![Love Still Life Wide Desktop Background]()
• MARRËDHËNIET INTIME NË KURAN DHE NË SUNNET • .. (2)
– Që në fillim dëshirojmë që të flasim për atë që e thotë Allahu i Lartësuar në Librin e Tij lidhur me marrëdhëniet intime mës mashkullit e femrës, rreth asaj që e thotë i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem dhe rreth asaj që e kanë thënë dijetarët myslimanë duke i komentuar këto fjalë, me qëllim që ndonjë me dituri të mangët, mos të lajmrohet e të thotë se kjo temë është #tabu, se kjo është #turp dhe se për këtë nuk duhet të flitet. Në anën tjetër, prindërit e kanë për obligim që t’i mësojnë fëmijët e tyre për principet islame lidhur me marrëdhëniet seksuale, me qëllim që fëmijët diturinë e tyre mos ta marrin prej burimeve të prishura dhe prej njerëzve të prishur.
Allahu i Lartësuar thotë:
“Dhe një prej shenjave të Tij është që prej jush krijoi për ju bashkëshortet tuaja, që të qetsoheni pran tyre, duke vënë ndërmjet jush dashuri dhe mëshirë. Me të vërtetë, në këtë ka shenja, për njerëzitë që mendojnë.”
→ (Er-Rumë, 21)←
Nëse lexojmë suren e Kuranit, El-Bekare, do të hasim ajetin:
“Gratë tuaja janë “ara” për ju, prandaj iu afroni “arave” tuaja si të doni. Por bëni diçka (të mirë) për veten tuaj.”
→(El-Bekare, 223)←
– Duke folur për tefsirin e këtij ajeti, njëri prej mufesirëve thotë: “Afrojuni grave tuaja nga cila do anë, para, prapa, duke qenë shtrirë ose nën, duke qenë në këmbë ose në shtrat, duke qenë ulur para ose prapa, por marrëdhënia duhet të kryhet në vaginë. Ky është qëndrimi i të gjithë sahabëve, tabiinëve, dijetarëve dhe imamëve të cilët thonë se marrëdhëniet në vrimën anale janë të ndaluara.
→(Fethul-bejan fi mekasidil-Kuran, Ebu Tajjib el-Fettuhi, Katar.)←
– Autorët e pëmbledhjeve të haditheve për mendim prej Xhabirit se kishte thënë se si hebrenjët thonin: “Njeriu nëse afrohet gruas së tij nga mbrapa, duke kryer marrdhënie në vaginë dhe ajo mbetet shtatzënë dhe lind fëmijë, ai fëmijë do të jetë i vengër.” Pas kësaj, si përgjigje ndaj pohimit të tyre, është shpallur ky ajet. →(Buhari dhe Muslimi)←
Ibn Abbasi tregon: “Omeri radijallahu anhu kishte dhkuar te i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem dhe kishte thënë: “O i Dërguari i Allahut, u shkatrrova.” “Çfar të shkatërroi?” – kishte pyetur Pejgamberi. Omeri kishte thënë: “Mbrëmë kam pasur mardhënie me gruan nga mbrapa.”
Pejgamberi salallahu alejhi ue selem heshti dhe pastaj u shpall ajeti:
“Grat tuaja janë “ara” për ju, prandaj iu afroni “arave” tuaja si të doni.”
→(El-Bekare, 223)←
Kjo do të thotë, prej përpara dhe mbrapa, por ruajuni prej vrimës anale dhe marrëdhënieve gjatë menstruacioneve.”
→(Ahmedi, Trimidhiu, ndëra Nesaiu thotë se hadithi është i mirë.)←
Hudhejme b. Sabiti tregon se një njeri kishte shkuar te i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem dhe e kishte pyetur për marrëdhëniet intime nga mbrapa dhe i Dërguari i Allahut salallahu alejhu ue selem kishte thënë:
“Nëse mendon t’i afrohesh gruas nga mbrapa e të kesh marrëdhënie në vrimën përpara, atëherë kjo është e lejuar, por mbrapa në vrimën anale, kjo nuk është e lejuar. Me të vërtet Allahu nuk turpërohet nga e vërteta dhe mos kryeni marrëdhënie me grat në vrimat anale.”
→(Trimidhiu.)←
Ndërsa Ibën Abbasi thotë: “I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thënë:
“Me të vërtet, Allahu nuk e shikon njeriun që ka marrëdhënie me gruan në vrimën anale.” →(Ahmedi dhe Bejhekiu)←
Ibën kethiri në tefsirin e këtij ajeti thotë: “Gratë tuaja janë “ara” për ju”. Fjala “ara” tregon vendmjelljen e fëmijës…” prandaj iu afroni “arave” tuaja si të doni”, që do të thotë si të doni: përpara ose mbrapa, por në një vend, siç e vërtetojnë këtë hadhithet.
El-Buhari e përmend thënien e Xhabirit i cili kishte thënë se hebrenjtë kanë thënë “Nëse marrëdhëniet kryhen nga mbrapa, fëmija lind i vëngër.” Atëherë u shpall: “Gratë tuaja janë “ara” për ju, prandaj iu afroni “arave” tuaja si të doni.” →(Transmetojnë Muslimi dhe Ebu Davudi)←
Ibën Ebi Hatimi përmend prej Xhabirit se hebrenjët u kishin thënë myslimanëve: “Kush i afrohet gruas së tij nga mbrapa, fëmija do të lind i vëngër” dhe Allahu kishte shpallur:
“Gratë tuaja janë “ara” për ju, prandaj iu afroni “arave” tuaja si të doni.”
Ibën Xhurejxhi në një hadith thotë se i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem kishte thënë:
“Nga përpara ose nga mbrapa, kjo le të ndodh në organin gjenital!”
Ekzistojnë edhe shumë hadithe të tjera që japin liri në marrëdhëniet intime, me kusht që ato të kryhen në një vend, pra në vaginë. Po ashtu, ekziston ndalesa e marrëdhënieve intime në vrimën anale.:
– Duke komentuar pjesën e ajetit: “Por bëni diçka (të mirë) për veten tuaj”, Ibën Kethiri thotë:
“Kjo do të thotë që para marrëdhënieve të thuhet besmelja, sepse Muslimi
përmend prej Ibën Abbasit se i Dërguari i Allahut salallahu alejhu ue selem kishte thënë:
“Kush thotë kur i afrohet gruas së tij: Bismilahi, Allahumme xhenIbënadh-shejtan ve xhenibbish-shejtan mimma rezaktena – Në emrin e Allahut. Allah, na mbroj neve prej shejtanëve dhe mbroje prej shejtanit atë me të cilën na furnizon, dhe prej asaj marrëdhënie lind fëmijë, shejtani aspak nuk do ta dëmtojë.”
Një prej kuptimeve të kësaj pjese të ajetit është edhe ajo që njeriu brenda marrëdhënieve intime t’i përfshijë edhe puthjet, ledhatimet, prekjet e buzëve. Paraloja është diçka që pranohet me sheriat, me mendje dhe kjo është në natyrën e njeriut, madje edhe të kafshëve.
Janë shumë hadithe që flasin për këtë problematikë. Ibën Abbasi transmeton se një grua kishte shkuar te i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem derisa ai ishte me Ebu Bekrin dhe me Halid b. Zejdin dhe kishte thënë: “Isha e martuar për Rifai el-Karziun dhe ai më shkurorëzoi dhe pas tij u martova me Abdurrahman b. Zebirin, kurse ai (organin gjenital) e ka sa një njerith.” Ajo e kapi një pjesë të mantelit të saj duke sjell shembull. Shikojeni këtë pamje para të Dërguarit të Allahut salallahu alejhi ue selem dhe Ebu Bekrit! Gruaja e përshkruan organin e burrit të vet, madje ajo ankohet se ai është i dobët dhe se nuk mund ta kryejë obligimin e tij ndaj gruas. Në natyrën e gruas është që ta urrejë burrin që nuk mundet seksualisht ta kënaqë dhe i cili ka epsh të dobët. Pejgamberi salallahu aleji ue selem në këtë buzëqeshi dhe tha: “A dëshiron të kthehesh te burri yt i parë? Jo, derisa nuk e përjeton kënaqësinë e tij dhe ai nuk e përjeton kënaqësinë tënde.” (Hadithin e përmend Buhariu dhe Muslimi).
– Kjo ngjarje tregon se në islam nuk ka tema tabu, por se është e patjetërsushme të bisedohet që i preokupojnë njerëzit.
Buhariu në librin e martesës përmend prej Xhabirit se ai duke u kthyer prej një ekspedite me të Dërguarin e Allahut, kishte thënë se kishte shpejtuar me deven e tij. Dikush ishte pas tij dhe Xhabiri ishte kthyer dhe e kishte parë të Dërguarin e Allahut. Ai e kishte pyetur: “Pse po shpejton?” Pejgamberi e pyeti: “A ke martuar virgjëresh apo vejush?” Ai i kishte thënë: “Vejushë.” “Pse nuk ke martuar ndonjë vajzë që të lozësh me të dhe ajo me ty? – tha Pejgamberi.
Muslimi transmeton prej Abdullah b. Amrit se i Dërguari i Allahut salallahu aleji ue selem kishte thënë: “Dynjaja është kënaqësi, nsërsa kënaqësia më e mirë është gruaja e mirë.”
Ajo që duhet t’i paraprijë marrëdhënieve seksuale është paraloja, në të cilën burri e përkëdhel gruan, e puthë atë dhe ia thithë gjuhën asaj. Ebu Davudi transmeton se i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem e kishte puthur Aishen dhe e kishte thithur gjuhën e saj.
→(E përmend Ebu Davudi (2386) dhe në kapitullin e agjërimit (234), kurse në zinxhir ka dobësi.)←
Janë të shumta qëndrimet e dijetarëve të cilët flasin për marrëdhëniet intime. Ibën Kajimi në Zadul-Mead thotë: “Kur është në pyetje marrëdhënia seksuale, atëherë udhëzimi i Pejgamberit salallahu alejhi ue selem është i plotë dhe i përsosur në ruajtjen e shëndetit, në arritjen e plotë të knaqësisë, në arritjen e knaqësisë shpirtërore dhe në plotësimin e të gjitha intencave që dëshirohen të arrihen me anë të marrëdhënieve seksuale. Në esencë, eksistojnë tre qëllime që të arrihen me të:
► Ruajtja dhe përhapja e llojit njerëzorë;
► Largimi i lëngjeve, grumbullimi i të cilave në trup i bëjnë dëmë njeriut;
► Arritja e knaqësisë dhe kënaqja në begatitë.”
Në librin e imam Ahmedit Ez-Zuhd thuhet se imami kishte thënë:
“Mund të përmbahen prej ushqimit e pijes, por nuk mund të përmbahen prej grave (mendohet në gratë që i ka hallall).”
Ahnef b. Kajsi kishte hyrë te Muavia b. Ebi Sufjani te i cili ishte djali i tij Jezidi i cili shikonte i mahnitur. Muaviu e pyeti: “Ebu Bahr, çka mendon për fëmijët?” Ai u përgjigjë: “O prijës i besimtarëve, ata janë shtylla te të cilët mbështetemi dhe gëzimi i syve tanë. Me anë të tyre i tejkalojmë armiqët tanë dhe ata janë trashëguesit tanë. Atyre u ka hije shtrati i butë që i mbron prej tokës dhe mjegulla që u bën hije prej diellit. Nëse të kërkojnë diçka, jep dhe mos ua ndalo e që pastaj ta urrejnë afërsinë tënde, ta urrejnë jetën tënde dhe ta dëshirojnë vdekjen tënde.” Muaviu i tha: “Allahu të shpërbleftë o Ebu Bahr, ata janë pikërisht ashtu siç përshkrove.”
————————————————————-
Pjesë nga libri: “Kënaqësia bashkëshortore”
Autor: Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë
————————————————————-
Vazhdojnë postimet të kapitujve tjerë, inshaAllah..