Quantcast
Channel: Mjeksia Islame
Viewing all 11558 articles
Browse latest View live

Eukaliptus oil (vaj EUKALIPTI)

$
0
0

vaj eukaliptiEukaliptus oil (vaj EUKALIPTI)

Ka shumë njerëz që kurrë nuk kanë tymosur një cigare dhe kanë probleme me mushkëritë, ndërsa të tjerët janë duhan-pirës për 40 vjet dhe mushkëritë e tyre janë të përkryera. Gjithcka varet nga organizmi i personit. Në këtë artikull, do t’ju paraqesim disa këshilla se si të pastroni mushkëritë për 72 orë.

Gjëja e parë që duhet të bëni është që të largoni të gjitha produktet e qumështit nga dieta juaj, në mënyrë që të hiqni qafe toksinat e produkteve bulmetore. Në ditën e parë të pastrimit, duhet të pini një filxhan çaj bimor para gjumit. Kjo do të nxjerrë të gjitha toksinat që shkaktojnë kapsllëk në zorrë. Gjatë pastrimit, nuk duhet të mbingarkoni mushkëritë apo ndonjë pjesë tjetër të trupit me punë të vështira.

Para mëngjes shtrydhni 2 limona në 300 ml ujë. Konsumoni 300 ml lëng grejpfrut. Nëse nuk ju pëlqen shija, zëvendësojeni me lëng ananasi. Të dyja këto lëngje përmbajnë antioksidantë natyrore që përmirësojnë sistemin e frymëmarrjes. Midis mëngjesit dhe drekës, duhet të pini 300 ml lëng karrote. Ky lëng do t’ju ndihmojë të alkalinizoni gjakun gjatë pastrimit 72 orësh. Gjatë kohës së drekës pini 400 ml lëng të pasur me kalium. Kaliumi vepron si një tonik pastrues. Bëni 400 ml lëng boronicë para se të shkoni në shtrat, i cili do t’ju ndihmojë në luftën kundër baktereve që mund të shkaktojnë infeksione në mushkëri.

Gjimnastika e trupit dhe ushtrimet. Mund të humbni shumë toksina përmes një dushi 20-minutësh të
nxehtë të përditshëm. Në një enë me ujë të nxehtë vendosni 5-10 pika vaj eukalipt. Vendosni kokën mbi enë dhe mbulojeni me një peshqir. Thithni avullin derisa uji të ftohet.

image_pdf

Amberi, antimoni dhe argjili

$
0
0

dheu

AMBERI (El-Emir baris)
Amberi është i thatë dhe i ftohtë. E përmirson disponimin, e shuan etjen dhe e forcon mëlçinë. Lëngu i amberit e forcon ngjyrën dhe përdoret në infuzione dhe hapa (pilula), ose si shurup i thjeshtë. Shurupi i ambrës e ndalon gjakderdhjen, por nuk e trashë përbërjen e tij dhe kjo është veti secrete (tajitëse) e tij.
ANTIMONI (Usmud)
Është i ftohtë dhe i thatë. Antimoni i forcon fijet optike dhe i mbron sytë.
Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Ilaçi më i mire për sytë është antimoni. E forcon të pamurit dhe i ngutë qerpikët.” Transmeton Tirmidhiu dhe Ebu Davudi.
Ebu Davudi po ashtu transmeton këtë hadith: Ilaçi më i mirë është antimoni. Ai mbron syrin e shëndoshë po jo edhe të sëmurin.”
Tirmidhiu po ashtu transmeton hadithin ku qëndron se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve selem, kishte një enë të posaçme ku e mbante antimonin. Çdo natë nga tri herë e vinte në sy melhemin e bërë nga antimoni. Hadith të ngjashëm e transmeton edhe Enesi. Gjëja më e mire që ftiohet nga ai është moshusi. Abdul latifi ka thënë: “Antimoni e ngutë rritjen e qerpikëve, i zbukuron, prandaj zemra tona e duan.”

ARGJILI (Tin)
Ka dy lloj argjili: argjil i bardhë dhe i kuq jemenas. Që të dyja përdoren për ndaljen e gjakderdhjes.
Allahu, subhanehu ve teala, thotë:
“Ne e krijuam njeriun prej një ajke (lëngu), e një balte”. (El-Mu`minun: 12)

image_pdf

Druri i misvakut (erak)

$
0
0

misvaku

DRURI I MISVAKUT – (Erak)
Nga ai bëhet misvaku. Ebu Hanifja ka thënë: “Druri i misvakut është më i mire për pastrimin e dhëmbeve, sepse e bën të folurit shumë më të bukur, e liron gjuhën, i largon dobësitë që vijnë për shkak të sëmundjeve, e stimulon oreksin dhe e forcon trurin. Më i mire është të përdoret kur laget me lëng trëndafili”. Transmetohet se Ibn Abbasi ka thënë: “Ka dhjetë dobi nga përdorimi i brushes së dhëmbeve: Na jep erë të mire nga goja, forcon mishin e dhëmbëve, tret sekrecionin, e largon llumin nga dhëmbët dhe e përgaditë barkun për ushqim. Përdorimi i tij është në pajtim me sheriatin, sepse e rrit vlerën e njeriut dhe i gëzon melekët.”:
El Hadika ka thënë: “Kur Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve selem, zgjohej në mëngjes, e pastronte gojën me furçën nga druri i misvakut.” Këtë hadith e transmeton Buhariu.
Ebu Nu`ajmi transmeton se përdorimi i tij e forcon retorikën.
Ka edhe shumë hadithe tjera që flasin për këtë çështje ku qëndron se Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve selem, i përdorte furçat nga shega ose majdanozi, e disa thonë se Omeri, radijall-llahu anhu i përdorte furçat nga kallami.

image_pdf

Surja e sinqeritetit-Ihlas

$
0
0

kurani

Surja e sinqeritetit-Ihlas

“Thuaj!Ai,Allahu është Një. Allahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë. As s`ka lindur kënd, as nuk është i lindur. Dhe askush nuk i është i barabartë me Të.”

“Thuaj! Ai, Allahu është Një” do të thotë: Ai është Një, i Vetëm, i Cili nuk ka shok, Atij nuk i përngjan asgjë, Ai nuk ka ndihmës dhe askush nuk është i barabartë me Të.
Termi ‘ehad’ nuk i takon tjetërkujt përveç Allahut të Lartësuar, sepse vetëm Ai është i përkryer në të gjitha atributet dhe veprat e Tij.

“Allahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet për çdo nevojë.” Ibn Abasi thotë:“Tek Ai drejtohen të gjitha krijesat, për çdo nevojë dhe për çdo çështje të tyre.
Për Të thonë se është Zoti i tyre, i Cili nuk ka brendi, nuk ha e nuk pi, Ai është i Përhershëm, e prej krijesave të Tij nuk do të mbetet askush përveç Tij”.
Të gjitha këto që u thanë janë të sakta dhe janë atribute të Zotit tonë të Madhërishëm.”

“As s`ka lindur kënd e as nuk është i lindur.” Do të thotë: Ai nuk ka fëmijë, baba dhe as bashkëshorte. Lidhur me Fjalët e Allahut të Madhërishëm:

“Dhe Atij askush nuk i është i barabartë”,Dijetari i quajtur Muxhahid thotë:“Atij askush nuk i është i barabartë nga krijesat e Tij (që të mund të krahasohet me Të), po as i afërt i njëjtë si Ai, i Madhërishëm qoftë Ai dhe i pastër nga çdo e metë!”

“…Po kështu ata i veshin Atij në mënyrë të paqenë dhe pa asnjë dije bij dhe bija.I Madhëruar qoftë Ai! Dhe i Lartësuar mbi të gjithë ç`i veshin Atij.Ai është Filluesi i qiejve dhe i Tokës.
Si mund të ketë fëmijë kur Ai nuk ka bashkëshorte? Ai krijoi gjithçka dhe Ai është i Gjithdituri për çdo gjë.

I tillë është Allahu, Zoti yt! Nuk ka të adhuruar të merituar përveç Atij. Krijuesi i gjithçkaje. Kështu pra adhuroni Atë të Vetëm dhe Ai është Kujdestar përmbi çdo gjë.
Të parët (shikimet) e njerëzve nuk mund ta përfshijnë atë, e ai i përfshin shikimet. Ai është përmbi çdo parashikim….” Enam, 100-103.

“Asnjë nuk mund të jetë më durimtar se Allahu ndaj ofendimeve që i dëgjon. Ata i përshkruajnë Atij fëmijë, kurse Ai i ushqen dhe u jep shëndet.” Transmeton Buhariu.

Nga Ebu Seid el Hudrij transmetohet se i dërguari i Allahut ka thënë:“Vërtet surja ‘Kul hue Allahu ehad’ është e barabartë me një të tretën e Kur`anit.” Transmeton Buhariu.

Ibn Kethir

image_pdf

Milingona

$
0
0

7786Ndoshta kush e ka parë dhe e ka lexuar titullin e kësaj teme është habitur, shumë vetë ndoshta me vete mund të kenë thënë: Përse një titull i tillë! Çfarë do të na flasë hoxha për milingonën!

Ndërsa unë do të mundohem ta shuaj këtë habi dhe kureshtje, por më parë u drejtohem atyre që janë habitur: A nuk lexoni ju librin e Allahut? A nuk e shikoni sesi Allahu në të ka vendosur një sure, të cilën e ka emërtuar me këtë emër?!

 

Kur arritën në Luginën e Milingonave, një milingonë tha: “O milingona, hyni në banesat tuaja, që të mos ju shkelë Sulejmani dhe ushtria e tij, duke mos ju parë”! Neml, 18.

Padyshim se emërtimi i një sureje të tillë me këtë emër ka një domethënie dhe urtësi të madhe.

I nderuar lexues! Unë mendoj se kjo temë ka një rëndësi të veçantë dhe këtë e them pa e tepruar. Ai që e shikon jetën e këtij insekti; ai që lexon se ç’kanë thënë komentuesit për ajetin e milingonës, madje ai që njihet edhe me atë që kanë thënë zoologët për këtë insekt, nuk i mbaron habia asnjëherë rreth këtij insekti. Kështu që tema jonë, nuk do të jetë e përqendruar vetëm në atë se çfarë është thënë për suren Nemël; por unë do ta filloj me të dhe padyshim që kjo është një temë shumë e gjatë.

Përse duhet të flasim pikërisht për Milingonën?! 

Po, me të vërtetë ajo është një krijesë e vogël, porse: “Zoti ynë është Ai që çdo gjëje i ka dhënë trajtën e vet e pastaj e ka udhëzuar”. Taha, 50.

Milingona, nuk mund të them se ka një histori, por ajo ka shumë histori dhe Allahu në fillim ose në fund të këtyre historive ka thënë: Në tregimet e atyre ka këshilla për ata që janë me mend. Ky (Kuran) nuk është tregim i trilluar.” Jusuf, 111.

Përse e kam zgjedhur këtë temë? E kam zgjedhur këtë temë sepse kam arritur në një përfundim dhe rezultat, të cilin dëshiroj ta arrijnë shumë prej muslimanëve.

Lexues i nderuar! Kur të lexosh në lidhje me hapin e parë të kësaj teme, dua prej teje një gjë të vetme. Krahasoje veten dhe vëllezërit e tu me bashkësinë e milingonës! Nëse vërtet je realist, sigurisht që do të shohësh se ne vërtet jemi shumë larg nga kjo milingonë e vogël! Do të gjesh se milingona ka bërë aq shumë hapa përpara, saqë shumë prej nesh do të dëshironin që ta arrinin atë. Por le të fillojmë me atë që gjendet në Kuranin Famëlartë: Kur arritën në Luginën e Milingonave, një milingonë tha: “O milingona, hyni në banesat tuaja, që të mos ju shkelë Sulejmani dhe ushtria e tij, duke mos ju parë”! Nemël, 18.

Do të japim në lidhje me këtë ajet disa shkëndija dhe të mençurve i mjaftojnë disa shkëndija për të kuptuar urtësinë që përmban ajo.

Kur arritën në Luginën e Milingonave”. 

Përse u quajt ajo lugina e milingonave? U quajt kështu, sepse shumica e banorëve të saj ishin milingona. Kur Sulejmani alejhi selam, shkon me ushtrinë e tij në këtë luginë, shfaqet çështja. O milingona, hyni në banesat tuaja, që të mos ju shkelë Sulejmani dhe ushtria e tij, duke mos ju parë”!

Allahu Ekber! Në çastin që ajo ndjeu rrezikun e madh për kombin e saj thirri me të madhe: Po vjen rreziku. Shpëtoni veten tuaj që të mos ju shkelë Sulejmani dhe ushtria e tij, duke mos ju parë”

Sa madhështore kjo milingonë, ajo mbarti mbi shpinë merakun për kombin e saj, në çastin e rrezikut, ajo kuptoi përgjegjësinë e saj ndaj dhe thirri me të madhe: Po vjen rreziku. Shpëtoni veten tuaj.

Shikoje me vëmendje këtë milingonë, lexues i nderuar! A mos vallë ajo u largua duke vrapuar, që të shpëtonte veten? Mos vallë tha: Çfarë të bëj? Unë jam një milingonë e dobët, ç’të bëj përballë kësaj ushtrie gjigante?

Atëherë pyetja na drejtohet neve: Rreziku që i kanoset umetit tonë: a nuk është më i madh, sesa rreziku që i kanosej këtyre milingonave? Sa nga ne e ndiejnë atë që ndien kjo milingonë dhe përpiqet që ta shpëtojë umetin? Kush nga ne fle dhe zgjohet e mbart shqetësimin e rrezikut, që i kanoset umetit majtas e djathtas? Vallë shqetësimi i umetit është në krye të listës së gjërave tek ne, apo është shqetësimi i pasurisë, shtëpisë e shqetësimi i umetit renditet andej nga fundi. Në realitet për të qenë të sinqertë me vetveten, të pakët janë ata që e vënë në krye të çdo shqetësimi, shqetësimin për umetin dhe rreziqet që i kanosen atij.

Të nderuar lexues! Ejani me mua të shohim përsëri në këtë ajet kuranor: një milingonë tha, Allahu këtu na e sjell milingonën në trajtë të pashquar, pra, ajo ishte një milingonë e zakonshme në atë luginë të gjerë, megjithatë ajo nuk e nënvleftësoi veten e saj, porse bëri atë që kërkohej prej saj; ndërsa ne shpeshherë pyesim njëri-tjetrin: Çfarë bëri filan hoxha? Po filan dijetari çfarë bëri? Ndërsa unë të drejtohem ty, i nderuar vëlla musliman! Pasha Zotin më thuaj: ti çfarë ke bërë? Ajo ishte një milingonë e vetme dhe shpëtoi një popull, ajo ishte vetëm një milingonë e përsëri ajo jetoi me shqetësimin e popullit të saj.

Vëllai im! Motra ime! Është shumë e lehtë t’ia ngarkosh përgjegjësinë e umetit të tjerëve, por le të jemi realistë dhe të guximshëm përpara të vërtetës: Ne çfarë kemi bërë?

Ajo ishte thjesht një milingonë dhe veproi gjithë këtë mirësi, ndërsa ti nuk po mundesh të kryesh atë që bëri kjo milingonë me popullin e saj?

Por le të qëndrojmë në pikën e fundit në lidhje me këtë ajet: O milingona, hyni në banesat tuaja, që të mos ju shkelë Sulejmani dhe ushtria e tij, duke mos ju parë”!

Mos vallë ajo u ul dhe po komentonte qëllimet dhe brendësitë? Mos vallë tha: Sulejmani po ju shpërfill, sepse ju jeni një ushtri e dobët? Jo, ajo e shfajësoi atë e tha: duke mos ju parë Edhe pse ajo u frikësua se mos i shtypnin dhe i shfarosnin, përsëri i justifikoi: duke mos ju parë”. Por eja e të shohim në realitetin tonë! Në mesin tonë gjen që i akuzojnë thirrësit dhe i vendosin epitete të ndryshme, disa i akuzojnë se duan pozitë; disa se duan dynjanë apo karrierën, ndërsa Profeti, salallahu alejhi ue selem, i thotë mikut të tij –Zejdit-: A mos ia çave gjë gjoksin?” Muslimi.

Ne sot po përpiqemi t’i çajmë zemrat njëri-tjetrit, ndërsa milingona ishte më e kujdesshme se ne në këtë aspekt. Ajo nuk i la shkak popullit të saj, që të fliste apo mendonte diçka për Sulejmanin.

Milingona i thotë këto fjalë, edhe pse ata mund t’i dëmtonin, po si i vete halli që ne i hapim zemrat e vëllezërve, ndërkohë që ata përpiqen për të mirën tonë. A mos vallë iu drejtuan milingonat shoqes së tyre duke i thënë, ti kërkon pozitë, apo pushtet? Jo nuk iu përgjigjën kështu, por menjëherë e dëgjuan thirrjen e saj dhe hynë në strofkat e tyre.

Nga cilësitë e milingonës, është durimi dhe këmbëngulja.  

Milingona është e habitshme në durimin dhe vendosmërinë e saj, ah, sikur ndonjëri prej nesh ta kishte durimin dhe vendosmërinë e milingonës, qoftë për të mësuar fenë e Allahut, qoftë në thirrjen e njerëzve në këtë fe.

Meditoni për jetën që bën milingona; imagjinoni përpjekjet që bën ajo për të hipur në ndonjë mur. Mundet që ky mur të jetë i lëmuar, kështu që ajo ngjitet e bie, përpiqet andej e këndej, e ndodh që një gjë e tillë të përsëritet më shumë se dhjetë herë.

Ndodh që ndonjëri prej nesh ndërmerr ndonjë projekt, apo ndonjë punë, një herë, dy apo tri herë, më pas zmbrapset. Më i miri ndër ne është ai që arrin objektivin e tij në përpjekjen e tretë, ndërsa milingona, nuk resht së përpjekuri.

E shikon lexues i nderuar! Nëse dobësohesh, kujto milingonën dhe përpjekjet e saj. Kujto milingonën dhe seriozitetin që ajo ka në punë! A nuk e keni parë milingonën kur mban farat? Ajo mban mbi vete shumë herë më tepër se pesha e saj dhe përshkruan me të distanca të mëdha dhe në vende të vështira. Vërtet ne kemi shumë nevojë për një seriozitet dhe këmbëngulje të tillë, sidomos në çështjen e kërkimit të dijes. Ka prej dijetarëve muslimanë, të cilët janë ende gjallë që e fillojnë kërkimin e dijes që mbas namazit të sabahut e deri në namazin e jacisë pa ndërprerje, ndërsa ne lodhemi kur dëgjojmë një mësim apo ligjëratë nga akshami e deri në jaci.

Nga cilësitë e milingonës është besnikëria.

Në bashkësinë e milingonës gënjeshtra nuk ka vend, si mendoni ju për një gjë të tillë? Në mesin e tyre nuk njihet gënjeshtër e pastër apo e papastër. Imam Ibën Kajim el-Xheuzije tregon një histori, e cila e vërteton një gjë të tillë: Një burrë duke ndenjur vendos një thërrime ëmbëlsire në tokë, e gjen atë një milingonë dhe i dërgon sinjal shoqeve të saj, kur vinë ato afër vendit ky burrë e ngre këtë thërrmijë ëmbëlsire, ato kërkojnë andej këndej, e pasi nuk e gjejnë largohen. Kjo ndodhi tre herë, herën e tretë ato e venë këtë milingonë në mes dhe e shqyejnë copa-copa me akuzën si gënjeshtare.

Si mendoni nëse këtë e aplikojmë me veten tonë? Vallë, a i kalon ndonjërit prej nesh java e ai të mos gënjejë? Nëse je vërtet i tillë atëherë e meriton që të përgëzohesh, por ne e kemi liruar perin në këtë pikë dhe jemi shumë të shkujdesur ndaj saj, ndërsa bashkësia e milingonës nuk e njeh gënjeshtrën.

Nga cilësitë e milingonës është bashkëpunimi, ato nuk janë egoiste. 

Nëse shikon një grumbull milingonash, a sheh se ato ecin gjithsecila në qejf të vet? Është e pamundur. Ato ecin në një vijë edhe nëse rruga nuk është e përshtatshme. Po ashtu është pohuar nga zoologët se nëse një milingonë sëmuret, atëherë milingonat e tjera nuk e lënë atë, porse ato bashkëpunojnë me njëra-tjetrën për ta transportuar në fole që më pas ta kurojnë.

Bashkëpunimi i milingonave është i habitshëm, kur ato gjenden përpara një vije me ujë; a e dini sesi ia bëjnë për ta kaluar atë? Vjen një grup milingonash, hyjnë në ujë dhe me shpejtësi e çajnë atë dhe ndërtojnë një urë mbi të cilën kalojnë milingonat e tjera. Edhe pse shumë prej milingonave, të cilat hyjnë në ujë mbyten, përsëri ato sakrifikojnë për të shpëtuar milingonat e tjera. A nuk është kjo me të vërtetë e habitshme? A nuk e shikoni se sa shumë kemi nevojë ne për shembuj të tillë sakrifice, të cilat sot po na i mëson milingona?!

Shoqëria e milingonave nuk njeh rrëmujë. 

Kjo krijesë kaq e vogël, që ne nuk na e mbush mendjen, ka një rregull dhe sistem drejtues të habitshëm në vetveten e saj. Tek ato nuk ka rrëmujë. Çdonjëra prej tyre e di funksionin dhe detyrën e saj. Foleja e milingonave ka mbretëreshën që merret me vezët dhe mbretërinë, ushtarët që ruajnë folenë nga armiqtë, punëtorët që hapin tunele dhe transportojnë ushqimin, grupi i zbulimit që merret me gjetjen e ushqimit dhe informacionin e tij. Është me të vërtet një shoqëri shembullore me një rregull preciz. Të gjithë atje punojnë të barabartë, nuk gjen të privilegjuar e as milingona që mbahen me hatër. Po ne në punët që bëjmë a mbajmë me hatër dhe a kemi të privilegjuar?!

Milingonat janë bashkësi e pastër. 

Shkencëtarët kanë vërtetuar se disa milingona në disa raste e pastrojnë veten më tepër se njëzet herë në ditë. Ndërsa ne themi: Ai që e pastron veten çdo të xhuma Allahu e shpërbleftë, sepse ka njerëz që rrinë dy apo tre javë pa u larë, mund të hyjë në xhami e njerëzit nuk munden t’i rrinë dot afër. Ndaj nëse bëhesh dembel dhe përton të pastrohesh, menjëherë kujto milingonën.

Milingona është bashkësi që e lartëson dhe i bën tesbih Allahut. 

Një gjë e tillë është pohuar në hadithin që e përcjell Ebu Hurejre, se Profeti salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Një milingonë e pickoi një profet dhe ai e dogji të gjithë folenë e tyre, ndërsa Allahu i shpalli. A e dogje një popull që lartësonte dhe i bënte tesbih Allahut, a nuk të mjaftoi të digjje vetëm atë që të pickoi”. Buhariu dhe Muslimi.

Çdo gjë e lartëson Allahun ndërsa krijesat që e lartësojnë më pak Atë, jemi ne njerëzit, janë dhe xhindet.

Le të shohim në vetet tona: Sa e përmendim ne Allahun? Më i miri ndër ne është ai që e plotëson tesbihun mbas çdo namazi.

Por në përfundim po e mbyll me një lloj tjetër të milingonave, një lloj që ndryshon nga ai që kemi folur deri tani. Ajo është milingona e bardhë. Ky insekt përfaqëson një pjesë të mirë të shoqërisë sonë në të cilën ne jetojmë. Shembulli i saj është si shembulli i munafikëve, të cilët shfaqin besimin dhe fshehin mohimin. Dhe milingona për të cilën ne po flasim, punon gjithmonë në fshehtësi. Milingona e bardhë gërmon thellë në tokë, ajo mund ta ndërtojë folenë e saj në një thellësi prej 45 m, ndërsa milingona për të cilën folëm lart hyn në tokë vetëm disa centimetra. Shikoni sa dallim kanë ato nga njëra-tjetra.

Shoqëria Islame është shoqëri e pastër, e shëndoshë dhe e drejtë, ajo vepron gjithmonë punë të qarta, nuk ka të fshehta, ndërsa milingona e bardhë shihni sa thellë hyn, sepse kështu ajo mund t’i realizojë planet dhe qëllimet. Kështu janë dhe hipokritët, Allahu tregon për munafikët kur thotë: Kur i shihni ata, pamja e tyre e bukur ju mahnit, e nëse flasin, ju i dëgjoni fjalët e tyre. E megjithatë ata janë si trungje të rrëzuara”. Munafikunë, 3.

Prof. dr. Nasir el-Omer
Zgjodhi e përktheu: Bledar Haxhiu

image_pdf

Sëmundje pa vuajtje

$
0
0

semundjetFalënderimet i takojnë Allahut, Ai është i falenderuar dhe i lartësuar në çdo situatë, dëshmoj dhe deklaroj se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë veç Allahut, i vetëm dhe i pa shok, si dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, mbi familjen e tij të nderuar, mbi shokët e tij besnik dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit.

Frikësojuni Allahut ashtu si e meriton, kur jeni vetëm dhe në publik, Allahu thotë: “O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë myslimanë!” Al-Imran, 102

Allahu i Lartësuar e krijoi jetën të atillë që të përzihen në të kënaqësitë me dhimjet, të dashurat me të urryerat. Është shumë e vështirë të shohësh një kënaqësi të cilën nuk e pason dhimbja, apo shëndetin të cilën nuk e zëvendëson sëmundja, rehatinë e cila nuk trashëgon lodhje, qetësinë të cilën nuk e ndjek pasiguria. Një gjë e tillë nëse do të egzistonte atëhere do të ishte në kundërshtim me natyrën e jetës.

Një herë e pyetën Ali bin Ebi Talib: Na e përshkruaj dynjanë? Ai tha: “Si ta përshkruaj banimin filimi i së cilës është qarje, mesi i së cilës është lodhje dhe fundi i së cilës është zhdukje”.

Nga fatkeqësitë me të cilat goditen sot njerëzit janë dhe sëmundjet.

Në ditët e sotme mjekësia është sofistikuar, porn ë të njëjtën kohë janë shtuar dhe sëmundjet. Po shohim e dëgjojmë sëmundje të cilat nuk i kemi njohur e as dëgjuar më parë. Duhet të dimë se një gjë e tillë nuk ka ardhur ashtu kot apo e pa shkak. Përkundrazi një gjë e tillë është vendim Hyjnor të cilin na e shpalosin tekstet e Kuranit dhe sunetit.

“Çfarëdo fatkeqësie që ju godet, është si pasojë e asaj që keni bërë vetë; por Ai fal shumë.” Esh-Shura, 30.

Ndërsa Profeti salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Sa herë që është përhapur e keqja në ndonjë popull, tek ata ka rënë murtaja dhe sëmundje të tjera të cilat nuk i kanë njohur brezat para tyre”. Ibën Maxha, Hakim.

Sëmundja është ajo së cilës i frikësohet njeriu, për të cilën shpenzon çdo të shtrenjtë që të mos i bjerë e të shpëtoj prej saj.

Sëmundja: kjo fjalë kaq e frikshme dhe gjëndje tronditëse, të cilës i bashkangjitet shqetësimi, brenga dhe ankthi. Njeriu nuk e dëshiron sëmundjen asnjëherë, madje ai lutet që ajo të mos i bjerë, vërtet ashtu si ka thënë i dashuri ynë salallahu alejhi ue selem: “Lutjuni Allahut për falje dhe shëndet, sepse askujt nuk i është dhënë pas besimit, mirësi më e madhe sesa shëndeti”. Tirmidhi, Ahmed

Por nëse besimtari do të shohë e do të meditojë me vëmendje atë që fshihet tek sëmundja, do të gjejë urtësi, mirësi dhe fryte mahnitëse, normalisht për atë të cilin e godet sëmundja dhe duron dhe që i dorëzohet caktimit të Allahut.

Sëmundja: është shkak për pastrimin dhe shlyerjen e gjynaheve, Ibën Mes’udi transmeton se Profeti salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Çdo musliman që godet ndonjë e keqe, si sëmundja e të ngjashme me të, Allahu me të do ti pastrojë gjymahet ashtu sikurse lëshon pema fletët e saj”. Buhari, Muslimi

Një ditë Profeti salallahu alejhi ue selem, hyri tek Um Saib dhe i tha: “Nga se ankohesh o Um Saib”? Kam temperaturë që mos e bekoftë Allahu! Profeti tha: “Mos e shaj temperaturën, sepse ajo i largon gjynahet e bijve të Ademit, ashtu si largon farka ndryshkun e hekurit”. Muslimi

Kur bie sëmundja, njeriut i shkruhen sevape dhe i largohen të këqiat, Profetin salallahu alejhi ue selem, e zuri sëmundja aqsa filloi të rretullohej në shtrat, Gruaja e tij Aishja i tha: Nëse një sëmundje e tillë do ta kapte ndonjërin prej nesh do të ankohej, Profetin salallahu alejhi ue selem, tha: “Besimtarëve të mirë u shtohet sëmunjda, çdo musliman të cilin e godet ndonjë e pakëndëshme, si shpimi i gjëmbit e më të mëdha se ajo, Allahu me të do ti largojë një gjynah e do ti ngrejë me të një gradë”. Ahmedi

Sëmundja: është shkak për hyrjen në Xhenet, Profetin salallahu alejhi ue selem, tha: “Zoti juaj ka thënë: ‘O biri i Ademit! Nëse duron dhe pret shpërblimin Tim kur të godet e keqja, nuk do të kënaqem me shpërblim tjetër për ty veç Xhenetit”. Ibën Maxha

Sëmundja: është shkak për largimin nga zjarri. Një ditë Profeti salallahu alejhi ue selem, viaitoi një të sëmurë dhe i tha: “Përgëzohu sepse Allahu ka thënë: ‘Ai është zjarri Im me të cilin godas besimtarin në këtë botë, që të mos ketë pjesë nga zjarri në botën tjetër”. Ibën Maxha, Ahmedi

Ai i cili mediton me kujdes në këto hadithe, i largohen brengat dhe i shuhen shqetësimet si dhe do ti mbushet zemra me kënaqësi ndaj caktimit të Allahut, dhe sigurisht që kjo është një gradë edhe më e madhe se durimi.

O rob i Allahut! Sprovimi yt me sëmundje është mirësi, ndaj mos u tremb; është dhurat, ndaj mos u merakos. Ai nuk të ka marë diçka, vetëmse të japë diçka më e mirë se ajo, nuk të ka sprovuar vetëm se të pastrojë e të ngrejë gradat. Ndaj dorëzoju Allahut të jesh i shpëtuar.

Vëllezër muslimanë! Ndonjëherë shëndeti të fton në të keqe, mendjemadhësi dhe arrogancë, kështu që përsa kohë atë e kap sëmundja ajo e frenon, ia zbut zemrën dhe e pastron nga mbeturinat e mendjemadhësisë. Kështuqë nga mëshira e Mëshiruesit është se Ai kujdeset për robin e Tij, e ruan atë nga sëmundjet kapriçjoze me sprovat të cilat ia lëshon.

Imam Ibën Kajim Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Allahu i lartësuar kur e sprovon robin e Tij, dëshiron mirësi për të, e mirë qoftë ajo e cila i jepet apo e keqe. Caktimi i Allahut për robin e Tij është dhuratë edhe nëse është e veshur me rrobën e ndalesës; është mirësi edhe pse duket në pamjen e fatkeqësisë. E hidhura për të është shërim edhe pse duket si e hidhur, porse për shkak të injorancës dhe padrejtësisë që gjendet tek robi, ai nuk konsideron mirësi, vetëm se gëzimin, qefin dhe kënaqësinë e përkohëshme….

Robi si shkak i padrejtësisë dhe injorancës së tij e akuzon Zotin e tij, duke mos parë në mirësitë e pafundme të Tij….

Ndaj nëse shfleton historitë e profetëve dhe besimtarëve të devotshëm do të gjesh se ata gëzoheshin kur u zbrisnin dhimjet ashtu sikurse gëzohet ndonjëri prej nesh kur i vinë të mirat, sepse ata e kishin kuptuar që shpërblimi i madh vjen në saj të durimin dhe dorëzimit ndaj sprovave dhe dhimbjeve.

Vëllai dhe ti motër e sëmurë! Allahu të largoftë çdo dhimbje, nëse të vjen ndonjë sëmundje, falenderoje Allahun, sepse ai nuk të ka sprovuar me ndonjë sëmundje më të madhe se ajo, apo me ndonjë sëmundje kronike, por nëse sprovohesh dhe me to, përsëri falenderoje Allahun i cili nuk të ka sprovuar me më shumë se një sëmundje, dhe se ai të ka ruajtur logjikën e të menduarit.

I sëmuri duhet ta shuaj dhimbjen e tij duke parë se nuk është ai i vetmi që është sprovuar, shiko majtas e djathtas, nuk shikon veçse të sprovuar që kanë humbur të dashurit apo që i kanë rënë dhibjet.

Vëlla dhe ti motër e nderuar! Allahu e ka zgjedhur sëmundjen për ty dhe Ai e din fort mirë se çfar është e dobishme për ty, ndaj dhe e drejta e Allahut në këtë sprovë është durimi, sepse ajo është adhurimi në ditë të vështira. Mos harroni se sado të vështira të jenë sëmundjet ato do të mbarojnë e do të harroen kur të hysh në vebdin e paqes, atëhere ur ë thërrasë thirrësi: “Ju do të jeni të shëndetshëm e nuk do të sëmureni kurrë, do të jetoni e nuk do të vdisni kurrë, do të jeni të rinj e nuk do të plakeni kurrë, do të kënaqeni e nuk do të mjeroheni asnjëherë.

“O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe thoni vetëm të vërtetën. Ai do t’jua bekojë veprat tuaja dhe do t’jua falë gjynahet. Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, do të arrijë një fitore madhështore.” El-Ahzab, 70-71.

Të deruar muslimanë! Nuk ka dyshim se sëmundja ka të drejta, vizita e të sëmurit është traditë profetike, lutja për të është udhëzimi i profetit, sepse Allahu thotë: “O bir i Ademit! Unë u sëmura ndërsa ti nuk më vizitove. O Zot! Si të vizitoj ty, ndërkohë që Ti je Zoti i botëve? Zoti do ti thotë: “Po a nuk e dite ti se filani u sëmur dhe ti nuk e vizitove, e nëse do ta vizitoje do të më gjeje Mua tek ai”. Muslimi

Aliu radijallahu anhu transmeton se ka dëgjuar Profetin salallahu alejhi ue selem, të thotë: “Për çdo musliman që viziton vëllain e tij në mëngjes, luten shtatëdhjetmij melaike derisa të ngryset, dhe për atë që e viziton në mbrëmje, luten shtatëdhjetmij melaike derisa të gdhihet”. Tirmidhiu, Ibnu Maxhah

Vizita e të sëmurit kryhet që të lutesh për të, Profeti salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Çdo musliman që viziton vëllain e tij të sëmurë që ende është në jetë dhe thotë: أسئل الله العظيم رب العرش العظيم أن يشفيك “Unë kërkoj nga Allahu, i Plotfuqishmi, Zot i Arshit të madh, që ju të shëroheni” vetëm se ai do të shërohet”. Buhari Muslimi

Vizita e të sëmurit kryhet që të ndiejmë nevojen që ne kemi për Krijuesin.

Vizita e të sëmurit kryhet që ta ngushëllojmë atë të durojë si dhe që të jemi pranë tij, ta ndihmojmë për të mbuluar sdisa nga shpenzimet e tij, nsë ai është baba i fëmijëve apo kryefamiljar.

Bledar Haxhiu

image_pdf

PYETJE QË NA NGUSHTOJNË TEPËR NË JETËN TONË!!

$
0
0

10931442_1542271539376112_1710241546392275942_n1. Pse na duken 10 euro të mëdha kur i japim për xhami, kurse shumë të vogla, atëherë kur shkojmë në restorant për të ngrënë!

2. Pse na duket një orë në adhurim të Allahut shumë e gjatë, kurse një orë e gjysmë për futboll, apo tri orë në internet, na duken se shumë shpejt po kalojnë!

3. Pse na duket shumë e rëndë të lexojmë një pjesë të Kuranit brenda dite, kurse shumë e lehtë të lexohet një tregim apo roman prej 200 apo 300 faqeve!

4. Pse i pranojmë dhe i besojmë lajmeve të gazetave dhe revistave me shumë lehtësi, kurse bëjmë shumë pyetje dhe jemi kureshtar për atë që e thotë Kurani!

5. Pse i pranojmë stilet e jetës dhe i pasojmë modat e ndryshme pa asnjë problem dhe dyshim, kurse ia kthejmë shpinën traditës së të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të!

6. Pse na duket ndeja dyorëshe në xhami e rëndë dhe e gjatë, kurse para ekranit kur luan ndonjë film shumë e shkurtë!

Besoj se këto pyetje, kur parashtrohen na ngushtojnë tepër të gjithëve, dhe arsyeja e vetme se pse ngushtohemi është se të gjithë e dimë përgjigjen!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

image_pdf

Heshtja është flori

$
0
0

backbitting1-600x330Allahu i madhëruar në Kur’an thotë: “Dy engjëj i rrinë atij nga e djathta dhe e majta dhe, për cdo fjalë që ai thotë, ka pranë vetes një mbikqyrës të gatshëm (që shënon).” Suretu Kaf 17-18.

 

Në një hadith profetik Pejgamberi a.s thotë: “Kush ka besuar Allahun dhe ditën e gjykimit le të thotë të mirën, ose të heshtë!” Trns Buhariu dhe Muslimi.

 

Në një hadith tjetër thotë: “Kush heshti, shpëtoi.” Trns Ebu Davudi.

 

Umeri r.a ka thënë: “kush flet shumë gabon shumë, kush gabon  shumë mëkaton shumë dhe për atë që mëkaton shumë, zjarri është më mirë për të.”

 

Një fjalë e urtë arabe thotë: “Nëse fjala është prej argjendi, heshtja është prej ari.”

 

Një i urtë thotë:

 

Gjuhë preri i tërhequr në një skutë si fole

Është më i mirë nga një burrë që s’i vë dot gjuhës fre.

 

I urti i rrahur me uthull e vaj

Mendohet përpara, hap gojën pastaj

Pa qenë thelluar, mos nxirrni ju zë!

Thoni të mirën, pa pse vonë s’ka gjë.

 

Sidoqoftë njeriu s’duhet të heshtë në atë moment kur fjala e tij është e nevojshme dhe me peshë. Ja se c’thotë një i urtë për këtë:

 

Vërtet heshtja për të urtët është nder, virtyt i rrallë.

Po kur lipset thënë fjala coje zërin pa përtuar

Vec dy gjëra ka në botë që ta bëjnë mendjen dhallë

S’flet sa ngritur rri kuvendi, flet kur bota ka pushuar.

 

Dije o njeri se Allahu të ka përkryer në krijim. Të krijoi dy sy, dy veshë dhe  një gojë, që të shikosh me vëmendje, të dëgjosh më shumë dhe të flasësh më pak. Madje dhe në gojën që është e vetme t’a ka burgosur gjuhën pas dhëmbëve që të kujtohesh përpara se të flasësh.

 

Mustafa Tërniqi

image_pdf

Bontoni me rastin e natës së parë të martesës

$
0
0

Love Still Life Wide Desktop Background• Bontoni me rastin e natës së parë të martesës • ..(3)

Njeriu kur hynë te bashkëshortja e tijm është e pëlqyer që të sillet në mënyrë të mirë me të, si për shembull; t’i ofroj diçka të pijë e të ngjajshme, sepse transmetohet një hadith se Esma b. Jezid b. Sekeni kishte thënë: “Unë e stolisa Aishen për Pejgamberin salallahu alejhi ue selem, shkova te ai dhe e thirra që të shikojë atë të zbuluar, ai u ul afër saj dhe ia ofroi një gotë të madhe me qumësht prej së cilës Pejgamberi salallahu alejhi ue selem piu dhe ia ofroi asaj, mirëpo ajo e uli kokën dhe u turpërua.” Më tej Esma thotë: “Unë e qortova dhe i thashë: ‘Merr prej dorës së të Dërguarit të Allahut salallahu aleji ue selem’ dhe ajo mori dhe piu pak.”
Pejgamberi salallahu alejhi ue selem i tha: “Jepi shoqes tënde.”
Esma tha: “Jo o i Dërguari i Allahut, merre ti dhe pi prej saj dhe ma ofro me dorën tënde.” Esma thotë: “Pastaj u ula dhe e vendosa enën në gjurin tim, pastaj fillova ta lëviz me buzët e mia me qëllim që ta qëlloj vendin prej ku ka pirë i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem, kurse ai ju tha grave që ishin te unë: “Merrni.” Ato thanë: “Nuk duam.”
Pejgamberi salallahu alejhi ue selem tha: “Mos e bashkoni urinë me gënjeshtër.”
→(Transmeton Ahmedi (||/438,452,453,458.)←
————————————————————-
Pjesë nga libri: “Kënaqësia bashkëshortore”
Autor: Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë
————————————————————-
Vazhdojnë postimet të kapitujve tjerë, inshaAllah..

image_pdf

Vendosja e dorës në kokën e bashkëshortes dhe leximi i duasë

$
0
0

Love Still Life Wide Desktop Background

• Vendosja e dorës në kokën e bashkëshortes dhe leximi i duasë • ..(4)

– Burri duhet ta vendosë dorën e tij në ballin e bashkëshortes kur hynë te ajo ose para se të hyjë, të përmend emrin e Allahut, të lutët për bereqet dhe për bekim dhe ta thotë atë që transmetohet në fjalët e të Dërguarit të Allahut salallahu alejhi ue selem se kishte thënë: “Kur ndonjëri prej jush martohet ose blen ndonjë shërbëtore, le t’ia vendosë dorën ne ballë, le ta përmend emrin e Allahut, le të lutet për bekim duke thënë: “Zoti im, të lutem Ty që prej saj të kam vetëm të mira me të mirën të cilën Ti e ke krijuar, ndërsa kërkoj mbrojtje prej të keqes së saj dhe të keqen e asaj me të cilën Ti e ke krijuar.”
→(Pra, të keqen me të cilën ti e ke krijuar dhe e cila është mbjellë te ajo.)←
“Kush blenë deve, le ta kapë për majën e gungës dhe le të thotë dua të njëjtë.”
→(Hadithin e përmend Buhariu në Efalul-ibad në f. 88, Ebu Davudi I/336, Ibën Maxhe I/592, Hakimi II/185, Bejhekiu VII/148.)←
————————————————————-
Pjesë nga libri: “Kënaqësia bashkëshortore”
Autor: Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë
————————————————————-
Vazhdojnë postimet të kapitujve tjerë, inshaAllah..

image_pdf

Ai që thotë gjatë ditës shtatë herë

$
0
0

7

I Dërguari i All-llahut, Muhammedi (sal-lAll-llahu ‘alejhi ues-sel-lem) ka thënë:
Ai që thotë gjatë ditës shtatë herë:

All-llahumme inni es’elukel-Xhenneh, ue e’udhu bike minen-nar.
(O All-llahu im, kërkoj prej Teje Xhennetin dhe kërkoj mbrojtjen Tënde nga zjarri)
…atëherë Xhenneti lëvizë dhe thotë: O Zot, bëje prej banorëve të mi.
…ndërsa Xhehennemi thotë: O Zot, mos e bjer kurrë tek unë.
(Transmeton Buhariu Allahu e meshiroft. )

image_pdf

E BUKUR ËSHTË DASHURIA ATËHERË KUR E GJEN ATË QË E MERITON

$
0
0

dashuria
E bukur është të dëgjosh atë që është me ty dhe në prezencën tënde të thotë i dashuri im, mirëpo më e bukur është të dëgjosh se të thotë ashtu kur ti nuk je prezent!
E bukur është të luash rolin e të qenurit i dashur që ta përfitosh zemrën e atij që është me ty, mirëpo më e bukur është të përfitosh atë që është me ty se ti me të vërtetë je ashtu!
E bukur është të paraqitesh më ndryshe se që je në realitet që të dukesh më i mirë në sytë e atij që është me ty, mirëpo më e bukur është të jesh i sinqertë që mos të biesh nga sytë e tij!
E bukur është të qan ai që është me ty nga përmallimi për ty, mirëpo më e bukur është të qan nga gëzimi i takimit me ty!
E bukur është të vizatosh në një mijë tablo, mirëpo më e bukur është të vizatosh një buzëqeshje në fytyrën e atij që e do kur ai është duke qarë!
E bukur është dashuria, mirëpo më e bukur është të gjesh atë që e meriton dashurinë tënde sinqerisht!
E bukur është t’i ndihmosh atij që ka nevojë për diçka dhe e kërkon nga ti, mirëpo më e bukur është që ti duke e ditur nevojën e tij, t’i ndihmosh pa mos e kërkuar atë nga ti!
Nga arabishtja: Irfan JAHIU

image_pdf

E DREJTA E ÇDO NJERIUT ËSHTË TË ËNDËRRON DHE SHPRESON!

$
0
0

enderra
E drejta e pemës është të kërkon për veten ujë.
E drejta e luleve është ta përhap erën e parfumit të saj në ajër.
E drejta e fluturave dhe zogjve është të fluturojnë në qiell.
E drejta e çdo të sëmuri është të merr atë që i nevojitet për shërim.
E drejta e çdo njeriut është të ëndërron dhe të shpreson, pa dallim se a është pasanik apo fukara.
E drejta e çdo njeriut është të rrëfen çdo gjë që gjendet në zemrën e tij nga dashuria dhe përmallimi dhe mallëngjimi.
Mirëpo, nuk është e drejtë e tyre që ta kundërshtojnë atë që e caktoi Allahu për ta nga sprovat dhe belat.
Atyre u mbetet të stolisen me durim, dhe urtësi, dhe moral të mirë, dhe të kapen për bindjen dhe kënaqësinë!
Nga arabishtja: Irfan JAHIU

image_pdf

SA ZOGJ KANË MBETUR?

$
0
0

tre zogj
Tre zogj qëndrojnë në një pemë, njëri prej tyre vendosi të fluturojë. Sa zogj kanë mbetur në pemë?!!
Natyrshëm mendojmë se kanë mbetur dy zogj!!
Por, përgjigjja është: kanë mbetur tre zogj në pemë, sepse njëri prej tyre ka “vendosur” të fluturojë, por nuk ka fluturuar realisht dhe si rrjedhojë nuk ka ndryshuar gjendja!!
Këtu çdo njeri prej nesh le të pyes veten e vet…
Sa herë ka vendosur të veprojë diçka dhe nuk ka vepruar?!!
Kështu gjendja mbetet e njëjtë, e ndoshta edhe më keq!!
Nuk mjafton të dëshirosh dhe të planifikosh, apo të shkruash qëllimet e tua, por është obligim të veprosh.
Dr. Ibrahim Fekij

image_pdf

FËSTËKU MBRON NGA KANCERI I MUSHKËRIVE

$
0
0

festeku

Pistacia vera. (FËSTËKU)

FËSTËKU MBRON NGA KANCERI I MUSHKËRIVE

Konsumimi i fëstëkut në baza ditore mund të ndihmojë në uljen e rrezikut për prekje nga kanceri i mushkërive, paralajmërojnë shkencëtarët.

. Studiuesit i kanë ndarë personat e hulumtuar në dy grupe, njëri prej të cilit ka konsumuar rreth 68 gram fëstëkë në ditë, derisa grupi tjetër ka shërbyer vetëm si grup kontrollues,

Hulumtimi ka treguar se personat të cilat kanë konsumuar fëstëk, kanë nivele më të larta të vitaminës E, e cila besohet se ulë rrezikun e prekjes nga kanceri i mushkërive, por edhe të formave tjera të kancerit, si ai i prostatës.

image_pdf

DISPOZITAT LIDHUR ME MARTESËN DHE ME MARRËDHËNIET INTIME 5

$
0
0

Love Still Life Wide Desktop Background
DISPOZITAT LIDHUR ME MARTESËN DHE ME MARRËDHËNIET INTIME

• Falja e namazit të përbashkët të bashkëshortëve • ..(5)
– Është mirë që bashkëshortët bashkarisht t’i falin dy rekate, sepse kjo transmetohet prej selefëve të ndershëm. Lidhur me këtë ekzistonë dy thënie.
– E para prej tyre thënia që transmetohet prej Ebu Seidit, tutorit të Ebu Usejdit, se kishte thënë: “Kam qenë rob kur u martova. E thira një grup të sahabëve të të Dërguarit të Allahut salallahu alejhi ue selem, në mesin e të cilëve ishin Ibën Mes’udi, Ebu Dherri dhe Hudhejfe. U ngritëm të falim namaz dhe Ebu Dheri u nis para nesh, kurse ata thanë: “Na prij në namaz.” Unë iu priva në namaz, ndërsa unë isha rob. Ata më mësuan dhe më thanë: “Kur te ti hyn gruaja jote, fali dy rekate, pastaj lute Allahun për të mirën që është te ajo dhe kërko prej Tij mbrojtje prej të keqes që është te ajo, pastaj bën çfar të duash.”
→(E përmend Ebu Bekr b. Ebi Shejbe.)←
– Thënia e dytë është ajo që përmendet prej Shekikut se kishte thënë: “Kishte ardhur një njeri me emrin Ebu Harith dhe kishte thënë: “Jam martuar me një robëreshë të re dhe kam frik se do të më urrejë.” Abdullah b. Mes’udi tha: “Me të vërtetë afërsia dhe harmonia janë prej Allahut të Lartësuar, kurse ndarja dhe dis’harmonia janë prej shejtanit. Ai dëshiron që ju t’i urreni gjërat të cilat Allahu ua ka lejuar. Për këtë, kur vjen te ti, urdhëroje që me ty t’i falë dy rekate.” Në rivajetin tjetër transmetohet se Ibën Mes’udi kishte thënë: “Allahu im, më jep bereqet te gruaja ime dhe asaj te unë. Bëre që takimi dhe jeta jonë të jetë vetëm se mirë, ndërsa nëse na ndanë, na mundëso që edhe në të të ketë mirë.”
→(E përmend Ebu Bekr b. Shejbe, po ashtu edhe Abdur-Rezaku.)←
————————————————————-
Pjesë nga libri: “Kënaqësia bashkëshortore”
Autor: Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë
————————————————————-
Vazhdojnë postimet të kapitujve tjerë, inshaAllah..

image_pdf

DHJETË MOMENTET MË TË BUKURA NË JETËN E NJERIUT

$
0
0

10
1. Kur është në sexhde dhe e ndjen se është afër Allahut.
2. Kur e përfundon provimin e tij të fundit.
3. Kur zgjohet nga gjumi dhe e sheh se e ka mundësinë edhe disa minuta shtesë të flenë.
4. Kur e pranon një thirrje nga personi që është përmalluar për të.
5. Kur e shikon personin që e do dhe e gjen se edhe ai shikon në të.
6. Kur takohet me shokët e vjetër përsëri dhe e ndjen se asgjë s’ka ndryshuar.
7. Kur i prek gishtat e fëmijës së porsalindur.
8. Kur e pranon një thirrje apo letër të shkruar nga personi që e do dhe në ato momente është i vetëm.
9. Kur ecën natën, në rrugë të qetë, dhe i rikujton momentet më të bukura të jetës së tij.
10. Kur e ndjen se ka njeri që me të vërtetë përkujdeset për çështjet e tij.
Nga arabishtja: Irfan JAHIU

image_pdf

ATA QË HESHTIN, HESHTIN ME ARSYE!

$
0
0

heshtja
Çdo i heshtur s’do të thotë që është i pamundshëm të kundërshton!
Ka prej tyre që heshtin që mos t’i lëndojnë të tjerët.
Ka prej tyre që heshtin, sepse nëse flasin ndjejnë dhembje, e të folurit e tyre ua shton edhe më tepër dhembjen.
Ka prej tyre që heshtin, ngase e dinë se fjalët e tyre nuk bëjnë fare dobi kur flasin.
Ka prej tyre që kur zemërohen heshtin, me qëllim që mos ta humbin askënd.
Dhe mbetet të heshturit më të madh; e ajo është të heshturit tënd që ta ngritësh veten dhe personalitetin tënd.
Nuk ka njeri që nuk ka presion nga problemet e jetës. Ne jetojmë në një tokë e cila është përgatitur për sprova dhe bela dhe nga to nuk kanë shpëtuar as Pejgamberët.
Prandaj, faleminderit për gjithë ata që na arsyetojnë para se të kërkojmë falje, dhe për ata që na e vlerësojnë gjendjen tonë para se t’ua qartësojmë atë, dhe për ata që na duan edhe përskaj të metave tona, dhe Allahu na i faltë neve mëkatet, dhe gjithë atyre që na dëmtuan dhe e thanë për ne gjithë atë që nuk është e vërtetë!
Nuk të dëmtojnë fare komentet dhe qartësimet e të tjerëve karshi sjelljeve tua. Oreksi i tyre për të ofenduar i zbukuron veprat e tua dhe i shëmton sjelljet e tyre.
Nga arabishtja: Irfan JAHIU

image_pdf

Verbërimi i mendjes

$
0
0

“Ata kanë sy, por nuk shohin…” – ajet kur’anor i çuditshëm. Si ka mundësi që njeriu i shëndoshë të mos sheh, apo të jetë i verbër ndërsa ai sheh?! Ta meditojmë këtë zbulim mahnitës!
syri
Në një studim të publikuar kohëve të fundit është vërtetuar se kriminelët vuajnë nga ‘njolla të zeza’ ose të verbra në trurin e tyre. Truri i një njeriu normal ndikohet nga ngjarjet, kështu që, për pasojë, shfaqet një aktivitet – veprim në disa pjesë të caktuara të tij. Pas filmimit të trurit të kriminelit apo vrasësit është vënë re se ka një apo më shumë pjesë të trurit ku nuk reagohet fare dhe nuk i përgjigjet në asnjë forme ngjarjes, të cilën e përjeton. Ndërsa njeriu normal, në rast ballafaqimi me ndonjë imazh kriminal, p.sh. vrasja, atëherë truri i tij reagon: ai frikësohet, stresohet apo edhe ndan ndjenja dhembshurie me viktimën.
Shkencëtarët gjatë eksperimenteve kanë vënë re se në rastin e kriminelit këto pjesë janë plotësisht të paralizuara dhe se nuk reagojnë në asnjë mënyrë. Ato mbesin të zeza.
I madhëruar qoftë Allahu!
Ai ka përshkruar shkatarraqët dhe vagabondët si njerëz syri i të cilëve nuk sheh të vërtetën, dhe ja, ky ngjasim del të jetë e vërtetë e plotë.
Thotë Allahu i Madhëruar:
A pritet prej jush (hipokritëve) që nëse merrni sundimin (ose zbrapseni prej fesë islame) të bëni trazira në tokë dhe të ndërpreni lidhjet e akraballëkut? 23. Të tillët janë që All-llahu i mallkoi, i bëri të shurdhët dhe ua verboi të parit e tyre.“ (Muhammed, 22-23)

Hoxhe Sedat Islami

image_pdf

Fiku dhe ulliri

$
0
0

olive oil
Ficus carica et Olivia europea (FIKU DHE ULLIRI)

Studimet e bëra kanë vërtetuar se fiku përmban një përqindje të lartë lëndësh ushqyese dhe vitamina. Është bërë e qartë se fiku është një frut kalorik që ekuilibron e shmang aciditetin e trupit të njeriut. Është i pasur me burime natyrale të vitaminave A, B, C dhe përmban një përqindje të pasur e të lartë të lëndëve ushqyese, sidomos elementet hekur, kalcium, bakër.

Përqindja e sheqerit tek fiku zë 19% të peshës së tij, dhe për këtë çdo 100 gr. fiq i jep fuqi e nxehtësi trupit rreth 70 sa’ren. Është i dobishëm për gratë shtatzëna gjidhënëse, ndërsa në aspektin kurativ fiku është i dobishëm, mbrojtës e shërues i sëmundjeve të aparatit tretës, kapsllëkut, sëmundjet e gojës e mishit të dhëmbëve.

Është vërtetuar shkencërisht se infuzioni (ekstrakti) i fikut të thatë ndihmon diuretikët e pastrimin e gjakut. Po të konsumohet esëll konsiderohet si një medikament i mrekullueshëm për rastet e kapsllëkut të përkohshëm, sepse përmban lëndë pastruese.

Përdorimi i brendshëm

Në rastet e kapsllëkut të përkohshëm veçanërisht tek të moshuarit, përdoret infuzioni (ekstrakti) i fikut të thatë 3 kokrra në një gotë uji të ftohtë në mëngjes esëll e një tjetër para se të shkohet për të fjetur.

Përdorimi i jashtëm

Për inflamacione të laringjitit, rrugët e frymëmarrjes përdoret infuzioni i fikut si gargarë 3 herë në ditë. Për djegiet e lehta vendosen copa fiku pasi të jenë prerë në rripa tek vendet e dëmtuara e lidhen me një fasho të pastër, e cila ndërrohet mëngjesin e ditës në vijim.

Për ulçerat e plagët e këqija vendoset fik i thatë i zier mbi plagë duke e lidhur me fasho me kusht që të ndërrohet 3 herë në ditë. Kjo kurë vazhdon për 4-6 ditë derisa të shmanget pisllëku plotësisht.

Vaji i ullirit shërben si ilaç për mëlçinë, kuron parazitët në stomak dhe shëron kapsllëkun. Vaji i ullirit ka gjetur përdorim si pomadë për kurimin e rënies së flokëve e disa lloje sëmundjesh lëkure.

Arabët e kanë njohur vlerën dhe dobitë e pemëve të ullirit që jetojnë rreth 2000 vjet. Kjo pemë është përzier me hurmat me pseudonimin pema e arabëve si në ushqim ashtu edhe në shërim.

Studimet kanë vërtetuar se ulliri përmban përqindje të lartë të ujit rreth 30%, vaj nga 15-50%, lëndë proteinore rreth 5%, karbohidrate rreth 10%, kripëra minerale, më të rëndësishmet fosfor, hekur dhe kalcium. Gjithashtu në të gjenden vitamina A me sasi të mëdha, vitaminë B e pasur me lëndë minerale.

Vaji ka ngjyrë të verdhë që anon nga jeshilja me erë të këndshme ku për nga aspekti mjekësor konsiderohet i butë e i lehtë dhe i dobishëm për disa sëmundje të tëmthit, si dhe përdoret në prodhimin e disa lloje sapunësh e kremrash mjekësorë.

Ndërsa gjethet e ullirit përmbajnë lëndë kapëse, ndër më të rëndësishmet Tanine, përdoret si gargare, forcuese e kundër etheve.

Thuhet se gjethet e ullirit po të zihen vlejnë në parandalimin e gargarinës, gjithashtu është provuar shkencërisht se gjethet e ullirit kanë të njëjtat veti pothuajse, duke patur parasysh se në përmbajtjen e tyre ka hidhësirë.

Dihet se lënda e taninës që nxirret nga gjethet e ullirit përdoret në procesin e tharjes së lëkurave.

Studimet e kryera nën kujdesin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë kanë vërtetuar se vaji i ullirit i pajis përdoruesit e tij me 35% të nxehtësisë dhe shmang kolesterolin në qarkullimin e gjakut.

Për më tepër, vaji i ullirit ndihmon që njeriu të gëzojë shëndet të mirë, sepse ky vaj konsiderohet absolutisht më i miri pasi nuk mbetet në muret e arterieve dhe për më tepër ndihmon në shërimin e mëlçisë, aktivizon daljen e verdhëzës dhe pastron aparatin tretës.

Nëse trupi lyhet me vaj ulliri, ai fiton butësi të ndritshme dhe për këtë sapuni i cili ka në përbërjen e tij vaj ulliri konsiderohet më i vlefshëm për trupin.

image_pdf
Viewing all 11558 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>