Quantcast
Channel: Mjeksia Islame
Viewing all 11558 articles
Browse latest View live

Ç’është xhenxhefili?

$
0
0

xhenxhefili
Shekncërisht njihet me emrin Zingiber officinale. Rrënjët i ka të mëdha dhe anojnë nga ngjyra e verdhë ose si kokrrat e patates, lulet i ka të verdha. Shijen e ka djegëse, pjesa e bimës që përdoret rritet poshtë tokës dhe rritet në vënde që dallohen për temperaturën e lartë.

Xhenxhenfili gjendet më shumë në Azinë juglindore, Indi, Xhamajkë dhe në shumë zona tropikale.

Rrënjët e xhenxhefilit përdoren për gatim dhe për mjekim.

Ai është përcaktuar si një prej erëzave natyrale, dhe është i njohur në të gjithë botën për erën e tij depërtuese dhe për shijen diegëse.

Xhenxhefili është përdorur që prej 2500 vjetësh.

Xhenxhefili në mjekësinë profetike

Ebu Seid el-Hudri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) thotë: “Mbreti i romakëve i dhuroi të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) një enë me xhenxhefil. Ai i dha të gjithë të pranishmëve nga një pjesë, dhe më dha edhe mua një copë.”

Ibën Kajim ka thënë në librin “Mjekësia Profetike”:

Xhenxhefili është ndihmues për tretjen dhe zbutës i barkut me një zbutje mesatare. I dobishëm për bllokimet e mëlçisë për shkak të të ftohtit dhe lagështirës, dhe për errësimin e shikimit duke lyer sytë me të. Ndihmon në marrëdhëniet seksuale, dhe është tretës i erërave të këqia dhe të forta që ndodhen në stomak dhe në zorrë. Si përfundim themi se ai është i dobishëm për mëlçinë dhe stomakun.

“Aty do të pinë gota me pije të përzier”-Ndonjëherë përzierja do të jetë me pijen e xhenxhefilit , dhe ai eshtë pije e nxehtë (energjike), dhe ndonjëherë do të jetë me kamfur, që është i ftohtë, që të barazpeshohet gjendja.


Si të zbulojmë sëmundjen e kancerit dhe metodat efikase për shërimin e tij?!

$
0
0

kanceri

Njeriu dhe kanceri

Ka kaluar një kohë shumë e gjatë që njeriu është duke u përpjekur në forma të ndryshme se si ta përmirësojë jetën e tij duke hulumtuar rreth shkaqeve të sëmundjeve dhe rënkimeve për të dalë fitimtar në betejat dhe përleshjet e rrepta që na ofrohen nga armiku i njeriut, që është sëmundja. Në lidhje me sëmundjen e kancerit kanë folur dijetarë dhe mjekë të shumtë, duke spikatur konceptet dhe mendimet e tyre rreth saj. Ata kanë përcaktuar edhe diagnoza për kurimin e kësaj sëmundjeje. Edhe sot vërejmë hulumtues të shumtë, të cilët po përpiqen që me të gjitha mjetet e sofistikuara që posedojnë të arrijnë një zgjidhje të suksesshme, në mënyrë që të lirohemi nga kjo bela dhe epidemi vdekjeprurëse.

Gjëja që na brengos më shumë është se që të dy janë prezentë; problemi dhe shkaktari i problemit, përkatësisht kanceri. Ç’është më e keqja, një numër mjaft i madh njerëzish është duke vuajtur nga sëmundja në fjalë, pra t’i lëmë anash ato që janë thënë në të kaluarën dhe të fillojmë një rrugëtim të shkurtër rreth njohjes së shkaqeve të kësaj sëmundjeje, gjithnjë duke sjellë në fund edhe metodat që shpien në largimin dhe evitimin e kancerit.
Të nderuar lexues, kanceri është sëmundje si sëmundjet e tjera të pranishme dhe si rrjedhojë kjo sëmundje nuk është mbarim i ekzistencës së njeriut, me fjalë të tjera edhe sëmundja e kancerit është sëmundje e shërueshme.
Për t’u njohur më nga afër me sëmundjen e kancerit, për ju kemi sjellë disa pika si vijojnë:

Çdonjëri nga ne në trupin e tij posedon qeliza kancerore, të cilat nuk mund të shihen gjatë ekzaminimeve të rregullta mjekësore, por koha kur ato mund të duken ndodh atëherë kur trupi dobësohet dhe kur numri i tyre të ketë arritur në disa miliarda qeliza, ku si rezultat i paraqitjes së këtyre qelizave fillon edhe shfaqja e tumoreve të qelbur. Prandaj, kur mjekët të cilët merren me kurimin e kancerit informojnë pacientët e tyre se nuk kanë parë asnjë qelizë kancerore në trupat e tyre, kjo jep të kuptojmë se ekzaminimet e bëra në qendrat mjekësore nuk mund të arrijnë të kapin dhe të regjistrojnë një gjë të tillë. Kjo si rezultat se qelizat e kancerit ende nuk e kanë marrë formën për t’u dukur në mjetin përkatës.

Qelizat kancerore në jetën e individit zakonisht paraqiten nga gjashtë deri në dhjetë herë. Nëse vërtet sistemi imunitar i njeriut është i fortë, atëherë kjo rezulton në shkatërrimin e këtyre qelizave si dhe pengimin e shtimit të tyre, të cilat më tutje do të formonin edhe tumoret.

Kur njeriu vuan nga sëmundja e kancerit, atëherë kjo argumenton prezencën e mungesës së vitaminave dhe ushqimeve të ndryshme. Motivet e kësaj mangësie mund të jenë të fushave të ndryshme, si p.sh.: faktori trashëgimtar, jeta e keqe që jeton individi, etj.

Në mënyrë që të kapërcehet kjo periudhë e mungesës së vitaminave, doemos duhet që imuniteti i njeriut të forcohet dhe të ndihmohet. Në këtë pikë duhet shtuar se kërkohet ndryshimi i sistemit të ushqimit, në mënyrë që sistemi i imunitetit të përforcohet me ushqime të mira dhe plotësuese.

Me keqardhje shohim një numër të madh pacientësh, të cilët vuajnë nga kanceri dhe posa të shfaqet tumori, drejtohen te mjekët në mënyrë që të gjejnë shërim. Ata përdorin diagnoza kimiko-terapike si dhe aparate me rrezatim, e ka edhe të atillë të cilët fare pa menduar pranojnë t’u nënshtrohen operacioneve dhe si rrjedhojë të gjitha këto mjekime ndikojnë negativisht në prishjen dhe shkatërrimin e pjesës së shëndoshë të trupit si dhe dëmtimin e fuqisë së tij të mbetur.

Është më se e vërtetë se barnat kimike të cilat u jepen të prekurve nga kjo sëmundje shpijnë deri te helmimi i qelizave kancerore, të cilat shënojnë rritje shumë të shpejtë, mirëpo njëkohësisht barnat e tilla shkatërrojnë edhe qelizat e shëndosha, të gjalla dhe shumë të rëndësishme. Së këndejmi, mjekimi me barna kimike shkakton dëme të mëdha në gjymtyrët më të rëndësishme të trupit, siç janë; mëlçia, veshkat, zemra dhe mushkëritë. Është më rëndësi të cekim këtu se mjekimi përmes rrezatimit rezulton në vrasjen dhe mënjanimin e qelizave kancerore, por gjithashtu ky lloj mjekimi djeg dhe shkatërron të gjitha qelizat, pëlhurat jetësore si dhe pjesët e shëndosha të trupit.

Nuk ka dyshim se mjekimet radioaktive dhe ato kimiko-terapike, të cilat realizohen në fillim të mjekimit, ndikojnë në zvogëlimin e pjesës më të madhe të tumorit, mirëpo përdorimi për një periudhë të gjatë nuk do të ketë mundësi të lërë asnjë ndikim në to. Pasi pacienti të jetë rraskapitur nga mjekimet me ndriçim dhe të jetë stërmbushur me helme nga mjekimet kimiko-terapike, sistemi imunitar i njeriut do të shkatërrohet dhe do të falimentonte në tërësi, andaj si rezultat i saj shohim se pacientët ballafaqohen me sëmundje të barkut si dhe përzierje të ndryshme.

Nga gjithë ajo që u përmend më parë, mund të themi se rreziku më i madh që vjen si rezultat i mjekimeve kimiko-terapike dhe atyre me rrezatim i bën qelizat kancerore që vetvetiu të shumohen duke u bërë më të përballueshme në një aspekt, por më të vështira për t’u eliminuar në aspektin tjetër. Ndërsa për sa i përket operacionit për shfarosjen e tyre, është vërtetuar se operacionet e tilla çojnë në shpërndarjen e qelizave kancerore në pjesët e tjera të trupit.

Ndër metodat më efikase për ta evituar sëmundjen e kancerit është të pangrënit, respektivisht mosushqimi i qelizave kancerore, duke mos i ushqyer ato me vitamina të domosdoshme, të cilat i shumojnë ato, e më pas deri te shpërndarja e tyre në pjesët e tjera të gjymtyrëve të trupit.

Ushqimi i qelizave kancerore

1) Fillimisht, qelizat sulmuese ushqehen drejtpërsëdrejti nga sheqernat e njëpasnjëshëm. Me ndërprerjen e kësaj substance ushqyese, jemi në gjendje që kancerit t’i ndërpresim edhe furnizimin e parë, i cili konsiderohet si ushqimi themelor i sëmundjes së kancerit. Substancat me përmbajtje sheqeri janë të dëmshme për acarimin e sëmundjes së sheqerit dhe për këtë motiv mjekët janë mbështetur në disa zëvendësime të rregullta, siç janë: melasë, molla e thatë, mirëpo gjithnjë duke pasur në konsideratë që nga këto ushqime të përdoret një sasi e vogël. Gjithashtu kripa e kuzhinës përmban substanca kimike, përdorimi i së cilës e shndërron qelizën në ngjyrë të bardhë, prandaj zëvendësimi i saj me kripën e detit është më se i preferuar.

2) Qumështi si dhe produktet e tjera që vijnë prej tij shkaktojnë krijimin e këlbazës si dhe substancat e tjera mukoze në trup, e në veçanti në kanalet tretëse, prandaj kanceri ushqehet me këtë lloj substance. Anulimi i qumështit të kafshëve dhe zëvendësimi i tij më qumësht soje apo me oriz të pasheqerosur realizon edhe mosushqimin e qelizave të kancerit.

3) Preferohet që 80% e ushqimeve që ne konsumojmë të jenë fruta të freskëta, kokrra të plota (pra, kokrra gruri), një sasi e vogël farash, gështenjash, lajthish, një sasi e vogël mollësh. Përdorimi dhe të ushqyerit me këto ushqime forcon trupin dhe shëndetin e njeriut. Ndërsa nga këto produkte vetëm 20% preferohet të përgatitet në formë gjelle duke përfshirë këtu edhe bimët bishtajore.
Nuk duhet harruar se lëngu i frutave të freskëta të jep fermente jetësore, të cilat lehtësojnë thithjen dhe tretjen e tij. Ç’është e vërteta, ato arrijnë deri te qelizat brenda 15 minutash dhe ushqejnë e ndihmojnë rritjen dhe zhvillimin e qelizave të shëndosha. Prej burimeve të fermenteve të gjalla është përdorimi i lëngjeve të frutave freskuese, së bashku me disa bimë bishtajore, ndaj dhe marrja e këtyre lëngjeve mund të merret dy apo tri herë në ditë. Është vërtetuar shkencërisht se fermentet shkatërrohen atëherë kur temperatura e saj të ketë arritur në 40 gradë.

4) Largimi nga konsumimi i kafesë, çajit, çokollatave si dhe nga çdo produkt me përmbajtje kafeine është i mirëseardhur për të prekurit nga kanceri dhe si zëvendësues mund të përdorim gjëra të buta dhe të dobishme për shëndetin, siç janë: çajet e luleve apo çaji jeshil, i cili posedon karakteristika kundërvepruese ndaj kancerit. Gjithashtu, preferohet pirja e ujit të pastër apo atij të filtruar, njëkohësisht duhet të jetë i vendosur në kavanoza të cilët i përdorim në përditshmërinë tonë, në mënyrë që të parandalojë konsumimin e helmeve dhe mineraleve të rënda që vijnë nga ujërat e çezmave.

5) Proteinat e mishit vështirësojnë tretjen dhe kërkojnë sasi të mëdha fermentesh tretëse. Pjesët e mbetura të mishit, të cilat në lukth nuk janë tretur ashtu si duhet, shkaktojnë erëra të rënda dhe më pas çojnë në grumbullimin e shumë helmeve në trupin e njeriut.

6) Muret e qelizave të kancerit posedojnë një mbulesë të përbërë me proteina të forta dhe duke u parandaluar nga të ushqyerit me mish, do të japë sasi të madhe fermentesh që ta sulmojë murin e proteinave të qelizave kancerore dhe në këtë formë realizohet edhe shkatërrimi i qelizave kancerore pa hasur në asnjë pengesë.

7) Kanceri është sëmundje me përmasa të mëdha. Ai shtrihet në mendjen, trupin si dhe pjesët e tjera të trupit, me fjalë të tjera, arroganca, urrejtja, inatosja si dhe mostoleranca e vënë trupin e njeriut në një pozitë të vështirë dhe për këtë kërkohet nga njeriu që ta ndërtojë jetën e tij me kënaqësi, dashuri dhe tolerancë.

8) Duhet të theksojmë se qelizat kancerore assesi nuk munden të jetojnë në një rreth të pasur me oksigjen dhe për këtë shkak preferohet aktiviteti me sporte të ndryshme, frymëmarrja e thellë në mënyrë që oksigjeni të depërtojë në të gjitha pjesët e trupit si dhe të arrijë te të gjitha qelizat e tij.
9) Nuk lejohet përdorimi i shisheve të plastikës, veçmas gjatë përdorimit të furrës elektrike. Është mirë që përdorimin e pjatave të plastikës t’i mënjanojmë në të dy rastet, qofshin ato ushqime të ftohta apo të nxehta. Gjithashtu duhet të mënjanojmë të gjitha llojet e shisheve të plastikës në frigoriferë.

Autor: Prof. Dr. Ejmen Salih, ligjërues në Universitetin Islamik “Sulltan Sharif Alij”, Brunei-Darussalam
Përktheu nga gjuha arabe: Mr. Fehim Dragusha

Shenjat e natës së kadrit

$
0
0

mengjesi

Shenjat e natës së kadrit:
E para: Nata mos të jetë as e nxehtë e as e ftohtë.
E dyta: Të jetë natë e shndritshme.
E treta: Në këtë natë zbresin shumë engjëj.
E katërta: Dielli në agimin e saj lind pa rreze.
Argumentet për këto shenja: I Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Nata e Kadrit është natë e shndritshme, as e ftohtë e as e nxehtë, dielli në agim lind i kuq i dobët”. Transmeton Iben Huzejme dhe e ka saktësuar shejh Albani (Allahu e mëshiroftë!).
I Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Mua m’u tregua nata e Kadrit, e më pas m’u harrua. Ajo gjendet në dhjetë netët e fundit. Ajo natë është e shndritshme nuk është as e ftohtë e as e nxehtë, sikur të kishte në të një hënë që shndriste yjet e saj. Nuk del shejtani i saj deri sa të dali agimi i saj” Transmeton Iben Hibani ehadithi është i saktë me rrugët e tij.
I Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Shenja e saj (natës së Kadrit) është që të lindi dielli në agimin e saj i bardhë pa rreze”. Muslimi.


Janë përmendur edhe disa shenja të tjera që nuk kanë argumente si:
1. Mos të lehin në të qentë.
2. Mos të bien yje prej qiellit.
3. Të bjerë shi në atë natë.

Ky është libri i Zotit tim

$
0
0

Kurani

Ky është libri i Zotit tim.

- Kurani zbriti për 23 vite.
- Kurani ne Meke zbriti 13 vite.
- Kurani zbriti në Medine 10 vite.
- Kurani përbëhet prej 30 xhuzave.
- Kurani përbëhet prej 60 hizbeve.
- Kurani përbëhet prej 114 sureve.
- Kurani përbëhet prej 240 rub’ave.
- Kurani i ka 55 emra.
- Kurani i ka 77436 fjalë.
- Kurani i ka 6236ajete.
- Kurani i ka 321250 shkronja.
- Kurani e ka suren më të madhe suren Fatiha.
- Kurani e ka ajetin më të njohur, ajetul-Kursijin.
- Kurani e ka suren më të gjatë suren Bekare.

Përshtati: Ulvi Fejzullahu

Namazi i dobishëm për shtatzënën i dëmshëm për femrën me cikël mujor

$
0
0

femra muslimane

Studimet mjekësore bashkëkohore vërtetojnë se sporti dhe lëvizjet trupore, siç është edhe namazi, janë shumë të dobishme për gra shtatzëna, por i dëmtojnë tepër gratë gjatë ciklit mujor.

Femrës që fal namaz, kur bie në ruku dhe në sexhde, i rritet lëvizja e gjakut në mitër, duke shtuar edhe faktin se qelizat e mitrës dhe të vezores janë të ngjashme me qelizat e mëlçisë, të cilat tërheqin shumë gjak. S’do mend se mitra e shtatzënës ka nevojë për shumë gjak në mënyrë që të ushqejë embrionin si dhe të pastrojë ndyrësirat nga gjaku i tij. Femra shtatzënë, kur fal namazin, e ndihmon atë në çuarjen e gjakut të shumtë tek embrioni. 

Ndërsa femra me cikël mujor, nëse fal namazin, shkakton lëvizjen e gjakut me shumicë në mitrën e saj, gjë që çon në humbjen dhe zbritjen e tij në gjakun e menstruacionit.
Sasia e gjakut dhe e lëngjeve të humbura nga trupi i femrës gjatë ditëve të ciklit vlerësohet rreth 24 ml gjak, gjithashtu aq edhe të lëngjeve.

Sikur femra të falte namazin gjatë ciklit, ai do bëhej shkaktar për shkatërrimin e sistemit të imunizuar në trupin e saj, për faktin se rruazat e bardha të gjakut, të cilat luajnë rol të rëndësishëm në imunitet, humben përmes gjakut të humbur të menstruacioneve nga trupi.

Gjakderdhja, në përgjithësi, shton mundësitë e infektimit nga sëmundjet. Ndërsa gratë me cikël mujor, Allahu i Lartësuar i ka ruajtur nga infektimet me përqendrimin e rruazave të bardha të gjakut në mitër gjatë periudhës mujore në mënyrë që të kryejnë ruajtjen dhe mbrojtjen kundër sëmundjeve.

Nëse femra me menstruacione falet gjatë asaj periudhe, ajo humb shumë gjak dhe bashkë me të humb edhe rruazat e bardha. Si pasojë, pothuajse të gjitha gjymtyrët e trupit të saj, si mëlçia, shpretka, gjëndra limfatike, truri i ekspozohen sëmundjeve. Këtu shfaqet urtësia e ndalimit të namazit për gratë gjatë periudhës së menstruacioneve derisa ato të pastrohen, ashtu siç është cilësuar Kurani, se ajo është periudhë e dëmshme dhe e neveritshme, duke shtuar edhe faktin se lëvizja e trupit, sidomos gjatë sexhdes dhe rukusë, rrit rrjedhjen e gjakut në mitër dhe lehtëson humbjen e tij më kot duke shtuar edhe atë se shkakton mungesën e kripërave minerale nga trupi.

Gjatë periudhës së menstruacioneve mjekët këshillojnë për pushim dhe marrje të ushqimit, në mënyrë që trupi të mos humbë gjakun dhe të gjitha kripërat minerale të çmuara.
Këtu gjithashtu vihet në pah urtësia e ndalimit të agjërimit për gratë gjatë menstruacioneve. 

Përgatiti: Almedin Ejupi

Çaji i gjelbër dobëson

$
0
0

caji i gjelber

Të gjithë e dimë se japonezët kanë shtat të hedhur,madje edhe në moshë të shtyre dhe kjo thuhet se është pasojë e sasisë së madhe të peshkut pa të cilën tryeza japoneze nuk mund të paramendohet.
Mirëpo kjo nuk është e tëra thonë studiuesit nga Tokio dhe nga Gjeneva,të cilët kanë ardhur deri te një përfundim epokal.

Çaji i gjelbër,një pije tradicionale japoneze,përmban një antioksidant unik,i cili është më i fortë sesa çfarëdo mjeti për dobësim.

Këto hulumtime kanë treguar se çaji i gjelbër e atakon yndyrën në bark,prej ku yndyra më së vështiri largohet,pra çaji i gjelbër përmban një përbërës (katekina) i cili yndyrën e barkut e shndërron në energji.
Gjithashtu çaji i gjelbër e zvogëlon rrezikun nga arteroskleroza për 46%,infarkti për 42% dhe kanceri i lukthit për 32%.

Ndikimi i stresit në shëndetin e njeriut

$
0
0

stresi shqip

Trupi juaj ju përgatit për ose kundër situatës. Nëse ju do të qëndroni dhe ndihmoni ju duhet forcë, energji, dhe bujari, patjetër edhe besim në Zotin, ngase shpresoni në shpërblimet e Tij.

Rreth stresit:

Te konkludojme se stresi definitivisht vret! Shumica e sëmundjeve që vuajnë sot njerëzit, janë rezultat i drejtpërdrejtë i ekspozimit kronik ndaj stresit. Sëmundjet e zemrës, diabetit, kokdhimbjet, madje edhe manifestimet e ndryshme te kancerit lidhen të gjitha me stresin.

Si?

Kur trupi është i ekspozuar ndaj stresit ai aktivizon sistemin nervor, të lirojë disa hormone të cilat stimulojnë veprime në organizëm, në mënyrë që të mund të mbijetojë një situatë të jashtëzakonshme.

Le të shikojmë këtë shembull:

Ju jeni duke udhëtuar me veturë nëpër rrugë, kur papritur hasni një automjet të rënë në një gropë.

Çfarë keni për të bërë? A do të qëndroni dhe luftoni në ndihmë të personit, ose ju do të largoheni? Kjo është e njohur si “luftë për mbijetese”.

Trupi juaj ju përgatit për ose kundër situatës. Nëse ju do të qëndroni dhe ndihmoni ju duhet forcë, energji, dhe bujari, patjetër edhe besim në Zotin, ngase shpresoni në shpërblimet e Tij. Nëse jeni duke shkuar pa shikuar fare në anën tjetër të tragjedisë, do t’ju duhet të posedoni energji regresive, egoizëm, force të sadizmit, dhe mungesë totale të besimit, apo një besim formal i cili kurrë nuk ofron hajr në praktikë.

Trupi ju përgatit për këtë ngjarje pa menduar ju në lidhje me të. Nëse duhet të mendosh, pasojat e dëmit do sulmojnë qendrën e ndërgjegjes suaj, ndërsa ju keni qenë ende duke “debatuar” se çfarë duhet të bëni, dhe ju do të “vdisni mirësinë në vetën tuaj” apo ndoshta atë e keni plagosur rëndë në zemër.

Në mënyrë që ju të mbijetoni këtë situatë, në trupit alarmohen:

- Tensioni i gjakut,
- Zemra,
- Lipoidet fillojnë të djegën në mënyrë enorme,
- Glukoza (sheqeri shton shpejtësinë e tretjes për të rritur energjinë),
-Etj…!
Apo ndoshta trupi juaj “do të tejkaloj” këtë situatë, gjithashtu do të ulë mekanizmin e sistemeve reaguese ngase ju nuk keni nevojë për të mbijetuar këtë rast ?

Afatshkurtësia e kujtesës:

Aftësia për të mësuar, apo ju nuk keni nevojë për të mësuar nëse jeni të frikësuar nga aplikimi i ndihmës suaj?..
Sistem imunitar ripërtërihet, ngase lufta kundër infeksioneve nuk është e nevojshme tani, do t’ju duhet vetëm këtë imunitet tuajin ta aplikoni në ndihmën e kërkuar, në qoftë se ju mbijetoni luftën ndaj vetvetes.
Kur personi ka më shumë frikë, ankth, egoizëm, koprraci dhe indiferentizëm lajmërohen simptome depresioni.

Serotonina ( neurotransmiter i relaksimit dhe harmonisë) bie në nivelet minimale duke humbur disponimin tuaj të lumtur, dhe duke konvertuar në nervozë të brendshme.

Të gjitha këto ndryshime kuptohet janë taksa që paguajnë, ata që nuk e ndiejnë të nevojshme ndihmën dhe angazhimin edhe për të tjerët, në mënyrë që të mbijetojnë një sulm të brendshëm, ose disa të tjerë të tejkalojnë situatën vetëstresuese.

Kjo është e natyrshme për përshtatjen e trupit dhe turpit.

Problemi është se ne kemi vetëm për qëllim të largojmë stresin tonë. Duke tejkaluar periudhat e stresit që na shkaktoheshin në rast të ballafaqimit me situatat stresuese. Çfarë ndodh kur ne jemi të ekspozuar ndaj stresit kronik të formave; një mujore, javore, apo madje edhe çdo ditë?

Sëmundjet vijnë nga stresi:

Ju mund të thoni “Unë nuk jam theksueshëm i stresuar”. Stresi është shumë më tepër se sa ju mendoni gjatë një situate të caktuar. Stresi ndikon në 3 forma të mëdha:

- Fizike
- Emocional
- Kimike

Postraumat e stresit në trup:

Ndoshta ju ka rrëzuar biçikleta juaj kur keni qenë 6 vjeç, duke shkaktuar një ndryshim në sistemin tuaj muskul-skeletor?

Të menduarit mbi përvojat e kaluara të cilat je mërzitur, apo madje edhe të menduarit për një të ardhme ngjarje për të ardhur keq ende, mund të shtojë stresin tek ju.

Sa tone kimikate hamë ushqim ne, ne pijet e ujit, në ajrin që marrim dhe e vë në dukje se ne tërë kohën jemi të sulmuar.

Qëllimi këtu është që ne vetëm të njoftohemi se jemi ekspozuar ndaj stresi:

Ne të gjithë jemi të ekspozuar ndaj stresit, varësisht se si mund të trajtoj organizmi ynë ndikimet e stresit, përcakton mënyrën se si ne do të mbetemi të shëndoshë.

Stresi është i grumbulluar gjatë tërë jetës sonë. Mendoni se sa theksueshëm keni qenë të ekspozuar në jetën tuaj, dhe që nga atëherë shumëfishohet moshën e juaj.

Kjo e shtonë edhe më shumë kujdesin dhe vigjilencën ndaj vetes sonë, pa harruar edhe raportin tonë me Krijuesin, aleancë e cila mundë të na kushtoj shumë në jetë, për ose kundër nesh.

Me fat! Në rrugën e mbi-jetesës, pa regresin e stresit, e me progresin e lumturisë dhe harmonisë.

” O biri im, kjo Botë është një det i thellë. Imani-Besimi le të jenë anije (shpëtimi) jotja. Timoni i saj, frikë-respekti ndaj Tij (All-llahut të Lartmadhëruar). Ndërsa, lopata e saj, shpresa drejt Tij”. LLukmani paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të.

Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi Ju !

Nga: Rrahman Ferizi

Mirësitë e sures Fatiha

$
0
0

el fatiha
Mirësitë e Sures Fatiha janë të shumta, sikurse edhe gjërat që e vënë në dukje, mirësitë e saj janë të shumta, porse këtu do të përmëndim disa prej tyre.

1) Është quajtur me emra të ndryshëm dhe ç`do emër mban në veten e tij kuptim të cilin nuk e mbajnë emrat e tjerë, këto emra janë përmëndur në Kur’an, Sunnet dhe në fjalët e Shokëve të Profetit (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem), si p.sh: 

a) Nëna e Kur’anit: 
Eshtë quajtur me këtë emër sepse është përfshirë në të në mënyrë të përgjithshme ajo c`farë ka përfshirë Kur’ani në mënyrë të shtjelluar, ka thënë dijetari Ibn Kaj-jim El-Xheuzijje (rahimehull-llah): 
Kush e kupton këtë sure dhe qëllimet e saj, ka shpëtuar prej të kotës, dyshimeve dhe bidateve. 

b) Baza (ose themeli) e Kur’anit: 
Eshtë trasmetuar ky emër prej Ibn Abasit (radiall-llahu anhuma) dhe s`ka dyshim se Surja Fatiha është baza e besimit (akides) dhe e gjithë mirësisë. 

c) Shërim:
Eshtë trasmetuar nga Ebu Seid El Khudri (radiall-llahu anhuma) se Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) e ka quajtur me këtë emër. 

2) Është surja më e mirë dhe më madhështore në Kur’an: 
Eshtë përmëndur në hadithin e Ebu Seid El Mual-la (radiall-llahu anhu) se ka thënë: 
Isha duke u falur dhe më thiri i dërguari i All-llahut (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem), nuk iu përgjigja derisa përfundova namazin, më pas i erdha të Dërguarit të All-llahut (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) dhe më tha: 
C’farë të pengoi të vijë ? 
I thashë: 
O i Dërguari All-llahut isha duke u falur ! 
Tha: 
A nuk ka thënë All-llahu s.u.t: 
O ju të cilët keni besuar përgjigjuni All-llahut dhe të Dërguarit nëse ju thërret në c`farë ju gjallëron jetën e zemrës dhe të shpirtit. 
Më pas më tha: 
Do të të mësoj më madhështoren sure në Kur’an para se të dalësh prej xhamisë. 
Më kapi për dorë, e kur deshi të dilte prej xhamisë i thashë: 
O i Dërguari All-llahut më the, Do të të mësoj më madhështoren sure në Kur’an ? 
Tha: 
Po, El-hamdu lil-lahi Rab-bil aalemin, ajo është shtatë ajetshja dhe Kur’ani i Madhëruar i cili më është dhënë mua. 
Tra: Buhariu dhe Imam Ahmedi. 

3) Ajo është dritë e zbritur prej një dere prej dyerve të qiellit e cila nuk është hapur vetëm se ditën kur ka zbritur kjo sure bashkë me një melek (engjëll) i cili nuk ka zbritur prej qiellit kurrë, sikurse ka trasmentohet nga Ibn Abbasi (radiall-llahu anhuma) se ka thënë: 
Duke ndënjur i Dërguari i All-llahut (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) bashkë me Xhibrilin, dëgjoi një zhurmë (zhurma e cila bën dera kur hapet) dere sipër tij, e ngriti Xhibrili shikimin e tij në qiell dhe tha:
Kjo është një dere që u hap prej dyerve të qiellit, nuk është hapur kurrë, dhe zbriti prej saj një melek që nuk ka zbritur kurrë, erdhi tek Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) i dha selam dhe tha:
Përgëzohu me dy drita që të janë dhënë, nuk ju janë dhënë asnjë Profeti para teje Hapja e Librit dhe mbyllëset (ose-përfunduset) e sures Bekare, nuk ke për të lexuar prej tyre ndonjë fjalë, vetëmse do të të jepet.
 

Tra: Imam Muslimi.

Leximi i sures Fatiha në formën më të plotë, arrihet me tre gjëra:

a) Leximi i saktë sipas rregullave të leximit të Kur’anit. 

b) Kuptimi i përmbajtjes dhe argumentave të kësaj sureje. 

c) Praktikimi i saktë dhe zbatimi i argumentave dhe përmbajtjes së kësaj sureje. 

4) Duhet që muslimani gjatë leximit të kësaj sureje të përqëndrohet, dhe gjithashtu gjatë leximit të gjithë Kur’anit, dhe ta dijë se po lut All-llahun s.u.t, sikurse ka thënë Shejkh Muhammed Ibn Abdul Uah-hab (rahimehull-llah): 
Meditova në lutjet e trasmetuara prej të Dërguarit të All-llahut (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem), dhe gjeta më madhështoren e tyre ti lutesh All-llahut s.u.t. që të të udhëzoj, e kjo lutje ndodhet në suren Fatiha. 


QSA shtron “Iftarin e Solidaritetit”

$
0
0

qsa

Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit (QSA) në Preshevë, organizoi “Iftarin e Solidaritetit”, aktivitetin tradicional për nderë të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Në prani të rreth dyqind mysafirëve – përfaqësues të grupeve të ndryshme qëllimore të QSA-së, duke filluar nga aktivistët e QSA-së, bashkëpunëtorët, donatorët, bizneset lokale, përfaqësues të institucioneve publike dhe pushteteve lokale të komunave Preshevë dhe Bujanoc, përfitues, studentë, mysafirë eminent të Qendrave universitare të regjionit, bashkatdhetarë, përfaqësues të mediave lokale etj, të shtunën (19 korrik) QSA organizoi evenimentin e saj tradicional.

“Angazhimi i përbashkët në realizimin e projekteve në terren, ku përkrahen shtresat në nevojë të shoqërisë sonë gjatë një viti të plotë, detyrimisht n’a obligon të takohemi bashkërisht. Për këtë QSA ka zgjedhur kohën më të përshtatshme, muajin e mëshirës dhe solidaritetit, ditët më të vlefshme të këtij muaji dhe momentin kulminant kur Zoti i Gjithësisë i vështron me kënaqësi robërit e Tij, pra kohën e iftarit, ku besimtarët me modesti përfundojnë agjërimin e ditës që e lamë pas”, thuhet në kumtesën e QSA-së, transmeton Titulli.

Në “Iftarin e Solidaritetit”, hapjen e programit e bëri  Muzafer Ramadani me disa pjesë nga Kur’ani Famëlartë, për të pasuar fjala përshëndetëse e kryetarit të Qendrës së Solidaritetit dhe Avancimit dr. Lejlan Sadiku.

Sadiku vlerësoi lartë kontributin e të gjithë njerëzve të vullnetit të mirë, si dhe rolin e solidarizimit me shtresat në nevojë.

Të pranishmit i përshëndeti kryetari i Kuvendit Komunal në Preshevë dr.Ramiz Latifi. Ai falënderoi për kontributin e çdo njërit dhe QSA-së për angazhimin dhe ftesën për këtë iftar.

Nënkryetari i QSA-së Jetmir Selmani me këtë rast përcolli disa këshilla mbi solidaritetin, bazuar në inicialet Q.S.A., duke eksploruar shembuj dhe ngjarje të ndryshme nga historia profetike.

“QSA mbetet me shpresë që të pranishmit të kenë kaluar mirë iftarin e solidaritetit, me shpresë që ky iftar të reflektojë në të ardhmen si urë bashkëpunimi në realizimin e ideve dhe qëllimeve tona të përbashkëta, me qëllim të përmirësimit të jetës së njerëzve në nevojë në Luginë të Preshevës dhe më gjerë”.

QSA planifikon që Iftare të tilla të organizohen edhe në të ardhmen, ku si emërues i përbashkët i të gjithëve do të jetë solidarizimi në aktivitete të përbashkëta, duke ia ruajtur karakterin tradicional këtij evenimenti në këtë muaj të bekuar të Ramazanit

Uji (shiu) dhe rëndësia e tij

$
0
0

shiu

Falënderimet i takojnë Allahut ndërsa përshëndetjet më të sinqerta qofshin për Muhammedin, familjen, shokët dhe pasuesit e tij!
Vlera e shiut
Vlera e shiut është shumëdimensionale; ajo nuk kufizohet vetëm në njeriun porse edhe në çdo gjë tjetër që i hyn në shërbim njeriut, qoftë kafshë, bimë, tokë, madje si dhunti do të jetë për besimtarin edhe në Xhennet derisa për mëkatarin dhe pabesimtarin në ferr nuk do të jetë. Të shohim di[ nga Kur’ani përkitazi me këtë:
Uji është prej gjërave të para që Allahu ka krijuar, siç thotë:
Ai është i cili krijoi qiejt e tokën brenda gjashtë ditëve (fazave), e Arshi (Froni) i Tij kishte qenë (më parë) mbi ujë…”. (Hud, 7)
Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
Allahu ishte kur askush nuk ishte, dhe Arshi i Tij ishte mbi ujë”. (Buhariu)
Njeriu, sikurse krijesat tjera tokësore, është krijuar prej ujit, siç thotë Allahu:
Dhe Ai nga uji (fara) krijoi njeriun, dhe e bëri atë të ketë fis dhe të ketë miqësi. Zoti yt ka mundësi të jashtëzakonshme” . (el-Furkan, 54)
All-llahu krijoi secilën gjallesë prej një uji, e prej tyre ka që ecin rrëshqanas në barkun e vet, ka që ecin në të dy këmbët e edhe asosh që ecin në të katër këmbët. All-llahu krijon çka të dojë, pse vërtet All-llahu ka mundësi për çdo gjë”. (en-Nur, 45)
Shiu është jete për çdo gjë; për njeriun, për tokën, për kafshën, për bimën dhe për çdo gjë tjetër. Thotë Allahu:
A nuk e dinë ata, të cilët nuk besuan se qiejt e toka ishin të ngjitura, e Ne i ndamë ato të dyja dhe ujin e bëmë bazë të jetës së çdo sendi; a nuk besojnë?”. (el-Enbija, 30)
Ai është që për ju lëshoi nga (lart) qielli ujë, që prej tij të keni për të pirë dhe prej tij të keni bimë që në to do t’i kullotni (bagëtinë)”. (en-Nahl, 10)
Ai është që i lëshon erërat si myzhde pranë mëshirës (shiut) së Tij. E kur ato (erërat) bartin re të mëdha, Ne i sjellim mbi një tokë të vdekur dhe lëshojmë në të ujin (shiun), dhe me të (me ujin) nxjerrim të gjithë frutat. Kështu i nxjerrim (i ngjallim) të vdekurit, ashtu që ta përkujtoni (fuqinë e Zotit)”. (el-A’rafe, 57)
Si nuk kanë parë ata se Ne e sjellim ujin në tokën e thatë dhe me të nxjerrim bimë që prej tyre ushqehen kafshët e tyre, bile edhe ata vetë. A nuk janë duke parë (e të kuptojnë)?”. (es-Sexhdeh, 27)
Ai i krijoi qiejt pa shtylla, sikurse po i shihni, e në tokë vendosi kodra të rënda që të mos luajë vendi bashkë me ju, e nëpër të shpërndau nga të gjitha gjallesat, dhe nga qielli Ne kemi lëshuar shi e kemi bërë të mbijnë në të nga të gjitha llojet më të dobishme”. (Llukman, 10)
Ringjallja e tokës së vdekur nëpërmjet shiut është argument prej argumenteve të ekzistimit të Allahut, siç thuhet në Kur’an:
Nga argumentet e Tij është edhe toka që ti e sheh atë të thatë (shkretëtirë), e kur Ne i lëshojmë asaj shiun, ajo gjallërohet e shtohet. E s’ka dyshim se Ai që e ngjalli atë, do t’i ngjallë të vdekurit, pse Ai ka mundësi për çdo gjë”. (Fussilet, 39)
Eshtë fakt se në krijimin e qiejve e të tokës, në ndërrimin e natës e të ditës, të anijes që lundron në det që u sjell dobi njerëzve, në atë shi që e lëshon All-llahu prej së larti e me të ngjall tokën pas vdekjes së saj dhe përhapë në te nga çdo lloj gjallese, në qarkullimin e erërave dhe reve të nënshtruara mes qiellit e tokës, (në të gjitha këto), për një popull që ka mend ka argumente”. (el-Bekare, 164)
Nga argumentet e Tij është edhe ajo që ua dëfton vetëtimën edhe si frikë edhe si shpresë, dhe nga qielli lëshon shi e me të e ngjall tokën pas vdekjes së saj. Në këtë ka argumente për një popull që di të mendojë”. (err-Rrum, 24)
Kjo ringjallje e tokës shërben si një shembull se si në këtë mënyrë ringjallet edhe njeriut.
Dhe Ai që lëshon nga qielli ujë (shi) me masë. Ne i japim me të jetë një vendi të vdekur. Ja, kështu edhe ju do të nxirreni (të gjallë nga varrezat).”. (ez-Zuhruf, 11)
Pabesimtarët në ferr nuk do të kenë ujë normal. Thotë Allahu:
Banuesit e zjarrit i thërrasin (dhe i lusin) ata në xhennet (duke ju thënë): “Na qitni diç nga ju apo nga ajo që u ka furnizuar All-llahu (se mbaruam nga etja)!” Ata (në xhennet) thonë: “All-llahu i ka ndaluar që të dyja këto për jobesimtarët! “. (el-A’rafe, 50)
Shembulli i xhennetit, i cili u është premtuar atyre që janë ruajtur (të devotshëm), në të cilin ka lumenj me ujë të mirë për pije, lumenj nga qumështi me shije të paprishur, lumenj nga vera e shijshme për njerëz, lumenj nga mjalti i kulluar, ata kanë aty edhe gjithfarë lloj pemësh, kanë edhe falje nga Zoti i tyre (a është i njëjtë) a si ai që është përgjithmonë në zjarr dhe u shuhet etja me ujë të valë që ua copëton zorrët e tyre?”. (Muhammed, 15)
Uji zbret dhe ngritët me lejen dhe caktimin e Allahut. Në Kur’an qëndron:
A ju e lëshoni atë prej reve, apo Ne jemi që e lëshojmë?”. (el-Vakiah, 69)
Ne lëshuam me masë ujë nga qielli dhe atë e përqëndrojmë në tokë. Po Ne kemi mundësi edhe ta humbim atë (ujin)”. (el-Mu’minune, 18)
Ne i lëshojmë erërat mbarësuese, e nga qielli (retë) lëshojmë shi dhe atë ua japim ta pini, e ju nuk mund ta ruani atë”. (el-Hixhr, 22)
Uji është prej begative që neve moralisht na detyron ta adhurojmë Allahun dhe assesi të mos i bëjmë shok. Ja se çfarë thotë Allahu:
Ai, i cili për ju bëri tokën shtrat (vendbanim) e qiellin kulm, e prej qiellit ju lëshoi shi me të cilin ju siguroi lloje të frutave si ushqim për ju, pra mos i përshkruani All-llahut shokë, duke qenë se ju e dini (që Ai nuk ka shokë)”. (el-Bekare, 22)
A nuk e sheh se All-llahu lëshon ujë nga qielli dhe atë e shpërndanë në tokë nëpër burime, mandej me të mbijnë bimë të llojeve dhe të ngjyrave të ndryshme, pastaj ajo thahet dhe ti e sheh atë të zverdhur dhe pastaj e bën atë të llomitur. S’ka dyshim se në këtë ka argument për të zotët e mendjes”. (ez-Zumer, 21)
Nëse edhe pabesimtarët pranojnë se shiu na vjen prej Allahut atëherë përse ne muslimanët të mos e falënderojmë për të. Thotë Allahu:
Dhe nëse ti i pyet ata: “Kush e lëshon shiun nga qielli dhe me të e ngjall tokën pas vdekjes së saj?” Ata thonë: “All-llahu!” Thuaj: “Falënderimi i qoftë All-llahut, por shumica e tyre nuk mendojnë”. (el-Ankebut, 63)
Thuaj: “Më tregoni, nëse uji juaj humbet në thellësi, kush do t’ju sjell ujë mbitokësor (burimor)?”. (el-Mulk, 30)
Uji shërben për tu pastruar nga gjërat që njeriut shumë do t’ia ulnin vlerën sikur të mos pastrohej me ujë. Thotë Allahu:
O ju që besuat, mos iu afroni namazit duke qenë të dehur, derisa të dini se ç’flitni, e as duke qenë xhuhubë (të papastër) derisa të laheni, përpos kur jeni udhëtarë. Nëse jeni të sëmurë, jeni në ndonjë udhëtim, ose ndonjeri prej jush vjen nga ultësira (nevojtorja) , ose keni takuar gratë, e nuk gjeni ujë, atëherë mësyjeni dheun dhe fërkoni me të fytyrat dhe duart (tejemmum). All-llahu shlyen e falë mëkatet”. (en-Nisa, 43)
Dhe kur Ai ju kaploi me një kotje (gjumë) që ishte siguri për ju nga ana e Tij, ju lëshoi shi nga qielli për t’ju pastruar me të, largoi prej jush të shtimet e shejtanit, e që të fuqizojë bindjen në zemrat tuaja dhe t’ju përforcojë me të (me shi) këmbët tuaja”. (el-Enfale, 11)
Meqë uji është begati e madhe prej Allahut atëherë vet Allahu na ka treguar se kusht për sjelljen e tij në tokë është morali dhe nderi jone. Thotë Allahu:
Sikur ata (idhujtarët) t’i përmbaheshin rrugës së drejtë, Ne do t’iu lëshonim atyre ujë me bollëk”. (el-Xhinn, 16)

Kjo ishte një përmbledhje e rëndësisë së ujit nga Kur’ani Famëlartë ndërsa tani do te shohim diç nga shkenca për rëndësinë e ujit:
Uji përbën 85% e gjakut të njeriut, 82% të veshkave të tij, 75% të muskujve të tij, 74% të trurit të tij, 69 % të mëlçisë së tij dhe 22% të eshtrave të tij.
Diku 65% ( ) e trupit të njeriut, në tërësi, përbëhet nga uji dhe ne për çdo ditë, nëse dëshirojmë ta mbajmë ekuilibrin e trupit tonë, duhet të pimë së paku nga një litër e gjysmë ujë, e mire është 2.4 litra, edhe nëse nuk ndiejmë etje. Kjo i bie diku 8-9 gota me 160 ml ujë ne dite. Uji nuk shton peshe por ndihmon ne jashtëqitjet prej trupit.
Uji ruan gjallërinë e lëkurës,
Ai mbulon tre të katërtën e planetit tonë, por nga kjo sasi, vetëm një e katërta e një përqindëshit është pa kripë, dhe e mundur për t’u përdorur në çdo kohë( ).
Ndihmon frymëmarrjen,
Rregullon temperaturën e trupit,
Shkrin lëndët ushqyese,
Përcakton gjallërinë e qelizave të trupit,
Pastron gjakun nga helmet( ).
Nëse trupi i njeriut humbë 20% të ujit vdes( ).
Ndoshta këto janë sekretet që kanë shtyrë OKB-në të caktojë 22 Marsin e çdo viti si Ditën Botërore të Ujit e sidomos kur kihet parasysh fakti se toka edhe pse konsiderohet si vend i ujit megjithatë 97%( ) e këtij uji është i njelmët dhe nuk shërben për pije ( ).
Sido që të jetë, uji edhe pse i ka këto të mira, nuk duhet të teprohet ngase ai, nëse konsumohet jashtë asaj që përmendëm, shpie në:
fryrjen e barkut,
gazra të shumtë,
ndonjëherë shpie edhe në helmim të gjakut( )
Urinimi i shpeshtë, i cili mund të jetë i papërshtatshëm dhe shqetësues( ).

Cka e pengon shiun
Meqë shiu-uji paska këtë rëndësi të madhe, dhe ne tani jemi në një kohë kur po mbretëron thatësi, do të kishte qenë mirë sikur ta shqyrtonim problematikën e thatësisë, jo nga këndvështrime shkencore, ngase natyra dhe ligjet e saja janë në dorën e Allahut; I ndërron si të dojë Ai, por nga këndvështrimi fetar për të parë se si veprat e njerëzve ndikojnë në ndalimin e shiut. Nuk di përse ne muslimanët këto tragjedi, thatësi, sëmundje, varfëri, luftëra, nuk i konsiderojmë si ndëshkime prej Allahut për shkak të mëkateve tona të shumta derisa të krishterët, zyrtarisht, pohojnë se ato që po iu ndodhin atyre janë pikërisht dënim prej Allahut. Gazeta Sunday Telegraph, në numrin e saj të 2 korrikut 2007 përcjell konkludimin e priftërinjve të mëdhenj të Kishës Britanike se vërshimet e mëdha të cilat goditën disa vende të Britanisë duke lënë pa kulm mbi kokë dhjetëra mijëra njerëz janë dënim prej Allahut për shkak të shthurjes, prishjes dhe ligjeve që shpijnë ne zhvetënim dhe devijim. Ne jemi duke vjelur frytet e rënies sonë morale- shtuan ata( ).
Përse edhe ne të mos themi se mëkatet tona, morali jonë i ulët, lakuriqësia e vajzave tona, pirja e madhe e alkoolit dhe pijeve tjera dehëse, janë shkaqe të këtyre që po na ndodhin. Ja se çka thotë Allahu:
Për shkak të veprave (të këqija) të njerëzve, janë shfaqur në tokë e në det të zeza (bela, skamje, katastrofa, humbje e bereqetit etj.), e për ta përjetuar ata një pjesë të asaj të keqeje që e bënë, ashtu që të tërhiqen (nga të këqijat)”. (err-Rrum, 41)
?farëdo e keqe që mund t’ju godasë, ajo është pasojë e veprave tuaja (të këqija), e për shumë të tjera Ai u falë”. (esh-Shura, 30)
Ndoshta mëkati i një njeriu behet shkak që shiu të mos bie, siç ndodhi në kohën e Musait, alejhi’s selam, dhe siç transmetojnë Buhariu dhe Muslimi, Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
Prej (largimit, burgimit, mbytjes së) robit të keq shpëtojnë (qetësohen) njerëzit, vendet, pemët dhe kafshët”.
Po qetësohen për arsye se mëkatet e tij shkaktojnë edhe ndëshkimin e të tjerëve, siç thotë Allahu:
Ruajuni nga e keqja (nga dënimi) që nuk i godet vetëm ata që bënë mizori prej jush, (por edhe të mirët)…”. (el-Enfalë, 25)
Nëse të ka goditur ndonjë e keqe së pari ndalu dhe mendoje gjendjen tënde e pastaj pyet : Prej nga kjo? Thotë Allahu:
E kur juve u goditi një dështim (në Uhud) e që ju ia patët dhënë atë dyfish (armikut në Bedr), thatë: “Prej nga kjo”? Thuaj: “Ajo është nga vetë ju”! …”. (Ali Imran, 165)
Sahabet, shokët e Pejgamberit, alejhi’s selam, kur pësonin ndonjë disfate, ndaleshin dhe llogaritnin veten se ku kanë bërë mëkate që Allahu nuk ua mundësoi fitoren. Ka thënë Ibni’l Mu’tezzi:
Lëri mëkatet, të voglat e të mëdhatë
ngase kjo është ruajtje
dhe vepro sikur ai që ec mbi ferra
e kujdeset për atë që sheh
mos nënçmo asnjë mëkat të vogël
ngase kodra është formuar prej gurëve të vegjël
Dhe kështu, përfundimisht do të vini në gjykimin e duhur se:
… All-llahu nuk e prish gjendjen e një populli (nuk ua largon të mirat) përderisa ata ta ndryshojnë veten e tyre…”. (err-Rra’du, 11)
Mëkatet që shumë ndikojnë në mos lëshimin e shiut janë:
Pakujdesia e njerëzve,
Vrazhdësia e zemrave të tyre,
Besimi i dobët,
Përhapja e mëkateve e sidomos mosdhënia e zekatit,
Mashtrimi në peshore,
Anashkalimi i duasë dhe lutjes,
Anashkalimi i pendimit,
Pakujdesia ndaj istigrafrit (kërkimit falje), që shumë ndikon në lëshimin e shiut.

Cka e sjell shiun?
1. Nëse mëkatet ndikojnë në ndalimin e shiut atëherë veprat e mira ndikojnë në lëshimin e tij.
2. Mosdhënia e zekatit, nëse është shkak për ndalimin e shiut, atëherë dhënia e tij është shkak për lëshimin e tij.
3. Istigfari-kërkimi falje mundëson lëshimin e shiut. Allahu thotë nëpërmjet gjuhës së Nuhut, alejhi’s selam:
Unë u thashë: “Kërkoni falje Zotit tuaj, se Ai vërtet falë shumë; 11. Ai ju lëshon nga qielli shi me bollëk, 12. Ju shumon pasurinë dhe fëmijët, ju bën të keni kopshte dhe ju jep lumenj”. (Nuh, 10-12)
Edhe Hudi, alejhi’s selam i kishte thënë kështu popullit të tij:
O populli im, kërkoni falje prej Zotit tuaj dhe kthejuni Atij, Ai ju lëshon shi me bollëk, dhe fuqisë suaj i shton fuqi, e mos refuzoni e të bëheni mëkatarë!”. (Hud, 52)
4. Morali, nderi dhe udhëzimi jonë në rrugën e drejtë. Thotë Allahu:
Sikur ata (idhujtarët) t’i përmbaheshin rrugës së drejtë, Ne do t’iu lëshonim atyre ujë me bollëk,”. (el-Xhinn, 16)
5. Falënderimi për begatitë që Allahu na i ka dhënë ngase çdo përbuzje e të mirës bëhet shkak që ajo e mirë të të ikë prej dore. Thotë Allahu:
All-llahu sjell si shembull një fshat (vendbanim) që ishte i sigurt dhe i qetë, të cilit i vinte furnizimi nga të gjitha anët me bollëk, kurse ata (banorët) i përbuzën të mirat e All-llahut. Atëherë All-llahu, për shkak të sjelljes së tyre, ua veshi petkun (ua ngjeshi) e urisë dhe të frikës”. (en-Nahl, 112)
Sa bukur ka thënë poeti:
Nëse disponon me ndonjë begati ruaje
ngase mëkatet zhdukin të mirat
Mbaje atë me adhurim për Zotin e robërve
ngase Zoti i robërve është Ndëshkues i shpejtë
6. Namazi istiska’ (lutja për shi), e cila ka qenë traditë e Pejgamberit, alejhi’s selam, sahabeve dhe dijetarëve në përgjithësi.

Sedat G. ISLAMI

Metodat Kur’anore të shërimit të disa sëmundjeve shpirtërore

$
0
0

Kurani

Shërimi ose parandalimi i sëmundjeve në rritje mentale në ditët e sotshme paraqet një sfidë të vërtetë.

Kompleksiviteti etiologjik dhe ai reanimal e bën ende të vështirë arritjen e sukseseve të plota në këtë sferë, prandaj kërkimi i mënyrave të dëshmuara alternative jashtë mundësive shkencore në drejtim të shtimit të aftësive të sherimit bëhet gjithnjë e më reale. Sipas prof. Malik Badrit ekspert në fushën e psikiatrisë; mossuksesi i qartë i psikoterapisë në shërimin ose parandalimin e çrregullimeve psikopatike, delikuences sociopatike, alkoolistëve, të droguarve, pedofilëve, homoseksualëve, sadistëve etj. në asnjë mënyrë nuk e arsyeton kufizimin e ngurtë vetëm mbrenda dogmave sekulare të filozofisë materialste. Libri i shenjtë Kur’ani na ofron metoda tepër të veçanta në parandalimin ose sherimin e sëmundjeve të ndryshme mentale: “O ju njerez! Juve u erdhi nga Zoti juaj keshilla (Kurani) dhe sherimi i asaj që gjendet në krahëroret tuaj (zemra, shpirti), është udhëzim e mëshirë për besimtarët” (Kaptina Junus – 57).

Roli i këtyre teksteve religjioze, sipas shumicës së punëtorëve shkencorë, në drejtim të formësimit të personalitetit të balancuar, tretmanet terapeutike-rehabilituese të personave me çrregullime psiqike dhe të traumatizuar është i pakapercyeshem. Ndër tjera çdo bisedë ose tretman i tillë ose të qasurit të këtyre problemeve në mënyrë produktive medoemos përfshin edhe fenomenin e religjiozitetit dhe spiritualitetit.

Ndërlikueshmëria e botës shpirtërore të njeriut pakontestueshem obligon studim në mënyrë multidisiplinare, ashtu që kjo të vëzhgohet në të gjitha segmentet e njohura komplementare.

Metodologjia kur’anore e shërimit (rukja) përfaqëson mënyrën antike të të sheruarit mental, por njëkohësisht edhe formën bashkëkohore të shërimit, metodë e cila kërkon jo vetëm qetesimin e të sëmurit, por sherimin e plotë të sëmundjeve të tilla. Rukja kur’anore paraqet procesin e shërimit me anën e leximit të lutjeve kur’anore dhe profetike nga persona të devotshëm autoritativ me qëllim sherimi të personave të caktuar. Ky proces ka bazë të pamohuar në legjistraturën e ligjit islam njëkohësisht duke qartësuar se ky lloj shërimi nuk ka asgjë të përbashkët “me të kqyrit” ose bestytni tjera pagane që janë të përhapura kudo në botë.

Prej sëmundjeve më të shpeshta psiqike në kontestin kur’anor njihen: sëmundjet e nxitura nga xhinët, nga ndikimi i sihrit (magjisë) ose sëmundjet që nxiten nga bashkëveprimi njeri-xhin-sihr. Të tre keto përmenden në ajetin kur’anor 102 të sures El Bekare “(E hodhën librin e Zotit) E ndoqën atë që e thonin djajt në kohën e sundimit të Sulejmanit. Po Sulejmani nuk ishte i pafé, djajt ishin të pafé, sepse u mësonin njerëzve magjinë … por pa lejën e All-llahut me atë askujt nuk mund t’i bënin dëm dhe ashtu mësonin çka u sillte dëm e nuk u sillte dobi atyre.”. Sihri ose magjia në kuptimin linguistik kur’anor do të thote: Të ndryshuarit e diçkaje nga natyra e vet e vërtet e saj ose forma në drejtim të diçkaje që është jonormale dhe pseudovizuele. Sihri quhet çdo lloj veprimi me anë të të cilit njeriu pabesimtar i ofrohet djallit me qëllim të kërkimit të shërbimeve. Kjo njëherit paraqet aktin më të ligë blasfemues shkaku i të cilit është mister e që duket në të kundërten e esenciales i ngjashëm me format tjera të magjepjes.

Tentimet e vazhdueshme për diagnostifikim me metodat konfedenciale tek këto sëmundje në të shumtën e rasteve nuk janë premtuese, psh. çfarë të thuhet për një person plotësisht të shëndoshë fizikisht i cili pa asnjë të vetmin shkak mendon ose kryen vrasje ose vetevrasje.

Karakteristikat më të njohura tek personat që vuajnë nga keto lloj sëmundje për të cilat behet fjale janë:

1.Depresioni, ankthi

2.Dhimbjet në pjesë të trupit pa shkak medicinal

3.Kokëdhëmbje të shpeshta

4.Ndjenjë jonormale e frikës

5.Dëgjimi i zërave që të tjerët nuk i degjojnë

6.Humbja e aftësive të kujteteses, koncentrimit

7.Urrejtja e miqve të deridjeshem

8.Humbja e dëshires për kryerjen e obligimeve fetare

9.Shkurorëzimi i paarsyeshëm

10.Ëndërrimi i ëndrrave të tmerrshme

11.Dëshira për izolim vetmi etj.

Numri gjithnjë në rritje i personave me probleme mentale kërkon një bashkëpunim të gjithanshëm në avancimin e të arriturave në trajtimin sa më të sukshem të këtyre sëmundjeve.

Pleurat Krasniqi teolog

Çfarë është lumturia?

$
0
0

lule ari

Në fjalorin e “Webster’s Third New International Dictionary”, lumturia është një gjendje në të cilën njeriu ndihet mirë, është e karakterizuar me emocione të këndshme në një kohë të shkurtër dhe me një dëshirë natyrale për vazhdimin e mëtejshëm të këtyre emocioneve.
Në këtë term ka edhe sinonime që përkufizojnë lumturinë, si: gëzim i zgjatur, gëzim i plotë, bekim, hare.
Gëzim i zgjatur: është një fjalë shumë letrare që tregon diçka më shumë, si: gëzim më të gjatë ose lumturi të përsosur.
Gëzim i plotë: i referohet në këtë rast lumturisë më të madhe, lumturia e të bekuarit.
Bekimi: sugjeron kënaqësinë e thellë të dashurisë së pastër ose pranimin nga Zoti.
Hare: kjo fjalë mund të përdoret për një lumturi të plotë dhe të siguruar.
Disa studentë të edukimit e përkufizojnë lumturinë si një vazhdimësi e ndjenjës ose e gjendjes së kënaqësisë dhe burimin e lumturisë nga ndjenja e qëndrueshme e të qenit mirë, mirësisë së jetës dhe mirësisë së fatit të njeriut.

Burimet e lumturisë
Individë të ndryshëm ose grupe të ndryshme njerëzish kanë ide të ndryshme lidhur me mënyrat më të mira për të arritur lumturinë. Megjithatë, janë disa teori dhe spekulime të ndryshme të cilat shumë njerëz i konsiderojnë si burimet e lumturisë. Këto mund të klasifikohen si më poshtë:
1- Pasuria
2- Grada dhe pozicioni
3- Arritjet e larta në edukim [edukimi akademik dhe titujt e nderit]
4- Fama [p.sh.: në politikë, në arte, në sport, në shkencë, etj.]

Lumturia në pasuri
Pasuria është, me sa duket, elementi më i afërt, në qoftë se nuk është sinonimike, me lumturinë përderisa shumë njerëz e besojnë këtë.
Ky kuptim është i rrënjosur thellë në zemrat e shumë personave duke pasur parasysh se shumica e njerëzve kudo në botë janë të dhënë për përvetësimin e pasurisë. Ata e shohin pasurinë si shkakun e parë të lumturisë me qëllimin se të dyja këto, lumturia dhe pasuria janë të gërshetuara.
Sa të gëzuar janë ata burra dhe gra që zotërojnë kompani perandorake, gjerësi të mëdha toke dhe prona, depozita të mëdha bankare, etj.
Me të vërtetë shumë janë ata persona që zotërojnë miliona dhe biliona por janë duke vuajtur për të patur një moment paqeje në mendjen e tyre. Kjo vjen si rezultat i frikës që ata kanë për pasurinë e tyre dhe frikën që kanë se mos po bëhet ndonjë çrregullim politik, ndonjë lëvizje e tregut, luftë, plaçkitje, therje, etj.
Dhe nuk është vetëm kjo që i lë pa gjumë natën këta njerëz por është edhe tensioni, ankthi mendor, ataket e zemrës dhe vdekja. Shumë shpesh dëgjojmë në media lajme të tilla, si:
- Humb pasurinë dhe jetën pas një ulje financiare në tregti.
- Një tregtar nga Tokio qëllon veten, me sa duket pas humbjes së parave në tregti.
- Njeriu më i pasur i Australisë u dërgua me nxitim në spital në gjendje kritike dhe të dielën pësoi një atak zemre.
Duhet kuptuar dhe pranuar që lumturia nuk ka të bëjë asgjë me grumbullimin e pasurisë. Ky është përfundimi më real që mund të arrijmë. Me materialet e mjaftueshme nga jetët e shumë njerëzve është më e lehtë për të aprovuar thënien tonë: “Pasuria nuk sjell lumturinë!”

Karuni
Historia e Karunit shërben si shembull tipik i njerëzve të pasur, të cilët pasuria i mbush me krenari dhe arrogancë dhe i bën ata të harrojnë rolin e pasurisë në jetën e njeriut. Pasuria duhet të përdoret për mirëqënien e njeriut dhe të shoqërisë së tij në përputhje me dëshirat dhe urdhërimet e Allahut të Madhëruar, i Cili i ka garantuar njeriut ekzistencën e tij, i ka dhënë atij aftësi, fuqi, ushqim dhe pasuri.
Historia e Karunit tregohet në Kur’anin Famëlartë:

“Vërtet, Karuni ishte nga populli i Musait, por ai u sjell me kryeneçësi ndaj tyre. Dhe Ne i dhamë atij gjithë thesaret e begatitë, aq sa çelësat ishin një peshë e madhe për t’u mbajtur nga një grup i madh burrash të fortë. Kur populli i tij i tha atij: “Mos u ngazëlle (me mosmirënjohje ndaj Mirësisë së Allahut). Vërtet, Allahu nuk i do ata që ngazëllehen.” (Sure El-Kasas: 76)

“E ai (Karuni) doli para popullit të tij me kryelartësinë e tij…” (Sure El-Kasas: 79)
Kur ai ishte në kulmin e lavdisë së tij, njerëzit u shprehën se e kanë zili dhe menduan se sa të lumtur do të ishin në qoftë se do të ishin në vend të tij. Por, njerëzit e zgjuar nuk u hutuan nga pasuria e stërmadhe e Karunit, sepse ata e kishin kuptuar se pasuria e kësaj bote është e përkohshme dhe ishin të sigurtë se pasuria e vërtetë është shpërblimi i Allahut në botën tjetër për besimtarët dhe për ata që kryejnë vepra të mira. [shih në Kur'an suren El-Kasas: 80]
Karuni ishte mendjemadh dhe u paraqiste para njerëzve të popullit të vet si “zot i një pasurie të madhe”.
Ata e admironin fuqinë e tij por harronin realitetin se si ishte.
E gjithë kjo ishte një “lumturi iluzioniste” ose një lumturi e përkohshme tamam si një ëndërr ose si një film.Por si ishte përfundimi? Çfarë ndodhi me shkëlqimin, pasurinë, krenarinë dhe arrogancën?
“Kësisoj Ne bëmë që atë ta përpijë toka bashkë me vendbanimin e tij. Pastaj ai nuk pati asnjë grusht njerëzish ta ndihmonin atë përveç Allahut, as nuk ishte prej atyre që mund të shpëtojnë vetveten.” (Sure El-Kasas: 81)

Kristina Onasis
Këtu gjendet një histori tjetër e rëndësishme e cila provon padyshim se pasuria, çfarëdo sasie që të jetë ajo, nuk mund të jetë në gjendje të sjellë lumturinë e vërtetë! Kjo është një histori që për shumë vjet ka ndenjur në mendjet e shkrimtarëve, reporterëve dhe gazetarëve nëpër libra dhe nëpër faqet e gazetave dhe revistave!
Kjo është historia e Kristina Onasis, vajza së të famshmit dhe grekut më të pasur Aristotle Onasis, i cili zotëronte flota anijesh dhe aeroplanësh, liqene dhe ishuj, prona të mëdha, depozita bankare të stërmëdha, etj. Mbas vdekjes së të atit Kristina ishte e vetmja që mund të trashëgonte gjithë pasurinë përveç gruas së dytë të të atit, Zheklin Kenedit (Jacqueline Kennedy). Trashëgimia arrinte në biliona dollarë përveç gjërave të tjera, si: flotat e anijeve dhe aeroplanëve, liqenet dhe ishujt, pronat e mëdha, depozita bankare të stërmëdha, etj. Çfarë trashëgimie!!!
Sigurisht, sipas gjykimit, arsyetimit, ndjenjave dhe kriterit të shumicës së njerëzve, ai që trashëgon një pasuri të stërmadhe si kjo duhet të jetë njeriu më i lumtur në tokë – por a ishte kjo e vërtetë, a ishte e lumtur Kristina? Përgjigjen do ta gjejmë më poshtë duke kuptuar se si do të vazhdojë jeta e saj.
Kristina ishte e martuar me një amerikan gjatë kohës kur babai i saj ishte gjallë, por vetëm disa muaj më pas martesa mbaroi me divorc.
Pas vdekjes së të atit, ajo u martua për së dyti me një grek por martesa e tyre zgjati vetëm disa muaj, të mos themi disa javë! Kristina qëndroi larg martesës për disa kohë. Me sa duket kërkonte lumturinë jashtë martesës.
Por, prapë nuk e gjeti lumturinë dhe pas disa vitesh e gjeti përsëri veten duke e kërkuar lumturinë në martesë.
Kësaj here ajo e zgjodhi bashkëshortin e saj nga një vend krejt tjetër, nga Rusia komuniste. Kushdo që e njihte stilin e saj perëndimor të jetës, ky hap i saj me të vërtetë e çudiste dhe ia shtonte kureshtjen se çfarë do të ndodhte më tej. Kur u pyet njëherë nga një gazetar për këtë veprim të saj, gazetari mori një përgjigje të gatshme e cila ishte e thjeshtë, e shkurtër por e sinqertë: “Jam duke kërkuar lumturinë!”
Pasi dy martesat e saj të para ishin me burra nga perëndimi, dhe meqënëse ato dështuan, ajo mendoi se duhet ta kërkonte lumturinë nga lindja. Pra, edhe kësaj here ajo po provonte fatin e saj megjithëse nuk kishte asgjë të garantuar. Kur gazetari e pyeti herën tjetër duke i bërë përsëri të njëjtën pyetje, ajo iu përgjigj duke replikuar me të njëjtën përgjigje: “Jam duke kërkuar lumturinë…!”
Por, a ishte ajo me të vërtetë e lumtur nga martesa në Rusi? Kurrë! Ajo qëndroi me rusin më shumë se një vit dhe u nda! Ky ishte fundi i një martese të ankthshme.
Por ajo nuk u dorëzua. U kthye përsëri në Evropë dhe mendoi t’i jap vetes edhe një mundësi të fundit duke zgjedhur për bashkëshort një industrialist francez. Pra, ajo u martua me katër burra nga vende krejtësisht të ndryshme për një periudhë kohore prej dy vitesh!
Sa jetë e mjerueshme dhe e pasuksesshme! Në një festë që bëri për martesën saj të katërt u pyet nga një gazetar se a ishte ajo gruaja më e pasur dhe përgjigjja e saj e sinqertë ishte: “Po! Jam gruaja më e pasur por më e palumtura…”
Organizimi i martesës me industrialistin francez u zhvillua siç ishte planifikuar por iu deshën vetëm disa muaj dhe gjithçka mori fund!
Pasi nuk e gjeti lumturinë në martesë ajo vendosi që të mos martohej më dhe të përpiqej që ta gjente lumturinë “vetëm”.
Por, lumturia ishte e pamundur për të, edhe vetëm, dhe ajo e kaloi pjesën tjetër të jetës e dëshpëruar, plot mërzi dhe zhgënjime duke udhëtuar shpesh nëpër qytetet më të mëdha të botës. Në fund ajo u gjend e vdekur brenda një hoteli në Argjentinë.
Kush e vrau? Ajo kishte kryer vetëvrasje! Çfarë fundi i trishtueshëm për një grua shumë, shumë të pasur!Pra, a ishte në gjendje pasuria e saj të blente lumturinë? KURRË, ME TË VËRTETË KURRË!

Marrë nga libri: “The way to happiness”
Autor: Ghalib Masri dhe Nathif Xhama Adam
Përktheu: Erisa Haspepa

Këshilla për një ushqyerje të shëndetshme të fëmijëve

$
0
0

bebja dhe ushqimi

Ushqyerja është një proces mjaft i rëndësishëm te fëmijët,që siguron një rritje normale fizike dhe psikike.

Në një intervistë për “Panorama”,mjekja pediatre,dr.shk Shqipe Binbashi,jep disa këshilla për kohën e ndarjes nga gjiri dhe fillimin e ushqimit shtesë;

Doktoreshë, kur duhet të fillojë dhënia e ushqimeve shtesë tek fëmijët që ushqehen me gji?

Sipas rekomandimeve që jep OBSH,ushqimi vetëm me gji për moshën nga 4-6 muaj është ideal.
Përpjekjet e disa nënave për të filluar ushqimet solide më herët se muaji i katërt,janë të gabuara.
Por edhe fillimi i ushqimeve solide më vonë se 6 muaj,nuk është i këshillueshëm,sepse fëmija mund të mos reagojë mirë në ushqyerje.
Periudha më e përshtatshme e fillimit të ushqimeve të tjera,përveç qumështit të gjirit,është nga muaji i 4-6 i jetës së fëmijës.
Në këtë periudhë,aparati tretës i fëmijës arrin të thithë dhe të tresë,përveç qumështit të gjirit,edhe ushqime të tjera.
Po ashtu, unksioni i veshkave përballon një sasi më të madhe proteinash dhe mineralesh.

Cilat janë ushqimet më të përshtatshme në këtë moshë?

Varet nga tradita familjare,ose preferenca e prindit në përzgjedhjen e ushqimit të parë shtesë.
Mund të fillohet me drithërat.Preferohet mielli i orizit,për vetitë hipoalergjike. Por mund të fillohet edhe me pure zarzavatesh.
Këto gatime duhet të përgatiten me qumësht industrial (formula standarde), të paktën deri në fund të vitit të parë.
Qumështi i lopës në këtë periudhë nuk këshillohet,për mangësitë në përbërje,ku më e rëndësishmja është deficiti në hekur që shkakton aneminë tek fëmija.
Ushqimi i ri duhet filluar me sasi të vogël,për t’u shtuar gradualisht,në varësi të tolerancës së stomakut të fëmijës.
Pasi të jetë mësuar me ushqimet e para,gradualisht shtohet mishi i homogjenizuar,djathi,veza etj.
Duhet të kihet parasysh që ushqimet solide të jepen me lugë,në mënyrë që të mësohen reflekset e përtypjes nga fëmijët.
Po ashtu lëngjet duhet të pihen me gotë,sepse dhënia me biberon,sidomos e lëngjeve të frutave mund të favorizojë kariesin.

Çfarë këshillash mund t’u jepni prindërve në këtë periudhë?

Duhet të vihen re ndryshimet nga fillimi i ushqimeve të reja tek fëmija. Kështu,së pari, duhen vërejtur ndryshimet në traktin tretës (shfaqja e diarresë,të vjellave, dhimbjeve të barkut etj.).
Po ashtu duhen vënë re ndryshimet në lëkurë;rash,urtikarie si dhe ndryshimet në traktin respirator;vështirësi në frymëmarrje,shenja këto të një alergjie ushqimore.

Çfarë mund të bëhet kur fëmija refuzon ushqimin?

Në përgjithësi refuzimi i ushqimit është problem gjatë periudhave të sëmundjeve,kur anoreksia dhe refuzimi i ushqimit është i paevitueshëm.
Duke qenë se sëmundja është e përkohshme,mjafton të mbështetet sipas rastit me dhënie lëngjesh nga goja,ose në venë (parenteral),për të evituar rënien në peshë.
Prindërit duhet të dinë se rregullat “e rrepta”, pa marrë parasysh oreksin dhe dëshirën e fëmijës për t’u vetushqyer,pëlqimin,ose jo nga fëmija e një ushqimi të caktuar,shpesh bëjnë efekt të kundërt.
Pra,në vend që të nxisin fëmijën në ushqyerjen,e shtyjnë ta refuzojë.
Në periudhat pa oreks nuk duhet insistuar të merret patjetër e gjithë sasia e ushqimit.

Si duhet të jetë ushqyerja në fëmijët 1-3 vjeç?

Në këtë moshë fëmija ka prirje të jetë i pavarur në ushqyerje dhe kjo duhet inkurajuar.
Mbas vitit të parë,ushqimi duhet të jetë i pasur me të gjitha komponentët, por të përpunuara mirë në drejtim të zierjes dhe grimcimit.
Gjatë vitit të tretë të jetës,me plotësimin e gojës me dhëmbë,ushqimi gradualisht i afrohet ushqimit të të rriturit.
Në këtë periudhë fëmijët manipulojnë me ushqyerjen për të tërhequr vëmendjen dhe për të arritur plotësimin e dëshirave të tyre.
Këtu mund të fillojnë gabimet në ushqyerje, për shkak të produkteve ushqimore të gatshme,zakonisht të shijshme,shpesh të ëmbla,që reklamohen në treg.
Kjo është arsyeja që në këtë periudhë,rreziku i fillimit të obezitetit të jetë mjaft i lartë.

Këshilla

Gjatë ushqyerjes së fëmijës duhet mbajtur parasysh që:

Konfuzioni dhe zhurma në kohën e ushqyerjes i tërheq vëmendjen fëmijës;
Nuk duhet mbajtur televizori hapur në kohën e ngrënies;
Duhet të evitohen diskutimet me zë të lartë;
Nuk duhen bërë komente negative për ushqimin nga të rriturit,gjë që influencon edhe tek fëmija;
Duhet inkurajuar dëshira e fëmijës për t’u ushqyer vetë pas vitit të parë;
Lejojeni fëmijën të ushqehet në tavolinë me gjithë familjen;
Edukojeni fëmijën të ushqehet me orare,ku 3 vakte të jenë të mëdha dhe 2 vakte të ndërmjetme,që mund të jenë fruta,ose lëngje frutash,kos me fruta etj.,zakone që duhet të vazhdojnë edhe në moshë më të rritur.

Pergatiti:Aida Malaj

Mendo pak …

$
0
0

bebja

Urtësi-Ibn Kajjim el Xheuzije

Mendo pak për foshnjen në bark të nënës, sesi i vjen ushqimi nëpërmjet gjakut, nga një rrugë e vetme, kërthiza.

Kur të dal nga barku i nënës,e tashmë rruga e parë e ushqimit do ti pritet, do ti hapet atij dy rrugë të reja dhe nëpër to do të rrjedhë një ushqim më i mirë dhe më i ëmbël se i pari, qumësht i freskët dhe i shijshëm.

Kur të ndahet nga gjiri dhe të filloj të hajë ushqim, atij do ti hapen katër rrugë: dy për tu ushqyer dhe dy për të pirë. Do të ushqehet me bimë dhe me kafshë dhe do të pijë ujë, qumësht dhe gjithcka tjetër të shijshme dhe të dobishme.

Kur të vdesë, të katër këto rrugë do ti priten, por Zoti me madhërinë e Vet, nëse ky njeri do të jetë i lumtur, do ti hapë tetë rrugë, e ato janë dyert e Xhenetit, ku do të hyjë nga të dëshirojë.

Kështu pra, Zoti i Lavdishem nuk e privon robin e Tij besimtar nga diçka e kësaj bote, vetëm se për t’i dhuruar dicka më të mirë dhe më të dobishme, gjë që nuk e bën për jobesimtarët. Ai e privon nga gjërat e ulëta dhe me vlerë të pakët, për ti dhuruar atij diçka më të lartë dhe më të shtrenjtë.

Nëse dëshiron të jesh prej atyre që u pranohet lutja

$
0
0

lutje dua

Bëhu i sinqertë në lutjen tënde drejtuar Allahut të Lartësuar dhe mos lut askënd përveç Tij, ngase duaja është adhurim (ibadet), madje ndër ibadetet më të rëndësishme dhe më të vlefshme, sepse Allahu i Lartësuar pranon vetëm atë që është e sinqertë për Të. Ai thotë:Dhe (mua më shpallet) se vërtet xhamitë janë veçantë për ta adhuruar Allahun, e mos adhuroni në to askënd tjetër meAllahun!” (Xhin, 18) 

Gjithashtu thotë: “Pra, adhurojeni Allahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, edhe pse jobesimtarët e urrejnë atë (adhurimin).” (Gafir, 14) 

Ndërsa Ibn Abasi, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmeton se i Dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, thotë: “Kur të kërkosh, kërko prej Allahut. Nëse kërkon ndihmë, kërko prej Allahut.”1 
Duro dhe mos nxito në përgjigje. Nëse durimi yt mbaron, atëherë ti do të jesh humbës, je sjellë keq me Allahun. Ebu Hurejra transmeton se i Dërguari i Allahut ka thënë: “I pranohet lutja (lutësit) përderisa nuk nxiton e thotë: “Luta, por nuk m’u pranua lutja.”2 
Gjithashtu, nga ai transmetohet se ka thënë: “I pranohet lutja (e lutësit) përderisa nuk lutet për ndonjë mëkat ose për ndërprerjen e lidhjeve familjare dhe përderisa nuk nxiton.” I është thënë: “O i Dërguar i Allahut, ç’është nxitimi?” Tha: “Të thotë: “Bëra lutje, bëra lutje dhe nuk shoh se më është pranuar.” Me këtë rast pikëllohet dhe e lë lutjen (duanë).”3 

Pendohu për të gjitha mëkatet dhe kthehu tek Ai, ngase shumicën e atyre që ankohen nga mospranimi i lutjeve e kanë kapluar mëkatet. Mëkatet janë pasojë e çdo fatkeqësie. Vëlla i dashur, shembulli i mëkatarit në lutjen e tij është si shembulli i njeriut i cili lufton me ndonjë mbret të kësaj bote për një kohë të gjatë dhe pastaj shkon dhe i kërkon mbretit ndonjë të mirë. Çfarë mendon për këtë njeri? A do të arrijë ta realizojë kërkesën e vet? Do ta realizojë vetëm nëse dashuria e njeriut për mbretin është e sinqertë dhe e çiltër.

Kujdesu që kafshata e gojës të jetë hallall (e lejuar). Mos e fut në barkun tënd haramin (të ndaluarën). Nëse njeriu stoliset me këto që thamë, atëherë do të vërejë gjurmët e pranimit të lutjeve të veta. I Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “O ju njerëz! Allahu është i mirë dhe nuk pranon veçse të mirën.” Ai i urdhëroi besimtarët sikurse i urdhëroi të Dërguarit dhe u tha: “(Ne u patëm thënë): “O ju të dërguar, hani atë që është e lejuar dhe e mirë dhe bëni vepra të mira se Unë e di atë që ju veproni.” (Muminun 51). Gjithashtu thotë: “O ju që besuat, hani nga të mirat që ua kemi dhënë dhe falënderoni Allahun, nëse jeni që vetëm Atë e adhuroni.” (Bekare, 172) 

Pastaj përmendi njeriun i cili ka udhëtuar gjatë me flokë të shpupuritura dhe të pluhurosura dhe që i shtriu duart e tij kah qielli (duke thënë): “O Krijues, o Krijues!”, kurse ushqimi i tij është haram, pija e tij haram, veshmbathja e tij haram dhe është ushqyer me haram. E, si do t’i pranohet lutja?!’” 
Sa’d bin ebi Vekasi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, është bërë i njohur në mesin e sahabëve për pranimin e lutjeve të tij. Kur bënte dua, lutja e tij ngrihej dhe nuk kthehej vetëm se me realizimin e asaj që kërkoi. Ai thotë: “Çdo kafshatë që kam futur në gojë e di nga ka ardhur dhe si ka dalë.” Pikërisht këtu qëndron fshehtësia e pranimit të lutjeve, pra, kafshata e lejuar.

Ki mendim të mirë për Allahun e Lartësuar. Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmeton se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Luteni Allahun duke qenë të bindur në pranimin e lutjes. Vërtet Allahu nuk e pranon lutjen nga zemra e pakujdesshme.”4 
Vëlla i dashur, të jesh i bindur për pranimin e lutjes. Allahu pranoi lutjen e krijesës më të keqe, Iblisit, i cili është më i keq se ti.
Mos e tepro në lutjen tënde. Teprimi këtu ka për qëllim çdo lutje që është në kundërshtim me urtësinë e Allahut Fuqiplotë, në kundërshtim me ligjin dhe urdhrin e Tij, ose përmban në vetvete të kundërtën e asaj që ka lajmëruar Ai. Allahu thotë: “Luteni Zotin tuaj të përulur e në heshtje, pse Ai nuk i do ata që e teprojnë.” (Araf, 55) 
Mos iu lut Allahut për atë që nuk të përket ty, si diçka nga pozitat e të Dërguarve, mos e tepro në lutje duke përmendur çdo hollësi të panevojshme, ose duke kërkuar atë që nuk të lejohet të kërkosh, për shembull diçka nga haramet (të ndaluarat), ose ta ngresh zërin gjatë lutjes e të ngjashme me këto.

Urdhëro për të mirë dhe ndalo nga e keqja. Hudhejfeja, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, ose do të urdhëroni për të mirë e do të ndaloni nga e keqja, ose do të zbresë Allahu dënimin mbi ju. Kështu që do t’i luteni Atij, por nuk do t’ua pranojë lutjet.”5 
Filloje lutjen me falënderimin e Allahut,pastaj dërgo salavate e selame mbi të Dërguarin e Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, e pastaj lutu për atë që ke nevojë. Kthehu në drejtim të kibles, zgjidh shprehjet më të mira e kuptimplota, por s’ka fjalë më kuptimplote dhe më të mira sesa ato që kanë ardhur në Kuran dhe në hadithin e vërtetë, ngase ato kanë më shumë bereqet dhe janë shprehje përmbledhëse.
Kërko momente dhe kohë të vlefshme. Këto janë mbrëmja e natës së Arafatit ndër netët e vitit, netët e muajit të Ramazanit ndër muajt e vitit, e sidomos dhjetë netët e fundit të tij, e veçanërisht nata e Kadrit, dita e xhuma ndër ditët e javës, fundi i natës, koha mes ezanit dhe ikametit, koha kur zbret shiu, etj.. 
Shfrytëzo momentin kur je në sexhde, pas namazit, në muajin e Ramazanit, etj.. 
Shfrytëzo rastet kur je në vështirësi,kur je në udhëtim, kur je i sëmurë, kur je i dëmtuar, etj..
Ngriji duart gjatë lutjes. Selmani, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, transmeton se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Allahu është i turpshëm, është fisnik. Atij i vjen turp që, kur një rob i Tij i ngre duart, t’ia kthejë atij të zbrazura.”6 

Paraprije lutjen nga ndonjë vepër e mirë, si namazi, agjërimi, sadakaja… A nuk e sheh vëlla se më tepër shpresohet në pranimin e duasë pas namazit, ngase është bërë pas një vepre të mirë. Prandaj, vëlla i dashur, provo të lutesh pas një pikë loti nga frika e Allahut Fuqiplotë, ose pas ndonjë pune që i ke mbaruar ndonjë vëllai, ose pas sadakasë që ke dhënë në errësirën e natës…
Lute Allahun me emrat e Tij të bukur. Ai thotë: “Allahu ka emrat më të mirë, andaj Atë thirreni me ata.” (Araf, 180)
Fillo me lutjen për veten tënde, pastaj për prindërit e tu e pastaj edhe për vëllezërit e tu muslimanë, për dijetarët e për burra të mirë e të ndershëm.
Në fund, vëlla i dashur, mos u dëshpëro nëse nuk sheh përgjigje, nëse lutja jote s’pranohet. Ndoshta të është përgjigjur Allahu duke të të larguar ndonjë sprovë dhe fatkeqësi për të cilën ti s’ke njohuri, ose nuk të është përgjigjur, duke e ditur se ajo që ke kërkuar s’është e mirë për ty; pasuria që ke kërkuar ndoshta do të bënte që ti të prisheshe e të largoheshe nga Allahu, ose ke kërkuar djalë e Allahu e ka ditur që ai, kur të rritet, nuk do të të respektojë, ose ke kërkuar ndonjë punë, por ajo punë të hap rrugët e haramit (së ndaluarës). “Por mund që ju ta urreni një send, e ai është shumë i dobishëm për ju, dhe mund që ju ta doni një send, e ai është dëm për ju.” (Bekare, 216). Ndoshta nuk të është përgjigjur ngase ti ke futur haram në riskun tënd, ose sepse Ai dëshiron të shohë këmbënguljen tënde gjatë lutjes në fundin e natës. Allahu di më së miri!

1 Shënon Ahmedi 1/293, Tirmidhiu 2511. 
2 Shënon Buhariu 6340, Muslimi 2735. 
3 Shënon Muslimi 2735. 
4 Shënon Tirmidhiu 3479.
5 Shënon Tirmidhi 2169. Ahmedi 2885.
6 Albani e cilëson si sahih në Sahihul Xhami 1757.


Llojet e mësyshit

$
0
0

mesyshi

Llojet e mësyshit:
Mësyshi është tri llojësh: Mësysh prej njerëzve, mësysh prej xhindëve dhe mësysh prej kafshëve.

Forca e mësyshit dhe hasedit:
Mësyshi dhe hasedi kanë një forcë të jashtëzakonshme të cilën nuk arrijnë ta parafytyrojnë dot shumë prej njerëzve, ajo mund të arrijë derisa të thërmojë dhe malet. Muhamedi, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Mësyshi është i vërtetë, rrëzon dhe malin e lartë.” (Sahihul Xhami’ë: 4146)
Mësyshi mund të godasë me shpejtësi dhe në një largësi shumë të madhe dhe ndikimi i tij mund të vazhdojë për vite me rradhë.
Mësyshi mund të ndikojë në çdo aspekt të jetës si p.sh.: Në zgjuarsi, në përqëndrim, rrisk, punë, bukuri, flokë, trup, ngjyrën e lëkurës, besim, adhurime, turp, sinqeritet, moral, thjeshtësi, harmoninë në familje, shtatzani, edukimin e fëmijëve. Ai bën të ngordhin kafshët ose shpendët, të prishen dhe digjen pemët, të prishen makinat, aparaturat e ndryshme dhe gjithçka tjetër.

Shenjat e goditjes nga mësyshi:
Goditja nga mësyshi shoqërohet nga shumë shenja të cilat nuk mund t’i njohë askush më mirë sesa mjekuesi që merret me rukje. Kjo për shkak të rasteve të shumta që ka parë dhe ka dëgjuar nga të sëmurët, gjë që ka bërë të ketë një eksperiencë në këtë fushë. Por këtë fakt e mohojnë shumë të pa informuar, siç ka përmendur dijetari i madh Ibnul Kajjimi kur thotë: “Kjo është shkencë të cilën nuk e njeh askush përveç disa personave të veçantë, ndërsa injorantët e mohojnë këtë fakt. Ndikimin e tyre dhe lidhjen që kanë me natyrën nuk e njeh askush përveç atyre të cilët e kanë gjetur shijen e kësaj shkence”. (Bedaiul Feuaid 2:367.)

Mbrojtja nga mësyshi:
Duhet patjetër që çdokush kur shikon diçka që e mahnit, të thotë “masha Allah” në mënyrë që mos ta marrë mësysh atë gjë. Por është për të ardhur keq që, këtu në Shqipëri, shumica e njerëzve nuk e përdorin asnjëherë këtë fjalë ose e përdorin shumë rrallë. Jo vetëm kaq por shume prej njerëzve i përfshin zilia dhe hasedi sa herë që shikojnë dikë tjetër që ka diçka më të mirë sesa ai. Kjo ndodh për shkak të besimit të dobët ose mosbesimit të tyre.
Ja disa shkaqe për t’u ruajtur nga mësyshi:
Është i domosdoshëm kërkimi i mbrojtjes së Allahut nga e keqja e mësyshit dhe hasedit gjatë gjithë kohës e sidomos kur takon dikë që njihet për mësysh ose hased.
Fshehja dhe mbulimi i mirësive për shkak të së cilave mund të merret mësysh qoftë bukuria, pasuria etj.
Mbrojtja me anë të lutjeve të ndryshme, sic janë lutjet e mëngjesit dhe të pasdites, të daljes dhe hyrjes në shtëpi, para dhe pas ushqimit, para hyrjes dhe pas daljes nga banjo ose gjatë heqjes së rrobave, lutje këto të cilat i kanë lënë pas dore edhe shumica e muslimanëve.
Leximi i sures El-Bekare, El-Felek dhe En-Nas.
Dhënia e sadakasë dhe lutja për begati në çdo mirësi që të ka dhënë Allahu.
Largimi nga haramet, nga vetëkënaqësia dhe përçmimi i të tjerëve.

Që të dalim fitimtarë nga Ramazani

$
0
0

hena ramazani

Karakteristikë e mundësive dhe shanseve të Ramazanit nuk është vetëm se ato janë të shumta, porse janë edhe të veçanta. P.sh., Nata e Kadrit, e cila ka vlerë më shumë se njëmijë muaj, është e veçantë, ngase jashtë Ramazanit nuk mund ta gjesh atë. Nga këtu, ai që nuk shfrytëzon këtë mundësi, në veçanti, dhe mundësitë tjera të Ramazanit, në përgjithësi, është vlerësuar humbës. Ka thënë Pejgamberi [alejhis salatu ves selam]: …në të është një natë më e mirë se njëmijë muaj, ai që privohet prej saj vërtetë është i privuar.” ([1])

Po kështu ka thënë: …dhe është përulur e nënçmuar ai që ka përjetuar Ramazanin e pastaj ka dalë (mbaruar) ai pa iu falur mëkatet atij.”([2])

Pra, për një besimtar nuk është brengë se a do të mund ta kryejë adhurimin, por se a do t’i pranohet adhurimi. Kështu, tash kur i jemi afruar fundit të Ramazanit, vetvetiu ngrihet një pyetje:

«A do të dal fitimtar nga Ramazani?»

Për ta dhënë përgjigjen se si mund të dalim fitimtarë, detyrimisht duhet t’i kthehemi agjërimit të Ramazanit, gjegjësisht esencës, mësimeve dhe ndikimit të tij. Nga ajetet kur’anore dhe hadithet profetike kemi mësuar se agjërimi vetëm formalisht nënkupton abstenimin nga ushqimi dhe pijet ndryshe objektivat dhe qëllimet e tij janë krejtësisht tjera. Ato synojnë njeriun, ose më qartë brendësinë e tij. Ato në fokus kanë karakterin dhe ndërgjegjen. Synimi është që të formohet një besimtar me vlera të larta, një besimtar ideal, shembullor. Allahu ka thënë:

O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.” (El-Bekare, 183)

Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] ka thënë: …e braktis ushqimin, pijen dhe epshin për hire Timin…”([3])

Pra, qëllimi themelor i agjërimit është ta bëjë besimtarin të devotshëm, që t’ia ketë frikën Allahut, që të bëjë të duhurën dhe t’i largohet të urryerës dhe të keqes.

Se agjërimi ka këtë efekt, pra gdhendjen e personalitetit dhe formësimin e tij pozitiv, tregojnë dhe shumë hadithe. Muhammedi [alejhis salatu ves selam] ka thënë: Kush nuk braktis gjatë agjërimit edhe fjalët e këqija (gënjeshtrën) dhe veprimin sipas asaj, (ai nuk ka arritur nga agjërimi i tij asgjë) ngase Allahu nuk ka nevojë që ndonjëri prej jush ta braktisë ushqimin dhe pijen e tij.” ([4])
Agjërimi është mburojë, andaj (agjëruesi) le të mos flet fjalë të pahijshme dhe le të mos shfaqë injorancë. E, nëse ndokush e provokon apo shan, le të thotë -dy herë-: unë jam agjërueshëm!…” ([5])

Zhveshja e agjërimit nga këto qëllim, është paraprakisht një shenjë se ai është refuzuar. Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] ka thënë: Ndodhë që ndonjë agjërues të ketë hise nga agjërimi i tij vetëm urinë dhe etjen sikur që ndodhë që ndonjë falës nga namazi i tij të ketë hise vetëm lodhjen dhe pagjumësinë.”([6])

Pra, epitet që besimtari fiton nga përfillja e kushteve dhe etikës së agjërimit e bëjnë atë të dalluar prej të tjerëve por dhe me përgjegjësi: epitetin duhet ruajtur. Do të ishte nënvlerësim i rolit dhe objektivave të agjërimit por të nëpërkëmbeshin qëllimet e tij. Kjo i ngjan sikur një njeriu që bart një epitet të lartë shtetëror, nder apo çka do tjetër qoftë, i cili mund t’i merret nëse veprimet e tij bien ndesh me filozofinë, programin dhe objektivat e shtetit. Pikërisht kështu është puna edhe me agjërimin dhe pranimin e tij. Ai ngel përherë i kushtëzuar. Nëse do ta dish se a të është pranuar agjërimi i Ramazanit, atëherë hidhu një shikim objektivave të tij në veten tënde:

   ► A je i devotshëm?

   ► A kryen urdhrat dhe a iu largohesh ndalesave?

   ► A je i sinqertë në raport me Allahun?

   ► A fal namaz fakultativ gjatë natës? 

   ► A je i vetëpërmbajtur?

   ► A interesohesh për familjen dhe të afërmit?

   ► A interesohesh për të varfrit dhe skamnorët?

 

Thjesht, merri objektivat e Ramazanit dhe vendosi si kritere dhe peshoja të pranimit ose jo të Ramazanit. Mos e neglizho këtë. Nuk është hiperbolizim i gjërave. Të parët tanë e lusnin Allahun për gjashtë muaj tua pranonte Ramazanin ndërsa gjatë muaj të tjerë që t arrinin Ramazanin vijues. Pra, ishin të preokupuar me Ramazanin gjatë tërë vitit. Ishte agjendë e tyre e përhershme.

Kjo nuk nënkupton se besimtari duhet të transformohet në melek, jo, ai përjeton ngritje-rënie edhe gjatë Ramazanit, porse për qëllim është që të përvetësojë tipare dhe shprehi, me të cilat mund ta menaxhojë situatën, në mënyrë që kurrë të mos thuhet se ai ka agjëruar së koti.



[1] Transmetojnë Ahmedi dhe Nesaiu ndërsa Albani e ka vlerësuar për të vërtetë -sahih.

[2] Transmeton Tirmidhiu ndërsa Albani e vlerëson hasen sahih.

[3] Buhariu.

[4] Buhariu.

[5] Buhariu.

[6] Albani në Sahihu-l-Xhamii, 3488, e ka cilësuar autentik.

Apis mellifera (bleta)

$
0
0

bleta

Sherimi me helem (thumbim) blete

Skleroza e shumëfishtë është një sëmundje e cila prek 1 milion njerëz në botë. Personat që vuajnë nga kjo sëmundje duhet të marrin ilaçe për një kohë të gjatë, të cilat ofrojnë vetëm pak lehtësim, për një trup i cili në mënyrë progresive përkeqësohet.

Kështu ishte rasti i Pat Wagner, derisa e ëma e këshilloi t’i nënshtrohet trajtimit me thumbat e bletëve.

Pat tashmë njihet si “Zonja e Bletëve” për praktikimin e tyre në kurimin e simptomave dobësuese të sklerozës së shumëfishtë. Për Pat-in, kjo ka qënë një mrekulli, të cilën ka dashur ta ndajë me botën.

Terapia nuk duhet të realizohet pa qënë të kujdesshëm në përcaktimin e zonës sëtrajtimit të pacientit, dhe më e mira do të ishte të kishit pranë mjekun e familjes.

Helmi i thumbit të bletës mund të shkaktojë shok anafilaktik, i cili mund të shkaktojë vdekjen e papritur (për personat që mund të jenë alergjik ndaj helmit të thumbit të bletës).

Helmi i bletes sheron me sukses edhe artritin ne fazat e hershme dhe ndalon te gjitha proceset inflamatore.

Ky lloj rreziku është më i madh nëse ju realizoni këtë metodë pa mbikëqyrjen e mjekut.

Kush e thotë këtë në mbrëmje ,do të jetë prej banorëve të Xhennetit?!!

$
0
0

lutje dua

Allahume ente Rabbi la Ilahe il-la ente halakteni ve ene abduke ve ene ala ahdike ve va’dike mestet’atu eudhu bike min sherri na sana’tu eb`u leke bi ni’metike aleje ve eb`u bi dhenbi fagfir li fe innehu la jagfirudh-dhunube il-la Ente.

Perkthimi:
O Allah, ti je Zoti im, nuk ka të adhuruar tjetër përveç Teje; Ti më ke krijuar dhe unë jam robi Yt, do të qëndroj besnik ndaj marrëveshjes dhe premtimit Tënd, sa të kem mundësi; Kërkoj mbrojtjen Tënde nga e keqja që kam vepruar, Unë jam mirënjohës ndaj dhuntive Tua, i pranoj mëkatet e mia, andaj më fal, ngase mëkatet nuk i fal askush tjetër përveç Teje.

“Kush e thotë këtë në mbrëmje duke qenë i bindur në të dhe vdes po atë natë do të jetë prej banorëve të Xhennetit, poashtu edhe në mëngjes.”
(Transmeton Buhariu 7/150)

Kush e ndërtoi Jerusalemin dhe kush e bën historinë?

$
0
0

jerusalemi aksa shqip

Gjatë një vizite që e bëri kryeministri aktual izraelit në Washington para disa viteve, ai u kritikua nga sekretarja e shtetit amerikan, Hillari Klinton, pse ai po ndërton vendbanime në pjesën Lindore të Jerusalemit. Natanjahu tha se ka të drejtë në atë, ngase izraelitët e kanë ndërtuar Jerusalemin katërmijë (4000) vite p.e.r. Këtë deklaratë të pavërtetë e përsëriti edhe vitin e kaluar në Jerusalem gjatë një vizite që i bëri sekretari aktual i Amerikës, Xhon Keri.

Deklarata e Natanjahut është e paqëndrueshme, ngase Jerusalemin e kanë ndërtuar jebusët arabë. Fiset Jebus dhe Kenane, që ishin banorët e parë të Xhezirës arabe, në vitin 2500 p.e.r. dolën nga xhezira arabe dhe u vendosën në një pjesë të ngritur në Palestinë. Atë e bënë që të mbroheshin më lehtë nga egjiptianët e vjetër, ndërsa në anën jugore ngritën fortifikata.

Këto masa për fortifikimin dhe mbrojtjen e qytetit të tyre, arabët i morën të udhëhequr nga mbreti i tyre, Salim El-Jebusi. Ky ishte mbreti i parë nga jebusët, që u quajt Melik Sadik (Mbreti besnik). Pikërisht, Jebuso-Kenanasit e ndërtuan Jerusalemin dhe ia vunë emrin sipas mbretit të tyre, Ursalim – Urshalim, (qyteti i Salimit), sot Jerusalem.

Ishte ky mbret që i kishte bërë pritje madhështore babait të pejgambereve, Ibrahimit a.s. Pasi Ibrahimin a.s. nuk e besuan populli i tij, vendosi të largohej nga Iraku dhe shkoi në Palestinë.

Deklarata e kryeministrit aktual izraelit Benjamin Natanjahu, i cili deklaron se Jerusalemin e kanë ndërtuar izraelitët 4000 vite p.e.r. është e pa vërtetë edhe për faktin tjetër se nga bijtë e Ibrahimit a.s. rrjedhin arabët dhe izraelitët: Prej Ismailit a.s. janë arabët e arabizuar, kurse prej Is’hakut a.s. janë izraelitët. Kurse, njeriu i parë që është quajtur Israil është Jakubi a.s. djali i Is’hakut a.s. Israil d.m.th. Abdullah – rob i Allahut. E vetë Jakubi-Israili a.s. u lind në vitin 2407 p.e.r., keshtu qe Natanjahu ka nxituar për 1693 vite.

Jakubi a.s. ka jetuar një kohë në Palestinë, pastaj është shpërngulur në Egjipt dhe atje ka vdekur në moshën 147 vjeçare. Është varrosur në Palestinë, afër varrit të babait të tij Is’hakut dhe gjyshit të tij Ibrahimit a.s. Ndërsa, pasardhësit e tij jetuan në Egjipt deri kur i dëboi Faraoni i 18 (Remzisi i Dytë).

Nga faraonët më të njohur të Egjiptit, vlen të përmendën Menhutibi i Tretë ( 1413 p.e.r) dhe Remzisi i Dytë, i cili i futi jebusët brenda kufijve të Egjiptit pas marrëveshjes Kadish në vitin 1292 p.e.r.
Pasardhësit e Jakubit a.s. – Israilit, pasi dolën nga Egjipti qëndruan në Sinai për dyzet vite. Pas dyzet viteve ata shkuan dhe u vendosën në Kuds – Jerusalem, ku nga popullata që gjetën aty, shumica e tyre ishin arabë kenanas dhe jebusë. Vendasit përdornin gjuhën arabe, kurse gjuhë zyrtare dhe e diplomacisë ishte gjuha babilonase, e cila përdorej gjithandej aso kohe në Lindjen e Mesme.

Me gjithë këtë hebrenjtë nuk ia dolën të ruanin edhe më tutje bashkimin e tyre kombëtar dhe të jetonin të bashkuar nën hijen e një shteti hebraik. Për pasojë, pas vdekjes së Sylejmanit a.s., që ishte edhe mbret, shteti i tyre u nda në dy pjesë, të cilat nuk u quajtën me të njëjtin emër. Njëri u quajt Israil (Izrael), kurse tjetri Jehud, me qendër në Urshalim (Jerusalem).

Këto dy shtete nuk ushtronin kontrollin e plotë mbi tërë Palestinën. Pushteti i tyre kufizohej vetëm mbi nga një qytet dhe fshatrat përreth tyre. Këto dy shtete nganjëherë binin nën pushtetin e forcave egjiptiane dhe nganjëherë të atyre asiriane. Këto dy shtete as në mes vete nuk kishin harmoni, prandaj u bë luftë ndërmjet dy shteteve.

Invazionet e njëpasnjëshme mbi Palestinë, nuk do të pushojnë kurrë deri me çlirimin e saj përfundimtar që e bënë myslimanët. Para se të binte përfundimisht në duar të myslimanëve, Palestina do të ndodhej e pushtuar nga babilonasit, pastaj asirianët, bizantinët dhe nga romakët. Në kohën kur e pushtoi Nabuhadh Nasri (Buhta Nasri – mbret i Babilonisë), ai hyri në Ursalim (Jerusalem) dhe të gjithë robërit e luftës i dërgoi në Babiloni.

Ndërkohë persianët ngadhënjyen kundër babilonasve dhe filluan përgatitjet për të sulmuar Egjiptin. Për këtë sulm ata kërkuan ndihmë nga robërit hebrenj që ndodheshin në Babiloni. Mbreti persian i lejonte robërit që të kthehen në Urshalim dhe të ndërtonin murin e rrënuar që e kishte rrënuar Buhta Nasri.

Pas kësaj, pasoi invazioni i Lekës së Madh në vitin 332 p.e.r. Ai hebrenjtë i la ashtu si i gjeti. Leka nuk u ndal gjatë aty, por shkoi për në Egjipt ku e ndërtoi qytetin Aleksandri sipas emrit të tij. Këtë emër e bartë edhe sot e kësaj dite. Më vonë në vitin 63 p.e.r., Jerusalemin e pushtuan romakët. Ata rrënuan murin e qytetit dhe i detyruan hebrenjtë që të prenin për çdo ditë nga një kurban para bustit të Cezarit. Kjo zgjati deri në kohën e Heder Janus në viti 138 të erës re. Ai vërejti se hebrenjtë nuk ishin luajalë dhe besnikë ndaj tij, kështu që vendosi të rrënonte qytetin nga themeli dhe përzuri hebrenjtë prej andej.

Mbi gërmadhat e qytetit të vjetër, romakët do të ndërtonin më vonë një qytet të ri, të cilin e quajtën Ilia, sipas emrit të perandorit të tyre. Duhet theksuar se gjatë tërë kësaj periudhe të gjatë, duke nisur që nga koha e Buhta Nasrit, hebrenjtë nuk luajtën ndonjë rol të rëndësishëm as në Palestinë dhe as në qytetin e shenjtë Jerusalem. Arabët, përkundrazi, me gjithë jetën e tyre të vështirë gjatë gjithë pushtimeve të shumta të Palestinës e të qytetit të shenjtë nga mbretëri të ndryshme, qëndruan gjithmonë të paluhatshëm në vatrat e tyre.

Myslimanët që në shekullin e Vll-të menduan të çlironin Jerusalemin (nga romakët). Arsyet për këtë ishin të shumta: ajo ishte tokë arabe, fetare, ekonomike dhe strategjike. Pas fitores që shënuan myslimanët në betejën e Jermukut, iu lehtësua rruga që të çlironin edhe Shamin dhe të nxirrnin tërë Palestinën nga kontrolli i romakëve okupator.

Në një gjendje të tillë, kryeshefi i shtatmadhorisë së forcave myslimane, Ebu Ubejde bin Xherrehu r.a., rrethoi Ilian (Jerusalemin). Populli i Jerusalemit u detyruan të dorëzohej patjetër e të kërkonin paqe, por kishin edhe një kërkesë të veçantë: nënshkrues i marrëveshjes së paqes të ishte vetë Halifi Umer bin Hatabi r.a. Udhëheqja ushtarake e myslimanëve u pajtua me atë dhe i bënë ftesë Halifit dhe ai iu përgjigj asaj ftese dhe erdhi në Jerusalem. Atje u takua me patriarkun romak. Në këtë takim Halifi mysliman shfaqi respekt për patriarkun romak. Ata nënshkruan marrëveshjen e njohur të paqes, me të cilën Omeri r.a. u jepte popullit të Jerusalemit të drejta të plota qytetare, u garantonte siguri për pasurinë e tyre dhe për objektet fetare: Kishat, kryqin, etj.

Marrëveshjen në mes të Omerit r.a., Halif i myslimanëve dhe popullit të Jerusalemit në pika të shkurtra kishte këtë përmbajtje: ”Bismil-lahi… Këto janë gjërat elementare që i jep halifi Omer popullit të Ilias (Jerusalemit) – liri, siguri personale dhe pronësore. Liri fetare që nënkupton objektet fetare, kishat nuk mund të shndërrohen në shtëpi banimi, as të rrënohen kurrsesi. Nuk do të ketë urrejtje fetare dhe nuk do të dëmtohet asnjë i fesë jo islame. Me kërkesën e patrikut u dakordua që në Jerusalem të mos banonte as një hebre. Romakët ardhacakë dhe huliganët do të dilnin nga qyteti. Ata që dalin e kanë të sigurt jetën dhe pasurinë e tyre të luajtshme. Gjithashtu me ta mund të shkonte kushdo që dëshiron edhe nga krishterët vendas. E kush do të rrijë aty, mund të kthehej në pronën e tij dhe atij nuk do t’i merrej asgjë nga tatimet përderisa ta punoi tokën. Të drejtat qytetare do të jenë të barabarta për të gjithë banorët…”!

Ato që përmban kjo marrëveshje, janë në pajtim me dispozitat e Kur’anit dhe me hdithet e Muhamedit a.s. Dëshmitar të marrëveshjes ishin: Halid bin Velidi, Abdurraman bin Avfi dhe Muavi bin Ebi Sufjani.

Vlen të përmendet se vet populli i Jerusalemit kishte kërkuar që të mos banonin hebrenjtë aty dhe këtë dëshirë ua plotësoi Halifi Omer r. a. Ky është një fakt, se as Jerusalemi dhe as Palestina e asaj kohe nuk kanë qenë në tërësi hebraike (çifute). Do të thotë se hebrenjtë aty nuk kanë qenë kurrë një tërësi, po vetëm grupe në formë pakice kombëtare.

Që nga koha e çlirimit nga romakët, myslimanët e quajtën Jerusalemin Kuds (qytet i shenjtë, shtëpi e pastër), për arsye se në të ndodhet Mesxhidu-l-Aksaja, xhamia e tretë në botë për nga rëndësia për myslimanët. Kësodore Jerusalemi dhe tërë Palestina ranë nën sundimin e drejtë të myslimanëve, në kohën e Hulefai Rrashidinëve dhe vazhdon në sundimin e emevitëve, abasitëve. Ky sundim i drejtë dhe i qetë zgjati deri në kohën e kryqëzatave të krishterëve, të cilat u zhvilluan që nga viti 1096 deri në vitin 1291. Gjatë tërë kësaj periudhe të luftërave kryqtare, Palestinën e sunduan të krishterët e Perëndimit. Ndonëse të okupuar dhe në kushte tepër të vështira, myslimanët arabë megjithatë qëndruan aty, në vatrat e tyre shekullore.

Me shfaqjen në skenë të trimit dhe strategut të madh mysliman, Salahudin Ejubi, me origjinë kurde, do të çlirohej e tërë Palestina bashkë me disa pjesë të Shamit, që kishin rënë nënë sundimin e kryqtarëve. Salahudini pasi i çliroi këto pjesë, ia bashkoi shtetit të vet Ejubi me qendër në Kajro të Egjiptit.

Në vitin 1517, Jerusalemin dhe tërë Palestinën e nënshtruan turqit osmanlinjë nën udhëheqjen e Sulltan Selimit, pas betejës në Merxhdabek kundër forcave të memalikëve çerkezë, të cilët pas vdekjes së Salahudin Ejubit e kishin zhdukur shtetin Ejubi. Edhe gjatë sundimit osman, Palestina ka qenë vazhdimisht e banuar me arabë.

Krejt vonë Palestinën do ta pushtonin francezët, pas të cilëve do të vinin forcat britanike, të cilat do ta kolonizonin atë për t’ua dhuruar më në fund atyre që nuk kishin as një të drejtë për të – hebrenjve. Pra, Britania e dha atë që nuk e posedonte, atyre që nuk iu takonte.

Kjo pasqyrë, sado e shkurtër e historisë së qytetit të shenjtë, Jerusalemit, që është një histori e dhembshme e me plot plagë, dëshmon se ai gjithmonë ka qenë një qytet i arabëve. Prandaj, me plot besim, priten kohë më të mira, që aty të kthehen banorët e tij origjinalë. Jerusalemi ka qenë qytet i arabëve që nga themelimi, e jo i hebrenjve si propagandojnë ata.

(Autori është ish-profesor i Historisë Islame në Medresen e Mesme Alaudin në Prishtinë, 1972-2005)

Viewing all 11558 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>