Quantcast
Channel: Mjeksia Islame
Viewing all 11558 articles
Browse latest View live

Këta jane çifutët?

$
0
0

muhamed el arifi

Dijetari Muhamed Arifi, Allahu e ruajtë, thotë: Një i burgosur rus, në luftën e dytë botërore, shkroi në shkrimet e tij: Gjermanët në vitin 1941 na detyruan të hapin një gropë të thellë në tokë, dhe pasi që e përfunduam atë që deshën, e thirrën një grup nga çifutët dhe i hedhën në gropë. Na urdhëruan t’i varrosim dhe t’u hedhin dhe mbi kokë, por e refuzuam një gjë të tillë të trishtueshme. Pasi që ne refuzuam, gjermanët urdhëruan që ne të hidhemi në gropë. Dhanë urdhër që të varrosemi, dhe i thanë çifutëve të na hedhin dhe mbi kokë dhe të na varrosim. Çifutët nuk pritën fare, dhe pa fare dyshimi, filluan menjëherë të hedhin dhe mbi kokët e tona!! Po të mos i kishin ndërprerë gjermanët do të varroseshim për së gjalli. Pasi që dha urdhër gjenerali që të na nxjerrin na tha: Desha vetëm se ta dini se kush janë çifutët dhe pse i vrasim?!

Marrë nga faqja zyrtare e dijetarit Dr. Muhamed Arifi

Nga arabishtja: Irfan JAHIU


Dhuna familjare

$
0
0

stop

Kohëve të fundit dukuria e dhunës familjare është përhapur me të madhe. Me dhunë familjare nënkuptohet dhuna që përfshin raportet e ndërsjella të bashkëshortëve, sjelljen e prindërve me fëmijët dhe anasjelltas; sjellja e vëllezërve në mes tyre, pastaj sjellja e anëtarëve të familjes me fqinjët, me të afërmit dhe në jetën e përditshme në përgjithësi. Këto janë format në të cilat ushtrohet dhuna. Shumica e njerëzve pyesin rreth dispozitës së Islamit kundrejt kësaj dhune nga një aspekt, rreth shkaqeve të kësaj dukurie, mënyrën se si të trajtohet si dhe gjurmët shkatërruese të kësaj nga aspekti tjetër.

I. Qëndrimi islam ndaj dhunës familjare

Sa i përket qëndrimit të Islamit ndaj këtij fenomeni, ai e konsideron mëkat me të gjitha vlerësimet, qoftë në nivel individual ose kolektiv. Në nivel individual, Islami urdhëron dhe nxit për butësi. I Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, thotë: “Vërtet Allahu e do butësinë në çdo gjë.”1

Gjithashtu thotë: “Nuk ka vend ku futet butësia vetëm se e zbukuron atë dhe nuk ka vend që largohet vetëm se e shëmton atë.” 2

I Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, na ka urdhëruar t’i ruajmë lidhjet familjare. Pejgamberi alejhi selam i drejtohet bashkëshortit duke i thënë: “Më i miri ndër jush është ai që është më i mirë për gratë dhe vajzat e tij.”3

Aishja, Allahu qoftë i kënaqur me të, e përshkruan të Dërguarin e Allahut me këto fjalë: “I shërbente familjes së tij.” 4

Pra, e ndihmonte bashkëshorten në punët e saj, në mënyrë që t’i mësonte pjesëtarët e umetit të tij se si të sillen brenda familjes. Enes bin Maliku, Allahu qoftë i kënaqur me të, rrëfen: “I kam shërbyer të Dërguarit dhjetë vjet. Pasha Allahun, asnjëherë nuk më ka thënë uf, e as nuk më ka thënë për ndonjë punë përse e bëre kështu ose pse bëre kështu?” 5

Ndërsa bashkëshorten e urdhëroi që raportin me bashkëshortin ta ndërtojë në baza të shëndosha fetare. Shpërblimin ta llogaritë tek Allahu Fuqiplotë dhe vetëm Ai ta shpërblejë në këtë dhe botën tjetër për durimin që tregon. Thotë Allahu Fuqiplotë: Gra të mira janë ato të dëgjueshmet, që ruajnë fshehtësitë që ka urdhëruar Allahu.”6 

Prindërit i udhëzon duke u thënë: “Nuk është prej nesh ai që nuk i mëshiron të vegjlit tanë.”7

Ndërsa fëmijët i udhëzon duke i porositur se bamirësia dhe respekti ndaj prindërve vjen menjëherë pas respektit dhe bindjes ndaj Allahut të Madhërishëm: “Adhuroni Allahun dhe mos i shoqëroni Atij asgjë (në adhurim); silluni mirë me prindërit…”8

Të gjithë i urdhëron që të sillen mirë me fqinjët: “Pasha Allahun nuk ka besuar, pasha Allahun nuk ka besuar, pasha Allahun nuk ka besuar.” I thanë: “Kush o i Dërguar i Allahut?” Ai tha: “Ai që fqinji i tij nuk është i qetë nga pengesat e tij.” 9

I Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, urdhëron që t’i ruajmë lidhjet familjare, të bëjmë vepra të mira. Ai thotë: “O njerëz, përhapeni selamin, ushqeni të varfrit, mbani lidhjet farefisnore, faluni natën kur njerëzit flenë, do të hyni në xhenet me selam (paqe).” 10

Allahu i Lartësuar thotë: “…bëni vepra të mira për të arritur shpëtimin!”11

Nëse dëshirojmë t’i praktikojmë këto citate të sipërpërmendura, patjetër duhet që në ndjenjat tona të rrënjoset vlera e faljes, e ndjesës dhe e zemërgjerësisë. S’ka dyshim se falja është prej formave të suksesshme në realizimin e butësisë, dashurisë dhe ndihmës reciproke, cilësi këto përmes së cilave e anulojmë dhunën në familje dhe në jetën tonë në përgjithësi. Janë të shumta citatet kuranore dhe hadithet profetike të cilat i obligojnë besimtarët që të stolisen me këto cilësi. Ndër to, Allahu e urdhëron të Dërguarin e Tij të jetë zemërgjerë,: “Ti (o Muhamed) sillu me zemërgjerësi.”12 

Allahu porosit për falje në rast vrasjeje: “Ai (vrasës) që falet nga farefisi i të vrarit, duhet të sillet njerëzishëm dhe le të zbatojë dëmshpërblimin me të mirë. Kjo (falje) është një lehtësi dhe mëshirë nga ana e Zotit.”13

Njëkohësisht urdhëron faljen e jomuslimanëve: “Shumë nga ithtarët e Librit,  prej zilisë që kanë në vete, dëshirojnë që t’ju kthejnë nga besimi në mosbesim, tani që e vërteta është e qartë për ata. Por ju falini ata dhe lërini, derisa të arrijë urdhri i Allahut. Vërtet, Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë.”14

Allahu e urdhëron të Dërguarin e Tij që t’i falë besimtarët: “Në sajë të mëshirës së Allahut, u solle butësisht me ta (o Muhamed). Sikur të ishe i ashpër dhe i vrazhdë, ata do të largoheshin prej teje. Prandaj falua atyre gabimin, kërkoi falje Allahut për ata dhe këshillohu me ata për çështje të ndryshme.” 15

Gjithashtu e urdhëroi të Dërguarin e Tij që t’i falë çifutët, me gjithë poshtërsinë e tyre: “Për shkak se ata e thyen besëlidhjen e tyre, Ne i mallkuam ata dhe ua bëmë zemrat të ashpra. Ata i kanë shtrembëruar fjalët e Shkrimeve të shenjta dhe kanë harruar një pjesë të mirë nga ato këshilla. Ti (Muhamed) përherë do ta vëresh tradhtinë e tyre, përveç një pakice të tyre; pra, falua fajet dhe mos i qorto! Se, Allahu i do bamirësit.”16

Allahu na mëson se falja e të tjerëve është shkak për arritjen e faljes nga ana e Allahut të Lartësuar: “Le t’i falin ata dhe të mos ua marrin për keq! Vallë, a nuk doni ju që t’ju falë Allahu? Allahu është Falës e Mëshirëplotë.”17

Allahu i lavdëron ata që falin dhe ata të cilët stolisen me këtë cilësi: “…e mposhtin zemërimin dhe ua falin fajet njerëzve. Allahu i do bamirësit.” (Ali Imran, 134) Gjithashtu thotë: “Kushdo që duron dhe fal, ta dijë se, në të vërtetë, këto janë nga veprimet më të virtytshme.”18

II. Shkaqet që çojnë deri te dhuna familjare

Ky ishte sistemi islam që mbron nga dhuna familjare në nivel individual dhe atë kolektiv. Moskujdesi në edukimin e brezave mbi këto koncepte, shenjtërimi i egoizmit, duke shtuar edhe tensionin e jetës, trazirat, çrregullimet, dinamika e shpejtë e programit ditor të njeriut, një sërë problemesh ekonomike, shoqërore dhe politike, të gjitha këto konsiderohen prej shkaqeve të cilat çojnë në shkatërrimin e familjes, në moralin e keq dhe në dhunën familjare.

III. Largimi dhe shërimi nga kjo dukuri

Nga këtu mësojmë dhe na bëhet i qartë ilaçi shërues, d.m.th., duhet të fillojmë me procesin e edukimit. Edukimi konsiderohet një proces i organizuar ku ekzistojnë përmasa dhe kushte. Edukimi nuk është i kufizuar vetëm në mësim dhe ushtrim e as vetëm në shkollë, por për këtë duhet të ndihmojnë edhe mjetet e informimit, krijimi i një kulture në shoqëri, e cila do të mbronte nga kjo dukuri negative. E lusim Allahun e Lartësuar që këtë dukuri ta largojë nga shoqëria jonë, nga të gjitha shoqëritë islame dhe nga e gjithë sipërfaqja e tokës. Ai është i Gjithëmëshirshëm ndaj robërve të Vet!

Almedin Ejupi

Çifutët në Kuran

$
0
0

cifutet ne kuran

Falënderimet dhe lavdërimet janë vetëm për Allahun. Paqja, mëshira dhe bekimet janë për Muhamedin, për familjen e tij dhe për shokët e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Jahuditë, çifutët, kanë cilësi të ndyra dhe sjellje të pandershme. Kurani dhe Suneti na tregojnë për këto, po ashtu edhe historia dëshmon për këto gjëra. Prej moralit të tyre, në formë të përgjithësuar po përmendim: mendjemadhësinë, urrejtjen, zullumin, mbulimin  së vërtetës, falsifikimin e fjalës, tradhtinë, mashtrimin, injorimin e të tjerëve, të qenët ngatërrestarë, nxitës të luftërave, mashtrues, zemërshtrënguar, përhapës të imoralitetit, ngrënës të kamatës etj..

Të nderuar muslimanë!

Në vazhdim do t’i referohemi Librit të Allahut mbi jahuditë – çifutët dhe gjendja e tyre gjatë historisë, i rrëfen Allahu i Lartësuar Muhamedit që të marr mësim. Po këto, mësime le të jenë edhe për muslimanët, në ditët e sotme. Në vazhdim po shkëpusim disa cilësi të tyre:

  1. Kufri (mohimi)

Allahu i Lartësuar thotë: “Ne i kaluam bijtë e Izraelit përtej detit, ku ndeshën një popull që adhuronin idhujt e vet. Ata i thanë Musait: “Na bëj edhe neve një zot, ashtu si kanë ata zota”. Musai tha: “Ju qenkeni vërtet një popull i paditur!”1

Izraelitët ishin të nderuar me të Dërguarin e Allahut, Musain alejhis-selam, i cili u mësonte besimin e drejtë në Krijuesin e vetëm e të pashoq, por këta, kur e kaluan detin dhe panë një popull duke adhuruar idhujt, kërkuan nga Musai alejhis-selam që edhe ata të kenë idhuj. Kjo tregon për idhujtarinë e tyre të flaktë. Kjo ishte e papranueshme nga Musai alejhis-selam. Por kur ai mungoi për dyzet ditë, çifutët menjëherë filluan të adhuronin një viç. Kështu ata mohuan Allahun e Lartësuar.

Të lexojmë po ashtu edhe fjalët e Allahut: “A nuk i ke parë ata që u është dhënë një pjesë e Librit? Besojnë në idhuj dhe hyjni të rreme dhe thonë për jobesimtarët: “Këta janë në rrugë më të drejtë se ata që besojnë. Këta janë ata që i ka mallkuar Allahu dhe atij që e mallkon Allahu nuk do t’i gjendet ndihmues.”2

  1. Dyshimi në Allahun e Lartësuar dhe argumentet e Tij

Jahuditë pa asnjë turp kërkuan nga Musai që t’u bëjë të mundur ta shohin Allahun. Lexoni fjalët e Tij: “Ithtarët e Librit kërkojnë prej teje (o Muhamed) që t’u zbresësh një libër prej qiellit. Në fakt, ata i kërkuan Musait diçka edhe më të madhe (duke i thënë): “Na e trego Allahun haptazi!” Atëherë i shkatërroi rrufeja, për shkak të poshtërsisë që bënë.”3

  1. Falsifikimi i Librit të Allahut

Jahuditë falsifikuan Tevratin për dëshirat dhe epshet e veta dhe kështu bënë gënjeshtra kundrejt Allahut të Lartësuar. Allahu i Lartësuar thotë:
“Vërtet shpresoni ju (besimtarë) se ata (hebrenjtë) do t’ju besonin ju, ndërkohë që disa prej tyre i dëgjonin fjalët e Allahut dhe, pasi i kuptonin, me vetëdije i shtrembëronin ato?!”4

  1. Mohimi i dhuntive të Allahut të Lartësuar

Allahu i nderoi jahuditë me dhunti dhe të mira të shumta, por ata përsëri ishin mohues të begative të shumta. Allahu i Lartësuar na tregon:
“Kujtoni kur i thatë: “O Musa! Ne nuk mund të kënaqemi vetëm me një lloj ushqimi, prandaj lutju për ne Zotit tënd të na dhurojë nga ato që jep toka: perime, tranguj, thjerrëza, qepë dhe hudhra!” Ai ju tha: “Vërtet doni të ndërroni atë që është më e mirë me atë që është më e dobët?!”5

  1. I vrisnin të dërguarit e Allahut, Profetët

Si vrasës Profetësh nuk është cilësuar asnjë popull përveç çifutëve. Allahu i Lartësuar thotë: “Sa herë që ndonjë i dërguar ju sillte atë që nuk ju pëlqente, ju kapardiseshit, prandaj disa i quajtët gënjeshtarë e disa i vratë.”6

  1. Urrejtje dhe armiqësi me gjuhë ndaj të Dërguarve të Allahut

Ata nuk u kursyen duke shpifur edhe gënjeshtra kundrejt Isait dhe Merjemes. Allahu i Lartësuar thotë: “…për shkak të shpifjeve të mëdha që thanë kundër Merjemes dhe për fjalët e tyre: “Ne e vramë Mesihun – Isain, të birin e Merjemes, të Dërguarin e Allahut”. Por, ata as e vranë, as e kryqëzuan, por ashtu u është dukur.”7

  1. Mosurdhërimi në të mirë dhe mosndalimi nga e keqja

Allahu i Lartësuar thotë: “…dhe nuk e ndalonin njëri-tjetrin të bënin vepra të këqija. Eh, sa të shëmtuara ishin veprat që bënin ata!”8

  1. Ngrënës të kamatës

Jahuditë e lejuan kamatën, edhe pse në librin e tyre është e ndaluar. Gjithashtu lejuan edhe uzurpimin e pasurisë me pa të drejtë, sidomos të muslimanëve.

Ne ua ndaluam atyre disa ushqime të mira, të cilat ishin të lejuara për ta, për shkak të prapësive që bënë, për shkak se ata pengonin shumë njerëz nga udha e Allahut, për shkak se merrnin kamatë, megjithëse kjo ishte e ndaluar për ta dhe për shkak se përvetësonin padrejtësisht pasurinë e njerëzve. Jobesimtarëve midis tyre, Ne u kemi përgatitur një dënim të dhembshëm.”9

  1. Armiqësia e ashpër ndaj muslimanëve

Jahuditë gjatë periudhave të ndryshme historike shfaqën armiqësi të ashpër ndaj muslimanëve. Allahu na tregon në Kuran:

Me siguri do të vëresh se armiqtë më të ashpër të besimtarëve janë hebrenjtë dhe idhujtarët..”10

  1. Dëshira dhe lakmia për gjynahe dhe armiqësi

Allahu i Lartësuar thotë: “Ti i sheh shumë nga ata që nxitojnë drejt gjynaheve, armiqësisë.”11

  1. Shpifja ndaj Allahut

Popull i cili nuk tregoi edukatë edhe ndaj Allahut të Lartësuar, duke e cilësuar edhe me cilësi të këqija:

Hebrenjtë thonë: “Dora e Allahut është e shtrënguar.”12

  1. Të pabesë dhe tradhtarë të amanetit

Veçanërisht ndaj muslimanëve, pasi amanetin e konsiderojnë si obligim vetëm ndaj jahudive. Allahu i Lartësuar na tregon:

“Ka nga ata ithtarë të Librit, që sikur t’u besosh një barrë të tërë ari, do t’jua kthejnë, por ka edhe të atillë që, nëse u jep në besim, qoftë edhe një dinar, nuk ta kthejnë, veçse nëse nuk u ndahesh. Kjo është kështu, ngase ata thonë: “Ne nuk kemi ndonjë detyrim ndaj analfabetëve (arabë)”. Ata flasin gënjeshtra për Allahun me vetëdije.”13

A thua çdoherë që japin ndonjë premtim, disa prej tyre e flakin tej atë? Jo, por shumica e tyre nuk besojnë.”14

Nëse ke frikë se ndonjë fis e thyen besën, edhe ti prishja marrëveshjen me të njëjtën mënyrë, sepse Allahu nuk i do ata që tradhtojnë.”15

  1. Dorështrënguar dhe koprracë tej mase

Allahu i Lartësuar thotë: “A do të kenë ata (çifutët) ndonjë pjesë të pushtetit? Nëse është kështu, ata (çifutët) nuk do t’u jepnin njerëzve as sa puçërza e bërthamës.”16

Ata që bëhen koprracë me të mirat që ua ka dhënë Allahu, kurrsesi të mos mendojnë se kështu është më mirë për ta! Jo, kjo është më keq për ata! Ajo që kanë grumbulluar do t’u ngarkohet atyre në qafë Ditën e Kiametit. E Allahut është trashëgimia e qiejve dhe e Tokës dhe Allahu e di mirë ç’punoni ju.”17

  1. Hipokritë dhe dyfytyrësha

Allahu i Lartësuar thotë: “Kur takohen me besimtarët, ata thonë: “Ne besojmë”, e kur ngelin vetëm me njëri-tjetrin, ata thonë: “A u tregoni atyre, atë që ua ka shpallur Allahu (në Teurat), për ta përdorur si argument kundër jush te Zoti juaj? A nuk po mendoni?”18

Këto janë fjalët e Allahut, të vërteta. Ti kujtojmë vazhdimisht dhe të marrim mësime dhe kështu të rizgjohemi nga gjumi i thellë.

Allahu im, na vetëdijeso dhe na oriento në rrugë të mbarë!


Hytbja e dytë

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Të nderuar besimtarë!

Që kur u dërgua Muhamedi, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të,për  ta komunikuar Islamin, jahuditë filluan të përgatitin kurthe kundër  Muhamedit, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, edhe pse e dinin të vërtetën dhe kishin fakte për dërgimin e Profetit dhe madje e pritnin këtë. Ata tentuan ta vrisnin Muhamedin, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, ta helmonin, i bënë magji dhe madje futën edhe flakën e përçarjes mes fisit Evs dhe Hazrexh.

Jahuditë erdhën te Muhamedi, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të,me pyetje të ndryshme dhe kërkuan që të zbresë libri nga qielli:

“Ithtarët e Librit kërkojnë prej teje (o Muhamed) që t’u zbresësh një libër prej qiellit. Në fakt, ata i kërkuan Musait diçka edhe më të madhe (duke i thënë): “Na e trego Allahun haptazi!” Atëherë i shkatërroi rrufeja, për shkak të poshtërsisë që bënë.”19

Po të shfletojmë historinë, do të shohim se jahuditë kanë pasur gisht në çdo ngatërresë dhe luftë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose tërthorazi. Po kështu, edhe sot e kësaj dita ata vazhdojnë të ndjekin rrugën e të parëve të tyre për përçarje dhe urrejtje ndaj muslimanëve.

Qëllimet dhe synimet e tyre janë pa kufi. Ata planifikojnë për të pasur nën kontroll botën nën perandorinë e ashtuquajtur “çifute”, me qendër në Kuds. Mos të harrojmë se ata realizuan disa qëllime për shkak të dobësisë së muslimanëve. Synimet e jahudive po i përmbledhim si vijon:
- themelimi i mbretërisë çifute me qendër në Kuds
- shtrirja e sundimit në tërë botën duke i detyruar që të tjerët të jenë në shërbim të “popullit të zgjedhur” çifut.
- eliminimi nga faqja e dheut e muslimanëve dhe shkatërrimi i popujve nëpërmjet mjeteve të ndryshme, si: kamata, mashtrimi, rrena, tradhtia.

Jahuditë për të realizuar qëllimet e veta kanë projekte të studiuara mirë dhe janë të angazhuar në disa rrafshe
- duke futur flakën e përçajes mes popujve dhe pushtetarëve;
- duke përdorur dhunën dhe terrorin mbi popuj dhe pushtete;
- duke shfrytëzuar mjetet e informimit për prishjen e moralit të popujve dhe ndikimin politik nëpërmjet tyre;
- duke zotëruar ekonominë botërore duke qenë pronarë të kompanive dhe bankave të mëdha.

O robër të Allahut!

Po jetojmë në një kohë ku askush prej nesh nuk e di se cilës ngjarje dhe ndodhi duhet t’i japë përparësi, cilës dhimbje t’i japë prioritet për shkak të dhimbjeve, tragjedive, masakrave të shumta që po ngjajnë sot në botë kundër muslimanëve. Ngjarje e përgjakshme dhe e tmerrshme mbetet përsëri rasti i rëndë, tronditës dhe tragjik që po ndodh në Gazë. Palestina është çështje parësore për të gjithë muslimanët e botës, të cilët nuk duhet ta harrojnë asnjëherë. Palestina, kibleja e parë e myslimanëve, xhamia e shenjtë Kudsi dhe vendi i Israsë së Muhamedit.

Populli palestinez prej shtatëdhjetë vitesh jeton nën okupim, vendbanimet e tyre janë kampet dhe çadrat e improvizuara. Miliona palestinezë jetojnë nën persekutim dhe të shkapërderdhur, nën frikë dhe torturë, mbytje dhe masakrim. Derdhet gjaku i të pafajshmëve, i të pambrojturve, i grave, i fëmijëve. Vritet e tërë familja, nuk mbetet asnjë anëtar i familjes; para syve babai sheh t’i vriten katër fëmijët e vegjël, në anën tjetër gruaja e masakruar. Kjo luftë barbare nuk po i lëkund aspak ndjenjat e atyre që kanë fuqinë dhe mundësinë e pengimit të masakrës barbare çifute.

Të nderuar muslimanë!

Të solidarizohemi me vëllezërit tanë në Gazë me duatë dhe lutjet tona gjatë namazeve ditore dhe vullnetare. Të ngrihemi në kohën kur Allahu i Lartësuar zbret në qiellin e kësaj bote dhe kërkon lutësit që i luten Atij. Mos të kursehemi në lutjet (duatë) tona, vëllezërit tanë kanë nevojë për ne që të kontribuojmë me mundësitë që kemi.

E lusim Allahun e Lartësuar me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tij të larta që t’i forcojë vëllezërit tanë në Gazë!
Allahu im! Ndihmoje Islamin dhe muslimanët në luftë kundër popullit të mallkuar!
Allahu im! Forcoji vëllezërit tanë në Gazë dhe qetësoji shpirtrat e tyre!
Allahu im! Shkatërroji dhe dobësoji armiqtë e Tu dhe të Islamit, o i Gjithëfuqishëm!
Allahu im! Udhëzoji dhe vetëdijesoji muslimanët në ndihmë ndaj vëllezërve të tyre!
Allahu im! Ti je i Gjallë përgjithmonë dhe Mbikëqyrës i çdo gjëje, të lutemi ta përmirësosh gjendjen e muslimanëve kudo që janë!
Allahu im! Mos i ligështo dhe dobëso vëllezërit tanë në Gazë, bëji të fortë dhe të qëndrueshëm me Fuqinë Tënde, o i Gjithëfuqishëm!

Allahu i Lartësuar urdhëron dhe thotë:  “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.”

Ulvi Fejzullahu

Shqiptoni sa më shpesh fjalën Allah

$
0
0

 

Allahu

Vander Hoven, një psikolog nga Hollanda, shpalli zbulimin e tij të ri në lidhje me efektin e të lexuarit të Kuranit dhe përsëritjen e fjalës “Allah”, si tek njerëzit e sëmurë, ashtu edhe tek ata normalë. Profesori hollandez e konfirmon gjetjen e tij  me studime dhe kërkime të aplikuara në shumë pacientë për një periudhë kohore mbi tre vjeçare. Disa prej pacientëve të tij nuk ishin muslimanë, të tjerë nuk flisnin arabisht, por u mësuan të shqiptojnë fjalën “Allah” në mënyrë të qartë; rezultati ishte fantastik, veçanërisht për ata që vuajnë nga mërzitja dhe tensioni. E përditshmja arabe “El Uatan” shkruan se psikologu ka deklaruar: “Muslimanët që mund të lexojnë arabisht dhe rregullisht Kuranin, mbrojnë veten e tyre nga sëmundjet psikologjike. Psikologu zbuloi se shqiptimi i çdo shkronje të fjalës “Allah” ka një efekt të veçantë dhe të papërsëritshëm mbi organizmin.”

Shqiptimi i shkronjës “A”, bën kontrollin e sistemit të frymëmarrjes.

Shqiptimi i shkronjës së dytë “L e dyfishuar” në arabisht, me gjuhën që prek pjesën e sipërme të nofullës, krijon kështu një pauzë të shkurtër dhe pastaj duke e përsëritur të njëjtën pauzë në mënyrë konstante, lehtëson procesin e frymëmarrjes.

Shqiptimi i shkronjës së fundit, e cila është shkronja “H”, bën një lidhje midis mushkërive e zemrës dhe për rrjedhojë, ky kontakt bën kontrollimin e rrahjeve të zemrës.

Ajo që është më e habitshme në këtë studim është fakti se ky psikolog nuk është musliman, por është i interesuar në shkencat islame dhe bën kërkime për ato që quhen “sekrete të Kuranit të shenjtë”.

Allahu i Madhëruar thotë: “Ne do t’ua bëjmë atyre të mundur që të shohin argumentet Tona në horizonte dhe në vetet e tyre, derisa t’u bëhet e qartë se ai (Kurani) është i vërtetë.” Fusilet, 53.

 

Shkëputur nga e përditshmja arabe “El Uatan”

 

Si të veprojë nëna që ka dëshirë ta plotësojë dhënien e gjirit, dhe në të njëjtën kohë, nuk do që të mbetet shtatzënë?

$
0
0

pyetje pergjigje

Shpjegim i ajetit:

“Nënat le t’u japin gji fëmijëve të tyre dy vjet, për ata prindër që duan t’ia plotësojnë dhënien e gjirit”

Pyetje: Dëshiroj të ma shpjegoni e këtë ajet: “Nënat le t’u japin gji fëmijëve të tyre dy vjet, për ata që duan t’ia plotësojnë dhënien e gjirit.” (El-Bekare, 233). Si të veprojë nëna që ka dëshirë ta plotësojë dhënien e gjirit, dhe në të njëjtën kohë, nuk do që të mbetet shtatzënë? Shpresoj të ma sqaroni këtë, sepse është një çështje tejet e rëndësishme në jetën time, dhe e rëndë për mua, nëse shtatzënia është e vazhdueshme!

Shejh AbdulAziz bin Baz (Allahu e mëshiroftë): Gruaja dhe burri duhet të ndihmohen mes vete rreth kësaj çështjeje. Kështu, ajo i jep gji fëmijës dy vjet të plota, nëse ata dy duan t’ia plotësojnë dhënien e gjirit. Ndërkaq, nëse merret vesh me burrin për të mos e plotësuar atë, por për ta ndarë fëmijën nga gjiri dhe për t’i dhënë qumësht nga ndonjë mëndeshë, apo për t’ia dhënë atë që e zëvendëson qumështin, atëherë s’ka gjë të keqe në këtë. Allahu i patëmeta thotë: “Por, nëse pas këshillimit, ata vendosin me pëlqim të ndërsjellë që ta ndajnë fëmijën nga gjiri, kjo nuk është gjynah për ata.” (El-Bekare, 233). Pra, nëse prindërit bien në ujdi për ta ndarë fëmijën nga gjiri pas një viti, apo pas disa muajve, atëherë s’ka gjë të keqe, mirëpo, në të njëjtën kohë e ushqejnë me gjëra tjera. Ndërsa, nëse ata vendosin me pëlqim të ndërsjellë që të mos e ndërpresin dhënien e gjirit, atëherë, gruaja i jep gji fëmijës dy vjet të plota. Ndërkohë, burrit i lejohet që të mos e hedhë farën brenda saj, në mënyrë që të mos ngelet shtatzënë, dhe, po ashtu, asaj i lejohet të përdor pilula për të parandaluar shtatzëninë gjatë kohës sa është duke dhënë gji; s’ka gjë të keqe në këtë nëse ato (pilulat) nuk i shkaktojnë ndonjë dëm. Kjo është një çështje e gjerë, lavdi dhe falënderimi qofshin për Allahun!

Namazi është…

$
0
0

namazi

Ibën el-Kajimi – Allahu e mëshiroftë- thotë:

Namazi është: Sjellës i furnizimit, ruajtës i shëndetit, pengues i dëmeve, largues i sëmundjeve, ndriçues i fytyrës, gëzues i shpirtit, largues i përtacisë, freskues i gjymtyrëve, zgjatës i fuqisë, hapës i gjoksit, furnizues i shpirtit, ndriçues i zemrës, ruajtës i dhuntisë, pengesë e fatkeqësisë, shkaktarë për shtuarjen e bekimit, largues i shejtanit, afrues ndaj Mëshiruesit.

Syfyri lamtumirës…

$
0
0

syfyri
Së pari, falënderimi i takon Zotit të botërave që na mundësoi agjërimin e Ramazanit! Përkundër përpjekjeve tona, e dimë se nuk ia kemi dhënë hakun. O Zot, na fal për neglizhencë!
O Zot, bëj që adhurimet tona gjatë këtij muaji të na rëndojnë peshorën e veprave të mira!
O Zot, bëj të ndërmjetësojë Libri Yt, atë ditë kur nuk na bën dobi gjë tjetër!
O Zot, bëj gjurmët e abdesit dëshmi se u përkulëm vetëm para Madhërisë Tënde!
O Zot, Ti je Falës, e don faljen, na fal neve!
Në fund, o Zot, na gjyko me mëshirën Tënde dhe jo me drejtësinë Tënde!
Amin, amin, amin!!!

Ju ftoj ta doni veten tuaj

$
0
0

duaje veten

Ju ftoj ta doni veten tuaj duke ruajtur qetesine e shpirtit nepermjet meditimit ne madheshtine dhe bukurine e asaj qe ka krijuar Allahu! Ta kuptoni se jemi te rrethuar nga e bukura, por thjesht na duhet t’ua hapim portat e zemrave tona. Qe t’i shijojme e perjetojme ato. Behuni prej atyre qe nxisin pajtimin me te pastren e te bukuren; te ftoni ne ate qe shpirti do ta gjente qetesine; perpiquni sa me shume t’i mbyllni dyert e se keqes! Kjo eshte rruga e te devotshmeve. Dhe Allahu eshte ne ndihme te roberve te Tij!

Avni Tafili


Agjërimi shëron më shumë se njëqind sëmundje

$
0
0

agjerimi

Shkencëtarët thonë se agjërimi shëron më shumë se njëqind sëmundje! Si tensioni i lartë i gjakut, diabeti, astma kronike, sëmundjet e frymëmarrjes, sëmundjet e zemrës, arteriosklerozës, shumë sëmundje të mëlçisë dhe sëmundjet e lëkurës të tilla si alergji dhe ekzemë kronike.

“Por, agjërimi juaj është më i dobishëm, në qoftë se e dini”. {El-Bekare: 184}

Lumturia bashkëshortore, shkak për ruajtjen nga sëmundjet

$
0
0

 

lumturia

Lumturia bashkëshortore nuk është kusht vetëm për ndërtimin e një familje të fortë, por ajo është e rëndësishme edhe për ruajtjen nga sëmundjet.

Kështu që bashkëshortët të cilët jetojnë të lumtur, janë më rezistentë ndaj sëmundjeve. Ky është përfundimi në të cilin kanë dalë shumë universitete, në studimet e tyre rreth kësaj çështjeje.

Në universitetin “Arizona” është zbuluar në një studim të cilin e ka publikuar një revistë amerikane e specializuar për sëmundjet e zemrës se kush jeton në ambiente të mbushura me harmoni dhe lumturi bashkëshortore, në përgjithësi jetojnë më gjatë se çiftet që kanë probleme. Është zbuluar gjithashtu edhe se lumturia bashkëshortore ndihmon në rezistencën ndaj sëmundjeve të zemrës.

Pas mbikëqyrjes shtatë vjeçare që i kanë bërë 200 grave të cilat kanë qenë të prekura nga sëmundjet e zemrës, kanë dalë në rezultate të qarta se inkurajimi që kanë dhënë bashkëshortët për bashkëshortet e tyre të sëmura, ka çuar në zëvendësimin e forcës së humbur në zemrat e tyre, gjë e cila ka çuar më pas në pakësimin e influencës së sëmundjes së zemrës tek këto gra.

Në po të njëjtin universitet, një studim tjetër ka dalë në përfundimin se bashkëbisedimi i suksesshëm midis dy bashkëshortëve dhe ndjenjat pozitive që ka bashkëshorti ndaj bashkëshortes së tij të prekur nga sëmundjet e zemrës dhe anasjelltas, ndihmojnë në rezistencën e sëmundjes dhe vonimin e pasojave të saj.

Ndërsa në universitetin “Carnegie Mejlon” një studim mjekësor ka zbuluar se lumturia bashkëshortore luan një rol të rëndësishëm në parandalimin e rrufës, pezmatimin e fytit, si dhe ligështimin që vjen prej saj, sepse ajo rrit mundësitë e aparatit të pathyeshmërisë në trup dhe i mundëson njeriut që ta kapërceje rrufën dhe pezmatimin e fytit.

Bledar Haxhiu

 

 

Zekati i Fitrit dhe rregullat e tij

$
0
0

zekati i fitrit

* Zekati (lëmosha) i Fitrit në muajin e bekuar të ramazanit; është emërtuar si e tillë përshkak të mbarimit të ramazanit, është bashkangjitur ajo (lëmosha) me të (Fitrin) përshkak të bashkimit të diçkaje me shkakun e saj.

* Argumenti për obligueshmërinë e saj është marrë nga libri i Allahut, Sunneti dhe unanimi i dijetarëve:

Allahu i Lartësuar ka thënë: “Ka shpëtuar ai i cili e jep zekatin” (Ala: 14), disa prej selefëve e kanë shpjeguar fjalën “zekat” në këtë ajet se është për qëllim: nxjerrja e zekatit të Fitrit.

Poashtu përfshihet edhe në fjalën e Allahut të Lartësuar: “Dhe jepeni zekatin” (Bekare: 43).

Është transmetuar në “Dy Sahihat[1] dhe në librat e tjerë të hadithit: “E ka bërë obligim Pejgamberi -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- zekatin e Fitrit saun[2] prej humeje, apo saun prej majes së birrës. Është obligim për: robërin (skllav), njeriun e lirë, mashkullin dhe femrën, të madhin apo të voglin nga muslimanët”.

Është transmetuar prej më shumë se një dijetarë që ka treguar unanimin e dijetarëve për obligueshmërinë e saj.

* Urtësia e ligjshmërisë së saj: Ajo është pastrim për agjëruesin nga fjalët dhe punët e kota, është ushqim për të varfërit, dhe falënderim ndaj Allahut të Lartësuar për plotësimin e agjërimit.

* Zekati i fitrit është obligim për çdo musliman qoftë mashkull apo femër, i madh apo i vogël, i lirë apo rob, prej hadithit të Ibn Umerit që përmendëm pak më parë, ku thuhet në të: “Obligoi Pejgamberi -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- zekatin e fitrit ndaj robit e të lirit, mashkullit e femrës, të voglit e të madhit prej muslimanëve”.

* Në hadith është përcaktuar se sa duhet me nxjerr çdo person, dhe llojin që duhet me e nxjerrë. Sasia e saj është një Saun që është e barabartë me katër Mud, kurse lloji që duhet me nxjerr është ushqimi më i përdorur dhe që rreziston më shumë në atë vend, qoftë grurë, maja birre, hurmë, vaj, djathë etj. Apo gjëra të tjera që njerëzit e hajnë zakonisht në atë vend, e që është gjëja që e përdorin më së shumti, si orizi, drith dhe çdo gjë që e përdorin njerëzit çdo vend sipas traditës së tij.

* Pejgamberi -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- e ka bërë të qartë kohën që duhet nxjerr zekati i fitrit i cili është: ka urdhëruar që të nxirret para namazit të Bajramit[3], fillon koha më e mirë e nxjerrjes së saj me perëndimin e diellin dhe fillimin e natës së Bajramit, por lejohet që të nxirret një apo dy ditë para Bajramit. Ka transmetuar Buhari -Allahu e mëshiroftë- se sahabët e jipnin zekatin një apo dy ditë para Bajramit[4], dhe kjo ishte unanim prej tyre.

* Nxjerrja e saj para namazit të Bajramit është më e mira, e nëse ndonjërit i kalon kjo kohë dhe e vonon atë pas namazit të Bajramit, i bëhet obligim atij nxjerrja e saj si dëmshpërblim, nga hadithi i Ibn Abasit: “Ai i cili e nxjerr atë (zekatin e fitrit) para namazit ajo është e pranuar, e ai i cili e nxjerr atë pas namazit ajo është lëmoshë si çdo lëmoshë tjetër[5] dhe ky person është gjynahqar sepse e ka vonuar nxjerrjen e saj nga koha që ka; dhe ka kundërshtuar urdhërin e Pejgamberit -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të-.

* Muslimani e nxjerr sadekanë e fitrit për veten e tij dhe për ato që i ka nënkujdestarinë e tij, si gruaja e të afërmit e tij, duke u bazuar në fjalën e Pejgamberit -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të-: “Jepeni zekatin e fitrit edhe për ata që i keni nënkujdestarinë tuaj[6].

* Është e pëlqyer që të jepet edhe për femijën që është në barkun e nënës së tij, këtë e ka vepruar Othmani -Allahu qoftë i kënaqur prej tij-[7].

* Ai i cili obligon dikënd tjetër që ta nxjerri fitrin për të, dhe më pas e nxjerr ai për veten e tij, i pranohet, sepse ajo është obligim ndaj tij së pari, kurse ai që e merr përsipër nuk i kërkohet ajo në origjinë. E nëse dikush e nxjerr fitrit për dikën që nuk e ka nënkujdesin e tij me lejen e tij, i pranohet, e nëse e nxjerr pa lejen e tij nuk pranohet.

* Ai i cili e ka detyrë që të nxjerri fitrin e dikujt tjetër duhet që fitrin e atij ta nxjerri me fitrin e tij në vendin që është vetë, edhe nëse personi që ai nxjerr fitrin për të është në ndonjë vend tjetër.

* Kam dëshirë t’ju sjell këtu fjalën e Ibn Kajimit për llojin e ushqimit që duhet nxjerrur për fitrin, thotë -Allahu e mëshiroftë- pasi përmendi pesë llojet që janë të përmendura në hadith: “Këto ishin gjërat që përdornin më së shumti në Medine, e sa i përket banorëve që jetojnë në ndonjë vend tjetër dhe ushqimi i tyre ndryshon nga këto ata kanë për detyrë që të nxjerrin nga ushqimi që përdorin në vendin e tyre.

Nëse ushqimi i tyre nuk është drithi si psh: përdorin kosin, mishin, peshkun e nxjerrin fitrin e tyre nga ushqimi që përdorin sido që të jetë, kjo është fjala e shumices së dijetarëve, dhe është e vërteta që nuk duhet thënë tjetër veç saj, sepse qëllimi është plotësimi i nevojës të varfërit ditën e Bajramit dhe si ngushëllim për ta duke i dhënë nga ushqimi që hajnë banorët e vendit. Bazuar në këtë që thamë pranohet nëse nxjerr për fitër miell migjithëse nuk ka hadith të saktë për të. E sa i përket bukës dhe ushqimit- edhe nëse është më e mirë për të varfërin- se nuk don shumë mund në të, por mund të jetë drithi më mirë për to sepse jeton më gjatë.[8] Mbaroi fjala e tij.

Shejhu islam Ibn Tejmije ka thënë: “Nxjerr për fitër nga ushqimi i vendit të tij si orizi etj, edhe nëse ka mundësi që të nxjerrë nga ato që janë përmendur në hadith, dhe kjo është një transmetim nga imam Ahmedi dhe është thënia e shumicës së dijetarëve, gjithashtu është thënia më e saktë, sepse origjina tek lëmoshat është që obligohet në bazë të ngushëllimit ndaj të varfërve”[9]. Mbaroi fjala e tij.

* Sa i përket me nxjerr lekë në vend të ushqimit në zekatin e fitrit është në kundërshtim me sunetin, dhe nuk pranohet, sepse nuk është transmetuar nga Pejgamberi -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- një gjë e tillë dhe as nga ndonjëri prej shokëve të tij.

Imam Ahmedi ka thënë: “Nuk duhet që të japi vleftën e saj në lek” i thanë atij: disa persona thonë se Umer ibn Abdulaziz e ka pas marre në vleftë (zekatin e fitrit)? Tha: “E lejnë fjalën e Pejgamberi -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- dhe thonë tha filani? Duke qenë se Ibn Umeri ka thënë: “E bëri obligim i Dërguari -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- zekatin e fitrit . . .”hadithi.

* Duhet patjetër që sadekaja e fitrit të arrij tek ai i cili e meriton në kohën e caktuar që duhet nxjerrur, ose të arrij tek personi i cili e përfaqëson atë. Nëse ai që e jep fitrin nuk e gjen personin që donte tia jepte e as nuk gjen dikënd që e përfaqëson atë në kohën e duhur, e ka obligim që tia japi dikujt tjetër.

Duhet të tërheqim vërejtjen këtu se disa persona e japin zekatin e fitrit tek disa persona që nuk e përfaqësojnë atë që e meriton, e kjo nuk konsiderohet nxjerrje e saktë e zekatit, prandaj duhet patur kujdes.

 

Shkëputur nga libri: “Mulahas el-Fikhij”: 350-354

Autor Salih el-Feuzan

Përktheu Ylli Rama

Për çka t’a përdorim kamomilin?

$
0
0

kamomili

Kamomili i jep trupit të njerëzve sasitë e duhura të kalorive dhe kanë shumë veti kurative e mjekësore. Kamomili jep efektin e duhur kundër alergjive të stinës.

Çaji i kamomilit mund të përdoret në dush, duke na qetësuar plotësisht. Të gjithë personat të cilët kanë probleme me puçrat ose aknet, mjafton të përdorin kamomilin, i cili e pastron lëkurën.

Ata që vuajnë nga pagjumësia, tashmë dinë se kush është zgjidhja ideale. Jo vetëm kaq, por kamomili kuron infeksionet në sy, enjtjet e syve. Kjo mund të arrihet nëse ne vendosim qeska me kamomil ne vendet e enjtura, në vend të qeseve me akull.

Mesazhi për Festen e Fitër Bajramit

$
0
0

kmsh

Pas 30 ditëve agjërim, lutje, adhurime, besimtarët muslimanë shqiptarë, dhe ata në mbarë botën, do të festojnë ditën e hënë festën e Fitër Bajramit.

“Bajrami është dita e besimit të brengave, dita e shpresave të reja, është dita e të kujtuarit për njëri-tjetrin, dita e një jete të re, e pendesës për gabimet, e projekteve dhe veprave të mira. Dita kur mëritë, hatërmbetjet, xhelozia dhe smira marrin fund. Bajrami është solidarizim me mbarë shoqërinë. Zoti e ka veçuar Bajramin si moment gëzimi, prandaj neve na takon ta vlerësojmë në këtë mënyrë”, u shpreh Skënder Bruçaj, kryetar i Komunitetit Musliman Shqiptar.

Ndërkohë, Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, deklaroi se falja e namazit të Fitër Bajramit, edhe këtë vit, do të bëhet aty ku është falur gjithmonë, gjatë këtyre viteve të fundit.

“Duke filluar nga Ura e Lanës, deri në lulishten e sheshit ‘Skënderbej’. Gjithashtu, vend faljeje për zonjat besimtare do të jetë segmenti fundor i rrugës ‘Myslym Shyri’. Duhet theksuar se vendi i faljes së Bajramit do të jetë vetëm në bulevard, duke lënë të lira trotuaret dhe hapësirat e gjelbërta”, theksoi Ylli Gurra, Myfti i Tiranës.

Myftiu Gurra theksoi gjithashtu se, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, janë marrë disa masa për mbarëvajtjen e faljes së namazit të Bajramit.

“Gjatë orëve të natës, duke nisur nga mesnata e deri në 08:00 të mëngjesit të së hënës, 28 Korrik 2014, do të ketë kufizim të lëvizjes së mjeteve në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, si dhe në pjesën jugore të sheshit ‘Skënderbej’. Trotuaret do të jenë të lira për lëvizjen e qytetarëve përgjatë gjithë gjatësisë së tyre, duke u kufizuar vetëm në vendin e faljes së besimtarëve. Sipërfaqja që do të përdoret për faljen do të jetë e shtruar me një material të posaçëm tekstil, kështu që nuk do të jetë e nevojshme për besimtarët dhe qytetarët, që të marrin me vete mjete rrethanore”, deklaroi Myftiu Ylli Gurra.

Mesazhi i kreut të BFI-së Rexhepi për Fitër Bajramin

$
0
0

bfi

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Reis ul Ulema Haxhi Sulejman efendi Rexhepi sot dërgoi mesazhin me rastin e festës së Fitër Bajramit.

“Sot, po e përfundojmë Muajin e agjërimit dhe, me plotë arsye ndjehemi më të përmbushur, më krenarë, sepse, me përulësi e me lutje, me ibadete e mirësi, duke triumfuar mbi të keqen, të ligën, të shëmtuarën, arritëm që të jemi më të devotshëm pranë Krijuesit tonë Mëshirëplotë.

Muaji i Ramazanit është pikënisja e rrugëtimit tonë të përjetshëm drejt Dritës së Shenjtë, që u shfaq pikërisht në këtë muaj e që do të ndriçojë përjetë. Gëzohuni vëllezër e motra, qëndroni krenar të gjithë.

Allahu Fuqiplotë na i ndjeu lutjet, ibadetet tona, ndaj dhe për tridhjetë ditë rresht na i mbajti të hapura dyert e Xhenetit. Në Xhenet hyjnë vetëm të devotshmit, ata që janë të pastër në shpirt, vetëm ata të cilëve Allahu i Madhërishëm u dhuroi mëshirë.

Dhe ne sot lutemi me përulësi: “Zoti ynë, mos na i lako zemrat tona pasi na drejtove, na dhuro mëshirën Tënde, pse vetëm Ti je dhuruesi i madh”. (Ali Imran 8) Vëllezër e motra, të dashur besimtarë!”, thuhet në urimin e kreut të BFI-së, Rexhepi.

“Nesër do ta festojmë Bajramin. Do ta falënderojmë Allahun xh.sh. për atë që na e mundësoi të agjërojmë edhe një Ramazan, e falënderojmë për të mirat që na i ka dhënë!

Por, të mos harrojmë: këto falënderime do të kishin kuptim dhe do të ishin të pranueshme vetëm nëse në gëzimet tona do të përfshinim edhe njerëzit tanë që janë në nevojë: skamnorë, të varfër, jetimë, por edhe institucionet tona islame.

Prandaj, në fund të Ramazanit na është bërë obligim dhënia e Zekatul Fitrit. Pejgamberi a.s. thoshte se me dhënien e Zekatul Fitrit ne pastrojmë agjërimin tonë nga fjalët e tepërta, mëkëmbim dhe përforcojmë institucionet e thirrura për normat islame si dhe ndihmojmë ata që janë në nevojë.

Unë e lus Zotin Fuqiplotë që të na i pranojë të gjitha veprat e mira, të gjitha lutjet dhe ibadetet që i kemi kryer gjatë Muajit të Ramazanit. E lus Zotin Fuqiplotë të na ruaj prej të këqijave dhe prej qëllimkëqijve. Paçi bekimin e Allahut xh.sh”, qëndron në urimin e Rexhepit.

 

Naim Tërnava, në hydben e Fitër Bajramit është lutur për mëshirë dhe begati për qytetarët e Kosovës

$
0
0

naim ternava

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, në hydben e Fitër Bajramit është lutur për mëshirë dhe begati për qytetarët e Kosovës dhe mbarë trojeve shqiptare derisa është lutur për ndalim të luftës dhe vrasjes së njerëzve në Siri, Gaza dhe të gjitha vendet e botës ku, siç ka thënë ai, po vriten njerëz të pafajshëm


“Të ju ndihmohet atyre dhe të vendoset paqja në mes të gjithë atyre që jetojnë në ato shtete. Të kultivojmë frymën e dashurisë, paqes, tolerancës, respektit të ndërsjellë edhe me besime të tjera qe Kosova të jetë vend i harmonisë, tolerancës dhe paqes ngase Islami është një fe e cila i është shpallur njerëzimit me qëllimin e dhurimit të një jete paqësore përmes së cilës pasqyrohet në tokë mëshira dhe bamirësia e pafund e Allahut Xheleshanuhu. Ky është edhe mesazhi universal i cili del në vazhdimësi troket në ndërgjegjen e njeriut për të rizgjuar atë në mënyre që bota të përqafojë paqen. Vëllezër e motra, besimtarë të ndershëm e të respektuar kudo që ju gjendeni, më lejoni edhe një herë në fund që nga ky vend i shenjt, nga kjo xhami,edhe një herë ta lus krijuesin e këtij universi për mirëqenien tuaj kudo që gjendeni ju në Kosovë dhe në trojet tona etnike shqiptare por edhe në mërgatën e largët, Zoti na faltë begati të shumta edhe në këtë ditë të Bajramit”, ka thënë Tërnava, transmeton KP.

Tërnava ka thënë se ky bajram vjen pas një sakrifice të madhe që e kanë bërë besimtarët myslimanë të gjithë botës, e i cili është vetëm për Zotin e madhërishëm.

“Sot është dita e parë e Fitër Bajramit, besimtarët islam anë e kënd botës, kudo që ata jetojnë kanë mësyrë xhamitë, shtëpitë e Allahut, për të kryer ritet e faljes së Bajramit i cili vjen si kurorëzim i agjërimit të muajit të Ramazanit i tërë atij adhurimi dhe përkushtimi njëmujor që kemi bërë vetëm për Zotin Xheleshanuhu në shenj respekti për të gjitha ato të mira të cilat na i ka dhuruar ai”, është shprehur Tërnava.

Ai këto lutje i ka bërë pas faljes së namazit të Fitër Bajramit në Xhaminë e Madhe në Prishtinë i cili është prirë nga kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Sabri ef. Bajgora e që është mbajtur në ora 6:00 të mëngjesit.


Hoxha Fatmir Latifi, bën edhe një pajtim në Mitrovicë

$
0
0

fatmir latifi

Në xhaminë e Shipolit në Mitrovicë, imami Fatmir Latifi, pajtoi tri familje shqiptare në armiqësi.

Hoxha tha se fjala është për “pajtesë plageseje”, pra plagosje, duke shtuar se familjet shqiptare nuk duhet të jenë të armiqësuara.

 “Jemi vëllezër prej gjaku”, tha ai. “Ai që fal, ai që e shtrinë dorën e pajtimit, ai është burrë”.

Urime festa e Fitër Bajramit!

$
0
0

m islame

Stafi i faqes sonë ju uron Fitër Bajramin gjithë vizitorëve,anëtareve të faqes dhe gjithe muslimaneve kudo qe janë.

Kjo festë vjen pas shumë ditësh të agjërimit, përkushtimit dhe falënderimit të besimtarëve ndaj Krijuesit dhe duke ngjallë ndjenjën fisnike të mbështetjes dhe solidaritetit midis njerëzve.

Allahu na pranofte Ramazanin , adhurimet tonë si dhe na faltë mëkatet.Amin

Urime dhe me fat!

Motivet dhe urtëstitë e festës së Fitër Bajramit

$
0
0

fiter bajrami

Sedat ISLAMI

Bismil-lahi’rr Rrahmani’rr Rrahim
Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

Falënderimet i takojnë Allahut, Fisnikut të Mëshirshëm, Mirësi-Dhuruesit të përhershëm, Atij që na ligjësoi fenë me rregulla dhe etikë!
E falënderojmë dhe i përulemi për dhuntitë me të cilat na veçoi nga krijesat dhe popujt: Kur’ani, libri ynë, është libri më i përsosur, Profeti ynë, Muhammedi, është zotëria i tërë njerëzimit dhe i dërguari për njerëz dhe xhinë, e feja jonë është përmbyllëse për çdo fe.
O Zot, të falënderoj me falënderim që askujt nuk i takon
Ty, Zoti im, që tërë njerëzimi prej Teje ndihmë kërkon
Dyert tjera para sysh na mbyllen
E dera jote e hapur përherë qëndron
Dëshmojmë me sinqeritetin më të madh se nuk ka meritor për adhurimin tonë përveç Teje; Ti je Një dhe i vetëm, nuk ke as paraardhës dhe as pasardhës kurse fjalët e politeistëve dhe pretendimet e jobesimtarëve janë vetëm shpifje!
Dëshmojmë se Muhammedi është rob dhe i dërguar prej Teje! Me të fisnikërove shpirtrat tanë, ndriçove rrugën tonë, udhëzove mendjet tona dhe lidhe shpirtrat tanë ndërmjet vete.
O Allah Fuqiplotë! Mëshiroje Muhammedin dhe lartësoje në Mekamin Mahmud, lartësoje atje që të ndërmjetësojë për ne!
Mëshiroje edhe familjen e tij të nderuar, shokët e tij besnikë dhe neve pasuesit e tij, gjer në amshim!
Vëllezër të nderuar!
Mirë se vini në ditën tuaj, në këtë celebrim të fitores dhe ngadhënjimit, në këtë treg mëshire dhe dhuntish!
Mirë se vini në ditën kur poshtërohet e keqja dhe ithtarët e saj.
Mirë se vini në ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve, ku mysafir nderi kemi melekët e Allahut Mëshirues!
Uroj dhe lutem që asnjëri prej nesh të mos privohet sot nga mirësia e kësaj dite dhe falja e mëshira e Allahut të Madhëruar!
Të nderuar!
Festat janë të një rëndësie të veçantë për jetën e njerëzve dhe shoqërive. Ato, siç është thënë, “pasqyrojnë më së miri kulturën, humanitetin dhe respektin e ndërsjellë të një populli”. Ndaj ne sot do të mundohemi të zbulojmë disa nga karakteristikat më themelore të festave tona islame për të parë se sa madhështore janë ato, se në çka udhëtojnë dhe për çfarë na mësojnë.

I. Motivet e festimit

Motivet e celebrimit në Islam janë vërtetë për tu përshëndetur. Karakteristikë por edhe kriter i tyre është humanizmi. Ato nuk janë caktuar për të shënuar e përkujtuar data që tek të tjerët shënohen si ditë zie[2]. Përkundrazi, ato ndërlidhen me shënime nga mirësitë e të cilave nuk privohet askush. Festa, celebrimin e se cilës jemi mbledhur ta shënojmë sot këtu, vjen pas një muaji të tërë adhurimi dhe kontributi, pas një muaji sfidues për shpirtin, pas një stine lëmoshe derisa festa e Kurban Bajramit vjen pas ritit madhështor të Haxhit, ku njeriu edhe praktikisht zhvishet nga identitet e dunjase dhe mjafton vetëm me atë të vërtetin, origjinalin, atë të besimit dhe barazisë me të gjithë…Nga këtu:

1. Festat janë falënderim
Shquhen për këtë karakteristik ngase ndërlidhen me gjëra, meditimi i rezultateve por edhe i pasojave të të cilave patjetër se të bën të falënderosh Allahun për mirësinë e tyre.

a. Fitër Bajrami ndërlidhet me fillimin e shpalljes së Kur’anit
Fitër Bajrami ndërlidhet me fillimin e shpalljes së Kur’anit, mision i të cilit është të udhëzojë, të drejtojë, të shpëtojë..Të na nxjerrë nga errësira e jobesimit në horizontin e besimit. Allahu thotë:
“شَهْرُ رَمَضَانَ الَّذِي أُنْزِلَ فِيهِ الْقُرْآَنُ هُدًى لِلنَّاسِ وَبَيِّنَاتٍ مِنَ الْهُدَى وَالْفُرْقَانِ فَمَنْ شَهِدَ مِنْكُمُ الشَّهْرَ فَلْيَصُمْهُ وَمَنْ كَانَ مَرِيضًا أَوْ عَلَى سَفَرٍ فَعِدَّةٌ مِنْ أَيَّامٍ أُخَرَ يُرِيدُ اللَّهُ بِكُمُ الْيُسْرَ وَلَا يُرِيدُ بِكُمُ الْعُسْرَ وَلِتُكْمِلُوا الْعِدَّةَ وَلِتُكَبِّرُوا اللَّهَ عَلَى مَا هَدَاكُمْ وَلَعَلَّكُمْ تَشْكُرُونَ
(Ato ditë të numëruara janë) Muaji i Ramadanit që në te (filloi të) shpallet Kur’ani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). E kush e përjeton prej jush këtë muaj le të agjërojë, ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim, le të agjërojë aq ditë nga ditët e mëvonshme. All-llahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështirësim për ju. (Të agjëroni ditët e lëshuara më vonë) Që të plotësoni numrin, ta madhëroni All-llahun për atë se u udhëzoi dhe që të falënderoni.” el-Bekare, 185.
Pra , e falënderojmë Allahun ngase na udhëzoi!!!
Vëllezër!
Ju lutem, shumë sinqerisht, ndaluni dhe pyesni veten vetëm për një gjë: Sikur të isha jobesimtar si do të ishte puna ime? Cili do të ishte raporti me Allahun? A do të më donte Allahu? A do të isha i udhëzuar? A do të shpëtoja? A do të më bënte diç tjetër dobi nëse nuk jam musliman?
E tash, nëse do përgjigjet, dëgjoji fjalët e Allahut dhe të Resulullahit, alejhi’s selam! Atë njeri që nuk beson Allahu nuk e fal. Allahu thotë:
“إِنَّ اللّهَ لاَ يَغْفِرُ أَن يُشْرَكَ بِهِ وَيَغْفِرُ مَا دُونَ ذَلِكَ لِمَن يَشَاءُ وَمَن يُشْرِكْ بِاللّهِ فَقَدِ افْتَرَى إِثْماً عَظِيماً
S’ka dyshim se All-llahu nuk falë (mëkatin) t’i përshkruhet Atij shok (idhujtarinë), e përpos këtij (mëkati) i falë kujt do. Kush përshkruan All-llahut shok, ai ka trilluar një mëkat të madh.” en-Nisa, 48.
Një gjë të tillë e vërteton edhe profeti Muhammed, alejhi’s selam:
“مَنْ مَاتَ يُشْرِكُ بِاللَّهِ شَيْئًا دَخَلَ النَّارَ
Kush vdes duke i peshkuar diç Allahut, hyn në zjarr”Buhariu.
Dije se nuk ka afërsi as lidhje që të bën dobi para Allahut. Allahu në Kur’an solli shembuj familjarë të profetëve të Tij, të cilët mohuan Atë e kështu merituan zjarrin e Xhehennemit, edhe pse ishin kush ishin. Nuhut, alejhi’s selam, per djalë i tha:
“قَالَ يَا نُوحُ إِنَّهُ لَيْسَ مِنْ أَهْلِكَ إِنَّهُ عَمَلٌ غَيْرُ صَالِحٍ
(Zoti) Tha: “O Nuh, ai (djali) nuk ishte nga familja jote (për të cilën të premtova se do t’i shpëtoj), ai ishte punëkeq…” Hud, 46.
Per gruan e tij dhe të Lutit, alejhima’s selam tha:
“ضَرَبَ اللَّهُ مَثَلاً لِّلَّذِينَ كَفَرُوا اِمْرَأَةَ نُوحٍ وَاِمْرَأَةَ لُوطٍ كَانَتَا تَحْتَ عَبْدَيْنِ مِنْ عِبَادِنَا صَالِحَيْنِ فَخَانَتَاهُمَا فَلَمْ يُغْنِيَا عَنْهُمَا مِنَ اللَّهِ شَيْئاً وَقِيلَ ادْخُلَا النَّارَ مَعَ الدَّاخِلِينَ
Atyre që mohuan, All-llahu ua sjell shembull gruan e Nuhut dhe gruan e Lutit. Ato të dyja ishin në kurorë të dy robërve të mirë nga robërit tanë, por ato të dyja i tradhtuan (në fé) ata të dy dhe këta të dy nuk mund t’i mbrojnë ato fare te All-llahu, e atyre dyjave u thuhet: “Hyni të dyja në zjarr së bashku me ata që hyjnë!” et-Tahrim, 10.
Për Ibrahimin, alejhi’s selam dhe babanë e tij tha:
“وَمَا كَانَ اسْتِغْفَارُ إِبْرَاهِيمَ لِأَبِيهِ إِلاَّ عَن مَّوْعِدَةٍ وَعَدَهَا إِيَّاهُ فَلَمَّا تَبَيَّنَ لَهُ أَنَّهُ عَدُوٌّ لِلّهِ تَبَرَّأَ مِنْهُ إِنَّ إِبْرَاهِيمَ لأوَّاهٌ حَلِيمٌ
Edhe lutja e Ibrahimit për babain e vet nuk ishte tjetër, pos për shkak të një premtimi që ia pat premtuar atij, e kur iu bë e qartë se ai është armik i All-llahut, u largua prej tij. S’ka dyshim, Ibrahimi ishte shumë i ndieshëm dhe i butë.” et-Teube, 114.
Kurse për neve solli rregull:
“مَا كَانَ لِلنَّبِيِّ وَالَّذِينَ آمَنُواْ أَن يَسْتَغْفِرُواْ لِلْمُشْرِكِينَ وَلَوْ كَانُواْ أُوْلِي قُرْبَى مِن بَعْدِ مَا تَبَيَّنَ لَهُمْ أَنَّهُمْ أَصْحَابُ الْجَحِيمِ
Nuk është e drejtë për Pejgamberin e as për besimtarët të kërkojnë falje për idhujtarët, edhe nëse janë të afërt të tyre, pasi që ta kenë të qartë se me të vërtetë ata (idhujtarët) janë banues të xhehennemit.” et-Teube, 113.
Sado që të jesh i pasur dhe të kesh pushtet, prapë asgjë nuk të bën dobi. Allahu thotë:
“إِنَّ الَّذِينَ كَفَرُواْ لَن تُغْنِيَ عَنْهُمْ أَمْوَالُهُمْ وَلاَ أَوْلاَدُهُم مِّنَ اللّهِ شَيْئاً وَأُولَـئِكَ هُمْ وَقُودُ النَّارِ
Është e vërtetë se atyre që nuk besuan nuk do t’u vlejë asgjë para All-llahut, as pasuria e as fëmijët e tyre. Ata vetë janë lëndë e zjarrit.” Ali Imran, 10.

b. Falënderim për kryerjen e suksesshme të Muajit të Ramazanit
Ramazani dhe agjërimi nuk janë adhurim i thjeshtë. Ata në vete ngërthejnë një thesar të çmueshëm mirësish, duke filluar nga falja e mëkateve, çregjistrimi nga lista e Xhehennemit, shansi i Natës së Kadrit, etj. Ndaj, të kryhet me sukses ky provim padyshim se është motiv i qëlluar për festim. Allahu thotë:
“وَلِتُكْمِلُواْ الْعِدَّةَ وَلِتُكَبِّرُواْ اللّهَ عَلَى مَا هَدَاكُمْ وَلَعَلَّكُمْ تَشْكُرُونَ
…(Të agjëroni ditët e lëshuara më vonë) Që të plotësoni numrin, ta madhëroni All-llahun për atë se u udhëzoi dhe që të falënderoni.” El Bekare, 185.
Falënderojmë Allahun ngase në këtë muaj përvetësuam edhe devotshmërinë, e cila sipas asaj që ka thënë Ibni Mes’udi është:
“بأن يطاع فلا يعصي, ويذكر فلا ينسى, ويشكر فلا يكفر
Ta adhurosh Allahun e te mos i bësh mëkat, ta përmendësh e të mos e harrosh, ta falënderosh e jo t’i përbuzësh mirësitë e Tij.”
Pastaj ky falënderim si virtyt duket të jetë trashëguar ndër breza nga profetët, alejhimu’s selam. Jusufi, alejhi’s selam kur u lirua nga burgu, arriti pushtetin dhe iu rikthye nderi tha:
“رَبِّ قَدْ آتَيْتَنِي مِنَ الْمُلْكِ وَعَلَّمْتَنِي مِنْ تَأْوِيلِ الْأَحَادِيثِ فَاطِرَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ أَنْتَ وَلِيِّي فِي الدُّنْيَا وَالْآخِرَةِ تَوَفَّنِي مُسْلِماً وَأَلْحِقْنِي بِالصَّالِحِينَ
(Pasi iu plotësua dëshira, Jusufi tha) Zoti im, Ti më ke dhënë mua pushtet, ma mësove mua komentimin e ëndrrave; o Krijues i qiejve e i tokës, Ti je kujdestar imi në Dunja e në Ahiret, më bën të vdes musliman dhe më bashko me të mirë!” Jusuf, 101.

II. Domethëniet dhe urtësitë e festave islame

1. Janë simbol i Islamit të pastër
Festat në Islam kanë përkatësi fetare dhe përcaktimi i tyre është bërë drejtpërdrejt prej Allahut të Madhëruar. Pejgamberi, alejhi’s selam duke përshkruar alternativën islame, e cila vjen në vend të festave të mëhershme, thotë:
“إِنَّ اللَّهَ قَدْ أَبْدَلَكُمْ بِهِمَا خَيْرًا مِنْهُمَا يَوْمَ الْأَضْحَى وَيَوْمَ الْفِطْرِ
Vërtetë, Allahu ua ka ndërruar ato me dy ditë më të mira: Ditën e Kurban bajramit dhe Ditën e Fitër Bajramit.”[3]

2. Gërshetohet adhurimi me dëfrimin
Karakteristikë e festave islame, që i bënë të dallojnë prej festave tjera, është se ato, me gjithë pranin e elementit zbavitës, ruajnë me fanatizëm bërthamën dhe ambalazhin fetar. Festat për asnjë çast nuk mund të dalin jashtë asaj që përcakton feja. Nga këtu, Islami ka arritur të mishërojë adhurimin dhe dëfrimin. Muhammedi, alejhi’s selam duke iu referuar kësaj të vërtete thotë:
“أيام التشريق أيام أكل و شرب و ذكر الله
Ditët e Teshrikut (Kurban Bajramit) janë ditë ngrënie, pije dhe përmendje të Allahut.”[4]
Do të doja të mos kalojmë tutje pa tërhequr vëmendjen tuaj –të nderuar vëllezër- për disa urtësi të mëdha shkencore të nxjerra nga dijetari i famshëm, Ibni Tejmije, përkitazi me festat e jomuslimanëve. Ai, vë në pah se festat e tyre njëmend janë dëfrime e jo adhurime. Argument për këtë merr hadithin ku Muhammedi, alejhi’s selam qe pyetur për therje të kurbaneve në një vend, me ç’rast përgjigjen e kushtëzoi me:
هل بها وثن أو عيد من أعياد الجاهلية
A ka në atë vend ndonjë put ose a është zhvilluar në të ndonjë festë e periudhës paraislame?…”[5]
Ibni Tejmije shpjegon: Nga këtu mësohet se festat e tyre nuk kanë qenë adhurime ngase vendi i putave ishte tjetër ndërsa vendi i festave ishte tjetër…Ndërsa festat e ithtarëve të librit, të krishterëve dhe çifutëve, që bëhen me motive fetare, janë edhe më të ndaluara, ngase ta adhurosh Allahun me gjëra që e hidhërojnë Atë është më mëkat se sa vrapimi pas epsheve. Bazuar në këtë, shirku-idhujtaria-adhurimi i dikujt përveç ose krahas Allahut, është më mëkat se sa prostitucioni[6].

3. Demantojnë dyshimet e armiqve të Islamit
Edhe sot e kësaj dite ka njerëz që Islamin e paraqesin si një fe të vrazhdë, e cila di vetëm të urdhërojë dhe ndalojë…aty vetëm xhamia ka vend dhe asgjë tjetër…
Kjo është e pavërtetë ngase festat tek ne janë, përveç tjerash, edhe ditë gëzimi e hareje. Mu për këtë, natyra e këtyre ditëve vetvetiu demanton thëniet e shpifura të jobesimtarëve, siç thotë Pejgamberi, alejhi’s selam, kur kishte pare lojën e habeshëve në Xhami me rastin e Bajramit:
“لتعلم يهود أن في ديننا فسحة
Që ta dinë çifutët se në fenë tonë ka vend për gëzim.”[7]

4. Është imazh shumëdimensional krenarie për besimtarin
Kjo krenari është në dy forma:
A- Verbale. Të jesh në fenë e Allahut të Madhëruar është nderi më i madh dhe në këtë ditë kjo ndjenje kur të shoqërohet edhe me tekbiret që këndohen, bëhet edhe më e fortë. Tradita e thënies së tekbireve prej momentit kur njeriu del nga shtëpia e deri në faltore, e më pas edhe aty derisa të filloj namazi, është diç që zemrat e hipokritëve dhe pabesimtarëve, edhe pse i kanë të “shurdhra”, i shqetëson shumë.

B- Praktike. Është imazh i një uniteti shumë të veçantë të besimtarëve. Takimet tona kolektive janë të përditshme (namazi me xhemat), javore (namazi i xhumasë), vjetore (Haxhi), vetëm se këtu tubimi, përderisa ka karakter gëzimi, është i kushtëzuar me:
- Ndjenjën e njëjtë tek te gjithë njerëzit. Askush sot nuk duhet të jetë i privuar. Thënë më qartë, kushtëzimi i dhënies së Sadaaktul Fitrit para faljes së namazit të Bajramit, e tregon më së miri këtë. Pejgamberi, alejhi’s selam duke sqaruar arsyen e dhënies së Sadakatu’l Fitrit, ka thënë:
“و طعمة للمساكين
…dhe ushqim për skamnorët.”[8]
- Preferohet falja e namazit në ambient të hapur me pjesëmarrje edhe të grave, qofshin edhe me të përmuajshmet e tyre, fëmijëve, etj, vetëm e vetëm që festa të jetë sa më globale. Ummu Atijje transmeton se Pejgamberi, alejhi’s selam ka urdhëruar që të gjitha gratë të dalin në festë (kurse ato me cikël menstruacional) vetëm namazin të mos e falin. Nëse ndonjë gruaje i mungonin kushtet, atëherë porosiste shoqen e saj që t’ia huazoj një rrobe vetëm e vetëm që mos t’i ikë ky gëzim.
- Krenarinë nëpërmjet zhdukjes së shtresave shoqërore në një shtrese të quajtur robër të Allahut. Pjesëmarrja e të pasurve dhe të varfërve dhe falja e tyre krah për krah njëri tjetrit, që në ditët e rëndomta ndoshta as nuk do ta ëndërronin, flet se si Islami njerëzit i ka ngritur me shpirt e jo me trup e pasuri. Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
“إِنَّ اللَّهَ لَا يَنْظُرُ إِلَى أَجْسَادِكُمْ وَلَا إِلَى صُوَرِكُمْ وَلَكِنْ يَنْظُرُ إِلَى قُلُوبِكُمْ وَأَشَارَ بِأَصَابِعِهِ إِلَى صَدْرِهِ
Allahu nuk shikon trupat dhe as fizionomitë tuaja por shikon zemrat duke aluduar me gishtërinj kah gjoksi.”Muslimi.
- Krenarinë nëpërmjet dëshpërimit të mëkatarëve. Kemi thënë shumë qartë se Allahu i Madhëruar me agjërim i është drejtuar besimtarëve[9], sikur qe Profeti Muhammed, alejhi’s selam, përgëzoi me dy gëzime: atë në iftar – Bajram dhe tjetrin në takimin me Allahun. Ka thënë Zuhriu: Ditën e Fitër Bajramit njerëzit shkojnë tek Allahu, i Cili thotë: O Robërit e Mi! Për Mua agjëruat dhe u falet, ndaj kthehuni duke qenë të falur!
Ndërsa Hasan Basriu ka thënë: Allahu caktoi që muaji i Ramazanit të jetë një lloj kursi për robërit e Tij, në të cilin garojnë me adhurimin për Të tek kënaqësia e Tij. Kështu, një grup paraprinë ndaj fituan, të tjerët ngelën mbrapa, ndaj humbën. E çudi është puna me atë që luan e qesh në ditën kur fitojnë bamirësit dhe humbin mëkatarët?!
Pas kësaj, do të doja të di si ndihen ata që pa arsye nuk agjëruan Ramazanin? Nëse besimtarët përgëzohen sot me shpërblim, mëkatarët si do ta ndiejnë veten?

5. Festa është sfidim
Ramazani është kolegj ku mësohen dhe përvetësohen vlerat dhe virtytet. Po dështove, rrezikon të bëhesh intelektual vlerash…
Ramazani më së miri jep leksionet për mëshirë, butësi, solidarizim, respekt të ndërsjellë, humanitet, me kërkesën që këto në formë virtytesh të mbjellën tash në këtë muaj kurse kultivimi i tyre të zgjas gjatë gjithë jetës. Ndaj, mos mendo se me përfundimin e Ramazanit mbyllet kapitulli i këtyre tipareve të çmuara. Mos mendo se me Sadakatu’l Fitrin ke dhënë tërë atë që duhet. Në fakt, Sadakatu’l Fitri nuk është hiç më shumë se aspekt teknik i festës. Qëllimi dhe synimi i festës nuk do të mund të realizohen kurrë përderisa të mos japësh edhe Sadakanë e shpirtit. Edhe për shpirtin tënd ka Sadaka, e ajo është: shkatërrimi i egos, unit, nefsit…
- Mos mendo se ndaj jetimit e ke kryer borxhin me sadaka. Jo, për Zotin, jo. Mungesën e prindit nuk mund ta shlyesh kurrë me para, ndaj sot, afroje në sofrën tënde, lëmoja kokën, puthe dhe duaje shumë vetëm e vetëm që të mos ndihet i pikëlluar.
- Mos mendo se sot duhet ta vizitosh atë që të viziton. Kështu, me këtë bindje, ti nuk ke kaluar provimin e Ramazanit dhe nuk je prej atyre që kanë pastruar zemrat dhe kanë larguar urrejtjen. Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
“ليس الواصل بالمكافي ولكن الواصل الذي إذا قطعت رحمهُ وصلها
Mbajtësi i lidhjeve familjare nuk është me shpagim (reciprocitet: t’i shkon atij që i vjen), jo, mbajtës i njëmendtë është ai që i lidh marrëdhëniet me ata që i kanë shkëput ato”. Buhariu.
Përkujto tregimin e Jusufit, si deshën ta mbysin, e hodhën në gropë, u shit, u burgos…U ngrit në pozitë, u bë i famshëm dhe me pushtet…I erdhi mundësia të dnehskonte ata që e dnanë prej babait për shumë vite dhe i shkaktuan tërër ato fatkeqësi, por jo.
“قَالَ لاَ تَثْرَيبَ عَلَيْكُمُ الْيَوْمَ يَغْفِرُ اللّهُ لَكُمْ وَهُوَ أَرْحَمُ الرَّاحِمِينَ
Ai tha: “Sot nuk ka qortim kundër jush, All-llahu ju faltë juve; Ai është më mëshirues i mëshiruesve!” Jusuf, 92.

6. Llogaria patjetër se do të vijë
Të nderuar!
Sikur që sot, të mbledhur kështu në këtë vend të bukur, presim shpërblimet e Allahut, presim kënaqësinë e Tij dhe e kërkojmë atë, lutemi për mëshirë dhe për falje, po kështu do të jetë puna edhe në botën tjetër. Sikur që sot jemi ndarë nga ata që refuzuan t’i përgjigjen Allahu dhe kundërshtuan urdhrin e Tij, po kështu do të ndahemi edhe në Mahsher, atje ku do të dalim për të dhënë llogari.
Ndaj, le të ngrijmë duart lart e me modesti, përulje, sinqeritet, lot, frikë dhe shpresë, ta lusim Allahun që të na falë nga tmerri i asaj dite!
Ta lusim që gëzimin për agjërim në ditën e takimit me Të ta bëjë aq të madh saqë të mos na privojë askënd prej tij!
Ta lusim që etjen e Ahiretit ta shuajmë me shpërblimin e agjërimit!
O Zoti ynë! Pranoje agjërimin tonë me mëshirën Tënde e të lutemi që për gabimet dhe lëshimet eventuale të na faleësh!
I Madhëruar qofsh o Allah, Ti që krijove njeriun dhe çdo gjë tjetër!
Le të jehojnë tekbiret, le të buçet zëri me madhërim për Allahun!
ALLAHU EKBER, ALLAHU EKBER, LA ILAHE IL-LA ALLAH, VALLAHU EKBER, ALLAHU EKBER VE LIL-LAHI’L HAMD!

________________________________________
[1] Ligjëratë e mbajtur para Namazit të Fitër Bajramit 2009 në organizimin zyrtar të KBI-Vushtrri, në Palestrën Sportive.
[2] P.sh në Amerikë, festa e falënderimeve, e cila festohet në të enjten e katërt e muajit nëntor të çdo viti në fakt flet për shkatërrimin e indianëve dhe shtëpive të tyre. Çifutët kane një festë të Eburimit, ku bëjnë statuja qesharake të armiqve të tyre të cilat më pas i varin, etj.
[3] Transmeton Ebu Davudi ndërsa Albani e ka cilësuar autentik.
[4] Albani në Sahihu’l xhamii, 2689, e ka cilësuar autentik.
[5] Transmeton Ebu Davudi. Kete hadith, Albani në Sahihu ve daifu Suneni Ebi Davud, 3315, e ka cilësuar autentik.
[6] Iktidau’s sirati’l mustekim, li muhalefeti as’habi’l xhehim, Ibni Tejmije, b. 1, Xhemijjetu ihjai’t turathi’l islamijj, ed-Dahijjeh, Kuvajt, 2000, f. 222
[7] Transmeton Ahmedi ndërsa Albani e ka cilësuar hasen.
[8] Albani në Sahihu’l xhamii, 3570. e cilëson autentik.
[9] El-Bekare, 183:. O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.

Zbulimi i këpucës së zgjuar si shenjë që simbolizon afërsinë e Kijametit

$
0
0
Ing. Abdudaim el-Kehil

Ndër zbulimet e fundit të këtij viti janë dhe këpuca e zgjuar (smart shoes), e cila, nëpërmjet lidhjes me satelitët (shfrytëzon sistemin GPS), ia tregon njeriut rrugën e duhur që duhet ta përshkoj.

Le ta meditojmë për një çast një mrekulli profetike impozante!
Pas telefonit të zgjuar, në skenë ka dalë edhe këpuca e zgjuar, por cili është funksioni i saj dhe përse quhet e zgjuar?
Kjo këpucë është dizajnuar për t’ia treguar njeriut drejtimet, veçanërisht gjatë udhëtimit –ecjes. Ajo shkakton disa drithërima nga të cilat njeriu mëson se cilën kahe ose cilin drejtim duhet ta trasoj. Këto këpuca lidhen me satelitët ndërsa nëpërmjet lidhjes me telefonin e dorës shfrytëzojnë teknikën e komandimit nga largësia të njohur si GPS.
kepuca e zgjuar
kepucat
Këpuca e zgjuar e informon njeriun për shumë gjëra, si: drejtimin e duhur, etj.
Kompanitë janë duke e marrë shumë seriozisht punën e kësaj këpuce për shkak të këtyre karakteristikave që ka. Ajo lidhet me telefonin nëpërmjet bluetooth-it. Pra, njeriu ka mundësi të kontaktojë me këpucën e tij nëpërmjet telefonit mobil. Kohëve të fundit, kompanitë kanë avancuar me këtë lloj këpuce për shkak të funksionit që ka me njeriun: të sëmurit nga humbja e kujtesës (Alzheimeri) ia kujton drejtimin e duhur me lehtësi, sikur që edhe të verbrin e ndihmon për t anjohur rrugën të cilën duhet ta përshkojë.
Këpuca, me këtë rol që kryen, sikur flet, sikur e informon njeriun për gjërat që i duhen. Sigurisht, nuk është të folur sikur të qenieve njerëzore, por është një lloj të folurit elektronik. Sot, kur zhvillimi digjital dhe informativ është në nivele të larta, kjo gjë nuk duket aspak e çuditshme, por, a mund ta marrim me mend se dikush para 1400 viteve ka mundur të imagjinojë zbulimin e një gjëje të këtillë?! Ta meditojmë vetëm këtë pjesë nga ky hadith profetik:
والذي نفسي بيده لا تقوم الساعة حتى يكلم الرجل نعله
Pasha Allahun! Nuk do të ndodhë kiameti derisa njeriut të mos i flet edhe këpuca e tij.” (Transmeton Ibni Hibbani në Sahihun e tij)

Burimi:

www.kaheel7.com/ar
http://content.usatoday.com/communities/ondeadline/post/2011/10/gps-shoes-for-alzheimers-patients-coming-to-market/1#.U9ffjbPlrAw
http://nypost.com/2014/07/24/smart-shoes-will-tell-you-where-to-go/
http://www.economicpolicyjournal.com/2014/07/smart-shoes-will-soon-tell-you-where-to.html

Toleranca fetare në Kosovë ka ekzistuar, falë shumicës muslimane shqiptare, dhe do të vazhdojë së ekzistuari

$
0
0

shefqet krasniqi

Dr. Shefqet Krasniqi

Raporti vjetor i Qeverisë Amerikane rreth Lirive Fetare paska konstatuar se në Kosovë ‘ka një rritje të gjuhës së urrejtëse’, konstatim ky rreth të cilit kam rezerva të mëdha, ngase realiteti në terren na flet krejtësisht ndryshe.

Në Kosovë ka pasur, ka dhe do të ketë liri dhe tolerancë të plotë fetare, si askund në botë, në radhë të parë duke iu falënderuar komunitetit musliman si shumicë dërmuese e këtij vendi dhe hoxhallarëve predikues, të cilët janë shumë të kujdesshëm që ta ruajnë dhe ta kultivojnë edhe më tej këtë tolerancën e trashëguar nga të parët e tyre. Kosova asnjëherë gjer më sot, jo vetëm që nuk ka njohur ndonjë konflikt, por madje as edhe incidentin më të vogël ndërfetar, në veçanti në mes shqiptarëve, të cilët kanë më shumë se një fe, dhe të cilët pa asnjë hezitim vizitojnë njëri-tjetrin dhe i urojnë njëri-tjetrit Bajram dhe Pashkë.

Në këtë raport çuditërisht është lakuar edhe emri im, duke u thirrur në disa raporte të medieve ani pse aty nuk ceket madje qoftë edhe një fjalë e vetme e imja për të argumentuar pretendimin se unë po nxitkam apo përhapkam urrejtje fetare, gjë që në realitet nuk qëndron. Në apostrofimin e cekur thuhet se unë:

Imami i xhamisë më të madhe të BIK, Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi akuzoi komunitetin katolik për urrejtje kundër muslimanëve, përshkroi gratë me gjuhë denigruese, dhe deklaroi votimin për parti të caktuara politike si “mëkat” në predikimet (hytbet) e shpërndara gjerësisht përmes internetit dhe paraqitjeve të ndryshme në media’.

Duke pasur në konsideratë se konstatimet e këtilla nuk qëndrojnë unë do të bëj përpjekje t’iu përgjigjem këtyre akuzave si vijon:

Së pari, dëshiroj të përmend disa fakte, jo për ta mbrojtur veten time, por për hir të së vërtetës dhe këtë e them me bindje të plotë se fillimisht feja jonë na e ndalon të përhapim gjuhë urrejtjeje. Ndaj ne përpiqemi maksimalisht që t’i përmbahemi normave fetare sipas Kur’anit dhe mësimeve profetike. Për sa kemi mundësi dhe sa dimë, asnjë qime nuk dalim jashtë rregullave të fesë sonë, e feja jonë është feja më tolerante, është feja që më së shumti pranon divergjenca dhe përhap paqe e tolerancë mes besimtarëve e njerëzve kudo në botë.

Në këtë kontekst ne kemi mbajtur shumë ligjërata, kemi publikuar dhe publikojmë shkrime të dokumentuara, të cilat flasin qartazi për këtë tolerancë fetare dhe thërrasin në tolerancë ndërfetare. Sa për ilustrim cekim temat “Toleranca në fenë islame”, “Ilustrime për Tolerancën Islame”, “Ç’thanë të tjerët për Tolerancën Islame”, që të tri të botuara në librin “Qëndrime në Kohë 1” fq. 16-23.

Së dyti, ne kemi interpretuar ajetin: “Nuk ka dhunë në fe” Bekare, 256, kur ndër tjerash kam potencuar: “Umeri, kalifi i muslimanëve, përkundër saktësisë dhe rreptësisë se tij, megjithatë njëherë takoi një plakë të krishtere dhe i tha: Oj plakë, bëhu muslimane, thuaj La ilahe il-lall-llah. Ajo iu përgjigj: E patë puna ime, jam plakur me këtë fe dhe dua të vdes me këtë fe. Umeri tha: “Nuk ka dhunë në fe”. Çka do të thotë se Umeri nuk mundi ta imponojë plakën ta pranojë Islamin, ngase nuk kishte të drejtë, ngase atëherë i bie dhunë dhe imponim në fe… Ky është një prej parimeve të muslimanëve dhe të fesë islame, nuk ka dhunë fe, mos ia impono fenë askujt…. Gjatë tërë jetës së Pejgamberit alejhi selam kurrë nuk ka argument që dikujt iu imponua Islami, gjithashtu kalifët të cilët kanë ardhur pas tij….

Po ashtu kemi interpretuar ajetin kuranor 40 të sures Haxhxh, ku thuhet “…E sikur Allahu të mos i zmbrapste disa me disa të tjerë, do të rrënoheshin manastiret, kishat, sinagogat e edhe xhamitë që në to përmendet shumë emri i Allahut. E Allahu patjetër do ta ndihmojë atë që ndihmon rrugën e Tij, se Allahu është shumë i fuqishëm dhe gjithnjë triumfues.” (Haxhxh, 40) ku mes tjerash kam cituar: “Lejimi i luftës, xhihadit, për t’i mbrojtur faltoret e ndryshme të feve të ndryshme, jep për të kuptuar tolerancën e madhe që ka Islami ndaj feve tjera dhe mundësinë që ua jep për ta praktikuar secili fenë e vet. Këtë tolerancë, jam i bindur se, nuk e kemi gjetur asnjëherë tek fetë tjera.

Gjithashtu, mbrojtja e faltoreve të tjera, pos xhamive, jep për të kuptuar se myslimanët, në Kosovë në veçanti, nuk janë fanatikë të atij niveli sa të mendojmë se kjo tokë na takon vetëm neve dhe se nuk ka vend për fetë dhe ideologjitë tjera. Por, natyrisht se kemi të drejtë të mendojmë e të thërrasim se kjo çfarë u ofrojmë njerëzve është e vërteta dhe se pikëpamjet e tjera religjioze mund të jenë të gabuara, gjithmonë duke argumentuar thirrjet tona dhe duke ruajtur kulturën e tolerancës, ngase ne besojmë se kemi obligim t’i thërrasim të tjerët në këtë Islam dhe t’ua sqarojmë të gjithë të interesuarve madhështinë e kësaj feje. Por kjo nuk do të thotë që ne thërrasim, apo kemi thirrur ndonjëherë, për t’i urryer të tjerët, për t’ua rrënuar faltoret e tyre apo për t’i penguar ata që ta adhurojnë Zotin në formën që zgjedhin vet, pasi që islami nuk pranon dhunë e as detyrim në fe. Këto dhe shumë ligjërata e shkrime tjera të mia mund t’i gjeni në internet, e jo vetëm ato të pretenduarat.

Për më tepër, jam imami i parë në Kosovë që kam dalë haptazi kundër ngjarjeve të Marsit 2004, jam deklaruar kundër djegies së Kishave Ortodokse dhe plaçkitjes së pasurisë së tyre. Por këto qëndrime të mia parimore fetare, nuk i interpretojnë e as që do të mund t’i dëgjosh ndonjëherë në mediet kosovare?!

Se treti, u mundova të hulumtoj dhe të gjej se ku është bazuar dhe nga i ka referencat ky raport i Qeverisë Amerikane, por përkundër interesimit referenca të tilla nuk gjeta përveç cekjes shkarazi të disa raporteve të medieve (media reports). Andaj mendoj se problemi qëndron pikërisht në atë se disa medie dhe portale tona, të njëanshme e jo objektive, për të mbuluar dështimet e tyre apo duke qenë në shërbim të klaneve e padronëve të caktuar, bëjnë përpjekje që me çdo kusht ta shndërrojnë Kosovën në një shoqëri sekulare ekstreme, e cila nuk njeh tjetër pos ateizmit dhe anti-fetarisë madje në nivelin më ekstrem të mundur.

Ndaj, në pamundësi për të ndalë hovin e rritjes së numrit të muslimanëve në Kosovë, në veçanti të të rinjve, këto medie nuk ngurrojnë të shpikin akuza të njëpasnjëshme, shpifje dhe gënjeshtra, kundër bartësve të fjalës “La ilahe il-lall-llah”. Disa nga mediet tona i ekzagjerojnë gjërat, shtojnë dhe trillojnë, pa dhënë as llogarinë më të vogël dhe pa pasur druajtje për ndonjë përgjegjësi të mundshme. Pra, realiteti në terren nuk është siç ka përshkruar raporti, apo thënë më mirë ‘informatorët e kafeneve’ por realiteti ka qenë, është dhe shpresojmë te Zoti se do të mbetet ndryshe. Ne si komunitet musliman, shumicë, do të vazhdojmë ta ruajmë tolerancën dhe divergjencën e krijuar në këtë vend, jo se ia kemi frikën apo hatrin dikujt, por ngase feja jonë është e tillë, ajo na urdhëron, na mëson dhe na obligon për një qëndrim të tillë.

Gjithashtu konsideroj se sa i përket asaj që është nënvizuar në raport si “gjuhë e urrejtjes”, duhet të kihet parasysh mentaliteti, niveli i vetëdijes dhe kultura e shprehjes së një populli. Unë gjithmonë jam munduar dhe mundohem të jem në vijë dhe respekt me mentalitetin e popullit tim. Sa e sa komentet inkurajuese i kam marrë dhe i marrë nga populli, komuniteti e besimtarët për çdo dite në facebook dhe rrjetet tjera sociale. Andaj unë nuk bart përgjegjësi për keqkuptimet e të tjerëve që kanë mundur t’i fitojnë nga përkthimet e paautorizuara, apo interpretimet me qëllime të caktuara, që janë mundur t’u bëhen ligjëratave të mia. Unë i flas popullit tim, me gjuhën e popullit tim dhe me gjuhën dhe artikulimin e thjeshtë që i kupton masa e thjeshtë. Ata asnjëherë nuk me kanë këshilluar e as tërhequr vërejtjen për ndonjë keqkuptim apo urrejtje, andaj vetëm ndaj popullit tim mbaj përgjegjësi e askujt tjetër. Madje në Kosovë nuk ka ndonjë ligj apo udhëzim të caktuar që definon gjuhën e urrejtjes, andaj unë as nuk kam kohë e as nuk dua t’u përgjigjem tekeve të disa gazetarëve të ndryshëm, ateistë e antifetarë, që gjuhën e urrejtjes e kanë bërë mjet për të realizuar qëllimet e tyre apo padronëve të tyre. Nuk u përgjigjem e as nuk u jap përgjegjësi të tillëve sepse nuk është ky misioni im.

Sa i përket asaj se unë “po e akuzuakam komunitetin katolik për urrejtje kundër muslimanëve” them me bindje se nuk kam folur asnjëherë kundër katolikëve, por kam potencuar apo parafrazuar atë që kanë deklaruar vet ata kundër muslimanëve, qoftë si individë apo ipeshkvi, siç është rasti i priftit, Anton Kçira, i cili publikisht shprehu keqardhje për mosprerjen dhe grirjen e 1 milion e 900 mijë muslimanëve shqiptarë nga pushteti i Millosheviqit, sikur patë bërë më parë me ‘qentë’ boshnjakë, sipas fjalorit të tij. Pastaj deklaratën e tyre kundër ndërtimit të Xhamisë së Madhe në qendër të Prishtinës, deklaratën e tyre kundër futjes së lëndës fetare nëpër shkolla publike, etj. Pra këto ishin citim i deklaratave të tyre asgjë më shumë.

Lidhur me atë se “po i përshkruakam gratë me gjuhë denigruese”, as kjo nuk është e vërtetë fare. Përkundrazi unë mbroj të drejtat e grave dhe liritë e tyre më shumë se çdo hoxhë tjetër. Për këtë më kanë akuzuar shumë meshkuj fanatikë, por në anën tjetër kam shumë komplimente nga gra të ndryshme. E nëse me gjuhë denigruese nënkuptohen përpjekjet e mia për t’ua ruajtur moralin dhe nderin motrave tona, për t’i edukuar ato, për t’ua ruajtur atyre identitetin fetar dhe kombëtar, atëherë po, kjo është e vërtetë dhe do të vazhdoj ta ndjek një rrugë dhe misionin të tillë edhe më tej, por kjo as nga këndvështrimi im e as nga këndvështrimi i muslimaneve të Kosovës nuk është gjuhë denigruese. Kërkesa për ta ruajtur moralin e pastër fetar dhe njerëzor është kërkesë e ligjshme e çdo feje e çdo shoqërie të pastër njerëzore, kudo në botën e qytetëruar.

Lidhur me deklaratën se “votimi për parti të caktuara politike është një “mëkat”, sqaroj se unë, ashtu sikur çdo votues tjetër kam të drejtë të votoj atë që preferoj, dhe konform normave të demokracisë kam të drejtë ta mbroj të drejtën time.

Por a thua vallë gjuha e urrejtjes qenka fenomen ekskluziv vetëm për hoxhallarët. Pse raporti p.sh. nuk përmendi gjuhën e urrejtjes se të tjerëve ndaj muslimanëve, e në veçanti hoxhallarëve. Nëse analizojmë shkrimet dhe përshkrimet e disa portaleve dhe gazetave për mua dhe hoxhallarët tjerë, atëherë, do të shihet qartë se kush çfarë gjuhe është duke përdorur.

Unë, përveç imam dhe ligjërues i fesë sime, jam edhe një qytetar i thjeshtë i këtij vendi, i kësaj shoqërie, dhe natyrisht me plot përgjegjësi shpreh mendimin tim se kë duhet apo nuk duhet votuar. Dikush mbase ka harruar se çfarë fjalësh përdorin liderët politikë kundër kundërshtarëve të tyre gjatë zgjedhjeve. Nuk konsideroj se është logjike, në Kosovë e as në Amerikë që njeriu të votojë për një parti, e cila është kundër kombit, kundër fesë dhe kundër vlerave të popullit të vet, cilado parti qoftë ajo. Zoti na drejtoftë të gjithëve dhe na ruajttë nga çdo e ligë. Amin!

Viewing all 11558 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>