Quantcast
Channel: Mjeksia Islame
Viewing all 11558 articles
Browse latest View live

Mbrojtja e femijëve

$
0
0

Pyetje: Kemi pare disa njerëz që vënë një thikë tek shtrati I fëmijëve të vegjël , me qëllim që t’i mbrojnë nga xhindët. A lejohet një gjë e tillë ?

Pergjigje: Vendosja e thikes , apo e ndonjë sendi tjetër të ngjashëm me të. 6 për të mbrojtur fëmijët nga xhindët , është e ndaluar. Në vend të saj duhet të lexohen duatë (lutjet) qe na ka mësuar. Profeti (paqja qoftë mbi të) , me anën e se cilave kërkohet mbrojtje nga Allahu prej shejtanit dhe ngacmimeve te tij. Kështu ka vepruar edhe Profeti (paqja qoftë mbi të) me dy nipat e tij , Hasanin dhe Husejnin , për t’i mbrojtur nga çdo e keqe.

Të njejtën gjë themi dhe për hajmalit, sepse Profeti (paqja qoftë mbi të) ka thënë “Mos ia plotësoft Allahu dëshirën atij që vë një hajmali. “

Kurse në një transmetim tjetër, ka thënë: “Kush vë një hajmali ka bërë shirk. “

ibn Bazi

Hoxhë Musli Zymberi


Kur’ani dhe shërimi

$
0
0
Kur’ani është shërim dhe mëshirë për të gjithë ata qe zemrat e tyre i kanë të përziera me ëmbëlsirën e imanit, zemra të cilat lindin për të pranuar në to qetësinë dhe sigurinë e plote.

Kur’ani, është shërim nga vesveset ,shqetësimet ,dhe hutimet e ndryshme.

Është libër i cili i lidhë zemrat e besimtarëve me Krijuesin e tyre Allahun subhanehu ve teala,lidhje përmes se cilës zemrat arrijnë qetësin e plote ,ato mbrohen ,janë të sigurta dhe shijojnë mirësitë e kënaqësisë se Allahut azze ve xhel-le .

Shqetësimi dhe dyshimet janë sëmundje me pasoja të rënda,çelësi i shërimit të tyre është Kur’ani ,në të ka shërim për dyshimin ,shqetësimin ,ndyrësinë,dobësinë, xhelozinë etj.
Meditimi dhe të menduarit në objektivat të cilat i bartin ne vetvetat e tyre Kur’ani dhe Sunneti i japin një pastërti shpirtit njerëzor , kjo për faktin se meditimi dhe të menduarit thellë në Kur’an dhe Sunnet bëjnë që zemrat të pastrohen nga sëmundjet e ndyta të cilat i orientojnë ato drejtë vdekjes .

Pastërtia e shpirtit qe buron nga Kur’ani dhe Sunneti bën qe besimtarin ta udhëheq besimi i fuqishëm si ndriçues i rrugës së tij në këtë botë dhe botën e ardhshme, kjo formë e të kuptuarit dhe perceptuarit drejtë të Kur’anit dhe Sunnetit është manifestuar tek shokët e Pejgamberit a.s.

Ibën Kethiri rahimehullah thotë:transmetohet nga Abdullah ibni Mes’udi i cili ka thënë:Kur ndonjëri nga ne mësonte dhjetë ajete të Kur’anit nuk i kalonte ato përderisa nuk mësonte domethënien e tyre të plotë dhe të punonte me to.
Gjithashtu Ibën Kethiri thotë:ka thënë Ebu Abdurrahman Essulemi se na kanë thënë ata të cilët na e kanë mësuar Kur’anin se ata kanë kërkuar nga Pejgamberi a.s.që t’ua mësonte Kur’anin ,e kur i mësonin dhjetë ajete punonin me to,kështu qe kanë mësuar Kur’anin
dhe jetësimin e tij në të njëjtën kohë.(Ibën Kethiri ne komentimin e kuranit-1/4) .Ebu Hurejra Allahu qoftë i kënaqur me të ka thënë: Vërtetë shtëpia në të cilën lexohet Kur’ani është e rehatshme për banuesit e saj ,në të prezantojnë melaiket ,e braktisin atë shejtanët dhe rriten të mirat . Ndërsa në atë shtëpi ku nuk lexohet Kur’ani plogështia dhe mosvullneti për të qëndruar në të janë të dukshme tek banuesit e saj ,ajo braktiset nga ana e melaikeve ,pakësohen të mirat ,dhe shëndrrohet në vendstrehim për shejtanet. Transmeton Daremiu ne sunenin e tij.

Muslimani beson fuqishëm se Kur’ani është shërues me lejen e Allahut i të gjitha sëmundjeve organike ,psikike,dhe sëmundjeve të cilat i godasin njerëzit nga epilepsia,magjia,syri i keq ,xhelozia e të ngjashme,gjithashtu besimi i thellë në atë se shërimi Kur’anor është një e vërtetë faktike sepse qëndron mbi argumentet e prera të cilat burojnë nga Kur’ani dhe Sunneti. Nga kjo kuptojmë se komentimi i Kur’anit vetëm si shërues i zemrave është komentim i mangët, për arsye se Kur’ani është shërues i zëmrës mendjes dhe trupit në tersi.

Dijetari i njohur Sulejman ibnu Nasir El-Ulvani thotë: Thotë Allahu i Madhërishëm në Kur’anin famëlartë:و ننزل من القرآن ما هو شفاء و رحمة للمؤمنين

Dhe Ne kemi zbritur nga Kur’ani atë që është shërim e mëshirë për ata që besojnë (në Islam dhe punojnë sipas tij), El Isra-82 që dmth.fjala من [min]është sqaruese ,shpjeguese i asaj se i tërë Kur’ani është shërues nga çdo sëmundje ,kush i beson ato, i lejon ato qe Allahu i ka lejuar , i ndalon ato dhe vetë personalisht largohet nga ato qe Allahu i ka ndaluar dhe nuk dyshojnë në qëllimin dhe dëshirën e Allahut, do të përfitojnë nga Kur’ani shumë dobi , Allahu i shëron ata nga sëmundjet.

Dijetari Abdul Muhsin Elubejkan në lidhje me këtë thotë :

Njerëzit në kohën tonë kanë nevojë të madhe për shërimin Kur’anor,përhapja e sëmundjeve para te cilave mjekësia bashkëkohore ka mbetur pa koment ,siç janë magjia ,syri i keq,dhe depërtimi i exhinit në trupin e njeriut.

Ndërsa profesor Sejjid Kutub ka thënë:Kur të bëhet Kur’ani ndriçues i zemrës,drite për gjoksin ,largim i pikëllimit dhe mërzisë,atëherë ai merr pozicionin e mjekimit i cili shkul sëmundjen dhe e kthen trupin ne gjendjen e mire shëndetësore pas sëmundjes.

Profesori Ahmed Subahë thotë:Kur’ani është shërues i plotë nga të gjitha sëmundjet organike,psikike dhe shpirtërore,dhe se Sunneti i Muhamedit a.s.i bazuar në Kur’an na i shpjegon ne mënyrat e shërimit me të.

Ndaj, është obligim i çdo muslimani qe inspirues në fenë e tij të jetë Kur’ani dhe Sunneti ,me këtë arrihet edhe shërimi, atë nuk mund ta arrij askush përveç të sinqertëve të cilët mjekohen me Kur’an dhe Sunnet duke i pranuar ato me vërtetësi dhe besim të paluhatshëm.

Dije o i nevojshëm për shërimin e pastër islam, se sëmundjet sado qe të jenë të rënda nuk kanë mundësi t’i rezistojnë fjalës së All-llahut ,Zotit te tokës dhe qiejve dhe Krijuesit të ç’do gjëje.

Nuk ka sëmundje përveç se në Kur’an dhe Sunnet do të gjesh rrugët të cilat të çojnë drejt shërimit ,e ne na takon ta meditojmë Kur’anin dhe atë me çka ka ardhur Muhamedi alejhi selam.All-llahu është Një ,Ai është Shërues ,dhe nuk ka shërim përveç shërimit të All-llahut..

Dijetari Muhamed El-Humejjis profesor në Universitetin Imam Muhamed bin Suud.

Elislamijje – Fakulteti i Usuli dinit ,sektori i akides dhe fraksioneve bashkëkohore në parathënien e tij të librit [ Si ta shërosh të sëmurin tënd me shërimin e ligjshëm],ndër të tjera thotë se :shërimi kur’anor është shumë i nevojshëm ,veçanërisht për kohën në të cilën jetojmë kur sëmundje të shumta janë përhapur në një masë të madhe në mesin e njerëzve si pasojë e moskujdesit ndaj ligjit të All-llahut dhe përmendjes së Tij,ku shumica as që kthehet drejt shërimit të pastër islam ,por mjaftohen vetëm me barëra mjekësore, e kush prej tyre i mohon tërësisht sëmundjet e magjisë ,syrit të keq etj.,kur dihet mire se mjekësia ka dështuar në shërimin e këtyre sëmundjeve .

Hoxhë Musli Zymberi

Si mund ta dallojmë magjistarin nga të tjerët?

$
0
0
Padyshim, magjistarët kanë disa shenja me të cilat dallohen nga të tjerët. Dhe, prej shenjave të tyre janë:1. Magjistari kërkon nga i sëmuri emrin e tij dhe të nënës se tij apo saj.
Dijetari i madh i shekullit të 20-të, Abdulaziz Bin Baz është pyetur për ata që vetëquhen si Mjek popullor. Lidhur me ketë çështje, ai thtë se magjistari e pyet të sëmurin për emrin e tij dhe të nënës se tij apo saj, disa prej tyre (mjekëve të vetëquajtur popullor apo shërues të magjisë dhe llojeve të saj) porosisin që i sëmuri të vjen të nesërmen. Kur i sëmuri vjen të nesërmen te magjistari (mjeku popullor) i thotë të sëmurit: Ti je i sëmurë nga filan sëmundja. Dikush tjetër nga të pranishmit i tha hoxhës së madh: Ai (magjistari) për shërim përdorë fjalën e Allahut. Hoxha dhe dijetari i madh Abdulaziz Bin Baz iu përgjigj: Ai që praktikon shërimin në këtë formë është argument se ai punon dhe bashkëpunon me exhinë duke deklaruar dhe paraqitur para publikut se i din të fshehtat. Islami si fe hyjnore, që bazohet në Kur’an dhe sunet, e ndalon rreptësisht shkuarjen te personat e tillë. Kjo argumentohet me hadithin e Muhammedit alejhi selam ku thote:

من أتى عرافا فسأله عن شيئ لم تقبل صلآته أربعين ليلة

Ai i cili shkon tek falltori dhe e pyet atë për diçka (për ndonjë fshehtësi prej fshehtësive të Allahut, (që nuk ka njohuri për të askush përveq Allahut) nuk i pranohet (pyetësit ) namazi dyzet netë të plota.

Dijetari Ali Iben Hasen Abdul Hamid në lidhje me kërkimin e emrit të nënës së të sëmurit nga ana e magjistarit thotë: Ska dyshim se kërkimi i emrit të nënës së të sëmurit nga magjistari është nga punët dhe veprat e mashtruesëve (ata nuk kanë frikë Allahun), ky është bidat, risi për të cilin Allahu nuk ka zbritur argument, kjo është rreptësisht e ndaluar dhe si i tillë asesi nuk lejohet.

2. Kërkimi i ndonjë shenje prej të sëmurit si: flokë, rrobë, fotografi apo edhe gjëra të tjera personale të sëmurit.
Është pyetur komisioni i përhershëm për fetva me qendër në Arabinë Saudite nën udhëheqjen e dijetarit Abdul Aziz Bin Baz për dispozitën e atyre që i veprojnë disa gjëra, duke dërguar ndonje rrobë, këmishë tek ata që pohojnë se e dinë të fshehtën, duke ua përcaktuar kinse sëmundjen dhe përshkruar ilaçin. Komisioni i përhershem për fetva është përgjigjur: Nnuk lejohet shkuarja tek ata të cilët pretendojnë se e dinë të fshehtën. Ndalohet dërgimi i ndonjë rrobe çfarëdo qofshin ato tek këta njerëz, Gjithashtu, nuk guxon të u besohet asesi atyre fjalëve që i thonë ata sepse për të gjitha këto ka hadithe të vërteta që i demantojnë këta njerëz dhe atë që ata e thonë.

3. Shprehja e fjalëve të pakuptimta, talsimateve dhe përdorimi i gjërave të tjera që janë të panjohura.

4. Shkrimi dhe dhënia e hajmalive të ndryshme.
Ato (Hajmalitë) përmbajnë numra, shkronja katrore, emra të exhinëve si: Shemherir, Hemshush dhe emra të tjerë. Gjithashtu, në ato hajmali shkruajnë edhe pjesë nga Kur’ani, të prera, paksim shkronjash, jo të lexueshme, të kthyera në anë të kundërta dhe jo të sakta. Nganjëherë shkruajnë shenja të çuditshme dhe fotografi të gjarpërit.

5. Të fryerit në ujë dhe gjëra tjera përveç tij me talsimatet, duke thënë edhe fjalë të pakuptimta qe nuk i kupton askush përveç magjistarëve.

6. Përdorimi i nyjeve me pejna, litar apo të ngjajshme dhe të fryerit në to duke thënë edhe fjalë të pakuptuara.

7. Të tymosurit me qëllim të prezentimit të shejtanëve përmes kësaj tymosje dhe dëgjimi i zërave të çuditshëm si zëri i krahëve të zogut, zëra të tjerë, fjalë, krisma apo sikur dikush po ec dhe të ngjajshme me këto.

8. Vendi dhe ambienti i papastër të cilin e shfrytëzon magjistari dhe papastërtia e vetë magjistarit.

9. Kalimi në dhomën e errët (pa dritë) e të mbyllur për të komunikuar me shejtanët të cilët e ndihmojnë në punë të ndyta.

10. Magjistari kërkon nga i sëmuri që t’i praktikojë disa gjëra me të cilat i bëhet shok Allahut, si prerja e pulës së zezë.

11. Shfrytëzimi i të sëmurve materialisht dhe kërkimi nga ta shuma marramëndëse të hollash.
Është e njohur se në në shumicën e rasteve të sëmurëve vetëm sa u keqësohet gjëndja. Kështu, në një rast një e sëmurë ka shkuar te një magjistarë. Ai ka kërkuar nga ajo një shumë parash. E sëmura ka pyetur magjistarin se a do të shërohet përgjithmonë. Ai, iu ka përgjigjur me këto fjalë: Nëse ti shërohesh përgjithmonë, atëherë si do të jetojë unë?! Prej nga të marrë para!

12. Magjistarët vetmohen me gra dhe vajza. Ndodh që fundi i këtij vetmimi të jetë tragjik duke përfunduar me dhunimin e tyre. Islami si fe e pastër e ndalon rreptësisht vetmimin e gruas me ndonjë burrë të huaj.

13. Përdorimi i litarëve nga ana e magjistarëve.
Me këtë ata kanë për qëllim hudhjen e litarit në prezencë të të sëmurit dhe nëse litari zgjatet, sipas tyre, i sëmuri është goditur nga syri i keq, e, nëse litari shkurtohet, i sëmuri vuan nga magjia, e, në rast se litari nuk zgjatet e as nuk shkurtohet atëhere i sëmuri ka sëmundje organike.

14. Përdorimi i ndytësirave si urina dhe menstruacionet.
Kështu, magjistarët duke ia dhënë ato të semuarit, qoftë burrë apo grua, që t’i përdorë në ushqim apo pije. Nganjëhere me këto ndytësira i shkruajnë fjalet e Allahut, Subhanehu ve teala. Prej tyre (magjistarëve) ka të tillë të shumtë që hynë në vc dhe e shkelë Kur’anin me këmbet e tij , apo duke e kryer nevojen e madhe mbi Kur’an. Allahu na ruajtë nga veprimet e këtyre njerëzve. Të gjitha këto bëhen vetëm e vetëm për t’i kënaqur shejtanët e tyre në mënyrë që të jenë sa më afër apo sa me pranë tyre.

15. I Porosisin të sëmuarit që të vetmohen në një dhomë të errët për një periudhë të caktuar dhe mos të kenë as kontakte me njerëzit. Sipas magjistarit nuk ka problem në qoftë se i sëmuari preket nga ndonjë sëmundje tjetër në fytyrë apo lëkurë dhe me këtë rrugë që zgjedhë magjistari , është urimë dhe mirëseardhje per hyrjen e xhindëve tek dhoma e të sëmuarit.

16. Kërkojnë nga te sëmuarit që mos ta prekun ujin për një kohë të caktuar që mund të zgjasë deri në 40 ditë.

17. I kërkojnë të sëmuarit që t’i fusë në tokë disa gjëra të cilat ai (magjistari) ia rekomandon, apo të i stërpikë disa gjëra personale.
Nganjëherë kërkojnë prej tyre të vendosin vezë të prishura mbi pragjet e dyerve të shtëpisë apo edhe brenda shtepisë. E, të gjitha këto i ka fryer magjistari me pështymën e tij të ndytë.

18. Magjistarët u japin të sëmuarve letra për t’i djegur dhe tymosur me to.

19. Magjistarët në hajmalitë e tyre shkruajnë shkronja të prera apo talsamane të caktuara, pastaj i porosisin të sëmuarit që të i fusin ato në ujë dhe të pijnë nga ai ujë.

20. Ndonjë here magjistari , parashikuesi apo fallxhori e lajmëron të sëmuarin per emrin e tij , emrin e babait të tij , ku jeton ai e të tjera si këto , por kjo nuk tregon që ai di të fshehtën kurr , të fshehtën e di vetem Allahu i Madhëruar , i Vetëm e i pa shokë.

21. I porosisin të sëmuarit që të i praktikojnë ato gjëra që i ka ndaluar Muhammedi alejhi selam.

22. Shenjat e qarta dhe të dukshme të një njeriu të prishtë në vetë magjistarin. E urdheron të sëmurin që të rruajë mjekrën , e urdheron që t’i zgjasë mustaqet dhe thonjët , e urdhëron që të pi duhan dhe e urdhëron për çdo gje që bie ne kundershtim me dispozitat dhe sheriatin islam.
Këto janë disa nga shenjat vëlla dhe motër muslimane dhe në qoftë se gjeni ndonjërën prej ketyre shenjave , shmanguni dhe rrini larg ketyre personave , ketyre mashtruesve te cilët ju bëjn keq njerëzve dhe mohojnë Allahun e Madhëruar , sunduesin e krijuesin e çdo gjëje.

Hoxhë Musli Zymberi

Ju tregoj prapaskenat e Emisionit ne Top Show dhe kush beri percarje me pas dt 19 09 2016

Dasara e përballjes me hoxhë Omer Bajramin sfidohet teologjikisht në rrjete sociale: ja “mallkimet” e Biblës

$
0
0

Që nga e shtuna, në rrjete sociale zjen debati mbi një ballafaqim teologjik në studion e Top Show-t, ku “për një palë vetulla gati u nxorën sytë”. Moderatori Alban Dudushi kishte ftuar në studio imamin e xhamisë së Tabakëve, Elvis Naçi, që ndryshe cilësohet edhe si teolog, ndonëse i mungojnë veprat e mirëfillta shkencore në këtë lëmi.

Në krah të tij ishte Dasara Karaiskaj, një femër nga e ashtëquajtura botë e shoë bizz-it shqiptar, e përballë tyre në lidhje direkte ishte hoxha Omer Bajrami, i cili “duhej të jepte llogari” për një frazë të tij, sipas së cilës konsideroheshin të mallkuara ata femra që hiqnin vetullat tyre, apo ju a hiqnin të tjerave; e që aludohej se për këtë arsye i kishte quajtur lavire. Por ai sqaroi se kjo nuk ishte aspak e vërtetë, e që për cështjen e “vetullave”, ajo kërkonte sqarime më të imtësishme me kohë shumë të madhe, ndërkohë që aty nuk ishte vendi për trajtesa kaq delikate nga lëmia e besimit.

Tashmë, palët janë ndarë në atë se a ishte më dinjitoz paraqitja e hoxhë Bajramit apo e imam Visit; apo se emisioni duhej bojkotuar nga personazhet me staturë fetare, me pretendimin se formati i emisionit nuk mban për tematika të tilla, apo më keq akoma, është qëllimisht abuzues.

Ndërsa një palë e tretë, inatin e ka me personazhin femër në krah të imam Naçit, Dasarën, e cila u shfaq dhe si teologe sprovuar për ta sfiduar hoxhën Omer teksa i përmendi faktin që sipas saj, Jezui i saj, ose sipas doktrinës së krishterë Zoti i saj, nuk kishte mallkuar.

Dhe kjo ka çuar në shfletimin e Biblës duke ia përcjellë Dasarës virtualisht të gjithë citatet biblike me fjalën “mallkim”. Për këtë shih videon e mëposhtme.

Por kush është Dasara dhe ç’merita të veçanta gëzon ajo për t’u ftuar dhe në rastet kur do trajtohen tema me thelb shkencor? Ajo vjen nga një familje katolike me Biblën në raftet e librave. Mbesa e Zef Bushatit, ish-ambasadorit tonë në Vatikan, për vite ajo ka punuar si gazetare në dhjetra media, pa i ndritur kurrë ylli i talentit, derisa zgjodhi të bëjë “Palomën” në një format emisioni, ku do ishte karagjozllëku ai që do merrte vlerën e një talenti. Ç’prej atëherë, duke patur si dritare promovuese dhe Zonën e Lirë të Çanit, ajo nisi të ftohej për “kompetencën e saj në disa fusha përveç asnjërës”, nëse i bëjmë një modifikim shprehjes së Konicës.

Dhe ky trend i marrëzishëm mediatik ishte ai e çoi të replikonte dhe me një hoxhë që gjithsesi, edhe pse pa talentin e duhur islam për t’u përfaqsuar mjeshtërisht në një debat publik, gdhihet e ngryset mbi libra, edhe me ato që Dasara i përmend, por që nuk i ka lexuar, siç është dhe Bibla. /tesheshi.com/

https://www.facebook.com/JaVlenTiShikoshDheTiDish/videos/1136776959726371/

Fara e Zezë (Vaji i Farës së Zezë) dhe elementet shëruese të saj

$
0
0

Vlera e këtij vaji në hadithet e Muhammedit, alejhi selam
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) thotë: I Dërguari i Allahut, Muhamedi (Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) ka thënë: “Përdorni rregullisht këtë farë të zezë, (Habbetus Seuda) sepse ajo përmban në vete ilaç për çdo sëmundje, përveç vdekjes”.(Transmeton imam Ahmedi,Tirmidhiu,En Nesaiu,Ibni Magje,Imam Albani thote hadithi eshte i vertete)
Gjithashtu, Ebu Hurejra transmeton se i derguari i Allahut, për farën e zezë ka thënë: ’’Në Farën e Zezë ka shërim për çdo sëmundje, perveç vdekjes.” (Transmeton Buhariu në kapitullin e mjekësisë, Muslimi në kapitullin e selamit.)
Studimet shkencore tregojne se:
Fara e Zezë përmban vaj acidic, të pangopur, vaj me eter, vitamina dhe një sërë substancash të tjera të domosdoshme për organizmin. Tashmë është vërtetuar se vaji acidik i pangopur që përmban Fara e Zezë ndikon pozitivisht mbi metabolizmen e trupit, rrit imunitetin dhe ndalon alergjinë.
Fara përmban përafërsisht 38% karbohidrate, 35% vajra të ndryshme, 21% albumin dhe pjesa tjetër përbëhet prej më shumë se njëqind substancave të ndryshme. Per t’u përmendur janë: vajrat acidike të pangopura, Acidi Linolein, Acidi Alfa-Linolein, Vajrat me Eter (Nigellon, Alfa-Pinen etj.), vitaminat (B1, B2, B6, Acidi Folik, Niacina), mineralet (hekur, kalcium, magnez, zink, etj.) dhe amino acidet.
Veçortë e vajrave acidike të pangopura:
• Ndihmojnë metabolizmen e trupit
• Nevojiten për rritjen, zhvillimin dhe rinovimin e qelizave
• Ndihmojnë në zhvillimin e hormoneve dhe në formimin e një sistemi nervor dhe hormonal-mbrojtës të shëndetshëm
• Pengojnë shtimin e substancave që dërgojnë sinjale alergjike
• Ndalojnë qelizat mbrojtëse (imunitare) të punojnë më shume se ç’duhet.
• Kolesterolin në gjak e kthejnë në nivelet normale
• Pengojnë bllokimin e damarëve duke rregulluar strukturën e tyre dhe njëkohësisht shpejtësinë e qarkullimit të gjakut
• Ulin tensionin dhe reduktojnë rrezikun e ashpërsimit të damarëve dhe infraktit në zemër
• Ndihmojnë në përmirësimin e shpejtë të plagëve
• Trupi i njeriut nuk i prodhon këto vajëra dhe është i detyruar t’i marre nga jashtë, 1gr. Vaji i Farës së Zezë është i mjaftueshëm për nevojat ditore
Vajrat me Eter si Nigellon dhe Alfa-Pinen zgjerojnë rruget e frymëmarrjes, lehtësojnë kollitjen, pengojnë qelbëzimin dhe ndalojnë dhimbjen. Nëse përdoren rregullisht, ulin sheqerin në gjak. Vitaminat B1, B2 dhe B6 luajnë rol në prodhimin e enzimave dhe forcojnë sistemin mbrojtës. Acidi Folik redukton rrezikun e tensionit dhe sëmundjeve të zemrës. Gjithashtu, është i nevojshëm në rinovimin e qelizave. Antioksidantet, si vitaminat A,E,C dhe Beta-Karetin forcojnë sistemin mbrojtës të trupit.
Perveç efektit që jep Fara e Zezë në sistemin imunitar, metabolizmen dhe zhvillimin e hormoneve, njëkohësisht pastron trupin nga substancat e dëmshme të quajtura Toxin, përforcon qarkullimin e gjakut, ndihmon në funksionin e zorrëve dhe rrit shkëlqimin e flokëve dhe lëkurës. Gjithashtu, ul tensionin dhe temperaturën dhe kryen funksionin e antibiotikëve. Është mjaft efektiv ndaj sëmundjeve alergjike si: Astma dhe alergjia ndaj polenave. Për efektin që ka në sistemin imunitar është i këshillushëm përdorimi në sëmundjet si: AIDS-si, kanceri etj.
Me gjithë këto të mira që përmban Fara e Zezë, ështe vështirë të qëndrojë jashtë vëmendjes së botës perëndimore. Vitet e fundit në Evropë dhe SHBA vërehet të ketë kërkesë për këtë farë. Në farmacitë gjermane Fara e Zezë tashmë është e pranishme në formën e saj origjinale si farë, vaj ose tabletë.
Vaji Habbetusseuda është antibiotik kundër viruseve dhe mikrobeve dhe gjithashtu gjendet në të një lëndë antikancer e cila quhet karotinë. Në të ka disa hormone të cilat ndihmojnë në rritjen e fuqisë seksuale dhe janë aktivizuese. Përdorimi i këtij vaji sjell urinimin e shpeshtë, gjë që ka të bëjë me pastrimin e sekrecioneve. Gjithashtu, përdoret për të trajtuar gjendje të lëkurës si: ekzemën dhe qelbëzimet si dhe për të trajtuar simptomat e ftohjes. Vaji Habbetusseuda përmban enzima që ndihmojnë në tretjen e ushqimit. Në të gjenden qetësues dhe stimulant të cilët aktivizojnë funksionin e mëlçisë, është i dobishëm për sëmundjet e krahërorit, të sterilitetit dhe rregullues për trupin. Vaji Habbetusseuda përmban elemente vepruese me dobi të shumta. Në të gjendet: Fosfat, Hekur, Fosfor, Karbohidrate dhe antibotikë shumë të fortë kundër çdo lloj mikrobi. Tani është zbulur se vaji Habbetusseuda rrit imunitetin e trupit dhe kjo i jep mundësi trupit të luftojë sëmundjet.
Analizat laboratorike, kapacitetet shëruese dhe përmbajtjet e Farës së Zezë
Vaji i kokrrës së zezë (Nigella Sativa), përmban përqindje të lartë aminoacidesh çlinoleik acid], acid ky me veti të transformuara si më poshtë:
• Ndihmon sistemin imunitar dhe rrit kapacitetin e rezistencës ndaj dhimbjeve
• Ndihmon në uljen e kolesterolit në gjak nëpërmjet sekretimit të tij me jashtëqitje si dhe me rrugë të rishpërndarjes nga gjaku tek indet
• Rrit efektivitetin e fibrinit dhe ndërton qeliza të shëndosha nervore
• Shton spermatozoitët – rrit fuqinë e tyre si dhe kohëzgjatjen e koagulimit, çmpikjes
• Mban në mënyrë konstante imunitetin e lëkurës
• Është mjet i rëndësishëm për të ndërtuar yndyrën e qelizave nervore
Përdoret si ushqyes plotësues dhe mbështëtës natyral për sistemin imunopneumatik dhe si trajtues natyral për shumë sëmundje, veçanërisht të atyre që vijnë si rrjedhojë e dobësimit të sistemit imunitar çhipodimenisë
• Ndihmon në tretjen e taitjes së pamjaftueshme të tëmthit
• Nxit taitjen e Acidit Urik
• Ndihmon funksionin e shpretkës që të punojë sa më mirë
• Ndihmon në shërimin e migrenës
• Ndihmon forcimin e vitalitetit të organizmit
• Është kundër rraskapitjes
• Përmirëson imunitetin e organizmit, posaçërisht në gjendjen e sëmundjes dhe ato rekovaleshente
• Është kundër kallove
• Përmirëson tretjen dhe apetitin
• Ul temperaturën e trupit
• Është kundër diaresë
• Është kundër sëmundjeve bakteriale, rrajcore dhe virusale, mënjanon dhimbjen e kokës çhipotenziv
• Është kundër gjakderdhjes çepistaksit dhe hemofiljes] – është kundër sëmundjeve kancerogjene
• Mjekon sëmundjen e livirzës – pakëson nivelin e sheqerit në gjak – nxit taijtjen e qumështit tek gjidhënëset, rregullon hormonet e rritjes
• Ul kolesterolin në gjak etj.
Këto acide shpërbëhen në trup dhe japin këto efekte:
Përgjegjigjen për kontrollin e acarimeve dhe aktivizimin e qelizave imunitare T dhe
B, që konsiderohen ndër më të rëndësishmet në preventiva. Gjithashtu, aktivizon punën e globilit imunitar IGE.Pastaj, pakëson sekretimin e Histaminës dhe të lëndëve që shkaktojnë alergji. Gjithashtu, jep efekte të mbikontrollimit të infektimeve në përgjithesi, pastasj, zgjeron kanalet e frymëmarrjes , lufton infektimet e mushkërive, ndihmon shërimin e astmes dhe aparatin e frymëmarrjes.
Vaji i Kokrrës së Zezë është i pasur me vlera ushqyese që përmbajnë proteina dhe vlera minerale të ndryshme. Ky produkt nuk përmban gjëra të shtuara por është 100% natyral. Farat e Farës së Zezë (Habe Seude) të cilat janë të një cilësie të lartë janë kompresuar në laborator të ftohtë dhe sipas kushteve të sakta të të ushqyerit, duke ruajtur të gjithë përbërësit e tij, pa ndryshuar strukturën e tij kimike.
Si ta përdorim?
Ti o njeri që kërkon të gëzosh gjithnjë shëndet patjetër duhet të këmbngulësh në përdorimin e Farës së Zezë. Rëndësia e Farës së Zezë është e madhe. Pikërisht për këtë duhet të bëhet shoqërues gjatë jetës tënde që të ruash shëndetin ashtu siç na ka porositur Profeti (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) i cili nuk flet nga mendja e tij. Allahu thotë në Kur’anin Famëlartë:”Dhe ai (Muhamedi a.s. ) nuk flet nga mendja e tij. Është vetëm Shpallje që i frymëzohet”. Sure En-Nexhm: 3-4
Çfarë doze këshillohet?
Pesëmbëdhjetë minuta para mëngjesit dhe darkës, merret një lugë e vogël e vajit të Farës së Zezë dhe hidhet në një gotë të mbushur përgjysmë me ujë. Më pas hidhet një lugë e madhe mjaltë. Pasi përzihet mire, pihet, kështu për çdo ditë. Do të japë rezultat me ndihmën e Allahut të Madhëruar, sepse, pa lejen e Allahut nuk ndodh asgjë në tokë dhe në qiej.
Ajo që çdo besimtar duhet të kuptojë është se ky ilaç nuk është gjë tjetër veçse një sebep (shkak) për të shëruar këto sëmundje, sepse është Allahu i Madhëruar, është Ai që shëron.
Shërimi me lejen e Allahut nga magjia, mësyshi dhe mesi (prekja nga shejtani)
Perdorimi i këtij bari kundër këtyre sëmundjeve padyshim se ka rol të pazëvendësueshëm nëse bëhet në momemntin dhe kohën e kërkuar. Është mirë që këtij bari t’i fryhet pas leximit të Kur’anit, duke pasur parasysh se të fryerit ka ndikim të madh tek exhini, apo exhinët, të cilët janë në trupin e personit të sëmurë. Reagimi është aq i madh dhe pozitiv sa që edhe ne nuk mund ta besojme. Për këtë mësojmë nga tregimet e atyre që kanë përmirësime të mëdha nga përdorimi i këtij bari. Natyrisht, duhet të dihet edhe mënyra e përdorimit si: Per pirje, lyerje në vende të caktuara, ku kërkohet dhe ku dhimbja, shtrëngimi, mpirja e ndonjë pjese të trupit është prezente. Ay ku ka temperaturë, lëvizje të pavullnetshme të ndonjë pjese të trupit, shtrëngim në gjoks apo pas kokës e shumë e shumë simptome dhe raste të tjera.
Shpërlarja e gojës me lëngun e Farës së Zezë duke e përzier me uthull ndihmon në forcimin e dhëmbëve dhe të mishit të dhëmbëve.
Në raste nervozizmi apo tensioni nervor preferohet një lugë e vogël e qajit, mbushet me vaj të Farës së Zezë, hidhet në një filxhan me kafe. Kjo dozë qetëson sistemin nervor dhe ndihmon gjithashtu të sëmurët me kollë të keqe, kollë të thatë ,kundër paralizëz faciale dhe tetanozit.
Thithja e avullit të vajit të vluar të Farës së Zezë ndihmon kundër paralizës faciale dhe tetanozin dhe eliminon shkaktarët e saj.
Disa këshilla praktike rreth përdorimit të Farës së Zezë në shërimin e disa sëmundjeve
Kolla dhe asma
Fërkoni me vajin e Farës së Zezë kraharorin dhe shpinën, pini 3 herë në ditë nga një lugë të vogël vaj të kokrrës se zezë (mëngjes, drekë dhe darkë), gjithashtu hidhni dy lugë të vogla në ujë të vluar dhe thithni avullin e tij.
Këputja dhe dembelizmi
Një lugë të vogël vaj të Kokrrës së Zezë, e shoqëruar me lëng portokalli, pihet për çdo ditë (dhjetë ditë rresht pas buke në mëngjes dhe më pas do të shihni ndryshim në vetën tuaj menjëherë.
Aktivizimi i memorjes dhe rritja e aftesisë për të kuptuar
Një lugë të vogël vaj të Kokrrës së Zezë, e shoqëruar me 100 ml nenexhik të zier. Pihet për çdo ditë pas buke në mëngjes për 10 ditë rresht. Pas dhjetë ditësh do të shihni ndryshimin, me lejen e Allahut
Gurë në veshka, në tëmth dhe në kanalin e urinës
1/4 kg fara Habbetus seude
1/4 kg mjaltë Habbetus seude
Bluhen mirë farat e zeza dhe përzihen me mjaltin e kokrrës së zezë Habbetusseuda dhe dy lugë nga kjo përzierje i hedhim në një gotë të mbushur përgjysëm më ujë të ngrohtë, shoqëruar me një lugë të vogël vaj të kokrrës së zezë. Pihet esëll për çdo ditë, për një muaj rresht.
Të vjellat e shpeshta
Një lugë e vogël vaj të Farës së Zezë dhe një lugë e vogël karafil i bluar. Hidhet në lëng nenexhiku çaj nane të zier dhe pihet nga kjo përzierje tre herë në ditë në mëngjes, drekë dhe darkë pas buke. Doza këshillohet sa herë që kemi të vjella të shpeshta.
Për t’u mbrojtur nga çdo lloj sëmundje
Pesëmbëdhjetë minuta para mëngjesit dhe darkës, merret një lugë e vogël e Farës së Zezë dhe hidhet në një gotë të mbushur përgjysmë me ujë të vakët dhe më pas hidhet një lugë e madhe mjaltë (mjalti është mirë të jetë i kokrrës së zezë, apo çdo lloj mjalti tjetër). Pasi përzihet mirë pihet kështu për çdo ditë në mëngjes dhe darkë para buke.
Për pastrimin dhe zbukurimin e fytyrës
Përzihet një lugë vaji Habbetusseuda me një lugë vaj ulliri dhe lyhet me të fytyra duke e lënë një orë. Pastaj, lahet fytyra me ujë dhe sapun dhe ndryshimi do të jetë i dukshëm pas disa herave, Inshallah.
Acarimi i lëkurës dhe fërkimi ndërmjet kofshëve
Lahet vendi i acaruar me ujë dhe sapun. Pasi fshihet me ndonjë copë, fërkohet mirë me vajin e Kokrrës së Zezë në mbrëmje dhe lihet ashtu deri në mëngjes.
Zemra dhe ngushtimi i damarëve të gjakut
Pihet vaji i Farës së Zezë me çdo lloj lëngu të ngrohtë si: çaj, qumësht etj. Kjo sepse shkrin yndyrat dhe zgjeron damarët. Kjo mënyrë këshillohet pas buke sa herë që ka ngushtim në damarët e gjakut.
Zbardhja e lëkurës (vende –vende në formë pullash)
Fërkohet vëndi i sëmurë më uthull molle (lëng molle i fermentuar) e më pas me vaj të Kokrrës së Zezë për çdo ditë për 15 ditë me radhë.
Reumatizma dhe dhembja e shpinës
Ngrohet një sasi e vajit Habe Seuda e më pas masazhohet fort në vëndin që ndihet dhimbje (fërkimi duhet të jetë i fortë sikur fërkohet kocka dhe jo lëkura). Pihet një lugë e vogël e vajit Habbetusseuda tre herë në ditë (në mengjes drekë dhë darkë) për çdo ditë, për dy javë rresht.
Dhembja e kokës
Ngrohet vaji i Farës së Zezë pak dhe masazhohet koka. Pasi janë njomur gishtat me vajin e vakët, duke filluar nga balli dhe duke zbritur anash fytyrës e duke përfunduar rrëzë veshëve. Pihet gjithashtu një lugë e vogël e vajit të Farës së Zezë në mëngjes, esëll për tre ditë rresht.
Shërimi nga çdo lloj sëmundje në stomak dhe aciditeti
Pihet një lugë e vogël vaj të kokrrës së zezë në një gotë me qumësht të nxehtë pihet tre herë në ditë (në mengjes drekë dhë darkë) pas buke për 15 ditë me radhë..
Çdo lloj sëmundje tek femrat në lindje dhe për mbajtjen e fetusit çfoshnjes në bark]
Një lugë e vogël vaj të kokrrës së zezë e përzier me pak janesun (lat.Pimpinella anisun) dhe një lugë të vogël mjalt të Farës së Zezë përzihen mirë të gjitha dhe kjo përzierje pihet pesë herë në ditë për 40 ditë me rradhë. Përzierja këshillohet pas buke apo pas ngrenjes së diçkaje.
Dobësi seksuale
200 gr Fara të Zeza të bluara përzihen me 50 gr vaj ulliri, plus 100 gr çimçakiz arab mashkull i bluar, plus 50 gr vaj xherxhiri, plus 50 gr vaj të Farës së Zezë, plus 20 gr mjaltë të Farës së Zezë, me pas përzihen të gjitha. Përdoren tre herë në ditë (në mengjes drekë dhë darkë), pas buke.
Rritja e imunitetit dhe vendosja e ekuilibrit psiqiko-tretës në trup
Pesëmbëdhjetë minuta para mëngjesit dhe darkës, merret një lugë e vogël e vajit të Farës së Zezë dhe hidhet në një gotë të mbushur përgjysmë me ujë të vakët dhe më pas hidhet një lugë e madhe mjaltë. Mbasi përzihet mirë pihet kështu për çdo ditë ditë (në mengjes drekë dhë darkë), pas buke për një muaj rresht.
Migrena
Lyhet pjesa në të cilën ndihet dhimbje dy herë në ditë, dhe më pas pihet doza e këshilluar: Pesëmbëdhjetë minuta para mëngjesit dhe darkës, merret një lugë e vogël e vajit të Farës së Zezë dhe hidhet në një gotë të mbushur përgjysmë me ujë të vakët dhe më pas hidhet një lugë e madhe mjaltë (mjalti është mirë të jetë i kokrrës së zezë, apo çdo lloj mjalti tjetër). Mbasi përzihet mirë pihet kështu për çdo dite derisa të ndiheni mirë.
Acarimet e mushkërive, kolla alergjike dhe gripi
Lyhet pjësa e kraharorit butësisht, dhe më pas pihet doza e këshilluar: Pesëmbëdhjetë minuta para mëngjesit dhe darkës, merret një lugë e vogël e vajit të Farës së Zezë dhe hidhet në një gotë të mbushur përgjysmë me ujë të vakët dhe më pas hidhet një lugë e madhe mjaltë. Mbasi përzihet mirë pihet kështu për çdo dite, derisa të ndiheni mirë.
Ulçeri peptik çulçëri i stomakut
Pihet doza e këshilluar: Pesëmbëdhjetë minuta para mëngjesit dhe darkës, merret një lugë e vogël e vajit të Farës së Zezë dhe hidhet në një gotë të mbushur përgjysmë me ujë të vakët dhe më pas hidhet një lugë e madhe mjaltë (mjalti është mirë të jetë i kokrrës së zezë, apo çdo lloj mjalti tjetër). Mbasi përzihet mirë pihet kështu për çdo ditë përgjatë një periudhe tre mujore. Largoju përdorimit të frutave të tharta si: çlimoni, portokalli i thartë etj]. Këshillohet masazh i lehtë nga jashtë me vajin e Farës së Zezë si dhe konsumimi i shegës bashkë më cipën e saj të brëndëshme.
Acarimet gjinekologjike
Në rast acarimesh të tilla, vaji përdoret nga jashtë derisa të vërehet përmirësimi dhe nuk këshillohet asnjëhërë pirja e tij nga femrat shtatëzëna. Gjatë shtatëzanisë vaji përdoret për ruajtje nga plasaritjet e lëkurës se gjoksit, të barkut dhe të kofshëve duke u lyer me të.
Plasjet acarimet kronike dhe alergjitë e lëkurës (myku, ekzema etj)
Lyhet pjesa e acaruar dy herë në ditë, dhe pihet doza e këshilluar: Pesëmbëdhjetë minuta para mëngjesit dhe darkës, merret një lugë e vogël e vajit të Farës së Zezë dhe hidhet në një gotë të mbushur përgjysmë me ujë të vakët dhe më pas hidhet një lugë e madhe mjaltë. Mbasi përzihet mirë pihet kështu për çdo ditë, derisa të ndiheni mirë.
Diabeti
Pihet doza e këshilluar: Pesëmbëdhjetë minuta para mëngjesit dhe darkës, merret një lugë e vogël e vajit të Farës së Zezë dhe hidhet në një gotë të mbushur përgjysmë me ujë të vakët dhe më pas hidhet një lugë e madhe mjaltë. Mbasi përzihet mirë pihet kështu për çdo dite, duke u shoqëruar me një gotë të zier të çajit të pelinit. Kjo dozë përdoret për diabetikët sa herë që kanë shqetësime ne rritjen e sheqerit në gjak
Ulja e kolesterolit në gjak
Pihet doza e këshilluar: Pesëmbëdhjetë minuta para mëngjesit dhe darkës, merret një lugë e vogël e vajit të Farës së Zezë dhe hidhet në një gotë të mbushur përgjysmë me ujë të vakët dhe më pas hidhet një lugë e madhe mjaltë. Mbasi përzihet mirë pihet kështu për çdo ditë derisa të ndiheni mirë. Shmangu përdorimit të yndyrnave shtazore dhe përpiqu të ulësh peshën.
Impotenca
Pesëmbëdhjetë minuta para mëngjesit dhe darkës, merret një lugë e vogël e Farës së Zezë dhe hidhet në një gotë të mbushur përgjysmë me ujë të vakët duke u shoqëruar me pak lëng ftoi të egër, ambergris dhe vitaminë E. Kjo dozë pihet për çdo ditë në mëngjes pas buke për dy muaj rrjesht.
Hemoroide
Përzihet vaji i farës se zezë me vaj ulliri në të njëjtën masë dhe çdo ditë, pihen nga tre lugë të mëdha {në mëngjes, drekë dhe darkë} përgjatë një periudhë 10 ditore. Me këtë përzierje shpërlahet fyti para gjumit një herë në tre ditë radhasi, dhe konsumohet per çdo ditë 3 kokrra fiq për gjatë një jave.
Guti (cerma, sëmundje që shkakton dhimbje në kyçe, nyje dhe kupat e gjurit)
Pihet doza e këshilluar: Pesëmbëdhjetë minuta para mëngjesit dhe darkës, merret një lugë e vogël e vajit të Farës së Zezë dhe hidhet në një gotë të mbushur përgjysmë me ujë të vakët dhe më pas hidhet një lugë e madhe mjaltë. Mbasi përzihet mirë pihet kështu për çdo dite derisa të ndiheni mirë, dhe konsumohet sa më shumë fiku i thatë.
Shërimi i shputës së këmbës dhe thonjtë
Pjesa e dëmtuar lyhet me vaj të Farës së Zezë dhe më pas pihet doza e këshilluar: Pesëmbëdhjetë minuta para mëngjesit dhe darkës, merret një lugë e vogël e vajit të Farës së Zezë dhe hidhet në një gotë të mbushur përgjysmë me ujë të vakët dhe më pas hidhet një lugë e madhe mjaltë. Mbasi përzihet mirë pihet kështu për çdo dite derisa të ndiheni mirë.
Mjekimi i renies se flokve dhe te thinjurit e parakohshëm
Fërkohen rrënjët e flokëve me lëng limoni, lihet kështu për 15 minuta, e pastaj lahet koka me sapun, më pas fshihet koka dhe lyhet me vajin e farës së zëzë. Përsëritet ky veprim për disa javë.
Kolli i thatë
Një lugë çaji me vaj të Farës së Zezë hidhet në një filxhan kafeje dhe pihet kjo në mëngjes dhe darkë pas buke, përzihet 2 herë në ditë. Bëjini masazh gjoksit dhe shpinës me vajin e Farës së Zezë.
Sëmundjet e syve dhe mos shikimi mirë
Gjysmë ore para se të shkoni për të fjetur lyeni kapakët dhe lëkurën e syve me vaj të Farës së Zezë. Eshtë e preferueshme që njëkohësisht dhe me lyerje të pini dhe përzierjen e cila përbëhet nga një lugë çaji me vaj të Farës së Zezë në një gotë me lëng karote. Rezultatet do të duken që në muajin e parë.
Gripi dhe të zërit e hundës
Një pikë të Farës së Zezë e hedhim në shkopin me të cilin pastrohet veshi pastaj pastrohet brëndësia e hundës. Kjo ndihmon për ato të cilët vuajnë nga gripi dhe dhëmbja e kokës të shkaktuar nga të ftohti.
Dhembja e dhëmbit
Gjysëm luge me vaj të Farës së Zezë hidhet në një filxhan me ujë të nxehtë dhe me këtë përzierje shpërlahet goja, pastaj hidhet një pikë prej saj tek dhëmbi që ndihet dhimbje. Ky veprim e zbut në mënyrë efikase dhimbjen e dhëmbit.
Fara e zezë nuk është e dëmshme, dhe në mënyre efikase mund ta përdori çdo kush. Efektet e saj arrihen duke këmbëngulur në përdorimin e saj. Nëse merret ashtu siç këshillohet më lartë nuk do të shkaktojë kurrfarë irritimesh apo efekte ansore.
Ky vaj përmban ekuilibrin psiqiko-fizik te njeriut dhe shërben në rritjen e qelizave imunitare, vë në kontroll çdo lloj infeksioni në trup dhe gjithashtu shton gjëndrat endoktine siç janë aktivizimi i pankreasit tek të moshuarit dhe normalizon gjëndjen psiqike dhe atë të mestrunacioneve.
Vërejtje: Doza për fëmijë është gjysma e dozëz së këshilluar të cilën e përmëndëm më lartë.
Gjithashtu, duhet ditur se vaji i Farës së Zezë Habbetusseuda përdoret për gratë shtatzëna vetëm për lyerje dhe nuk guxon të përdoret për pije. Por, këshillohet lyerja me të në pjesët e gjoksit, barkut dhe kofshëve. Gjithashtu, ndalohet pirja e këtij vaji për personat me organe të transplantuara si shnetka, veshka, zemra etj.
ALLAHU E DI MË SË MIRI
Hoxhë Musli Zymberi

Përse ngushtohet gjoksi

$
0
0

Çdo herë në ndodhin e diçkaje ka shkaqe te caktuara.Ne temen konkrete është nje shkak i vetëm,largimi nga Allahu i Plotfuqishëm,apo zëmra e njeriut e lidhur për dikë tjetër perveç Allahut.E kur zemra lidhet për dikë tjetër perveç Allahut,përmendjen dhe dashurin për Allahun e kaplon harresa.Kush e done dikë tjetër përveç Allahut,do të bëhet shkak për t’u denuar.Ai ka burgosur zëmren e tij,nuk ka njeri në tokë më të deshpruar se ai,jetës dhe ekzistences së tij i humbë ç’do lloj kuptimi.

Dashuria është dy llojesh:

E para: Dashuria e cila është edhe xhenneti i kësaj bote,kenaqesia dhe gëzimi i zëmres dhe shpirtit,ushqim dhe sherim i sigurt për to,në të është e tërë jeta dhe kënaqsia e përkryer e njeriut,kjo është dashuria për Allahun Një dhe të pa shokë.

E dyta: Dashuria e dytë është ajo dashuri që e denon shpirtin,pikëllon mëndjen,burgosë zëmren,ngushton gjoksinë,shtonë vuajtjet dhe stresin,e tërë kjo është për shkak të dashurisë që i ofrohet dikuj tjetër përveç Allahut Fuqiplotë.
Autor: Musli Zymberi

BISEDA ME LOTIN

$
0
0

Një ditë nga ditë fillova të qaj nga gjynahet e shumta dhe të mirat e pakta, dhe nga syri më doli loti dhe më tha: Çka ke o robi i Allahut?

I thash: Po kush je ti?!

Më tha: Unë jam loti jot!

E pyeta: Po ty, kush të nxori?!

Mu përgjigj: Nxehtësia e zemrës sënde!! –I habitur e pyeta: Nxehtësia e zemrës sime?!! Po kush e ndezi zemrën time me zjarr?!

Gjynahet dhe mëkatet e tua, mu përgjigj!

Po a ndikon gjynahu në nxehtësinë e zemrës sime?! –Mu përgjigj: Po si jo. A nuk e ke lexuar lutjen e të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ku thotë: “O Zoti im, më pastro nga gjynahet e mia me ujë, akull dhe borë”. Mëkatet e robit e ndezin zemrën me flakë, kurse zjarri nuk fiket përveç se me ujë të ftohët apo akull apo me borë.

I thash: Unë po ndjej në shpirt ngushtësi dhe mërzi.

Më tha: Kjo vjen si pasojë e gjynaheve të cilat janë të rrezikshme për njeriun, për këtë arsye pendohu o robi i Allahut!

Iu ankova dhe i thash: Në zemër gjej ngurtësi, ti si dole nga syri im?!

Kjo vjen nga vet natyrshmëria e shpirtit, o robi i Allahut!!

Po cili është shkaku i ngurtësisë që e gjej në zemrën time?!

Më tha: Dashuria ndaj dynjasë dhe të kapurit për të. Dynjaja është sikurse gjarpri, të habit butësia e tij, kurse të mbyt helmi i tij. Njerëzit kënaqen me butësinë e dynjasë, kurse nuk e vërejnë helmin e saj vrasës.

I thash: O loti im, sqaroma qëllimin e helmit të dynjasë?!

Mu përgjigj: Epshet e ndaluara, gjynahet dhe mëkatet dhe pasimi i shejtanit … kush e shijon helmin e saj, helmohet zemra e tij.

E pyeta: Po si ta pastrojmë zemrën nga helmet e ndryshme?!

Mu përgjigj: Me pendim të vazhdueshëm kah Allahu i Madhëruar … dhe me udhëtim kah vendet e pendimit dhe të penduarve nga gjynahet e tyre.

Allahu i Madhëruar me një hadith të shenjtë (kudsij) thotë: “O biri i Ademit, derisa të më lutesh Mua dhe të kërkosh nga Unë (falje), Unë do të fal!

O biri i Ademit, qofshin mëkatet e tua deri në qiell, nëse kërkon falje nga Unë, Unë do të fal!

O biri i Ademit, nëse vjen te Unë me mëkate sa toka, pastaj më drejtohesh duke mos më bërë shok (në adhurim) Unë do të dhuroj falje po aq të madhe!”.

O Zoti jonë, na i fal mëkatet dhe na mëshiro dhe në fenë Tënde na përqendro.

Nga arabishtja. Irfan JAHIU


SI KUROHEN TË METAT DHE MANGËSITË ?!

$
0
0

Rrëfehet për një burrë se ankohej prej të metave të shumta që i kishte. Ky burrë rrëfehet se tentoi që ato t’i përmirëson, mirëpo nuk e arrti një gjë të tillë. Ndërkohë shkoi tek një dijetar, i njohur për devotshmërinë dhe besimin e tij, dhe ju ankua për ato të meta dhe kërkoi mendimin e tij se si ti kuron ato.

Dijetari ia dha një propozim interesant duke kërkuar nga ai që të kuron vetëm se njërën nga to, gënjeshtrën! E porositi të jetë i sinqeritet në të gjitha çështjet e tij.

Burri u habit dhe në vete tha se çfarë lidhje ka sinqeriteti me të metat e tjera, mirëpo prapë e respektoi urdhrin e dijetarit dhe shprehu vullnetin e plotë që të vepron ashtu.

Kaluan disa ditë dhe, një ditë prej ditëve, njeriu u sprovua me një ves të nga veset e tij, alkoolin. Shprehu vullnetin të pi dhe e afroi tek vetja, e mbushi gotën, dhe kur e ngriti dhe e afroi tek goja tha: çfarë do ti them dijetarit nëse më pyet se a ke përdor alkool?! – A ta gënjej?! – Jo, më nuk do ta pi asnjëherë!

Një ditë tjetër deshi të bën një mëkat tjetër dhe e pyeti veten?! Çfarë do ti them unë dijetarit nëse më pyet! A ta bëj atë mëkat apo ta gënjej! – Jo, më nuk e bëj.

Dhe kështu.. çdoherë kur donte të bënte ndonjë mëkat u ndalte dhe e pyeste veten dhe në fund e braktiste që mos ta gënjen dijetarin.

Me kalimin e kohës ky njeri i braktisi të metat dhe mangësitë e tij si meritë e të kapurit të tij për sinqeritetin dhe moralin e mirë!!

Pra sinqeriteti është ajo neve që na mungon dhe mungesa e saj të metat po na shton dhe ato të meta në jetën tonë po reflektojnë dhe me to njerëzit po i dëmtojmë.

Të kapemi fort për sinqeritetin dhe për moralin e mirë dhe të tentojmë që sa më shumë të merremi me veten dhe të metat e tona se sa me të tjerët dhe të metat e tyre, e kështu që Allahu të na dërgon sukses në kurimin e tyre për shkak sinqeritetit tonë se duam të jemi sa më të mirë për ta kënaqur Allahun.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

MEDITO RRETH KËTYRE KËSHILLAVE!!

$
0
0

1. Hulumto shtatë vite para se t’i besosh një lajmit!

2. Mendo një vit, pastaj fol!

3. Dynjaja është mësues i vërtet, mirëpo kërkon shpërblim të madh!

4. Një lule në shtëpi ta sjell pranverën!

5. Disa pika të vogla, munden të krijojnë një përrua!

6. Mëso shkrim-leximin, qoftë edhe në moshën gjashtë dhjetë vjeçare!
7. Të jesh në të drejtë, nuk është patjetër ta rrisësh zërin lart!

8. Nuk e kthen të qeshurit atë që e largoi zemërimi!

9. Jeta nuk ndryshon, ajo është e njëjtë, a e kalove në të qarë apo në të qeshur!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

NDJESË, O JU NJERËZ, NDJESË!!

$
0
0
I martuari thotë ku ti kthehem edhe një herë beqarisë!

Beqari thotë kur do të martohem dhe të rehatohem!

Pasaniku thotë ku edhe një herë ta shijoj kënaqësinë e qetësisë!

I varfëri thotë ku të bëhem pasanik dhe ta jetoj jetën!

Plaku thotë po ta kthej edhe një herë rininë!

I riu thotë ku të më kthehet edhe një herë fëmijëria, pa përgjegjësi.
I tëri preokupimi im të jetë loja dhe dëfrimi!

Fëmija thotë kur do të rritem!

I gjalli ku të kisha vdekur dhe të rehatohem nga kjo dynja!

I vdekuri shpreson të kthehet edhe një herë në dynja dhe ta kompenson atë që i kaloi!

Ndjesë, o ju njerëz, ndjesë! Kur do të ndjeheni me bindje! Mos harro se ti je ai që je!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

 

LAVANDA (Lavandula angustifolia)

$
0
0

-Është bimë mjekësore shkurre që rritet në tokë të thatë, gëlqerore, e lartë 30-60cm, përdoren majat e lulezuara. Qaji nga lavanda përdoret për shpërlarjen e organeve të frymëmarrjes dhe inhalim, ndikon si analgjetik, anti bakterial, anti inflamator, anti spazmolitik, qetëson kokëdhimbjen, marramendjen, disponim i mirë, kundër gërqeve, shtimin e oreksit, kundër ndezjes së bronkeve, zbritjen e temperaturës, qetëson dhe rregullon punën e zemrës.
Lavanda ka veprim te gjërë në terapitë estetike dhe aromaterapeutike, dhe nëse e mbajmë bimën lavanda në shtëpi aroma e kësaj bime i largon insektet si mushkonja etj.
Lavanda është efikase nëse përzihet me bimën kamomil në pjesë të barabarta.
REÇETË: 2 luge caj ose 4 gr lavanda refuz përvëlohen me 1/2 l uj dhe lihen mbuluar 10 minuta. Përgatitet infuz dhe pihen 3 filxhana ne ditë.

Kurdoherë që sprovohesh, kujtoj këto 10 këshilla

$
0
0

Kurdoherë që sprovohesh, kujtoj këto 10 këshilla:

Dije se, ajo që të ka goditur, s`ka pasur mundësi të të mos godasë, ndërsa ajo që nuk të ka goditur, s`ka pasur mundësi të të godasë!

Ji plotësisht i bindur se, zgjedhja e Allahut për ty është më e mirë sesa zgjedhja jote për veten tënde!

Falënderoje Allahun që sprova nuk është më e madhe sesa kjo (që të ka goditur)!

Përkujto se ti ke begati të shumta (që janë më të mëdha se kjo sprovë)!

Shiko tek ata që janë goditur me sprova më të mëdha sesa të tuat!

Vërtet sprova të bën që ta njohësh realitetin e vetes tënde, dobësinë dhe nevojën tënde për Allahun.

Sprova i shlyen mëkatet dhe i pastron gjynahet.

Sprova në vete përmban ilaç për kurimin e mendjemadhësisë dhe mburrjes, me të cilat sprovohen njerëzit.

Mos thuaj “sikur”, për faktin se ajo i hap rrugë shejtanit! Por thuaj: “ky ishte caktim i Allahut”, e Ai bën ç`të dojë.

Ngriti duart tek Zoti yt, i Cili është afër dhe i përgjigjet (lutjeve)!

Allahu na e shtoftë falenderimin, durimin dhe shpresën në ndihmën e Allahut në çfarëdo sprove që na godet!

Shtatë thënie nga psikologë të famshëm që do t’ua ndryshojnë jetën

$
0
0

“Sa i guximshëm bëhet njeriu, kur është i sigurt se e duan”

– Sigmund Freud

“Loja është përgjigja ndaj pyetjes, se si ndodhin gjërat e reja”

– Jean Piajet

“Vepro sikur ajo që ti bën, sjell ndryshimin. E sjell!”

– William James

“Në çdo moment, ne kemi dy zgjedhje: të bëjmë një hap përpara drejt rritjes, apo të bëjmë një hap prapa drejt sigurisë”

– Abraham Maslow

“Në xhunglën sociale të ekzistencës njerëzore, nuk ka ndjesi të të qënit gjallë, pa një sens identiteti”

– Erik Erikson

“Të vetmit njerëz normalë janë ata që ti nuk i njeh shumë mirë”

– Alfred Adler

“Mos qëndro i kënaqur me sipërfaqen e gjërave”

Ivan Pavlov

Nëse dëshiron të dish për gjendjen e dynjasë pas vdekjes sate

$
0
0

Nëse dëshiron të dish për gjendjen e dynjasë pas vdekjes sate, atëherë shikoje atë nga prizmi I vdekjes së dikujt tjetër.
Kur mediton për faktin se si të dashurit i harrojnë të dashurit dhe të afërmit e tyre të vdekur, atëherë do ta kesh perceptimin shumë të qartë se:
Edhe ai person që të ka dashur më së shumti në jetë, pas një kohe të vdekjes sate, do të të harrojë, sepse dinamika e jetës, do të shtrëngojë për një veprim të tillë.
Andaj vëlla i dashur dhe motër e nderuar!
Bëje jetën tënde të tërën për Allahun!
sepse Ai është i Vetmi që nuk të harron kurrë!
Raportet tua me Allahun bëri të mira e të sinqerta,
sepse Ai është i Vetmi që nuk zhduket kurrë!


Përktheu: Sabri Bajgora


Trajtimi natyral për ndërprerjen e rënies së flokëve

$
0
0

Për ndërprerjen e rënies së flokëve:

Mungesa e selenit shkakton rënien e flokëve (alopeci),miopati dhe atitris.

Shkencëtarët kanë zbuluat se kokërra e zezë është shumë e pasur me selen.

Mënyra e të ushqyerit tonë dhe evropian është shumë e varfër me selen,kurse mungesa e tij shkakton shumë probleme shëndetësore.

”Përdorëni rregullisht këtë farë të zezë,sepse ajo përmban në vete ilaç për çdo sëmundje.” Muhamedi alejo selam

Duhet ta lyesh lëkurën e kokës me limon duke përfshirë gjithë kokën.Dhe në atë gjendje duhet të qëndrosh 15 minuta.Pastaj laje kokën me ujë dhe shampon(mundësisht shamponi të jetë i kokrrës së zezë). Kur ta përfundosh larjen mirë , lyeje me vaj të kokrrës së zezë tërë lëkurën e kokës.

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) thotë: I Dërguari i Allahut, Muhamedi (Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) ka thënë: “Përdorni rregullisht këtë farë të zezë, (Habbetus Seuda) sepse ajo përmban në vete ilaç për çdo sëmundje, përveç vdekjes”.(Transmeton imam Ahmedi,Tirmidhiu,En Nesaiu,Ibni Magje,Imam Albani thote hadithi eshte i vertete)
Gjithashtu, Ebu Hurejra transmeton se i derguari i Allahut, për farën e zezë ka thënë: ’’Në Farën e Zezë ka shërim për çdo sëmundje, perveç vdekjes.” (Transmeton Buhariu në kapitullin e mjekësisë, Muslimi në kapitullin e selamit.)

Në këtë mënyrë vazhdo një javë apo deri sa e sheh të arësyshme dhe nëse donë Allahu, do të ndërpritet përfundimisht rënja e flokëve.

Shampo dhe vaj të kokrrës së zezë mund të gjeni: BIOSHOP -Kliko

Namazi i “DUHASЁ” (paraditёs)…Namazi i vigjilentёve

$
0
0

 

Njё nga sunnetet e forta tё Dёrguarit (sal-Allahu alejhi we sel-lem )ёshtё ky namaz nё paraditё qё sjell me tё vёrtetё shpёrblime tё mёdha edhepse ёshtё njё vepёr e lehtё qё merr shum pak kohё.

 

Pёr vlerёn e kёtij namazi i Dёrguari (sal-Allahu alejhi ёe sel-lem ) nёhadithin qё transmeton Ebu Dherri( radij Allahu anhu) thotё: :” Pёr çdo mёngjes, çdonjёra nyje e trupit tuaj ka tё drejtё pёr lёmoshё. Çdo ‘tesbih’ (tё thёnurit ‘subhan Allah/ I pa tё meta (lartёmadhёruar) ёshtёAllahu’) ёshtё lёmoshё, çdo ‘tehmid’ (tё thёnurit ‘elhamdulilah/ Falёndёrimi dhe lavdёrimi i takon Allahut’) ёshtё lёmoshё, çdo ‘tehlil’ (tё thёnurit ‘la ilahe il-la Allah/ Nuk ka Zot pёrveç Allahut’) ёshtёlёmoshё, çdo ‘tekbir’ (tё thёnurit ‘Allahu ekber/ Allahu ёshtё mё i madh’) ёshtё lёmoshё, tё urdhёruarit nё tё mirё ёshtё lёmoshё, ndalimi nga e keqja ёshtё lёmoshё dhe si kompenzim pёr gjithё kёtёmjaftojnё dy rekate tё ‘duhasё‘ (Paraditёs)” {Shёnon Muslimi}

 

Ndёrsa nga Ebu Hurejra transmetohet tё ket thёnё:” Mё ka kёshilluar shoku im shum i dashur (i ngushtё) sal-Allahu alejhi we sel-lem me tri gjёra; me agjёrim tё tri ditёvё nё çdo muaj, (ditёt e bardha, qё janё dta e 13,14,15 tё muajit hёnorё) me faljёn e dy rekatёve tё duhasё dhe tёfali vitrin para se tё flejё” {Buhari dhe Muslim}

 

Nё mjё hadith kudsij i cili transmetohet nga Nuajm ibn Hammar (radij Allahu anhu) i Dёrguari (sal-Allahu alejhi we sel-lem ) tha:” Ka thёnёAllahu (azze we xhel-l):” O biri i Ademit, mos i anashkalo katёr rekate nё fillim tё ditёs, tё mjaftoj nё fundin e saj” {Ahmedi, Ebu Dawudi}

Lidhur me kёtё hadith disa nga dijetarёt thojnё se pёr qёllim me kёto janё dy rekatet sunnet dhe dy farz tё namazit tё sabahut e disa tё tjerёmenduan qё me kёtё hadith ёshtё pёr qёllim namazi i duhasё.

 

Sa rekate tё namazit tё duhasё duhet falur ?

Ekziston konsensus tek dijetarёt se minimumi i rekatёve tё duhasёёshtё dy (2) duke u bazuar nё fjalёn e Ebu hurejres qё cekёm mё heret dhe poashtu duke u bazuar nё veprёn e tё Dёrguarit (sal-Allahu alejhi we sel-lem) . Ndёrsa sa i pёrket maksimumit tё rekatёve tё duhasёdijetarёt janё ndarё nё mendime tё ndryshme. Disa prej tyre pohuan se nuk ka limit tё caktuar pёrshkak transmetimit tё Aishes ( radij Allahu anha) e cila tha:” I Dёrguari (sal-Allahu alejhi we sel-lem) i falte pёr namaz tё duhasё katёr rekate dhe shtonte aq sa dёshironte Allahu” {Shёnon Muslimi}

Lidhur me kёtё Hadith Imam el Mundhirij (Allahu e mёshiroftё) nёspjegimin e tij tё Sahihut tё Muslimit thotё: “Nga ky hadith pёrfitohet se namazi i duhasё mundet tё falet katёr rekate dhe kjo ёshtёmesatarja, ndёrsa minimum ёshtё dy rekate e mesatarja pra katёr e sa i pёrket maksimumit ai nuk ka limit tё caktuar sipas mendimit mёtё saktё sepse ky ёshtё prej namazeve vullnetarё (nafile) sikurse namazi i natёs”

Mirёpo shumica e dijetarёve e pёrfaqёsojnё mendimin se ky namaz ka limit tё caktuar. Dijetarёt e medh’hebit Hanbeli dhe Maliki mendojnёse ato janё tetё (8) rekate pёrshkak hadithit tё Ummu Hanit e cila transmeton se i Dёrguari (sal-Allahu alejhi we sel-lem) nё vitin e çlirimit tё Mekkes i fali tetё rekate tё namazit tё duahsё. {Buhari dhe Muslim}

Ndёrsa dijetarёt e medh’hebit Hanefi dhe Shafi (dhe nё njё transmetim tё hanbelive) mendojnёse janё dymbёdhjetё (12) pёrshkak hadithit tёEnesit ku i Dёrguari (sal-Allahu alejhi we sel-lem) tha:” Ai qё i falё 12 (dymbёdhjetё) rekate tё duhasё, atij do t’ia ndёrton Allahu njё pallat nёxhennet” {Shёnon Tirmidhiu,(poashtu Ibn Maxheh) Ibn Haxheri e klasifikon si tё mirё}

 

Pra mundet tё falen dy,katёr,gjashtё,tetё,dhjetё,dymbёdhjetё(2,4,6,8,10,12) dhe sipas mendimit mё tё saktё (Allahu e din mё mirё) aq sa dёshiron.

Koha e namazit te duhasё

Sa i pёrket kohёs sё namazit tё duhasё ajo hyn pas lindjes sё diellit pёr afёrsisht 12-15 min. Gjatё kёsaj kohe ёshtё ndaluar tё falet namaz (nafile) dhe patjetёr duhet pritur kjo kohё. Pastaj zgjatё deri para namazit tё drekёs pёr dhjetё minuta. Poashtu nё kёtё fazё para hyrjes sё namazit tё drekёs ёshtё e ndaluar tё falet namaz. Mё e mira kohё pёr faljёn namazit tё duhasё ёshtё paradita e vonshme, atёherё kur koha fillon tё nxehet mirё,siç e praktikonte i Dёrguari (sal-Allahu alejhi we sel-lem). Nё atё kohё, kur sigurisht qё shumё njerёz janё tёpreokopuar me çёshtje tё dunjas dhe tё pakujdes’shёm ndaj çёshtjeve tёahiretit.

 

Ёshtё e rrugёs qё ne t’i lutemi Allahut qё tё n’a bёj rizk praktikimin e kёtij sunneti tё fortё tё (Dёrguarit sal-Allahu alejhi we sel-lem) sepse vetёm Allahu n’a udhёzon nё kёtё sukses dhe vetёm Atij i takon falёndёrimi dhe lavdёrimi!

 

Pёrgatiti: Hoxhё Ardian Elezi

Efektet kuruese te 34 vajrave esencial bimore

$
0
0

Vajrat eterikë, të përftuar nga bimë të ndryshme, kanë dhënë rezultate të mira në kurimin e disa sëmundjeve. Këta vajra bimorë janë të pasur me shumë lëndë ushqyese dhe kuruese dhe në sajë të përbërjes së tyre kanë specifikat e veta në trajtimin e sëmundjeve. Përveç efektit që japin në kurimin sëmundjeve vajrat esencial kanë gjetur një përdorim të gjerë edhe në kozmetik për trajtimin e të gjitha problemeve të lëkurës. Në suplementin sotëm të gazetës “Albania”, ju do të njiheni me efektet kuruese të 34 vajrave esencial bimorë në organizëm dhe kozmetik.

Përdorimi

Përveç rëndësisë që kanë vajrat eterikë në organizmin e njeriut, ju do të njiheni edhe me mënyrën e përdorimit të tyre. Aromaterapia është njëra ndër fushat më të popullarizuara të mjekësisë tradicionale dhe është e pranishme në shumë kultura. Dhjetë vitet e fundit, kur njeriu i është kthyer natyrës, ajo është riaktivizuar. Aromaterapia është formë e mbajtjes së mirë fizike dhe psikike, zbut dhembjet, jep bukuri, etj. Aromaterapia i jep njeriut mundësi që në mënyrë të natyrshme të shfrytëzojë ekstraktet e bimëve.

Për shembull, nëpërmjet masazhit me vajra të ndryshëm, ruhet baraspesha psiko-fizike, rritet sistemi i imunologjisë, trupi çlirohet nga ngarkesat si dhe qetësohet nga emocionet e tij. Sipas specialistes Mimoza Petani, aromaterapia mund të përdoret edhe për problemet e sëmundjeve të ndryshme, ku aplikohen vajra të ndryshëm që aplikohen për të zvogëluar dhe qetësuar simptomat e sëmundjeve. Kjo formë është forma më e vjetër e shërimit në historinë e njerëzimit.

Këto vajra kurues bëhen edhe kombinime: për relaks, freski, tonifikim, shërim të plagëve, bukuri lëkure, hidratim, smaliatura etj. I pari që njihet, që është marrë me aromaterapinë, mendohet të jetë kimisti Rene Maurice. Gjatë një prove që ai ka dhënë, ka djegur dorën e tij dhe për të ndalur dhembjet ka urinuar në vajin e lavandës, e cila ndodhej më afër tij. Pas kësaj, ai ka hetuar se veprimi i lavandës ka filluar të ndikojë shpejt në mbylljen e djegies.

Vajrat esencialë

Vajrat esencialë mund të merren në dy lloj mënyrash: nëpërmjet kanaleve të frymëmarrjes dhe nëpërmjet lëkurës. Po kështu, këto vajra bimorë mund të përdoren dhe të përgatiten për masazhin, për kujdesin e fytyrës dhe trupit, për fërkim lokal, për kompresa, për hapjen e poreve etj.

Vajrat esenciale më shumë përdorim kanë gjetur për hapjen e kanaleve të frymëmarrjes, për problemet e sistemit të tretjes, në rastet e mosfunksionimit të mirë të mëlçisë dhe tëmthit, në problemet reumatizmale, ku vajrat veprojnë në mënyrë të shkëlqyer.

Gjithashtu, këta vajra kurues ndihmojnë për nxjerrjen e ujit nga qelizat (si diuretik), për probleme të lëkurës, në rëniet e sistemit imunitar. Bukuria dhe e veçanta e vajrave në të cilat bazohet aromaterapia është veprimi i tyre i shkëlqyer në të gjitha nivelet e qenies sonë, pasi ata nuk japin asnjë lloj efekti negativ. Këto lloj vajrash apo përzierjesh kthejnë harmoninë, vitalitetin dhe qetësinë shpirtërore.

Përbërësit

Përbërësit e vajrave që merren nga bimët nuk dallohen vetëm nga lloji, por edhe ku është mbjellë ajo bimë dhe karakteristika të tjera si psh ku rritet bima, teknologjia që përdoret për nxjerrjen e vajit, izolimi i vajit, mënyra e përzierjeve në persona të ndryshëm, në lëkura të ndryshme, në metabolizmin e njerëzve të ndryshëm dhe te çdo njeri një vaj ka efekte të ndryshme biologjike.

Është e rëndësishme që në këta vajra të kemi një garanci të plotë në teknologjinë e nxjerrjes së tyre duke u bazuar që në analizë të bimës, mbjelljes, mbrojtjes nga infeksionet, sëmundjeve të ndryshme dhe parazitët. Është mirë që bima të jetë biologjike. Gjithashtu, vajrat bimorë mund të përdoren edhe në përbërjen e kremrave të ndryshëm, të cilët përdoren për: probleme të artritit, artrozës, spondiloartrozës, në dhembje të përgjithshme të shtyllës kurrizore.

Kështu për këto dhembje rekomandohet përdorimi i kremit “Leni” që është një kombinim i përsosur nga bimë të ndryshme si çajra ose përdorimi i kapsulave bimore që shërbejnë për këto dhembje. Edhe ilaçi bimor “Arnika” (që përdoret për trauma të ndryshme) nga ndjesia e freskisë që jep zëvendëson akullin, heq nxirjet nga goditjet, largon dhembjet etj.

1. Vaji i limonit

Një ndër vajrat esencialë që përdoret për kurimin e disa sëmundjeve ose problemeve është vaji i limonit. Ai mund të përdoret dhe si aromatizues për gojën dhe mund të merret tri herë në ditë nga një pikë. Nëse përdoret para ngrënies, vaji i limonit është shumë i mirë për celulitin, për mykun. Si përdorues i jashtëm, vaji limonit ka efekte pozitive për forcimin e thonjve, jep hidratim dhe shkëlqim lëkure, heq rrudhat etj.

Gjithashtu, ky vaj mund të përdoret edhe për masazh dhe freskim. Për këtë, ai duhet të shfrytëzohet pas lodhjes për ta përtërirë trupin. Ndërsa në rastet e reumatizmës, kur keni dhembje muskujsh, vaji i limonit përzihet me vajin e gështenjës për të qetësuar dhe larguar dhembjet. Pas masazhit, trupin e pushton një ndjenjë e mirë nxehtësie dhe relaksimi.

2. Vaji i gështenjës

Vaji i gështenjës është një tjetër vaj esencial i përdorur nga mjekësia tradicionale. Ai ka gjetur përdorim të gjerë në sëmundjet reumatizmale.

Me vajin e gështenjës për të larguar dhembjet duhet të fërkohet vendi i sëmurë dhe kjo mund të përsëritet disa herë në ditë pa probleme të dëmshme. Gështenja është një bimë mjaft e përhapur jo vetëm në Europë, por edhe në vendin tonë. Falë përbërësve të saj, përdorimi i gështenjës në mjekësinë popullore është i njohur dhe mjaft i përhapur. Kokrrat e gështenjës kanë vlerë të lartë ushqyese e dietike. Ato përmbajnë rreth 40 për qind niseshte, kur janë të freskëta. Gështenjat përdoren të freskëta, të ziera, të pjekura ose të përpunuara.

Kokrrat e gështenjës, të ziera a të pjekura, kanë veti të mira rrudhëse dhe rregullojnë funksionimin e stomakut dhe të zorrëve, treten lehtë dhe ndihmojnë në tretjen edhe të ushqimeve të tjera duke aktivizuar organet dhe gjëndrat e tretjes. Përdoren me efekt të mirë në rastet e heqjes së barkut ose diarresë. Veçanërisht këshillohen për fëmijët e vegjël disavjeçarë për të normalizuar procesin e tretjes kur karakterizohet nga mjaft çrregullime.

Gjethet e gështenjës kanë gjetur një përdorim të mirë si zbutës të rrugëve të frymëmarrjes dhe qetësues të kollës. Çaji me gjethet e gështenjës ka veti tonike dhe jep rezultate të mira në stomak si tretës dhe si nxitës për hapjen e oreksit. Bën mirë posaçërisht kundër heqjes (shkuarjes) së barkut. Ndikon edhe për uljen e temperaturës.

3. Vaji i mentës

Vaji i mentës është një vaj esencial shumë i mirë për t’u përdorur pas depilimit. Ky vaj nuk lejon që të rritet qimja shpejt, jep freski, mbyll poren e hapur, e cila nuk lejon që qimja të depërtojë në lëkurë (qimja del drejt). Nëse përdoret për masazh në të gjithë trupin, vaji i mentës jep freski dhe kënaqësi. Ai gjithashtu ndihmon kanalet e frymëmarrjes, përdoret në rastet e ftohjeve, ndihmon në uljen e temperaturës, në bronkite dhe kollë, ku mund të masazhohet dhe vetëm pjesa e gjoksit. Vaji i mentës mund të përdoret për t’u pirë nga goja kur keni probleme me fytin, në erën e padurueshme të gojës, për kujdesie të dhëmbëve ose zgavrës së gojës ose mund ta përzieni me ujë për shpëlarje të gojës me gargarë.

Ai është dhe një antimikrob shumë i mirë. Vaji i mentës është shumë i mirë të përdoret për fërkim kur keni probleme me venat, por ai mund të përdoret edhe për lyerjen e këmbëve për të larguar aromat e pakëndshme të djersës, sepse mban gjatë gjithë kohës këmbën të freskët. Kjo bimë është mjaft e përhapur në natyrë. Në Shqipëri njihet me emrat: mendër, hithër e butë, hithër e egër, dhiozmë, mendërz, nane, mendër e butë.

Mendra shtëpiake (Mentha piperita L) është bimë shumëvjeçare. Gjethet e saj kanë formë vezake, ndërsa lulet janë në majë të kërcellit, të formuara nga lulëzat e vogla. Karakterizohet nga aroma e mentolit, për këtë dhe kultivohet nëpër kopshte. Në mjekësinë popullore është tejet i përhapur përdorimi i kësaj bime. Çaji nga gjethet e kësaj bime, të cilat duhen mbledhur para se të lulëzojë, përdoret si spazmolitik kundër ngërçeve, pastaj për qetësimin e tërheqjeve muskulare, sidomos në organet e tretjes.

Gjethet e saj janë përbërës të shumë preparateve dhe çajeve në farmakologji. Në formë çaji përdoret edhe kundër vjelljes, dhembjes së stomakut, të mëlçisë, sëmundjeve të lëkurës, kundër tendosjeve psikike, streseve, kundër reumatizmit etj. Lulëzon në muajt korrik – nëntor.

4. Vaji i portokallit

Vaji esencial i portokallit mund të përdoret me pika nga goja duke e marrë tre ose katër herë në ditë nga një pikë për të larguar erërat e këqija nga goja, mund të largojë aromat e këqija të djersës duke u përdorur në vendet intime. Ky vaj, duke pasur Vitaminën C, jep ndjenjën e nxehtësisë duke u ndier mirë dhe i qetë. Portokalli është i pasur me Vitamina A, B, C, P, me kripëra kalciumi, fosfori etj. Lëngu i portokallit, i konsumuar me ose pa sheqer, ose me gaz karbonik, është freskues. Nga lëvozhga e portokallit del vaj eterik shumë i mirë, i cili gjen përdorime të shumta në prodhimin e pijeve, aromave, ilaçeve etj.

Lëngu i portokallit ka veti diuretike dhe antiseptike (që ndalon kalbëzimin ose pengon zhvillimin e mikroorganizmave), përdoret me sukses në luftimin e sëmundjeve të veshkave edhe në rastet kur janë formuar gurë në to, në sëmundjet e mëlçisë dhe në ato të zemrës dhe të enëve të gjakut. Lëngu i portokallit, duke i shtuar pak sheqer, pëlqehet edhe nga fëmijët e vegjël dhe këshillohet të përdoret qysh në muajin e tretë pas lindjes.

Portokallet përdoren me efekt të mirë në luftimin e anemisë, duke pasuruar gjakun me elemente të reja. Portokalli ka përmbajtje të lartë të Vitaminës C. Kjo vitaminë merr pjesë në shumë procese të shkëmbimit të lëndëve në organizëm. Lëvozhgat janë të pasura me elemente aktive dhe lëngu i fituar nga zierja e tyre përdoret edhe në rastet e çrregullimeve të stomakut dhe të zorrëve.

5. Vaji i eukaliptit

Është një mrekulli për të çliruar rrugët e frymëmarrjes, për ftohjet, për kollën. Përdoret për t’u pirë edhe në formë çaji, për t’u futur në vaskë ose për masazh. Pas përdorimit të këtij vaji, ndihet menjëherë çlirimi i muskujve të trupit dhe mbushja e tyre me ajër. Eukalipti është një dru që arrin lartësinë deri në 3 m.

Ka dy lloje gjethesh: gjethet e vjetra janë të gjata në formë drapri, të trasha, me gjatësi rreth 35 cm, kurse ato të rejat janë pa bisht, në formë vezake, me erë të këndshme. Lulet i ka të veçuara, fryti kapsollë me madhësi 3-4 cm. Lulëzon nga muaji shkurt-korrik. Bimës i mblidhen gjethet e vjetra gjatë muajve korrik-gusht, të cilat thahen në diell. Eukalipti ka veprim antimikrobik. Përdoret si balsamik, në jashtëqitjen e këlbazës, si dezinfektant urinar. Nga jashtë, në formë pomade përdoret në sëmundjet dermatologjike.

6. Vaji i avokados

Është tonifikues shumë i mirë dhe trupi ndihet i tonifikuar dhe i qetë, duke i dhënë atij një ngjyrë të bukur dhe të hidratuar. Vaji i avokados është shumë aktiv për të gjitha llojet e lëkurës. Ai rekomandohet të përdoret pas dushit, larjeve në det ose pishinë, pas rrezeve të diellit ose solarit. Mund të bëhen përzierje të vajit të avokados, jojobës, si dhe Vitaminës E, që merret nga vaji i bajames.

Kjo lloj përzierjeje ushqen lëkurën e fytyrës dhe të trupit, ndihmon qarkullimin e gjakut, në mënyrë stimuluese ndikon në rritjen e indeve dhe qelizave duke rritur forcën e tyre, depërton thellë në shtresat e lëkurës duke e hidratuar atë në thellësi. Përmirëson rezistencën dhe vitalitetin e saj natyror. Ky vaj e mban lëkurën të re, elastike, të fortë dhe në të njëjtën kohë e bën atë të butë, të mëndafshtë dhe të shndritshme. Vaji i avokados ngadalëson procesin e plakjes dhe formimin e parakohshëm të rrudhave.

Ky vaj përthithet lehtë nga lëkura, nuk lë në të shenja yndyre dhe nuk ngjitet pas trupit dhe rrobave. Ai gjithashtu mund të përdoret në fytyrë ose në qafë para kremit të natës, pastaj mund të vazhdohet edhe në të gjithë trupin. Për një lëkurë të mplakur shumë mund të këshillohet me Aloe vera xhel. Vaji i avokados depërton thellë në shtresat e lëkurës duke penguar tharjen e saj. Vaji i jojobës i kombinuar me vajin e avokados e bën lëkurën të butë dhe të lëmuar.

7. Vaji i farës së grurit

Vaji i nxjerrë nga farat e grurit është i pasur me Vitaminë E dhe F. Ai rrit shtresën mbrojtëse të lëkurës dhe ruan lagështirën në të. Substancat ushqyese të këtij vaji ndihmojnë lëvizshmërinë e lëkurës në mënyrë stimuluese. Ky vaj e mbron, zbut dhe e ndihmon lëkurën të ruajë butësinë dhe elasticitetin. Në të njëjtën kohë, ai depërton thellë në lëkurë duke e ushqyer atë. Ky vaj është ideal për kujdesin e lëkurës së thatë ose dhe të zhubravitur, së cilës i dhuron bukuri dhe pamje të mëndafshtë duke e rikthyer sërish lëkurën në të lëmuar dhe elastike.

Vaji i farës së grurit pengon procesin e plakjes, krijimin e parakohshëm të rrudhave, ndërsa ato ekzistueset bëhen më të buta dhe më pak të dukshme. Ky vaj mund të përzihet me atë të bajames duke e përdorur për fytyrën dhe trupin. Nxit qarkullimin e gjakut dhe forcon muskujt. Është shumë e këshillueshme që ky vaj të përdoret patjetër një javë para ekspozimit në diell ose si solar gjatë diellit dhe mbas tij.

8. Lecitina di soja

Përbërësit e tij kryesorë janë koloni dhe inozitoli, në formë të fosfatdilkolinës. Ky vaj rekomandohet të përdoret për mbajtjen në formë të lëkurës duke u marrë nga goja. Po kështu, edhe vaji i bajames ose i grurit mund të përdoren për pirje nga goja. Efektet e Lecitina di sojës janë vetëm nëpërmjet organizmit ashtu si edhe vaji i peshkut, domethënë janë të efektshëm vetëm nga marrja me gojë. I tillë është edhe vaji i enoterës, i cili për probleme të lëkurës duhet patjetër të merret nga goja. Lecitina di soja është e rëndësishme për absorbimin e vitaminave të shkrira në yndyra.

Ai është shumë i domosdoshëm për personat në moshë mbi 40 vjeç, në sëmundjet e venave dhe zgjerimit të tyre. Ndërsa në rastet e osteoporozës Lecitina di soja aktivizon fosforin në organizëm, i cili është në përbërje të eshtrave. Me marrjen e Lecitina di sojës, organizmi furnizohet më shumë me oksigjen. Lecitina di soja rehabiliton qelizat e mëlçisë sidomos tek alkoolistët, përdoret për detoksikimin e qelizave të mëlçisë, forcon mukozën e qelizave nervore, shpejton metabolizmin e yndyrës, ndihmon në shkrirjen e yndyrës në personat mbi peshë dhe ka veprim antistres.

Lecitina di soja vepron në mënyrë të shkëlqyer në personat që kanë prirje për t’u sëmurur nga kanceri. Mbron mukozën e amzës dhe gjinjtë nga problemet kanceroze. Ndërsa te personat që vuajnë nga arterioskleroza Lecitina di soja gjatë pirjes shpejton nxjerrjen e yndyrës jashtë dhe ul kolesterolin e tepërt. Ky vaj është i suksesshëm për t’u përdorur në të gjitha fazat e sëmundjes edhe pas shërimit, sidomos edhe në sëmundjen e anemisë.

9. Vaji i hudhrës

Vaji i hudhrës është i domosdoshëm të kombinohet me vajin e peshkut sepse bën përshtatjen e natyrshme të vajit të peshkut në shëndetin e çdo personi. Vaji i hudhrës ndihmon në mbajtjen larg të arteriosklerozës dhe sëmundjeve të tjera kardiovaskulare. Ai mbron enët e gjakut dhe zemrën, kontribuon në tensionin normal të gjakut, duke e mbajtur atë në kufirin e normales, normalizon kufirin e kolesterolit në gjak, mbron muret e enëve të gjakut, pengon formimin e topthave të gjakut dhe gëlqerimin e enëve të gjakut, nxit dhe e rrit qarkullimin e gjakut në organizëm. Vaji i hudhrës është antibaktierologjik, ai përdoret kundër herpesve në zorrë, kundër parazitëve, zhduk parazitët në zorrë si tenia, oksiuret dhe askaridet.

Ai forcon tretjen dhe përtërin florën e zorrëve. Ndihmon ngërçet e stomakut, nxit oksigjen në organizëm, ndihmon punën e mëlçisë dhe organeve endokrine, rrit imunitetin e organizmit dhe është shumë i preferueshëm që të merret gjatë stinës së dimrit. Vaji i hudhrës këshillohet të merret në masë mbi moshën 50 vjeç, sepse kontribuon në mbajtjen e vitalitetit dhe shëndetit në përgjithësi të organizmit.

Personat diabetikë duhet ta përdorin patjetër këtë vaj, sepse ndihmon shumë deri te diabeti i tipit 2. Hudhra në formën e vajit ose pluhurit ka një lloj mbështjellëse të veçantë që i reziston lëngut të stomakut. Kjo mbështjellëse shkrihet vetëm në zorrën e hollë, e cila më vonë e absorbon dhe ndikon në pengimin e erës jo të këndshme gjatë frymëmarrjes dhe djersitjes.

10. Vaji i shegës

Vaji i nxjerrë nga farat e shegës është një antioksidant i fuqishëm dhe përdoret për të larguar helmet nga organizmi. Në mjekësinë popullore përdoren frutat dhe lëvozhgat e tyre, lulet, farat, rrënjët dhe lëvorja e degëve dhe e rrënjëve, e cila ka shije të athët dhe erë. Shega me farat e saj të kuqe si rubin është një frut i shijshëm, por edhe shumë i vlefshëm për organizmin e njeriut.

Ajo është konsideruar si frut i fertilitetit. Lëngu i shegës përmban mesatarisht 12 për qind sheqer, acide organike, pektinë, Vitaminë C etj. Lëngu dhe vaji i nxjerrë nga farat e shegës është një antioksidant i fuqishëm. Vetëm 30 minuta pas marrjes së lëngut të shegës, aktiviteti ynë rritet me 32 për qind. Lëngu i shegës shuan etjen, nxit oreksin dhe përmirëson tretjen e ushqimeve.

Ai përdoret me sukses në sëmundjet e stomakut dhe të zorrëve, është freskues dhe mënjanon helmet e organizmit. Lëngu i shegës jep rezultate në luftimin e parazitëve që zhvillohen në zorrë. Lulet e shegës përmbajnë taninë dhe kanë veti rrudhëse e tonike; ato rekomandohen në dhembjet e barkut, në hemorragji, në hemorroidet, si dhe për gargara të gojës, kundër ënjtjes së bajameve dhe acarimeve të mishrave të dhëmbëve.

11. Kajsia

Thelpinjtë e kajsisë janë të pasur me vajra esencialë deri në masën 55 për qind. Përveç përdorimit në kuzhinë për përgatitjen e ëmbëlsirave të ndryshme, kajsia renditet edhe si një pemë kuruese në mjekësinë popullore. Në mjekësinë popullore përdoren frutat e kajsisë, të cilat janë të pasura me shumë vlera ushqyese. Frutat e kajsisë përdoren të freskëta ose të thata, si dhe të përpunuara në trajtë kompostoje, reçeli dhe lëngu të këndshëm. Fruta e freskët ka vlera të mira ushqimore. Ajo përmban rreth 14 për qind sheqerna, acide organike, albumina, pektinë, kripëra minerale, si: kalium, fosfor, kalcium, vitamina të ndryshme si provitamina A, Vitaminë B1, B2, PP, C etj. Në frutat e thata sasia e sheqerit arrin deri në 60 për qind.

Thelpinjtë janë të pasur me albumina deri 28 për qind dhe me vajra deri 55 për qind. Frutat e kajsisë janë të shijshme, aromatike dhe pëlqehen nga të gjithë. Ato luajnë një rol të rëndësishëm në pastrimin e gjakut. Përdoren me efekt edhe në rastet e zënies së zërit. Kajsitë janë ushqim i çmueshëm për ata që vuajnë nga sëmundjet e mëlçisë. Ndërsa bërthamat e kajsisë përdoren kundër dhembjes së kokës. Për këtë qëllim, ato piqen dhe hahen me mjaltë për t’u tretur më lehtë.

12. Vaji i trëndafilit të egër

Jo vetëm frutat e bimës, por edhe vaji që nxirret prej gjetheve të saj ndihmon në kurimin e sëmundjeve. Rezultate të shkëlqyera vaji i trëndafilit të egër jep në shqetësimet e tëmthit dhe rrit sasinë e lëngut në të. Gjashtë deri në shtatë pika të vajit hidhen në gjysmë gote me ujë dhe pihet çdo mëngjes. Vaji këshillohet të përdoret edhe në qetësimin e dhembjeve te femrat. Shumë i rëndësishëm është vaji i bimës në shërimin e plagëve kur shoqërohen me hemorragji. Në përbërje të vajit ekziston një substancë që mundëson mpiksjen e gjakut dhe ndalon hemorragjinë.

Në këto raste, lyerja e plagës tri herë në ditë është shumë e rëndësishme. Trëndafili i egër ose Rosa canina, siç quhet në latinisht, është një bimë që mund të gjendet kudo ku ka shkurre dhe ka një përhapje të gjerë në të gjithë vendin. Kjo bimë mund të lulëzojë vetëm një herë në vit në muajin qershor. Frutat e saj janë të vetmet pjesë të bimës që shërbejnë për kurimin e sëmundjeve.

13. Vaji i lajthisë

Frutat e lajthisë përmbajnë rreth 60 për qind vaj, albuminë dhe pak sheqerna. Nga druri i lajthisë nxirret një vaj eterik, që përdoret kundër dhembjeve të dhëmbëve. Për këtë do të mjaftonin disa pika mbi dhëmbin e sëmurë. Gjithashtu, ky vaj ka dhënë rezultate të mira për luftimin e krimbave askaride. Me përdorim të jashtëm jep efekt kundër thumbimeve të insekteve.

Vaji i lajthive është i shkëlqyeshëm edhe për t’i dhënë volum flokëve. Nëse keni flokë të hollë e të drejtë, përdoreni vajin e lajthive gjatë shampos, përpara shpëlarjes përfundimtare të flokëve. Thani flokët me tharëse dhe përdorni një krehër cilindër për të ngritur lart flokët gjatë kohës që i thani. Rezultati do të jetë: flokë voluminozë, të aftë të mbajnë më gjatë krehjen që do të bëni mbi flokët tuaj. Thelbi i saj është i pasur në kripëra minerale si dhe Vitamina A, B1, B5, C, PP etj.

Nga druri i lajthisë nxirret një vaj eterik, që përdoret kundër dhembjeve të dhëmbëve. Për këtë do të mjaftonin disa pika mbi dhëmbin e sëmurë. Gjithashtu, ky vaj ka dhënë rezultate të mira për luftimin e krimbave askaride. Me përdorim të jashtëm jep efekt kundër thumbimeve të insekteve. Lajthitë përdoren me rezultate të mira dhe rekomandohen për organizma të dobësuar dhe anemikë, si dhe për gratë shtatzëna.

Nuk u këshillohet përdorimi i lajthive atyre që vuajnë nga stomaku dhe nga dispepsia (tretje me vështirësi e ushqimit dhe me dhembje të aparatit tretës.) Lëvorja e rrënjës ka veti antipiretike. Pjalmi i luleve është përdorur kundër epilepsisë (sëmundjes së tokës). Gjethet e lajthisë kanë veprim qetësues në dhembjet dhe infeksionet e zorrëve dhe përdoren kundër diarresë, meqenëse ato përmbajnë lëndë tanike.

14. Vaji i ullirit

Në mjekësinë popullore, vaji i ullirit përdoret gjerësisht për vlerat e larta dietike dhe mjekësore. Vaji i ullirit me ngjyrë, aromë dhe erë specifike, në të cilën janë të ruajtur vitaminat me rëndësi, acidet yndyrore esenciale dhe antioksidantët, posedon një rol të madh. Për çdo pikë të vajit të ullirit i marrim mbi 30 përbërës, të cilët na mbrojnë nga sëmundjet e zemrës, mplakja e hershme dhe shumë sëmundje tjera.

Ai përmban acide yndyrore të pangopura, më së tepërmi acidit oleinik, i cili përmban 55-83 për qind të acideve yndyrore të përgjithshme, të cilët në mënyrë pozitive veprojnë në metabolizmin e yndyrave në mëlçi, rregullojnë kolesterolin e mbrojnë zemrën, gjë që pakëson mundësinë e prekjes nga sëmundjet e ngurtësimit të enëve të gjakut, infarkt, tromboza dhe rregullojnë tensionin e gjakut. Për këtë, vaji i ullirit nuk duhet t’i mungojë dietës suaj ditore. Vaji i ullirit tretet mirë dhe rekomandohet për sëmundjet e mëlçisë, është qetësues dhe pakëson dhembjet. Ndihmon në nxjerrjen e gurëve të fshikëzës së tëmthit. Edhe në krizat e veshkave, vaji i ullirit qetëson dhembjet dhe lehtëson rënien e gurëve nga veshkat. Në mjaft raste ka dhënë rezultate të mira kundër ulcerës së stomakut.

15. Vaji i arrave të kokosit

Vaji i arrave të kokosit është një shpresë e re për të gjithë ata persona që vuajnë në ditët e sotme nga hipotiroidja, pra funksioni i ulët i tiroides. Nuk mund të kuptohen lehtë problemet që shfaq hipotiroidja, por në momentin kur një person që vuan nga kjo sëmundje fillon të trajtohet me vajin e arrës së kokosit e vë re shumë lehtë ndryshimin që ndodh në gjendjen e tij shëndetësore.

Përdorimi i vajit të arrave të kokosit në këmbim të atyre të ushqimeve, që përmbajnë sasi të larta yndyrash dhe karbohidratesh, si sheqeri, patatet apo ushqime të tjera me indeks të lartë glicemie, shfaq një diferencë të dallueshme në balancimin hormonal, stabilizimin e trupit dhe energjinë e përgjithshme trupore. Problematike është gjendja kur tiroidja ka shfaqur probleme të hershme dhe nuk është bërë asnjë përpjekje për të rregulluar funksionin e saj. Pasi edhe pse është e shërueshme dhe e trajtueshme, mbetet një sëmundje që duhet trajtuar për një kohë më të gjatë sesa në rastet kur trajtimi bëhet në një fazë të hershme. Pas trajtimit me vajin e arrave të kokosit dhe duke zbatuar një dietë të shëndetshme këto simptoma mund të reduktohen.

16 Vaji i sherbelës

Sherbela rritet kryesisht në shpate gëlqerore, në kullota, nga zona e ulët e deri në atë subalpine. Gjethet e saj përmbajnë vaj esencial 2 për qind, saponinë, alkaloide, lëndë regjëse, rrëshirë. Vaji esencial përbëhet nga 40-47 për qind tujon, borneol, cimol, kamfor, pinen, dipenten, linalool. Në gjethe janë gjetur edhe acid fumarik, glukozë dhe pentozë, vitamina B1 e C, lënda e hidhur e quajtur pikrosalvinë, fitoncide me veti baktericide, enzimë.

Në mjekësi ekstrakti i fituar nga gjethet përdoret si mjet për pakësimin e djersës. Ai merret në formë ekstrakti të lëngët një deri tre gramë në ditë, në formë infuzi katër lugë kafeje. Ndërsa çaji i përftuar nga zierja e bimës përdoret për pastrimin e gjakut, kundër djersitjes gjatë natës. Përqindje më e lartë vaji esencial nga gjethet e sherbelës mjekësore mund të përfitohet para lulëzimit të saj.

17 Vaji i farës së zezë

Fara e zezë përmban vaj acidik të pangopur, vaj me eter, vitamina dhe një sërë substancash të tjera të domosdoshme për organizmin. Tashmë është vërtetuar se vaji acidik i pangopur që përmban fara e zezë ndikon pozitivisht mbi metabolizmin e trupit, rrit imunitetin dhe ndalon alergjinë.

Veçoritë e vajrave acidikë të pangopur: Ndihmojnë metabolizmin e trupit; nevojiten në rritjen, zhvillimin dhe rinovimin e qelizave; ndihmojnë në zhvillimin e hormoneve dhe në formimin e një sistemi nervor dhe hormonal-mbrojtës të shëndetshëm; pengojnë shtimin e substancave që dërgojnë sinjale alergjike; ndalojnë qelizat mbrojtëse (imunitare) të punojnë më shumë se ç’duhet; kolesterolin në gjak e kthejnë në nivelet normale; pengojnë bllokimin e damarëve duke rregulluar strukturën e tyre dhe njëkohësisht shpejtësinë e qarkullimit të gjakut; ulin tensionin dhe reduktojnë rrezikun e ashpërsimit të damarëve dhe infraktit në zemër; ndihmojnë në përmirësimin e shpejt të plagëve.

Trupi i njeriut nuk i prodhon këto vajra dhe është i detyruar t’i marrë nga jashtë. Një gram vaj i farës së zezë është i mjaftueshëm për nevojat ditore. Vajrat me eter si nigellon dhe alfa-pinen zgjerojnë rrugët e frymëmarrjes, lehtësojnë kollitjen, pengojnë qelbëzimin dhe ndalojnë dhimbjen. Nëse përdoren rregullisht ulin sheqerin në gjak.

18 Vaji koprës

Vaji eterik i kësaj bime është shumë i përshtatshëm për qetësimin e dhimbjeve në lukth, si dhe për mjekimin e mukozës së traktit të jashtëqitjes. Për mjekimin e këtyre sëmundjeve këshillohet 2 deri në 5 pika vaj pas çdo vakti. Marrja e vajit nuk duhet të zgjasë më tepër se dy javë.

Bima e koprës, përveç shijes mjaft të mirë që jep në gatime, ndikon dukshëm edhe në përmirësimin e shëndetit. Në mjekësinë popullore bima e koprës njihet qindra vjet më parë. Çaji i përftuar ka dhënë rezultate të shkëlqyera në shkrirjen e gurëve në veshka. Bima jo vetëm që ndikon në veshka, por edhe në rrugët urinare dhe shkakton urinim të shpeshtë, duke ndihmuar në pastrim të organizmit nga helmet përmes urinimit.

Çaji i koprës ndihmon edhe ata që vuajnë nga anemia, apo siç i thonë ndryshe, pagjakësia. Me sukses përdoret kjo bimë edhe kundër kollës, apo edhe për të larguar gripin, sidomos kur ai shoqërohet me bllokim të rrugëve të frymëmarrjes. Këshillohet që gjatë kësaj kohe lëngu të pihet esëll në mëngjes dhe i ëmbëlsuar me mjaltë. Mjaft pozitive është kjo bimë kur përdoret te foshnjat e sapolindura.

Ajo jepet në formë çaji për pengimin e dhimbjeve dhe shtrëngimeve, të cilat e shoqërojnë foshnjën në muajt e parë të lindjes. Përdorimi i çajit të koprës është shumë i përshtatshëm edhe për nënat lehona, që nuk kanë sasinë e duhur të qumështit, gjithashtu ndikon pozitivisht edhe në shëndetin e foshnjës. Me përdorimin e këtij çaji bëhet pastrimi dhe rigjenerimi i mëlçisë. Bima ndihmon mjaft në qarkullimin sa më të mirë të gjakut në organizëm.

Gjithashtu, çaji i përgatitur nga bima ndihmon në tretjen e ushqimit. Prandaj këshillohet në rastet kur keni probleme me tretjen apo edhe kur e keni abuzuar me sasinë e ushqimit, nevojitet një gotë me çaj kopre dhe do ta ndieni veten shumë më të lehtësuar. Çaji gjithashtu ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve stomakut. Bima e koprës kryesisht përdoret si infuz, çaj, apo si tinkturë.

19 Vaji i peshkut

I pasur në përbërës ushqimorë thelbësorë, peshku është mjaft i dobishëm për shëndetin e njeriut dhe ai duhet përdorur sa më shpesh. Përmbajtja në fosfor te peshqit është e lartë: 300 mg/100 gr për peshkun ton dhe deri në 470 mg për sardelet. I shoqëruar me kalcium, fosfori është i mrekullueshëm për kockat. Peshku na furnizon me jod (më pak peshqit e ujërave të ëmbla), i cili është i nevojshëm për fabrikimin e hormoneve të tiroideve. Këto të fundit janë të rëndësishme për krijimin e embrionit të bebes si dhe në moshën e pubertetit të fëmijëve. Gjithashtu, në përbërje të peshkut gjenden dhe fluori, kobalti, magnezi, por edhe kaliumi, bakri, selenium etj.

Gratë shtatzëna e kanë të nevojshme të ushqehen me peshk, sepse gjatë shtatzënisë ato kanë nevojë dy herë më shumë për hekur. Peshku ton ka hekur me shumicë. Por sidoqoftë, nuk duhet abuzuar me ngrënie masive dhe të vazhdueshme, ose peshqit duhet të jenë të ndryshëm, pasi shumë merkur sjell jo vetëm probleme kardiovaskulare, por ndikon në zhvillimin jo të mirë neurologjik të bebes në bark të nënës.

Vitaminat

Peshku përmban vitamina B, si vitaminën B6, e cila lufton aneminë, vitaminën D, që është shumë e rëndësishme për asimilimin e kalciumit etj. Ndërsa mëlçia e peshkut është e pasur me vitaminën A, antioksiduese, e cila është tepër e dobishme për sytë dhe lëkurën. Gjithashtu, te peshku gjenden edhe vitaminat B2, B12, PP.

Vetëm peshqit e dhjamtë janë të pasur me Omega 3, e cila ka acide yndyrore të pangopura dhe mbron zemrën nga sëmundjet kardiovaskulare, ndryshe nga dhjami i mishrave, i cili përmban acide yndyrore të ngopura. Peshqit e dhjamtë kanë 6 për qind lipide dhe midis tyre janë ngjalat, sardelet, salmoni, toni etj. Peshqit gjysmë të dhjamtë, si peshku shpatë, barbunji etj., kanë 2-6 për qind lipide, kurse ata pa dhjamë si koci, levreku etj., kanë më pak se 2 për qind. Disa njerëz nuk e hanë lëkurën e peshkut, edhe pse ajo është e payndyrshme, por është mjaft e pasur me Omega 3.

Yndyrat

Acidet yndyrore të pangopura të peshkut ndihmojnë për një energji të madhe fizike, shtojnë tonusin muskular dhe ndihmojnë për të ulur peshën e tepërt. Por ato janë të brishta, sepse oksidohen shpejt në ajër dhe në temperaturë të lartë. Për t’i ruajtur vlerat e tyre është mirë që peshqit të gatuhen në avull. Sa më shumë që peshku është në moshë dhe me peshë të madhe, aq më shumë ai është i pasur me këto lloj acidesh. Më i pasuri me acide yndyrore nga peshqit është skumbri, i cili përmban 1,8 gr acide të tilla në 100 gr peshk, i ndjekur nga sardelet me 1,3 gramë. Llojet natyrore përmbajnë më shumë acide yndyrore sesa peshqit e kultivuar nga njeriu.

Yndyrat e peshkut ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq LDL, duke ruajtur njëkohësisht dhe kolesterolin e mirë HDL. Brenda tij gjenden acidet specifike DHA (acidi dekahekzaenoik), apo EPA (acidi ekozapentanoik) etj. Studiues të Universitetit të Seatle në SHBA kanë studiuar mbi konsumin e peshkut në 400 persona të moshuar mbi 65 vjeç dhe kanë vëzhguar se toni apo peshqit e pjekur në skarë e pakësojnë rrezikun e vdekjeve nga problemet kardiake.

Po kështu, gratë që hanë peshk të yndyrshëm gjatë shtatzënisë dhe që u japin gji fëmijëve, ndihmojnë te fëmijët për një shikim shumë të mirë. Ky fenomen është zbuluar nga Universiteti Bristol në SHBA, gjatë studimit në mbi 400 fëmijë. Ka popuj që peshkun e hanë edhe të gjallë, siç janë aziatikët, dhe kryesisht japonezët apo indo-kinezët. Por në këto raste duhet bërë shumë kujdes, pasi shpesh mund të infektohemi nga paraziti i quajtur “anisakiase”.

Peshku parandalon hemorragjinë cerebrale

Në një studim botuar në revistën e Shoqatës amerikane të Mjekësisë thuhet se ngrënia e peshkut mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të hemorragjisë cerebrale, një nga shkaktarët kryesorë të vdekjeve në Shtetet e Bashkuara.

Gjithashtu, shkencëtarët pranë universitetit “Harvard” studiuan për 12 vjet dietën ushqimore të 40 mijë burrave të moshave nga 40 deri në 75 vjeç. Studimi arrin në përfundimin se personat që hanë mish peshku thuajse çdo ditë dhe ata që përdorin mish peshku vetëm disa herë në muaj përfitojnë thuajse njësoj për nga shëndeti.

Mishi i peshkut ndihmon në parandalimin e hemorragjisë cerebrale, pasi acidi yndyror që përmban peshku ndihmon qarkullimin e gjakut. Gjatë këtij studimi shkencëtarët nuk u përqendruan në ndonjë peshk të veçantë, për këtë arsye duket se përdorimi i çfarëdolloj peshku për ushqim, është mirë për shëndetin.

Ca thënie madhështore mbi nënën

$
0
0

Ca thënie madhështore mbi nënën

  • “Librin më të mirë që e kam lexuar në jetën time ka qenë Nëna!” (Abraham Lincoln)
  • “Nuk gjen në botë jastëk më të mirë se sa prehëri i nënës, e as trëndafil më të bukur se sa thellësirat e shpirtit të saj!” (Shekpsir)
  • “Nëna është ajo e cila e përkund djepin me të majtën e saj, kurse botën me të djathtën e saj!” (Napoleon)
  • “Sikur të ishte bota në njërën pëllëmbë të dorës time, kurse nëna në pëllëmbën tjetër të dorës, e unë.. do ta zgjedhja nënën!” (Jean Jacques Rousseau)
  • “E ardhmja e fëmijës, varet nga nëna!” (Napoleon)
  • “Nëna ime është ajo e cila më ka ndërtuar!” (Edison)
  • “Vërtetë e tërë bota është e vogël, kurse nëna, mbetet gjithnjë e madhe!” (Victor Hogo)
  • “Nëna është një kandil i shenjtë që m’i ndriçon netët e jetës, me modestin dhe stilin e saj të lehtë të një amërisë!” (Shejbi)
  • “Streha me më së shumti siguri kusht mund të jetë vallë?! Prehëri i nënës!” (Florian)
  • “Nuk qetësohem kurrë, vetëm kur ta kem vënduar kokën tek prehëri i nënës sime!” (Sokrati)
  • “Në botë ka diçka më të vlefshme se sa jeta bashkëshortore. Ajo diçka është nëna!” (Shafir)
  • “Dashuria ndaj nënës mbetet e përjetshme, pavarësisht çdo gjëje tjetër!” (Anonim)
  • “Zemra e nënës është shkolla e fëmijës!” (Henri)
  • “Gërrmo në zemrën e çdo gruaje se do të gjesh një nënë!” (Jules Michelet)
  • “Në prehërin e nënës, përgaditen burrat e vatanit!” (Joseph G. Demeter)
  • “Shtëpitë të cilat janë pa nëna të mira, s’janë tjetërgjë, vetëmse varre!” (Balzak)
  • “Mund të blesh, pothuaj çdo gjë, vetëm nënë Jo!” (Eva Danas)
  • “Puthjet e nënës sime, më bënë mua artist!” (Benjamin Veset)
  • “Fjalët më të mira që mund t’i thonë buzët ështënënë! (Xhebran)

Atë që s’ia do vetes mos ia bëj as tjetrit!

$
0
0

Tregohet se një luaneshë kishte lindur dy këlyshë. Një ditë ajo doli për gjah, duke i lënë dy këlyshët e saj të dashur vetëm në shpellën ku jetonte. Ndërkohë që luanesha ndiqte ritualine përditshëm të sigurimit të ushqimit, një kalorës kaloi pranë shpellës ku gjendeshin dy këlyshët dhe me ti vënë re, i vrau me shigjetë, ua rropi lëkurat, i futi në çantë dhe vazhdoi rrugën për në shtëpi.
Kur luanesha u kthye në shtëpi me ushqimin e siguruar, pa dy vogëlushët e saj të masakruar dhe e pushtoi një dëshpërim i thellë. U shemb përtokë nga dhimbja, u përpëlit nga hidhërimi dhe hungëriu nga gjëma që i kishte rënë mbi kokë.
Një çakall dëgjoi hungërimat e luaneshës dhe ia behu aty pranë.
Duke parë përpëlitjet dhe të vajtimin e saj, ai iu afrua dhe e pyeti:”Çfarë ka ngjarë moj zonjë?!”
Luanesha i tha:”Bijtë e mi të shtrenjtë mi ka vrarë një kalorës dhe u ka rrjepur lëkurat, kurse trupat ua ka hedhur në rërën e nxehtë! Ah e mjera unë e mjera!”
Çakalli i tha:”Mbaje veten moj zonjë dhe bëj durim! Kam frikë se ky kalorësi nuk ka ardhur rastësisht këtu, por e ka shtyrë diçka. Kam frikë se atë që kalorësi u bëri vogëlushëve të tu, ia ke bërë ti vogëlushëve të ndonjë kafshe tjetër. Ashtu siç vuan ti për humbjen e dy vogëlushëve të tu, kanë vuajtur dhe vajtuar të gjerët për humbjen e vogëlushëve dhe njerëzve të tyre më të dashur. Prandaj duroje gjëmën që u shkaktove të tjerëve, ashtu siç duruan të tjerët gjëmën që u shkaktove ti! Zonja luaneshë! Ti je e ditur dhe duhet ta kesh dëgjuar thënien e urtë dhe të lashtë se:”Ç’të bësh do të gjesh!” dhe ate tjetrën:”Atë që s’ia do vetes mos ia bëj as tjetrit!”

Viewing all 11558 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>