.

Në kaptinën e fundit të Kuranit lexojmë përshkrimin e veprimeve të shejtanit. Ai “pëshpërit në zemrat e njerëzve”, duke u thënë se nuk karakterizohen me cilësi të larta. Kjo kaptinë na paralajmëron që të kemi kujdes ndaj “ligësisë së pëshpëritësit/cytësit, që fshihet (pasi të cytë).”

Allahu i plotfuqishëm na ka krijuar ashtu siç ka dëshiruar të jemi. A mendon se ka bërë gabim kur të ka bërë ty ose mua? A mendon se Ai që krijoi qiejt dhe tokën dhe gjithçka që ka në mes tyre, bëri gabim kur ke lindur ti? Natyrisht se jo. Ai na thotë: “E kemi krijuar njeriun në formën më të bukur.” Në më të bukurën formë.

Sportet e mëdha ose prodhuesit e kozmetikave të ndryshme ndoshta duan të na tregojnë ndryshe, sepse në atë mënyrë ata do të shesin produktet e tyre. Megjithatë nuk ka gjë të keqe të nisim ne pikësëpari ashtu si dukemi. Dhe, meqë ra fjala, dukjet ndryshojnë. Ajo që është dukje e popullarizuar në një gjeneratë, mund të mos jetë aspak e popullarizuar në ndonjë gjeneratë tjetër. Në disa shoqëri, të jesh i/e hollë është shenjë se nuk je i/e ushqyer si duhet e jo (shenjë) se je tërheqës/e! Disa shoqëri të tjera favorizojnë lëkurën e zbehtë më shumë se lëkurën e rrezitur. Ndaj, mos u mashtro! Ajo që duan reklamuesit është që ti të shpenzosh të holla. Kjo është e tëra.

Mendo për këtë!

Mendo për një moment rreth miliona njerëzve në botë, për të cilët nuk kanë vend emrat e brendeve e kozmetikave. Për shembull, të verbrit nuk i intereson se a i ka sytë e kaltër apo të kaftë, kur ai s’mundet të shohë. Çfarë dobie do të kenë një palë nga atletet të stilit më të ri për një djalosh që nuk mundet të ecën? Një vajzë, së cilës i kanë rënë flokët si rezultat i trajtimit të kancerit, do të lëngonte për çfarëdolloj flokësh. Tani a e ke parasysh se sa me fat je? Megjithëkëtë, ka të atillë që na bëjnë të dyshojmë për dhuntitë që na janë dhënë, vetëm për shkakun se duan të përfitojnë prej nesh.

Të jesh i kënaqur ashtu si je s’ka të bëjë aspak me mënyrën se si vishemi ose ngjyrën e syve tanë. Vetëm shikojini fytyrat e lumtura dhe me buzëqeshje të miliona njerëzish që në kuptimin e plotë të fjalës s’kanë asgjë. Megjithatë, për ta, vetë jeta është dhunti. Ndaj vetëm disa momente në ditë për të menduar rreth të gjitha të mirave që i ke në jetën tënde. Hëngre kafjall sot? Mendo për ata që s’kanë ngrënë!

Diskutuam rreth ajeteve të fundit të Kuranit. Gjithashtu edhe në fillim të Kuranit mund të lexojmë: “E kur u thamë engjëjve: përuljuni (bjerini në sexhde) Ademit, ata menjëherë iu përulën, me përjashtim të iblisit (djallit). Ai refuzoi, u mbajt në të madh dhe u bë jobesimtar.” (Kuran, 2: 34). Allahu i Plotfuqishëm nuk i urdhëroi engjëjt t’i përulen dikujt që do të ishte më poshtë se ta. Ai krijoi njerëzit si kulminacion i Krijimit të Tij. Nuk ka gjë më të mirë në Krijimin e Tij se njerëzit.

Vullneti i Allahut

Tani zbatoji këto ajete në vete. Ka gjasa që shejtani të jetë duke të pëshpëritur se nuk je aq “cilësor” dhe se asnjëherë nuk do të jesh i tillë. Ai madje ka gjasa edhe të përdorojë kompanitë reklamuese për të forcuar porosinë e tij dhe të të bëjë të besosh se duhet t’i përshtatesh një dukjeje të caktuar, ashtu që të jesh i pranueshëm. Si muslimanë, ne besojmë në diç tjetër. Ne besojmë se Allahu na ka krijuar duke na vënë në kulminacion të krijesave të Tij.

Të besosh në diç tjetër do të thotë të biesh në grackën e atyre që duan të përfitojnë nga ti. Qoftë nëse kemi atletet më të mira në botë, ose nuk kemi atlete fare, ne e dimë të vërtetën kur biejmë me kokë në tokë. Kur ballin e kemi në tokë, nuk mund t’u ikim fakteve. Na ka krijuar Allahu. Është Allahu, Vullneti i të Cilit bën që të jemi duke qenësuar çdo moment të çdo dite. Është Allahu Ai që bën që dielli të shfaqet mëngjesin e ardhshëm dhe edhe një herë të na e kthejë shpirtin.

Herën e ardhshme kur do të lutesh, ndaj një moment për të falënderuar Allahun për tërë këtë që ke, që të ka bëtë ky person që je. Ai nuk ka bërë asnjë gabim. Sfida jonë është të jetojmë kështu si jemi. Mund të fillojmë me shikim në pasqyrë dhe me të bërë me sy personit që shohim. Nëse jemi të mirë për Allahun, do të jemi të mirë edhe për këdo tjetër!

Autor: Idris Teufik (Idris Tawfiq)
Idris Teufik është shkrimtar musliman britanez, që jeton dhe vepron në Egjipt. Ai ka kaluar shumë vjet duke punuar me të rinj. Ai ishte drejtues i edukimit fetar në shumë shkolla në Mbretërinë e Bashkuar dhe, ndoshta që është për ta theksuar, para se të përqafonte Islamin, ai ishte prift katolik.

Përktheu nga anglishtja: Arsim Jonuzi

Për tu mbrojtur nga çdo lloj sëmundje me kist indian

$
0
0

Për tu mbrojtur nga çdo lloj sëmundje me kist indian

Merret: Doza e këshilluar e kistit Indian të bluar dhe pihet tre herë në ditë pas buke nga një lugë të vogël në një gotë me ujë duke e shoqëruar dhe me një lugë të madhe mjalt.

Raportet mbrenda familjes problem i kohës

$
0
0

“Ne e kemi obliguar njeriun të sillet mirë ndaj prindërve të vet…” (Ankebût, 8) – “Asnjë prind nuk mund t’i dhurojë fëmijës së tij diçka më të çmuar se edukatën”.1 Familja është bashkësi e përbërë nga nëna, babai dhe fëmijët, por ka një zhvillim edhe më të madh se kaq. Ajo është bashkësia më e vogël sociale, në të cilën lind, rritet, zhvillohet njeriu dhe ku merr shkollën dhe edukatën e parë. Sado e vogël të jetë, rëndësinë e sajë në shoqëri e ka shumë të madhe. Bashkësia familjare është formuar qysh me ardhjen e parë të njeriut në këtë botë. Ajo është formuar si një dëshirë e Krijuesit, që njeriu i parë të jetë pronar i një familje e jo siç pretendojnë disa sociologë se është krijuar si rezultat instinktiv dhe i rastësishëm në këtë botë.2 Kurani i ka kushtuar thelbit familjar një rëndësi të madhe, me që- llim që nderi dhe vlera e saj të mbrohet me çdo kusht. Allahu (xh.sh.), thotë: “Dhe një prej shenjave të Tij është që prej jush krijoi për ju bashkëshortet tuaja, që të qetësoheni pranë tyre, duke vënë ndërmjet jush dashuri dhe mëshirë. Me të vërtetë, në këtë ka shenja për njerëzit që mendojnë.”3 Ne e falënderojmë në mënyrën më specifike Allahun e Madhërishëm, për këtë botë plot mrekulli, me shije e pamje të ndryshme, me stinët që ndërrojnë. Ai krijoi për ne gjithë këto mirësi të panumërta, kështu që ne i jemi shumë borxhli të zbatojmë atë që Ai na obligoi… Të gjithë njerëzit në këtë jetë kanë një program për të cilin punojnë. Si myslimanët, ashtu edhe të tjerët – jo myslimanët – vrapojnë dhe përpiqen të krijojnë projekte të ndryshme, në mënyrë që t’i arrijnë qëllimet e tyre. Por shtrohet pyetja: deri kur dhe deri ku në këtë më- nyrë? Në çfarë niveli i kemi raportet me Krijuesin, për të vazhduar dhe zbritur në familje, me rrethin e ngushtë e kështu me radhë? Si janë raportet tona në lidhje me ata që na lindën, prindërit tanë, që na rritën, na ofruan kafshatën e gojës, përgjysmuan dhe ndërprenë gjumin e tyre në mesnatë, braktisën shumë e shumë gjëra, vetëm e vetëm që fëmija i tyre të mos ndihet i vetmuar dhe të mos vajtojë…? Mirësitë dhe zhvillimet që na rrethojnë, siç duket na e kanë zbehur dhe po vazhdojnë të dëmtojnë rrjetin dhe lidhjen tonë familjare. Gjithkush mundohet të arrijë diçka, por në anën tjetër është harruar se po shkatërron dashurinë shpirtërore dhe lidhjen prindërore. Sa shumë prindër vuajnë sot nga vetmia, ngaqë fëmija i tyre i braktisi, në mënyrë që të jetojë në një ambient “modern”, pa e pasur barrën e prindërve. Ata i dërgojnë nëpër qendra të ndryshme rehabilitimi, i lënë në mbikëqyrjen e spitaleve apo organizatave që merren me mbikëqyrjen e të moshuarve, ose, e kundërta e kësaj, sa e sa fëmijë sot jetojnë nëpër çerdhe dhe jetimore, ku prindi i tyre i ka braktisur, me arsyen se ai fëmijë i lindur pa dëshirën e tyre, është i tepërt dhe pengon aktivitetin e nënës apo babait. Si rezultat i kësaj, në shumë vende të botës, e kohëve të fundit edhe tek ne, janë hapur qendra për mbikëqyrjen e këtyre dy kategorive njerëzore. E para: prindërit që braktisen nga fëmijët e tyre dhe e dyta: fëmijët që braktisen nga prindërit e tyre. T’i qasemi kësaj problematike dhe dukurie negative nga këndi kuranor dhe porositë e të Dërguarit, Muhamed Mustafa.

A) PRINDËRIT QË BRAKTISËN NGA FËMIJËT I gjithë problemi qëndron se shumë fëmijë, pasi arrijnë një moshë dhe krijojnë një shoqëri, i harrojnë të gjitha shërbimet që i kanë bërë nëna dhe babai i tyre, kështu që arrijnë deri tek ajo pikë, sa të braktisin në më- nyrën më të mjeruar prindërit e tyre. Për këtë shërbim kaq preciz dhe të palodhshëm që prindërit bënë për fëmijët e tyre, Allahu (xh.sh.), në Kuranin Fisnik thotë: “Ne e urdhëruam njeriun t’u bëjë mirë prindërve të vet, ngase nëna e vet me mundim e barti dhe me vështirësi e lindi, e bartja e tij dhe gji-dhënia zgjat tridhjetë muaj e ai vazhdon të jetojë, derisa të arrijë pjekurinë e vet dhe, kur t’i mbushë dyzet vjet, ai thotë: ‘Zoti im, më frymëzo mua të të falënderoj për të mirën që më dhurove mua dhe prindërve të mi, që të bëj vepra të mira që i pëlqen Ti dhe m’i bëj të mirë pasardhësit e mi. Unë pendohem tek Ti dhe jam me myslimanët”. 4 Si është e mundur që t’u kthejmë shpinën dhe të braktisim prindërit tanë në vetmi, kur me një mund të madh nëna na barti në barkun e saj për nëntë muaj me radhë, babai u kujdes në më- nyrë maksimale për të qëndruar afër saj, që fëmija të zhvillohet sa më mirë dhe më lehtë. Nuk mbetën vetëm me kaq, por siç u vërejt edhe nga ajeti kuranor, shërbimi për fëmijën zgjati edhe dy vite të tëra me gji-dhënie, e më pas, deri në moshën dhjetë- vjeçare nëna pati detyrë parësore edukimin dhe zhvillimin e fëmijës së saj. Prindërit, nga këshilla dhe urdhri i Pejgamberit (a.s.), mundohen që deri në moshën shtatë vjeç ta mësojnë atë në praktikimin e namazit, që fëmija të mos jetë pa njohuri fetare. Nëse pas këtij shërbimi dhe kujdesi që kanë obligim prindërit për fëmijët e tyre, djali apo vajza i braktis ata, i dërgon në qendra kujdesi për të moshuarit, paguan shërbëtorë që të merret me ta, atëherë ç’mund të themi, përveçse Allahu ua shtoftë dashurinë ndaj prindërve?

B) FËMIJËT QË BRAKTISEN NGA ANA E PRINDËRVE Ekziston edhe aspekti tjetër i problemeve brenda në familje, ku në këtë rast viktimë janë fëmijët e mjerë. Siç duket, luksi dhe fitimi i pasurisë jo në mënyrë të lejuar, ka ndikuar që shumë nga çiftet e martuara kanë vendosur të mos lindin fëmijë. Mirëpo, kur kjo ndodh pa dëshirën e tyre, këta kërkojnë zgjidhje të ndryshme që të lirohen nga kujdesi për fëmijët e tyre. Atëherë, një pjesë e këtyre prindërve mundohet ta gjejë zgjidhjen në abortim, një pjesë tjetër në braktisjen e fëmijës në forma nga më çnjerëzoret. Që të gjitha këto metoda janë të ndaluara dhe haram. Por ekziston edhe një kategori tjetër që, pasi rritet fëmija, e dërgojnë nëpër çerdhe fëmijësh, që të mos e kenë obligim kujdesin ndaj tij. Kjo ndikon në shkëputjen e dashurisë së ndërsjelltë. As fëmija nuk rritet në mëshirën dhe dashurinë e një nëne e as nëna nuk arrin të ketë ndjenjën e duhur për fëmijën. A thua këto grupe njerëzish kanë frikë mirëmbajtjen e tyre? Jo, kjo nuk duhet të ndodhë. Për këtë, Allahu (xh. sh.), ka thënë: “S’ka dyshim se Zoti yt është Ai që furnizon me bollëk atë që do dhe ia kufizon atij që do. Ai di hollësisht për robërit e vet dhe i vështron. Ju mos i mbytni fëmijët tuaj nga frika e varfërisë, se Ne ua sigurojmë furnizimin atyre dhe juve e mbytja e tyre është mëkat i madh”. 5 Në anën tjetër, nëse një fëmijë rritet në çerdhe, as ai e as prindërit nuk mund të kenë dashuri ndaj njëri-tjetrit. Transmetohet nga Aisheja (r.a.): “Erdhën disa njerëz (arabë) tek i Dërguari i Allahut (a.s.) e i thanë: ‘A i puthni ju fëmijët tuaj?’ Tha: ‘Po’. (Ata) Thanë: ‘Ne, pasha Allahun, nuk i puthim!’ I Dërguari i Allahut (a.s.) tha: ‘Ç’mund t’ju bëj, nëse 5. Isrâ, 31. Allahu e ka shkëputur mëshirën nga zemrat tuaja”.

LIDHJA FAMILJARE PRIND – FËMIJË “Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë të mos adhuroni tjetër veç Tij, të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as of , as mos u bëj i vrazhdë ndaj tyre, po thuaju fjalë të mira (të buta respektuese)”.6 Të gjitha punët dhe veprat e mirë në Islam, kanë shpërblime nga më të ndryshmet e, po ashtu, kanë dënime edhe veprat e liga. Për të pasur shpërblime çdo vepër, kërkohet që në fillim të besohet Allahu (xh. sh.) dhe të kryhen urdhrat e Tij. Pa besim, asnjë punë nuk ka ndonjë shpërblim. Pas gjithë këtij kushti që ka vendosur Allahu (xh.sh.), menjëherë ka caktuar kusht të prerë respektimin e prindërve dhe bamirësitë e tjera, siç theksohen në ajet. Prandaj, respekti dhe mirësjellja ndaj prindërve janë domosdoshmëri për çdo person që i ka ata në jetë. E kur ata të ndërrojnë jetë, të bëjmë dua – lutje bamirësie që Allahu (xh. sh.), t’i mëshirojë. Feja jonë e bukur nuk ka lejuar asnjëherë kërcënimin e raporteve prind – fëmijë. Ata duhet t’i respektojmë në çdo cep të jetës, përveç rastit ku na ka ndaluar Allahu (xh.sh.): “nëse ata të dy përpiqen të shtyjnë ty të më përshkruash Mua shok (zot tjetër) për çka ti nuk di asgjë, atëherë ti mos i respekto ata”. 7 Dhe më në fund, pas çdo respekti që u bëjmë prindërve, duhet bërë lutje bamirësie për ta, kur ata të jenë gjallë apo kur të ndërrojnë jetë. Të përkujtojmë se ata dhanë një mund të madh për ne, kur ne ishim të paaftë për asgjë, kur ne qanim ata ishin pranë nesh, na bartën në kraharor dhe na ofruan çdo mundësi që të na bëjnë të lumtur. Të gjitha modelet e tjera familjare, që dalin jashtë kornizave dhe urdhrave kuranore, do të përballen me probleme të llojeve të ndryshme. Modeli familjar i shfaqur nëpër televizione, nuk mund të jetë model i myslimanëve. E huaja le të mbetet gjithmonë e huaj dhe asnjëherë të mos bëhet pronë e jona. Skenat familjare, që shfaqen në ato programe, nuk janë asgjë tjetër vetëm se një tradhti bashkëshortësh, një degjenerim familjesh dhe një luftë kundër çdo bashkësie familjare. Prandaj, nuk mendojmë se programe të tilla sjellin ndonjë të mirë për ne si myslimanë.

Ma. Zymer Ramadani

Ruaju sherrit të atij që i ke bërë mirë

$
0
0

Fjala e urtë “ruaju sherrit të atij që i ke bërë mirë” dhe a është i vërtetë kuptimi i saj sipas fesë?

Ka një fjalë të urtë arabe që thotë:

“Ruaju sherrit të atij që i ke bërë mirë!”

Këtë fjalë të urtë arabe, me shprehje të përafërta, e kanë shumë popuj.
Në kulturën shqiptare, ka edhe fjalë të urta në shkallë më të lartë përpunimi të kuptimit që shpreh fjala e urtë e lartshënuar.

“S’i kam ba kujt mirë, që me prit sherr”

Doemethënë, sipas këtij versioni të kësaj fjale të urtë, nëse nuk i ke bërë mirë dikujt, mos prit keq prej tij, pra dukuria “që të të bëjë keq ai që ti i ke bërë mirë” paraqitet si aksiomë, si e pritur e domosdoshme.

A qëndron sipas fesë kuptimi i fjalës së urtë “ruaju sherrit të atij që i ke bërë mirë”?

Imam Kurtubiu në tefsirin e tij përmend se ishte pyetur dijetari i madh Bexheliu nëse e gjente të përmbajtur në Kuran kuptimin e fjalës “ruaju sherrit të atij që i ke bërë mirë” dhe ai ishte përgjigjur:

“Po, e gjej në ajetin: “Ata (jobesimtarët dhe hipokritët) nuk urrejnë për tjetër pos pse All-llahu nga mirësitë e Tij dhe i dërguari i Tij i begatoi ata. Nëse ata pendohen do të jetë më mirë për ta, e nëse refuzojnë, All-llahu i dënon me një dënim të dhembshëm si në këtë botë ashtu edhe në botën tjetër. (Kuran 9:74)

Por, sa herë që shpjegohet kuptimi i kësaj fjale të urtë, dijetarët saktësojnë se ajo nuk tregon një të vërtetë gjeneralizuese, të gjithëndodhshme.
Vlen vetëm për ata që kanë karakter të ulët dhe nuk vlen kurrsesi për njerëzit fisnikë.

Prandaj, këtë fjalë të urtë duhet ta kontekstualizojmë për të qortuar karakterin e ulët të atyre njerëzve që të mirën e kthejnë me të keqe dhe jo për të demotivuar për bamirësi.

Lajthia Natyrale 

$
0
0
Lajthia Natyrale
Lajthia është një ndër frutat e thata që pëlqehet mjaft për shijen e mirë dhe vlerat kurative që ka. Lajthia është një pemë që ne kemi mundësi që ti përdorim frutat, lulet, gjethet, lëvoret e degëve, si dhe vajin e saj yndyror i frutës.
Thelbi i frutës së lajthisë ka mjaft vitamina, si: A, B1, B2, PP, kripëra minerale. Ai rekomandohet për organizma të dobësuar dhe anemikë, si dhe për gratë shtatzëna.
Prej tij del një vaj eterik, i cili qetëson dhëmbin e sëmurë, thumbimet e insekteve dhe eliminon parazitët në zorrë. Gjethet e thara të lajthisë kanë pak të hidhur. Ato përmbajnë lëndë tonike dhe kanë veprime qetësuese në infeksionet e zorrëve dhe në diarre.
Lëngu i lëvoreve të drurit të lajthisë ka veti antipiretike. Pjalmi i luleve është përdorur kundër epilepsisë. Nuk rekomandohet për personat që vuajnë nga dispepsia (problemet e stomakut) dhe fshikëza e tëmthit
Mbrojnë shëndetin e zemrës.
E pasur me Vitaminë E
Mbron muskujt dhe kockatNdihmon gratë
Ndihmon gratë shtatzëna
Të pasura me antioksidantë
Mbron muskujt dhe kockat

 

Viewing all 11558 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>